VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Më 10 Qershor 2007 Presidenti George W. Bush vizitoi Shqipërinë

By | June 10, 2017
blank

Komentet

blank

Kurti në Shkup: Mbledhja midis dy qeverive tona, moment historik

Qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës mbajtën mbledhjen e parë të përbashkët, ku u nënshkruan 11 marrëveshje e memorandume në fusha të ndryshme

Abdula Berisha   |16.09.2021
Shkup

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, zhvilloi një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij kosovar, Albin Kurti, pas mbledhjes së përbashkët qeveritare të mbajtur në Shkup, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në fjalën e tij, kryeministri Zaev tha se mes dy vendeve zhvillohet një bashkëpunim i shkëlqyer, duke shtuar se mbledhja e përbashkët qeveritare është një impuls pozitiv për intensifikim të raporteve.

Zaev gjithashtu tha se për Maqedoninë e Veriut, Kosova është ndër partnerët më të rëndësishëm tregtar, si dhe u shpreh se intensifikimi i bashkëpunimit kontribuon në stabilitetin e gjithë rajonit.

“Japim mbështetje të plotë për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës të udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe do të mbështesim zgjidhje që është e pranueshme nga të dyja palët, marrëveshje për normalizim, marrëveshje që do të fuqizojë bashkëpunimin rajonal, stabilitetin dhe prosperitetin e gjithë Ballkanit Perëndimor”, tha Zaev.

Ai gjithashtu shprehu mbështetje për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe gatishmëri për të ndarë eksperiencën në rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO.

Nga ana tjetër, Kurti e cilësoi mbledhjen e dy qeverive si “moment historik” në bashkëpunimin midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

“Mbajtëm mbledhjen e përbashkët e cila për neve është shprehje e vullnetit për të shënuar një etapë të re të bashkëpunimit të ndërsjellë, por edhe shprehje e vlerësimit për marrëdhëniet tona të mira fqinjësore”, tha Kurti.

Ai theksoi se dy vendet deri tani kanë pasur 42 marrëveshje e memorandume të nënshkruara, duke shtuar se sot janë nënshkruar edhe 11 të tjera në fusha të ndryshme.

“Ndër to është edhe Memorandumi i Bashkëpunimit sipas të cilit do të formohet një komision i përbashkët për rrugën Prizren-Tetovë, një aks tejet i rëndësishëm për Republikën e Kosovës dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha Kurti.

Iniciativa “Ballkani i Hapur”

Dy kryeministrat u pyetën për iniciativën rajonale “Ballkani i hapur” ku bëjnë pjesë Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria, ndërsa në të nuk janë përfshirë Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina.

Në lidhje me këtë, Kurti u shpreh se “për neve, e ardhmja është Bashkimi Evropian”.

“Bashkimi Evropian është fati ynë ndërkaq Evropa është kontinenti ynë. Andaj, edhe si Republikë e Kosovës, ne mbështesim të gjitha iniciativat rajonale në të cilat e kemi Bashkimin Evropian, e të cilat janë nga Bashkimi Evropian”, u shpreh Kurti.

Zaev pranoi se në lidhje me iniciativën “Ballkani i hapur” ka qëndrime të ndryshme me kryeministrin kosovar, por u shpreh se kjo nuk është pengesë në bashkëpunim.

“Unë vetëm do të them se Kosova është një shtet sovran dhe i pavarur, i ndërton qëndrimet e saja dhe ne i respektojmë këto qëndrime”, tha Zaev, duke shtuar se beson se vendet e Ballkanit duhet të mbajnë dialogun dhe të arrijë marrëveshje.

Ai u shpreh se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë alternativë tjetër përpos anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE) dhe sipas tij, çdo marrëveshje dypalëshe apo rajonale bëhet për një të ardhme më të shpejtë dhe më efikase në BE.

Më herët gjatë ditës, Qeveria e Kosovës u prit me ceremoni zyrtare para objektit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga një delegacion qeveritar i kryesuar nga kryeministri Zaev, ku u intonuan edhe himnet e dy vendeve.

Në mbledhjen e parë të përbashkët, qeveritë e të dyja vendeve janë në përbërje të plotë.

Në kuadër të vizitës, para mbledhjes së përbashkët të të dyja qeverive, u mbajt takim dypalësh mes kryeministrave Zaev dhe Kurti, si dhe takime dypalëshe të ministrave të qeverive e të të dyja vendeve.

blank

Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë 11 marrëveshje bashkëpunimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Isuf Kadriu

Qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, të enjten, në Shkup në kuadër të seancës së përbashkët, kanë nënshkruar 11 marrëveshje bashkëpunimi.

Marrëveshjet kanë të bëjnë me sfera të ndryshme bashkëpunimi.

Të dyja vendet nënshkruan: Marrëveshjen për studimin e fizibilitetit për rrugën Prizren–Tetovë, marrëveshjet për bashkëpunim në sferën e diasporës, rregullimin kufitar të komunikacionit hekurudhor, bashkëpunim në sektorët e energjisë, turizmit, kontrollit të mallrave strategjike, inovacionit, zhvillimit teknologjik dhe ndërmarrësisë, dhe në qeverisje lokale.

Kjo është mbledhja e parë e përbashkët mes qeverive të dy vendeve, e cila, siç kanë thënë nga qeveria në Shkup “konfirmon marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në drejtim të thellimit të bashkëpunimit në fushate e interesit të ndërsjellë mes dy vendeve dhe shkëmbimit të përvojave për bashkëpunimi më intensiv në rajon.

Delegacioni i qeverisë së Kosovës i udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti në Shkup u prit me nderime të larta shtetërore.

blank

Pak orë para Foltores, Berisha mesazh demokratëve: Për një PD më të fortë, më të bashkuar dhe më të hapur

Ish-kryeministri Sali Berisha nis sot nga Tirana turin e takimeve apo siç e quan ai Foltore me demokratët për Partinë Demokratike.

Në orën 18:00, Berisha fillon takimet për nismën që ka ndërmarrë pas përjashtimit nga Basha prej grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Ai shkruan se nisma e tij është për një Parti Demokratike më të fortë, më të hapur dhe të bashkuar.

 

STATUSI NGA SALI BERISHA
Miq, nje pershendetje te perzemert me kete foto diten qe nisim Foltoren per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur. Rroft Partia Demokratike! sb

blank

Qeveria e Kosovës e kryesuar nga kryeministri Albin Kurti mbërrin në Shkup

Shkup

Qeveria e Republikës së Kosovës e kryesuar nga kryeministri Albin Kurti ka mbërritur në Shkup për mbledhjen e parë të përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, raporton Anadolu Agency (AA).

Qeveria e Kosovës u prit me ceremoni zyrtare para objektit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga një delegacion qeveritar i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev, ku u intonuan edhe himnet e dy vendeve.

Në mbledhjen e parë të përbashkët, qeveritë e të dyja vendeve, të udhëhequra nga kryeministrat Zaev dhe Kurti, janë në përbërje të plotë.

Në kuadër të agjendës për vizitën e Qeverisë së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, para mbledhjes së përbashkët të të dyja qeverive, do të vijojë takim dypalësh mes kryeministrave Zaev dhe Kurti, si dhe takime dypalëshe të ministrave të qeverive e të të dyja vendeve.

Mbledhja e përbashkët e qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të mbahet menjëherë pas takimeve të kryeministrave dhe ministrave, ku është paraparë nënshkrimi solemn i më shumë memorandumeve dhe marrëveshjeve për bashkëpunim.

Gjithashtu është paraparë të mbahet edhe një konferencë e përbashkët për media e kryeministrave Zaev dhe Kurti.

blank

Kurti: SHBA, partnere dhe aleate e pazëvëndësueshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti (majtë) dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett (djathtë).

Kosova do të bëhet gjithmonë e më shumë partner i qëndrueshëm i Shteteve të Bashkuara dhe shtet i së drejtës dhe zhvillimit, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një takimi lamtumirës me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett.

“Shtetet e Bashkuara janë aleati dhe partneri ynë i pazëvendësueshëm”, citohet të ketë thënë Kurti sipas një njoftimi për media nga zyra e tij.

Ai ka thënë se si kryeministër dhe Qeveria që udhëheq, do të vazhdojë këtë traditë të bashkëpunimit të ngushtë dhe të veçantë me Shtetet e Bashkuara dhe përfaqësuesit e saj në Kosovës në përmbushjen e synimeve dhe interesave të përbashkëta.

Mandati trevjçar i Kosnettit përfundon në fund të vitit.

Ambassador i ri i SHBA-së në Kosovë është emëruar Jeffrey M. Hovenier, por ai duhet të konfirmohet nga Senati amerikan.

Ai është një diplomat karriere i shërbimit të jashtëm amerikan që ka qenë pjesë e stafit të të Dërguarit të Posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës. rel

blank

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës -UGSHPD: Incidenti ndaj gazetarëve të Kosovës – thellim i fobisë së Ramës ndaj Kosovës & shtypit të lirë

Me sytë drejtuar tek vizita e lamtumirës e kancelares Angela Merkel në Tiranë, shqiptarët, në Ballkan dhe në Diasporë, u bënë dëshmitarë të incidentit të rëndë të Edi Ramës, i cili ua mbylli mikrofonin gazetarëve të Kosovës dhe nuk i lejoi të bëjnë pyetje në konferencën për media. Kryeministri i Shqipërisë, me një pabesi rrugaçërore, me një urrejtje të shprehur turpshëm dhe shëmtuar nga e gjithë qenia e tij fizike e pranishme, shkeli çdo rregull dhe normë në komunikimin me mediat në ngjarje të tilla. Gazetarët e Kosovës nuk ishin njoftuar paraprakisht se ata nuk mund të bënin asnjë pyetje dhe duhej t’iu ishin treguar arsyet për se atyre nuk iu lejohej të bëheshin pyetje. Ata shpresuan deri në sekondën e fundit se edhe atyre do t’iu jepej fjala në kryeqytetin e të gjithë shqiptarëve. Dhe, me shumë të drejtë, protestuan për qëndrimin e kreut të Tiranës zyrtare. Asosacioni i Gazetarëve të Kosovës, duke e dënuar veprimin e papërgjegjshëm të Ramës, zbuloi se pyetja ndaj zonjës Merkel ishte që kancelarja gjermane të shprehej qartë ndaj nismës Rama-Vuçiç “Open Balkan”, në mënyrë që t’iu jepet fund keqinterpretimeve nga propaganda e qeverisë së Shqipërisë, ndërsa pyetja ndaj Ramës ishte: “Pse vazhdon ta mbrosh kaq shumë “Open Balkan”, si është e mundur?!” Kolegët shqiptarë të Kosovës u shprehën se pjesëmarrja e tyre në konferencën për media Merkel-Rama ishte plotësisht e ligjshme, ngaqë takimi i kancelares në Tiranë ishte multiltateral, me karakter rajonal, ishte një takim ku Kosova ishte një ndër temat qendrore të trajtuara. Ndaj, gazetarët me të drejtë kishin pyetje që ishin në interes të publikut të Kosovës lidhur me qasjen e zonjës Merkel karshi Kosovës por edhe qasjen e Ramës. Ata konstatuan me keqardhje të dukshme se Rama i ka shmangur në mënyrë të qëllimshme.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD – UPAJD) pajtohet plotësisht me konkluzionet e Asosacionit të Gazetarëve të Kosovë se incidenti i 14 shtatorit në Tiranë e dëshmon raportin e Ramës me mediat. “Kjo që na ndodhi ne një ditë, iu ndodh gazetarëve të Shqipërisë përditë, sepse qeveria socialiste është një qeveri që nuk jep llogari, prandaj publiku mbetet i painformuar,” u shprehën kolegët shqiptarë të Kosovës. Incidenti i 14 shtatorit në konferencën për media Rama-Merkel është një ndër dëshmitë e panumërta të qëndrimeve armiqësore të Ramës dhe regjimit të tij antidemokratik ndaj lirisë së mediave. Ne kemi pritur që shoqatat e gazetarëve, shoqatat e mbrojtjes së fjalës së lirë e të mendimit të lirë, shoqëria civile, opozita në Shqipëri të mbanin qëndrim ndaj këtij incidenti. Është tejet skandaloz nënshtrimi pa kushte i tyre ndaj tiranisë sunduese.

Incidenti ndaj gazetarëve të Kosovës është shprehje e radhës e thellimit të fobisë së Ramës ndaj Kosovës. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë e përcakton qartë detyrimin që ka shteti i Shqipërisë ndaj çështjes kombëtare, ku çështja e Kosova është më vendimtarja. “Open Balkan” është kundërvënie e përbashkët e Tiranës dhe Beogradit ndaj proceseve të Kosovës. Është një nismë që çon në Moskë dhe jo në Bruksel.

Incidentin ndaj gazetarëve të Kosovës e dënoi edhe Federata Evropiane e Gazetarëve. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës  iu bën thirrje të gjitha ndërgjegjeve të lira ta dënojnë këtë incident.

blank

(Video) Sopranoja e famshme Inva Mula, fituesja e Konkursit Plaçido Domingo nuk ka ftesë zyrtare në galanë ku është i ftuar nderi Maestro Domingo

Sopranoja me famë botërorë Inva Mula, Nderi i Kombit, fituesja e Konkursit të Plaçido Domingos në Paris,

bija e dy themeluesave të Teatrit të Opersa dhe Baletit Maestro Avni Mula dhe Sopranos Nina Mula, nuk ka patur ftesë zyrtare të mbrëmjes gala të operas ku është i ftuar i madhi Plaçido Domingo.

Inva Mula që ishte e pranishme në dekorimin Nderi i Kombit që iu bë Ilir Kernit nga presidenti i Republikës,

deklaroi se nuk do të jetë e pranishme në mbrëmjen gala të inaugurimit të rikonstruksionit të Teatrit,

jo se i mungonte dëshira, por sepse nuk ishte e ftuar as ajo dhe as Ilir Kerni.

Sopranoja e famshme pohon se nuk ka marrë asnjë ftesë zyrtare nga drejtoresha artistike.

Por megjithatë thotë Inva mula, nuk ka rëndësi, rëndësi ka që Teatri i Operas të ketë një program dinjitoz dhe jo sikur e ka patur deri më tani, me qëllim që të jetë pararojë e shoqërisë tonë.

Më poshtë voal.ch po sjell videon.

 

blank

blank

Ambasadori Kosnett: SHBA luajti rol në prishjen e koalicionit LDK-Vetëvendosje

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se fakti që SHBA para një viti nuk pajtohej me disa politika të Qeverisë Kurti 1, ka pasur rol në prishjen e koalicionit të LDK-së me Vetëvendosjen.

Sipas tij, e gjitha kjo ka ndodhur në pajtim më Kushtetutën e Kosovës.
“Qartazi, fakti që administrata e SHBA-së dhe Qeveria Kurti kishin mospajtime për disa çështje të politikave luajti rol në prishjen e koalicionit të LDK-së me Vetëvendosjen.

Mendoj se kjo është e qartë. Njerëzit do të shkruajnë kohë të gjatë për këtë, por do ta theksoja se çdo gjë që ndodhi, ndodhi në pajtim me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Kosnett.

Ambasadori shtoi se drejtuesit e vendit luajtën lojën afatgjatë.

“Atëkohë kishte njerëz që thoshin se kjo tregonte se demokracia e Kosovës nuk mund të evoluonte dhe zëri i popullit nuk do të dëgjohej, por shiko tani, pas një viti e gjysmë: kush është presidente, kush është kryeministër. Mendoj se votuesit dhe udhëheqësit politikë të vendit luajtën lojën afatgjatë”, ka thënë Kosnett.

Sipas tij, opozita tani po përpiqet të kthejë sa më shumë votues.
“E tani po e shohim qëndrimin e partive opozitare në Kosovë dhe më duket se LDK dhe PDK po e shqyrtojnë seriozisht çështjen se si t’i tërheqin votuesit.
P.sh. ata e panë që gratë dhe të rinjtë votuan për ndryshim; votuan për një qeveri, një koalicion që premtoi se do të ndërmerrte përpjekje serioze kundër korrupsionit”, shtoi më tej ai.

Lidhur me faktin se shumë herë politikanët në Kosovë etiketohen ai anti-amerikanë, ai ka thënë se pas kaq vitesh që shërben në Kosovë, nuk ka takuar ndonjë person që do e quante anti-amerikan.

“E kam vërejtur se dy kritikat më të mëdha, dy armët që njerëzit i përdorin kundër njëri-tjetrit janë akuzat se janë të korruptuar ose anti-amerikanë. Nuk e besoj që cilado parti politike është anti-amerikane dhe nuk mendoj se e kam takuar ndonjë person në këtë vend që do ta quaja anti-amerikan”, ka thënë Kosnett në një intervistë për Kallxo.com

blank

Presidentja Vjosa Osmani: Ideja e “Open Balkan” është e rrezikshme

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ideja e “Open Balkan” është e rrezikshme dhe se e vonon integrimin evropian të rajonit, shkruan Gazeta Express.

Këto deklarata Osmani i ka bërë gjatë një organizimi në Gjermani.

Ajo ka shtuar se ideja e Edi Ramës, Aleksander Vuçiqit dhe Zoran Zaevit për “Open Balkan” është tentim për të zëvendësuar Procesin e Berlinit dhe potencon se një gjë e tillë është e pamundur dhe se s’do të lejohet që të ndodhë.

“Open Balkan është i rrezikshëm, dhe e vonon integrimin evropian, dhe provon të zëvendësojë Procesin e Berlinit, gjë që është e pamundur dhe ne nuk do të lejojmë që të ndodh”, ka thënë presidentja Osmani.

Lidhur me “Open Balkan” kritika drejt Kosovës ka drejtuar kreu i Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, duke thënë se Kosova po merret me teori konspirative në vend se të bashkohet në iniciativa rajonale.

blank

Dokumente: FRPD kërkon referendum të brendshëm për largimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD

TIRANË

Anëtarë të kryesisë së FRPD-së, nisin mbledhjen e firmave për të çuar në referendum të brendshëm,  largimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Në një letër drejtuar sekretarit të përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, Kreu të Këshillit Kombëtar Edi Paloka si edhe kryesisë së partisë, FRPD kërkon që vendimi i kryedemokratit t’i nënshtrohet një referendumi në anëtarësinë e partisë si të vetmen rrugë për të ruajtur unitetin e PD-së, thuhet në shkresë.

blank

blank

blank

“Po ju drejtohemi nëpërmjet këtij peticioni lidhur me situatën e paprecedentë të krijuar nga vendimi personal i Kryetarit të Partisë Demokratike për përjashtimin nga grupi parlamentar i Profesor Doktor Sali Berisha.

Duke e konsideruar këtë veprim në shkelje të plotë të statutit, parimeve, vlerave të Partisë Demokratike si dhe rrezikun që mbart për përcarjen e thellë dhe të parikuperueshme të saj kërkojmë që ky veprim t’i nënshtrohet me domosdoshmëri një referendumi në anëtarësinë e partisë si të vetmen rrugë për të ruajtur unitetin e Partisë Demokratike të Shqipërisë.”- thuhet ne letren qe mban firmat e FRPD.

blank

Osmani kërkon ndihmën e Gjermanisë për njohje të reja dhe liberalizim të vizave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë takimit me homologun e saj Frank-Walter Steinmeier në Gjermani. 14 shtator 2021.

RFE/RL

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar mbështetjen e Gjermanisë për njohje të reja të shtetësisë së Kosovës, si dhe për anëtarësimin e këtij vendi në organizata ndërkombëtare, gjatë takimit që ka zhvilluar me presidentin gjerman, Frank-Walter Steinmeier në Gjermani.

Sipas një komunikate të lëshuar nga Presidenca e Kosovës, Osmani ka kërkuar mbështetje nga ky shtet për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Ne kemi nevojë për një zë të fortë mbi kërkesën tonë për liberalizimin e vizave, dhe nuk ka asnjë zë më të mirë se Gjermania. Ne i kemi përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim. Presim mbështetjen e Gjermanisë në këtë proces”, është citur të ketë thënë Osmani.

Kosovës i është premtuar liberalizimi i vizave që nga viti 2011.

Tre vjet më parë, Komisioni Evropian ka rekomanduar heqjen e regjimit të vizave për Kosovën. Liberalizimi është votuar edhe në Parlamentin Evropian, porse vendimi final ka mbetur te Këshilli i Ministrave të BE-së.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e së cilës nuk gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë në zonën Shengen.

Procesi i Berlinit

Osmani është thënë të ketë diskutuar me homologun e saj gjerman edhe për Procesin e Berlinit, i cili sipas saj është shtysë e fuqishme për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimir.

Sipas Osmanit, çdo ide tjetër që synon të jetë paralele me zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe Procesin e Berlinit, nuk do ta ketë mbështetjen e Kosovës.

Ngjashëm është shprehur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit që ka zhvilluar të martën me kancelaren gjermane, Angela Merkel në Tiranë.

Kryeministri Kurti ka thënë se Procesi i Berlinit është korniza dhe rruga për integrimin e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

“Procesi i Berlinit është mjaftueshëm i gjerë dhe gjithashtu mjaftueshëm i thellë që të mos ketë nevojë për variante të tjera alternative”.

Procesi i Berlinit, një iniciativë diplomatike e kancelares gjermane, Angela Merkel, ka filluar në vitin 2014, me qëllim për të mbështetur një të ardhme paqësore, të qëndrueshme dhe demokratike të Ballkanit Perëndimor, si dhe për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian të rajonit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të martën se Kosova nuk do të bëhet pjesë e nismës Ballkani i Hapur.

Ai ka thënë këtë nuk ia ka kërkuar as kancelarja gjermane, Angela Merkel, në takimin që kanë zhvilluar më 14 shtator në Tiranë.

“Qeveria e Kosovës është Qeveri e një shteti sovran. Ne përfaqësojmë popullin e Kosovës pas zgjedhjeve që i kemi fituar masivisht, si asnjëherë më parë, dhe çfarëdo bashkëpunimi që zhvillohet, zhvillohet në përputhje me interesat tona. Ne nuk e konsiderojmë interes të Kosovës, me një Serbi që mohon krimet e luftës, dhe nuk e njeh pavarësinë, të bëhemi bashkë e të vendosim me shumicë votash aty”, ka thënë Kurti.

Iniciativa Ballkani i Hapur, i njohur më parë si Mini-Shengeni Ballkanik është krijuar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ata besojnë se kjo iniciativë ofron mundësi për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe lëvizjes.

Vetë Merkel ka thënë të martën se mbështet këtë nismë.

“Përshëndes edhe projektin e tregut të përbashkët rajonal me katër marrëveshjet, edhe pse jo të gjithë janë duke bashkëpunuar. Sot kemi rënë dakord që sa më shumë të bashkëpunoni aq më i fuqishëm do të jetë Procesi i Berlinit”, ka thënë kancelarja Merkel.

blank

Kurti: Merkel nuk më kërkoi që Kosova të përfshihet në Open Balkan

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur se asnjëherë Kosova nuk do t’i harrojë krimet e kryera nga Serbia.

Në një prononcim për mediat pas takimit me kancelaren Merkel ai tha se asnjëherë nuk do të ndalemi së kërkuar drejtësi.

“Ne jemi për marrëdhënie të mira fqinjësore por nuk mund ta kompensojmë me territor Serbinë për humbjet si shtet që ia ka shkaktuar Millosheviç. Ritheksoj që krimet e kryera gjatë luftës janë një gjë që nuk do ta harrojmë kurrë dhe nuk do të ndalemi asnjëherë për të kërkuar drejtësi. Presidenti i Serbisë e mohoi masakrën e Reçakut”- u shpreh ai.

Ai ka mohuar se kancelarja Merkel i ka kërkuar të bashkohet në nismën e Ballkanit të Hapur. Ai tha se bëjnë gabim ata njerëz që ushtrojnë trysni mbi Kosovën në lidhje me këtë çështje pasi trysnia duhet të jetë mbi Serbinë si detyrë e çdo shqiptari.

“Ne shpjeguam qëndrimin tonë dhe ajo u interesua për mbarëvajtjen e dialogut që po bëhet ne Bruksel. Në dialog ka mospajtime të thella. Kur ka kërkesa të serbëve të Kosovës unë jam i gatshëm t’i dëgjoj mirëpo ankesave të Serbisë për humbjet që ajo i ka pësuar si shtet i padrejtë gjatë kohës që ka okupuar Kosovën nuk bëj dot gjë. Gjatë takimit unë falenderova Merkel për rolin dhe mbështetjen e saj. Merkel nuk më kërkoi që Kosova të përfshihet në Open Balkan. Ne nuk e konsiderojmë në interes të Kosovës të bëhemi bashkë në këtë nismë. Për raporte normale në Ballkan nuk duhet të ndryshojë Kosova, por Serbia. Bëjnë gabim ata që ndërtojnë trysni mbi Kosovën. Trysnia duhet të jetë mbi Serbinë që mohon krimet. Kjo është detyrë e çdo shqiptari”- tha Kurti.

Ai tha se së shpejti do të ketë një takim me kryeministrin Rama ndërkohë që tha se pas 3 ditësh do të jetë në Shkup për një takim mes dy qeverive.

“Procesi i Berlinit është i nevojshëm edhe i mjaftueshëm për rrugëtimin Europian. Ballkani jo vetëm nuk është 3 shtete por nuk është as 6 shtete. Pasnesër do të kemi një takim me qeverinë e Shkupit, por iniciativa të tilla nuk duhet të bëhen pa BE-në brenda. Kosova është një shtet i pavarur për të cili ne duhet të angazhohemi të kërkojmë njohjen e saj dhe jo të shprehim mirëkuptim ndaj Serbisë. Në takim theksova se çdo mirëkuptim i tillë i kushton Kosovës. Ne do të kemi një takim edhe me qeverinë e Shqipërisë. Sa të formohet qeveria ne do të fillojmë iniciativën për takimin. Ne kemi shumë gjëra që na largojnë dhe afrojnë por kjo gjë na ndan”- tha Kurti.


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend