VOAL

VOAL

45 vjet nga pushkatimi i poetëve/ Në Bërzeshtë tek Vilsoni dhe Genci… Nga Rexhep POLISI

July 20, 2022

Komentet

Aziz Nesin (20 dhjetor 1915 – 6 KORRIK 1995) Historia e rrallë e vizitës në Shqipëri. Kërkoi të takonte mikun e tij, por ai ishte në burg… Nga Saimir Kadiu

“Pusho, mos fol!”
“Hesht njëri, hesht tjetri,
Hesht ata lart, hesht ata poshtë.
Hesht, gjithë pallati.
e gjithë rrugica, Hesht.
Hesht rrugët paralele dhe rrugët vertikale.
Gëlltitëm gjuhët.
Gojë kishim e s’kishim fjalë.
Themeluam shoqatën tonë të Hesht-jes
Dhe u mblodhëm të gjithë
Një popull i tërë, një forcë e madhe, por të gjithë memecë.
Arritëm shumë, gjer majat,
Na dhanë dekorata,
Çdo gjë e gjith’ më shumë.
Lehtësisht, vetëm me Hesht
Art i madh kjo Hesht-ja.”
Duke kujtuar shkrimtarin e shquar turk Azis Nesin ne 30 vjetorin e vdekjes me nje nje ngjarje te dhimbshme dhe te turpshme me perkthyesin e tij te pare ne shqip Myqerem Janina…
Azis Nesin ( 1916-1995) eshte nje nga shkrimtaret me te njohur turq te shekullit te XX.
Eshte konsideruar si O’Henry turk…
Një shkrimtar jo vetëm me një talent të rrallë, por edhe me një jetë po të tillë. Aziz Nesini, me famën e tij i kapërceu kufijtë e Turqisë, duke u bërë një simbol i letrave në gjithë botën. Sidomos i atyre që mbartin kritika të ashpra dhe therëse ndaj sistemit politik shoqëror, për t’u bërë më pas edhe shkak përndjekjesh, gjatë pjesës më të madhe të jetës, siç ka ndodhur edhe me jo pak shkrimtarë në vendin tonë.
Në veprat e tij kritikon qëndrimet e gabuara, burokracinë, oportunizmin, padrejtësitë dhe probleme të tjera shoqërore. E pikërisht për këto ai pati një jetë jo fort të lehtë.
Ai është mjaft i njohur edhe për Shqipërinë, përmes botimeve të shumta. Ndërsa shumë vite më parë, ai edhe e ka vizituar atë, i pritur nga vetë i madhi Dritëro Agolli, ish-kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve në atë kohë, i cili ka rrëfyer edhe një incident lidhur me këtë vizitë të tij…
Falë përkthimeve me nivel të lartë artistik në shqip, Aziz Nesin u bë shumë shpejt i njohur edhe në vendin tonë.
Për humorin fin që i përcjellin lexuesit, po risjellim më poshtë kujtimet e poetit dhe shkrimtarit të shquar shqiptar Dritëro Agolli për rreth tij.
Disa orë para mbërritjes së tij në Shqipëri, kur do vinte me ftesë të Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë së asaj kohe, u mësua se shkrimtari turk kishte në vendin tonë një shok të vjetër, të cilin mund të donte ta takonte.
Problemi qëndronte se shoku i tij 80-vjeçar, turkologu dhe njeriu fisnik, perkthyesi i tij i pare ne gjuhen shqipe, Myqerem Janina në ato vite ishte dënuar për agjitacion e propagandë.
Dritëroi dhe shkrimtari i fushës së humorit, Niko Nikolla, për çdo të papritur, nisën të hartonin disa variante për kapërcimin e situatës së pritshme.
Një variant ishte që të sajonin, sikur miku i vjetër i Nesin, kishte vite që dergjej në varreza, ndaj propozuan të vendosnin, ashtu thjesht e natyrshëm në njërin prej varreve një pllakë mermeri me emrin e tij.
-Po sikur të kërkojë t’i bëjë një vizitë familjes së tij?, pyesnin papritur njëri-tjetrin dy mikpritësit.
-Atëherë do t’i themi se, miku juaj i vjetër vuan nga një sëmundje e keqe dhe mbahet izoluar në spitalin e Vlorës, – përgjigjej tjetri.
-Po sikur Nesini të thotë: “Po mirë, kur qenka puna kështu, më çoni deri tek dhoma e tij në spital sa ta përshëndes me dorë nga xhamat e dritareve”, çfarë t’i themi ne atëherë?
Dhe për fat të keq ndodhi varianti më i padëshiruar. Të nesërmen, me të zbritur nga avioni, Aziz Nesini shprehu dëshirën t’i bënte një vizitë mikut të tij të vjetër. Këtu filloi odiseja e gënjeshtrave nga mikpritësit shqiptarë, që këmbëngulnin si mushka se, miku i Azizit vuante nga një sëmundje e keqe, ndaj rronte i izoluar dhe nuk mund të takohej. Këmbënguljen e tyre, shkrimtari turk diti ta deshifronte në pak minuta, se pas saj fshihej diçka tjetër, e cila nuk ishte në dorën e mikpritësve, ndaj heshti dhe nuk e rrëmoi më këtë punë…

Kam parë 3 herë Kadarenë nga afër – Nga PETRO MEJDI

1
Vitet tetëdhjetë…
Një paradite e lagësht në Tiranë , unë kaloja nga trotuari i ambasadës kubane, Ai , në trotuarin e Kafe Florës , ecnim në vijë gati paralele , i gjatë , i brishtë ,simpatik , ajo që më tërhoqi më shumë vëmëndjen ishte një çadër e bukur , me ngjyra , që të mos hapej e kishte shtrënguar në pëllëmbën e mbledhur gati si grusht , nuk varej si ato tonat në qafë , nuk kishte pjesën për t’ u varur , e ndoqa deri tutje , shiu filloi përsëri , ai hapi çadrën dhe ajo tani shfaqi gjithë bukurinë e saj , megjithëse vranësirë ngjyrat dhe coha e çadrës hodhën bukurinë e tyre dhe mbi Kadarenë .
2 .
Isha student. Dikush më tha se në auditorin e madh do të mbahej një takim me shkrimtarin Ismail Kadare .Auditori ishte mbushur plot e përplot .Mbaj mënd që e shoqëronte piktori njohur Ismail Lulani , ndoshta dhe Fadil Kraja .
Dikush i tha :– Në romanin ” Dimri I vetmisë së madhe ” kini krahasuar lëndën e Gramatikës historike me pilaf me goxhda , është ndonjë përvojë personale me këtë lëndë? Salla u mbush me të qeshura , qeshi dhe Kadare .Nuk komentoi , atë që kishte për të thënë e tha me të qeshurën e vet .
3.
Greqi , Instituti Francez i Athinës. Nuk e di se për ç’ arsye , unë Thoma Naka dhe Alqi Dale arritëm pak me vonesë .Salla e madhe e Institutit gumëzhinte si koshere. Ec e gjej vënd tani , sikur i thamë me sy njeri – tjetrit, ne tre lexuesit e hershëm të Kadaresë nga Skorea .Por , kjo vonesë na dolli për mirë. Në koridorin para hyrjes për në auditor , na kapi syri Kadarenë, ai bashkëbisedonte me një të njohurin tonë të përbashkët , me shkrimtarin Pirro Loli nga Zagoria fqinje,ne morrëm guxim dhe u afruam , Kadare na buzëqeshi dhe na dha dorën . Pastaj hymë në sallë.Më pëlqeu që midis qindra të ardhurve kishte dhe shumë grekë , vëndas dhe nga minoriteti .Nga ai takim kam si kujtim romanin ” Spiritus ” .

16 qershor 1958… Imre Nagy pushkatohet per tradheti Pergatiti: Saimir Kadiu

Lideri i Revolucionit Hungarez te vitit 1956, Imre Nagy u ekzekutua me 16 qershor 1958…

Nagy ishte nje personazh me shume dritehije.

Nga viti 1929 deri ne fund te luftes se dyte ai ka jetuar ne BS ku u be antar i PK te BS dhe qytetar sovjetik. Punoi per me se 6 vjet ne nje Institucion shkencor te Bujqesise ku njekohesisht u be edhe agjent i policise sekrete staliniste NKVD. Sipas kesaj te fundit, Nagy kishte spiunuar rreth 200 specialiste qe punonin ne kete Institut.

Pas luftes si i besuar i Moskes katapultohet si Minister i Bujqesise ne qeverine e pare hungareze te pasluftes dhe arrin deri Kryeminister ne vitin 1953.

Ne vitin 1955 shkarkohet nga detyra…

Hungaria drejtohet asokohe nga Matia Rakoshi nje hebre hungarez qe e konsiderohej si “Stalini” hungarez .

Rakoshi u shkarkua pas Kongresit te XX te PK te BS ne vitin 1956.

Ne vigjilje te Revolucionit Hungarez te 23 tetorit 1956, Nagy e shikon veten ne postin e Kryeministrit, i mbeshtetur masivisht nga populli i Budapestit, i lodhur nga sovjetizimi i jetes dhe varferia ne rritje.

Menjehere fillon perpjekjet per reforma demokratike dhe 1 nentor 1956 kerkoi largimin e Hungarise nga Traktati i Varshaves.

Ambasadori sovjetik ne Budapest Andropov keshillon Mosken per veprime te shpejta dhe “Ariu” dergon tanket dhe invadon Hungarine me 4 nentor 1956.

Nagy strehohet ne ambasaden jugosllave ne Budapest.

Gjate qendrimit ne ambasaden jugosllave mashtrohet dhe vendos te dale…dhe menjehre arrestohet dhe izolohet ne Rumani.

Me 16 qershor 1958 pushkatohet per tradheti bashke me miqte e tij te Revolucionit, perfshire edhe Pal Maliter dhe varrosen ne nje varr masiv pa emer.

Ne qershor 1989, Nagy dhe figurat e tjera te njohura te Revolucionit Hungarez te vitit 1956 u rehabilituan dhe u rivarrosen me nderime.

U nda nga jeta Fatos Kola – Lamtumirë Profe, u nise në udhën pa kthim Nga Bujar Vani

LAMTUMIRË PROFESOR TOSI

Lamtumirë Profe, u nise në udhën pa kthim.

Na le në heshtjen që të le madhështia. Thuhet se njerëzit e mëdhenj nuk ikin, por shndërrohen në dritë që ndriçojnë mendjet dhe zemrat që kanë prekur.
Kush të njohu, s’mundi të mbetej indiferent ball teje.

Me ty, çdo njeri përballej si me një pasqyrë parimore të vetes, gjithkush që të njohu ose të deshi si mik, ose të ndjeu si kundërshtar. Sepse ti kurrë nuk le hapësirë për meskinitet, për zona të mjegullta, për qëndrime të vakëta. Prej natyre, ishe i dashur, trazues i ujërave të ndenjura, forca që lëvizte të fjeturit, prania që sfidonte rehatin e rreme.

Çdo hap i yti ishte zgjedhje krejt e vetëdijshme, i pamëshirshëm ndaj kompromisit. Vdiqe ashtu siç jetove i papërkulur e pa kompromis. I lirë në mendim, i zjarrtë në pasion, i ndershëm në shpirt. Jetove si një bohemian i vërtetë, jo nga moda, por nga parimi. Krijove pa frikë, fole pa kalkulime, veprove me ndërgjegje krejt të kthjellët.

Në këtë botë që shumë preferojnë maskën ndaj së vërtetës, ti zgjodhe të jesh fytyrë, edhe kur ajo lëndonte. Fjalët janë të pafuqishme për të mbajtur peshën e dhimbjes që na ka sjellë ndarja jote nga kjo jetë, por janë ura e parë për të ndarë pikëllimin tonë me njerëzit, mes nesh që të deshëm e na deshe, me miqtë, me studentët, me të gjithë ata që të respektuan dhe që mësuan nga ty se si jetohet pa u përkulur.

Me hidhërim lajmëroj se Fatos Kola skulptori i shquar, pedagogu i përkushtuar, artisti, filozofi, esteti dhe intelektuali i kulluar, u shua pas një beteje të gjatë me jetën.
Vepra jote profesor nuk do të shuhet.

Ajo do mbetet si frymë në ndërgjegjen artistike e kulturore të studentëve, të miqve e të kombit tënd.

Ti Profesor Tosi, ishe shumë më tepër sesa një mjeshtër i madh i formës. Ishe një arkitekt i shkollës shqiptare të skulpturës, një stilist e filozof i së bukurës, që modeloje jo vetëm materien, por edhe shpirtin e atyre që të dëgjonin e të ndiqnin.

Fjala dhe dora jote krijuese ishin dy gjuhë të një shpirti të vetëm, një shpirt që shihte përtej kontureve, përtej trajtës, përtej dhe kohës.

Për ty profesor, skulptura nuk ishte e thjeshtë, ishte formësimi i brendshëm i qenies, ishte zëri i heshtur i mendimit dhe i shpirtit, kur fjala nuk mjaftonte më. Ti e dije aq bukur se kur gjuha e fjalës heshtet, radha i vjen gjuhës së artit të flasë. Dhe ti flisje po aq bukur me të dyja gjuhët, si një skulptor që dinte të formësonte imashin e projektuar mbi materie dhe si një filozof që dinte të formësonte ndërgjegjen.

Unikaliteti yt qëndronte në këtë simbiozë si mes krijuesit dhe mendimtarit.
I papërsëritshëm në qëndrim. I pakompromis në ide.

Në një botë që shpesh e shet veten me kompromise, ti zgjodhe ndryshe me dinjitet, gjithonë ti zgjidhje ndryshe, më shumë sesa fjalën me pazar e kompromis.

Je dhe do të mbetesh i paharruar, si intelekt njerëzor, si shembull, dhe si frymëzim.

Lamtumirë, Profesor i Madh.

Përulje dhe nderim para teje.

U prehsh në amëshim, në paqen që vetëm shpirtrat e mëdhenj e njohin.

Tiranë më 3 qershor 2025

Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare aktori elbasanas, Eduart Çala (PROFIL)

Elbasani është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të një prej figurave të shquara të artit skenik dhe kinematografik shqiptar, aktorit dhe regjisorit të njohur Eduart Çala. Ai u shua në moshën 75-vjeçare duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike dhe kulturore për qytetin e tij të lindjes dhe për gjithë artdashësit shqiptarë.

Eduart Çala lindi më 19 shtator 1950 në Elbasan ku kreu edhe arsimin fillor dhe të mesëm në shkollën “Jeronim De Rada”. Edhe pse nuk e pati mundësinë të studiojë për aktrim në Institutin e Lartë të Arteve, ai ndoqi studimet e larta në Institutin Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani” për Gjuhë-Letërsi. Dashuria për teatrin dhe skenën do të shfaqej që në bankat e shkollës së mesme, kur interpretoi në komedinë “Udha e Zavalinëve”, një pjesë që la gjurmë në jetën e tij artistike.

Në vitin 1971, Çala u bë pjesë e trupës profesioniste të Teatrit “Skampa” në Elbasan ku gjatë dekadave të punës së tij interpretoi në mbi 50 shfaqje teatrore. Roli i tij në teatër u karakterizua nga një gamë e gjerë interpretimesh, duke kaluar nga rolet kryesore te ato dytësore dhe episodike, gjithmonë me një përkushtim dhe profesionalizëm të veçantë.Përveç teatrit, Eduart Çala kontribuoi edhe në kinematografinë shqiptare.

Ai u angazhua në role dytësore dhe episodike në disa filma artistikë ku spikati me interpretimet e tij të natyrshme dhe të kujdesshme. Ndër filmat më të njohur ku ai ka marrë pjesë përmenden: “Përtej mureve të gurta” (1979) ku interpretoi rolin e kuestorit italian, “Një natë Nëntori” (1979), “Partizani i vogël Velo” (1980) si komisari, “Pranverë e hidhur” (1985), “Një jetë me shumë” (1986), “Kronikë e atyre viteve” (1986), “Tre veta kapërcejnë malin” (1988), dhe “Ngjyrat e moshës” (1990).Veprimtaria e tij artistike nuk u kufizua vetëm në aktrim. Eduart Çala dha një kontribut të çmuar edhe si regjisor në Teatrin e Kukullave në Elbasan ku vuri në skenë dhjetëra shfaqje për fëmijë duke ndihmuar në edukimin dhe argëtimin e brezave të rinj.

Ai ishte shpeshherë edhe prezantues në koncerte dhe spektakle të ndryshme, festivale të këngës qytetare dhe për fëmijë, si dhe në aktivitete rinore të qytetit dhe më gjerë.Për kontributin e tij të palodhur në artin shqiptar, në vitin 1985 Çala u dekorua me medaljen “Naim Frashëri”. Bashkia e Elbasanit e nderoi me titullin “Mirënjohje e Qytetit”, ndërsa vlerësime të shumta i janë akorduar në Festivalet Kombëtare të Teatrove, të fëmijëve dhe të kukullave.Eduart Çala ishte pjesë e brezit të artë të aktorëve që dolën nga Elbasani, krahas emrave të tillë si Demir Hyskja, Shpëtim Shemili, Astrit Cerma, Spiro Duni, Ermira Bahiti (Gjata), Tefta Haziraj dhe Veronika Papa.

Me ndarjen e tij nga jeta, skena shqiptare humbet një prej figurave më të përkushtuara, një artist të qetë e punëtor, që jetoi me pasionin për artin dhe dashurinë për publikun.

Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë në memorien e qytetit të Elbasanit dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e duartrokitën në skenë. bw

KUJTOJMË SOT PROF. LUME M. JUKA- Nga EDUARD DILO

Në këtë pervjetor të peste te ndarjes nga jeta kujtojme me respekt dhe dhembje te paharruaren

Shqiptaren e madhe dhe të pavdekeshme Prof. Lume M. Juka. 

Në kujtim po sjell pjese nga Ditari i saj ne takim me SHEN TEREZËN:

NGA DITARI I PROF. LUME M. JUKA PER SHENJTOREN NEN’ TERESA.                                              

Në  këtë ditë  të  trishtuar, të  mësimit për humbjen e Z. Lume M. Juka, e ndjej si dosdoshmeri të sjell pjesë  nga Ditari i saj plot vlerë, dhurate Familjes Dilo-Sheperi. 

Ditari i saj, shkruar thjeshte, çiltër, me një  shkrim te qarte e te bukur, ka shume Hyjni, se shkruan per Hyjneshen me origjine shqiptare, Shen’ Tersen e nderuar dhe respektuar nga mbare njerezimi:                                               

E marte, 2 Qershor 1981            

Jam në dhomen e vogel ku ka me fjete Nana Teresa sonte.  Po Asht e vertete.     S’mund te ju besoj syve te mij.    Zemra me rreh me nji  gezim e mirenjohje te pa pershkrueshme.                    

Duhet te shkruej dicka qe te me mbesin, perndryeshe kam me kujtue se kam kene anderr.       

Ode sa grimca. Nji shtrat hekuri. Nji dyshek i holle, ma fort  jorgan  se dyshek.  Shume ma i ngushte e ma i shkurte se shtrati… mbulue me nji carcaf te vjeter e nji batanie ( jamulli)te lehte.                                  

Ne mur : nji Kryq I bame me dy dega, ose dy krande te thata.      Nji lutje e shkurte n’ anen e dritares ( vue aty sigurisht nga murgeshat).                           Ne paca kohe kam me e kopjue).                                                   

Nji drase me kater kambe:( tavolina e saj ku shkruen kur ka kohe ). Nji moter posa’ vuni siper saj tashti ne nje gastare cfardohi, njo drandafile te keputun ne kopshte.( kan nji kopesht te vogel. Kur mrrina te dieln m’u duk si me u kthye ne Shqipni, asht i rrethuem me mure te nalta e ka dy manda mbushe me kokrra, qe kane me u pjek perseshpejti.  Bare e drandofile. Ne midis statuti i Zojes Bekume. Zogjet qetesisht cicrojne e kendojne).                                                 

Cka ka tjeter? Vare ne mur nji kalendan fale prej ndokujt, e sigurisht e fale gjithashtu nji komon i vjeter me dy syza te shtrembta te cilat patjeter me mezi cilen e hapen…

N’ket ode flene ndoj murgeshe ose aspirante, ose “ come and see”kujt t’i takoje, kur s’asht N. Teresa ne NY.  Simbas nji rregulli qe paskan M.M. cdo muej nderrohen dhomat: here here te takon me fjete ne dormitore ne podrum, here per toke, here n’ode ne vedi.             

Para se te vinte N.Teresa aty kishte fjete Sn.Mirmala : per toke ne dyshek te holle te cilin – diten- e mblidhte ne nje qoshe.                                                          

E pashe, se mue me thane sot me ja goditi shtratin N.T…   U shendova persetepermi: Me i godit shtratin nji Shenjtneshe Shqiptare…. M’u duk si me me dhane Zoti nji mission prane vendit t’em.   Cili mund te jete?    

Iku rektori historik i Universitetit Ismail Qemali, Vlorë prof.dr. Bilal SHKURTAJ- Nga Albert HABAZAJ

 

Është Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë që jep i pari lajmin e hidhur të ikjes në amshim të prof.dr. Bilal Shkurtaj, rektori historik i Universitetit Ismail Qemali, Vlorë, pikërisht rektori i dytë dhe më afatgjatë deri më sot,
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë njofton me hidhërim ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Bilal Shkurtaj, ish-rektor i universitetit tonë (1998-2008), akademik i nderuar dhe figurë qendrore në historinë e institucionit, një profesor i mrekullueshëm, dashamirës i studentëve, si prindi për fëmijët e tij.
Një mendje e ndritur, një udhëheqës me vizion dhe një mësues që la gjurmë në formimin e mijëra studentëve.
Do të mbetet në kujtesën e kujtdo që e njohu apo dëgjoi për të ai burri i urtë e i mençur, i mirë e mendjehapur, mbështetës i të rinjve, zemërmiri.
“Trashëgimia e tij do të mbetet gjithmonë pjesë e ADN-së së universitetit tonë.”
Prof. Shkurtaj ishte një nga figurat me një kontribut të pakrahasueshëm në zhvillimin, modernizimin dhe konsolidimin e Universitetit të Vlorës në një institucion të rëndësishëm në nivel kombëtar. Gjatë drejtimit të tij, universiteti përjetoi një rritje të jashtëzakonshme të numrit të studentëve dhe të programeve të studimit, duke arritur mbi 14.000 studentë dhe u rendit ndër universitetet më të mëdha të vendit.
I diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës, dega Fizikë, Prof. Dr. Shkurtaj i kushtoi jetën kërkimit shkencor, mësimdhënies dhe përkushtimit ndaj dijes. Ai la gjurmë të thella në formimin e brezave të rinj të profesionistëve dhe mbetet një figurë e respektuar nga kolegët, studentët dhe komuniteti akademik shqiptar.
Gruaja e prof. Bilalit, mësuesja shembullore dhe veprimtarja e dalluar Vojsava Shkurtaj, ashtu siç i ka hije, mes lotësh e dhembjes së dinjitetshme, me pak fjalë shpreh shumë kurajë: Të dashur miq e familjarë,
Me hidhërim të thellë ju njoftojmë bashkëshorti, njeriu i zemrës, bashkudhëtari im i çdo dite Bilal Shkurtaj, u nda nga jeta më 23.04.2025…
Po ashtu, Shoqata Atdhetare Kulturore “Vranishti” dhe fisi Shkurtaj i Vranishtit (bashkia Himarë – Vlorë, vendlindja e Prof. Bilalit) njoftojnë me dhimbje largimin e parakohshëm nga jeta të Prof. Dok. Bilal Arif Shkurtaj në moshën 74 vjeçare.
Shoqata Vranishti dhe vranishtiotët kanë humbur sot një profesor, një drejtues, dhe një vëlla të mirë, tek i cili gjeje kurdoherë fjalën e butë, mendimin e drejtë dhe humorin e hollë.
Prof. Dok Bilali me një jetë të pasur me aktivitete jetësore dhe kulturore lindi në 27.02.1951 në Vranisht të Vlorës, në një familje atdhetare, nga nëna e tij Sofia, bijë nga fshati Tërbaç, dhe nga babai i tij Arif nga fisi Shkurtaj në Vranisht.
ARSIMI:
▪1965-1969, Shkolla e Mesme Vlorë
▪1969-1974, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, dega Fizikë 5-vjeçare
▪ Diploma Fizikan, Janar 1982
▪Grada Doktor, dt. 15.04.1997
▪Profesor i Asociuar me vendim të KKSH, Nr. 25 dt. 18.09.1999
▪Profesor me Vendim të KKSH, Nr.99, dt.13.07.2004
PUNËSIMI:
▪1974-1978, Mësues fizike në shkollën e mesme
▪1978-7.04.1998, Specialist në analizat kromatografike e gazkromato-grafike në Institutin e Naftës dhe të Gazit Fier
▪08.04.1998-26.11.2007, Rektor i Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë
▪10.01.2008-26.11.2008, Dekan i Fakultetit te Edukimit, Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë
▪26. 11. 2008 e në vazhdim Drejtor i Qendrës Kërkimore për studime mjedisore
▪ Pedagog i Fizikës (Mekanike, Termo-gaze, Optikë) ; Fizikë moderne;
▪13.06. 2016, Zv/ Rektor i Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë
AKTIVITETE SHOQËRORE:
▪2000-2003, Anëtar i Këshillit Bashkiak Vlorë
▪2003-2007, Kryetar i Këshillit Bashkiak Vlorë
▪2002 e në vazhdim, kryetar i SHKA Vranishti Vlorë
▪2009, Kryetar i shoqatës Labëria, dega Vlorë
▪2012, Kryetar i Këshillit të FPU (Federata e Paqes Universale), dega Vlorë
VLERËSIME:
▪Nderi i Komunës Brataj
▪Personalitet i Shquar i Labërisë
▪Mirënjohje e qytetit të Vlorës
▪Mirënjohje e shoqatës së miqesise Shqipëri – Kinë
▪Mirënjohje e SHKA Vranishti
▪Nder I Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë
Prof. Dr. Bilali është gjithashtu autor dhe bashkautor i shumë teksteve mësimore universitare, i shumë artikujve të gazetave e revistave dhe shumë kërkimeve shkencore, tema diplomash etj.
JETA:
Prof. Dr. Bilali u martua me bashkëshorten e tij fisnike, zonjën e nderuar Vojsava Shkurtaj, me të cilën lindën dhe rritën dy fëmijë të mrekullueshëm.
Jeta ka të papritura dhe për çiftin do të sillte një dhimbje të madhe, humbjen e jetës së bijës së tyre Teuta në vitin 1999. Dhimbja ishte madhe, por ilaçi për zemrat e tyre ishte djali, Ditioni, i cili i rritur mes edukatës së prindërve, do të gjendej pranë tyre në çdo moment bashkë me bashkëshorten e tij fisnike Eluerta dhe dy fëmijët e tyre Ditea dhe Darli.
Prof. Dr. Bilali ishte vëllai i pesë motrave, Teftës, Inajetes, Leonorës, Tatjanës dhe Lelës, dhe i dy vëllezërve Nuro dhe Fatosh.
Shoqata Atdhetare-Kulturore Vranishti shpreh ngushëllime të sinqerta për largimin nga jeta të ish – Drejtuesit të SHAK Vranishti Prof. Dr.Bilal Shkurtaj për gati një dekadë, bashkëshortes Vojsava, djalit Dition, motrave dhe vëllezërve, nipave dhe mbesave, gjithë kolegëve, miqve, shokëve dhe fisit Shkurtaj.
Universiteti i Vlorës shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin nga afër.
Pushoftë në paqe!
NË KUJTIM DHE RESPEKT TË PROF. BILAL SHKURTAJ SOT, DITË E ENJTE, ORA 10:00-12:00 ZHVILLOHEN HOMAZHE NË HOLLIN E REKTORATIT GODINA E UNIVERSITETIT “ISMAIL QEMALI” VLORË
SKELË
Përcjellja për në banesën e fundit do të kryhet në Orën 12:00 në varrezat e Vlorës ku prehen edhe eshtrat e vajzës së vetme Teuta.

Ç’ dhimbje e rëndë, jo vetëm për Vojsavën, për djalin e vetëm Ditjonin, për dy mbesat, vajzat e Nonit, që gjysh Bilali i donte aq shumë! Humbje e madhe për familjen e tij shembullore. Por jo vetëm për të, por për gjithë miqësinë e shoqërinë e mirë siç qe vetë, duke filluar me Vranishtin dhe Labërinë, po aq dhe botën akademike.
Mua më iku një mik, një shok, një vëlla i madh!
Më tronditi ky lajm i hidhur.
Bëftë dritë!
Dritë, dritë, dritë, o prof.dr. Bilal Shkurtaj , se për dritë jetove e punove, vëzhgove e veprove!
Kurajë Sava, Vojsava Shkurtaj, o shqiponjë e suferinave!
Kurajë Nonit, djalit të urtë e të ditur të prof. Bilalit dhe dy mbesave, (Ditea dhe Darli) që aq shumë i donte prof. Bilali!
E priste kaq vite Teuta…Sa shumë duroi Durimtari dhe po i shkon pranë të jetë përjetësisht bashkë Babë e bijë…
Ngushëllime Savës, Nonit, Vranishtit, Labërisë, Vlorës, botës akademike, miqve të shumtë dhe të mirë si Ai.
Shoqata Atdhetare Kulturore Vranishti, Shoqata Atdhetare – Kulturore “Labëria”, Universiteti Ismail Qemali Vlorë, kanë pasur fatin e madh që ta kishin në krye këtë misionar mirësie e diturie. Për herë të fundit, më 15 nëntor 2024 e takova me mall në sallën “Ali Asllani” të Rektoratit me rastin e festimeve të 30 vjetorit të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë …

 

LOT PRILLI PËR MARGARITËN- Nga Albert HABAZAJ

 

Ti, që më 2 prill na erdhe
Ti, që më 3 prill na ike,
Më trishtove, keq ma zverdhe
Një këngë të bukur lirike.

Të thura këngë me refren
Tok me Shqiponjat e këngës
Se vjersha për Ramizenë
Të preku telat e zemrës.

Dhe si divë, zëdrithëruese
E këndove shpirtlënduar,
Në përmasa rrezatuese
Ramizenë yllzbukuruar.

Po sa herë ne biseduam
Ti me at’ zë si mjaltë i mallit,
S’mund ta fshij dot, jo, nuk dua
Numrin tënd të celularit…

Prilli i bukurisë tënde
Si Zonjë e Madhe, ikonë
Si Margaritar në mendje
Më vjen, po aq vesë e njomë…

Ti dje festove datëlindjen
“Nderi i kombit”, po thjesht fare,
Sot më shkasin lotët, s’binden
Për ty, Pishë e Bardhë krenare.

Lot me lule prilli janë
Që më dhembin, sa një plagë,
Rolet vijnë, më ulen pranë
I kam për shpirtin mëllagë.

Ti, që loze Ofelinë
Shpirtëmira engjëllore,
Je një tufë me trëndelinë
Qesh si rreze diellore…

28 Mars dita e lindjes e Artistes së Popullit Zoica Haxho Asdurian – E kujton i biri Emil Asdurian

Sot është ditëlindja jote.

Të gjej, siç të kërkoj padashje, gjithandej, shpesh me ndrojtje, me zë të flas dhe endem me ty si në park, në heshtje.

Pres të më thuash çfarë mendon, për ç’ndanim çdo ditë, një pjatë të thjeshtë a lulet që sillje kur ecje në fushë, për njē libër a varg, për një melodi që gati ishe në gjest ta kërceje.

Aty, mbi divan që sapo më shihje tek dera, ngriheshe edhe pse e pamundur, të më jepje një puthje, tek më ndiqje e përmalluar me sy, sikur ta dije.

Tek hyrja e dhomës gjithmonë gjysëm e hapur e drita e zbehtë para se të flije, tek ajo lëkundje ajri që valëzohej kudo si jehonë, tek ajo që mbushte çdo zbrazësi me qenien tënde!

Të ndjej që je brenda meje, shpesh deri në dhimbje, sa veten shkund të mos humbas në humbje.

E përsëri tërësisht më mungon, ngrohtësia e përqafimit tënd, dhe shkëndija e gëzimit tek shikimin yt … si mund i mjeri njeri të mësohet pa të. Hirushja ime, thëngjill zemre!

Zoica Haxho Asdurian, 28 Mars 1933 – 28 Nentor 2024

Burrë i devotshëm e Atdhedashës!- Nga ARIF EJUPI

Himn kushtuar Dr. Ibrahim Rugovës, lider shpirtëror i shqiptarëve të Kosovës.

 

Ishe mendjendritur e i durueshëm sikur idhulli Yt, Pjetër Bogdani.
I hajthëm, por ambicioz e zemërçelik.
Largpamës e kujdesshëm në çdo hap.
Në kohë stuhish e dallgësh vatrën ndezur e mbajte.
Me gjakftohtësi e me besim të plotë në vetvete e ruajte unitetin në popull.
Me urtësi e maturi ia çjerre maskën xhelatit.
Dy krahët e Atdheut të pushtuar nga korbat serbo-sllavë, e të vrarë nga vetvetja në një sofër i bashkove.
Qiellin e mbuluar nga tymi e të skuqur nga flakët e qetësove.
Tokës ia ktheve ajrin e freskët dhe rrezet e ngrohta të diellit.
Maleve të djegura mugullimin, e fushave të shkrumbuara gjelbërimin.
Me durim e mjeshtëri ua dogje turinj dhe putra pushtuesve shoven,
bijë të Grashaninve, Pashiqve, Çubrilloviqve, Andriqve dhe Qosiqve.
Pas dekadash-shekuj Kosovën, e ktheve nga Lindja në Perëndim.
Heroizmin askujt s’ia mohove. Miq e Aleatë deri në vdekje i nderove.
Ishe dhe do të mbetesh model burri fisnik dhe udhëheqësi shembullor !
Duke qenë i tillë u bëre Kaptinë e veçantë e historisë sonë të lavdishme!

ARIF EJUPI

STOIK DHE I PALUHATSHËM DERI NË VDEKJE!- Nga ARIF EJUPI

Ode kushtuar z.Xheladin Rekaliu, me rastin e 26-vjetorit të kalimit në amshim.

Deri në frymën e fundit luftove për Atdhe, liri, barazi e dritë.
Me shpatën mbi qafë sypatrembur mbrojte Gjuhën amtare dhe Flamurin me Shqiponjën në fluturim.
Lis hyre në Goli-otokun e inkuizicionit mesjetar dhe lis dole.
Edhe pse ishe vetëm 20 vjeç, s’të frikësuan rafalët e kallashëve e as dhëmbët e kallkanëve çatall.
Nuk të thyen burgosjet, linçimet e as izolimet.
Përherë qëndrove stoik, i paluhatshëm, bujar e fisnik.
Me durim e zell i ushqeve ëndrrat tona për Liri e Bashkim Kombëtar.
Me guxim të pashoq i mbrojte rrënjët, trungun dhe degët e pemës Pellazgo-Ilire.
Flamurin e Arbrit të përgjakur në Nish, të përgjysmuar në Vlorë, të ndaluar në Shkup e Preshevë, të ciflosur e të ulur në gjak në Tivar, së bashku me shokë fuqishëm e valëvitët në Prizren, Ferizaj, Tetovë, Gjilan, Besianë dhe Ulpianë!
Saherë valon Flamuri e fluturojnë Shqiponjat jo vetëm Llapi, por të gjithë shqiptarët kanë me të kujtuar si ushtar shembull në mbrojtje të Kështjellës Krutane!

ARIF EJUPI

Vangjush Tushi- Piktor i Popullit, lindi si sot 110 vite më parë- Nga Aleksandrino Ikonomidhi Sulioti

Prozhektori qendror bie në skenë. Errësira përreth. Errësira dhe heshtja. Vetëm pak “pluhur” i ndrojtur guxon të lëkundet në reflektimin imponues të prozhektorit. Në thellësi të kuintave të grisura dëgjohen zëra të shpërndarë që humbasin gradualisht me kalimin e kohës. Në qendër një kavalet i thyer, disa ngjyra të thara mbi një paletë të prishur dhe një penel. Buz kavaletit “lëviz” me përtim një leckë e zezë plot ngjyra që ka mbetur peng në erën e historisë. Portreti gjysmë i përfunduar i një njeriu në një kanavacë të vjetër, mezi dallohet në dritën e historisë. Fytyra i mungon. Dukuri e zakonshme për të “Mëdhenjtë” e këtij vendi.

Dëgjohen hapa. Herë të ngadalta e herë të shpejta, që kërcasin mbi drurin e vjetër të skenës. Pakëz heshtje! Serish gjurmët dhe ritmi i ngadaltë i një rubineti që pikon me harmoni. Nga ana tjetër, tek karriget bosh të një teatri të braktisur qëndron portreti i një njeriu të vuajtur me një republikë. Nuk bën asgjë. Shikon në skenë ndërsa duart i dridhen. A mund ta dalloni atë? Ai është Piktori i Popullit Vangjush Tushi.

Tushi, pa dashur (dhe pa e kërkuar) u lidh fort me Historinë. Jo vetëm me Artin që la pas apo me kontributin e tij në shoqëri, sesa me aspektet personale të vetë jetës së tij. Ai padashje integroi historinë e tij personale në “trupin” e historisë Kombëtare të Shqipërisë. U bë pjesë e legjendës sonë kombëtare duke venë një themel të patjetërsueshëm për historitë e dhimshme të popullit tonë. Personalisht dyshoj nëse ka një histori të ngjashme në ndonjë vend të botës.

Ndoshta pranaj për herë të parë në jetën time u ndjeva krejt ndryshe për dikë që nuk e kam takuar kurrë. Që në momentin e parë që hyra në shtëpinë e tij më funksionoi një ndjenjë e çuditshme. Një misticizëm do të thosha, si ata që ndiejmë në manastire apo vende kulti. Më mbyti një ngarkesë e çuditshme emocionale, me shumë ndjesi që nuk mund t’i përshkruaj me fjalë. Një ngarkesë emocionale që tek unë kombinohet gjithmonë me trishtimin madhështor që kanë imazhet në tempuj dhe statujat në muze.

Një histori u shpalos para meje nga një burrë i panjohur. Një përrallë e çuditshme ose një rrëfim që kam dëgjuar nga vetë ai por me zërin tim. Një përrallë plot emocione, imazhe, udhëtime, ngjyra dhe erëra. Shumë erëra. Si mund të mos tërhiqesh të studiosh jetën dhe gjendjen e një njeriu të tillë, që shpaloset madhërish që nga Korça e rilindjes artistike, në Athinën e periudhës mes dy luftrave, në Romën e Luftës së Dytë Botërore, kthehet në Korçën e kolapsit artistik dhe përfundon në burgun famëkeq të Ballshit. Më thoni ju çfarë drejtësie, çfarë ndjeshmërie dhe çfarë ligjesh njerëzore mund të gjykonin praninë e tij.

Mes qëndrimit tim tek “kulti i Tushit” mbase në mënyrë “indiskrete” lexova letrat e tij nga burgu.

“ Etleva,bija ime e dashur!Gjithmone me shkruan ti Etleva fjale afeksioni duke shprehur ndjenjat e nje bije te dashur ndaj babait.Edhe per mua ti je e dashur dhe dhembshur sidomos per vemendjen time shendetsore te veçante.Ashtu si mami,ti dhe Gjergji jeni krijesat qe merrni pjese si ne gezimet ashtu dhe ne vuajtjet e mia duke qene vite me radhe larg jush. Juve jeni qeniet me te dashura per mua.”

Letra ku shpalosen elementet e thella themelore të personalitetit të këtij njeriu të torturuar. Aty ku shënohet dinjiteti, ndershmëria morale e shpirtërore, qëndrueshmëria, vullneti i fortë dhe trajtimi i guximshëm i jetës së tij martire.

Letra të thjeshta, të cilat nuk janë vetëm një dëshmi e vogël nga ferri i Ballshit, por qëndrojnë si monumente të shpirtit të popullit tonë dhe si kode të një sjelljeje të re njerëzore plot me shtrirje intelektuale, mendje të mprehtë kritike dhe humanizëm, një humanizëm të thellë të lindur dhe të plotësuar me kultivimin shpirtëror e mendor si një ofertë. Fillimisht për familjen e tij, pastaj për popullin dhe në fund për historinë. Pasi këto janë ato ofertat që rinovojnë historinë njerëzore.

Ai lindi si sot 110 vjet më parë.

Vangjush Tushi- Piktor i Populli

 

 

 

 

 


Send this to a friend