VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Më 17 korrik 1977 u pushkatua nga regjimi komunist poeti i talentuar Genc Leka

By | July 17, 2018

Komentet

(Video) Endri Shabani, doktoranti i Oksfordit bën këtë analizë me zgjidhje të situatës që mbretëron sot në Shqipëri! Mos e humbni dhe shpërndajeni!

Endri Shabani, doktoranti i Oksfordit, bën një argumentim të plotë të asaj që po ndodh këto ditë në Shqipëri dhe në fund ofron një rrugëdalje.

Krijimi i ushtrisë, Jashari: Ishalla e gëzojmë, merita të rënëve

Vëllai i komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, Rifat Jashari, është shprehur se krijimin e Ushtrisë së Kosovës e kanë pritur prej vitesh.

Në fjalën e tij për mediat kosovare, ai u shpreh se të rënët për lirinë e Kosovës janë ata që e meritojnë të gjithë respektin.

“Kjo është një kënaqësi jo vetëm për mua si familje Jashari, por për tërë kombin shqiptar. Këtë ditë e kemi pritur me vite të tëra, duke iu falënderuar bijve e bijave të Kosovës që e morën guximin, ia kthyen pushkën ushtrisë dhe policisë serbo-sllave. Fal gjakut të tyre, luftës së tyre sot jemi këtu ku jemi, ishalla e gëzojmë, ishalla gjë të keqe më nuk i ndodh popullit tonë, vendit tonë”, tha ai.

Thirrja e studentëve: Nesër të gjithë qytetarët në protestë mbarëkombëtare

Tashmë kanë kaluar dhejtë ditë protestë nga studentët të cilët i kanë kërkojnë nga qeveria Rama plotësimin e tetë pikave të paraqitura prej tyre.

Studentët vazhdojnë të qëndrojnë përballë godinës së Kryeministrisë, ku i kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që t’i bashkohen nesër, në një protestë mbarëkombëtare.

Ndërkohë, bëhet me dije se tubimit të sotëm pritet t’i bashkohen edhe një grup të rinjsh nga Miloti që janë nisur në këmbë dhe kanë arritur në Kamëz.

Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama nëpërmjet deklaratave për mediat apo dhe postimeve në rrjetet sociale u ka bërë thirrje studentëve se për të plotësuar pikat e tyre duhet të zhvillojnë një dialog paraprakisht.

Gjithashtu dhe Presidenti Ilir Meta riktheu serish në Kuvend ligjin për buxhetin 2019, me qëllim që t’u jepet mundësi plotësimit të kërkesave të studentëve.

Ceremoni festive në FSK

Pas vendimit të Kuvendit, një ceremoni ku është prezantuar Forca e Sigurisë së Kosovës, është mbajtur në kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë. Aty, kanë marrë pjesë krerët më të lartë të shtetit të Kosovës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se “Forca e Sigurisë së Kosovës është kthyer në institucionin më të besueshëm dhe më të respektuar në Republikën e Kosovës”. Siç ka thënë ai, bashkëjetesa, solidariteti, përkushtimi dhe profesionalizimi, janë vlera të FSK-së dhe tërë shoqërisë në Kosovë.

Presidenti Thaçi i ka falënderuar partnerët ndërkombëtarë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të gjitha vendet e NATO-s.

“Ata i sigurojmë që Forca e Sigurisë së Kosovës do të mbetet forcë shumetnike që do t’i shërbejë çdo qytetari të Kosovës, pa dallim feje dhe etnike. Do të bëhet faktor i sigurisë dhe stabilitetit në rajon”, ka theksuar Thaçi.

Presidenti Hashim Thaçi, gjatë fjalës së tij.

Ai ka porositur partnerët ndërkombëtarë se mënyra më e mirë për të shprehur mirënjohjen e Kosovës ndaj tyre, është duke e kthyer vendin në një eksportues të paqes dhe sigurisë.

“Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës do të bëhet në bashkëpunim dhe në koordinim me NATO-n dhe partnerët tanë në botë, të cilët dëshirojnë që të ketë paqe të qëndrueshme në Kosovë dhe rajon, për çka edhe po investojmë”, ka thënë Thaçi.

Ndërkaq, kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova po hyn e fundit në rreshtin e ushtrive të paqes në botë.

“Porosia që e çon Kosova sot, është se paqen e kemi fituar me shumë dhimbje, për paqe na kanë ndihmuar aleatët tanë. Jemi të fundit që kemi mbërritur në paqe dhe të fundit do ta lëmë paqen. Nuk mund të na largojë askush nga rreshti i paqes”, është shprehur Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se ushtrive të paqes u prinë Amerika, duke nënvizuar se Kosova, edhe si popull, edhe si ushtri, e ka nder të rreshtohet pas Amerikës.

Ai ka theksuar se me miratimin e ligjeve që i japin kompetenca shtesë FSK-së, janë gëzuar të gjithë.

Kryeministri Ramush Haradinaj gjatë ceremonisë zyrtare

“Nuk do të zhvillojmë doktrinë mbrojtëse dhe nuk do të veprojmë që ushtria asnjëherë të kthehet kundër popullit të vet. Këtë e dinë ata që jetojnë rreth nesh se sa të respektuar janë komunitetet nga shqiptarët”.

“Kurrë Ushtria e Kosovës nuk do të kthehet kundër askujt, pra jo kundër popullit të vet. Serbët, si në jug, si në veri, janë njerëz të këtij vendi, ushtria është e tyre, ata nesër kanë për të shërbyer në këtë ushtri dhe jo vetëm ata, por të gjithë që jetojnë në Kosovë”, ka deklaruar kryeministri i Kosovës.

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se kjo është një ditë të cilën, sipas tij, “brezat që do të vijnë, do ta kujtojnë me respekt e krenari”.

“Historia është kronikë e ndryshimeve njerëzore në kohë, kjo e vërtetë, natyrshëm vlen edhe për historinë tonë të dhimbshme. Por, në rrjedhën e ndryshimeve tona historike, një gjë gjithmonë ka qenë konstante”.

“Ne jemi pjesëtarë të një kombi, i cili gjatë tërë ekzistencës së tij, asnjëherë nuk e sulmoi askënd, asnjëherë nuk ushqyem ambicie në dëm të të tjerëve, në zemrat tona kurrë nuk zuri vend urrejtja ndaj të tjerëve, në vendimin tonë politik kurrë nuk gjetën vend ideologjitë kundër të tjerëve, edhe pse në shumë raste ishim vetë viktimë e këtyre ideologjive – krejt çka deshëm ishte të mbrojmë veten tonë, atdheun tonë, dinjitetin tonë dhe lirinë tonë”, është shprehur Veseli.

Shqetësime në Beograd

Përderisa në Prishtinë, 14 dhjetori cilësohej si ditë historike, në Beograd kishte shqetësime.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka deklaruar të premten që për të është “një ditë e rëndë”, porse Serbia do ta vazhdojë rrugën e paqes. Deklaratën e tillë Brnabiq e ka bërë duke e komentuar vendimin e autoriteteve të Prishtinës për transformimin në Ushtri të Forcës së Sigurisë së Kosovës, vendim ky i cili u miratua nga Kuvendi i Kosovës.

“Për mua kjo është ditë e rëndë. Nuk është ditë që i kontribuon bashkëpunimit në rajon”, ka thënë Brnabiq për mediat serbe.

Një atmosferë ndryshe me Prishtinën dhe qytetet tjera të banuara nga popullata shumicë shqiptare, mbizotëronte në pjesën veriore të Kosovës, të banuar me popullatë serbe, ku sheshet e Mitrovicës Veriore janë mbushur me flamuj të Serbisë. Deputetët e Listës Serbe kanë bojkotuar seancën, duke kundërshtuar kështu vendimin për Ushtrinë.

Nga veriu i Kosovës, ku jetojnë popullata shumicë serbe, janë dërguar porosi se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk ka të drejtë të shkojnë në veri.

Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe, në një konferencë për media ka thënë që vendimi i autoritete të Prishtinës është i papranueshëm për serbët dhe se nuk ka asnjë fuqi. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e provokimeve, por edhe të jenë syçelur.

Hezitime në NATO dhe përkrahje nga SHBA-ja

Transformimi i kësaj Force nuk arriti të sigurojë mbështetjen e plotë të NATO-s.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se ky transformim po ndodh në një “kohë të papërshtatshme” dhe i tërhoqi vërejtjen Prishtinës se nëse do të ndërmarrë hapin e transformimit “do të përballet me pasoja”.

Por, në Prishtinë deklarata të tilla u panë si reflektim i qëndrimeve të disa vendeve anëtare të NATO-s, të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Autoritetet e Kosovës besojnë se e kanë mbështetjen e nevojshme të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në kapacitete ushtarake.

#Hashtag: Qytetarët “duartrokasin” qëndrimin e SHBA-së për FSK-në

Për dallim nga NATO, e cila ka në përbërje të vet shumë shtete, Qeveria Amerikane përmes ambasadorit të saj në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se votimi për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës është historik për Kosovën.

Kosnett, po ashtu, ka thënë se siguria e një vendi varet nga cilësia e marrëdhënieve të sigurisë që ka.

“Teksa Kuvendi vepron sot, le të rikujtojmë se siguria e një vendi varet nga cilësia e marrëdhënieve të tij të sigurisë dhe marrëdhëniet paqësore dhe bashkërisht të dobishme me fqinjët e saj, por edhe nga forca dhe profesionalizmi i forcave të saj të armatosura”, ka thënë Kosnett.

As the Assembly acts today, let’s remember that a country’s security depends on the quality of its security relationships – and peaceful, mutually beneficial relations with its neighbors – as much as on the strength and professionalism of its armed forces.

— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) December 14, 2018

Forca e Sigurisë se Kosovës, javën e kaluar është pajisur me 24 automjete ushtarake të tipit “Humvee”, të cilat kanë ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Automjetet e tipit Humvee të FSK-së

Automjetet e tipit Humvee të FSK-së

​Autoritetet e Kosovës janë zotuar në vazhdimësi se transformimi i FSK-së do të bëhet në koordinim me NATO-n dhe shtetet që Kosova i konsideron si aleate, duke veçuar sidomos Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

FSK nuk e zëvendëson KFOR-in

Forca e Sigurisë së Kosovës do të nisë rrugën drejt shndërrimit në Ushtri, rolin dhe mandatin mbrojtës në Kosovë do të vazhdojë ta ketë forca paqeruajtëse dhe shumëkombëshe e KFOR-it.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka theksuar se “FSK-ja nuk do ta zëvendësojë KFOR-in”.

“Prezenca e NATO-s në shtetin tonë do të jetë gjithmonë e mirëpritur. Ne duam t’i bashkohemi NATO-s, duam të punojmë me ju. Me tranzicionin, FSK-ja është e gatshme të shërbejë me ju, me forcat e juaja të armatosura gjithkund në botë”, ka deklaruar Haradinaj.

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) në një raport të publikuar thotë se tranzicioni i FSK-së në ushtri nuk do të ketë ndikim të menjëhershëm përderisa është një proces që do t’i marrë 7-10 vjet.

“Ndërtimi i kapaciteteve të saj, sigurisht se pritet të bëhet bazuar në mbështetjen bilaterale të shteteve përderisa NATO, ashtu sikurse në rastin e mandatit aktual, ka një hapësirë shumë të ngushtë veprimi për shkak të mungesës së konsensusit. Mandati i kufizuar për qëllime të vetëmbrojtjes është në shërbim të ruajtjes së paqes, jo luftës”, thekson QKSS-ja.

*Video nga arkivi: Rruga e gjatë për ta bërë ushtrinë

Forca e Sigurisë së Kosovës u themelua më 2009 në bazë të Planit të Ahtisaarit, dokument që çoi drejt pavarësimit të Kosovës. Kjo Forcë, është ngritur nën mbikëqyrjen e NATO-s, por misioni dhe kapacitetet e saj, nuk përkuan me ambicien e institucioneve, që Kosova ta ketë ushtrinë e saj.

Pas përfundimit të konfliktit të armatosur të vitit 1999, në marrëveshje me NATO-n, ishin formuar Trupat Mbrojtëse të Kosovës, si forcë për emergjenca. Kjo Trupë më pas ishte shndërruar në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ndërkaq, hapi tjetër, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ishte që kjo Forcë të transformohej në Forcat e Armatosura të Kosovës. Por, një hap i tillë nuk arriti të realizohet për shkak të pamundësisë së ndryshimeve kushtetuese, të cilat mund të bëhen vetëm me votën e deputetëve të komuniteteve pakicë në Kuvend, përkatësisht votat e deputetëve serbë.

Andaj, institucionet e Kosovës zgjodhën që shtimin e kapaciteteve ushtarake për Forcën e Sigurisë së Kosovës ta bëjnë përmes ligjeve, pa prekur edhe emrin e FSK-së.

Gjithçka gati për parakalimin e Ushtrisë së Kosovës

Pjesëtarët e Forcave të Sigurisë po bëhen gati të marshojnë pasi Kuvendi i Kosovës miratoi pakon e projektligjeve me të cilët nisë transformimi i FSK’së në ushtri.

Ceremonia zyrtare e marshit të FSK’së pritet të fillojë në këto çaste në kazermën “Adem Jashari”.

Qeveria e Merkelit përkrah Ushtrinë e Kosovës, ka një mesazh për Serbinë

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Rainer Breul, ka thënë se Republika e Kosovës si një shtet sovran, ka të drejtë të ‘krijojë forcat e rregullta të armatosura”, transmeton Gazeta Express.

Ai ka thënë se votimi për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, nuk duhet të shfrytëzohet për të tensionuar situatën në rajon.

“Berlini gjithmonë e ka bërë të qartë, se transformimi i forcave ekzistuese të FSK-së , duhet të bëhet në një proces që do të përfshijë komunitetin serb dhe të bëhet në konsultime të ngushta me NATO-n dhe aleatët e NATO-s”, ka thënë ai, shkruan mediumi amerikan ‘WDRB’, transmeton Gazeta Express.

Ai gjithashtu ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të normalizojnë raportet ndërmjet vete.

“Ne apelojmë për vetëpërmbajtje tek të dyja palët. Votimi i sotëm i ligjeve për Ushtrinë nuk duhet të jetë një pretekst për eskalim të mëtejshëm të situatës”, ka përfunduar Breul.

Ushtrinë e Kosovës e kanë përkrahur fuqishëm edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës./GazetaExpress/

SHBA rikonfirmon mbështetjen menjëherë pas votimit për Ushtrinë e Kosovës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka rikonfirmuar mbështetjen e SHBA’ve për transformimin e FSK’së në Ushtri, menjëherë pas votimit të tri projektligjeve për transforminin e FSK’së në Ushtri.

Në një deklaratë drejtuar mediave ambasada i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës për të vazhduar bashkërenditjen e ngushtë me aleatët dhe partnerët e NATO-s dhe për tu angazhuar në punën afruese në terren me komunitetet pakica tani dhe gjatë tërë procesit të gjatë shumëvjeçar.

Kjo është komunikata e plotë e Ambasadës së SHBA’ve në Prishtinë:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ripohojnë mbështetjen e tyre për tranzicionin gradual të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në forcë me mandat mbrojtës territorial, siç është e drejta sovrane e Kosovës. Votimi i sotshëm në Kuvend është hapi i parë në zhvillimin e këtij kapaciteti. Këto ligje nuk sjellin asnjë ndryshim të menjëhershëm në strukturën, misionin apo operacionet e forcës, por ato përfaqësojnë fillimin e punës praktike e të vazhdueshme për ndërtimin e një force transparente, shumetnike dhe të ndërveprueshme me NATO-n që iu shërben të gjitha komuniteteve të Kosovës, në pajtim me planin dhjetëvjeçar për tranzicion të Qeverisë së Kosovës.

I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës për të vazhduar bashkërenditjen e ngushtë me aleatët dhe partnerët e NATO-s dhe për tu angazhuar në punën afruese në terren me komunitetet pakica tani dhe gjatë tërë procesit të gjatë shumëvjeçar. Presim që do të vazhdojnë aranzhimet ekzistuese me KFOR-in për lëvizjet dhe operacionet e forcave në Kosovë. Të gjithë hisedarët brenda dhe jashtë Kosovës duhet ti mbështesin dhe ti nxisin qytetarët e komuniteteve pakica të Kosovës për të marrë pjesë në forcat e saj të sigurisë, për dobinë e komuniteteve të tyre dhe të vendit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të zotuara për të punuar me FSK-në për promovimin e zhvillimit profesional dhe evolucionit organizativ, i cili do ti kontribuojë paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe në rajon.

Stabiliteti rajonal kërkon që Kosova të bëjë përpjekje të njëmendëta për normalizimin e marrëdhënieve me fqinjin e saj, Serbinë, dhe i nxisim të dy palët që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të zbutur tensionet dhe për të krijuar kushte për përparim të shpejtë në dialog. Qëllimi: për të arritur një marrëveshje të leverdishme për të dy palët që do të rrisë paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në Kosovë dhe në rajon, gjithashtu paraqet prioritetin më të lartë përShtetet e Bashkuara të Amerikës. Iu bëjmë thirrje të gjithë hisedarëve që ti ri-përqendrojnë energjitë e tyre dhe të angazhohen në mënyrë serioze dhe konstruktive për arritjen e këtij qëllimi.

Radio Evropa e Lirë: Kuvendi miraton formimin e Ushtrisë së Kosovës

Zijadin Gashi

Kuvendi i Kosovës ka miratuar përfundimisht tri ligjet, me të cilat mundësohet transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtrinë e Kosovës. Ndonëse emri i FSK-së nuk mund të pësojë ndryshime për shkak të pamundësive për ndryshime kushtetuese, ligjet e miratuara vlerësohet se i japin FSK-së kapacitete ushtarake gjatë një procesi transformimi brenda disa viteve.

Bëhet fjalë për Ligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, atë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ligjin për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Seanca ka filluar me një minutë heshtje për të nderuar, siç u tha, “të gjitha ata që u vranë dhe sakrifikuan” duke dhënë kontributin e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Vendimi për formimin e Ushtrisë së Kosovës po përcillet me një atmosferë festive në Prishtinë. Sheshet e kryeqytetit janë mbushur me flamuj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe shteteve tjera, të cilat Kosova i konsideron si vende që e kanë ndihmuar në vazhdimësi atë.

Në seancën e Kuvendit kanë marrë pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj si dhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama.

Ndërkohë që një atmosferë ndryshe mbizotëron në pjesën veriore të Kosovës, të banuar me popullatë serbe, ku sheshet e Mitrovicës Veriore janë mbushur me flamuj të Serbisë.

​Nëpërmjet këtyre tri ligjeve, po synohet që Forca e Sigurisë së Kosovës të transformohet në një forcë me kapacitete shtesë, përfshirë edhe përgjegjësi të mbrojtjes, por pa prekur në emrin e saj.

Transformimi i kësaj Force nuk arriti të sigurojë mbështetjen e plotë të NATO-s.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha javën e kaluar se ky transformim po ndodh në një “kohë të papërshtatshme” dhe i tërhoqi vërejtjen Prishtinës se nëse do të ndërmarrë hapin e transformimit “do të përballet me pasoja”.

Por, në Prishtinë deklarata të tilla u panë si reflektim i qëndrimeve të disa vendeve anëtare të NATO-s, të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Autoritetet e Kosovës besojnë se e kanë mbështetjen e nevojshme të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në kapacitete ushtarake.

#Hashtag: Qytetarët “duartrokasin” qëndrimin e SHBA-së për FSK-në

Për dallim nga NATO, e cila ka në përbërje të vet shumë shtete, Qeveria Amerikane përmes ambasadorit të saj në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se votimi për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës është historik për Kosovën.

Kosnett po ashtu ka thënë se siguria e një vendi varet nga cilësia e marrëdhënieve të sigurisë që ka.

“Teksa Kuvendi vepron sot, le të rikujtojmë se siguria e një vendi varet nga cilësia e marrëdhënieve të tij të sigurisë dhe marrëdhëniet paqësore dhe bashkërisht të dobishme me fqinjët e saj, por edhe nga forca dhe profesionalizmi i forcave të saj të armatosura”, ka thënë Kosnett.

As the Assembly acts today, let’s remember that a country’s security depends on the quality of its security relationships – and peaceful, mutually beneficial relations with its neighbors – as much as on the strength and professionalism of its armed forces.

— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) December 14, 2018

Autoritetet e Kosovës janë zotuar në vazhdimësi se transformimi i FSK-së do të bëhet në koordinim me NATO-n dhe shtetet që Kosova i konsideron si aleate, duke veçuar sidomos Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përderisa Forca e Sigurisë së Kosovës do të nisë rrugën drejt shndërrimit në Ushtri, rolin dhe mandatin mbrojtës në Kosovë do të vazhdojë ta ketë forca paqeruajtëse dhe shumëkombëshe e KFOR-it.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se “FSK-ja nuk do ta zëvendësojë KFOR-in”.

“Prezenca e NATO-s në shtetin tonë do të jetë gjithmonë e mirëpritur. Ne duam t’i bashkohemi NATO-s, duam të punojmë me ju. Me tranzicionin, FSK-ja është e gatshme të shërbejë me ju, me forcat e juaja të armatosura gjithkund në botë”, ka deklaruar Haradinaj.

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) në një raport të publikuar thotë se tranzicioni i FSK-së në ushtri nuk do të ketë ndikim të menjëhershëm përderisa është një proces që do t’i marrë 7-10 vjet.

“Ndërtimi i kapaciteteve të saj sigurisht se pritet të bëhet bazuar në mbështetjen bilaterale të shteteve përderisa NATO, ashtu sikurse në rastin e mandatit aktual, ka një hapësirë shumë të ngushtë veprimi për shkak të mungesës së konsensusit. Mandati i kufizuar për qëllime të vetëmbrojtjes është në shërbim të ruajtjes së paqes, jo luftës”, thekson QKSS-ja.

*Video nga arkivi: Rruga e gjatë për ta bërë ushtrinë

Forca e Sigurisë së Kosovës u themelua më 2009 në bazë të Planit të Ahtisaarit, dokument që çoi drejt pavarësimit të Kosovës. Kjo Forcë, është ngritur nën mbikëqyrjen e NATO-s, por misioni dhe kapacitetet e saj, nuk përkuan me ambicien e institucioneve, që Kosova ta ketë ushtrinë e saj.

Pas përfundimit të konfliktit të armatosur të vitit 1999, në marrëveshje me NATO-n, ishin formuar Trupat Mbrojtëse të Kosovës, si forcë për emergjenca. Kjo Trupë më pas ishte shndërruar në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ndërkaq hapi tjetër, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ishte që kjo Forcë të transformohej në Forcat e Armatosura të Kosovës. Por, një hap i tillë nuk arriti të realizohet për shkak të pamundësisë së ndryshimeve kushtetuese, të cilat mund të bëhen vetëm me votën e deputetëve të komuniteteve pakicë në Kuvend, përkatësisht votat e deputetëve serbë.

Andaj, institucionet e Kosovës zgjodhën që shtimin e kapaciteteve ushtarake për Forcën e Sigurisë së Kosovës ta bëjnë përmes ligjeve, pa prekur edhe emrin e FSK-së.

Votohet Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar projektligjin e dytë për transformimin e FSK-së në ushtri, raporton Gazeta Express.

Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës, është votuar sot në lexim të dytë nga 107 deputetë. Të gjitha votat kanë qenë pro, ndërsa asnjë deputet kundër.

Ky Projektligj sot është votuar me rekomandimet e Komisionit për Punë të Brendshme, pasi në tetor projektligjet për ushtrinë u votuan në lexim të parë.

Deputetët e Kuvendit sot po e votojnë përfundimisht krijimin e ushtrisë sipas ligjit, në pamundësi që transformimi i forcave të sigurisë të bëhet me ndryshime kushtetuese. Kjo sepse përfaqësuesit serbë në Kuvend kundërshtojnë kategorikisht formimin e ushtrisë. /Express/

Kosnett: Siguria e një shteti varet nga kualiteti i marrëdhënieve të sigurisë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se siguria e një shteti varet nga kualiteti i marrëdhënieve të sigurisë dhe lidhjeve paqësore dhe fqinjtë.

Ai i ka bërë këto komente përmes një postimi në Twitter, pak para se të fillojë seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën pritet të miratohen tri projektligjet që do të tranformojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës në kapacitete ushtarake.

“Teksa Kuvendi vepron sot, le të rikujtojmë se siguria e një vendi varet nga cilësia e marrëdhënieve të tij të sigurisë, marrëdhëniet paqësore dhe bashkërisht të dobishme me fqinjët e saj, por edhe nga forca dhe profesionalizmi i forcave të saj të armatosura”, ka thënë Kosnett.

Të enjten ambasadori amerikan e ka cilësuar “historik” votimin për transformimin e FSK-së në ushtri.

Votohet Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes

Në Kuvendin e Kosovës është votuar në lexim të dytë Projektligjin për transformimin e Ministrisë së FSK-së në Ministri të Mbrojtjes, raporton Gazeta Express.

Me 106 vota pro dhe asnjë kundër dhe një abstenim është votuar Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes.

Ky është Projektligji i parë nga pakoja e projektligjeve që e bëjnë Kosovën me ushtri.

Tri projektligjet për transformimin e FSK-së në ushtri kanë kaluar në lexim të parë në Kuvend gjatë muajit tetor.

Ndërsa sot ato u votuan me rekomandimet shtesë nga Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri.

Në këtë Projektligj janë prezantuar 11 amendamente, të cilat janë votuar secili veçmas në Kuvend.

Deputetët e Kuvendit sot po e votojnë përfundimisht krijimin e ushtrisë sipas ligjit, në pamundësi që transformimi i forcave të sigurisë të bëhet me ndryshime kushtetuese. Kjo sepse përfaqësuesit serbë në Kuvend kundërshtojnë kategorikisht formimin e ushtrisë. /Express/

“S’na përçani dot”, si e kaluan natën studentët në temperatura nën zero para Kryeministrisë e zyrës së Nikollës

JUXHIN MUSTAFARAJ/ Studentët nuk i kanë ndalur protestat e tyre, pavarësisht kërkesës së vazhdueshme të Kryeministrit Rama për të dialoguar.

 

Temperaturat nën zero dhe 7 ditë në protestë nuk i kanë penguar studentët e fakulteteve të Tiranës që të vijojnë rezistencën e tyre deri në plotësim të kërkesave nga qeveria.

Dhjetëra të rinj zgjodhën ta kalonin natën të ndarë përpara institucionit të Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit. Solidariteti i disa prej qytetarëve të Tiranës ka bërë që në mesnatë pranë tyre të mbërrinin ushqim, çaj, batanije dhe disa dru zjarri për ngrohje.

Sipas informacioneve të “Panorama”, si pasojë e temperaturave të ulëta, dy prej studenteve që dëshironin të qëndronin përgjatë natës përpara Kryeministrisë, janë dërguar në spital për të marrë kujdes mjekësor për shkak se nuk janë ndierë mirë.

PROTESTAT

Mungesa e dakordësisë për vendin, në të cilin do të duhej të mbahej protesta e kësaj të mërkure, solli si rezultat zhvillimin e dy protestave të ndryshme. Grupimi i protestuesve përpara Kryeministrisë ka vijuar të qëndrojë aty, ndërkohë që në mbështetje të tyre, protestës iu bashkuan edhe studentë të fakulteteve të tjera dhe gjimnazistë të Tiranës. Protestës përpara godinës së Kryeministrisë iu bashkua edhe profesori Edmond Tupja, i cili vetëm një orë më parë ishte njohur me procedimin nga Policia e Tiranës për zhvillimin e protestave të paligjshme. Në sheshin përpara Kryeministrisë ishte edhe aktori Julian Deda, i cili inkurajoi studentët të vijonin me protestën e tyre.

Edhe studentët që kaluan natën përpara godinës së Ministrisë së Arsimit u shtuan në numër pas orë 10:00, kur studentët e Tiranës dhe disa të ardhur nga rrethet iu bashkuan protestës së tyre. Ashtu siç edhe kishin bërë me dije, studentët përpara godinës së Ministrisë së Arsimit kishin marrë me vete fletë të bardha dhe libra për të lexuar. Në mesditë, ata shtuan edhe një pikë të 9-të në kërkesat e tyre, duke kërkuar heqjen e procedimeve penale për studentët dhe pedagogët nga Policia. Sipas tyre, fjalët pas shtatë ditë proteste ishin të tepërta dhe tani pritet vetëm reagimi i qeverisë. Protestat përpara Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit kanë zgjatur deri në mesnatë, ndërkohë që sot studentët pritet të protestojnë së bashku.

PARLAMENTI

Thirrja që ka shoqëruar më shumë 8 ditët e protestës së studentëve ka qenë “Jo politikë”. Kushdo që ka marrë në dorë megafonin, ka bërë thirrje që protesta të mos politizohet. Sot, studentët kanë vendosur që gjithçka që kanë artikuluar këto ditë t’i thonë përpara institucionit, në të cilin ‘gatuhet’ politika, Parlamentin e Shqipërisë. Në orën 10:00, kur deputetët e maxhorancës do të vijnë për të zhvilluar seancë plenare, studentët do të jenë duke protestuar për plotësimin e kërkesave të tyre. Të dyja grupet që kanë protestuar përpara Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë kanë dakordësuar që vendgrumbullimi i protestës së tyre në ditën e 9-të të saj të jetë përpara Parlamentit.