Zvicra ka vendosur të bllokojë eksportet e armëve drejt Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak të luftës së këtyre të fundit me Irani.
Qeveria federale zvicerane njoftoi se nuk do të miratojë më asnjë eksport të ri armësh drejt SHBA-ve. Ndërkohë, licencat ekzistuese dhe eksportet e mallrave të tjera do të rishikohen nga një grup ekspertësh.
Ky vendim pritet të shkaktojë tensione në marrëdhëniet mes Bernë dhe Uashington, pasi Zvicra po mban një qëndrim strikt neutral ndaj operacioneve ushtarake të SHBA-ve dhe Izraeli kundër Iranit.
SHBA-të janë blerësi më i madh i armëve zvicerane, duke përthithur rreth 16% të eksporteve në vitin 2025. Vendimi prek edhe kompani të mëdha si Ruag dhe Rheinmetall Air Defence.
Vendimi vjen pas sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike iraniane në South Pars dhe shqetësimeve humanitare, ndërsa qytetarët zviceranë kanë ushtruar presion për distancim nga lufta e nisur nga administrata e Donald Trump. gsh