
Ku e marrin forcën krerët kriminelë të PDK-së dhe të AAK-së, për të sfiduar miqtë tanë ndërkombëtarë?! – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

Ishte një torturë për shumë nga ne zgjedhja e Presidentes së Republikës së Kosovës në sekondat e fundit të lejueshmërisë kushtetutore,
duke rrezikuar stabilitetin dhe tërhequr zvarrë Kosovën mbarë nga zgjedhjet në zgjedhje
për shkak të mospjekurisë,
mospërgjegjshmërisë,
mospërfaqësimit në mënyrë të denjë
në organin më të lartë ligjvënës.
Votuesi, dmth Sovrani në Kosovë, ka nivel shumë më përfaqësues se deputetët e atij Kuvendi,
të cilët, sapo ulen në atë kolltuk, nisin kalkulimet partiake dhe aq u bën për interesat e Kosovës apo të qytetarëve të saj,
duke bërë luftë nervash dhe duke u tallur me interesat kombëtare të vendit e hallet e popullit.
Nuk besoj nëse Kuvendi i Kosovës ka sitë të lustracionit apo ka të përcaktuar kriteret meritore të përfaqësimit në këtë institucion.
Pra, ky Kuvend lë shumë për të dëshiruar, sikur thotë populli “asht vajmedet”.
Të mos flasim pastaj për mediat apo “guerrilasit” e rrjeteve sociale, kryesisht nga partia e Hashim Thaçit e Kadri Veselit, me mentor baton stanishiqin, të cilët shantazhojnë, duke pretenduar se janë gazetarë, por që e shkelin me këmbë non stop 24 orë në ditë lirinë e fjalës
dhe çudia është se, ndërsa META bie pre e algoritmave për të censuruar profilet e protestuesve kundër regjimit të Edi Ramës,
në Kosovë këto algoritma mbështesin çakallët që sulmojnë hapur rendin kushtetues dhe fjalën e lirë pa u ndier aspak të shqetësuar se shkelin kodin e etikës vendosur nga META.
Dhe, po ashtu, nuk ua ndin aspak as nga institucionet rregullatore të gjuhës së komunikimit publik,
as nga organizmat e gazetarëve, si kliente të politikës old fashion,
por as nga organet përkatëse të shtetit, që e ka për detyrim mbrojtjen e rendit e qetësisë sociale në shërbim të qytetarit.
Pra, jemi në kaos dhe ky kaos duhet të marrë fund,
sepse rendin kushtetues e garanton shteti i së drejtës me të cilin Kosova krenohet.
Odiseja e zgjedhjes së presidentes së Republikës i qendronte Kosovës mbi kokë prej dy vitesh si Shpata e Demokleut, çka e çoi në tri palë zgjedhje, duke rrezikuar të katërtat në as dy vjet.
Pas zgjedhjeve të qershorit 2026,
kur VV me LDK arritën marrëveshje politike për president konsensual të propozuar nga LDK, e cila doli me emrin e një figure të respektuar si e Bekim Sejdiut, kuorumi u bë i pamundur, sepse gjashtë deputetë të saj, si reminishencë e aleancës së vjetër me PDK, i bën puç vendimit të kryesisë e forumeve brendapartiake.
Për llogari partiake, emri i respektuar i Bekim Sejdiut nuk u pranua as nga PDK, edhe kur Kurti premtoi votimin e ligjit të Dhomave të Specializuar, çka e bëri z. Sejdiu të tërhiqej publikisht, që emri i tij të mos gojohej nëpër kuluaret e llogarive politike.
Po kështu, të katër kryetarët e partive parlamentare e kaluan në heshtje dhe në mungesë të plotë serioziteti propozimin e emrit të Faton Bislimit për president të Republikës së Kosovës nga Ambasadori Walker dhe ish Kongresmeni Joe DioGuardi, megjithëse Faton Bislimi është një figurë e mirënjohur për aktivizëm lobist në Washington DC prej dy dekadash, me një komunikim e njohje me administratat e SHBA, qofshin Republikane apo Demokrate, kur ky komunikim sot do të duhej të forcohej më shumë se kurrë.
Për zgjedhjen e institucionit të presidentit të Republikës, PDK i ushtroi presion dhe diktat VV duke mos u mjaftuar me kalimin e Ligjit të Dhomave Speciale, por duke kushtëzuar votimin për një kandidate politike nga kjo parti.
Ndërkohë, prej 16 shtatorit nuk janë ndalur protestat, në emër të UÇK, por me pjesëmarrjen e njerëzve të lidhur direkt me Katërshen e Hagës. Nuk flas për familjarët, por për persona që deklarojnë se protesta nuk është e PDK, ndërkohë në fotot e profilit të tyre në Facebook shfaqen me Kadri Veselin e Azem Sylën. E kam fjalën për Çlirim Hazirin, drejtuesin e nismës “Jo në emrin tim”.
Në këtë situatë dramatike, VV nuk i mbeti alternativë-
ose zgjedhjet e reja të parakohëshme, ose zgjedhja e Presidentes së Republikës së Kosovës në sekondat e fundit.
Natyrisht që Kosovës i duhet stabilitet, por, ndonëse zgjedhja e Prof. Justina Shiroka Pula i dha fund krizës institucionale,
nxori në pah moskonkordancën, që s’ka lidhje parimore në respekt të votës, por interesash partiake,
duke e zëvendësuar komunikimin institucional e transparent me logoritë e rrjeteve të klientelizmit partiak të opozitës.
Ndërkohë, tregoi se nuk ishte e vështirë të zgjidhej Presidenti i Republikës.
Por ky fakt nuk e shmang nga përgjegjshmëria asfare maxhorancën.
Kosova nuk ka nevojë për zgjidhje të krizave në momentin e fundit,
Kosova nuk ka nevojë fare për kriza, prandaj janë institucionet për parandalimin e tyre.
Dhe nuk është zor të zbulohet se kryefjala e këtyre krizave, (çka do të duhej të ishin shmangur vite më parë), është ngërçi Kushtetues që lidhet direkt me institucionin e presidentit. E njëjta Kushtetutë, që me 61 vota legjitimon konstituimin e Kuvendit, të qeverisë, bile edhe zgjedhjen e presidentit, me mekanizmin e kuorumit, kërkon pjesëmarrjen e 80 deputetëve dhe, nëse ky kuorum nuk përmbushet, e njëjta Kushtetutë rrëzon vetveten dhe çon vendin në zgjedhje dhe kriza institucionale.
Prandaj Kuvendi i Kosovës në këtë sesion të ri duhet ta fusë në rend të ditës zgjidhjen e këtij çarku institucional që Kushtetuta e Kosovës e mban brënda vetes, kundër vetes.
Në fund, uroj që Kosova, Sovrani i Kosovës, në të ardhmen ketë përfaqësues të denjë e të përfaqësohet denjësisht në Kuvendin e saj,
larg praktikës së deritashme
se Krahu i Luftës duhet të vazhdojë të përfitojë trofetë e pushtetit,
larg militantizmit pa kredite individuale
dhe larg infiltrimeve të shërbimit inteligjent të ish vendit pushtues, që nuk heq dorë nga ankthet e mitologjisë mesjetare.
Kurrë më Kosova të përballet me një zgjidhje të improvizuar sekondave të fundit, si një mungesë eksplicite përgjegjshmërie nga ata të cilëve Sovrani ua ka besuar votën.
Zonjës Presidente Prof.Justina Shiroka Pula i uroj sukseset më të mira në mandatin pesë vjeçar në shërbim të unitetit, interesit kombëtar e qytetarëve, duke forcuar lidhjet me Aleatët tanë Perëndimore drejt perspektivës Euro-Atlantike të Republikës së Kosovës.
Së pari, dua t’i uroj nga zemra znj. Justina Shiroka-Pula detyrën e re dhe t’i dëshiroj shëndet, urtësi dhe suksese në ushtrimin e përgjegjësisë së saj të lartë kushtetuese. Presidenca është mbi çdo individ dhe mbi çdo parti; ajo është institucioni që duhet ta përfaqësojë unitetin e popullit dhe dinjitetin e Republikës.
Procesi që na solli deri këtu ishte i vështirë dhe i zgjatur.
Dua të shpreh edhe një herë mirënjohjen time të përjetshme për dy burra që për mua përfaqësojnë një pjesë të lavdishme të historisë së marrëdhënies së Kosovës me Amerikën: Ambasadorin William Walker dhe Kongresistin Joe DioGuardi. Po ashtu, falëmnderim i sinqertë edhe për të gjithë të tjerët nga anembanë vendit dhe diasporës për çdo fjalë të mirë e çdo përkrahje.
Propozimi dhe besimi i tyre publik ndaj meje do të mbeten përjetë një testament politik dhe njerëzor që e çmoj mbi çdo funksion, mandat apo post.
Ata janë njerëz që e kanë mbështetur Kosovën në ditët kur kjo mbështetje kishte kosto, kur liria dhe pavarësia jonë nuk ishin ende realitet. Prandaj, besimi i tyre ndaj meje nuk është thjesht një mbështetje për një kandidaturë; për mua është një nder i jashtëzakonshëm që do ta mbaj me vete gjatë gjithë jetës.
Por dua ta them sot shumë qartë: Angazhimi im për Kosovën nuk ka filluar për ndonjë post, dhe nuk përfundon me të.
Nuk kam punuar për Kosovën për ndonjë pozitë. Kam punuar për Kosovën sepse e kam ndier si detyrim të jetës sime.
Kam punuar në Washington për më shumë se dy dekada, kam ndërtuar marrëdhënie me njerëz në të dyja anët e spektrit politik amerikan, kam mbrojtur interesat e Kosovës në kohë të mira e të vështira dhe kam dhënë gjithçka që kam mundur, pa e ditur nëse një ditë do të më kërkohej apo jo ndonjë detyrë shtetërore.
Kjo nuk ndryshon sot. Përkundrazi!
Ndoshta tani është koha që të gjithë të reflektojmë më thellë se çfarë lloj politike i duhet Kosovës.
Një politikë ku interesi i shtetit është mbi kalkulimin e radhës. Një politikë ku fjala e dhënë ka peshë. Një politikë ku kontributi për vendin nuk matet me përkatësinë partiake. Një politikë ku Kosova nuk përdoret si mjet për pushtet, por pushteti përdoret si mjet për Kosovën.
Vlerësoj se në një moment kaq të rëndësishëm, kalkulimet e ngushta politike dhe lojërat e minutave të fundit nuk duhet zënë vendin e vizionit afatgjatë dhe mirënjohjes ndaj kontributit të njerëzve që kanë punuar për Kosovën për dekada.
Megjithatë, unë zgjedh të shikoj përpara. Kosova ka qenë gjithmonë e para për mua. Dhe Kosova do të mbetet e para.
Do të vazhdoj të punoj për Kosovën, për forcimin e lidhjes sonë strategjike me Shtetet e Bashkuara, për vlerat e Luftës Çlirimtare, për mbrojtjen e së vërtetës historike dhe për një Kosovë të fortë, demokratike dhe euroatlantike.
Ndoshta koha që vjen do të kërkojë forma të tjera të angazhimit. Ndoshta Kosovës i duhet një frymë e re politike. Ndoshta ka ardhur koha që, përtej ndarjeve tradicionale, të ndërtojmë një alternativë që nuk pyet së pari se cilës parti i shërben Kosova, por pyet: Çfarë i shërben Kosovës?
Unë do të vazhdoj të jem aty. Jo për një post, titull, apo karrige. Por për Kosovën.
Sepse për mua, Kosova nuk ka qenë kurrë një mundësi për karrierë. Ka qenë mision!
Dhe misionet e jetës nuk përfundojnë me një angazhim!
Kosova e Para. Gjithmonë!
Marrëzi kolosale, sepse brenda kësaj kohe do të dalin në publik detaje pikante nga aktgjykimi që e dënoi shefin e saj historik me 25 vjet burg. Dhe ata që po e mbushin sheshin, shumica të lindur pas Luftës, do të ftohen shpejt dhe do të kthehen në shtrojerën politike që u takon: te brezi i ri i politikanëve që përfaqësojnë Kurti, Abdixhiku etj.
——-
Pas verdiktit në Hagë, më 16 shtator 2026, priteshin demonstrata e shprehje pakënaqësie. Por jo në këtë masë. Sepse logjikisht pritej që, së pari, të publikohej aktgjykimi e pastaj, në përputhje me të, të veprohej.
Si dikush që ka telashe shëndetësore dhe e pret rentgenin apo skanerin për t’u përcaktuar diagnoza e saktë.
Dhe në këtë rast nuk ndihmon as hoxha, as prifti, as protestat. Por mjeku që quhet qeveri. Sepse dëmtimi i Kosovës është aq i madh, sa që kërkohet një veprim i koordinuar, në thelb të të cilit duhet të jetë shteti e askush tjetër.
Po ndodh krejt ndryshe. Kauza e mllefit kundër vendimit të Gjykatës Speciale po kthehet në luftë të egër për pushtet.
Dhe në përplasje të qëllimshme me policinë.
Këtë po e nxisin ata që janë fajtorët kryesorë për themelimin e Gjykatës Speciale. Sepse, duke e themeluar atë, e shkelën sovranitetin e vendit. Madje nuk qitën kurrfarë kushtesh. Dhe tash, me një të rënë të lapsit, duan ta bëjnë joekzistente marrëzinë, fajin e tyre kolosal. Punë që s’bëhet.
Këtu tash hyjnë në veprim edhe faktorë të tjerë: zanatçinjtë e luftës hibride, për ta thelluar krizën dhe për të krijuar kaos në Kosovë. E këtu ka shumë argatë që paguhen rrast. Padronët e disa mediave dhe ata që i frikohen përballjes me ligjin me shumë se egjelit.
Ashiqare, PDK ka një strategji të qartë: ta shfrytëzojë rastin që, përmes trazirave, ta rritë rejtingun në zgjedhjet e ardhshme, të cilat, siç po shihet, do të mbahen pas 45 ditësh.
Marrëzi kolosale, sepse brenda kësaj kohe do të dalin në publik detaje pikante nga aktgjykimi që e dënoi shefin e saj historik me 25 vjet burg. Dhe ata që po e mbushin sheshin, shumica të lindur pas Luftës, do të ftohen shpejt dhe do të kthehen në shtrojerën politike që u takon: te brezi i ri i politikanëve që përfaqësojnë Kurti, Abdixhiku etj.
PDK ka edhe një hall tjetër. Duke qenë më shumë kartel se parti, aty nuk ka përballje idesh, por luftë të pamëshirshme bërrylash. Qëllimi është që, përmes trazirave, ta rrëzojnë jo vetëm qeverinë, por edhe liderin e kompromisit, Bedri Hamzën.
Fituesi moral në këtë përplasje është Policia e Kosovës. Rejtingu i saj po rritet, radhët e saj po forcohen përmes një diferencimi të qartë: ata që e mbrojnë shtetin dhe ata që, për interesa meskine, i shërbejnë kaosit.
Në këtë betejë të ashpër do të fitojnë ata që e duan shtetin dhe lirinë e pakthyeshme që ky përfaqëson.
Dita e sotme 6 Tetori 2026 ka shansin historik të shënohet si Dita e Konsensusit Politik e Kuvendit për hir të shtetit dhe Republikës së Kosovës,
si arritja kulmore për liri, demokraci e pavarësi që kurorëzoi sakrificat supreme të gjithë brezave e lëvizjeve për çlirim në ish Jugosllavi.
Shteti i Kosovës ka dy vjet që nëpërkëmbet politikisht si presion ndaj Gjykatës Speciale nga deputetët e Kuvendit, tre partitë e opozitës, të cilat i kanë humbur katër palë zgjedhje prej 2021 dhe do të humbin edhe të pestat nëse do të jenë shkaku kryesor i krizës institucionale prej mosvotimit të presidentit.
Kuvendi i Kosovës ka shansin që të hyjë në histori duke kurorëzuar një mision kombëtar si përfaqësues i Sovranit, si unitet partish brënda pluralizmit demokratik në mbrojtje të Republikës së Kosovës, dhe vlerave me të cilat identifikohet, ku një vend nderi zë UÇK.
Kuvendi i Kosovës, si përfaqësues i Sovranit
nuk mund kurrë t’i mohojë apo sulmojë,
me stilin antishqiptar të Edi Ramës,
Aleatët jetikë të Kosovës apo institucionet e Perëndimit kryesuar nga SHBA,
të cilët si Aleancë Verio-Atlantike iu gjendën në krah popullit të Kosovës
prej kur makineria kriminale e kryekasapit të Ballkanit po i vriste e dëbonte nga vatrat e tyre me genocid e spastrim etnik,
kur ia njohën të parat pavarësinë dhe ndikuan tek njohjet e tjera
e deri sot, nesër e përherë.
6 Tetori 2026 qoftë një ditë e bekuar e Kuvendit të Kosovës, e popullit të Kosovës për sanksionimin e legjitimitetit të institucioneve të shtetit e Republikës, ardhur si rezultat i një marrëveshje politike me dy pika nga PDK me maxhorancën, sepse pa legjitimitet institucional të shtetit të Kosovës nuk mund të ketë bashkërendim institucional për të ndjekur e mbështetur Katërshen përmes instancave të drejtësisë.
Opozita këto dy vjet përmes obstruksionizmit deri në shprehje antagonizmi brënda një sistemi pluralist, duke shpërfillur votën e Sovranit në demokraci, kanë sulmuar shtetin e Kosovës por edhe kanë vazhduar të defaktorizohen, sepse megjithë cfilitjen e elektoratit, opozita ka vijuar të humbasë votuesit e saj.
Le të shërbejnë këto dy vite të hidhura për demokracinë e Kosovës, që kanë sjellë për pasojë mosfunksionimin e plotë të shtetit, si mësim për never more, duke i lënë vendit unitetin kombëtar, bashkëpunimin dhe bashkërendimin institucional, të pushtetit ligjbërës, me atë ekzekutiv, të drejtësisë deri tek Presidenti i Republikës që të fokusohen tek temat qendrore të interesit kombëtar të Republikës së Kosovës, ku përfshihet forcimi i lidhjeve me Aleatët Perëndimorë, integrimet Euro-Atlantike të Kosovës dhe mbështetja e Katërshes.
Ashtu u bëftë. U bëftë më e mira për çdo qytetar të Republikës së Kosovës në respekt të tempullit të demokracisë që është shteti i së drejtës.
Jemi shqiptarë, jemi vëllezër e motra të një gjaku, kurrë më vëllavrasje!
Pas Vendimit gjyqësor të Dhomave të Specializuara në Hagë më 16 Shtator në Kosovë, në Shqipëri dhe në të gjitha trevat e banuara nga shqiptarët, krahas protestave masive po ziejnë debatet dhe diskutimet që ka shkaktuar dënimi i 4 liderëve të Ish UÇK-së. Krahas të tjerash, ato lidhen edhe me rolin e BE-së dhe të SHBA-ve në Ballkanin Perendimor në gati 30 vitet e fundit, sidomos pas konfliktit në Kosovë. Edhe pse në këto debate vërehet në jo pak raste prirja për ta trajtuar këtë ngjarje të trishtë të shkëputur nga dinamikat gjeopolitike të këtyre tre dekadave dhe sidomos Realpolitika e ngurtë dhe e pamëshirshme, qoftë dhe e aleatëve tanë perendimorë; ca më keq akoma, ne vahdojmë t‘i shohim BE-në dhe SHBA-të me syzet dhe me prizmin e viteve 90, duke shpërfillur ndryshimet tektonike që kanë ndodhur në strategjinë, sfidat dhe dinamikat e tyre demokratike. Këtë nuk e themi për të justifikuar dhe ca më pak për ta mbrojtur BE-në apo edhe SHBA-të nga kritikat e drejta për dështimet e tyre në Ballkan. Por i përmendim që nisur nga këto zhvillime dhe mësime gjeopolitike, të nxjerrim mësime mbi sjelljen dhe qëndrimet tona diplomatike në të ardhmen.
Meqenëse gjatë gati 30 viteve të fundit jam marrë aktivisht me këto dosje si diplomat në Tiranë, në Berlin dhe në Bruksel dhe vitet e fundit si analist i pavarur diplomatik po në Bruksel, më poshtë po ndalem te hapat, sfidat dhe “psetë“ e dinamikave të Perëndimit në këto 3 dekada, ndikimet në rajon dhe në secilin vend.
Dihen tashmë fillimet pozitive dhe premtuese në vitet 90 në Ballkanin Perendimor. Mirëpo, sa i takon sigurisë dhe stabilitetit rajonal, krahas arritjeve, ka patur shumë zhgënjime të mëdha; shkaktare kryesore ishte dhe mbetet Serbia, e cila pas shpërbërjes së ish Jugosllavisë ndërmori 4 luftra vëllavrasëse; kulmi i atij agresiviteti arriti me spastrimin masiv etnik në Srebrenicë më 1993 – 1995 dhe në vitin 1999 me konfliktin e armatosur në Kosovë deri në pavarësimin e saj më 2008.
Ndërsa në Shqipërinë tonë me shpresa të mëdha për një asociim të shpejtë në BE, për të cilën Komisioneri i saj Van de Broeck erdhi në Tiranë më 1995, farsa dhe dhuna zgjedhore e majit 1996, shembja e shtetit më 1997 dhe rebelimi ndaj shtetit në shtator 1998 i minuan shpresat dhe pritshmëritë tona europianizuese.
Për pasojë, mbas atyre ngjarjeve negative kudo në rajon dhe sidomos pas përfundimit të konfliktit në Kosovë, në fillimin e viteve 2000, SHBA-të, BE-ja, OSBE-ja dhe KiE-ja e ridimensionuan tërësisht strategjinë e tyre tërësore ndaj të 6 vendeve të Ballkanit Perendimor nëpërmjet tre instrumentave madhorë – Procesi i Stabilizm& Asociimit për gjashtë vendet tona; natyrisht një kategori më e ulët se Marrëveshjet e Asociimit për shkak të gjendjes më të rënduar dhe me kushte me të forta me rezultatet e njohura. Drejtimi i dytë ishte krijimi i Paktit të Stabilitetit për Europën Juglindore, një miniaturë e Aktit Final të Helsinkit; vetëm se në vend të “tri shportave“, Pakti kishte “tre tryeza“ me të njëjtat emra – demokracia dhe të drejtat e njeriut, bashkëpunimi ekonomik dhe siguria. Pakti u nënshkrua në Samitin e tij të Sarajevës me praninë edhe të Presidentit Clinton më 30 korrik 1999. Më vonë, në vitin 2008 ai u kthye në Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal ( RCC) me seli në Sarajevë. Dhe së treti krijimi i shtetit të ri të pavarur të Kosovës dhe në vijim, fillimi i dialogut politik me Serbinë që vijon prtej 15 vitesh.
Veç sa sipër, për të qenë objektivë në analizat politike, do theksuar se ndryshe nga gjendja përpara viteve 2000, kur SHBA-të dhe veçanërisht BE-ja ballafaqoheshin me 1 – 2 konflikte ndërkombëtare dhe me kriza të brendshme, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe më tej, ato janë përfshirë në kriza të njëpasnjëshme politike, ekonomike, sociale, humanitare, diplomatike dhe ushtarake.
Ky historik i trishtë filloi më sulmet terroriste të datës 11 Shtator 2001 kundër kullave binjake në Nju Jork. Në vijim, SHBA-të dhe NATO ndërhynë ushtarakisht në Irak dhe në Afganistan që vazhdoi deri vonë. Pastaj Europën e mbërtheu kriza më e rëndë financiare, si pasojë e të cilës Italia, Greqia dhe Portugalia ishin në prag falimenti. Në vitin 2011 filloi Pranvera Arabe me mbështetjen e BE-së, e cila dështoi dhe një ndër pasojat e saj ishte krijimi i Shtetit islamik dhe lufta e tij kundër Perëndimit. Kulmet e asaj lufte ishin atentatet terroriste në Paris, Bruksel, Madrid, Londër, Berlin, etj, me pasoja tragjike, të cilat spostuan axhendat e tjera.
Dhe kur kjo luftë ishte në kulmet e veta, në Europë shpërtheu kriza biblike e azilit, kur mbi 1 milion refugjatë hynë në Europë dhe miliona të tjerë ishin gati. U desh ndihma e Turqisë, e cila strehoi 4 milion refugjatë dhe pengoi vërshimin e tyre.
Ndërkohë, pas aneksimit të pjesës lindore të Ukrainës nga Rusia në vitin 2014, BE-ja me SHBA-të, Rusinë dhe Ukrainën u angazhua për miratimin e dy Marrëveshjeve të Minskut më 2016, plus Marrëveshjes tjetër të vështirë për paqe më Iranin.
Kështu erdhi pandemia COVID -19 me sfida dhe vështirësi të jashtëzakonshme për BE-në; krahas shumë masave të tjera dragoniane, për herë të parë në historinë e vet ajo miratoi me shumë vështirësi blerjen e përbashkët të një borxhi stratosferik prej 750 Miliard Euro, për t‘u ardhur në ndihmë vendeve më të prapambetura.
Dhe ende pa e marrë vehten nga pandemia e rëndë, më 24 Shkurt 2022 Rusia ndërmori agresionin e paprovokuar kundër Ukrainës, çka krijoi një realitet dhe dinamikë krejtësisht të re gjeopolitike, tanimë me shumë të panjohura, sfida dhe kërcënime jetike edhe për BE-në, të cilat janë përshkallëzuar më tej në formën e Luftës Hibride ruse edhe kundër vetë NATO-s. Shto këtu vështirësitë e krijuara me Presidencën Trump, pretendimet madhore gjeopolitike të Kinës, Inteligjenca Artificiale dhe krizat e brendshme me forcimin e ekstremit të djathtë, sidomos në Francë dhe Gjermani dhe tablloja bëhet akoma më e zymtë.
Në këtë gjendje të mbingarkuar gjeopolitike për aleatët tanë dhe për pasojë edhe për Kosovën, pavarësia e saj dhe vendimi i GJND-së më 2010 që konfirmoi pajtimin e saj me të drejtën ndërkombëtare përkuan me fillimin e të ashtuquajturës “ diplomaci qetësuese” ( appeasement) të BE-së ndaj Rusisë dhe Serbisë, meqenëse kjo e fundit mbetet e lidhur ngushtë me Moskën dhe si vendi më i madh në rajon.
Thelbi i politikës qetësuese/paqtuese ka të bëjë me lëshime të ndryshme, më shqip, marrja me të mirë e armikut, agresorit, diktatorëve, me qëllim zbutjen dhe çtensionimin e situatës, për parandalimin e përshkallëzimit të veprimeve luftarake prej këtyre të fundit. Për fat të keq, me këtë politikë të destinuar të dështonte, BE-ja i “ hipi kalit mbrapsht”, duke injoruar pësimet e saj të hidhura në fund – vitet 30, si pasojë e naivitetit politik të Kryeministrit britanik Çambërlen ndaj Hitlerit; ajo kulmoi me nënshkrimin e Marrëveshjes famëkeqe të Munihut më 1938, nëpërmjet të cilës, për ta qetësuar dhe larguar Hitlerin nga kursi agresiv, i dhanë rajonin e Sudeteve në Çeki; por shumë shpejt ai sulmoi Poloninë dhe pastaj Bashkimin Sovjetik, duke ndezur kësisoj zjarrin e Luftës së II Botërore.
Liderët e BE-së nuk iu referuan as dështimit tragjik të diplomacisë qetësuese të Dërguarit Special të SHBA-ve, Syrus Vance dhe të BE-së për Bosnien, Lordi David Owen. Më 2 Janar 1993 ata shpallën me bujë “Planin e Paqes” për Bosnien. Emërimi i tyre pati një jehonë të gjerë ndërkombëtare nisur edhe nga profili i tyre i lartë politik. Lordi David Owen, ishte Ministër i Jashtëm në qeverinë e Callaghan më 1977-1980 dhe zv.President i Konferencës Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë 1992 – 1995 i caktuar nga BE-ja. Ndërsa Syrus Vance ( 1917 – 2002) kishte shërbyer si Sekretar Shteti në Administratën e Presidentit Carter më 1977 – 1979; të dy artizanë të diplomacisë “qetësuese ose me kulaç”
Mirëpo, edhe pse tejet i favorshëm për Beogradin, të cilit i premtonte gjysmën e Bosnies, Milosevici e hodhi poshtë Planin, sepse oreksi i tij kriminal nuk kishte të ngopur. Për pasojë, në Qershor, Vance dhe Owen dhanë dorëheqjen, duke pranuar fiaskon e Planit të Paqes në Bosnie dhe diplomacisë së tyre (sh)qetësuese.
Dihen tashmë pasojat e dhunës dhe genocidit të pashëmbullt me mbi 100.000 boshnjakë të pafajshëm të vrarë, rrethimin e gjatë të Sarajevës, dëmet dhe shkatërrimet masive të ultranacionalistëve serbë nën hundën e trupave të OKB-së. Ata pushtuan edhe zonën nën administrim e OKB-së, duke përfshirë Srebrenicën, ndonëse kjo e fundit ishte shpallur zonë e mbrojtur me vendim të KS të OKB-së, duke ekzekutuar 8500 burra të pafajshëm boshnjakë Perëndimi u fut me trupat e tij. Vetëm nën trysninë ushtarake, pra të “ kërbaçit” Milosevic u ul në tryezë dhe nënshkroi Marrëveshjen e Paqes së Daytonit më 14 Dhjetor 1995.
Mirëpo çuditërisht, BE-ja, natyrisht me miratimin e SHBA-ve, jo vetëm nuk u tërhoq nga ky kurs i gabuar, por e institucionalizoi diplomacinë qetësuese me Serbinë dhe me Rusinë. Si shpërblim për strategjinë e saj qetësuese pro-ruse, Europa do të përfitonte ” dividentin e paqes” dmth tarifa të ulta të blerjes së naftës dhe gazit nga Rusia, me ndikime pozitive në ekonominë gjermane e sidomos në industrinë e saj të automobilave. Dihet tani se pas 24 Shkurtit 2022 ajo po e paguan “ si frëngu pulën” atë djall dividenti dhe diplomaci që po i del nga hundët!
Pikërisht në kulmin e diplomacisë qetësuese, për ta marrë me të mirë si Moskën dhe Beogradin dhe për një gjoja ekuilibër politik, kur aleatët tanë e quajtën “ të kopsitur” misionin e tyre ndaj Kosovës, BE-ja filloi dialogun politik Serbi – Kosovë.
Mirëpo edhe në politikë “oreksi vjen duke ngrënë”. Ndaj në këtë klimë tejet të favorshme për ta, Moska dhe Beogradi kërkuan hapur akoma më shumë nga BE-ja dhe SHBA-të. Një nga kërkesat e tyre në dukje dhe në parim e drejtë por me hile nga pas ishte që të nxirreshin përpara drejtësisë ata liderë të UÇK-së të lidhur me krimet sipas tyre të kryera në Kosovë. Terrenin që kjo kërkesë të mos binte “ në vesh të shurdhët “ e kishte përgatitur me kohë Prokurorja Carle del Ponte. Realizimi i kësaj kërkese u administrua nëpërmjet Senatorit zviceran, Dick Marty, i cili 10 vjet mbasi kishte mbaruar konflikti u kujtua dhe i paraqiti, natyrisht “ me porosi nga lart” Asamblesë Parlamentare të KiE-së raportin famëkeq me akuzat e njohura ndaj liderëve të UÇK-së. Raporti u diskutua dhe u miratua në Strasburg më 25 Janar 2011 me shumicë dërmuese votash; por si raport politik, me aludime të cilët duhej t’i nënshtroheshin gjykimit nga një gjykatë asnjanjëse, në emër të Kosovës me seli në Hagë. Aleatët tanë nuk donin tia prishnin qejfin Moskës dhe Beogradit.
Tani pretendimet se pse deputetët tanë në Strasburg e miratuan raportin/rezolutën nuk qëndrojnë dhe nuk kanë asnjë kuptim; edhe sikur ata ta pak deputetë që kishim në Strasburg të votonin kundër, asgjë nuk do të ndryshonte, se gjithçka ishte vendosur tjetërkund; vetëm se do të cënonim marrëdhëniet me aleatët tanë që kishin çliruar Kosovën dhe na donin vetëm të mirën por dhe drejtësi. Pastaj, të mos harrojmë se me 21 Janar 2011 në Tiranë u vranë 4 vetë në protestë e madhe të opozitës; ndaj, gjithë vëmendja e politikës sonë ishte te sensibilizimi i faktorit ndërkombëtar mbi atë ngjarje tragjike.
Në vijim, po me mbështetjen e aleatëve tanë europianë lindi dhe u miratua ideja për krijimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës me seli në Hagë. Realisht, edhe ajo, ca më tepër në rrethanat e mbi 10 viteve më parë nuk mund të kundërshtohej dot as me numra dhe as me logjikë politike nga deputetët tanë. Ca më tepër kur SHBA-të dhe BE-ja, partizanë të saj e kishin sqaruar se nuk bëhej fjalë për UÇK-në, por për të dhënë drejtësi për këdo. Dhe prapë ne nuk mund të dilnim dot kundër, se do te na bllokonin aleatët, nuk do çeleshin negociatat dhe Kosova nuk do të përparonte me njohjen e saj, krahas prishjes së imazhit si partnerë të të dy vendeve tona.
Natyrisht, me një linjë të tillë ideologjike, diplomacia europiane dhe ajo amerikane do të mbante qëndrime të njanshme të dukshme. Praktikisht, BE-ja e ka trajtuar Beogradin pothuajse në të gjitha rastet “si të nënës, ndërsa Prishtinën si të njerkës”; me Beogradin, ajo ka ndjekur diplomaci qetësuese/përkëdhelëse ose “ me kulaç” ndërsa me Prishtinën çuditërisht atë të shtrëngimit dhe të kërbaçit” me sanksione të njohura. Kjo u pa tani së fundi edhe me rastin e homazheve të kryekriminelit të luftës, Mlladiç, kur BE-ja u mjaftua me disa paralajmërime si ato kineze të 5 dekadave më parë, se tani me Kinën nuk bëhet më shaka. Pse? Sepse BE-ja dhe SHBA-të duan ta mbajnë Serbinë me çdo çmim në anën e tyre.
Prirja e lartpërmendur u shfaq edhe me rastin e dakordësimit të Marrëveshjes së të Ohrit në shkurt 2023; një kopje “fjalë për fjalë” e Marrëveshjes së vitit 1972 midis RFGJ-së dhe RDGJ-së dhe vetëm me shtesën e Asociaionit ; ashtu siç edhe pritej, pa asnjë rezultat, sepse ata “kanë vënë karrocën përpara kalit”, dmth Asociacionin famëkeq përpara njohjes nga Serbia të Kosovës. Nuk është parë ndokund që dy vende fqinj bëjnë 15 vite dialog dhe prapë nuk e njohin njeri tjetrin; ndërsa RFGJ-ja më 1973 e njohu menjëherë RDGJ-në “ de fakto” dhe lejoi anëtarësimin e saj në OKB brenda 6 muajve. Mirëpo, a mund të krahasohet Serbia me RFGJ-në, Vuçiç me Nobelistin emblematik Willy Brandt, politika paqësore dhe e ndjesës e RFGJ-së pas vitit 1945 me agresivitetin e Milosevicit dhe Vuçiçit përpara, gjatë dhe pas viteve 1990 dhe sot në pushtet? Ndaj Marrëveshja e Ohrit ka mbetur në letër, ndërsa dialogu midis tyre është i vdekur por i pakallur.
Lidhur me vendimin e Hagës për liderët e UÇK-së, pa dyshim që ai ka shumë politikë brenda tij, edhe pse është zbutur duke kaluar nëpër filtrat dhe kanalet gjyësore, duke hequr krimet kundër njerëzimit, trafikimin e qenieve njerëzore, etj.
Mirëpo, në pikpamje të Realpolitikës, me keqardhje theksojmë se me përjashtim të Kosovës dhe vendit tonë, ai dënim i kënaq të gjitha fuqitë e mëdha dhe palët kryesore – SHBA-të, BE-në, Rusinë, Kinën, Serbinë dhe të tjerë. E kundërta do të ndodhte në rastin e pafajësisë, çka vetëm se do të ndërlikonte edhe më tej rebusin gjeopolitik që edhe pa të është i tejet i ngatërruar. Veç sa sipër, do patur parasysh se nuk jemi më në vitet 90, kur BE-ja dhe SHBA-të mbronin me çdo çmim vlerat dhe parimet universale dhe të drejtën ndërkombëtare, pastaj edhe interesat; por sot po ndodh e kundërta dhe këtë e kanë thënë hapur Trump, von der Leyen, etj. Shkurt, SHBA-të dhe BE-ja kanë interesa më të mëdha ekonomike, etj me Serbinë.
Veç sa sipër, ndryshe nga 25 vite më parë, Kosova nuk është më në krye të axhendës gjeopolitike të aleatëve tanë të mëdhenj. Sa për fatin e 3 – 4 ish liderëve të UÇK-së, me keqardhje e themi, por sipas Realpolitikës, ai është kalimtar. Siç e ka shprehur me një krahasim të gjetur ambasadori i famshëm amerikan Thomas Pickering “ ndryshe nga arkeologjia që zbulon të panjohurën, diplomacia mbulon të njohurën“! Kështu po ndodh edhe këtë radhë. Deklarata e BE-së dhe SHBA-ve në mbështetje të vendimit të Hagës e konfirmon këtë dukuri jo të mirë për ne.
Së fundi, ajo çka mbetet për t’u bërë nga Kosova dhe Shqipëria dhe në përgjithësi nga faktori shqiptar në botë për fazën e apelimit të vendimit të Hagës i takon një shkrimi tjetër. Por fare shkurt, le ta themi se në radhë të parë do hequr dorë nga strategjia e deritanishme e dëmshme dhe dështake e Kryeministrit Rama, e cila siç i thonë fjalës nuk të shpie as te “ura e Beshirit”. Duke filluar nga fjalimi skandaloz më 12 Tetor 2022 përpara Asamblesë Parlamentare të KiE-së në Strasburg, stigmatizimet e papranueshme ndaj Hagës, memecllëku i pafalshëm në OKB dy javë më parë për Kosovën, kur Vuçiç foli mbarë e prapë kundër saj dhe deri te gafa e rëndë me qortimin e gabuar të Presidentit Biden si “ tradhtar i Thaçit”; kur dihet botërisht se Presidenti Bideni ka bërë aq shumë për Kosovën për mbi 5 dekada edhe si Senator; gjithsesi ai nuk ka lidhje me këtë temë, mbasi më 2015 President ka qenë Obama, më 2017 dhe tani Trump. Ndaj, Rama mund të qortonte ata të dy, ndërsa Bidenit t’i uronte shëndet dhe jetë, se tumori po i përparon dita ditës.
Për pasojë, Rama është në konflikt interesi me këtë temë, ndaj do të bënte mirë t’ia linte dosjen diplomacisë tonë me goxha përvojë në këtë fushë, që të punojë me kanalet e saj diskrete, pa bujë dhe zhurmë, në bashkëpunim të ngushtë me Prishtinën zyrtare; nëse mundet të gjejnë dhe financojnë avoketër të zot, duke ndryshuar ndoshta edhe strategjinë e mbrojtjes.
Po aq, në mos edhe më e rëndësishme është që Prishtina t’i japi fund krizës së zgjatur institucionale, se vetëm kështu do të na dëgjojnë dhe besojnë, të shoqëruara, pse jo, me instrumenta politike, protesta dhe forma të tjera publike. Gjithsesi, megjithë rëndësinë e tyre publike dhe mediatike, vendimi i padëshiruar i Hagës në Apel nuk mund të përmbyset vetëm me akte dhe veprime politike dhe parlamentare, por edhe me demarshe dhe nisma juridike, por detyrimisht në kontakte, konsultime dhe bashkëpunim me aleatët tanë perendimorë dhe Dhomat e Specializuara në Hagë; mbi të gjitha jo për të fituar disa pikë zgjedhore brenda vendit; por për të qenë sa më bindës dhe për të bërë maksimumin edhe me instrumentet tona diplomatike me SHBA-të dhe BE-në; ca më tepër se gjasat janë që ato do vazhdojnë diplomacinë qetësuese dhe përkëdhelëse ndaj Serbisë.
Pas verdiktit në Hagë, më 16 shtator 2026, priteshin demonstrata e shprehje pakënaqësie. Por jo në këtë masë. Sepse logjikisht pritej që, së pari, të publikohej aktgjykimi e pastaj, në përputhje me të, të veprohej.
Si dikush që ka telashe shëndetësore dhe e pret rentgenin apo skanerin për t’u përcaktuar diagnoza e saktë.
Dhe në këtë rast nuk ndihmon as hoxha, as prifti, as protestat. Por mjeku që quhet qeveri. Sepse dëmtimi i Kosovës është aq i madh, sa që kërkohet një veprim i koordinuar, në thelb të të cilit duhet të jetë shteti e askush tjetër.
Po ndodh krejt ndryshe. Kauza e mllefit kundër vendimit të Gjykatës Speciale po kthehet në luftë të egër për pushtet.
Dhe në përplasje të qëllimshme me policinë.
Këtë po e nxisin ata që janë fajtorët kryesorë për themelimin e Gjykatës Speciale. Sepse, duke e themeluar atë, e shkelën sovranitetin e vendit. Madje nuk qitën kurrfarë kushtesh. Dhe tash, me një të rënë të lapsit, duan ta bëjnë joekzistente marrëzinë, fajin e tyre kolosal. Punë që s’bëhet.
Këtu tash hyjnë në veprim edhe faktorë të tjerë: zanatçinjtë e luftës hibride, për ta thelluar krizën dhe për të krijuar kaos në Kosovë. E këtu ka shumë argatë që paguhen rrast. Padronët e disa mediave dhe ata që i frikohen përballjes me ligjin me shumë se egjelit.
Ashiqare, PDK ka një strategji të qartë: ta shfrytëzojë rastin që, përmes trazirave, ta rritë rejtingun në zgjedhjet e ardhshme, të cilat, siç po shihet, do të mbahen pas 45 ditësh.
Marrëzi kolosale, sepse brenda kësaj kohe do të dalin në publik detaje pikante nga aktgjykimi që e dënoi shefin e saj historik me 25 vjet burg. Dhe ata që po e mbushin sheshin, shumica të lindur pas Luftës, do të ftohen shpejt dhe do të kthehen në shtrojerën politike që u takon: te brezi i ri i politikanëve që përfaqësojnë Kurti, Abdixhiku etj.
PDK ka edhe një hall tjetër. Duke qenë më shumë kartel se parti, aty nuk ka përballje idesh, por luftë të pamëshirshme bërrylash. Qëllimi është që, përmes trazirave, ta rrëzojnë jo vetëm qeverinë, por edhe liderin e kompromisit, Bedri Hamzën.
Fituesi moral në këtë përplasje është Policia e Kosovës. Rejtingu i saj po rritet, radhët e saj po forcohen përmes një diferencimi të qartë: ata që e mbrojnë shtetin dhe ata që, për interesa meskine, i shërbejnë kaosit.
Në këtë betejë të ashpër do të fitojnë ata që e duan shtetin dhe lirinë e pakthyeshme që ky përfaqëson.
Faton Bislimi
Nuk pritej ky zhgënjim nga politika kosovare pas shpalljes së Pavarësisë së saj, sepse ashtu si komunistët shqiptarë që merrnin paratë dhe armët nga Britania, por shpirin e kishin te Moska, ashtu po veprojnë edhe sot politikanët në Shqipëri por edhe në Kosovë të cilët deklarohen si proamerikanë por me zemër janë enveristë, titistë dhe të korruptuar.
Shkaku që më nxiti për t’a shkruar këtë shkrim është ai që Kosova është në udhëkryq politik institucional që vjen si pasojë e moszgjedhjes së presidentit, dhe në lidhje më këtë edhe një shkrim brilant te publicistes Znj. Elida Buçpapaj me titull” Albin Kurti @ opozita duhet të bien dakord për Faton Bislimin , kandidatin për president konsensual propozuar nga kongresmeni JoeDioguardi & ambasadori Walker”. Vlerësoj dhe gjykoj se Znj. Buçpapaj në analizën e saj jep këshillë mjaft të vlefshme dhe të mirëargumantuar për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës pasi propozimi vjen nga dy miq të mëdhenj të Kosovës që janë për mendiin tim dhe heronj të shtetit të Kosovës për atë kontribut historik të tyre për lrinë dhe pavarësinë e Kosovës.Shkrimi i Znj. Buçpapaj shërben si leksion për politikën kosovare dhe për atë shqiptare në tërësi, ku nga ai shkrim po citoj se: “Nuk ka ndodhur kurrë në historinë moderne të shtetit që dy nga Figurat më të shquara me ndikim thelbësor në arritjet që Kosova gëzon sot,
sikur Ambasadori Walker që e ktheu rrotën e historisë në favor të viktimës
dhe Kongresmeni JoeDioGuardi që e vuri temën e Kosovës si çështje për t’u zgjidhur në kryemetropolin e demokracisë Washington D.C
në favor të Kosovës e popullit të saj të nëpërkëmbur, të shtypur e konsideruar i dorës së fundi nga regjimi kriminal serb,
bashkë që të dy,
dy Zëra të Fuqishëm që vijnë nga SHBA,
të propozojnë të njëjtin emër si kandidat konsensual për president të Republikës së Kosovës.
Emrin e Faton Bislimit i cili ka filluar bashkëpunimin me administratat Amerikane, me Kongresin e SHBA dhe Komitetin për Punë të Jashtme që kur drejtohej nga Kongresisti i shquar Miku i paharruar i kombit shqiptar Tom Lantosh.
Këto dy figura të ndritura, DioGuardi dhe Walker dhe dy zëra të fuqishëm direkt me ndikim në Administratat e SHBA, bëhen garant për kandidaturën e Faton Bislimit si President i Republikës së Kosovës
ndërsa politika e dështuar e Kosovës bën syrin qorr e veshin shurdh duke sanksionuar falimentin e saj”.
Albin dhe politika kosovare distancohuni nga enverizmi dhe nga Edi Rama, dhe këtë porosi timen është e mjafueshme dhe po ua sqaroj me atë se çfarë shkruan profesori i nderuar Z. Eshref Ymeri:”Si shërbëtor besnik i serbosllavizmit, Enver Hoxha nuk kishte absolutisht besim në energjitë krijuese të popullit shqiptar për rimëkëmbjen e vendit pas përfundimit të luftës. Prandaj ekzistencën e Republikës së Shqipërisë ai e shikonte të pamundur jashtë ombrellës shoviniste jugosllave.Kryeministri Rama është kreu i majtizmit në Shqipëri, majtizëm, i cili është trashëgimtar i drejtpërdrejtë i veprës tradhtare të Enver Hoxhës në marrëdhëniet me serbosllavizmin. Ishte pikërisht Enver Hoxha ai, i cili, nga hiç njeri, u peshkua me kohë e me vakt nga shërbimi sekret serb për t’u vënë në krye të Shqipërisë për interesat shoviniste të serbosllavizmit
Në plenumin e Beratit të vitit 1944 deklaroi: “Shqipëria jo që nuk e rrit dot ekonominë e saj, por as e zhvillon dot atë sepse imperializmi do ta gëlltiste;… e vetmja zgjidhje e saj është të bashkohet në një konferderatë me Jugosllavinë…” Tre vjet më vonë dhe pikërisht më 15 dhjetor 1947, Enver Hoxha, i mbrujtur mirë tashmë me kolaboracionizmin tradhtar me shovinizmin jugosllav, në mbledhjen e Byrosë Politike del me këtë deklaratë publike, duke vazhduar poshtërimin e vendit të vet, sipas shembullit të Velimir Stojniçit tre vjet më parë: “Duhet ta fitojmë kohën e humbur e të bëjmë sa më shpejt bashkimin DE FACTO të Shqipërisë me Jugosllavinë në të gjitha fushat (parti, ekonomi, ushtri, etj.), se Shqipëria nuk mund të qëndrojë si shtet i pavarur dhe aq më pak të ndërtojë socializmin pa u bashkuar me Jugosllavinë…”.
“Po çfarë po bën kryeministri Rama, si pasardhës i Enver Hoxhës në krye të qeverisë majtiste? Në marrëveshje të plotë me Vuçiçin, po kërkon ta futë vendin tonë në minishengenin neojugosllav. Dhe nuk i bën përshtypje absolutisht fakti që pikërisht Vuçiçi është ai shovinist me damkë, i cili, në bashkëpunim të ngushtë me të tillë kryeshovinistë, si Shesheli dhe Nikoliçi, në fund të viteve ’90 patën hartuar Platformën për spastrimin etnik të Kosovës përmes masakrimit të njerëzve, vrasjeve masive, shpërnguljeve me dhumë dhe shkatërrimeve tërësore të vendbanimeve të popullsisë dhe të ekonomisë së saj”. https://telegraf.al/politike/prof-eshref-ymeri-kryeministri-rama-ecen-ne-gjurmet-e-enver-hoxhes/
Pra sa shpejt e harruan politikanët e Kosovës kolonizatorin dhe gjenocidin serb , duke arritur deri aty sa që ta mbajnë Kosovën dhe demokracinë peng për interesa personale pushteti, korrupsioni dhe hajnije.
Albin kur nuk ke mundësi për të zgjedhur vetë presidentin, atëhere lërë kokëfortësinë dhe vepro sic të thotë aleati i madh i shqiptarëve , miqtë e sprovuar si proshqiptarë të mëdhenj.
Albin dhe opozita në Kosovë a nuk e dini se Pavarësia e Kosovës erdhi nga SHBA, dhe se pa SHBA-të shqiptarët nuk mund të bëjnë vetë ndonjë gjë të madhe?!
Albin dhe opozita e Kosovës dëgjoni SHBA-të , dhe ju opozita kosovare sidomos, mos merrni këshilla nga kryeministri i Shqipërisë dhe as nga nostalgjia enveriste, sepse pasojat e komunizmit po i vuajnë akoma edhe sot Shqipëria dhe shqiptarët.Nga kush do merrni mësime e këshilla nga ata që importojnë nga Kosova në Shqipëri opininistë, gazetarë, politikanë, ministra dhe deri edhe drejtues të SHISH me lidhje spiunimi e agjenturash serbe?
Shqipëria jo vetëm sot por pothujse që kur shpalli Pavarësinë, prej politikanëve dhe shtetarëve të saj mbeti gjithonë në udhëkryq dhe e fundit në rrugën e progresit, zhvillimit, mirëqënies dhe e para për kequnksionimin e ligjit, shoqërisë dhe shtetit.Kjo për arësyen se në Shqipëri ka pasur por ende ka mungesë të theksuar të nacionalizmit, i cili është shpirti i Kombit.
Nacionalizmi gjithmonë ka ardhur nga Kosova, sepse ajo ka mbajtur peshën kryesore në historinë moderne , ajo ka mbajtur mbi supe dhe i ka kushtuar shtrenjtë me plot sakrifica, mund, gjak e me jetë njerëzore.
Për Cështjen kombëtare, për pavarësinë, për lirinë dhe për bashkimin kombëtar, Xhafer Deva ka një meritë të vecantë sepse për një periudhe të shkurtër kohe solli në Shqipëri edukatën nacionaliste.
Mirëpo nuk është aspak mirë që Kosova e pas luftës, nuk është mirë që politika kosovare mori eksperiencën politike të zullimqarëve komunistë e antinacinalistë të enveristëve në Shqipëri dhe të titistëve në Kosovë. Politika ,edhe ajo në Kosovë ka zhgënjyer shumë, sepse edhe ajo gjatë 27 viteve shtet, edhe në Kosovë politika, shteti, drejtësia dhe akademia nuk iu nënshtrua Veting-ut, por edhe atje hapur por edhe nën rrogoz janë akoma dhe drejtojnë politikën, drejtësinë, mediat dhe institucinet ishata me bindje enveristo-titiste. Fatkeqësisht Kosova mori eksperiencën e ishkomunisteve nga Shqipëria: atë të autokracisë, injorancës, korrupsionit, hajdutërisë , tradhëtisë, të përçarjes politike, të proamerikanizmit falso,të pazareve me troje dhe të klano-familjaro-partizantizmit politik.
Në Shqipëri është e vërtetë se ka shumë pak politikanë, media dhe intelektualë nacionalistë dhe Kosovëdashës, sepse kështu është gatuar njeriu i ri me botëkuptimin komunist ,revolucionar,antinacionalist dhe proletar. Mirëpo Kosova mjerisht këta dhe këshillat e këtyre i dëgjon dhe prandaj edhe Kosova i ka punët kështu si Shqipëria. Ju politika në Kosovë vetëm yrnek politik nga Shqipëria nuk duhet të kishit marrë, kishit se nga ku të mësonit si bëhet dhe si funksinon demokracia, kishit SHBA-të me të cilat duhet të konsultoheni besnikërisht me ta,dhe jo të deklaroheni si proamerikanë dhe të veproni krejt ndryshe dhe me hipokrizi e djallëzi. Jo të deklaroheni si proamerikanë dhe të vidhni, të korruptoni , të bëni pazare e të falni troje , dhe jo ta mbani Kosovën në krizë institucionale e të hyni në librin gines për stërzgjatjen maratonë dhe monotonë për zgjedhjen Presidentit.
Politika në Kosovë nëse ia don të mirën popullit, dëgjoni edhe këshillat e Kosovëdashësve dhe intelektualëve meritorë e patriotë nga Shqipëra. Nuk më rezulton që politika e derimësotme në Kosovë të ketë respektuar nga Shqipëria ndonjë trashëgimtarë të elitës nacionaliste nga Shqipëria,dhe as nga ata nacionalistë nga Shqipëria që kanë bërë burg politik pse kanë kundërshtuar komunizmin sllavo-shqiptar, që kanë kundërshtuar bashkim-vëllazërimin jugosllavo-shqiptar. Dhe nuk e di a ka dekoruar Kosova ndonjë të djathtë nga Shqipëra që kanë kontribuar për lirinë e Kosovës,ndërsa ishkryeministri Thaci ua sillte në Shqipëri disa socialistëve dekoratat për kontributin e asnjëlloj kontributi që ata kanë dhënë për Kosvën.
Pse Faton Bislimi mund të jetë një mundësi alternative për një President konsensual
Kosova ka kaluar shumë prova në historinë e saj të re. Ka njohur shtypjen, rezistencën, luftën, ndërhyrjen ndërkombëtare, çlirimin, shpalljen e pavarësisë dhe përpjekjen e vazhdueshme për të ndërtuar një shtet demokratik e funksional.
Në secilën prej këtyre etapave, ajo ka pasur nevojë për njerëz që dinë të shohin përtej momentit politik dhe të kuptojnë një të vërtetë themelore: shteti është më i madh se çdo parti, grup apo interes i ditës.
Sot Kosova ndodhet sërish përballë një prej atyre momenteve kur politika duhet të dëshmojë pjekurinë e saj. Jo vetëm duke numëruar votat, por duke kërkuar atë që mund të bashkojë. Jo duke pyetur se kujt i përket një emër, por se kujt mund t’i shërbejë ai emër. Jo duke e parë institucionin si vazhdim të betejës partiake, por si një hapësirë ku Republika duhet të jetë më e madhe se të gjitha palët.
Në këtë kontekst, propozimi i William Walkerit dhe Joseph DioGuardit për Faton Bislimin si një mundësi për President konsensual meriton të dëgjohet.
Unë mendoj si Walker dhe DioGuardi se Faton Bislimi është një mundësi alternative që meriton të shqyrtohet seriozisht.
Jo sepse është kandidati i vetëm i mundshëm. As sepse një propozim që vjen nga dy miq të Kosovës duhet pranuar si urdhër. Republika e Kosovës ka institucionet e veta dhe vendimi duhet të merret në Kosovë.
Por një demokraci që e respekton veten nuk i mbyll dyert para një ideje vetëm pse ajo shfaqet në një moment të vështirë politik. Ajo e dëgjon, e peshon dhe pastaj vendos.
Dhe kur kjo ide vjen nga dy njerëz që e kanë njohur Kosovën në ditët e saj më të vështira, ajo meriton të dëgjohet.
Nga qëndresa te përgjegjësia
Në historinë shqiptare, figura të ndryshme kanë mbetur të rëndësishme jo vetëm për atë që kanë bërë në kohën e tyre, por për vlerat që përfaqësojnë edhe sot.
Gjergj Kastrioti – Skënderbeu është kujtesë e qëndresës.
UÇK-ja është kujtesë e sakrificës për lirinë.
Anton Çeta është kujtesë e pajtimit.
Ibrahim Rugova është kujtesë e paqes dhe dialogut.
At Mark Sopi është kujtesë e ndërgjegjes, përgjegjësisë dhe bashkëjetesës.
Nënë Tereza është kujtesë e humanizmit.
Këto figura dhe këto momente u përkasin periudhave të ndryshme dhe nuk mund të vendosen artificialisht në të njëjtën vijë politike. Por prej secilës mund të nxjerrim një mësim për Kosovën e sotme.
Dhe mbase mësimi më i rëndësishëm është ky: një shoqëri bëhet më e fortë kur arrin të bashkojë atë që është e ndryshme rreth një interesi më të madh se vetja.
Skënderbeu na kujton qëndresën përballë rrezikut.
UÇK-ja na kujton çmimin e lirisë.
Por një shtet nuk ndërtohet vetëm me qëndresë dhe sakrificë. Pas luftës vjen detyra edhe më e vështirë: të ndërtosh paqe, institucione dhe një kulturë politike ku kundërshtari nuk trajtohet si armik.
Pikërisht këtu bëhet i rëndësishëm Anton Çeta.
Mësimi i Anton Çetës
Në vitet e nëntëdhjeta, kur Kosova jetonte nën një regjim shtypës dhe kur plagët brenda shoqërisë rrezikonin të prodhonin plagë të reja, Anton Çeta zgjodhi rrugën e pajtimit.
Ai nuk e pa pajtimin si dobësi.
E pa si forcë.
Nuk u kërkoi njerëzve të harronin dhimbjen, por t’i jepnin asaj një fund që të mos prodhonte dhimbje të re.
Pajtimi ishte një akt i guximshëm qytetar. Ishte dëshmi se një shoqëri mund të vendosë të mos mbetet peng i së kaluarës.
Sot, kur flasim për konsensus politik, ky mësim është më aktual se kurrë.
Pajtimi nuk është vetëm kapitull i së kaluarës. Është kulturë politike.
Konsensusi, po ashtu, nuk do të thotë që të gjithë mendojnë njësoj. Do të thotë që, edhe kur mendojmë ndryshe, dimë të gjejmë një qëllim më të madh se vetja.
Rugova dhe politika e dialogut
Në këtë kujtesë zë një vend të veçantë edhe Ibrahim Rugova.
Rugova e ndërtoi një pjesë të madhe të filozofisë së tij politike mbi rezistencën paqësore, dialogun dhe orientimin e Kosovës drejt botës demokratike.
Ai e kuptonte rëndësinë e aleatëve. Por e kuptonte edhe se Kosova duhej t’i dëshmonte botës se ishte e aftë të ndërtonte një shoqëri demokratike, tolerante dhe të respektueshme.
Për Rugovën, politika nuk ishte vetëm luftë për pushtet. Ishte edhe përpjekje për të krijuar një kulturë të re politike.
Një kulturë ku kundërshtari nuk duhej domosdoshmërisht të shndërrohej në armik.
Ku dialogu nuk ishte kapitullim.
Ku paqja nuk ishte dobësi.
Kjo trashëgimi politike është veçanërisht e rëndësishme sot, kur debati publik shpesh reduktohet në pyetjen se kush fitoi dhe kush humbi.
Një Republikë nuk ndërtohet vetëm mbi fitoret e njërës palë.
Ajo ndërtohet mbi aftësinë për të jetuar së bashku edhe pas betejës politike.
At Mark Sopi dhe dimensioni i ndërgjegjes
Pikërisht në këtë dimension lidhet natyrshëm edhe kujtimi i Imzot Mark Sopit.
Mark Sopi ishte një figurë e rëndësishme morale e Kosovës. Ai i dha jetës publike një dimension që shpesh mungon në politikë: dimensionin e ndërgjegjes.
Marrëdhënia e tij me Ibrahim Rugovën dhe bashkëpunimi i tyre në rrethana të vështira dëshmonin se njerëzit me role dhe bindje të ndryshme mund të gjejnë gjuhë të përbashkët kur përballë tyre qëndron një interes më i madh shoqëror.
Në vitin 2005, kur Rugova dhe Mark Sopi vendosën gurthemelin e Katedrales “Nënë Tereza”, simbolika e atij akti shkonte përtej një godine.
Ishte një shenjë e një Kosove që donte të ndërtonte të ardhmen mbi tolerancën, mirëkuptimin dhe bashkëjetesën.
Dhe kjo është arsyeja pse Mark Sopi nuk duhet të kujtohet vetëm në ditë përkujtimore. Ai duhet të kujtohet edhe kur flasim për mënyrën se si duam ta ndërtojmë Republikën.
Nënë Tereza dhe humanizmi
Kjo frymë na çon natyrshëm te një tjetër figurë që e tejkalon çdo ndarje politike: Shën Nënë Tereza.
Nënë Tereza nuk është thjesht një emër shqiptar me famë botërore. Ajo është një nga simbolet më të fuqishme të humanizmit shqiptar në botë.
Mesazhi i saj ishte njerëzor para se të ishte politik: t’i shërbesh njeriut, t’i qëndrosh pranë atij që ka nevojë dhe ta ruash dinjitetin njerëzor edhe në rrethanat më të vështira.
Nëse Kosova dëshiron të ndërtojë një shtet demokratik, atëherë humanizmi nuk mund të jetë vetëm një fjalë ceremoniale. Duhet të jetë pjesë e kulturës së saj institucionale.
Sepse në fund të fundit, shteti ekziston për njeriun.
Walker, DioGuardi dhe një emër për t’u shqyrtuar
Në këtë kontekst duhet parë edhe propozimi për Faton Bislimin.
William Walker nuk është thjesht një emër në historinë diplomatike të Kosovës. Ai është dëshmitar i një prej kapitujve më tragjikë të historisë së saj moderne. E njohu Kosovën në kohën kur fjala e saj ende duhej të dëgjohej në botë dhe kur krimet që po ndodhnin këtu rrezikonin të mbeteshin nën heshtjen e politikës ndërkombëtare.
Ai pa dhe foli.
Për një popull që luftonte për të mos mbetur i harruar, kjo kishte peshë të jashtëzakonshme.
Sot, pas kaq vitesh, Walker kthehet përsëri me një mendim për Kosovën. Këtë herë nuk flet për luftën, por për një nevojë institucionale; jo për konfliktin, por për një figurë që mund të shërbejë si urë; jo për atë që na ndan, por për atë që mund të krijojë një pikë të përbashkët.
Ai ka propozuar Faton Bislimin për President.
Në krah të tij qëndron Joseph DioGuardi, një tjetër mik i kahershëm i Kosovës dhe një prej zërave amerikanë që për dekada ka punuar që çështja e shqiptarëve të Kosovës të dëgjohej në Washington.
DioGuardi e njeh Bislimin prej më shumë se dy dekadash. Kjo e bën propozimin e tij më shumë se një deklaratë të rastit: është një vlerësim që buron nga një njohje e gjatë.
Por edhe këtu duhet të ruajmë një parim të rëndësishëm.
Faton Bislimi nuk duhet të shihet si “kandidati amerikan”.
As si “kandidati i Walkerit”.
As si “kandidati i DioGuardit”.
Nëse një ditë do të bëhej President, ai do të mund të ishte vetëm President i Republikës së Kosovës.
Miqtë mund të tregojnë një rrugë.
Por rrugën duhet ta zgjedhë vetë Kosova.
Pse një alternativë meriton të dëgjohet
Nuk po them se Faton Bislimi është kandidati i vetëm i mundshëm.
As se duhet të jetë patjetër Presidenti i ardhshëm i Kosovës.
Po them diçka më të thjeshtë dhe, besoj, më të arsyeshme:
Faton Bislimi është një mundësi alternative që meriton të shqyrtohet seriozisht.
Në politikë, sidomos në momente të vështira, alternativa është vlerë.
Një shoqëri që nuk ka alternativa rrezikon të mbetet peng i ndarjeve të veta.
Një Republikë që kërkon konsensus duhet të jetë në gjendje të shohë edhe përtej emrave të zakonshëm, përtej llogarive të ditës dhe përtej pyetjes se cili krah politik do të dalë fitues.
Presidenti nuk është çmim i një partie.
Presidenti është institucion i Republikës.
Dhe një President konsensual duhet të jetë në gjendje të hyjë në një sallë ku janë të pranishëm njerëz që nuk pajtohen me të dhe të dalë prej saj pa e humbur respektin për ta.
Kjo është një nga sfidat më të mëdha të një Presidenti.
Jo t’i bindë të gjithë.
Por të jetë i respektueshëm edhe për ata që nuk e kanë mbështetur.
Një test për kulturën politike
Kandidatura e Faton Bislimit mund të shërbejë edhe si një test i kulturës sonë politike.
A jemi në gjendje ta shqyrtojmë një alternativë pa e parë menjëherë si kërcënim?
A mund të dëgjojmë një emër që nuk është domosdoshmërisht zgjedhja e parë e secilit?
A mund të kërkojmë një figurë që nuk bashkon vetëm një shumicë, por krijon një hapësirë më të gjerë mirëkuptimi?
Këto janë pyetje që duhet t’i bëjë politika kosovare.
Sepse Presidenti i Kosovës nuk duhet të jetë vetëm President i atyre që e kanë votuar.
Ai duhet të jetë edhe President i atyre që nuk e kanë votuar.
Këtu qëndron dallimi mes një kandidature partiake dhe një kandidature që synon konsensusin.
Nëse ekziston një kandidat më i mirë, le të dalë përpara.
Nëse ekziston një figurë tjetër që mund të bashkojë më shumë, le të dëgjohet.
Por le të mos e mbyllim derën para se ta kemi dëgjuar argumentin.
Kosova ka nevojë për një frymë
Ndoshta kjo është ajo që na mungon më shumë sot: jo një emër i përkryer, por një frymë politike.
Një frymë që e njeh vlerën e aleatit, por ruan dinjitetin e vendimmarrjes së vet.
Një frymë që e respekton të kaluarën, por nuk mbetet peng i saj.
Një frymë që e kujton Skënderbeun për qëndresën, UÇK-në për sakrificën për lirinë, Anton Çetën për pajtimin, Nënë Terezën për humanizmin, Rugovën për paqen dhe dialogun dhe At Mark Sopinë për përgjegjësinë morale e bashkëjetesën.
Dhe një frymë që i sheh miqtë amerikanë të Kosovës me mirënjohje, por jo si zëvendësim të vullnetit dhe institucioneve të Republikës.
Sepse ky është edhe kuptimi i një shteti të pjekur: të dëgjojë miqtë, të respektojë aleatët dhe, në fund, të vendosë vetë.
Sot Kosova ka nevojë pikërisht për këtë.
Përtej partive.
Përtej kampeve.
Përtej interesave të momentit.
Përtej pyetjes se kush fiton.
Sepse shteti nuk duhet të jetë fitorja e askujt mbi askënd.
Shteti duhet të jetë fitorja e të gjithëve.
Nëse Faton Bislimi mund të jetë njëra prej mundësive për ta afruar Kosovën me këtë ide, atëherë propozimi i William Walkerit dhe Joseph DioGuardit meriton të dëgjohet.
Me qetësi.
Me respekt.
Pa imponim.
Dhe mbi të gjitha, me bindjen se Presidenti i Republikës duhet të jetë, para së gjithash, President i Republikës së Kosovës.
Prishtinë,05.10.2026
Në Kosovë votohet Albin Kurti, sepse populli i Kosovës zgjedh alternativën më të mirë, atë alternativë e cila është vazhdim i projektit kombëtar , i zhvillimit të Kombit dhe i realizimit të demokracisë,shtetit ligjor, pra i Triumfit të Kombit.
Opozita politike ka vite që e mban në krizë Kosovën, shtetin dhe institucionet. Në mbështeje të këtyre krizave opozita në Kosovë ka pasur gjithmonë mbështetje Edi Ramën, kryeministrin shëmbull dhe model korrupsioni, kundër regjimit të të cilit protestohet në Tiranë prej më shumë se 4 muaj rresht, por që para një viti kundër Kurtit u rreshtua edhe ishPresidentja Osmani.
Të gjithë në një komplot kundër KURTIT.
Por, pyesim se përse?
Sepse Kurti ishte komplet dhe tërsisht dhe krejt ndryshe nga kjo lloj politike dhe krejt ndryshe edhe nga llumi mediatik, serbofil, agjenturor antishqiptar dhe Kurti është krejtësisht ndryshe edhe ndaj intelektualizmit mercenar të cilët kishin projekt e qëllim vetëm pushtetin personal, hajdutërinë, pazaret me trojet, pasuritë kombëtare dhe me korrupsionin. Ndërsa Kurti si projekt kishte dhe ka vlerat dhe interesin kombëtar, shtetin demokratik e ligjor,zhvillimin ekonomik e mirëqënien, sigurinë kombëtare dhe të territorit, forcimin e ushtrisë , antarësimin në NATO, antikorrupsionin, antitradhëtinë, patriotizmin dhe aleancën e sinqertë me SHBA-të.Dhe për këto arësye unë iu pata drejtuar me një thirrje votuesve në Kosovë me 10 Maj 2026 , një muaj para zgjedhjeve të 7 Qershorit 2026 që:
”Votoni Kurtin sepse ai dhe LVV janë projekt kombëtar”:
“Albin Kurti dhe LVV nuk janë dhe nuk erdhën rastësisht aty ku janë sot. Vetë fakti se ai votohet nga shumica në Kosovë tregon se Kurti është një projekt kombëtar si domosdoshmëri kombëtare.
Kurti dhe LVV sot mbështeten edhe nga ndërkombëtarët, sidomos nga SHBA-të dhe aleatët besnikë të Kosovës, sepse Kurti është në shërbim të çështjes kombëtare të Kosovës.
Kurti, politika e tij dhe LVV janë sot projekt kombëtar, ashtu siç ishte edhe UÇK-ja.
Kurti sot është politikani shqiptar më proamerikan sepse SHBA-të duan dhe mbështesin politikën dhe politikanin Kurti, pasi Kurti është i pakorruptueshëm, ndërsa korrupsioni është dhe përbën kërcënimin më të madh për demokracinë dhe shtetin ligjor, si dhe kërcënim për shtetin, pavarësinë dhe sovranitetin e tij.Kurti është politikani më proamerikan sepse ai është i përkushtuar kundër korrupsionit, të cilin SHBA e ka në krye të agjendës politike të saj.
Kurti është proamerikan sepse punon dhe i është përkushtuar forcimit të ushtrisë së Kosovës, forcimit dhe modernizimit të saj, si dhe pajisjes me armë moderne dhe antarësimit të Kosovës në NATO.
Kurti është projekt kombëtar sepse është besnik i projektit amerikan , i SHBA-ve të cilat janë i vetmi shtet në botë që ka mbrojtur dhe mbështetur Çështjen shqiptare në Ballkan, Çështje së cilës i është përkushtuar më shumë se cilido politikan tjeter në Historinë e shtetit shqiptar të Shqipërisë dhe Kosovës
SHBA-të mbështesin Kurtin dhe Kurti është me SHBA-të sepse SHBA-të duan një politikë dhe politikan në Kosovë i cili për çështjen kombëtare dhe në mbrojtje të sovranitetit dhe territorit të shtetit të Kosovës është i pathyeshëm.
LVV dhe Kurti punojnë për ndërtimin e demokracisë, të drejtësisë dhe të shtetit ligjor, dhe prandaj duhet votuar Kurti”
Shënim : Koha vertetoi dhe më dha të drejtë , sepse tani kanë rënë të gjitha fantazitë ,alibirat , akuzat dhe retorikat e opozitës në Kosovë. U vertetua se sa të drejtë ka pasur Kurti i cili ka kundërshtuar ngritjen e Gjykatës Speciale dhe se sa fajtorë dhe të papërgjegjshëm kanë qenë ata të cilët votuan për ngritjen e saj.
Ranë të gjitha alibitë se Kurti është antiamerikan , se nuk mund të shkojë në SHBA dhe se nuk e pret atë Presidenti i SHBA-ve, por Kurti shkoi në SHBA dhe u prit nga Presidenti Trump.
Opozita politike tani, por tepër vonë proteston kundër Aktgjykimin dhe vendimit të dënimit të 4 ishkomandantëve të UÇK-së, por ajo duhet fajesuar pse e votoi këtë gjykatë, por edhe pse për interesa pushteti opozita bllokoi dhe pengoi , madje edhe shkaktoi kriza parlamentare për interesa pushteti, gjë e cila, pra opozita duhej që sinqerisht të ishte shumë më e interesuar se sa Kurti e LVV për ecurinë, zgjedhjen dhe vënien në funksionim të institucioneve të shtetit ,gjë e cila do kishte qenë mbështetja më e mirë që shteti i Kosovës të kishte angazhuar gjithë potencialet parlamentare, qeveritare, presidenciale dhe juridiko-kushetuese për mbrojtjen e të akuzuarve nga Gjykata Speciale.
Opozita, mjerish për të si projekt kishte atë të rolit të një opozite dritëshkurtër pasi mendonte se duke bllokuar e penguar demokracinë dhe zgjedhjen e institucioneve do të vinte në pushtet, por ajo vetëm sa ka dështuar vazdimisht.
Më 27 Gusht 2026, ish kongresmeni dhe presidenti i LQSHA JoeDioGuardi u dërgoi nga një letër me të njëjtën përmbajtje Albin Kurtit, Bedri Hamzës, Lumir Abdixhikut e Ardian Gjinit ku propozonte për president konsensual Faton Bislimin, një personalitet me të cilin Joe DioGurdi dhe LQSHA ka bashkëpunuar që kur Bislimi vazhdonte studimet në SHBA. Dhe ky bashkëpunim midis tyre në interes të shtetit të Kosovës nuk ka rreshtur kurrë. Faton Bislimi i ka qendruar në krah Skënderbeut modern të Shqiptarëve në lobimin me administratat Amerikane, qofshin Republikane apo Demokrate, si një interlokutor i plotbesueshëm.
Të njëjtin propozim publik me Joe DioGuardin, njëkohësisht, bëri edhe Ambasadori William Walker, për të njëjtin emër.
Nuk ka ndodhur kurrë në historinë moderne të shtetit që dy nga Figurat më të shquara me ndikim thelbësor në arritjet që Kosova gëzon sot,
sikur Ambasadori Walker që e ktheu rrotën e historisë në favor të viktimës
dhe Kongresmeni JoeDioGuardi që e vuri temën e Kosovës si çështje për t’u zgjidhur në kryemetropolin e demokracisë Washington D.C
në favor të Kosovës e popullit të saj të nëpërkëmbur, të shtypur e konsideruar i dorës së fundi nga regjimi kriminal serb,
bashkë që të dy,
dy Zëra të Fuqishëm që vijnë nga SHBA,
të propozojnë të njëjtin emër si kandidat konsensual për president të Republikës së Kosovës.
Emrin e Faton Bislimit i cili ka filluar bashkëpunimin me administratat Amerikane, me Kongresin e SHBA dhe Komitetin për Punë të Jashtme që kur drejtohej nga Kongresisti i shquar Miku i paharruar i kombit shqiptar Tom Lantosh.
Këto dy figura të ndritura, DioGuardi dhe Walker dhe dy zëra të fuqishëm direkt me ndikim në Administratat e SHBA, bëhen garant për kandidaturën e Faton Bislimit si President i Republikës së Kosovës
ndërsa politika e dështuar e Kosovës bën syrin qorr e veshin shurdh duke sanksionuar falimentin e saj.
Po i kthehem letrës së 27 Gushtit 2026 që kongresmeni dhe presidenti i LQSHA i ka dërguar kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe liderëve të opozitës e cila është mbajtur në heshtje, diçka e papranueshme.
Kësaj letre që asnjë nga katër liderët nuk marrin mundimin ta vendosin në qendër të vemendjes, kur do të duhej të mbanin qendrim publik, i shtohet edhe Letra e Hapur që Joe DioGuardi i dërgon para dy ditëve lidërshipit aktual të Kosovës,
duke paraqitur kërkesën e tij të vetme, të parën e të fundit, si amanetin e tij, propozimin e Faton Bislimit, si kandidat për Republikën e Kosovës, si një figure tashmë të mirënjohur për aktivizmin e tij të pandalshëm me Administratat e SHBA në interes të Republikës së Kosovës dhe Çështjes Shqiptare në përgjithësi.
Joe DioGuardi i lutet klasës politike ta mbyllë këtë krizë institucionale në dëm të shtetit të Kosovës me një emër që meriton respekt për të qenë President konsensual.
Deri më tani ka heshtje.
Por kjo heshtje duhet të marrë fund.
Liderët politikë janë të detyruar të respektojnë një lutje apo kërkesë nga Zëra të fuqishëm që përfaqësojnë SHBA.
Partitë e Kosovës janë tepër të vogla përpara kontributit dhënë për Kosovën nga Joe DioGuardi.
Deputetët e partive të ndryshme, një pjesë e madhe me moshë të re dhe pa fare kontribute, duhet të bëhen të përgjegjshëm se roli i tyre si përfaqësues të popullit nuk ka vlerë që t’i binden kryetarëve të partive, por votuesit nga ku kanë marrë votbesimin që të mbrojnë interesin e shtetit të Kosovës, që sot është më i nëpërkëmbur se kurrë nga kjo klasë politike që ka mbetur peng e Katërshes së Hagës.
O sot o kurrë deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të marrin përgjegjshmërinë që u takon,
duke e krahasuar veten se çfarë kanë bërë seicili nga ata për Kosovën
dhe çfarë roli kanë pasur dhe çfarë kanë bërë për Kosovën Kongresmeni JoeDioguardi dhe William Walker,
i cili i tha Perëndimit se UÇK nuk ishte organizatë terroriste sikur e kish etiketuar i dërguari special i SHBA në Ballkan Robert Gelbard dhe se kryekasapi i Ballkanit në 15 janarin e 1999 në Reçak kish kryer krime kundër njerëzimit.
Të dy këta burra, DioGuardi dhe Walker propozojnë Faton Bislimin si kandidat për president të Republikës së Kosovës.
Asnjëri prej jush që jeni pjesë e atij Parlamenti nuk e gëzoni këtë privilegj moral, as nuk keni të drejtën ta anashkaloni, por e keni për detyrë të respektoni propozimin dhe pastaj seicili prej jush të tregojë përgjegjshmërinë e vet ndaj shtetit të Kosovës.
Mos ia vini veshin kurrë as folklorizmave për tradhëti të Edi Ramës apo ndonjë shkrimtari që vjen nga oborri famëkeq i partisë së tij.
SHBA janë Aleati ekzistencial i kombit shqiptar, dmth i përhershëm,
për inat të gjithkujt që ia do të keqen Kosovës
apo e mat Kosovën qoftë me kutin e lakmive të vjetra mitomane
apo me kutin e politikanëve minukë dhe anonimë që mjerisht duan të dalin, diçka e pamundur, mbi interesat kombëtare dhe Euro-Atlantike të Kosovës.
KARAFILAT QË PËRQAFOJNË “KARIATIDET ”… Kujtime DR. EDUARD A. SKUFI
Urime për postin e Presidentes, Justinë, çika shtatselvi e Simon Shirokës! Nga Çun Lajçi
SKIFTER NË SHKREPA- Nga ARIF EJUPI
KUR RIVALITETI POLITIK I LË VEND INTERESIT TË PËRGJITHSHËM- Nga ARIF EJUPI
Prokuroria e akuzon Thaçin se ka gënjyer për historinë e UÇK-së – Thaçi duket se u kundërgodit nga intrigat e tij Nga Idriz Morina
Albin Kurti & opozita duhet të bien dakord për Faton Bislimin, kandidatin për president konsensual propozuar nga kongresmeni JoeDioGuardi & ambasadori Walker Nga Elida Buçpapaj
Nobeli për Paqe i ndahet gjyqtares afrikanojugore Navi Pillay
BIRN: Shqipëria, e papërgatitur për një ndryshim të rregullave të lojës nga BE
Lisat nuk ikën- Poezi të reja nga Ismet TAHIRAJ
Kamberi i përgjigjet Vuçiqit: “Nuk kuptoj çfarë po të shqetëson nga angazhimi im për shqiptarët”
Shqipëria në planin rajonal për rikthimin e pyjeve, në fokus Alpet dhe pellgu i Drinit
Kendi i humorit: I kërkon partnerit të bëjnë përsëri dashuri
Botues:
Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj
Moto:
Mbroje të vërtetën - Defend the Truth
Copyright © 2022
Komentet