Zoti e bekofte shqiptarin e madh te shekullit Sami Repishtin e familjen e tij!
Fort i nderçem Prof. Repishti!
Në 99-vjetorin e lindjes tuaj Prof. Sami Repishtit, gjej rastin që ta përsëris se sa me fat kemi qenë si komunitet ne te mbijetuarit e diktatures që e kemi pasur dhe e kemi në mesin tonë. Ikonen e qendreses antikomuniste, bashkevuajtsin dhe te mbijetuarin e diktatures, shkrimtarin, publicistin, mbrojtsin e palodhur te Kosoves martire bashkepunuesin dhe mikun e idealeve Dr. Ibrahim Rugoves!
99 vjetori i juaj na gezon se lutjet tona per pranine tende ne dy shekuj Zoti na i ka pranuar.
Pena juaj u be pishtar ndriçimi per genocidin komunist ne Shqiperi, u be drite per shqiptaret e Kosoves te fitonin lirine. Zeri i juaj ushtoi ne Kongresin amerikan ne mbrojte te shqiptarve ne Ballkan.
Personaliteti i juaj atdhetar e kombdashes e nderoi Shkodren loce qe te rriti e te edukoi.
Në vend të urimit, ne bashkevuajtsit tuaj ndjehemi krenar e te falenderojme per kontributin e madh që ka dhënë për kombin shqiptar, për 6000 te zhdukurit e komunizmit, per 36.000 te burgosurit politike për shqiptaret në SHBA, për të drejtat e lirite e njeriut kudo.
Te urojme edhe shëndet e jetë të gjatë o shqiptar i madh qe lartsove emrin e Nanes Shqipni!
I lutemi te madhit Zot qe ta festojmë së bashku 100-vjetorin e lindjes.
Zoti e bekofte shqiptarin e madh te shekullit Sami Repishtin e familjen e tije!
Besim Ndregjoni
President i Unionit Mbarkombetar Integrimt te Burgosurve e te Permdjekurve Politike te Shqiperise!
![](https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2024/04/IMG_0437-1024x768.jpeg)
![](https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2024/04/IMG_0267-768x1024.jpeg)