VOAL

VOAL

PËRSHPIRTJE PËR SHPRESËN, ZONJËN E NDERUAR OSE VIRTYTIN… Nga Visar Zhiti

August 9, 2022
blank
1 Comments
  • author avatar
    Eugjen Merlika 6 months ago Reply

    Ngushellimet me te ndiera e me te sinqerta bashkeshortit, bijave , birit, familjareve, mbesave nipave, miqve e dashamireve te Vlores historike, per nderrimin jete te kesaj Zonje te nderuar, bije fisi e nuse fisi, perfaqesues te Shqiperise fisnike, qe tregoi vlerat e saj te rralla ne gjysme shekullin me te zi te historise shqiptare, me qendresen e saj virtuoze ndaj se keqes dhe respektin ndaj vlerave te trasheguara e percjelljen e tyre tek pasardhesit.
    Pergezime autorit te shkrimit, mikut tim Visar Zhitit, me te cilin me bashkon, veç te tjerave, thelbi i filozofise se ketij shkrimi, i shprehur bukur ne paragrafin e pare te tij.
    Urata e Saj qofte mbi te gjithe te dashurit e zemres!
    U prehte ne Paqen e Zotit e ne driten e pasosur te Tij shpirti i Saj i bardhe!
    Respekt e dashamiresi.

Komentet

blank

Mbetesh i paharruar në zemrat tona Dan Gashi- Familja Gashi të ndihet krenare që kishin një njeri aq të madh- Nga Xhafer LECI

Majtas: Dan Gashi (18.01.1947-25.01.2023),e Xhafer Leci

Pak fjalë për veprimtarin e çështjes tonë kombëtare,poetin dhe piktorin e talentuar, si dhe karateistin e talentuar, Dan Gashi, burrë i urtë, i qetë, i dashur dhe shumë i kulturuar, i cili fliste, ngadal, kujdesshëm dhe bindshëm…

E njoha në vitin 1991 në  radhët e LDK-së në Gjermani, aktivitetet e shumta të çështjes tonë kombëtare na vëllazëruan, Dani nga Gjakova e unë nga Kamenica, si edhe shumë veprimtarë të tjerë, u bëmë të pandashëm, sikur të ishim rritur bashkë nga fëmijëria. Dani gjatë vite ka qenë Kryetar i Aktivit të LDK-së në Baden Baden dhe, nënkryetar i Nëndegës të LDK-së për Baden-Württenberg, që ishte nëndega më e madhe e më e suksesshme në Gjermani, e cila dikur numëronte mbi 7.000 anëtarë me mbi  70 aktive.

Dan Gashi, pas tërheqjes së  kryetarit shumëvjeçarë e të  suksesshëm, Shaban Bobaj, pas mbarimit të Luftës 1999, disa vite ka drejtuar Nëndegën, në cilësinë e kryetarit. Si  Shabani edhe Dani, të dytë  ishin njerëz me autoritet të madh, të urtë, të matur dhe gjithmonë përpos oratorisë, ishin njohës të mirë të fillozofisë se odave shqiptare. Dhe, kjo i bënte të suksesshëm në ativitetet tona, si në grumbullimin e mjeteve materiale përmes Fondit të Republikëssë Kosovës 3%,-it , i cili financonte  shëndetësinë, arsimin, skamnorët dhe, më në fund, luftën 1998-1999, deri në çlirimin e Kosovës.

Pas mbarimit të luftës Fadil Ferati si koordinator Kryesisë së LDK-së me degët jashtë Kosovës, ishte për vizitë në Gjermani.

Dan Gashi, kryetar i Nëndegës për Republikën e Baden-Württemberg-ut, më merr në telefon dhe më thotë: “Xhafer, nuk po gjej një sallë, e di se Kirchheim-Teck-u, falë teje është një qendër e suksesshme organizative dhe, ti si kryetar i aktivit na gjejë një sallë ta mbajmë një tubim.” E sigurova sallën, u mbajtë tubimi, u ndamë të kënaqur të gjithë.

Në një-vjetorin e lindjes të djalit të vetëm, Jonit, miku ynë i mirë, Dan Gashi, organizoi një banket-festë të madhe, hiç mangut dasmës, duke ftuar familjarë, shokë, miq e bashkëpunëtorë në veprimtaritë shqiptare e partiake të Mërgatës. Në mesin e tyre isha edhe unë, si mik i hershëm dhe bashkëveprimtarë aktiv. Ai dinte të respektojë e nderojë, shqiptarët e angazhuar për mbijetesën dhe lirinë e Kosovës. Gëzimi i Danit ishte edhe gëzimi i të pranishmëve në atë festë. Pengu i Danit, pse nuk priti dasmën e Jonit, është edhe pengu ynë.

Këta katër burra atdhetarë të mëdhenj, miq të mirë  të Presidentit Dr.I.Rugova, Fadil Ferati, Shaban Bobaj e Dan Gashi, – pushofshin në Paqe!

Wendlingen, 26.01.2023

blank

NGJITU, NGJITU ILIR BUÇPAPAJ! – Përkujtim në vargje nga SAMI MULAJ

( Përjetim në varg në Njëvjetorin e vdekjes )
Ngjitu, Ngjitu Ilir Buçpapaj !
Ke marrë shpatin dhe nuk u ndale…
As nga bubullimat nuk u trembe.
Në shteg të dy breg shekujsh u ndodhe e kurrë nuk pushove.
Të afruan ujë vrellat…
Të afruan pshere të bardhë zanat.
E ti edhe prej atyre u largove.
Ke marrë shpatin Ilir Buçpapaj.
Vetëm drejt kaltërsive u joshe.
Atje… Ngjitu! Ngjtu Ilir Buçpapaj!
Në maje na përshëndet buzëqeshja jote.
blank

Le të thotë kush nuk e njeh Coco Chanel (19 gusht 1883 – 10 janar 1971 Përg.Elida Buçpapaj

I paharrueshëm dhe proverbial mbetet sidomos sekreti i Merilin Monrosë, e cila e detyruar të thotë të vërtetën se me çfarë rrobash shkonte në shtrat, ajo hapi zemrën: “Vetëm me dy pika të Chanel N.5”, duke e bërë kështu të pavdekshëm emrin e stilistes dhe të parfumeve të saj në historinë e traditave.

——–

Lindur në Saumur, Francë, më 1883, Gabrielë Shanel (Gabrielle Chanel), thirrur “Koko” (“Coco”), pati një fëmijëri shumë poshtëruese dhe të trishtë, kaluar në pjesën më të madhe në jetimore, për t’u bërë pastaj një nga krijueset më të mëdha të modës së lartë të Shekullit XX. Me stilin e afirmuar prej saj ajo ka përaqësuar modelin e ri femëror të Shekullit XX, përndryshe një tip të gruas së kushtuar ndaj punës, një jete të gjallë, sportive, pa etiketa e pa autoironi, duke e pajisur këtë model me mënyrën më të përshtashme të veshjes.

E ka filluar karrierën duke stilizuar kapele, më parë në Paris, më 1908 e pastaj në Deauville. Në këtë qytet, më 1914, ajo hap dyqanet e para, vijuar më 1916 me sallonin e modës së lartë në Biarritz. Suksesi i bujshëm vjen në vitet 1920, kur arrin të hapë zyrat e saj qendrore në Rue de Cambon n.31 në Paris e kur, prej aty, pak nga pak, shndërrohet në simbol të breznisë së atëhershme. Gjithsesi, po t’iu përmbahemi thënieve të kritikëve dhe të pronarëve të ndërmarrjeve të modës së lartë, kulmi i krijimtarisë së saj shënohet në vitet 1930, kur, pasi kishte zbuluar “tailleur-ët” të saj të famshëm e revolucionarë, ndërtuar nga xhaketa mashkullore dhe fundi ose me pantallonat të cilat deri në atë kohë visheshin vetëm nga burrat, imponon një stil të thjeshtë e të përkorë, me tingëllim elegant dhe tejet orogjinal.

Në thelb, mund të thuhet se Shanel (Chanel) zëvendësoi veshjen pak praktike të “belle èpoque” me një modë të gjerë dhe komode. Më 1916, për shembull, Shanel (Chanel) zgjeron përdorimin e xhersej (jersey), një material triko shumë fleksibël, që përdorej vetëm si veshje poshtë xhaketës në një tip të ri veshjeje të larmisë së madhe, përfshirë veshjet e thjeshta në gri dhe në blu të thellë. Ky novacion që i një suksesi kaq të madh saqë „Coco” folloi të lëvrojë fantazitë e saj të famshme për xhersej të endur.

Punët e bëra me dorë dhe pastaj të futura në seri në prodhimin industrial, në fakt, mbetet, një nga risitë më sensacionale të Shanel (Chanel) . Ndërkaq bizhuteritë prej perlash, varëset ose rruazat e praruar të qafës, ngjashmëria e gurëve falso me ata të vërtetë, kristalet me dukje diamantesh janë pjesë e pandashme e veshjeve Shanel (Chanel) dhe shenja dalluese të shijes së saj.

Ekspertët më të famshëm të modës së lartë sot, theksojnë: “Shumë shpesh është folur për Tejër (Tailleur), kstumin e saj të famshëm, duke e konsideruar atë një zbulim. Në realitet, Shanel (Chanel) prodhonte një veshje të tipit tradicional që shpesh e merrte pikënisjen nga veshjet mashkullore dhe që nuk dilte jashtë mode me ndërrimin e stinëve. Ngjyrat më të parapëlqyera të Shanel (Chanel) ishin ajo blu e thellë, gri dhe bezhë. Rëndësia që iu jepek detajeve, pra imtësive dhe përdorimi i gjerësishëm i bizhuterisë, me kombinimin revolucionar të gurëve të çmuar e jo, aglomerimet, pra grumbullimet e kristaleve dhe perlave janë shumë domethënëse për stilin e Shanel (Chanel) .

Shpërthimi i Luftës së Dytë Botërore sjell për Shanel (Chanel) një periudhë të qëndrimit vendnumëro. “Coco” detyrohet të mbyllë zyrat e saj qendrore në Rue de Cambon, duke lënë hapur vetëm dyqanin për shitjen e parfumeve. Në vitin 1954, kur rikthehet në botën e modës së lartë, Shanel (Chanel) ishte 71 vjeçe.

Pikërisht në këtë moshë, pra 71 vjeç, Shanel (Chanel) e paraqiti sërish “tailleur di Chanel”, që konsistonte nga pjesë të llojllojshme: një xhaketë e stilit xhamper, me tegelin e zinxhirëve të tij karakteristë të qepur nga brenda, një fund i thjeshtë dhe i rehatshëm, me një këmishë të vogël me endje të kombinuar me atë të tipit të trikos. Në paraqitjen e re, fundet ishin të prera më shkurt dhe “tailleur” e tipit xhamper ishin të punuar me mjeshtëri të lartë. Shanel (Chanel) është e pashoq në industrinë e saj revolucionare të modës në kontributin e madh që ka dhënë në rrugën e gjatë drejt emancipimit të grave.

Për sa i pëket parfumeve, stilistja punoi nga viti 1921 deri në vitin 1970 në bashkëpunim të ngushtë me të ashtuquajturit kompozitorë të aromave nga më të rafinuarat, si Ernest Beaux e Henri Robert. I tejfamshmi Chanel N°5 krijohej më 1921 nga Ernest Beaux, e sipas thënieve të “Coco” duhej të mishëronte konceptin e një feminiteti pa kohë dhe pa moshë, të pashoq, tundues dhe joshës. N°5 nuk ishte novacion vetëm për strukturën e aromës, por edhe për risinë e emrit në bazë të veçanësisë së shishes që përmbante parfumet. Shanel (Chanel) i dukeshin qesharake emrat tepër tingëllues të prafumeve të asaj kohe, aq sa vendos t’i emërojë aromat e saj me një numër që i përgjigjej radhës që i kishte vendosur ato Ernest gjatë nuhatjes së tyre.

I paharrueshëm dhe proverbial mbetet sidomos sekreti i Merilin Monrosë, e cila e detyruar të thotë të vërtetën se me çfarë rrobash shkonte në shtrat, ajo hapi zemrën: “Vetëm me dy pika tëChanel N.5”, duke e bërë kështu të pavdekshëm emrin e stilistes dhe të parfumeve të saj në historinë e traditave.

Shishja me lëngun aromatik, absolutisht në avangardën e kohës, është bërë e famshme për përmbajtjen e lëngut dhe për grykën e shishes në formë smeraldi. Ky “profilo” ia dha një sukses të tillë saqë, më 1959, shishja, flakoni, është ekspozuar në Museo Al mitico N.5 të vazhduar nga shumë të tjerë, si N.22 më 1922, “Gardénia” 1925, “Bois des iles” 1926, “Cuir de Russie” 1927, “Sycomore”, “Une idée” 1930, “Jasmin” 1932 e “Pour Monsieur” 1955. Numri tjetër më i madh i Shanel (Chanel) është N°19, krijuar më 1970 nga Henri Robert, për të kujtuar lindjen e “Coco”, pikërisht 19 gushtin.

Me paf fjalë, vula stilistike e Shanel (Chanel) bazohet në përsëritshmërinë e jashtme të modeleve bazë. Ajo është prirë nga lajtmotivi: “Moda kalon, stili mbetet.” Me vdekjen e kësaj krijueseje të madhe të modës, më 10 janar 1971, vepra e saj u vazhdua nga ndihmësit e saj si Gaston Berthelot e Ramon Esparza, e nga bashkëpunëtoret e tyre, Yvonne Dudel e Jean Cazaubon, në përpjekje për t’ia lartësuar emrin dhe për ta mbajtur prestigjin e saj./Elida Buçpapaj

blank

Avni Mula, një pikë referimi për muzikën e vendit tonë Nga Aleksandrino Ikonomidhi Sulioti

Dje ishte 95-vjetori i lindjes të kantautorit Avni Mula që është padyshim një pikë referimi për muzikën e këtij vendi. Edhe pse këtë shkrim për memorialin e tij e kisha gati prej kohësh, me dashje nuk e hodha dje, pasi doja të shihja se kush dhe si do ta kujtonte. Sigurisht që nuk u habita shumë, pasi në këtë vend gjithçka funksionon mbrapsht në lidhje me vlerësimin-kontributin e artistëve të një epoke bardh e zi.

Këtë historik të shkurtër po e shkruaj vetëm që më të rinjtë të mësojnë dhe të vjetrit të kujtojnë dhe nuk mund të ishte ndryshe, pasi imazhe të tilla në asnjë rast nuk kanë nevojë për dy fjalët e mia. Madje që të jem i sinqertë, ky shkrim nuk u bë as për shkak të njohjes sime me të, as për marrëdhëniet e pandërprera të familjes sime me familjen Mula (të cilat ekzistojnë prej afro 8 dekadash) dhe as për ndonjë qëllim tjetër, pasi përveç kësaj, shpesh shkruaj dendur për biografitë e Artistëve.

Për mua, një perceptim negativ përbëm me siguri edhe fakti i harresës së plotë të tij nga Festivalit i Radiotelevizionit vitet e fundit, sidomos po të marrësh parasysh se statistikisht konsiderohet, në mos jo personi me më shumë vlerësime (si në nivel kompozimi edhe në interpretimi) sigurisht një nga personat me më shumë çmime në historinë e tij 61- vjeçare, diçka që me kalimin e kohës mund ta justifikoj pjesërisht, sidomos nëse e gjykoj festivalin nga një këndvështrim artistik.

Sa për drejtësinë e historisë, duhet theksuar në këtë pikë pjesëmarrjen e tij në festival që në Dhjetor 1962, ku Avni Mula merr pjesë në Festivali i 1-ë në RTSH me këngën “Kendoj” me tekst të Ismail Kadaresë dhe Luigj Gurakuqit, të dubluar nga Meliha Doda.

Në Dhjetor 1962, Ibrahim Tukiçi & Avni Mula dhe Gjoni Athanas, marrin pjesë në Festivali I 1-Ë Në Rtsh me këngën “Jeta E Re Ne Na Pret”.

Me muzikë të Kristo Kotes dhe tekst të Haki Bejlerit të dubluar nga Florinda Gjergji.

Në Dhjetor 1962, Gjoni Athanas & Avni Mula marrin pjesë në Festivali I 1-Ë Në Rtsh me këngën “Shprese” Me muzikë të Vangjo Novës dhe tekst të Nazmi Kuqit dubluar nga Ylber Gimjani. Në Dhjetor 1962, Avni Mula merr pjesë në Festivali I 1-Ë Në Rtsh me këngën “Ne Stadium”. Me muzikë të Agim Prodanit, tekst të Dionis Bubanit dhe Odise Grillos të dubluar nga Sulejman Çela. Në Dhjetor 1963, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 2-të në RTSH me këngën “Degjo O Hane” të dubluar nga Fatbardha Bengu. Në festivalin e 3-të, 1964. Merr pjesë me këngën “Natë feste” të kënduar nga Melita Shehu dhe dubluar nga Qemal Kërtusha

Në Dhjetor 1965, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 4-të në RTSH me këngën “Valsi I Lumturise” të dubluar nga Vaçe Zela. Çmimi i tretë. Në festivalin e 5-të, 1966. Merr pjesë me këngën “Nl këngët tona ligjero” të kënduar nga Gaqo Çako dhe dubluar nga Ramiz Kovaçi.

Në festivalin e 7-të, 1967. Merr pjesë me këngën “letër nënës ” të kënduar nga i madhi Hysen Koçia dhe dubluar nga Ema Qazimi.

Në festivalin e 8-të, 1969. Merr pjesë me këngën “mësuesja e re ” të kënduar nga ai vetë dhe të dubluar nga Thëllënza Akcani

Në festivalin e 9-të, 1970. Merr pjesë me këngën “vallja që s’mbaron”me tekst të Vllasova Mustës të kënduar nga Vladimir Muzha dhe dubluar nga Valentina Gjoni

Në festivalin e 10të, 1971 Merr pjesë me këngën “gëzuar”me tekst të Agim Shehut të kënduar nga Hysni Niko Zela të dubluar nga Fatbardha Hoxha DishoNë festivalin e 11-të, 1972. Merr pjesë me këngën “përshëndetje”me tekst të Tonin Milotit të kënduar nga Petrit Dobjani.

Në Dhjetor 1974, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 13-të në RTSH me këngën “Kodrina e paharruar” me tekst të Tonin Milotit të dubluar nga Xhovana Doko. Në festivalin e 14të, 1975. Merr pjesë me këngën “Partia Prin”me tekst të Xhevahir Spahiut të dubluar nga Pëllumb Kurtishi. Në Dhjetor 1976, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 15-të në RTSH me këngën “Nene Moj Do Pres Gershetin” me tekst të Hysni Milloshit të dubluar nga Vaçe Zela dhe fitojnë çmimin e parë. Në Dhjetor 1977, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 16-të në RTSH me këngën “Kasollja E Galigatit”.me tekst të Hysni Milloshit të dubluar nga Alida Hisku.Në Dhjetor 1978, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 17-të në RTSH me këngën “Shqipëri O Vendi Im” me tekst të Hysni Milloshit të dubluar nga Ema Qazimi.Në festivalin e 18-të, 1979 kompozoi këngën trëndelinë e këngë me tekst të Hysni Milloshit të dubluar nga Ema Qazimi dhe më këngën “Rron stalini midis nesh” me tekst Pandeli Koçit të kënduar nga Ramiz Kovaçi. Në Dhjetor 1980, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 19-të në RTSH me këngën “Për Ty çelin Mijëra Mëngjese” me tekst të Koçi Petritit të dubluar nga Ema Qazimi.Në koncertet e Majit të vitit 1979, kompozon Këngën për Asim Vokshin” me tekst të Hysni Milloshit, të kënduar nga Gjergj Sulioti

Në Dhjetor 1981, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 20-të në RTSH me këngën “Me Kujton Ti Ato Vite”.me tekst të Hysni Milloshit dhe të dubluar nga Alida Fiqirete Hisku

Në festivalin e 21-të këngës, 1982, fitoi çmimin e parë me këngën brilante “Një djep në barikadë” me tekst të Hysni Milloshit të kënduar nga Marina Grabovari dhe LUAN ZHEGU

Në festivalin e 23 të këngës, merr pjesë me këngën “këndon e gjithë Shqipëria” poashtu me tekst të Hysni Milloshit, kënduar nga Irma Libohova Kaso dhe Genc Hoxha.

Në festivalin e 24 të këngës merr pjesë me këngën “Tek ajo dritare”, me tekst të Hysni Milloshit, kënduar nga i ndjeri Tonin Tërshana

Në festivalin e 25 të këngës merr pjesë me këngën “Mëngjeset e atdheut”, me tekst të Hysni Milloshit, kënduar nga Kozma Dushi

Në festivalin e 26 të këngës merr pjesë me këngën “bjer kitara ime”, me tekst të Hysni Milloshit, kënduar nga Liljana Kondakci

Në festivalin e 27 të këngës merr pjesë me këngën “Kur vallëzojml tok”, me tekst të Agim Doçit, kënduar nga Morena Reka

Në festivalin e 28 të këngës merr pjesë me këngën “Borë me hënë”, me tekst të Hysni Milloshit, kënduar nga nga Bashkim Alibali dhe Mimoza DhamoNë festivalin e 29 të këngës merr pjesë me këngën “Do trokas”, me tekst të Agim Doçit kënduar nga Morena Reka, Genc Iliazi dhe Foel GrilloNë festivalin e 30 të këngës merr pjesë me këngën “kosovares që ma prishi gjumin “, me tekst të Agim Doçit, kënduar nga Gëzim Çela. Në vitin 2016 kompozoi këngën “Dashuria është magji” kënduar nga Gjergji Sulioti dhe Zhani Sulioti

Nga ana tjetër, megjithatë, duhet të themi se ka një kontribut të madh edhe në Teatrin e Operas dhe Baletit, ku baritoni shkelqyer ka spikatur në role të veçanta. Debuton me suksesi në rolin e parë në operën kavaleria rustikana të Maskanjit (1958) në rolin e Alfios. Në berberi seviljes të Rosinit (1958) realizon një figure elastike qe di të sjelle në majë të gishtave të gjithë personazhe te operës me lojën e tij të shkathët. bindës është edhe tek roli i Onjeginit tek Evgjeni Onjegin (1959), si Malatesta tek Opera Don Paskuale (1959) por edhe si Gjeta tek Mrika e Prenkë Jakovës (1959 dhe 1966). Kryevepër ishte edhe tek roli i Ivanit në opera Pravnera të Tish Daisë (1960) ose dhe në figura e veçantë e Zhermonit në Traviata e Verdit. Gjatë vitit 1961 realizon konsullin Sharples nga Madama Baterflaj si dhe Kriston nga Lulja e Kujtimit të Kristo Konos. Më vonë pason Toreadori Eskamilio në operen Karmen, Kurizoja Tonio nga Opera Palaçot, Marseli nga Bohema e Puçinit, Zurgai nga Peshkatarët e Perlave, Boni nga Princesa e Çardashit si dhe kulminacioni i tij, Rigoleto në vitin 1965. Një vit më vonë interpreton Figaron në Berberin e Seviljes të Rosinit por dhe Figaron nga Dasma e Figaros të Moxartit. Ndërsa ka ndritur edhe si kuestorin fashist në operën Heroina të Vangjo Noves si dhe në rolin e Françeskut në operen Skënderbeu të vitit 1968.

Gjithashtu Avniu Mula, ka kontribut edhe në festivalet për fëmijë me afro 500 këngë që disa prej tyre kanë fituan çmime.Kontribut ka pothuajse në të gjitha festivalet e këngës të rretheve, në anketat legjendare të radio Tiranës (15 çmime të para), në Ansambli i Ushtrisë, në dekadat e Majit, në festivali kur vjen pranvera, në festivali i serenatës në Korçë duke arritur një numër prej 1500 këngësh të shkruara, 30 vepra te dokumentuara ne TOB si: kantata, suita, tabllo, poema sinfonike te ekzekutuara dhe me partitura, Operat Borana, Nëna e Trimave, Opereta Karnevalet si dhe Muzikë filmash.

Avni Mula lindi në Gjakovë në vitin 1928. Studimet e larta muzikore i kreu në Konservatorin “Çajkovski” të Moskës (1952-1957), ku u diplomua si këngëtar lirik. Karrierën artistike e nisi menjëherë mbas kthimit nga Moska dhe zhvilloi një aktivitet të pasur koncertal brenda dhe jashtë vendit.

Prandj për të gjitha arsyet e mësipërme dhe për shkak se artdashesi duhet të ketë dinjitet he mirënjohje, ia vlen t’i kushtojmë pak kohë Avni Mulës, veçanërisht ata që duan të quhen artdashesh me edukatë muzikore të gjerë, pa le ata që janë të diplomuar.

Asgjë më shumë dhe asgjë më pak , pasi mbi të gjitha vepra e tij flet vetë.

blank

Dita e Shën Marenës – Kisha dhe manastiri í Shën Marenës

Kisha dhe Manastiri i Shën Marenës së Llëngës, ndodhet jo larg këtij fshati, në anën veriore të tij, mbi një breg nga ku pamja përreth është shumë e bukur, me male, pyje e livadhe. Në këmbë të këtij vendi rrjedh si një përrua i madh e ujëplotë, lumi i Shkumbinit, që e merr fillimin e tij prej këtyre anëve.

Kisha e Shën Marenës

E gjithë kisha është e mbuluar në pjesën e brendshme me piktura murore (afreske). Tematika e pikturave është ajo e zakonshmja e kishës ortodokse. Muret e kishës janë të ndarë në pesë breza horizontalë. Në brezin e katërt paraqiten skena nga martirizimi i Shën Marenës, shenjtores së cilës i dedikohet kisha.
Këto piktura janë bërë nga dora e mjeshtrit të talentuar Kostandin Shpataraku. Realizimi i tyre është bërë 10 vjet më vonë se ikonat e kishës së Ardenicës në Lushnjë. Kjo flet për pjekurinë artistike të piktorit. Kostandin Shpatarakut i përkasin një pjesë e ikonave të ikonostasit, duke përfshirë kryqin mbi ikonostas, dyert e bukura, një balldakin me 15 figura dhe 17 ikona të vogla me skena nga jeta e Krishtit dhe Shën Marisë. Pikturat murore të kësaj kishe janë punuar prej tij më 1754 me porosi të qytetarëve, klerikëve dhe esnafëve të qytetit të Llëngës”.
Në librin me autor N. Thëllimi përmenden edhe piktorë të tjerë që kanë punuar në Llëngë e në Manastirin e Shën Marenës. Në librin e tij përmendet Kostandin Jeromonaku, Voskopojari, i cili ka punuar edhe në Manastirin e Shën Marenës, si dhe Onufri e djali i tij Nikolla Kostandini nga krahina e Shpatit të cilët kanë punuar në Vithkuq, Llëngë, Shën-Naum e gjetkë.
Në një mbishkrim të vjetër, të pikturuar në pjesën perëndimore të murit të kishës, thuhet se ndërtimi i saj dhe i pikturave është bërë me shpenzimet e banorëve dhe esnafëve, mjeshtrave, rrobaqepësve dhe kasapëve të qytetit të Llëngës më 2 shtator 1754.
Në faqen 26 të librit “Shën Marena midis nesh” të Gaqo Bazes, thuhet se kisha e Shën Marenës është ndërtuar fillimisht rreth vitit 1660, por më vonë u dogj dhe u rindërtua me kontributin e fshatit më 1754.
Për ndërtimin e kishës së Shën Marenës tregohet edhe kjo legjendë të cilën e kam dëgjuar nga Josif Velo (mbi 80 vjeç), nga Pogradeci:
“Kishën deshin ta ndërtonin në një vend tjetër, atje ku është kryqi, por materialet e ndërtimit dhe trarët, të nesërmen në mëngjes i gjenin në një tjetër vend. Kjo u përsërit disa herë, deri sa e kuptuan se këtë e bënte vetë Shën Marena, sepse pikërisht në vendin ku ajo i çonte materialet e ndërtimit deshte që t’i ngrihej kisha. Dhe ashtu u bë. Kisha u ndërtua atje ku i çoi materialet Shën Marena”.
Vitet e ndërtimit të kishës së Shën Marenës dhe të Shën Thanasit në fshat, përkojnë me kohën e lulëzimit të qytetit të Voskopojës, si dhe të vetë Llëngës.
Dita e Shën Marenës, ndonëse bie më 17 korrik (sipas kalendarit të ri), festohet më shumë më 30 korrik (sipas kalendarit të vjetër), sipas një tradite të krijuar prej vitesh. Në këtë festë marrin pjesë e vijnë jovetëm besimtarët e fesë së krishtere, por edhe ata të fesë myslimane; jo vetëm nga Mokra Sipër e rrethi i Pogradecit, por edhe nga krahina të tjera si Korça e, sidomos, nga fshatrat e Librazhdit e madje të Elbasanit. Kishës së Shën Marenës i atribuojnë veti çudibërëse. Besimtarët besojnë në vetitë çudibërëse të Shën Marenës, i luten asaj dhe hedhin ndonjë monedhë e ndezin qirinj në kishë, në mënyrë që shenjti t’i ndihmojë në zgjidhjen e ndonjë halli apo në shërimin e ndonjë sëmundjeje.
Shumë besimtarë, që kanë pasur probleme shëndetsore, e kalonin natën duke fjetur brenda në kishë, me besimin e madh se Shën Marena do t’i shërojë. Shumë të tjerë vinin këtu me gjithë familjen dhe e kalonin natën duke fjetur në konakët e manastirit, por pjesa më e madhe e gdhinte natën jashtë, duke bërë kurban ndonjë shqerrë a ndonjë dash (i piqnin në hell), të cilat i shiste vetë manastiri.
Krijohej gjithmonë një atmosferë e këndëshme e mbresëlënëse, me optimizëm për të ardhmen e fatit të tyre.
Pjesë përbërëse e manastirit janë edhe: Konakët, Najazma dhe Shpella e Shën Marenës.
Legjenda për Shën Marenën
Shën Marena është shenjtorja e krahinës, e cila ka ardhur në këtë vend prej diku nga larg. Ajo ia kushtoi jetën e saj Zotit, e ka ardhur këtu për t’u ardhur në ndihmë njerëzve. Pra një personazh konkret.
Në gojëdhënë thuhet se babai i saj ishte pagan dhe nuk deshte që e bija e tij të merrej me përhapjen e fesë së krishterë. Vajza largohet nga shtëpia dhe vjen në Mokrën e Sipërme dhe në fshatin Llëngë, ku jetonte me lëmoshat që i jepnin. Nuk dihet se prej nga kishte ardhur vajza. I ati i saj dërgoi njerëz për ta vrarë, por ajo hyri në shpellë në pjesën më të largët të saj, atje ku ishte më ngushtë, atje ku nuk mund të hynte asnjeri. Ata që e ndoqën dhe hynë në shpellë, nuk e gjetën dhe kujtuan se në atë vrimën e vogël e shumë të ngushtë që kishte mbetur pa u kontrolluar ajo nuk mund të hynte, kështu u larguan.
Shën Marena dilte çdo ditë me zbardhjen e ditës dhe lahej në kroin përballë shpellës, që sot quhet Najazmë. Ky ujë është i bekuar dhe nuk prishet, sado të rrijë në një shishe të mbyllur.
Sipas këtij varianti, mund të mendojmë, se vajza e re e shenjtëruar që quhej Shën Marenë, duhet t’u përkiste besimtarëve eremitë, që punonin për përhapjen e fesë së krishterë, jetonin maleve, komunikonin me banorët e atyre zonave e strehoheshin nëpër shpella.
blank

Ndahet nga jeta dr. Ilir Ohri, një nga anestezistët më të mirë shqiptarë

Një nga anestezistët më të mirë shqiptar dr. Ilir Ohri është ndarë sot nga jeta.

Gjatë gjithë jetës profesionale Ohri është karakterizuar nga puna e pakursyer në shërbim të të sëmurëve më të rëndë dhe nga profesionalizmi i rrall

Na faqen zyrtare të Fakultetit të Mjekësisë u nda edhe lajmërimi për vdekjen e tij.

Postimi i plotë:

Me hidhërim te thellë ju njoftojmë se u nda nga jeta Prof. Ilir Ohri.

Profesor. Ilir Drini Ohri lindi ne Tirane me 27 nëntor 1955.

Arsimin fillor dhe te mesëm i perfundoi me suksese te larta. Studimet e larta i perfundoi me rezultate tē shkëlqyera ne Fakultetin e Mjekesise ne Universitetin e Tiranës. Gjithashtu specializimin nga anesteziologjia me reanimacion e kreu ne Fakultetin e Mjekesise ne Tirane. Tezen e disertacionit te doktoratës me titull:” Ndikimet e ventilacionit mekanik me PEEP mbi hemodinamikën dhe gazometrine” e mbrojti në vitin 1997, disertacion per marrjen e gradës shkencore “Doktor” i shkencave te Miekësise. Dr Iliri vjen nga një

familje mjekesh me virtyte të larta patriotike dhe te ushtrimit të profesionit mjekësor. Gjyshi i tij dr. Musa Ohri, firmetar i Kongresit te Permetit, i ati dr. Drini Ohri, nje mjek i nderuar, organizator i shkelgyer Zv Minister i Shendetesise dhe drejtor i Spitalit nr. 1. Shendeti, 2015. Ka publikuar 25 punime

shkencore jashte vendit, me impakt faktor prej 54. Ka botuar si autor apo koautor: Anestezia e përgjithshme: përkth., Pierre Gauthier-Lafaye, Ilir Ohri, Roland Xhaxho. Teksti i traumës : emergjencat traumatike, Pirro Prifti, Ilir Ohri, Spiro Silla. Anestezia dhe reanimacioni, Vjollca Shpata (Hajro), Ilir Ohri, Kiri Zallari, Ilir Ohri, etj.

Prof. Ilir Ohri, një prej figurave më të shquara të Shërbimit të Anestezi-Reanimacionit dhe tё mjekёsisё shqiptare, ka dhënë prej më shumë se 40 vitesh, një kontribut të veçantë dhe të jashtëzakonshëm në zhvillimin e këtij Shërbimi në vëndin tonë.

Ai është një nga themeluesit e Shërbimit modern të Anestezi-Reanimacionit dhe drejtues i tij prej 30 vitesh.

Prof. Ilir Ohri ka lënë gjurmën e tij në ngritjen, funksionimin dhe perfeksionimin e të gjitha njësive të reanimacionit në Tiranë e në mbarë vëndin.

Ai bën pjesë në bërthamën e shkëlqyer të mjekëve, që themeluan Shkollën e Anestezi-Reanimacionit që në gjysmën e parë të viteve ’80

Prof. Iliri i ka ndarë pa kursim dijet e tij të gjëra, ndër vite, me qindra mjekë anestezistë, të cilët i janë mirënjohës dhe janë krenarë, që kanë qënë nxënës të tij.

Një nga kulmet e veprimtarisë së Prof. Ohrit në fushën akademike është edhe krijimi i Shkollës së Anestezi-Reanimacionit në Republikën e Kosovës dhe përgatitja e një plejade specialistësh të fushës atje. Gjithashtu, ai ka udhëhequr mjaft doktoratura në Universitetin e Prishtinës.

Veprimtaria shkencore e Prof. Ohrit është e gjërë, cilësore dhe e larmishme. Ajo pasqyrohet jo vetëm në aplikimin klinik të të rejave bashkëkohore të fushës por edhe në artikujt e referimet e shumtë në shtypin shkencor kombëtar e ndërkombëtar. Ai është një nga themeluesit e Shoqatës së Anestezi-Reanimacionit dhe një nga drejtuesit aktivë të saj.

Gjatë gjithë jetës profesionale Prof. Ilir Ohri është karakterizuar nga puna e pakursyer në shërbim të të sëmurëve më të rëndë, nga ndershmëria e lartë, nga profesionalizmi i rrallё, nga integriteti solid dhe nga personaliteti i palëkundur.

Anestezi-Reanimacioni shqipëtar humbi mësuesin,  drejtuesin, mjekun e talentuar.

Dekanati i Fakultetit të Mjekësisë shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqeve, shokëve të tij.

U prehte në paqe profesori ynë i nderuar 🙏

blank

Ndahet nga jeta vajza e Pablo Picasso-s, frymëzuesja e shumë pikturave të artistit spanjoll

Maya Ruith-Picasso, vajza e piktorit të madh spanjoll, Pablo Picasso, të cilën ai e përjetësoi në shumë prej pikturave të tij, ka vdekur sot në moshën 87-vjeçare, njoftoi familja e saj.

“Maya Ruith-Picasso vdiq në paqe këtë mëngjes, e rrethuar nga familja e saj”, thuhet në deklaratën e dhënë nga avokati Richard Malka, pa detaje të mëtejshme.

Maria de la Conception ose Maya, siç njihej, lindi më 5 shtator 1935 dhe ishte vajza e parë e Picasso-s dhe muzës së tij, Marie-Thérèse Walter, me të cilën ai kishte një lidhje që nga viti 1927.

Aktualisht në Muzeun Kombëtar të Pikasos në Paris ka një ekspozitë me temën e marrëdhënies së Majës me babain e saj. “Maya me një kukull” (1938), “Maya me një kukull dhe një kalë” (1938), “Maya me kostum marine” (1938), “Maya në një përparëse” (1938) janë vetëm disa nga portretet e saj.

“Ajo është i vetmi person që njoh që nuk flet për Pablo Picasso-n, por për babanë. Unë mendoj se kjo dëshmon për marrëdhënien e veçantë që ajo kishte me të”, tha djali i saj, Olivier.

Franca dhe Spanja do të përkujtojnë në vitin 2023 50-vjetorin e vdekjes së Pablo Picasso-s, përmes disa ekspozitave të veprave të tij në të dy vendet.gsh

blank

Nje dhurate e pazakonte dhe e pa pritur ne vigjilje te Krishtlindjeve Nga Mirela Athanas

Nje dhurate e pazakonte dhe e pa pritur ne vigjilje te Krishtlindjeve.

Po kerkoja disa partitura dy dite me pare, ne nje raft me libra muzikore te mbledhura tok vite mbas vitesh, si nje stive drush qe ben zjarr vetem me prushin dhe ngrohtesine e notave qe kane te shkruara brenda.

Midis ketyre librave, shume prej tyre pjese e aktiviteteve te babit, te Julias, te mijat, gjeta dy flete, te ruajtura shume mire, me nje shkrim muzikor notash te perkryer, shkrimi i babit. Ato dy flete mund t‘i kem pare edhe me pare, por asnjehere me kaq vemendje.

I mora ne duar ato dy flete, pak te vjeteruara, por edhe me te bukura keshtu, dhe fillova t’i lexoj me vemendje.

Ishin shkruar ne 7 Janar te vitit 1953. Babi ka qene ne vitin e pare te Konservatorit Tchaikovsky, ishte vetem 27 vjeç.

E shikoj shkrimin e tij, rregullsine e shkrimit te notave, dhe i flas: “ Babi, ti e di sa mall kam, prandaj me drejton te zbuloj keto thesare!”

Dhe mendoj, per vleren e thesareve te paçmuara qe na la Ati im.

Ka plot qe ende nuk i kemi zbuluar, incizime te tij qe ai i kerkonte, sepse kishte nje liste me incizimet e tij, por qe disa prej tyre nuk i kemi gjetur akoma.

Duke i lexuar keto dy flete, mesova se ne to ishte shkruar nje romance e quajtur “Une te kam dashur” me poezi te A. Pushkin dhe muzike te Shemetov.

Romanca quhet “Ja vas ljubil”. E imagjinova babin duke e kenduar kete melodi me zerin e tij rinor, te fuqishem, te ngrohte, prekes. Sa do te desha te kishte pasur nje incizim me te. Duhet patjeter te kete qene nje nga romancat e para qe ai ka mesuar ne shkolle, ne vit te pare.

Me mrekullon rusishtja e tij, e shkruar bukur dhe shkrimi i tekstit poshte notave ne shqip. Duket qe eshte punuar mjaft me keto dy flete, megjithate ato kane mbetur te pa prishura, te bukura.

Dhe une i marr, ulem ne piano dhe filloj t’i bije.

Per nje moment, ndjej dy shpirterat tane te nderthurren, te takohen ne hapesiren midis te dukures dhe te padukures.

E ndjej prezencen e tij shume afer. Sikur te ishte pas kraheve te mij duke me degjuar, ashtu sic bente gjithmone kur i bija pianos.

Me shpetuan lot, por i fshiva shpejt. M’u kujtua kur me thoshte “Mos qaj bab”.

Nuk do lotoj, i thashe vetes, por do mbush shpirtin me kete thesar qe ai na ka lene.

A ka dhurate me te bukur se kjo ne prag te Krishtlindjeve? Pikerisht kur po kerkoje librin e kengeve te Krishtlindjeve.

Eshte nje gjuhe komunikimi qe m’u dha mepermjet notave dhe poezise.

Nje gjuhe shpirterore komunikimi, qe une mendoj se nuk ka me te bukur se kaq.

E kam zakon qe shikoj fotografi, kujtime etj. ne çdo fund viti. Festat e Krishtlindjeve dhe Vitit te ri behen me domethenese, me te ngrohta, me te bukura, kur bashkohet e tashmja me te kaluaren.

Dhe kete vit, Babi, nga lart, me lumturoi me nje melodi qe do te me shoqeroje shpesh gjate ketyre diteve. E morra ne video momentin kur fillimisht fillova t’i bije ne piano ketyre notave. Ishte nje romance qe nuk e kisha degjuar asnjehere.

blank

blank blank blank blank blank

blank

In Memoriam: Ferid Berberi(6.12.1946-14.12.2021) Rekordmen si sportist, dhe trajner i kolosëve të boshtit shqiptar Nga Bedri ALIMEHMETI

 

DOSSIER/ Karriera e suksesshme mbi pedanën e shtangës e ndërprerë nga një dëmtim, shqiptari i parë që ka ngritur mbi 400 kg në tre stile

Prej kohësh jemi mësuar, që rëndom në rastet kur bie fjala kur flasim për sportistët e rrugës së “Elbasanit”, të fillojmë të radhisim emra të shquar futbollistësh si Ilir Pernaska (Dinamo), Arben Çela, Mirel Josa, Artur Lekbello (Tirana) etj, apo basketbollistësh si i madhi Agim Fagu etj, duke lënë si padashje në “hije” emra sportistësh të shquar në sporte të tjerë, në mes të të cilëve spikat ai i Ferid Berberit peshëngritësit të shquar të “Dinamos” e të ekipit Kombëtar, padyshim një ndër djemtë e talentuar të rrugës së “Elbasanit”, që bëri emër në sportet e rënda sidomos gjatë viteve 60-70 të shekullit të kaluar.

 

Trajneri Riza Lofca e afroi me shtangën

 

Kanë kaluar vërtet jo pak vite, realisht pak më shumë se gjysmë shekulli kur Feridi ende i ri plot ëndrra për të ardhme u gjend përpara boshtit të shtangës, pa i shkuar nëpër mend që pas atij çasti do t’i bëhej pjesë e pandarë e jetës. “Nuk e harroj kurrë, – rrëfen Ferid Berberi sot në dekadën e tetë të jetës, – kur gjatë një aktiviteti mes shkollave të kryeqytetit, që në ato vite për hir të së vërtetës ishin aq të shpeshtë e aq të rregullt më afrohet trajneri i njohur Riza Lofca, i cili pasi më përshëndet duke vëzhguar me shumë kujdes konstruktin tim trupor më pyet për emrin, shkollën ku mësoja dhe më fton që nëse dëshiroja të shkoja të nesërmen në ambientet e klubit “Dinamo” (sot stadiumi “Selman Stërmasi”), ku do të gjeja shumë bashkëmoshatarë që ushtroheshin në sporte të ndryshëm si në peshëngritje, mundje klasike dhe e lirë, atletikë etj. Nuk i a dhashë fjalën, por gjithsesi të nesërmen mbasdite ndryshe nga herët e tjera nuk shkova me shokët për të luajtur futboll tek “Pal Poçja” fusha jonë e dashur, por mora rrugën për tek klubi “Dinamo”. Profesor Lofca u gëzua shumë kur më pa. Nga ajo ditë, për vite më radhë u bëra pjesë e peshëngritësve të klubit blu”.

 

I pari peshëngritës shqiptar, në tri-garësh ngre mbi 400 kg

 

Gjithnjë sipas Feridit, mjeshtri Riza Lofca tregoi një përkushtim të jashtzakonshëm ndaj tij. “Profesor Lofca, – vijon më tej ai – trajneri im i parë dhe i vetmi gjatë karrierës si shtangist, pa u lodhur dhe pa asnjë lloj rezerve më dha gjithçka nga bagazhi i tij tejet i pasur”. Dhe pas kësaj rezultatet e larta nuk do të vonojnë, e natyrisht bashkë me ata edhe thyerjet e njëpasnjëshme të rekordeve kombëtare nuk do të reshtnin. Kështu pas garimit me sukses të plotë në kampionatet kombëtare të të rinjve mbërrin medalja e artë në finalet e Spartakiadës II Kombëtare më 1969, dhe pas kësaj nga viti 1972 e deri më 1975, Ferid Berberi shpallet radhazi katër herë kampion kombëtar në peshën e mesme. Në ato vite garohej në të tre stilet: forcë, shtytje e shkëputje. Dhe falë pikërisht këtij fakti Ferid Berberi bëhet i pari peshëngritës shqiptar që në tri-garësh arriti të ngrejë mbi 400 kilogram. Jo vetëm në aktivitete kombëtare por edhe në mjaft veprimtari të ndryshme ndërkombëtare si në Kinë, Rumani etj, Ferid Berberi zbret nga pedana e shtangës i suksesshëm e me plot rekorde kombëtare. Por, është për të ardhur keq, që pikërisht në momentin më të mirë të formës sportive, një dëmtim i rëndë në këmbë e detyron të ndërpresë aktivitetin sportiv individual. Kur e pyet për këtë rast sigurisht ndjen keqardhje. “Kush e di edhe sa rekorde kombëtare të tjerë do të ishin thyer?” – vijojmë ne. Por, ai vetëm buzëqesh. “Gjithsesi – shton – atë që nuk pata mundësi të bëja unë e bën peshëngritësit e talentuar dinamovitë përgatitjes të të cilëve për shumë vite me radhë iu përkushtova me shumë pasion”.

 

Drejtues i FSHP-së e punonjës shkencor

 

Falë punës mjeshtërore e tejet pasionante të mjeshtrit Ferid Berberi nga radhët e peshëngritësve dinamovitë doli një plejadë gjigantësh, rekordmenë e kampionë të Ballkanit si i paharruari Aleksandër Kondo. Muharrem Berisha, Agron Haxhihyseni, Xhemal Qarri, Ardian Kokonozi etj, që fituan medalje në veprimtari ndërkombëtare. Ndërkohë bashkë me trajnerin e Tiranës të njohurin Zydi Mazreku, të cilin Ferid Berberi e kujton me shumë respekt, për bashkëpunimin që ka pasur me të, duke theksuar që ai ka qenë trajneri që ka përgatitur të madhin rekordmenin e kampionin e botës Ymer Pampuri, drejtojnë me shumë sukses në veprimtari evropiane e ballkanike ekipin kombëtar të Shqipërisë nga viti 1979 deri më 1985. Pas kësaj Berberi drejton ekipin kombëtar të peshëngritësve të rinj të Shqipërisë, të cilët i ngjit dy herë në podiumin e kampionit të gadishullit. Më vonë për tetë vite me radhë nga 1992 deri më 2000, Ferid Berberi kryen me kompetencë e autoritet detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Më vonë deri sa doli në pension iu përkushtua punës shkencore në qendrën kërkimore sportive dhe asaj të mësimdhënies në universitetet “Aleksandër Xhuvani” e “Marin Barleti”.

 

Skeda

 

Emri mbiemri: Ferid Berberi/ Datëlindja: 6 dhjetor 1946

Vendlindja: Tiranë/ Arsimimi: Universiteti i Sporteve, diplomuar mësues i edukimit fizik

Lloji i sportit që ka ushtruar: Peshëngritje në KS “Dinamo”

Kampion kombëtar: 1972, 1973, 1974 dhe 1975

Fitues i medaljes së artë në Spartakiadën II Kombëtare 1969

Pjesëtar i ekipit Kombëtar: Në garat ndërkombëtare në Kinë 1972 dhe Rumani 1975

Trajner: I ekipit të peshëngritjes KS “Dinamo”: 1976-1979; I ekipit Kombëtar të Shqipërisë: 1979-1985; I ekipit Kombëtar të të rinjve të Shqipërisë: 1988-1991

Trofe si trajner: Kampion me Dinamon më 1977, 1978, 1980, 1981, 1982, 1985

Me ekipin kombëtar të të rinjve: Dy herë kampion i Ballkanit në Greqi e Turqi.

Veprimtaria arsimore: Mësues në gjimnazin “Sami Frashëri”, pedagog në universitetin “Aleksandër Xhuvani” (Elbasan) dhe “Marin Barleti” (Tiranë). Punonjës shkencor në qendrën kërkimore sportive.

Detyrë shtetërore: Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes 1992-2000

Vlerësime: Në arsim dekoruar me urdhrin “Naim Frashëri” kl. II

Në sport: Mban titujt “Mjeshtër Sporti”, “Mjeshtër i Merituar”,”Nderi i Sportit Shqiptar”, dekoruar me urdhrin “Naim Frashëri” Kl. I dhe Kl. II

Në vitin 2021 u nderua me dekoratën “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” nga Presidenti i Republikës Ilir Meta.

blank

In memoria per SKENDER HALILIN – Vezullimi i ndërprerë i një ylli – Nga: Bedri Alimehmeti “Mjeshtër i Madh”

Dossier: Dyzet vite më parë u nda nga jeta futbollisti i shquar, i madhi Skënder Halili
SKEDA
Datëlindja: 20 gusht 1940 Tiranë.
Roli: Qendërmbrojtës i lirë.
Ekipet ku është aktivizuar: Të rinjtë e Tiranës 1954-1957; Puna e Tiranës 1957-1959; Dinamo 1960-1962; 17 Nëntori 1963-1966.
Me kombëtaren: Luajtur në 9 ndeshje.
Tituj e trofe: Kampion me të rinjtë e Tiranës 1956, 1957; me Dinamon 1960; me 17 Nëntorin 1964-1965, 1965-1966. Kupa e Shqipërisë: Dinamon 1960; Kupa “50 vjetori i Pavarësisë” me Dinamon 1962.
Karriera si trajner: Me grupmoshat e 17 Nëntorit.
Vlerësime: “Mjeshtër Sporti”, “Mjeshtër i Merituar”, “Simbol i qytetit të Tiranës”, “Nderi i sportit shqiptar”, “Mjeshtër i Madh”, “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”
U nda nga jeta: 13 dhjetor 1982
Përjetësimi: Nga viti 2000, qendra stërvitore e FK Tirana mban emrin “Skënder Halili”
Që ka mbetur ikonë në futbollin shqiptar, këtë te gjithë e thonë. Dhe, që e interpretonte qendërmbrojtësin e lirë në ato vite aq përsosmërish, kur nuk ishte zbatuar ende në disa vende me futboll të përparuar, e bëri që vështirë të përsëritet. Që askush nuk i bënte rofeshiatat deri në lartësinë e kokës, këtë e vërtetojnë ende bashkëlojtarët dhe rivalët, sepse ishte i shkëlqyer në luftën e ajrit. Skënder Halili i afronte dhe u jepte kurajë futbollistëve të rinj, dhe ai nuk u dëbua asnjëherë nga gjyqtarët, sepse ishte i thjeshtë dhe i dashur, edhe me tifozët. Ai ishte njerëzor në gjithçka bënte, dhe të gjitha këto cilësi të patjetërsueshme janë të murosura në portretin emblematik të Skënder Halilit, legjendarit të ekipit bardheblu dhe të kombëtares, figura e të cilit teksa vitet kalojnë, merr gjithnjë e më tepër përmasa gati mitike. Ai ishte djalë i rrugës “Fortuzi”, që në Tiranë etiketohet “maternitet” i futbollit shqiptar. Vetëm duke përmendur emra të tillë futbollistësh të shquar, si Gani Merja, Panajot Pano, Skënder Halili, Indrit Fortuzi e Blendi Nallbani, bindesh për këtë fakt. Fillimisht te kopshti i “Rukes”, më pas te oborri i shkollës “10 Korriku” (sot “Sinan Tafaj”), apo te bulevardi” Zogu I” bashkë me Panajot Panon, Eqerem Casllin, Bujar Hykën, Eshref Demnerin, Astrit Zhordën, Hasan Vocin etj, moshatarë, me të u mbrujt e u kalit talenti i tij si futbollist, modelin e të cilit ai e kishte te dy dajat: Xhaferri e Ganiu, të cilët bënin emër në ato vite. Më pas, thuajse të gjithë bashkë u gjendën te fusha “Puna” (ish-ekspozita Shqipëria Sot), ku nën drejtimin e teknikut Xhavit Demneri u bënë pjesë e të rinjve bardheblu. Aty takuan Osman Memën, Pavllo (Ben) Bukovikun, Luigj Bytyçin, Naim Ballën, Pjerin Perollin, Bujar Kulhekun etj, me të cilët vargëzojnë tituj kampionë. Ndërkohë, viti 1957 e gjen Skënderin në radhët e ekipit të të rriturve bardheblu, ishte koha kur trajneri Alla sapo kishte nisur të ndërtonte atë ekip që do të bënte epokë në vitet ‘60-të. Dhe shumë shpejt do të mbërrijnë sukseset. Më 29 nëntor 1959, 17 Nëntori fiton Kupën e 15 vjetorit të çlirimit, por fill pas kësaj arritjeje, të gjithë futbollistët e rinj që kishim shkëlqyer në atë aktivitet i thirrën ushtarë. Kështu ndodhi me Panon, Bytyçin, Bukovikun e Osman Memën që kaluan te Partizani, ndërsa Halili e Caslli shkuan te Dinamo.
Largimi nga Dinamo, pasoja me një vit pezullim
Nga dhjetori 1959 e deri në dhjetor 1961, Skënderi kontribuoi për Dinamon, me të cilën u shpall kampion dhe fitues i Kupës. Pas përfundimit të ushtrisë, ai kërkon të kthehet, por has në kundërshtimin e drejtuesve të Dinamos, të cilët donin ta mbanin përgjithmonë. Ai nuk pranon e përfundimisht kthehet te 17 Nëntori. “Skënderit, – na ka pas treguar trajneri Myslym Alla, – i bënë shumë presione, madje edhe e kërcenuan që të mos largohej nga Dinamo. Me gjithë shantazhet e vashdueshme ai nuk u tremb, por përfundimisht vendos të kthehet te 17 nëntori, aty ku kishte shokët, të cilët mezi po e prisnin. Nuk do ta harroj kurrë ditën e parë të stërvitjes, kur Halili i madh erdhi tek 17 nëntori. E gjithe skuadra, sapo ai doli në fushë thirri me një zë: “Halili, Halili….”, Skënderi shumë i prekur, i përqafoi të gjithë me radhë plot mall e dashuri vëllazerore”.
Ndërkohë drejtuesit e Dinamos ankohen në FSHF, e cila çuditërisht e dënon me një vit mosaktivizim. Gjithsesi, ai stërvitet intensivisht me ekipin e zemrës. Është momenti kur mbërrin formën më të shkëlqyer si futbollist, falë së cilës bëhet pjesëtar i padiskutueshëm i ekipit kombëtar, që në qershor 1963 merr pjesë për herë të parë në Kupën e Evropës midis Kombeve, në dy ndeshje ndaj Danimarkës 0-4 dhe 1-0. Ndërkohë, me 17 Nëntorin spikat në ndeshjet e Kupës Ballkanike, dhe në sezonin 1964-1965 shpallet kampion i Shqipërisë, titulli i 7-të i bardhebluve, teksa Shqipëria ka nisur ndeshjet në grup për eliminatoret e Botërorit Angli 1966, ku garon me Zvicrën, Holandën dhe Irlandën e Veriut. Në Kupën e Kampioneve, 17 Nëntori eliminohet nga Kilmarnok i Skocisë, 0-0 dhe 0-1, ndërsa në sezonin 1965-1966, bardheblutë shpallen sërish kampion, pas një finaleje dramatike me Partizanin (2-1), duke qenë se e mbyllën kampionatin me pikë të barabarta.
Arrestimi dhe burgosja për dy orë dore
Ishte fundgushti 1966. Në kuadër të përgatitjeve për pjesëmarrje në Kupën e Kampioneve, ku bardheblutë shorti i kishte vënë përballë një ekip relativisht të lehtë, kampionen e Norvegjisë “Oslo 04”, ishin grumbulluar në hotel “Durrësi”. Natën vonë, teksa flinin futbollistët, dëgjojnë zhurmë hapash dhe zëra, dhe kur dalin në ballkon shohin Skënder Halilin që e fusin në një “Gaz-69”. Të nesërmen mësojnë se shokun e tyre të skuadrës e kishin arrestuar. Pas kësaj, nga autoritetet vendase, 17 Nëntori nuk u la të udhëtonte për në Norvegji, çka ju kushtoi dy vite pezullim nga UEFA. Ndodhi kështu, sepse dikush në tregun e zi ishte kapur duke shitur dy orë dore. Ai kishte dhënë emrin e Skënder Halilit, të cilit gjatë kontrollit në shtëpi i gjetën edhe 57 dollarë. Këto përbënë bazën e akuzës, pas së cilës e dënuan me 11 muaj burg (!), kur gjasat më të shumta ishin vetëm për 6 muaj kondicionel (me kusht). Pas kësaj, Skënderi kryen dënim në galeritë e kromit në Bulqizë, ku shëndeti i merr goditjen e parë. Kur u lirua, kishte shumë dëshirë të kthehej sërish në fushë, sepse ishte ende i ri, 27 vjeç. Por, me gjithë dëshirën e drejtuesve, te 17 Nëntori ishte e pamundur. Klubi Flamurtari u përpoq, por nuk ia doli, ndërsa Besëlidhja e Lezhës këmbënguli më shumë. E afroi dhe e trajtoi, madje me fanellën e skuadrës lezhjane arriti të zhvillojë një ndeshje miqësore stërvitore ndaj ekipit kombëtar (0-0), e cila përgatitej për eliminatoret Euro 1968. Dhe vetëm kaq.
Kalvari i jetës së vështirë, pjesë e paradokseve të kohës
Pas kësaj kthehet në Tiranë, ku punon në NRSH “17 Nëntori”, dhe në fushat e futbollit shfaqej vetën në kampionatin lokal të ndërmarrjeve, ku vetëm për të parë atë, numri i shikuesve ishte tejet i madh. Nën kujdesin e klubit “17 Nëntori”, Skënder Halili kreu një kurs për trajner dhe pas kësaj u mor me përgatitjen e futbollistëve të grupmoshave. Nga duart e tij dolën emrat e njohur, si Astrit Ramadani, Krenar Alimehmeti, Florian Riza, Ilir Daja, Fation Kepi, Fatos Daja etj. Kjo gjë i dha shumë kënaqësi, por sëmundja e rëndë e mposhti. Më 13 dhjetor 1982, vetëm 42 vjeç, Skënder Halili u nda nga jeta. Duke lënë në pikëllim bashkëshorten Fatmira, dy djemtë Edi e Denis dhe vajzën Belma ende motake, që sapo kishte nis t’I thoshte babi. Dhimbjen për humbjen e tij e ndjeu opinioni sportiv i gjithë vendit, ndaj atë ditë të largët dhjetori, kortezhi i përmortshëm që e përcolli për në banesën e fundit, dukej i pambarimtë. Por, është për të ardhur keq, që përpara atij varri nuk u mbajt e nuk u tha asnjë fjalë. Edhe ky fakt bënte pjesë në paradokset e asaj kohe të mbrapshtë.
Fat i ngjashëm
Një fat të tillë të ngjashëm me të Halilit pati pësuar në fund të viteve 50-të edhe futbollisti i shquar i “Torpedo” të Moskës dhe i kombëtares së BRSS, Eduard Strelcov (1937-1990) një nga sulmuesit më të mirë në historinë e futbollit rus. Për një akuzë të pabazuar u dënua më 1958 me heqje lirie dhe u syrgjinos në një nga Gulagët e Siberisë. Por ndryshe nga Halili ai u rihabilitua, luajti me Torpedon edhe me kombëtaren sovjetike (38 ndeshje 25 gola) fitues i medaljeve te arta në Olimpiadën e Melburnit (1956), po nuk luajti në finalen e turneut sepse në ato vite refuzoi të kalonte tek dy klubet ushtarake të Moskës, “CSKA” e Ushtrisë së Kuqe dhe “Dinamo” e KGB, duke mos u larguar kurrë nga skuadra “mëmë” “Torpedo” e Moskës, ç’ka i kushtoi edhe mos marrjen e medaljes së këtij turneu. Jo më kot thonë, përkimet në historitë e njerëzve janë të çuditëshme edhe pse protagonistët e ndodhive të njejta kanë jetuar shumë larg njëri tjetrit në vende të ndryshme, ndaj ato të befasojnë edhe më shumë me ngjashmëritë mes tyre.
blank

Ndahet nga jeta avokatja e shquar Denisa Daka – Nga Alba Kepi

Ti ishe e vertete, e thjeshte e plot dinjitet femre! Lajm i rende ikja jote! Qofsh e paharruar. Denisa Daka

Gra profesioniste si ty i mungojne Shqiperise. E drejte dhe e respektueshme dhe ndaj atyre qe nuk e meritonin.

Ike pa zhurme ashtu sic ishe mesuar te punoje e te kontribuoje me professionalizmi tend.

Dhimbje Denise!

blank

blank

Ka ndrrue jetë MEDI BAJRAM HAJDARAJ, axha i Azem HAJDARIT

Sot ka ndrrue jetë MEDI BAJRAM HAJDARAJ, axha (xhaxhai) i Azem HAJDARIT, nga Dega e Tropojës, me banim në Kamëz-Tiranë, njeri i nderuar përgjatë gjithë jetës së tij 86 vjeçare, duke lanë në dhimbje të madhe e pikëllim të thellë Familjen e Tij, të Afërmit, Farefisin, Miqtë e Dashamirët e shumtë.
Varrimi do të bëhet ditën e dielë, me 27 Nëntor 2022, Ora 13.00, në Kodër Kamëz.
Pritja (Epamja) do të jetë në datat 27-28-29 Nëntor 2022, ora 08.00-20.00, në Bar-Kafe “Hysa” – në Kodër Kamëz (kthehesh djathtas, Rruga “Arbri”, aty ku takohet me Rrugën “Leka Zogu”).
Pritja (Epamja) edhe në Bajram Curri do të jetë me 30 Nëntor 2022, ora 08.00 deri në 20.00, tek lokali i Avni Cakës.
Nga Familja HAJDARI,
Fatos, Niman, Maxhun e Kujtim MEDI BAJRAMI

Send this to a friend