Organi i akuzës në bazë të informacioneve të siguruara nga autoritetet italiane për kapjen e këtyre ngarkesave me lëndë narkotike, ka nisur hetimet, nga ku janë siguruar të dhëna, të cilat krijojnë dyshimet e arsyeshme për përfshirjen e zyrtarëve policorë dhe doganorë në trafikun e lëndëve narkotike.
“Sipas të dhënave të deritanishme hetimore, Prokuroria vlerëson se, bazuar në veprimet e punonjësve të policisë kufitare, të doganës dhe të agjentëve doganor, Qafë Thanë, si edhe atyre të Portit Durrës, Doganës Durrës dhe Doganës Tiranë, ekziston një formë e organizuar bashkëpunimi mes tyre për të realizuar kalimin e automjeteve kamion të mbushur me lëndë narkotike nga Shqipëria në Itali”- njofton prokuroria.
Të dyshuarit e këtij hetimi janë të përfshirë në njërin ose në të dy episodet, të cilat janë pjesë e të njëjtit procedim penal.
EMRAT
- Ymer Blloshmi, doganier, përgjegjës turni, Qafë-Thanë
- Iliras Malja, doganier pranimi/verifikimi, Qafë-Thanë
- Maliq Kadilli, agjent doganor, Qafë-Thanë
- Kastriot Topulli, agjent doganor, Qafë-Thanë
- Gëzim Dervishi, specialist në Policinë e Portit Durrës
- Mexhit Xhixha, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës
- Roland Metani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës
- Agron Kapllani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës
- Gentian Selmani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës
- Medi Demiri, kontrollor, Policia e Portit, Durrës
- Fatmir Plaku, kontrollor, Policia e Portit, Durrës
- Julian Doraci, Shef i Stacionit Policor, Porti Durrës
- Edmond Luzi, doganier eksporti, Porti Durrës
- Ylli Vogli, doganier peshore, Dogana Vorë (Tiranë)
- Vladimir Ziu, doganier regjimi, Dogana Vorë (Tiranë)
- Erald Kulla, agjent doganor, Dogana Vorë (Tiranë)
- Behar Sula, kontrollor hyrje-dalje, Policia e Portit, Durrës
- Nezir Bardhoshi, kontrollor hyrje-dalje, Policia e Portit, Durrës
Komentet