Universiteti i Prishtinës (UP) është universitet publik ne Prishtine, Kosove. Eshte universiteti me i madh dhe me i vjeter ne Kosove.
Historiku
Institucioni i parë i arsimit të lartë në Kosovë ishte Shkolla e Lartë Pedagogjike në Prishtinë (1958). Në fillim kishte këto grupe mësimore: Grupi i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqipe, Grupi i Gjuhës dhe i Letërsisë Serbokroate, Grupi i Biologjisë, i Gjeografisë dhe i Kimisë, Grupi i BAT-it dhe i Fizikës, Grupi i Matematikës dhe i Fizikës. Në vitin e parë shkollor 1958/59 u regjistruan 93 studentë të rregullt dhe 55 me korrespondencë. Në vitin shkollor 1961/62 u hap paralelja e SHLP të Prishtinës në Prizren, ku u regjistruan 100 studentë, 48 prej të cilëve ishin shqiptarë. Në vitin 1962 SHLP e Prizrenit bëhet e pavarur. SHLP e Prishtinës themeloi edhe Qendrën për studime me korrespondencë në Novi Pazar, me 50 studentë.
UP u themelua me Ligjin mbi themelimin e Universitetit të Prishtinës, të cilin e miratoi Kuvendi i Krahinës Socialiste të Kosovës më 18 nëntor 1969.[2] Themelimi i Universitetit të Prishtinës ishte një ngjarje historike për popullin e Kosovës dhe sidomos për kombin shqiptar. Kuvendi themelues i Universitetit të Prishtinës u mbajt më 13 shkurt 1970, kurse dy ditë më vonë , më 15 shkurt 1970 u mbajt edhe mbledhja solemne e Kuvendit dhe data e 15 shkurtit u shpall Ditë e Universitetit të Prishtinës. Në përbërje të Universitetit të Prishtinës të posathemeluar ishin këto fakultete me seli në Prishtinë: Fakulteti Filozofik, Fakulteti Juridiko-Ekonomik, Fakulteti Teknik dhe Fakulteti i Mjekësisë. Universiteti i Prishtinës ka 17 fakultete. Shkollat e larta pedagogjike dhe Fakulteti i Mësuesisë janë bartur në Fakultetin e Edukimit.
Fakultetet
Bashkepunime
Universiteti i Prishtinës është anetarë i plotë i Asociacionit te Universiteteve Evropiane ([1])
Doctor Honoris Causa
- 2001 – Michael Weninger – Austri (Ambasador i Austrisë në Beograd)
- 2002 – Bernard Kouchner – Francë ( Kryeadministrator i OKB-së në Kosovë)
- 2003 – William Kerr – SHBA (Kryetar i Kolegjit La Roche)
- 2003 – Bill Clinton – SHBA (President)
- 2003 – Ismail Kadare – Shkrimtarë shqiptar
- 2004 – Wolfgang Benedek – Austri (Profesor në Fakultetin Juridik, Grac, Austri)
- 2008 – Bamir Topi – Shqipëri (President i Republikës së Shqipërisë)
- 2009 – Erhard Busek – Austri (Rektor i Universitetit të Shkencave të Aplikuara, Salzburg, Austri)
- 2009 – Sali Berisha – Shqipëri ( Kryeministër i Republikës së Shqipërisë)
- 2009 – Albert Rohan – Austri (Ambasador)
- 2010 – Tony Blair – Mbretëria e Bashkuar (Kryeministër)
- 2010 – Doris Pack – Gjermani (Anëtare e Parlamentit Evropian)
- 2010 – Recep Tayyip Erdogan – Turqi ( Kryeministër)
- 2011 – Adem Demaçi – Republika e Kosovës (Veprimtar i Çështjes Kombëtare)
- 2012 – Noel Malcolm – Mbretëria e Bashkuar (historian eminent)[3]
Anëtar nderi
- Ali Hadri, akademik
- Dervish Rozhaja, akademik
- Ejup Statovci,
- Eshref Ademaj, anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës,
- Fehmi Agani, akademik
- Gazmend Zajmi, akademik
- Ukshin Hoti, anëtar nderi i Universitetit të Prishtinës.[4]
Ish-studente te njohur
- Fehmi Agani, doktoruar ne sociologji më 1973 në Fakultetin Filozofik.
Shih edhe
Lidhje të jashtme
Referenca
- ^ Marjan Demaj zgjidhet rektor i Universitetit të Prishtinës 31.05.2016
- ^ Hajrullah Koliqi:40 vjet të tempullit tonë të diturisë /Shkrime për Universitetin e Prishtinës/, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2010, fq. 62. ISBN 978-9951-00-107-6
- ^ Grup autorësh:Tempulli i dijes (monografi) 1970 – 2012, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2012, fq. 75. ISBN 978-9951-00-145-8
- ^ Grup autorësh:Tempulli i dijes (monografi) 1970 – 2012, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2012, fq. 94. ISBN 978-9951-00-145-8
Komentet