VOAL

VOAL

Fati i Shqiptarëve të Sirisë – Nga Prof. Muhamed Mufaku, historian, Amman-Jordani*

November 1, 2016

Komentet

Protestuesja denoncon skandalin: Makinat e shqiptarëve të diasporës u gjobitën në kufi! Nuk i lanë të ikin pa paguar gjobat maksimale, nga 125 mijë deri në 450 mijë lek

Vijoi edhe dje për të 23-ën ditë radhazi protesta e mijëra qytetarëve kundër qeverisë Rama.


Sakaq një grua mori fjalën në podiumin e improvizuar duke denoncuar sjelljen e policisë së shtetit në kufi ndaj makinave të diasporës që erdhën në atdhe dy ditët e fundjavës për protestën.

Ajo u shpreh se makinat e diasporës u gjobitën me gjobë maksimale dhe nuk u lanë të largoheshin në vendet e tyre pa paguar gjobat.

Gruaja: E di si e priti ky shtet i korruptuar diasporën tonë. Duke ulur kursin e këmbimit. Kështu e priti diasporën. Turp! A thua se vetëm kjo do të mjaftonte? Të gjithë makinat që shkelën kufirin janë gjobitur me gjobat maksimale. Mbi 125 mijë e lekë, ose 450 mijë lek. E papranueshme që bijtë tanë të gjobiten me gjoba maksimale. Turp! Nuk i lanë pa paguar gjobat të kalonin kufirin. Duhet të ktheheshin prapë që të paguanin gjobat që të kalonin kufirin. gsh

“Krimi dominon parlamentin” – Emigranti nga Kanadaja: Jemi këtu për të përkrahur rininë! Frika është vrarë, vendi s’ka të ardhme nëse nuk ka ndryshim themeltar

Nador Bakalli, i cili jeton prej 23 vitesh në Kanada, shprehu mbështetjen e tij për protestat e rinisë, duke theksuar se shqiptarët jashtë vendit janë të vendosur të qëndrojnë pranë në përpjekjen për të sjellë ndryshim politik në Shqipëri.

 

Në një intervistë për News24, ai deklaroi se diaspora në Kanada ka organizuar tri protesta në mbështetje të tubimeve që po mbahen në Tiranë.

Jetoj prej 23 vitesh në Kanada. Ika për një jetë më të mirë që nuk e gjeja dot në Shqipëri. Ne ikëm atje për të qenë të vërtetë, për të mos qenë të pavërtetë këtu. Kthimi ynë është për një arsye: kemi zgjedhje vetëm të vijmë si turistë dhe na numërojnë si turistë. Ne duam që të mos jetë kjo edhe për fëmijët e mi. Ne kemi ikur prej hallit. Na kanë dëbuar e degdisur”, deklaroi Bakalli, duke shtuar se në Kanada janë organizuar me sukses 3 protesta në përkrahje të tubimeve në Tiranë.

Duke bërë një paralizëm me rrëzimin e regjimit komunist në vitin 1990, aktivisti tha se revolta e sotme ka ardhur si pasojë e mbushjes së kupës nga ana e pushtetit, ku si shkëndijë shërbeu ngjarja e dhunës në Zvërnec.

Sipas tij, parlamenti dominohet nga krimi, ndërsa kritikoi edhe sulmet e deputetëve ndaj diasporës për pjesëmarrjen në protestë.

Në vitin ’90 është bërë sebeb një gjenerator në qytetin Studenti. Tani u bë sebeb Zvërneci, por këtu ka një mal me të këqija. Zvërneci ishte shkëndija, është thyer frika. Jam krenar për të rinjtë tanë që kanë mbushur sheshin dhe kanë kuptuar thelbin e kësaj pune.

Me mënyrën se si po ecën vendi, i dominuar nga krimi i organizuar, arsimi i rrënuar, spitali janë për faqe të zezë, krimi bën kërdinë, cakton deputetë dhe dominon parlamentin.

Deputetët anatemojnë emigrantët. A kanë fytyrë këta? Këta janë hipokritë. Ne jemi këtu për të përkrahur të rinjtë tanë. Diaspora është me ju deri në fund të kësaj gjëje. Ky ven nuk ka të ardhme nëse ne nuk bëjmë ndryshimin themeltar.”, shtoi ai.

“Çdo lamtumirë në aeroport më copëtoi zemrën” Protestuesit “pushtuan” mbrëmë Tiranën, pankartat pikante të ditës së 21 të revoltës: Rama ik, Shqipëria s’pret më!

Qindra mijëra qytetarë u mblodhën mbrëmjen e së shtunës në qendër të Tiranës në protestën e radhës kundër qeverisë, ku krahas thirrjeve për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, vëmendje të veçantë tërhoqën edhe pankartat me mesazhe prekëse dhe ironike të mbajtura nga pjesëmarrësit.

Në tubim morën pjesë rreth 250 mijë qytetarë, ndërsa ishte e lartë edhe prania e shqiptarëve të ardhur nga diaspora për t’iu bashkuar protestës. Qytetarët kërkuan largimin e kryeministrit dhe të qeverisë së tij, duke deklaruar se Shqipëria ka nevojë për ndryshim.

Mes pankartave që tërhoqën më shumë vëmendje ishin mesazhe që lidhen me emigracionin, të rinjtë dhe vështirësitë ekonomike në vend. Një prej tyre shkruante: “Jam këtu sepse çdo lamtumirë në aeroport ma copëtoi zemrën”, një referencë ndaj largimit të vazhdueshëm të shqiptarëve drejt emigracionit.

Po ashtu, protestuesit mbanin pankarta me mbishkrime si:
• “Rama ik, Shqipëria s’pret më”;
• “Më thanë se fëmijët nuk merren me politikë, por pse politika po luan me të ardhmen time?”;
• “Nga Zvërneci deri në Rrjoll, Shqipëria thotë boll”;
• “Bijtë e nënës në kurbet, tradhtarët në pushtet”;
• “Rinia nuk është për eksport”;
• “Sot një pankartë, nesër një valixhe, zgjidheni vetë”;
• “Sot protestoj për mbesën time që e puth një herë në vit, kur mund ta puthja çdo ditë”;
• “E di Europa që rroga minimale është 500 euro dhe qeraja 450?”;
• “Kush është burrë, kush është djalë, Zotit dhe Atdheut me i dalë”;
• “Partitë nuk janë pronë private dhe as populli dekor”. bw

Tri javë revoltë! Diaspora kryefjala e protestës së 21-të, vargjet emocionuese të vogëlushes: Gjuhën e nënës shqipe e kam, jam krenar se shqiptar jam!

Kryefjala e ditës së 21 të revoltës popullore ishte diaspora. Ishte i lartë numri i atyre që morën rrugën nga kudo ku jetojnë në botë dhe u bënë pjesë e protestës masive që “pushtoi” dje kryeqytetin.

Në rrjet është bërë virale videoja e një vajzë të vogël, e cila është e rritur jashtë vendit dhe reciton vargje malli për Atdheun, ndërsa thekson edhe problematikën e gjuhës shqipe se duhet t’u mësohet brezit të ri që po rriten jashtë.

“Pse o mami shqip s’më flet, ç’faj kam unë që jam në gurbet, a më kuptoni ju shokët e mia sa rëndë më vjen e sa turp kam, sepse s’di flas shqip dhe shqiptar jam. Si të flas moj mami im kur të shkoj në Kosovë në pushim, si t’i shkruaj shokëve një letër si të flas me gjyshin tim. Të lutem mami në shkollë shqipe më regjistro, a e di gjyshi si na tha, kudo të jemi mos e harrojmë se shqiptar jemi,
Shqip do flas e do shkruaj edhe nëse jam në vend të huaj, gjuhën e nënës shqipe e kam jam krenar se shqiptar jam! “, shprehet ajo. bw

 

Emigrimi po boshatis vendin! OKB ngre alarmin: Shqipëria mes vendeve me rënien më të madhe të rinisë në botë

Shqipëria ka hyrë në një periudhë të ashpër të zhvillimeve demografike, duke u renditur në katër vendet e para në botë sa i takon tkurrjes së numrit të të rinjve, së paku deri në vitin 2050.

Situata alarmante u pasqyra në një dokument të fundit për të rinjtë nga Divizioni i Popullsisë në Kombet e Bashkuara, në të cilin thuhet se Shqipëria pritet të humbasë pothuajse 43% të grupmoshës 15-24 vjeç nga 2025-2050.

Në vitin 2000, Shqipëria numëronte mbi gjysmë milion të rinj (544 mijë), ndërsa pas dy dekadash e gjysmë, kjo shifër do të arrijë në vetëm 195 mijë, duke vënë në dilemë ekzistencën ekonomike dhe shoqërore të vendit.

Kombet e Bashkuara vërejnë se në 225 vende të botës, Shqipëria klasifikohet e treta pas Kinës dhe Ukrainës për tkurrjen e numrit të të rinjve në tri dekadat në vijim.

Krahasimi global e nxjerr Shqipërinë në një pozitë më të rëndë se edhe Japonia apo Italia, simbolet botërore të plakjes. Ndërsa Japonia po humbet vetëm 28% të rinisë së saj, Shqipëria po e bën këtë me një ritëm pothuajse dy herë më të shpejtë, duke djegur etapa demografike që kombeve të tjera u kanë marrë shekuj, sipas të dhënave OKB-së.

Përkeqësimi bëhet edhe më agresiv për shkak se të rinjtë do të bëhen një grup shumë i vogël në raport me popullsinë totale. Në vitin 2000, Shqipëria kryesonte Europën për popullsinë e re në moshë, ku 15-24-vjeçarët zinin 17.2% të popullsisë totale.

Në vitin 2025, ata zunë vetëm 13,6%, ndërsa në vitin 2050 pritet të jenë vetëm 11.3%, sipas projeksioneve të OKB-së. Kjo rënie e vendos Shqipërinë në zonën e kuqe të vendeve që po konsumojnë të ardhmen përpara se ajo të mbërrijë.

Popullsi-1-Ecuria-e-grupmoshes-15-24-vjec-2001-2025-ne-nr-1233

Studimet kombëtare kanë verifikuar se tkurrja e numrit të të rinjve ka emigrimin si faktor themelor, që më pas ngushton bazën e lindjeve për dekadat në vijim.

Profesor Ilir Gëdeshi, i cili prej vitesh studion fenomenet demografike dhe emigrimin në vendin tonë, këto ditë publikoi një kërkim rreth prirjeve aktuale të emigrimit.

Z. Gëdeshi thotë se tendencat e reja tregojnë se, Shqipëria ka kaluar, nga një emigrim masiv i motivuar nga mbijetesa drejt një emigrimi gjithnjë e më selektiv dhe strukturor, i cili po prek në mënyrë disproporcionale të rinjtë dhe shtresat më të arsimuara të popullsisë.

Pasojat e këtij modeli të ri emigrimi, tha ai, po reflektohen në tkurrjen dhe plakjen e popullsisë, në mungesat në rritje të fuqisë punëtore, veçanërisht asaj të kualifikuar, në frenimin e konsumit dhe në thellimin e një sërë problemesh sociale.

“Emigrojnë kryesisht të rinjtë. Janë dy grupe. Janë një pjesë që sapo përfundojnë shkollën e mesme, shkojnë për studime. Ata shkojnë në Gjermani dhe Itali.

Ndërsa ata që mbarojnë universitetin shkojnë në Gjermani. Këta që janë 18 vjeç e sipër shkojnë për studime universitare dhe për të mos u kthyer, ndërsa këta që përfundojnë universitetin këtu marrin diplomat dhe ikin. Ky është një fenomen”, – është shprehur te “Studimi i prirjeve aktuale të migrimit në Shqipëri” të zotit Gëdeshi, Mirela, pedagoge në Vlorë.

Emigrimi i të rinjve

“Emigrojnë kryesisht të rinjtë. Janë dy grupe. Janë një pjesë që sapo përfundojnë shkollën e mesme, shkojnë për studime. Ata shkojnë në Gjermani dhe Itali. Ndërsa ata që mbarojnë universitetin shkojnë në Gjermani. Këta që janë 18 vjeç e sipër shkojnë për studime universitare dhe për të mos u kthyer, ndërsa këta që përfundojnë universitetin këtu marrin diplomat dhe ikin. Ky është një fenomen”

Ndërsa shumë vende në Europë po mbajnë balancën përmes politikave të tërheqjes së emigrantëve, Shqipëria po luan ende rolin e donatorit të burimeve njerëzore.

Shqetësimi që shtrohet nuk është më se si do të rritet ekonomia, por si do të mbijetojë vendi ynë, i cili deri në vitin 2050 do të ketë humbur gjysmën e të rinjve të sotëm, duke bërë që Shqipëria të përballet me provën më të vështirë të historisë së saj moderne.

Nëse trendi nuk përmbyset me masa urgjente, viti 2050 do ta gjejë Shqipërinë me shkolla të zbrazura, biznese pa punëtorë dhe një shoqëri që numëron ditët e fundit të vitalitetit të saj.

Më keq se rajoni dhe Europa

Shqipëria kryeson listën globale për rënien e numrit të të rinjve, por edhe vendet e Ballkanit Perëndimor si Bosnja, Kosova dhe Maqedonia e Veriut po tkurren me shpejtësi, ndonëse më pak se Shqipëria.

Sipas të dhënave të OKB-së, Kosova do të ketë tkurrjen më të fortë të të rinjve në rajon pas Shqipërisë, me rreth 40% ndërmjet 2025 dhe 2050, Bosnja me 35%, Maqedonia e Veriut me 34% dhe Serbia, me një ritëm më të ulët 23%.

Shqipëria po pëson një lloj shkretimi të moshës së re që nuk gjen paralele në rajon. Ndërsa vende si Serbia apo Bosnja kanë nisur të plaken dekada më parë, ritmi me të cilin rinia shqiptare po tkurret është unik. Ne po humbasim avantazhin tonë konkurrues më të madh, duke u shndërruar në një vend që po zbrazet më shpejt se Maqedonia e Veriut apo Mali i Zi.

Në raport me Europën, kontrasti bëhet edhe më i dhimbshëm, pasi Shqipëria po plaket me shpejtësinë e vendeve më të pasura të kontinentit, por pa pasur bazën e tyre ekonomike apo sistemet e tyre të mbrojtjes sociale.

Ndërsa vendet europiane po arrijnë të ruajnë qëndrueshmërinë demografike falë politikave të mirëfillta sociale dhe tërheqjes së emigrantëve, Shqipëria ka hyrë në dekadën e katërt që po shërben si furnizuesi kryesor i këtyre vendeve me emigrantë të rinj.

Krahasimi tregon se ne jemi në një rrugëtim të kundërt me pjesën tjetër të botës së zhvilluar; ndërsa ata po menaxhojnë tranzicionin, Shqipëria po përballet me një kolaps të mirëfilltë të moshës 15-24 vjeç.

Nëse e shohim këtë ecuri në hartën e Europës Lindore, Shqipëria po ndjek skenarin më dramatik, pasi ndryshe nga vende të tilla si Polonia, ne nuk po arrijmë të krijojmë kushtet që ky brez të qëndrojë apo të kthehet.

Popullsi-2-Popullsia-15-24-vjec-ne-te-popullsise-se-pergjithshme-1233

Të rinj ka, por zgjedhin të emigrojnë

Z. Gëdeshi tha se hulumtimi i fundit ka treguar se, gjatë dekadës së tretë dhe të katërt të tranzicionit, krahas faktorëve ekonomikë, të cilët janë më të zbutur, janë shfaqur edhe dy grupe të reja motivesh, faktorët arsimorë, të lidhur si me arsimimin e fëmijëve ashtu edhe me vetëzhvillimin e të rriturve, dhe perceptimi i përhapur i “mungesës së perspektivës në Shqipëri”.

Eksperti vërejti se është rritur pakënaqësia ndaj korrupsionit, zhgënjimi nga mungesa e meritokracisë dhe transparencës, besimi tek institucionet është në nivele të ulëta, cilësia e shërbimeve dhe infrastrukturës është e dobët, si dhe faktorë të tjerë të ngjashëm.

Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë se 49.7% e shtetasve shqiptarë në gjendjen civile jetonin jashtë vendit duke u dominuar nga moshat e reja. Të dhënat zyrtare referojnë se grupmosha 0-14 vjeç është rreth 18% e diasporës, të rinjtë ose grupmosha 15-29 vjeç përfaqësojnë rreth 24%, grupmosha aktive (15-64 vjeç) përfaqëson rreth 77% dhe grupmosha mbi 65 vjeç është rreth 5%.

Ndërsa popullsia vendase paraqet zhvillime krejt të kundërta, ku dominon mosha mbi 55 vjeç.

Z. Gëdeshi tha se studimet tregojnë për emigrim të vazhdueshëm edhe në vijim, pasi prirjet janë të larta. Ai tha se emigrimi, kryesisht i të rinjve të arsimuar dhe të kualifikuar drejt vendeve të zhvilluara të Bashkimit Europian pritet të vijojë.

Sipas tij kombinimi i intensitetit të lartë të emigrimit gjatë 35 vjetëve, kthimi i pakët i emigrantëve dhe norma aktuale e ulët e fertilitetit kanë çuar në një zvogëlim absolut të popullsisë shqiptare dhe sidomos të grupmoshave të reja.

Në Censin e 2011, grupmosha 15 deri në 29 vjeç përfaqësonte 25.2% të popullsisë, ndërsa në Censin e 2023 arriti në 17.9% ose 7.3 pikë përqindje më pak.

Rrjedhimisht, edhe në kushtet e një emigrimi potencial të lartë (d.m.th. një pjesë e madhe e shqiptarëve që deklarojnë synimin për të emigruar), kapaciteti demografik i Shqipërisë për të prodhuar emigrantë do të zvogëlohet në perspektivë nga reduktimi i popullsisë.

Gëzimi, pedagog në Universitetin e Elbasanit, thotë për studimin e zotit Gëdeshi se “kur largohet një pjesë e madhe e popullsisë, pjesa që mbetet është ajo që ose nuk ka mundësi ose nuk do të emigrojë.

Rrjedhimisht emigrimi fillon të pakësohet, por jo të shmanget. Për shembull, kur i pyet studentët në auditor ose nxënësit e shkollave të mesme, nëse duan të emigrojnë, ata e shprehin këtë dëshirë…”

Diaspora-e-re-dhe-popullsi-banuese-sipas-grupmoshes-1233-1024x426

Arsyet e largimit pas rënies së komunizmit

Ndryshe nga e kaluara, kur emigrimi nxitej kryesisht nga varfëria dhe përpjekja për mbijetesë, sot emigrimi është rezultat i ndërveprimit të shumë faktorëve, thotë z. Gëdeshi.

Faktori arsimor lidhet me studentët që kërkojnë arsim universitar më cilësor jashtë vendit, profesionistët, si mjekët e rinj, që shkojnë jashtë për specializim, si dhe prindërit e shqetësuar për arsimimin e fëmijëve të tyre.

“Veçanërisht domethënëse në intervista ishin rrëfimet që zgjeronin kategorinë ‘të tjera’, pakënaqësia ndaj korrupsionit, mungesa e meritokracisë dhe transparencës, niveli i ulët i besimit te qeveria dhe institucionet, cilësia e dobët e shërbimeve dhe infrastrukturës, si dhe faktorë të ngjashëm” që po largojnë të rinjtë nga vendi.

Besmiri, një i ri 26-vjeçar me arsim të mesëm nga Tropoja, vendosi të largohej vitin e kaluar drejt Gjermanisë. Me arsim të mesëm dhe me kualifikime në agjencitë shtetërore profesionale, ai nuk mund të sistemohej në Tiranë.

Me pagë jo më shumë 50 mijë lekë në muaj, ai nuk mundi të përballojë qiranë e lartë dhe kostot e jetesës në kryeqytet. Tani ka siguruar një kontratë pune dhe po mendon të tërheqë drejt Gjermanisë edhe dy bashkëmoshatarë që ende jetojnë në Tropojë.

“Shkaku kryesor i emigrimit është mungesa e perspektivës. Është një çështje ekonomike dhe sociale; të rinjtë nuk ndihen mirë sepse sistemi nuk funksionon si duhet. Mungesa e perspektivës është faktor vendimtar.

Këtu mungesa e meritokracisë ka rol të rëndësishëm. Për mendimin tim, aspekti ekonomik lidhet ngushtë me mungesën e meritokracisë dhe me korrupsionin. Këto janë të ndërthurura: është e vështirë të fillosh diçka nëse nuk ke lidhje partiake. Është pothuajse e pamundur”, shprehet për studimin e zotit Gëdeshi, Altini, student në Vlorë.

“Nëse më parë faktorët shtytës të emigrimit kanë qenë kryesisht ekonomikë, sot e shoh mentalitetin si arsye kryesore. Po rritemi me idenë se ‘këtu nuk bëhet’ dhe se duhet të largohemi jashtë, sepse atje i kemi gjërat më të lehta”, shprehet Flora, studente në Shkodër.

Të rinjtë që kanë nivel të lartë arsimor dhe duan të integrohen në tregun e punës nuk munden sepse nuk kanë profesionet e lidhura me pretendimet e tyre ose me shkollën që kanë bërë. Punët janë shofer, kamerier, pastrues, shofer për të shpërndarë ushqimet, kuzhinier, etj., u shpreh, Majlinda, eksperte ekonomie në Tiranë.

“Struktura e ekonomisë ka rëndësi. Ku do të punojnë inxhinierët. Nuk ka një raport midis zhvillimit të tyre dhe pritshmërive. Është një raport i zhdrejtë. Dhe kjo bën që të rinjtë të ikin”, tha Teuta, pedagoge në Vlorë.

“Në Gjirokastër ka shumë vende pune, por kryesisht në shërbime. Në shërbime, vendet e punës janë për recepsionist, kamerier, banakier, etj. Por të rinjtë duan punë sipas profesionit”, tha për studimin e zotit Gëdeshi, Fredi, biznesmen në Gjirokastër.

Anketa të realizuara nga Regional Cooperation Council (RCC) për periudhën 2021-2023 tregojnë se emigrimi potencial në Shqipëri luhatet ndërmjet 42 dhe 49%, duke e renditur vendin të dytin në Ballkanin Perëndimor.

Ndërsa një anketë e realizuar nga Fondacioni Friedrich-Ebert në vitin 2024 tregon se 35.5% e të rinjve shqiptarë shprehin një dëshirë “të fortë” ose “shumë të fortë” për të emigruar.

Genti, një student nga Elbasani, shprehet se, “Tetë në dhjetë nga shokët e mi mendojnë si unë, domethënë të emigrojnë. Disa mendojnë të vazhdojnë shkollimin jashtë, si unë që dua të shkoj për studime masteri, dhe pastaj të qëndrojnë. Të tjerë kanë profesione, si infermierë dhe mund të fillojnë menjëherë punën jashtë”.

Ndryshimi i profilit të emigrantëve, drejt të rinjve dhe individëve me nivel më të lartë arsimimi, mbështetet nga një numër i konsiderueshëm anketimesh dhe studimesh të realizuara gjatë viteve të fundit.

Pasojat

Pasoja më e menjëhershme dhe më dërrmuese është thyerja e skemës së pensioneve, ku pakësimi i të rinjve nga 544 mijë në vetëm 195 mijë në 2050 do të thotë se barra për të mbajtur të moshuarit do të bjerë mbi supet e një numri gjithnjë e më të vogël punëtorësh.

Ky raport i përmbysur do të detyrojë shtetin, ose të rrisë në mënyrë drastike taksat mbi punën, duke dekurajuar edhe më tej ata pak të rinj që mbeten, ose të shkurtojë përfitimet për të moshuarit, duke rritur varfërinë në këtë moshë.

Në një treg pune që po tkurret me shpejtësi, sektorët strategjikë si turizmi, bujqësia dhe teknologjia do të përballen me një krizë akute për krah pune dhe inovacion, pasi energjia dhe idetë e reja që sjell grupmosha 15-24 vjeç do të jenë në deficit kritik.

Ekspertët e ekonomisë lajmërojnë se bizneset shqiptare do të gjenden përballë një zgjedhjeje të vështirë. Të rrisin pagat në nivele të papërballueshme për të mbajtur punonjësit, ose të mbyllin aktivitetet për mungesë stafi, gjë që do të çonte në stanjacion ekonomik afatgjatë.

Vakumi do të detyrojë Shqipërinë të ndryshojë politikat e saj të migracionit, duke u kthyer nga një vend që eksporton njerëz në një vend që duhet të importojë punëtorë nga kultura të largëta për të mbajtur gjallë shërbimet bazë, fenomen që tashmë ka nisur.

Ky ndryshim do të sjellë sfida të mëdha të integrimit social dhe do të tjetërsojë strukturën tradicionale të shoqërisë sonë. Mungesa e të rinjve do të sjellë më pak konsum, më pak investime në arsim, duke e kthyer Shqipërinë në një ekonomi statike që nuk ka forcën e brendshme për t’u rritur apo për t’u përshtatur me zhvillimet globale.

Për më tepër, pasoja sociale e këtij procesi është zbrazja e zonave rurale dhe periferike, ku shkollat do të mbyllen dhe qytetet e vogla po kthehen në bujtina ku jetojnë vetëm të moshuarit.

Ky çekuilibër do të rrisë presionin mbi kryeqytetin, por edhe Tirana do ta ndiejë peshën e një popullsie që plaket, ku kostot e sistemit shëndetësor do të trefishohen për shkak të sëmundjeve kronike që shoqërojnë moshën e thyer.

Investimet e Huaja Direkte do të shmangen, pasi asnjë korporatë e madhe nuk investon në një vend ku nuk ka një bazë të rinjsh të trajnuar dhe ku tregu i brendshëm po zvogëlohet çdo ditë.

Në planin politik, pesha e votuesve të moshuar do të diktojë agjendat kombëtare, duke u fokusuar më shumë te mbrojtja sociale sesa te zhvillimi dhe e ardhmja, gjë që do ta mbajë Shqipërinë në një rreth vicioz të mungesës së progresit.

Pa një brez të ri që trashëgon kulturën, traditat dhe gjuhën, ekzistenca jonë si komb do të vihet në pikëpyetje, jo nga faktorë të jashtëm, por nga një vetëvrasje e ngadaltë demografike./MONITOR

“Jemi nisur dhjetra makina nga Londra për protestën” – Aktivisti: Shumë të tjerë janë nisur me avionë, kërkojmë një qeveri normale

Më 20 qershor në Tiranë do të mbahet një protestë madhështore mbarëkombëtare.

Ashtu si ç ishte njoftuar edhe në ditët e kaluara një grup shqiptarësh janë nisur me makina nga Anglia në shenjë proteste për t’u bashkuar nesër para Kryeministrisë.

Aktivisti Bledar Meti denoncoi në programin e pasdites në News 24, përballë Ola Brukos se në pikat e kalimit kufitar do të përdoret alibia e mungesës së internetit për të penguar hyrjen e tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Meti deklaroi se për të shmangur vonesat protestuesit janë ndarë në grupe dhe do të hyjnë në Shqipëri nga pika doganore të ndryshme.

“Jemi ndarë në tre grupe, kemi informacione se dogana në Muriqan do të na sjellë pengesa.

Një grup po vjen nga Hani i Hotit, 25 makina janë ndarë nga Serbia dhe do të vijnë nga Kosova.

Qeveria aktuale është gati për të përdorur të gjitha metodat për të mbajtur pushtetin.

Do të marshojmë drejt Shkodrës, nëse hasim pengesa do të bëjmë presion.

Kemi informacion se do të përdoret alibia se s’ka internet.

Sakrifica jonë është për një atdhe normal që qeveriset nga një qeveri normale.

Nëse ne kalojmë pa pengesa jemi 190 makina të gjithë bashkë.

Ky është një udhëtim simbolik sepse pjesa më e madhe ka ardhur me avion, kjo është një protestë dhe po i themi shoqërisë që jemi me ju”.

Duam të ndryshojmë Kodin Elektoral dhe të kemi një sistem nga proporcional rajonal në kombëtar, në Parlament të çojmë njerëz të moralshëm.

Duhet numërim votash elektronik dhe jo me komisione bipartizane.

Të ulet numri i të punësuarve në administratë”, deklaroi aktivisti.

“S’ka gjë më patriotike se sa kur ajka e kombit shpreh gatishmërinë për ripërtëritjen demokratike të vendit”- Akademikët nga diaspora në krah të protestuesve, Bushati: Atdheu ka nevojë për shkundje!

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar pas deklaratës së 123 akademikëve dhe studiuesve shqiptarë të diasporës që kanë shprehur mbështetje për protestat qytetare dhe kërkesën për një “Shqipëri të re”.

Sipas Bushatit, angazhimi i elitës akademike shqiptare jashtë vendit përbën një akt të rëndësishëm përgjegjësie qytetare dhe patriotike, duke theksuar rolin e diasporës në proceset e ndryshimit demokratik në vend.

“Ajka e kombit në diasporë shpreh gatishmërinë për ripërtëritjen demokratike dhe për një model të ri politik, ekonomik dhe social për vendin”, u shpreh ai.

Bushati theksoi se Shqipëria ka nevojë për një “patriotizëm të ri” që vendos në qendër demokracinë, të drejtat e qytetarëve, mundësitë e barabarta dhe një ekonomi të bazuar në dije dhe zhvillim. Sipas tij, procesi i ndryshimit demokratik nuk është individual, por një përpjekje kolektive që kërkon organizim, ide dhe angazhim të vazhdueshëm.

“Beteja për ripërtëritjen demokratike të vendit nuk ka qenë kurrë e lehtë dhe as përpjekje e një personi të vetëm. Ajo kërkon strategji, përqendrim forcash, etikë dhe guxim. Atdheu ynë ka nevojë për një shkundje”, deklaroi Bushati. Reagimi i tij vjen pas publikimit të një deklarate të nënshkruar nga 123 akademikë, profesorë dhe studiues shqiptarë nga vende të ndryshme si Gjermania, Britania e Madhe, SHBA, Zvicra, Italia dhe të tjera, të cilët shprehën mbështetje për protestat dhe kërkesën për ndryshime në vend. bw

“Të gjithë bashkë ia dalim” Mesazh nga Diaspora: Autokolonë nga Londra drejt Shqipërisë për protestën e 20 qershorit

Autokolona pritet të mbërrijë në Shkodër të premten në mbrëmje ose të shtunën në mëngjes. Sipas njoftimit, në Shkodër do të vendoset një banderolë e madhe që do të shoqërojë autokolonën deri në zonën e Laprakës në Tiranë. Më pas, pjesëmarrësit do të vazhdojnë në këmbë drejt Kryeministrisë për të marrë pjesë në protestën që po mbahet prej disa ditësh në vend.

 

TIRANË- Një grup qytetarësh shqiptarë nga diaspora kanë njoftuar organizimin e një autokolone me automjete që do të udhëtojë nga Londra drejt Shqipërisë, me synimin për të qenë të pranishëm në protestën e planifikuar të shtunën, më 20 qershor 2026, në orën 18:00.

Sipas organizatorëve, nisja do të bëhet nga Londra në drejtim të Belgjikës, ku fillimisht autokolona do të përbëhet nga 45 automjete. Gjatë rrugëtimit, autokolonës pritet t’i bashkohen edhe shqiptarë me automjetet e tyre nga Belgjika, Gjermania, Zvicra, Italia, Austria dhe vende të tjera evropiane.

Autokolona pritet të mbërrijë në Shkodër të premten në mbrëmje ose të shtunën në mëngjes. Sipas njoftimit, në Shkodër do të vendoset një banderolë e madhe që do të shoqërojë autokolonën deri në zonën e Laprakës në Tiranë. Më pas, pjesëmarrësit do të vazhdojnë në këmbë drejt Kryeministrisë për të marrë pjesë në protestën që po mbahet prej disa ditësh në vend.

Organizatorët kanë bërë thirrje për shpërndarjen e këtij njoftimi në të gjitha komunitetet shqiptare në diasporë, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes dhe mobilizimit qytetar. Në fund, mesazhi mbyllet me thirrjen: Të gjithë bashkë ia dalim. Sot më shumë, nesër edhe më shumë. Forca Shqipëria ime!

Njoftimi: 

Mesazh nga diaspora. Pershendetje te gjitha grupeve! Nga Londra po nis nje udhetim me makina te diaspores ne drejtim te atdheut, me qellim qe te jene prezent diten e shtune ne oren 18:00. Intinerari do te jete si me poshte:

Nisja nga Londra ne drejtim te Belgjikes, ku fillimisht do jene 45 makina. Autokolones do t‘i bashkengjiten me makina qytetaret e Belgjikes, Gjermanise, Zvicres, Italise, Austrise dhe te tjere. Arritja e autokolones mendohet te jete ne Shkoder te premten ne darke ose te shtunen ne mengjes. Ne Shkoder do te jete nje banderole e madhe qe do te shoqeroje autokolonen deri ne Tirane (Laprake), pastaj nga aty qytetaret e diaspores do nisen ne kembe ne drejtim te Kryeminstrise per te qene prezent me daten 20.06.26 ne proteste.

Teksti i banderoles: Edi Rama – Jep doreheqjen deri me 21 qershor 2026 (Ata qe bejne te pamundur revolucionin paqesor, do ta bejne te pashmangshem revolucionin e dhunshem. Kjo foto kerkon shperndarje ne gjithe diasporen. Te gjith bashk ia dalim. Sot shumë, neser më shumë. Forcaaa shqiperia imee./Dosja.al

 

 

FOTOT + VIDEO- “Artistëve ua mbushëm xhepat, të shitur”- Diaspora me banderolën gjigante, shpalos 6 kërkesat: Nga dorëheqja dhe qeveria teknike, te Kodi Zgjedhor

Një nga protestuesit i ardhur nga Italia, teksa shprehu mbështetjen e tij për këtë revoltë qytetare në ditën e saj të 14-të, shpalosi edhe disa banderola të mëdha ku kishte renditur thirrjet për ndërkombëtarët dhe kërkesat për qeverinë.

 

Protestuesit nga diaspora kanë shpalosur një banderolë gjigante para Kryeministrisë ku kanë parashtruar gjashtë kërkesa.

pamje dron protesta

Ata kërkojnë dorëheqje imediate, arrestim dhe konfiskim pasurish, qeveri teknike dhe kërkesa të tjera drejtuar edhe ndërkombëtarëve.

marshimi sot bashkia

Ndër të tjera ai renditi 6 pikat kryesore:

-Dorëheqje imediate

-Burg dhe konfiskim

-Ndryshim të Kodit Zgjedhor

-Qeveri teknike

-Fillim të demokracisë

-Monitorim dhe audit ndërkombëtar

shqiptari proteste

Gjithashtu ai vuri në qendër të vëmendjes dhe kritikës artistët, duke u shprehur se kur ata bëjnë koncerte, ata u gjenden gjithmonë duke “ua mbushur xhepat”, kurse tani tradhtojnë protestën si “të shitur”. gsh

protestuesi per mediat

 

marshimi te bashkia

 

marshimi sheshi i mbushur

 

marshimi sheshi plot sot

 

marshimi bulevard sot1

 

marshimi sot bulevardi

 

marshimi bulevardi kryesor

Revolta e shqiptarëve kundër Ramës kalon kufijtë- Diaspora në protesta kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen

Protestat e shqiptarëve kanë kaluar kufijtë e vendit, duke u shtrirë në qytete të ndryshme të Europës dhe Amerikës së Veriut.

Revolta e nisur në Tiranë ka gjetur mbështetje të gjerë edhe në diasporë, ku shqiptarët po organizojnë tubime të njëpasnjëshme në solidaritet me protestuesit në Shqipëri.

Organizatorët kanë njoftuar se këtë të diel, më 14 qershor, shqiptarët jashtë vendit do të protestojnë njëkohësisht në 17 qytete të mëdha, duke përcjellë të njëjtin mesazh dhe kërkesë politike: dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama.

Sipas njoftimeve të publikuara nga grupet organizatore, tubime janë paralajmëruar në disa prej qendrave më të rëndësishme të diasporës shqiptare, përfshirë:

-New York (SHBA)

-Chicago (SHBA)

-Boston (SHBA)

-Michigan (SHBA)

-Toronto (Kanada)

-Gjermani

Në Europë, protestat do të zhvillohen në disa qytete të rëndësishme të Gjermanisë, si:

-Berlin

-Mynih

-Këln

-Stuttgart

-Itali

-Greqi

Tubime janë paralajmëruar gjithashtu në:

-Athinë (Greqi)

-Gjenova (Itali)

-Faenza (Itali)

-Vendet e Bashkimit Europian dhe Skandinavia

Ndërkohë, organizatorët bëjnë me dije se manifestime solidariteti do të mbahen edhe në vende të tjera të Bashkimi Europian dhe në shtetet e rajonit skandinav.

Sipas tyre, pjesëmarrja e diasporës synon të tregojë se pakënaqësia ndaj situatës politike në Shqipëri nuk kufizohet vetëm brenda vendit, por reflektohet edhe te komunitetet shqiptare që jetojnë dhe punojnë jashtë kufijve. Protestuesit deklarojnë se do të vazhdojnë mobilizimin derisa kërkesat e tyre të marrin përgjigje nga institucionet shqiptare. bw

Mijëra shqiptarë në protestë në Australi: Rama jepe dorëheqjen

Mijëra Shqiptarët në Melbourn, Australi kanë dalë sot në protestë, duke iu bashkuar valës së protestave që prej disa ditësh po zhvillohen në Shqipëri dhe në komunitetet shqiptare jashtë vendit. Protestuesit në Australi kanë kërkuar largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se situata politike në vend kërkon ndryshim të menjëhershëm institucional.

Protestat kanë hyrë në ditën e 14-të radhazi në Shqipëri, me tubime të vazhdueshme në disa qytete dhe në diasporë, ku qytetarët po kërkojnë përgjegjësi politike për qeverisjen aktuale dhe hapjen e një rruge të re zgjedhore.

Ndërkohë, sot është paralajmëruar zhvillimi i protestës së 14-të radhazi kundër qeverisë, me thirrjen kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit qeveritar. Tubimi pritet të mbahet në orën 18:00 në Sheshi Skënderbej, ku organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive nga qytetarët në të gjithë vendin dhe nga rrethet.

 

Pas protestës së djeshme në kryeqytet, thirrjet kundër qeverisë ishin të forta si “Shqipëri e re”, “Rama jep dorëheqjen” dhe “Rama në burg”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kërkesat kryesore të protestuesve

Sipas deklarimeve të bëra nga pjesëmarrësit në protestë, kërkesat kryesore të artikuluara gjatë tubimeve janë:

Dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit qeveritar

Shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike, të cilin protestuesit e konsiderojnë si favorizues për interesa të caktuara dhe dëmtues për pasuritë publike

Anulimi i “Paketës së Maleve”, e cila sipas tyre rrezikon zonat natyrore me rëndësi të veçantë

Heqja e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, me argumentin se dobësojnë mbrojtjen e mjedisit

Rishikimi i ligjit për trashëgiminë kulturore, për të shmangur dëmtimin e monumenteve dhe vlerave historike

Mbrojtja e pasurive publike dhe natyrore, si kërkesë e përgjithshme e protestave

Votat e diasporës, “përcaktuese” në formimin e institucioneve të reja

Valbona Bytyqi

Votat ende të panumëruara të diasporës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, pritet të kenë peshë më të madhe dhe të jenë përcaktuese në formimin e institucioneve të reja të Kosovës, vlerësojnë njohës të zhvillimeve politike.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), 104 mijë e 480 votues ishin regjistruar për të votuar përmes postës, ndërsa në 30 përfaqësitë diplomatike të Kosovës në mbarë botën kanë votuar 22 mijë e 414 persona.

Por, për të kuptuar numrin e saktë të votave nga jashtë vendit, duhet që fillimisht ato të verifikohen, proces që nisi pasditen e së martës.

Eugen Cakolli, hulumtues në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), thotë për Radion Evropa e Lirë se numri i madh i votave që pritet të konfirmohen si të vlefshme – që ai vlerëson se mund të jenë mbi 100 mijë – do të kenë ndikim “tejet domethënës” në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve dhe rrjedhimisht në ndarjen e mandateve në Kuvendin e Kosovës prej 120 karrigesh.

“Nëse i marrim parasysh trendët e viti 2025, përkatësisht ato të dhjetorit, dhe duke supozuar që Lëvizja Vetëvendosje do të performonte njëjtë, ky subjekt mund të shkojë deri në 53 mandate, që nënkupton një rritje prej pesë mandatesh, që në suaza normale do t’i merrte dy nga Partia Demokratike e Kosovës, dy nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe një nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, por gjithmonë në varësi të performancës së vetë këtyre subjekteve politike”, thotë Cakolli.

Në bazë të rezultateve preliminare – ku përfshihen vetëm votat e rregullta – Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 42.95 për qind të votave apo 48 mandate, Partia Demokratike e Kosovës 21.14 për qind të votave apo 24 mandate, Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 17.60 për qind të votave apo 20 mandate dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – subjekt që së voni ka vendosur të njihet si Aleanca – ka fituar 7.16 për qind të votave apo tetë mandate.

Ndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës, sipas rezultateve preliminare

Cakolli nga KDI thotë se në fund, numri i mandateve në Kuvend do të përcaktojë se “kush do të ketë gjasat më të mëdha” për formimin e institucioneve të reja të Kosovës.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe Qeveria zgjidhet me shumicën e votave të deputetëve, pra 61.

Po sipas Kushtetutës, posti i kryekuvendarit i takon partisë që del e para në zgjedhje, në këtë rast Lëvizjes Vetëvendosje.

Po ashtu, pas konstituimit të Kuvendit, këtij subjekti i takon që të propozojë i pari mandatarin për Qeverinë. Akti më i lartë juridik i shtetit parasheh që në rastin e ekzekutivit, stafeta mund t’i kalojë edhe partive të tjera, në rast se fituesi i zgjedhjeve s’arrin të bëjë shumicën. Por, kjo mbetet në diskrecionin e presidentit, në rastin aktual të ushtrueses së detyrës së presidentit të Kosovë, Albulena Haxhiu, që vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në legjislaturën paraprake, të dalë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, LVV-ja siguroi 57 ulëse në Kuvend dhe me mbështetjen e tetë deputetëve nga komunitetet joshumicë, arriti të siguronte shumicën parlamentare dhe duke formuar Qeverinë.

Nga 120 vendet në Kuvend, 20 janë të rezervuara për komunitetet joshumicë: dhjetë për komunitetet joserbe dhe dhjetë për komunitetin serb. Sa i përket dhjetë vendeve për komunitetin serb, bazuar në rezultatet e deritanishme, Lista Serbe do të fitojë nëntë prej tyre dhe një ulëse do ta ketë Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit.

“Duke e ditur që subjektet nga radhët e komuniteteve pritet të përfaqësohen me numër identik të mandateve, e mbase edhe të deputetëve në legjislaturën e re, kjo nënkupton që do të jenë deri në dy deputetë në kuadër të komuniteteve joserbe, të cilët mund të kenë ndikim në përcaktimin se a do të kemi institucione apo jo”, thotë Cakolli për Radion Evropa e Lirë.

Ndikimi i votave nga jashtë në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, sipas Cakollit, kësaj radhe është rritur edhe për shkak të daljes së ulët në zgjedhje në Kosovë.

Më 7 qershor, pjesëmarrja ishte 37.02 për qind – apo 725 mijë e 488 votues – më e ulët se zgjedhjet e dhjetorit, kur votuan 906 mijë e 754 persona apo 45.36 për qind e trupit votues.

Lidhur me ndikimin që pritet të kenë votat nga diaspora, pajtohet edhe Lirim Krasniqi, drejtor në organizatën joqeveritare “Germin”, që merret me çështje të diasporës.

“Pesha e votave nga jashtë në rezultatin përfundimtar mund të jetë ndër më të lartat deri më tani në historinë zgjedhore të Kosovës”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Duke bërë krahasimin me votimet paraprake, Krasniqi thotë se kësaj radhe pritet që të ketë më shumë vota nga jashtë.

“Duke u bazuar në përvojën e zgjedhjeve të kaluara dhe në numrin e lartë të votuesve të regjistruar për votim me postë, mund të pritet që numri total i votave me postë të jetë rreth 80 mijë, dhe totali i votave nga jashtë Kosovës të kalojë mbi 100 mijë”, thotë ai.

Në zgjedhjet e 7 qershorit u shënua numri më i lartë i votuesve të regjistruar për votim nga jashtë vendit, me mbi 132 mijë aplikime.

Pas përfshirjes së votave të diasporës, Cakolli pret që përqindja e përgjithshme e pjesëmarrjes në zgjedhje të jetë rreth 41 për qind.

“Trendët tregojnë që kemi një interesim të shtuar të votuesve në diasporë e një rënie të interesimit [për të votuar] te votuesit në Kosovë”.

Sipas Cakollit, nëse trendi i uljes së pjesëmarrjes në votimet në Kosovë vazhdon edhe në të ardhmen, e rritet ai i atyre që jetojnë jashtë vendimit, ndikimi i votave nga diaspora mund të jetë edhe më i madh.

“Pra, në dhjetor ka qenë dy-tre [ulëse], derisa tani jemi te kalkulimi te e pesta. Nëse vijohet me një trend të tillë, [ndikimi i votave nga diaspora] mund të rritet edhe më shumë në të ardhmen”, thotë Cakolli.

Përderisa votat e rregullta brenda vendit – që rëndom numërohen në klasa menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve – u numëruan brenda pak orësh gjatë së dielës – autoritetet zgjedhore tani duhet të numërojnë edhe votat me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta, përveç atyre nga diaspora.

KQZ planifikon që të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve më 26 qershor dhe t’i certifikojë më 6 korrik, por këto afate janë vetëm planifikime, pasi do të varet edhe nga ankesat që mund të ushtrojnë palët lidhur me procesin.


Send this to a friend