VOAL

VOAL

Vandalët fshijnë gjuhën shqipe në tabelat rrugore në Maqedoni

March 17, 2017

Komentet

UGSHPD: NDËRZIMI RILINDAS NDAJ DEMOKRACISË

 
 
Me Nikollën në të djathtë dhe Çuçin majtas, për rreth 120 minuta  mbi 100 rekrutë politikë të PS dëgjuan pandërprerë dhe pa pipëtirë  kreun e tyre Rama. Në fjalimin mbi forcën politike të Rilindjes ashtu si dhe mbi administratën kryeministri, Rama në qendër nuk përmendi emra për të paaftët dhe përgjegjësit e pritshëm të korrupsionit (hajdutët), por thelloi si asnjëherë fyerjen verbale. Në Rilindje ka vdekur demokracia dhe të gjithë kokëulurit që mbanin shënime u mpinë nga ideologjia dhe vërtetë rreth e rrotull në ato mjedise sillet fryma e fjalimeve të dhunshme dhe fantazma e diktatorit komunist Hoxha. Është e njëjta sallë pak muaj para vdekjes fizike të idhullit të fshehur të së majtës, rreth 40 vite më pas. 
Nuk do të ndaleshim në idetë që u munduan të jepeshin aty pasi fund e krye mohohet orjentimi perendimor i vendit dhe pluralizmi. Përdorimi i drejtësisë për të luftuar kundërshtarët politik i gjen shembujt në Rusi dhe Pakistan. Këto ide Rama mund t’ja shesë Moduleve të Akademisë Politike që ka menduar të bëjë, por jo qytetarëve që po rëndohen çdo ditë për përballimin e jetës. Në atë grup parlamentar drejtuesi 11 vjeçar pranoi korrupsionin dhe vjedhjen ku vetë nuk njeh përgjegjësi për dështimin dhe falimentimin e politikave shtet formuese duke përforcuar rradhët e mbrojtjes së pushtetit të vet. Ky pasazh fjalimi flet shumë për ndërzimin Rilindas ndaj demokracisë: 
Prandaj o e fitojmë ne këtë luftë të madhe për Shqipërinë, duke ia vënë shtetit që po ndërtojmë të gjithë pushtetin e Partisë Socialiste në dispozicion,bashkë me gatishmërinë për të marrë çdo kosto, ose kjo dallgë e sapongritur e drejtësisë së re, kundër abuzuesve të pushtetit politik e të funksioneve publike, do të thyhet nëpër shkëmbinjtë ende të kudondodhur të kulturës e të politikës së vjetër antishtet.

Prandaj dua edhe të jem shumë i qartë këtu me ju:

… si për këdo mes nesh, sado afër këtu apo sado larg nga këtu, që tradhton ata që na kanë besuar, duke flirtuar me armikun e shpallur numër një të kësaj lufte, i cili është korrupsioni.

Kush flirton me atë armik, kush i tradhton besimtarët tanë, anëtarët e thjeshtë të kësaj partie, kush i tradhton njerëzit e zakonshëm që na kanë dhënë privilegjin të udhëheqim, afro 800 mijë zgjedhësit që secilit e secilës këtu në këtë sallë, i kanë bërë nderin e jetës, duke i dhënë mandatin e lartë të përfaqësuesit të një populli e një atdheu të tërë, në parlament apo në qeveri, deputet a ministër, nuk është as ne, nuk është as i yni, e as nuk ka asnjë punë me ne! 

Edhe njëherë duhet theksuar se askush nuk piptiu dhe ngriti pyetje në këtë sallë të vendimmarrjes politike socialiste. Rezoluta nënshkruhet ashtu sikurse çdo vendim ku sot janë zhdukur milionat e investimeve dhe ende nuk kemi asnjë përgjegjës. A mund të flitet për dëmin ekonomik përmes shifrave qoftë edhe njëherë të vetme? Apo duhet të priten raportet ndërkombëtare mbi bujqësinë, shëndetësinë, arsimin, mjedisin dhe transportin dhe bashkë me to sistemi zgjedhor, krimi i organizuar, liria efjalës dhe dhuna ndaj gazetarëve ku Shqipëria bie çdo ditë në renditjet e fundit.

Së fundi, Rama është i shqetësuar nga korrupsioni dhe vjedhja të cilat i pranoi sepse do të monitorohen paratë që blejnë dhe manipulojnë zhjedhjet. Me këtë bilanc ai nuk mund të japë dorheqjen sepse i duhet mbrojtja e pushtetit ndaj propaganda ka një fokus median dhe turizmin. Para ende të pa deklaruara dhe transparente për arkën e shtetit.

Në çdo edicion lajmesh për televizionet qeveritare sikurse dhe ATSH-ja, pas fjalimeve të kryeministrit që e ka harruar Kuvendin e Shqipërisë prej kohësh, atmosfera e turizmit është kthyer gjithëvjetore. Publiku i ndjek këto informacione ashtu sikurse edhe sheh në studiot televizive, politikanë e ministra, analistë e moderatorë që përpiqen ta përkthejnë Projekt Rezolutën (“Për Mirëqeverisje dhe Antikorrupsion”), jo vetëm duke ja shpërndarë ndërkombëtarëve, por edhe shqiptarëve brenda vendit dhe atyre në diasporë me largpamësinë e 2030-ës Evropiane të Rilindjes. Askush prej tyre nuk ndalet tek shkaku i korrupsionit dhe vjedhjes së një sistemi të ngritur që po përpiqet ta gllabërojë drejtësinë.

Rama ka hyrë në ciklin përmbyllës të pushtetit, teza e tij e përgjegjsive individuale e mbrojtur me këtë lloj propagande ku investohen miliona euro për të qendruar në pushtet i vetëm nuk jep rezultat. Sikurse ai po i lëshon të vetët me gojën myllur, dikush shumë shpejtë do ta godasë. Fjala e lirë dhe demokracia për Rilindjen Socialiste ka vdekur sepse është pasuruar elita, shërbëtorët dhe burgu me pagesë për të mbuluar gjurmët e krimit ekonomik dhe duke varfëruar Shqipërinë dhe shtetasit e saj. 

Përpara drejtësisë të gjithë të barabartë dhe jo drejtësi që imponon politika.

Rama e humbi mbështetjen ndërkombëtare. E vetmja formë për të mbijetuar mes të vetëve është ngritja e kultit të duke i shëmbëllyer gjithnjë e më shumë Hoxhës, por tani i gjithëditur me çështjen globale. Një riciklim ideologjik dhe jo përmbysës siç shprehet tani pas 40 vitesh, kohë kur diktatori endej fizikisht dhe bashkë me të frika e pushtetit.  

Rama e humbi mbështetjen ndërkombëtare sepse po lufton pluralizmin duke futur një përçarje si dikur lufta e klasave, ku shqiptarët kundërshtarë politik janë armiq. Ndaj humbjen në këtë rast duhet t’ia provojnë së shpejti  shqiptarët dhe diaspora se sa ky sistem ritmikisht po i vjedh dhe po “i integron” në botë duke i dëbuar shqiptarët, duke krijuar kështu humbjen njëherë e mirë të pushtetit.

 

8 Maj, 2024

 

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Kurti: Kosova s’e pranon Asociacionin si kusht për anëtarësimin në KiE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ngulur këmbë të mërkurën se Qeveria e tij nuk do ta pranojë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe si kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE).

Duke folur në mbledhjen e Qeverisë në Prishtinë, Kurti tha se Kosova është duke u përballur javët e fundit me “një kusht të ri, i cili nuk ka aspak të bëjë me anëtarësimin” në Këshillin e Evropës.

Kosova aplikoi në vitin 2022 për t’iu bashkuar Këshillit të Evropës dhe, muajin e kaluar, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës rekomandoi që Kosova të pranohet në këtë organizatë.

KiE – lidere në Evropë për të drejtat e njeriut – mund të votojë për pranimin e Kosovës më 16 maj.sn

Janusz Bugajski ndihmës Sekretarit O’Brian për Escobar & Lajçak: Ata e kanë bërë rajonin më të paqendrueshëm se në vitet ’90 –

 

Voal.ch – Në rrjetin social X pasi ndihmës Sekretari i Shtetit Jim O’Brien ka vendosur një foto të tij dhe të Gabriel Escobar duke komentuar  se “Zëvendës Ndihmës Sekretari Gabe Escobar dhe unë planifikojmë të mirëpresim @MiroslavLajcak më vonë këtë javë për të koordinuar mbështetjen SHBA-BE për Ballkanin Perëndimor“, ka reaguar eksperti Amerikan Janusz Bugajski si në vijim:

Jim, ata e kanë bërë rajonin më të paqëndrueshëm sesa ka qenë që nga vitet 1990, duke fuqizuar agjendën ekspansioniste të Beogradit, duke ndëshkuar aleatët tanë në Prishtinë dhe Sarajevë dhe duke i mundësuar Rusisë të depërtojë më tej në Ballkan. Me siguri është koha për një rishikim të politikës dhe personelit.”

 

Zelensky: Mbi 50 raketa dhe 20 dronë u lëshuan mbrëmë në vendin tonë, Putini është nazist

Duke komentuar sulmet ruse të natës së 7 dhe 8 majit, presidenti Volodymyr Zelensky ka thënë se vetëm nazistët do të kryenin sulme të tilla në Ditën e Fitores mbi nazizmin në  Luftën e Dytë Botërore.

Ai theksoi se Rusia ka shkrepur mbi 50 raketa dhe më shumë se 20 dronë Shahed, transmeton Telegrafi.

“Në ditën e Fitores mbi nazizmin në Luftën e Dytë Botërore, nazisti Vladimir Putin ka lansuar një sulm masiv me raketa mbi Ukrainën”, ka shkruar Zelensky në Facebook.

Sipas tij, mbi 50 raketa dhe më shumë se 20 dronë Shahed kishin shënjestruar infrastrukturën në Lviv, Vinnytsia, Kyiv, Poltava, Kirovohrad, Zaporizhzhia dhe Ivano-Frankivsk.

“E gjithë bota duhet ta kuptojë kush është kush. Bota nuk duhet t’i jap mund një nazizmi të ri”, tha ndër tjera presidenti ukrainas.

Kurti: Krimet e Serbisë janë të dëshmuara dhe do të adresohen para drejtësisë sikur edhe kryerësit dhe urdhërdhënësit e tyre

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar dëshmorët që ranë 25 vjet më parë në Çabrat të Gjakovës.

“Në një ditë si kjo 25 vite më parë, njësite policore të Serbisë i rrethuan në Çabrat të Gjakovës rreth 100 luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të Brigadës 137 “Gjakova”. Mëngjesin e 7 majit 1999 nisën luftimet që vazhduan deri në mbrëmje e mandej edhe gjatë 8 dhe 9 majit. Në këto luftime ranë dëshmorë: Kushtrim Hoxha, Ali Hoxha, Tom Gjoka, Bujar Roka, Visar Juniku, Ahmet Gjikolli, Dashmir Krasniqi, Sefedin Xërxa, Yllka Domi, Hazyr Këpuska, Ilir Berisha, Agim Haxhiavdyli, Taulant Nura, Mentor Shtaloja që vdiq më 10 maj dhe Hamëz Zymberi që vdiq nga plagët më 15 maj.”

Ai ka thënë se serbët më pas u hakmorën për humbjet e pësuara duke vrarë banorët civilë te ura e Taliqit dhe në lokacione tjera. Kurti ka përmendur emrat e tyre.

“Për humbjet e pësuara atë ditë, policët serbë u hakmorrën duke vrarë këta banorë civilë te ura e Taliqit dhe në lokacione të tjera: Ali Krypa, Ali Beqrama, Ibrahim Gojani, Ejup Huma, Faton Huma, Florent Sulejmani, Avni Shasivari, Shkëlzen Ajrani, Gani Ibrahimi, Demush Lataj, Hasan Smajli, Ramë Syla, Sokol Zenuni, Musa Binaku, Shaban Dodaj, Osman Tafa, Xhelal Sefa, Agim Efendija, Astrit Rexha, Kastriot Zherka, Lulzim Jaka, Halil Axhemi, Burim Bardhi, Fehmi Haxhidauti, Genc Këpuska, Elez Bakalli, Selim Lluhani, Tefik Lluhani, Esat Bicurri, Ferhat Bicurri, Nexhdet Bicurri, Sadri Binaku, Florim Berisha, Gëzim Berisha, Shani Luzha, Florim Luzha, Sami Luzha, Gëzim Luzha, Ylber Mejzini, Basri Nura dhe Halit Nura.”

Kurti ka shkruar emrat e të gjithë personave që u vranë nga forcat serbe më 8, 10 dhe 11 maj të vitit 1999.

“Të nesërmen më 8 maj 1999, nga policët serbë u vranë edhe Megzon Boshnjaku, Neki Pula, Halil Gashi, Kujtim Nuka dhe Faik Qava. Kurse më 10 maj, u vranë edhe Avni Spasi, Islam Koci, Idriz Mehmeti, Njazi Mehmeti, Agim Berisha, Albert Berisha, Fadil Berisha, Qazim Kajdomqaj, Muhamet Dyla, Isa Lokaj, Cenë Hajdari, Afrim Dana, Isuf Saraqini, Agim Saraqini, Arben Saraqini, Veli Saraqini, Skifer Sharani, Valon Sharani, Visar Sharani, Isuf Sharani, Mentor Sharani, Tahir Sharani, Arben Gexha, Osman Haxhiavdyli, Agron Haxhiavdyli, Afrim Haxhiavdyli, Driton Lluhani, Bekim Haxhibeqiri, Dukagjin Haxhibeqiri, Edmond Haxhibeqiri, Bashkim Domi, Bardhyl Çaushi, Ylber Hoxha, Labinot Dana, Luan Dana, Albert Dana, Kastriot Dana, Gëzim Dana, Agron Dana, Osman Dana, Genc Haraqija, Mehdi Haraqija, Genc Morina, Adriatik Morina, Skënder Morina. Të nesërmes më 11 maj 1999, u vranë po ashtu Shyhrete Dana dhe Ramadan Dana.”

Kurti ka thënë se disa nga kryerësit e këtyre krimeve kanë qenë të njohur dhe janë identifikuar në atë kohë nga banorët e Gjakovës, por deri sot nuk ka pasur drejtësi ëpr viktimat civile.

“Disa nga kryerësit e këtyre krimeve kanë qenë të njohur dhe janë identifikuar qysh në atë kohë nga banorët e Gjakovës, por deri sot nuk ka patur drejtësi për viktimat civile që u vranë ato ditë.”

Ai ka thënë se krimet e kryera nga Serbia në Kosovë nuk vjetrohen e as nuk harrohen.

“Krimet e kryera nga shteti i Serbisë gjatë luftës në Kosovës nuk vjetrohen dhe as nuk harrohen. Ato krime janë të dëshmuara dhe të provuara dhe do të adresohen para drejtësisë sikur edhe kryerësit dhe urdhërdhënësit e tyre që do të gjurmohen deri në fund! Infrastruktura ligjore e institucionale si dhe prokurorët aktivë e gjyqësori efikas do të jenë rruga dhe mënyra në këtë obligim dhe synim tonin. Lavdi dëshmorëve të UÇK-së të rënë në luftimet e Çabratit dhe të gjithë të rënëve në Gjakovë gjatë atyre ditëve të majit 25 vite më parë!”

Ukraina thotë se e parandaloi një komplot rus për ta vrarë Zelenskyn

Hetuesit e kundërinteligjencës ukrainase e kanë shpartalluar një komplot rus për ta vrarë presidentin, Volodymyr Zelensky, si dhe figura të tjera ushtarake dhe politike, tha të martën Shërbimi i Sigurisë Shtetërore i Ukrainës (SBU).

Dy kolonelë të Gardës Shtetërore të Ukrainës, e cila i mbron zyrtarët e lartë, u arrestuan nën dyshimin se po e zbatonin planin e përpiluar nga Shërbimi i Sigurisë Federale i Rusisë, sipas njoftimit.

Kolonelët në fjalë ishin rekrutuar para se Rusia ta fillonte pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022, sipas SBU-së.

Vaysl Maliuk, shefi i SBU-së, u citua të ketë thënë se, sipas komplotit, parashihej një sulm para se presidenti rus, Vladimir Putin, ta bënte betimin për mandatin e pestë presidencial të martën.

Maliuk tha se ai personalisht e ka udhëhequr operacionin e fshehtë për ta parandaluar komplotin.

Pretendimet e Ukrainës për përpjekjet ruse për vrasjen e Zelenskyt nuk janë diçka e re.

Më 2022, Zelensky tha se kishte së paku 10 tentime për ta vrarë atë.

Ndërkohë, prokurorët në Poloni thanë muajin e kaluar se e kishin arrestuar një polak nën akuzat se ishte i gatshëm të spiunonte për inteligjencën ushtarake të Rusisë në një komplot të dyshuar për ta vrarë Zelenskyn.

SBU-ja tha se agjentët rusë të inteligjencës kërkonin anëtarë të ushtrisë ukrainase, që janë të afërt me sigurimin e presidencës, të cilët do të mundë ta merrnin peng presidentin dhe pastaj ta vrisnin më vonë.

Plani gjithëpërfshirës i komplotit ishte identifikimi i lokacionit të zyrtarëve të lartë ukrainas dhe sulmimi i tyre me predhë fillimisht, pastaj me dronë dhe raketa.REL

Mehdi Malkja: “S’ka kohë për rrotacion, duhet përmbysje”

Po mbahet protesta para bashkisë së Tiranës e thirrur nga Aleanca për Teatrin dhe opozita në lidhje me dosjen 5D.

Aktori Mehdi Malkja u shpreh se nuk ka kohë për rrotacion, por duhet të përmbyset kjo qeveri.

Ai shtoi se kjo duhet të ndodhë edhe nëse do të dhunohen nga policia.

“Nuk kemi kohë për rrotacion. Duhet të ngrihet populli. Ngrijeni pak popullin nga gjumi, nuk bëhet ndryshe. Është fjala për përmbysje. Do na rrahin ata? Le të na rrahin. Unë kam vetëm një problem, nuk më ngjiten kockat më. Unë e dua Shqipërinë, e dua këtë flamur, në emër të këtij flamuri kanë rënë të gjithë heronjtë e vërtetë. Ju policë mendojeni një herë a ia vlen ta mbani atë uniformë? Edhe unë marr kërcënime! ”, tha ai. bw

Vjedhjet me 5D të Veliajt- Opozita sot në orën 11.00 në protestë para Bashkisë së Tiranë

Këtë të martë në orën 11:00 do të mbahet protesta e radhës e opozitës para Bashkisë Tiranë, që kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas dosjes korruptive “5D”.

Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, së bashku me të deleguarin politik të Tiranës, Belind Këlliçi, kanë ngjitur gjatë ditës së djeshme në autobusë të ndryshëm në Tiranë posterin ku kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj.

Posterat janë ngjitur edhe nëpër pika të ndryshme nëpër qytet si dhe në tabelat e afishimit të reklamave të ndryshme.

Rikujtojmë se protestat e kaluara janë shoqëruar me tensione të shumta, ku është hedhur edhe molotov në drejtim të godinës së bashkisë.

Ndërkohë javën e kaluar, kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj u pyet për 7 orë në SPAK për aferën e inceneratorëve. Pasi doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Veliaj tha se kishte kërkuar prej kohësh një takim me prokurorët e SPAK, duke i cilësuar ata si koleg dhe bashkëpunëtor. Por në një reagim, kreu i SPAK Altin Dumani përgënjeshtroi Veliajn, duke thënë se kryebashkiakut i ishte dërguar një fletë-thirrje që më datë 24 prill. sn

Buxhetet lokale: Shifrat dëshmojnë se si po diskriminohen bashkitë e veriut

Bashkitë e Rajonit Verior të vendit janë më të varfra krahasuar me Jugun dhe Qendrën, por në vend që të favorizohen me financime ato diskrimohen më tej, si nga buxheti qendror edhe nga ndarja e buxheteve lokale.

Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se në vitin 2023 në 12 bashkitë e mëdha të vendit, që përfaqësojnë qendrat e prefekturave, u investuan gjithsej 16,6 miliardë lekë (fondet e veta + transferta e buxhetit qendror) nga 31,6 miliardë lekë të planifikuara.

Nga shuma e investuar prej 16,6 miliardë lekësh (158 milion eurosh) në 12 bashkitë e mëdha vetëm 986 milionë lekë ose 9,3 milionë euro u investuan në bashkitë e Veriut (Lezhë, Dibër, Shkodër dhe Kukës).

Kjo shumë përfaqëson vetëm 5.9% të fondeve totale që u investuan vitin e kaluar nga 12 bashkitë. Nga programi i investimeve në 12 bashkitë e mëdha për vitin 2023 (31.6 miliardë lekë) vetëm 4.8% e fondeve ishin planifikuar për t’u investuar në 4 bashkitë e Veriut.

Të dhëna më të detajuara tregojnë se bashkitë e Veriut kishin një realizim më të mirë të fondeve në raport me programin krahasuar me bashkitë e tjera.

Në total, të 12 bashkitë e mëdha realizuan vetëm 52% të programit të investimeve më 2023, ndërsa bashkitë e Veriut e realizuan 64% të programit.

Bashkia e Shkodrës dhe Kukësit paraqiten me realizimin më të lartë të zërit të investimeve kapitale përkatësisht me 86% dhe 82% secila.

Nga investimet e realizuara në 12 bashkitë e mëdha gjysma e fondeve janë investuar në Bashkinë më të madhe të vendit në atë të Tiranës, e cila alokoi vetëm 45% të programit të investimeve me 2023. Bashkia e Durrësit u rendit e dyta me 3,3 miliardë lekë investime, me një realizim 58,3%.

Nga 12 bashkitë më të mëdha ajo e Elbasanit kishte realizimin më të dobët të fondit të investimeve me vetëm 30 % të programit, e Korçës me 43.7% të programit dhe e Tiranës me 45 për qind të programit.

Rindërtimi pas tërmetit kishte projektet më të mëdha të investimeve të bashkive më 2023. Projekti më i madh ishte rikonstruksioni dhe riparimi i banesave individuale në Bashkinë e Durrësit me një vlerë të realizuar 1,98 miliardë lekë në vitin 2023 nga 3.5 miliardë lekë të programuara në këtë zë.

Projekti i dytë më i madh ishte rindërtimi i banesave individuale në Bashkinë e Tiranës me një vlerë 1,29 miliardë lekësh nga 1,46 miliardë lekësh që ishin në program.

Projekt i tretë më i madh ishte rindërtimi i objekteve arsimore në Bashkinë Kamze me 927 milionë lekë. I katërti për nga vlera është rindërtimi i banesave individuale në Kavajë me vlerë 636 milionë lekë./B.Hoxha/MONITOR

Avokati i Popullit: 44% e popullsisë në Shqipëri jeton në kushte shumë të vështira ekonomike

Të paktën 1/3 e popullatës në vend jeton në kushte të veshtira teksa skemat e mbështetjes sociale duhet të targetojnë me mirë familjet në nevojë.

Raporti vjetor i zyrës së Avokatit të Popullit (AP) për vitin 2023 ndalet te shifrat e prodhuara nga Instituti i Statistikave por dhe tek ankesat që ka marre lidhur me këto çështje.

Sipas raportit, varfëria ( norma e rrezikut të varferise) në Shqipëri mbetet e lartë, mbi 22.0 %. Sipas rezultateve të Anketës së të Ardhurave dhe Kushteve të Jetesës (EUSILC) 2021 që mat kushtet e jetesës, varferinë relative dhe privimin material në familjet shiptare, publikuar më date 30.12.2022 nga INSTAT; vleresohet se niveli i perjashtimit social ne Shqipëri, pra i individëve në rrezik varfërie, ose thellësisht të privuar materialisht, ose me intensitet shumë të ulët në punesim, është  rreth 43.9% e popullsisë. Privimi i rëndë material vlerësohet në 35,2 % në 2021.

“Kjo do të thotë se pothuajse 1/3 e popullsisë jeton në kushte shumë të vështira ekonomike, duke iu referuar studimit për “Transfertat e Mbrojtjes Sociale drejt Familjeve të Varfra”, ku janë listuar kategoritë e shpenzimeve për  familjet e varfra, ushqimi zë pjesën më të madhe te shpenzimeve duke lënë hapësirë të pakonsiderueshme për shpenzime të tjera si komunikimi, kultura”thuhet në raport.

I njëjti dokument vlerëson se ndihma ekonomike, që është një instrument që synon kategoritë në nevojë, ka vend për përmirësim diçka që pranohet edhe në dokumente strategjikë.

Sipas AP, sfidë e reformës për Ndihmën Ekonomike, vijon të mbetet masa e ulët e saj, nxjerrja nga skema e familjeve në rrezik të varferisë, mos mbulimi i të gjitha kategorive vulnerabl, përfituese të ndihmës ekonomike dhe mangësia e akteve nënligjore që percaktojnë masën e minimumit jetik dhe përshtatjen e kësaj mase në planin kohor, si një normë kufizuese për mbrojtjn e burimit të të ardhurave të qytetarëve.

Konkretisht gjatë vitit 2023, institucioni i Avokatit të Popullit ka trajtuar raste të paraqitura nga ankesat e gytetarëve, apo të trajtuara me iniciativë. Referuar ankesave të registruara gjatë ketij viti, rezulton të jenë 35 të tilla, nga të cilat 10 janë të nisura me iniciativë.

Për trajtimin e këtyre rasteve, institucioni i Avokatit të Popullit ka kryer hetime administrative, të cilat janë permbyllur me zgjidhjen e tyre në favor të qytetarëve dhe/ose sqarimin e ankuesve lidhur me shkaqet ligjore të nderprerjes apo të mospërfitimit të ndihmes së kerkuar, shogëruar me sugjerimet përkatëse për zgjidhjen e problematikës se trajtuar si dhe duke adresuar problematikat nëpërmjet rekomandimeve drejtuar institucioneve përgjegjëse. /MONITOR

Janusz Bugajski për shkarkimin e Gabriel Escobar: Është koha për të emëruar të dërguar të pakorruptuar që në fakt e kuptojnë Ballkanin…

Pas publikimi të lajmit nga kryeredaktori të Frontliner Vudi Xhumshiti për shkarkimin e të Dërguarit Special të SHBA në Ballkan Gabriel Escobar, ka reaguar menjëherë dje eksperti amerikan Janusz Bugajski në rrjetin social X:

Nuk është çudi që Vuçiç  u avantazhua  nga administrata e Biden. Është koha për të emëruar të dërguar të pakorruptuar që në fakt e kuptojnë Ballkanin dhe mund të merren me Rusinë dhe përfaqësuesit e saj në Beograd dhe Banja Luka.”

‘Çdokush ka shumë arsye’- Teliti: Nesër në 11:00 protesto për hallin tënd para Bashkisë Tiranë

Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD dhe njëkohësisht NënKryetar i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorjan Teliti, i bën thirrje qytetarëve dhe sipërmarrësve të Kryeqytetit që t’i bashkohen protestës së ditës së nesërme para Bashkisë Tiranë, sipas tij, për të kërkuar dorëheqjen e ‘shefit politik të 5D’, Kryebashkiakut Erion Veliaj.

Teliti shprehet se çdo qytetar duhet që të protestojë fillimisht për hallin e tij.

Postimi i ekspertit të çështjeve ekonomike në PD Dorjan Teliti:

Nesër në 11.00 protesto për hallin tënd!

❌Tarifat dhe taksat e rritura bashkiake të kanë ardhur për pagesë dhe s’ke para ti paguash? Hajde nesër protesto!

❌Lulishten para pallatit tënd e ka zënë me krenari betoni bashkiak? Hajde nesër protesto!

❌Ndihesh keq si prind prej klasave të mbipopulluara në shkollat e Tiranës? Hajde nesër protesto!

❌Ndihesh fizikisht i dobët prej ajrit të ndotur që thith e i mërzitur nga trafiku i rënduar? Hajde nesër protesto!

❌Listat ushqimore në dyqanin tënd po të marrin frymën duke rrezikuar edhe falimentin? Mbylle qepenin nesër në 11.00 dhe hajde e protesto!

❌❌Ndjen revoltë që lekët e taksave gllabërohen me arrogancë para syve të tu, e ndërkohë që “shefat e medhenj”të të kërkojnë të falur ata tallen akoma më shumë? Merr familjarët e miqtë me vete dhe hajde nesër protesto!

🔷Cdokush ka shumë arsye për të protestuar, ndaj të gjithë bashkë nesër, e martë, në orën 11.00 para Bashkisë Tiranë për të kërkuar dorëheqjen e Kryebashkiakut! sn


Send this to a friend