Sipas aktvendimit të gjykatës në Seul, Lee (49) ka qenë i përfshirë në pagesën e ryshfetit nga ana e Samsung-ut në vlerë prej 6.38 milionë dollarë amerikanë
SEUL – Trashëgimtari i pronës mbi korrporatën “Samsung Electronics” Lee Jae-yong është dënuar me pesë vite burg, pasi gjykata në Seul e shpalli atë fajtor për përvetësim, ryshfet, fshehje të pronës jashtë vendit dhe falsifikim.
Në aferën të cilën mediat koreanojugore e quajtën “gjykim i shekullit”, aktvendimi i Lee mund të ishte vendimtar në epilogun e akuzave kundër ish-presidentes Park Geun-hye, e cila, mes tjerash, akuzohet edhe për zhvatje donacioni nga krerët e korporatës si Lee.
Sipas aktvendimit të gjykatës në Seul, Lee (49) ka qenë i përfshirë në pagesën e ryshfetit nga ana e Samsung-ut në vlerë prej 6.38 milionë dollarë amerikanë për familjarë të përfaqësuesit të ngushtë të ish-presidentes.
Motivi pretendohet të ketë qenë sigurimi i mbështetjes së qeverisë në vitin 2015 për bashkimin e kompanisë së Samsung-ut, ndonëse Lee vazhdimisht ka mohuar akuzat dhe pritet që të dërgojë ankesë në gjykatën më të lartë, thekson agjencia lokale e lajmeve Yonhap.
Pesë vite burg është dënimi më i gjatë i shqiptuar për ndonjë zyrtarë koreanojugor apo drejtues korrporate që udhëheq ndonjë familje, ndonëse ai është më i ulët se 12 vite, aq sa kërkoi prokuroria.
Babai i Lee, kreu i Samsung-ut, Lee Kun-hee, u dënua me kusht në vitin 2009 për evazion fiskal. Lee me i vjetër pas sulmit në zemër në vitin 2014 u hospitalizua, ndërsa kompaninë e udhëhoqi biri i tij, i cili këtë detyrë e ushtron nga pozita e nënpresidentit të Samsung-ut. aa
Komentet