VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Zgjohu, Kosovë! – Poezi nga ALI PODRIMJA

By | February 17, 2016
blank
2 Comments
  • author avatar
    ali podrimja 5 years ago Reply

    Shum vhersh prekese

  • author avatar
    poeti 4 years ago Reply

    shum palidhje

Komentet

blank

Biden: Reagim i ashpër ndaj çdo lëvizjeje të trupave ruse në Ukrainë

Presidenti Joe Biden u përpoq të sqarojë keqkuptimet rreth komenteve të tij se “një ndërhyrje e vogël” nga Rusia në Ukraninë, do të merrte një përgjigje më të reduktuar. Ai tha se ia ka bërë shumë të qartë Presidentit rus Vladimir Putin, se çdo lëvizje e trupave ruse përtej kufirit, do të trajtohet si një pushtim, e do të pëballej me pasoja të rënda. Korrespondentja e ‘Zërit të Amerikës’ Cindy Saine, njofton.

Në një kohë kur Ukraina po përgatitet për një pushtim të mundshëm rus, Presidenti Joe Biden tha të enjten se homologu i tij rus, Vladimir Putin, është plotësisht i vetëdijshëm për pasojat.

Kam qenë absolutisht i qartë me Presidentin Putin dhe për të nuk ka asnjë mëdyshje. Nëse qoftë dhe një njësi (ushtarake) ruse kalon kufirin dhe hyn në Ukrainë, do të konsiderohej si pushtim e do të përballej me një përgjigje të ashpër e të koordinuar ekonomike, e diskutuar në detaje me aleatët tanë, si dhe e paraqitur shumë qartë për Presidentin Putin”.

Presidenti Biden ngriti shumë pikëpyetje gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, kur tha se një “inkursion i vogël” rus në Ukrainë mund të shkaktonte debat mes aleatëve të NATO-s mbi mënyrën se si duhet të përgjigjeshin. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy, reagoi në Twitter ndaj komentit të Presidentit Biden, duke thënë se “nuk ka kombe të vogla dhe as inkursione të vogla”.

Michael Kimmage i Fondit gjerman ‘Marshall’ i tha ‘Zërit të Amerikës’ se ai nuk e konsideron komentin spontan të Presidentit Biden si të dëmshëm, pasi sipas tij mesazhi i përgjithshëm i udhëheqësit amerikan për Presidentin Putin, ka qenë shumë i qartë.

Mendoj se ajo që Presidenti Biden po përpiqej të thoshte, është se do të ketë një përgjigje të kalibruar në raport me ashpërsinë e çdo lëvizjeje nga ana e Rusisë, çka mendoj se është e logjikshme”, thotë ai.

Në Berlin, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë dhe gjatë një fjalimi të mbajtur të enjten ai theksoi rreziqet e larta që paraqet një pushtim i mundshëm rus .

Diplomati i lartë amerikan tha se një pushtim rus do të shkelte parimet e mbajtura prej kohësh të sovranitetit dhe integritetit territorial, duke shkaktuar një luftë të madhe në Evropë, që ka të ngjarë të shkaktonte me dhjetëra mijëra viktima.

Të lejosh Rusinë të shkelë këto parime pa u ndëshkuar, do të na fuste të gjithëve në kohëra shumë më të rrezikshme e të paqëndrueshme, si atëherë kur ky kontinent dhe ky qytet ishte i ndarë në dysh, e patrullohej nga ushtarë nën kërcënimin e një lufte të furishme që qëndronte mbi kokat e të gjithëve. Do të dërgonte gjithashtu një mesazh për mbarë botën, se këto parime janë të pavlera e mund të sakrifikohen. Kjo do të kishte rezultate katastrofike”, tha ai.

Në një kohë kur Perëndimi ka hedhur poshtë kërkesën e Rusisë për të ofruar garanci se Ukraina nuk do të anëtarësohet kurrë në NATO, analistët thonë se ka shumë çështje sigurie për t’u diskutuar.

Ka disa gjëra që nuk janë në tavolinë, por ka disa gjëra si dislokimi i raketave në Evropë, si stërvitjet ushtarake nga të dyja palët, si dislokimet e raketave nga NATO ashtu dhe Rusia, stërvitjet ushtarake nga NATO, dhe nga Rusia, këto janë çështje që mund të diskutohen. Dhe nëse Presidenti Putin dëshiron të ulet, të kërkojë një zgjidhje jo të dhunshme, këto janë në tavolinë”, thotë William Taylor, i Institutit amerikan për Paqe.

Rusia publikoi pamje filmike të forcave të saj ushtarake duke kryer stërvitje pranë kufirit me Ukrainën. Ekspertët thonë se Moska ka të ngjarë të pendohet nëse e pushton këtë vend, pasi ajo mund të kthehej në një luftë të gjatë e të kushtueshme.

blank

Sot në Gjenevë: Shtrëngim duarsh mes Blinken dhe Lavrov – Blinken përsëriti se një “përgjigje e shpejtë dhe e fortë” do të pasonte çdo shkelje nga pala ruse të integritetit territorial të Ukrainës

Amerikanët do të përgjigjen pas një jave

Antony Blinken përsëriti se një “përgjigje e shpejtë dhe e fortë” do të pasonte çdo shkelje të integritetit territorial të Ukrainës nga pala ruse. Megjithatë, ai garantoi gjithashtu se dialogu diplomatik do të vazhdojë. Kërcënimi i reagimit u përsërit edhe pas takimit: Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen “edhe ndaj agresionit joushtarak”, tha Blinken.

Shtrëngimi i duarve para diskutimeve

Për Ukrainën dhe ekzigjencat e sigurisë për Rusinë ka nevojë për “mirëkuptim më të mirë reciprok”. Kjo u tha pas samitit të Gjenevës midis Sergei Lavrov dhe Antony Blinken

Shtetet e Bashkuara premtuan një përgjigje me shkrim “javën e ardhshme” ndaj kërkesave ruse për “garanci sigurie”. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm Lavrov në fund të takimit të sotëm (e premte) me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken në Gjenevë, takim që ardhi pas samitit të qershorit të kaluar mes Joe Biden dhe Vladimir Putin, duke bërë që bota të kthente rishtas sytë nga Gjeneva. Këtë herë, megjithatë, me policinë që ruan rrugët, por pa u bllokuar qyteti.

Në konferencën e tij për shtyp, të mbajtur gjysmë ore më vonë, shefi i diplomacisë së Uashingtonit konfirmoi këtë informacion, duke shpjeguar se biseda një orë e gjysmë ishte “një shkëmbim pikëpamjesh”, por “jo një negociatë”. Megjithatë, të dy palët tani kanë “një kuptim më të mirë” të pozicioneve të njëra-tjetrës.

Ata ranë dakord për nevojën për të vazhduar një dialog “të nevojshëm dhe të arsyeshëm” dhe për të “qetësuar emocionet”, tha Lavrov, duke e konsideruar samitin e ri midis dy krerëve të shteteve “të parakohshëm” dhe duke bërë thirrje për t’i dhënë fund “histerisë antiruse”.

Duke u përballur ballë për ballë, përfaqësuesi rus tha se nuk priste përparim thelbësor, ndërsa Blinken përsëriti se një “përgjigje e shpejtë dhe e fortë” do të pasonte çdo shkelje nga pala ruse të integritetit territorial të Ukrainës. Megjithatë, ai garantoi gjithashtu se dialogu diplomatik do të vazhdojë. Kërcënimi i reagimit u përsërit edhe pas takimit: Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen “edhe ndaj agresionit joushtarak”, tha Blinken.

Nga ana e tij, kreu i diplomacisë në Moskë ka garantuar se Rusia nuk përbën kërcënim për fqinjin e saj – në kufijtë e të cilit ka grumbulluar 100,000 trupa që shkaktojnë frikë dhe shihen si kërcënim për një pushtim – dhe ka kritikuar furnizimet me armë në Ukrainë nga një pjesë e disa vendet perëndimore. Shtetet e Bashkuara, pas vizitës së Blinken në Kiev ditët e fundit, kishin autorizuar, për shembull, vendet baltike për të ofruar materiale. Çështja ndan vetë anëtarët e Aleancës: përveç Uashingtonit, Londra dhe Otava, për shembull, tashmë kanë mbështetur ushtarakisht ukrainasit (Mbretëria e Bashkuar edhe këtë javë duke dërguar raketa antitank) ndërsa Gjermania dhe Franca jo.

“NATO larg nga Bullgaria dhe Rumania”

Ndërkohë, Rusia nuk kërkon vetëm siguri se Kievi nuk do të anëtarësohet kurrë në NATO, por edhe tërheqjen e trupave të huaja të Aleancës Atlantike nga dy vendet anëtare, Rumania dhe Bullgaria. Kështu del nga përgjigja me shkrim që Ministria e Punëve të Jashtme të Moskës i dha shtypit sot, të premten, në ditën e takimit në Gjenevë mes kreut të diplomacisë Sergei Lavrov dhe homologut të tij amerikan Antony Blinken. Në Rumani janë stacionuar 1000 amerikanë dhe 140 italianë, si dhe disa dhjetëra polakë, ndërsa Sofja ka një marrëveshje që lejon praninë e deri 5000 amerikanëve.

“Nuk ka asnjë paqartësi”, thuhet në përgjigjen ruse, “bëhet fjalë për tërheqjen e ushtarëve dhe armatimeve për t’u kthyer në situatën e vitit 1997 të vendeve që nuk ishin anëtare”. I njëjti parim, përveç dy shteteve të përmendura, do të zbatohej si rrjedhim edhe për Çekinë, Sllovakinë, Poloninë, Hungarinë dhe tre vendet baltike, të gjitha më parë në bllokun sovjetik, të cilët iu bashkuan NATO-s pas kësaj date (disa prej tyre në 1999, të tjerët në 2004).

Bukureshti e ka cilësuar tashmë kërkesën si “të papranueshme”, ndërsa Sofia theksoi se sovraniteti i vendit e lejoi që t’i bashkohej dhe prandaj “bëri zgjedhjen e saj”.

Përpara ribashkimit të Gjermanisë, Perëndimi premtoi gojarisht, por asnjëherë me shkrim, se Aleanca nuk do të zgjerohej kurrë drejt lindjes./rsi.ch/eb

 

blank

Foto e rrallë e gjunjëzimit të Nekibe Kelmendit para arkivolit të Rugovës

Ish-bashkëpunëtorja e afërt e presidentit Ibrahim Rugova, Nekibe Kelmendi, gjatë homazheve për vdekjen e Presidentit Ibrahim Rugova ishte gjunjëzuar para arkivolit të tij në shenjë nderimi për presidentin e ndjerë, raporton Gazeta Express.

Arkivoli i presidentit Rugova ishte ekspozuar në hollin e Parlamentit të Kosovës dhe qytetarët e shumtë kishin pasur mundësi që të bënin homazhe.

Ndërkaq një fotografi e veçantë tregon ish-bashkëpunëtoren e afërt të Presidentit Rugova, dhe anëtaren e LDK-së, Nekibe Kelmendin duke u gjunjëzuar para arkivolit të tij.

Presidenti i parë i Kosovës ka vdekur para 16 vjetëve dhe populli i Kosovës kishte marrë pjesë masivisht në nderim të veprës së presidentit Ibrahim Rugova dhe kontributit të tij për lirinë e Kosovës.

Gjashtëmbëdhjetë vjet më parë, shumë qytetarë patën pritur me orë të tëra për të bërë homazhe pranë trupit të pajetë të Ibrahim Rugovës, edhe përkundër temperaturave tejet të ulëta që kishin shkuar deri në -15 gradë Celsius.

Në varrimin e Ibrahim Rugovës kishin marrë pjesë me dhjetëra burrështetas, nga shtetet më të fuqishme në botë, duke e konsideruar këtë, si lamtumirën më të madhe në rajon.

blank

Osmani e Kurti bëjnë homazhe te varri i presidentit Rugova: Arriti ta bëjë bashkë popullin e Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe te varri i presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova në 16 vjetorin e vdekjes së tij.

Presidentja Osmani tha se presidenti Rugova arriti ta bëjë bashkë popullin e Kosovës dhe të ndërtoj miqësi. Ndërkaq kryeministri Albin Kurti tha se Ibrahim Rugova para se të ishte president ishte intelektual, njeri paqësor dhe i qetë, racional e humanist dhe dha kontribut të çmuar në bashkimin e shqiptarëve kundër Serbisë okupatore dhe ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës ,raporton Gazeta Express.

“Sot është 16 vjetori i shkuarjes në amshim të arkitetektit të pavarësisë së Kosovës presidentit tonë historik Dr. Ibrahim Rugova. Ai punoi dhe veproi në një kohë të vështirë për popullin e Kosovës por përkundër kësaj ai arriti ta bëjë bashkë popullin e Kosovës dhe arriti të ndërtoj miqësi të mëdha për të arritur lirinë dhe pavarësinë. Kujtimi për të do të jetojë në mendjet dhe zemrat e qytetarëve të Kosovës përjetësisht”, tha Osmani.

“Presidenti Ibrahim Rugova është presidenti i parë i Kosovës i zgjedhur me votë popullore i zgjedhur në maj 1992 dhe më pas është edhe presidenti i parë i Kosovës së çliruar i zgjedhur nga Kuvendi më 4 mars 2002. Dr. Ibrahim Rugova edhe para se të ishte president ishte intelektual i angazhuar njeri paqësor dhe I qetë racional dhe humanist. Ai dha kontribut tejet të çmuar në bashkimin e shqiptarëve kundër Serbisë okupatore dhe në ndërkombtarizimin e çështjes së Kosovës. Ne e shënojmë 16 vjetorin e vdekjes së tij në të njëjtën kohë ndodhemi në një vit kur do ta shënojmë 20 vjetorin e tij si president i parë me 4 mars dhe gjithashtu 30 vjetorin e tij si president i parë me 24 maj. Bashkë me presidenten Vjosa Osmani në nderim të Dr. Ibrahim Rugovës te varri i tij vendosëm një kurorë me lule të freskëta”, ka thënë Kurti.

blank

Familjarët e Ziver Veizit: Nuk është bërë asgjë për zbardhjen e ngjarjes

Familjarë e një prej viktimave të 21 janarit, Ziver Veizit kanë bërë sot homazhe në nderim të tij, teksa apelojnë për drejtësi 11 vjet pas ngjarjes tragjike në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Ata kanë vendosur lule në varrin e Ziver Veizit, teksa deklaruan se nuk është bërë asgjë për zbardhjen e ngjarjes.

blank
Ana Dhe Ziver Veizi

“Ne drejtësinë do ta kërkojmë deri sa të rrojmë. Drejtësinë do ta kërkojmë për vëllain tonë. Nuk dua të ma zësh në gojë as Berishën as…Nuk dua që të mi zësh fare në gojë. Unë kërkoj drejtësinë e vëllait tim, do ta kërkojmë deri sa ta gjejmë:, tha motra e Ziver Veizit.

 

Ndërkohë në Tiranë, vajza e Ziver Veizit ka marrë pjesë në homazhet e zhvilluara në bulevard me kryeministrin Edi Rama dhe përfaqësues të tjerë të maxhorancës. Teksa gazetarët e pyetën nëse ka ende besim tek drejtësia edhe 11 vite pas vrasjes së babait të saj, ajo tha se nuk është e zhgënjyer dhe se ka ende besim.

“Nuk jam e zhgënjyer nga drejtësia. Nuk besoj se ju takon juve ta thoni këtë, besimi është i imi, unë besoj. Kam besim akoma”, deklaroi Ana Veizi.

blank

“Turp, jeni bërë njësh me vrasësit, po hiqni zvarrë dënimin e tyre”! Komentuesit i shkruajnë Ramës për 21 Janarin

Qytetarët i janë kthyer ashpër kryeministrit Edi Rama, teksa sot shënohet 11-vjetori i tragjedisë së “21 Janarit”, ku në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u vranë katër protestues të thirrur nga Partia Socialiste.

Ishte vetë kryeministri Rama, i cili e nisi ditën e sotme, 21 janar 2022, “me bindjen që drejtësia vonon po nuk harron”. Rama shkruan në postimin e tij se ka “ndjesinë më në fund pozitive nga shenjat e dallueshme të veprimit të drejtësisë së re”.

Por, reagimi i qytetarëve, që ndjekin Ramën në rrjetet sociale, ka qenë i menjëhershëm dhe i ashpër, teksa akuzojnë kryeministrin se është bërë njësh me vrasësit dhe po tërheq zvarrë dënimin e tyre.

Komentuesi: Te erdhi dita prap te hedhesh lule ne bulevard…se drejtesi duhen edhe ca vite te demostrosh Zotrote si Kryeminister.

Përgjigja e Kryeministrit Edi Rama: Po, je shume i sakte, duhet ende kohe qe Reforma ne Drejtesi te jape te gjitha frytet e saj, sepse u be vetem para pak vitet se po te ishte bere qe ne vitet 90 do flisnim ndryshe fare sot! Drejtesia ne demokraci nuk behet me suste, s’jemi ne vitin 1945, kemi nderruar sistem, nuk e ben kryeministri as partia drejtesine lavdi Zotit, prandaj duhet durim sepse ato vendet me drejtesi qe shohim ne, kishin sistem drejtesie te drejte kur ne s’ekzistonim fare si shtet!

Komentuesi: I përjetshëm kujtimi.Po ju z.kryeminister nuk e mbajtët fjalën.Për më shumë sot e kësaj dite jini bërë njësh me vrasësit e tyre.Ju po hiqni zvarë dënimin e kriminelëve.Është turp që sot del dhe kujton ata që ranë për idealet tuaja.

Përgjigja e Kryeministrit Edi Rama: keto ofendime nuk kane asnje lidhje me faktet e me argumentat, keshtu qe nuk kam cfare them fare sepse kush ofendon nuk do dialog, po do vetem te flase vete e te degjoje vete!

Në protestën që përfshiu vendin më 21 janar 2011 mbetën të vrarë 4 qytetarë, konkretisht Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

Asokohe në qeveri ishte Partia Demokratike, ndërkohë që Partia Socialiste ishte në opozitë. Protesta degjeneroi në dhunë dhe djegie, mes të cilës Garda e Republikës hapi zjarr ndaj protestuesve. bw

blank

Nisin punimet për bazën ajrore të NATO-s në Kuçovë

Armand Mero

Në Shqipëri dita e sotme shënon fillimin e punimeve për ndërtimin në Kuçovë të një baze taktike ajore të Nato-s, e para bazë e Aleancës në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në një ceremoni të organizuar në Kuçovë, kryeministri Edi Rama vlerësoi vendimin e Natos si shenjë të vlerës së shtuar që Shqipëria përfaqëson në aleancë. Me një investim prej 51 milion eurosh, punimet për transformimn e bazës pritet të përfundojnë në vjeshtën e vitit të ardhshëm

Pas më shumë se 3 vjet e gjysëm, që nga momenti kur Nato mori vendimin për ta kthyer aeroportin e vjetër të Kuçovës në një bazë ajrore të Aleancës, sot u organizua një ceremony e posaçme që shënon fillimin e punimeve. Ndërhyrjet do të kenë si synim përmirësimin e pistës, infrastrukturës për kontrollin dhe sigurinë e fluturimeve apo dhe rrugët lidhëse.

“Baza ajrore taktike e Kuçovës do të shndërrohet në një gjurmë të rëndësishme të pranisë Natos dhe do jetë në gatishmëri për stërvitje dhe operacioneve të ndryshme, duke qenë e gatshme 24 në 7 si në kohë paqe ashtu dhe në kohë krize. Baza do të zotërojë kapacitete për vëzhgimin e hapësirës ajorore, dhe fushëbetejës dhe do të ofrojë për Nato-n dhe vendet aleate mundësinë e ngritjes dhe uljes së mjeteve ajrore në çdo kohë, në të gjithë kushtet atmosferike, duke rritur ndjeshëm lëvizshmërinë opeacionale dhe kapacitetet tona si vend pritës”, shpjegoi Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë shqiptare Bajram Begaj.

Për autoritetet shqiptare përzgjedhja e bazës së Kuçovës lidhet sa me pozicionin gjeo-strategjik të vendit, si dhe të vetë aeroportit, aq dhe me besueshmërinë që Shqipëria ka krijuar në gjirin e Aelancës. Kryeministri Edi Rama deklaroi se “vendimi që NATO mori për ta përzgjedhur këtë hapësirë si një mjedis të ri për adresimin e sfidave të sigurisë, duke e transformuar në një bazë ajrore taktike të aleancës në rajon, konfirmon faktin se Shqipëria e vogël, është sidoqoftë një vlerë e shtuar në këtë Aleancë, e cila bashkon së bashku, shtete, që besojnë në disa vlera dhe parime për të cilat ia vlen të luftohet”.

Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar me Naton, autoritetet shqiptare kanë marrë përsipër ndërtimin e perimetrit të sigurisë dhe rrugëve lidhëse, ndriçimit, vendosjen e kamerave të sigurisë së bazës si dhe të sensorëve të zbulimit të ndërhyrjeve përgjatë rrethimit të bazës.

Sipas autoriteteve, përveç rëndësisë strategjike, prania e një baze të Natos, do të ketë ndikime pozitive sociale dhe ekonomike dhe në komunitetin e zonës, me rritje të punësimit apo dhe shërbimeve.

Dy javë më parë, edhe Komanda e Operacioneve Speciale të SHBA-së për Evropën, njoftoi vendimin për të patur në Shqipëri një shtab të bazës të Forcave të Operacioneve Speciale.

blank

blank

blank

blank

Ministrja Gërvalla takon Dendias në Athinë: Njohja e Kosovës nga Greqia do të ishte një hap historik

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla ka zhvilluar një vizitë në Athinë, ku është pritur nga ministri i Punëve të Jashtme greke, Nikos Dendias.

Gërvalla tha se fokus i bisedimeve ishte rritja e bashkëpunimit mes vendeve, për të avancuar më tej marrëdhëniet bilaterale.

Ministrja Gërvalla po ashtu theksoi se njohja dhe respektimi i pavarësisë së Kosovës nga të gjithë anëtarët e Bashkimit Evropian, përfshirë Greqinë, do të ishte një lëvizje e guximshme për stabilitetin në rajon dhe më gjerë, që do të mundësonte hapjen e një dinamike të re në zgjidhjen e problemeve afatgjata në Ballkan.

“Jo vetëm për vendet tona, por më shumë për fëmijët dhe nipërit tanë, kjo do të ishte një premtim për stabilitet dhe paqe të qëndrueshme në Evropë. Një hap i tillë do të ishte historik dhe mendojmë se është diçka që duhet të bëhet”, shtoi Gërvalla.

Më tej Gërvalla u shpreh Greqia është një shtet i rëndësishëm i Europës Juglindore dhe gjithashtu kontribuues në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. Gjithashtu kryediplomatët theksuan rëndësinë e avancimit të mëtejshme të marrëdhënieve ekonomike, veçanërisht në fushën e energjisë. bw

blank

Presidenti Meta nga Shkodra: 6 marsi të jetë model i respektimit të votës së lirë

Presidenti Ilir Meta, ka thënë nga Shkodra se është hapur zyrtarisht gara për kandidatët që do të konkurrojnë në 6 bashkitë që janë ende pa kryetar.

Ai tha se këto zgjedhje duhet të jenë model në respektimin e votës së lirë.

“Nuk dua të bëj replika as serioze e as gazmore, është një moment i rëndësishëm për të rindërtuar, rivendosur, për të rehabilituar institucionin e votës së lirë në vend. Nuk janë zgjedhje kombëtare, por janë një proces që përfshin disa nga bashkitë më kryesore të vendit.

Problemet me të cilat ndeshet vendi ynë prej kohësh ka të bëjë me respektimin që duhet të bëhet ndaj votës së lirë. Unë i nxis aktorët të dëshmojnë reflektimin e duhur e ti shërbejnë një pronësi shembullor që do të jetë në vëmendjen e institucioneve që kanë bërë vërejtje për zgjedhjet në vendit tonë. Po punojmë me Maqedoninë e Veriut për çeljen e negociatave me BE”, tha Meta.

Presidenti shtoi më tej se asnjë parti nuk ka shmangie nga këto zgjedhje dhe të gjithë aktorët janë të interesuar të marrin pjesë.

“Nuk ka asnjë shmangie të asnjë force politike, as të PS, e as të PD, as të LSI, as të PR, e partive të tjera. Është një mundësi edhe për shoqërinë civile, grupet e interesit dhe çdo qytetarë që të marrë pjesë e të kontribuojë për një proces të qetë.

Të favorizuar janë qytetarët të cilët do të kenë në 6 mars mundësinë për të zgjedhur mes disa kandidatëve. Kjo është në interesin e qytetarëve për të zgjedhur”, u shpreh Presidenti.

blank

“Uroj që ky proces të jetë një shembull i besimit te demokracia dhe vota e lirë!”, Meta nxjerr dekretin për zgjedhjet në 6 bashki

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar 6 marsin për mbajtjen e zgjedhjeve vendore të pjesshme. Bëhet fjalë për zgjedhjen e kryetarëve të rinj në 6 bashkitë: Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Lushnjë dhe Rrogozhinë.

Kreu i Shtetit uron që ky proces të jetë një shembull i besimit te demokracia dhe vota e lirë.

“Të dashur qytetarë,
Sapo dekretova caktimin e datës 6 mars 2022, për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.
Uroj që ky proces të jetë një shembull i besimit te demokracia dhe vota e lirë! 🇦🇱”, deklaron Presidenti Meta.

blank

Meta: Opozitën shqiptare deri më 25 prill e ka dirigjuar Rama. LSI bëri vetëvrasje me djegien e mandateve. Dita e zgjedhjeve, një komplot kundër demokracisë

Mund të shpalleni non grata? Meta: Nuk kam asnjë problem me ligjet në SHBA

Presidenti Ilir Meta ka folur lidhur me raportet e tij me SHBA. Në emisionin “Opinion”, Meta ka thënë se ka raporte të mira me SHBA, pavarësisht se disa nga zyrtarët amerikan të ardhur në Shqipëri nuk kanë përfshirë në axhendën e tyre takim me presidentin.

Meta tha se është i vetmi politikan që nuk i ka gënjyer SHBA dhe se çdo qëndrim i tij iu është thënë në sy zyrtarëve amerikanë.

Presidenti u pyet nëse mund të shpallej non grata nga SHBA. Meta tha në emisionin “Opinion” se nuk ka asnjë problem me ligjet në SHBA dhe nuk ka bërë asgjë kundër Shqipërisë.

Si janë raportet tuaja me SHBA, disa zyrtarë amerikanë nuk kanë përfshirë takim në xhendën e tyre?

Unë argëtohem, unë e di shumë mirë se kush është rangu e di shumë mirë sa ndihmës sekretar, sa zëvendës ndihmë sekretar ka… Këto janë banalizime të politikës shqiptarë, është një qëndër këtu shpërndan lajme, erdhi ky nuk takon Metën. Pse presidenti është i papunë.

Ka një shqetësim të SHBA me ju e me rolin tuaj?

Nuk kanë si të kenë. E di pse? Nëse një politikan që nuk i ka gënjyer SHBa është Ilir Meta. Nëse ka një politika në Shqipëri që iu ka thënë se kjo është po e kjo është jo dhe jo i është dhënë në sy dhe është argumentuar, Meta ka patur gjithmonë të drejtë se mendohet shumë kur fletë me partnerët…

Pas largimit nga Presidenca mund të shpalleni non grata?

Non grata? Mua me vjen per te qeshur me kete ceshtje. Do te isha i zhgenjyer nese nuk do te ndodhte sa kohe jam President. Ilir Meta nuk ka asnje problem me ligjet ne SHBA. Nuk ka paguar asnjehere as ne te bardhe, as ne te zeze per te bere foto me Presidente te SHBA. Ilir Meta ke zero probleme me SHBA.

Ilir Meta ka nje raport te pare dhe te shenjte me Shqiperine dhe nuk ben asnje akt qe lendon Shqiperine. Kete une ja u kam bere te qarte te gjitheve. Ilir Meta, nuk ka bërë asnjë marrëveshje me institucionet në SHBA, për interesa personal të tij. Janë qarqe të ndryshme njerëzisht, të cilët  kanë krijuar një sistem dezinformomi për Presidentin e Republikës për interes të ndryshme të tyre. Unë nuk kam asnjë konflikt me SHBA-të, konfliktet janë krijuar nga gruaja e Bilalit. Ilir Meta nuk ka asnjë problem me Shtet e Bashkuara të Amerikës. Ilir Meta nuk ka paguar në të zezë për tu fotografuar me politikan të ndryshëm në Amerikë. Ilir Meta nuk i është dashur që të paguaj drejtësinë në Amerikë për të mbyllur çështje të drejtësisë.  Ilir Meta ka firmosur marrëveshjen e ekstradimit me SHBA-të, nëse kjo gjë ka probleme jam i gatshëm të të përballem edhe atje dhe me çdo institucion tjetër. Ilir Meta, nuk ka bërë asnjë marrëveshje me institucionet në SHBA, për interesa personal të tij. Ilir Meta ka firmosur marrëveshjen e ekstradimit me SHBA-të, nëse kjo gjë ka probleme jam i gatshëm të të përballem edhe atje dhe me çdo institucion tjetër.

Situata në PD, Meta: Zgjidhja e vetme është vota

Presidenti Ilir Meta ka folur lidhur me situatën brenda në Pd duke thënë se opozita nuk është as në seli dhe as në Kuvend, por sipas tij, opozita e vërtet është populli.

Meta ka sugjeruar në emisionin “Opinion” se PD duhet t’i drejtohen PPE që të dërghojë një mision për të vlerësuar situatën brenda partisë.

Sipas Presidentit, zgjidhja e vetme për situatën në PD është vota.

“Opozita nuk eshte as ne seli dhe as ne Kuvend. Opozita eshte populli, jane qytetaret. Une nuk e caktoj dot se kush eshte dhe kush do te jete opozita. Une per PD kam vetem nje keshille: A jeni ju PD anetare e PPE? Ju PD e dashur e Shqiperise, me merita te jashtezakonshme per zhvillimin e vendit, kerkojini nje mision PPE per te vleresuar gjendjen brenda jush.  Zgjidhja per situaten ne PD eshte vota”,-tha Meta

Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaroi sot se opozitën shqiptare deri më 25 prill e ka dirigjuar kryeministri Edi Rama duke renditur madje edhe çështjet shumë të diskutuara. Meta tha në “Opinion” se LSI bëri vetëvrasje me djegien e mandateve dhe u bë bisht i opozitës së dirigjuar nga kryeministri.

“Opozitën shqiptare deri më 25 prill e ka dirigjuar Edi Rama, nga akuzat ndaj meje për të ashtuquajturën çështja Doshi-Fufi, nga çadra, tek djegia e mandateve, zerimi i pushtetit vendor dhe deri tek zgjedhjet e fundit. Për LSI mund të them që bëri një vetëvrasje me djegien e mandateve dhe u bë bisht i kësaj opozite të dirigjuar nga Kryeministri. Në nivelet e larta nuk ka gabime, ka tradhti”, deklaroi Meta.

Kreu i Shtetit tha se 25 prilli ka qenë një komplot kundër demokracisë dhe se ka pasur plan për gjakderdhje. “Komplotistët tani janë evidentuar qartë. Në 25 prill ka pasur plan për gjakderdhje dhe dhunë. Jam krenar që falë kontributit tim ky skenar u shmang”, tha Meta.

blank

Biden: Putini do të paguante një çmim të lartë nëse e sulmon Ukrainën

Marrë nga Associated Press

Presidenti Joe Biden tha se ai beson se Vladimir Putini nuk dëshiron një luftë të plotë në Ukrainë dhe do të paguante një “çmim të lartë” nëse ai kryen një sulm ushtarak.

Presidenti Biden, duke folur në një konferencë për shtyp në një vjetorin e tij në detyrë, tha gjithashtu se ai beson se Rusia po përgatitet të ndërmarrë veprime ushtarake kundër Ukrainës, megjithëse ai nuk mendon se presidenti rus ka marrë një vendim përfundimtar. Ai sugjeroi se do të kufizonte qasjen e Rusisë në sistemin bankar ndërkombëtar nëse Moska pushton më tej Ukrainën.

“Unë nuk jam aq i sigurt se ai (Putini) është i sigurt për atë që do të bëjë”, tha zoti Biden. Ai shtoi, “Unë mendoj se ai do të sulmojë (do të kryejë një sulm ushtarak ndaj Ukrainës).”

Komentet e Presidentit Biden erdhën disa orë pasi Sekretari i Shtetit Anthony Blinken, gjatë një vizite në Kiev, akuzoi Rusinë se po planifikon të përforcojë edhe më shumë kufirin, duke shtuar të tjera trupa ushtarake, krahas rreth 100,000 që ka vendosur deri tani. Zoti Blinken sugjeroi se shifra mund të dyfishohet “me një vendim të shpejtë”.

Sekretari Blinken nuk dha detaje mbi këto pohime, por ajo që dihet është se Rusia ka dërguar një numër të paspecifikuar trupash, në vendin aleat të saj Bjellorusinë, që gjithashtu ndodhet në kufi me Ukrainën, për stërvitje të mëdha ushtarake muajin e ardhshëm.

Presidenti amerikan tha se beson se vendimi do të jetë “vetëm” i Putinit dhe sugjeroi se nuk ishte plotësisht i sigurt se zyrtarët rusë me të cilët këshilltarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë kanë negociuar janë plotësisht të informuar për mendimin e Putinit.

“Ka shumë pyetje mbi atë nëse njerëzit me të cilët po flet e dinë se çfarë do të bëjë ai”, tha Biden.

Presidenti Biden sugjeroi gjithashtu se një “inkursion i vogël” do të shkaktonte një përgjigje më të vogël sesa një pushtim në shkallë të plotë i Ukrainës, duke thënë se “është shumë e rëndësishme që ne t’i mbajmë të gjithë anëtarët e NATO-s të në një linjë”. Presidenti Biden më vonë në konferencën për shtyp u përpoq të sqaronte se ai po i referohej një veprimi joushtarak, si një sulm kibernetik, që do të pritej me një përgjigje të ngjashme reciproke.

Ukraina, ndërkohë, tha se është e përgatitur për më të keqen dhe do t’i mbijetonte çdo vështirësie që do t’i dilte para.


blank
blank
Send this to a friend