Burri e pyet të shoqen:
-Zemër, çfarë do të më dhurosh për Vit të Ri?
-Një udhëtim,- i përgjigjet ajo.
-Ku do të më dërgosh, zemër?- e pyet ai.
-Në të satëmë!!!- i përgjigjet ajo.
Burri e pyet të shoqen:
-Zemër, çfarë do të më dhurosh për Vit të Ri?
-Një udhëtim,- i përgjigjet ajo.
-Ku do të më dërgosh, zemër?- e pyet ai.
-Në të satëmë!!!- i përgjigjet ajo.
I drejtohet të shoqit:
-Zemër, më duhen 200 euro!
-Pse, zemër?
-Më duhet të blej perdet e banjos. Sepse, kur bëj banjo, më shohin fqinjët!
-S’ka gjë, zemër! Kur të të shikojnë, do t’i blejnë edhe ata perdet për banjot e tyre!!!
Kanë jubileun e artë të martesës:
-Sot kemi 50 vjetorin e martesës. Sikur ta therim derrkucin!
-Jo, ç’të keqe na ka bërë derrkuci, Më mirë there kushëririn tënd që na prezantoi!
Një kroçierë ëndrrash, gruaja tregon gjithçka.
-Zemër, më trego si vajti udhëtimi me kroçierë?
-E kam kaluar shumë bukur. U njoha me komandantin. Nuk më shqitej.
-I tregove se je e martuar?
-I tregova, por të premten më tha: O do të jesh e imja, o do ta fundos anijen.
-Sa i çmendur!
-Të shtunën ua shpëtova jetën 1800 njerëzve!!!
Një çift i ri janë në një darkë gala shumë elegante dhe janë ulur pranë njëri-tjetrit.
Në një moment, vajza, krejt e emocionuar, i afrohet partnerit të saj dhe i pëshpërit:
“Sa galant je sonte! Kjo është hera e pestë që më puth dorën…”
“Çfarë thua? Është puna se kamarieri harroi të më sillte pecetën!!!”
Dhe fermeri: “Më falni, doktor, por a mos ndoshta drita po i tërheq ata?!!!”
Stafi i Kryqit të Kuq Shqiptar ka kuptuar se një nga oligarkët më të famshëm, të pasur dhe të fuqishëm në vend nuk ka bërë kurrë një donacion në jetën e tij. Një përfaqësues e telefonon për ta ftuar të japë një kontribut për bamirësi.
“Nuk e kuptojmë që ti, kaq i njohur dhe i rëndësishëm, nuk ke bërë kurrë një donacion. Është për të ardhur keq; mendo sa njerëz mund të bësh të lumtur me një gjest të vogël. Imazhi yt në sytë e publikut do të përmirësohej gjithashtu.”
Oligarku dëgjon në heshtje dhe përgjigjet: “I dashur, a je në dijeni në Kryqin e Kuq se nëna ime po vdes nga një sëmundje e gjatë dhe e pashërueshme dhe se shpenzimet mjekësore janë nga më të lartat që mund të përfytyroni?”
I turpëruar, punonjësi murmurit: “Ëëë… Unë, jo, nuk e dija këtë…”
“Dhe dëgjo, i dashur, a je në dijeni se vëllai im, një inivid me aftësi të kufizuara, është i verbër dhe i kufizuar në një karrocë me rrota?”
I turpëruar edhe më shumë, nëpunësi murmurit përsëri dhe fillon të kërkojë falje, por oligarku e ndërpret dhe vazhdon:
“Dhe dëgjo përsëri, a e di rastësisht që burri i motrës sime vdiq në një aksident me makinë, duke e lënë atë vetëm me tre fëmijë dhe pa para?”
I shkatërruar, nëpunësi thotë:
“Nuk e dija… Jam i turpëruar, nuk kisha idenë…”
“Pra,” vazhdon oligarku, “nëse nuk u kam dhënë kurrë asnjë lek atyre, pse duhet t’ju jap juve?!”
Mësuesja kontrollon nëse nxënësit e saj i kanë bërë detyrat e shtëpisë dhe pastaj pyet fillimisht Palushin:
“Palush, a ke studiuar gjeografi?”
“Sigurisht,” përgjigjet Palushi.
“Atëherë, më thuaj, ku ndodhen Shtetet e Bashkuara?”
Me një shprehje të kënaqur, Palushi thotë:
“Në faqen 120.”
Një burrë dhe një grua janë në një makinë në një vend të largët dhe janë gati të bëjnë atë që do të bënin një burrë dhe një grua nëse do të ishin të parkuar në një rrugë të largët larg qytetit, kur gruaja e ndalon burrin dhe i thotë:
“Më vjen keq që nuk ta thashë më parë, por unë kërkoj pagesë për këto gjëra dhe marr 50 euro.”
Me ngurrim, burri paguan dhe pastaj bën atë që duhet. Kur mbaron, ndez një cigare dhe pi duhan me qetësi. Kalojnë dhjetë minuta dhe gruaja e pyet:
“Hej, pse të mos ikim që këtej?”
Dhe burri:
“Më vjen keq që nuk ta thashë më parë, por unë jam shofer taksie dhe ti më ke borxh tashmë 70 euro…”
Një burrë, pas një refuzimi tjetër nga gruaja e tij, zemërohet dhe thotë me zë të lartë:
“Ti je me mua vetëm sepse gjyshi im më la 50 milionë euro, pranoje!”
Dhe gruaja:
“Për çfarë po flet! Je qesharak! Çfarë më intereson mua se kush t’i la ty?!”
Luigji zgjohet i lumtur dhe babai i tij, i befasuar nga humori i tij i mirë, pyet:
“Mirëmëngjes, çfarë të bën kaq të lumtur?”
“Pashë një ëndërr të bukur,” përgjigjet djali. “Për ditëlindjen time, më dhurove një biçikletë të re dhe mami më dhuroi një PlayStation 4!”
“Ti e di, Luigj, e kundërta e asaj që ëndërron ndodh gjithmonë, apo jo?”- thotë babai.
Djali ngre supet dhe buzëqesh: “Në rregull, do të thotë që do të më dhurosh një PlayStation 4 dhe mami do të më dhurojë një biçikletë!”
KARAFILAT QË PËRQAFOJNË “KARIATIDET ”… Kujtime DR. EDUARD A. SKUFI
Ambasadori amerikan pranë qeverisë së Greqisë, 1944:”partizanët shqiptarë janë të gatshëm t’a lëshojnë Kosovën,… nuk bënë ndonjë gjë kundër gjermanëve, përveçse vranë shqiptarë të tjerë”- Nga Skënder Sadri KAPITI
SKIFTER NË SHKREPA- Nga ARIF EJUPI
HOROSKOPI I MUAJIT TETOR 2026
Shteti ka rënë – Rivendosja e legjitimitetit demokratik është domosdoshmëri Nga Leonard Demi, ish Ambasadori i Shqipërisë në NATO
Dy poezi nga Khalil Gibran – Përktheu Vasilika Infantini
Skandali që trazoi Greqinë, Rubio vizitë ‘blic’ në Athinë për të mbështetur ambasadoren Guilfoyle
SKIFTER NË SHKREPA- Nga ARIF EJUPI
Kryeministri Kurti pranoi letër urimi për Qeverinë dhe mandatin e ri nga Kancelari Merz
Albin Kurti & opozita duhet të bien dakord për Faton Bislimin, kandidatin për president konsensual propozuar nga kongresmeni JoeDioGuardi & ambasadori Walker Nga Elida Buçpapaj
Sfida më e rëndësishme, zyrtarizohen edhe lojtarët që përfundojnë në tribunë te Kosova
Gjermania dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje të reja për mbrojtjen, paketë mbështetjeje 1.3 miliardë euro
Botues:
Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj
Moto:
Mbroje të vërtetën - Defend the Truth
Copyright © 2022
Komentet