Ne pergjithesi ndoshta Pence performoi me mire: eksperience, energji, politike e brendshme dhe e jashtme. E tepron me fenë dhe pompozitetin. Por te Pence mund te besohet se nuk bën budalliqe.
Si temperament (per te pire nje gote birre me të) mua me pelqen DeSantis 44 vj: eshte shume amerikan, i sinqerte, autentik jo papagall.
Ka natyre te vendosur.
Ka studjuar histori ne Yale dhe juridik ne Harvard.
Ka sherbyer ne ushtri ne Guantanamo dhe ne Irak.
Ka qene bejsbollist.
Eshte krejt anti woke.
Kerkon t’i vrase trafikantet e droges pa gjygj.
(Indiani) Vivek 38 vj ishte shume i shkathet, i shpejte, inteligjent. Ta rremben buken nga goja. Shume i djathte!
Çfare nuk me pelqen te DeSantis dhe Vivek eshte qendrimi ndaj luftes se Ukraines dhe Rusise.
Jane izolationiste.
Nuk e kuptojne qe Ukraina eshte fronti i pare i mbrojtjes se botes se lire.
Pas saj bie Taivani dhe rrezikohet lufta e 3 boterore.
DeSantis dhe Vivek nuk e pranojne ngrohjen globale dhe dekarbonizimin e energjise, as karantinen dhe vaksinimin kunder Covid.
Jane libertariane, kunder nderhyrjes se shtetit, njerezit le te bejne si te duan.
Niki Haley (indiane) ishte OK, eksperienca e saj si guvernatore dhe ambasadore ne OKB del ne pah.