VOAL

VOAL

Zëri i Amerikës: Sulmohen qendrat e regjistrimit të makinave në veriun e Kosovës

September 25, 2021
blank

Komentet

blank

Kërkoi njohjen e pavarësisë së Kosovës, gazetarja ukrainase: Duhet të luftojmë propagandën ruse

Gazetarja ukrainase Iryna Synelnyk e cila kishte kërkuar që të pranohet pavarësia e Kosovës, nga vendi i saj ka treguar vështirësitë e raportimit pas agresionit ushtarak rus të filluar në shkurt të 2022-ës.

Synelnyk me anë të një shkrimi thotë se mediet lokale janë të domosdoshme për të raportuar në kohë lufte.

“Ato janë shpesh të vetmet burime informacioni për banorët e komunitetit, pikërisht informacioni lokal. Ky është gjithashtu një front, vetëm informues”, ka shkruar Synelnyk.

Ajo tregon se mediet sociale dhe televizionet ishin burimet kryesore të informacionit në atë kohë.

“Kisha frikë se mund të më arrestonin. Por unë isha edhe më e shqetësuar se familja ime mund të vuante për shkak të veprimtarisë sime gazetareske dhe pozitës civile. Megjithatë, vazhdova të punoja, për sa kohë kisha qasje në internet”, tregon ajo.

“Mediet sociale dhe TV ishin burimet kryesore të informacionit në atë kohë. Sa për mua, është lufta e parë që po del online. Shumë prej tyre përshkruan përvojat e tyre në rrjetet sociale. Mund të shihnim foto dhe video nga vendet e ngjarjes. Unë gjithashtu i mblodha këto materiale, por e kuptoj që burimet nga rrjetet sociale duhet të kenë verifikim të detajuar. Meqë ishte e mundur kontaktova me zyrtarë apo pushtetin vendor për të verifikuar informacionin”, shton Synelnyk.

Në këtë shkrim autorial, ajo shpreson që një ditë rezultatet e punës së gazetarëve ukrainas të bëhen pjesë e historisë.

“Mua më dukej e nevojshme t’i tregoja gjithë botës se si jetojnë njerëzit në Chernihiv, se nuk kemi energji elektrike, nuk kemi ujë, ka probleme me ushqimin, njerëzit janë vënë në kushte të vështira mbijetese dhe kjo po ndodh në vitin 2022 në qendër të Evropës. Unë dhe kolegët e mi punuam pa pauza. Puna ime më dha forcë. Më duhej të punoja sepse doja të tregoja të vërtetën, doja t’u tregoja të gjithëve se çfarë po ndodhte, sepse gjithçka që po ndodhte ishte kaq e padrejtë dhe e tmerrshme”, shkruan ajo.

“Shpresoj që një ditë rezultatet e punës së gazetarëve ukrainas të bëhen pjesë e historisë. Do të doja t’i botoja këto tregime si një libër me përkthim në anglisht, në mënyrë që më shumë njerëz të dinë të vërtetën për luftën në Ukrainë, sepse jam e sigurt se përvoja individuale është pasqyrë e ngjarjeve në vend”, pohon gazetarja ukrainase.

Sipas Synelnykut, pavarësisht luftimeve në qytetin e saj, shumë gazetarë qëndruan për të raportuar.

“Në atë kohë, roli i medieve sociale u rrit dhe kanalet televizive ishin një burim i rëndësishëm informacioni aktual. Çdo qeveri vendore krijoi kanalin e vet Telegram. Kanali i mediave lokale, për shembull, ‘Suspilne Chernihiv’ kishte mijëra përdorues. Disa nga gazetarët qëndruan në qytet dhe vazhduan të punojnë”, shton Synelnyk.

Në fund, ajo bën thirrje që të luftohet propaganda ruse.

“Disa gazetarë mbeten jashtë vendit dhe vazhdojnë të punojnë. Njëjtë edhe unë. Unë vazhdoj të punoj sepse e di që informacioni i vërtetë është po aq i vlefshëm sa buka në luftë. Ne duhet të luftojmë propagandën ruse”, përfundon ajo.

Kujtojmë se Synelnyk dhe Lyudmila Makey, dy gazetaret ukrainase kanë qëndruar në Kosovë, ndërsa tashmë janë kthyer në Ukrainë për shkaqe familjare.

blank

Schindler: Kongresi e ka në monitorim dosjen shqiptare të McGonigal

Gazetari amerikan dhe njëkohësisht eksperti i inteligjencës, John Schindler, ishte i ftuari i mbrëmjes i gazetares Armela Ferko në edicionin e lajmeve të SYRI TV. Ai komentoi zhvillimet e bujshme nga Kongresi amerikan, i cili kërkon të hetohet dosja shqiptare e aferës McGonigal.

“Ky është një zhvillim shumë i rëndësishëm në Uashington për çështjen McGonigal. Së pari, Kongresi ka ushtruar autoritetin e tij juridik dhe i ka kërkuar FBI-së përgjigjen për çështjen McGonigal. Po ky komision, i kryesuar nga kongresmeni Jim Jordan, i ka bërë kërkesë FBI-së në shkurt të këtij viti dhe nuk ka marrë përgjigje.

Zhvillimet janë mjaft interesante. Në letrën drejtuar drejtorit Wray, kongresmeni i referohet akuzave për korrupsion në Shqipëri ku është edhe përvetësimi i tij prej 4 milionë dollarësh. Në këtë moment, Kongresi nuk po shfaqet interes për çështjen shqiptare te çështja McGonigal dhe ky është një zhvillim i ndjeshëm,” tha Schindler.

“Unë mendoj se minimalisht çfarë do të ndodhë, kongresmeni Jordan ka njoftuar publikisht drejtorinë e FBI-së se ka edhe gati 1 muaj që të mbledhë komisionin juridik për të trajtuar çështjen e aferës McGonigal. Nëse FBI nuk jep informacionin dhe dokumentacionin, kongresmeni Jordan do përdorë pushtetin e tij të vetos që të bëjë që autoritetet e tjera të detyrojnë FBI-në të dorëzojë dokumentacionin.

Prandaj duhet kuptuar se çfarë është në lojë këtu. Nëse për çështjen shqiptare arrihet një marrëveshje fajësie si për çështjen ruse, administrata mund ta varrosë komplet këtë skandal dhe t’i heqë një vizë. Por kongresmeni nuk do që të ndodhë kjo dhe Kongresi kërkon përgjigje, pavarësisht se ku mund të ketë shkuar korrupsioni në FBI. Nëse McGonigal po merrte shuma të mëdha, ku kanë shkuar ato? A ka pasur bashkëpunëtorë? Kush ka bashkëpunuar me të në FBI? Të gjithë këtë informacion duhet ta dijë Kongresi. Dhe Departamenti i Drejtësisë nuk ka dhënë akoma përgjigje,” tha Schindler.

Gazetari i njohur amerikan, John Schindler, që e ka ndjekur nga afër aferën McGonigal me shkrimet e tij në gazetën ‘Washington Examiner’, tha për gazetaren Armela Ferko në SYRI TV se ky skandal ka hyrë në fazën më të rëndë.

“Tani skandali McGonigal ka hyrë në një fazë më të rëndë dhe më serioze se ç’ka qenë më parë. Në aspektin juridik, FBI dhe Departamenti i Drejtësisë nuk mund të mos i binden Kongresit. Por ato mund të japin informacion të cunguar për shkak të sekretit shtetëror apo qeveritar. Këtë mendoj se do bëjë FBI, do japë copëza informacioni, nuk do japë informacion të plotë. Deri tani nuk është arritur akoma marrëveshja e fajësisë për dosjen shqiptare.

Qeveria e SHBA dhe Departamenti i Drejtësisë kërkojnë që informacioni të mos bëhet publik. Ka pasur shumë akuza në të cilat janë të përfshirë politikanët shqiptarë, kryeministri Rama, anëtarë të PS dhe të cilët e kanë përdorur McGonigal për të frikësuar politikanët e tjerë apo biznesmenët shqiptarë.

Nëse një pjesë e këtyre janë të vërteta, kemi të bëjmë me një skandal të vërtetë, megjithëse Shqipëria është një aleat i ngushtë në NATO i SHBA. Disa prej bisedave të McGonigal në Shqipëri tregojnë se ai ka takuar politikanë të rëndësishëm dhe duket se këto i ka kryer në kuadër të veprimtarisë brenda FBI-së. Nëse dikush në FBI e di se çfarë ka bërë në Shqipëri, duhet të japë llogari,” tha Schindler.

“Mendoj se nëse FBI nuk kthen përgjigje letrës së kongresmenit deri më 3 tetor, Kongresi do të lëshojë një ultimatum duke kërkuar që FBI të japë informacion të plotë. Patjetër që do bëhet një ngjarje skandaloze në SHBA. Skandali McGonigal i administratës Biden është diskutuar gjerësisht për të parë se deri ku është e përfshirë FBI në korrupsion serioz. Patjetër kjo histori do bëhet me përmasa të mëdha. Kjo gjë është në qendër të medias amerikane pasi është i përfshirë edhe një oligark rus që ka pasur lidhje të ngushta me qeverinë e Moskës. Mendoj se gjërat do ndryshojnë edhe në lidhje me Shqipërinë, duke qenë se kongresmeni Jordan i është referuar konkretisht pjesës shqiptare,” theksoi gazetari amerikan.

“Nëse del se McGonigal po merrte ryshfet për të hequr shqiptarët apo rusë nga lista e zezë, kjo krijon shumë pikëpyetje: si është e mundur një zyrtar i lartë i FBI-së kishte mundësinë të ndërhynte në një listë të tillë dhe t’i hiqte nga lista e sanksioneve? Patjetër nuk ishte brenda kompetencave të tij, atëherë me kë ka bashkëpunuar brenda qeverisë amerikane për t’i hequr njerëzit nga kjo listë e zezë apo po gënjente për të mbledhur fonde për vete? FBI nuk do që kjo të shpërfaqet sepse do i prishet vërtetë reputacioni. Deri tani e dimë se McGonigal mund të ketë pasur bashkëpunëtorë brenda Departamentit të Drejtësisë dhe FBI-së për të hequr persona nga lista e zezë, por nuk e dimë se kë. 

Së shpejti do të dalë edhe një datë e gjyqit për çështjen shqiptare të skandalit. Letra e Jordan për drejtorin e FBI nuk është një koincidencë sepse kongresmeni kërkon që të bëhet një monitorim i marrëveshjes për pranimin e fajësisë. Pra McGonigal dhe FBI duhet t’i tregojnë konkretisht Kongresit përpara se të pranohet marrëveshja e fajësisë apo pafajësisë. Marrëveshjet e pranimit të fajësisë duhet të shqyrtohen nga një gjykatës i caktuar dhe tani kongresmeni është përpjekur të nxjerrë në vëmendjen e të gjithë publikut dhe të FBI-së se Kongresi është duke monitoruar nga afër këtë marrëveshje.

Varet se deri ku do të shkojë hetimi i Kongresit, por është e turpshme për SHBA nëse qeveria Rama ka qenë e përfshirë në këtë korrupsion ashtu siç mendohet të jetë. Sepse Shqipëria është aleat i SHBA dhe do të ishte skandal për të gjitha palët. Realiteti tregon se nëse Kongresi fillon të bëjë pyetje se ku janë paratë shqiptarë, ç’para merrte McGonigal, si u përfshi McGonigal me qeverinë Rama, si ndodhi kjo, të gjitha këto pyetje duhet t’i bëjë Kongresi që të marrë përgjigje,” deklaroi gazetari amerikan.

blank

Rama ambasadorit rus në OKB: Ndalni luftën dhe Ukraina nuk flet në Këshillin e Sigurimit

VOA/Keida Kostreci

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të mërkurën që u përqendrua tek lufta në Ukrainë, u shoqërua me polemika nga Rusia, Shqipëria, kryetare e radhës e Këshillit, dhe Ukraina.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama që drejtoi seancën, kishte ftuar Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy të fliste. Ishte hera e parë që Presidenti ukrainas merrte pjesë personalisht në punimet e këtij organi të OKB-së që kur Moska ndërmori agresionin ndaj Ukrainës në shkurt 2022.

Por edhe para se zoti Zelenskyy të merrte fjalën, ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia dhe kryeministri Rama, këmbyen polemika të ashpra.

Rusia shprehu pakënaqësinë për pjesëmarrjen e presidentit Zelenskyy dhe faktin që ai foli para se të flisnin anëtarët e Këshillit. Ambasadori Nebenzia tha se Shqipëria kishte shkelur gjithashtu rregullat, duke ftuar një numër të madh përkrahësish (të Ukrainës) nga vende te NATO, si edhe ministin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, si kreun e radhës së OSBE-së.

Kryeministri Rama u përgjigj me ironi se “ky nuk është një operacion special i presidencës shqiptare”, një referencë ndaj emërtimit të Rusisë për ofensivën e saj kundër Ukrainës.

“Na vjen keq që Presidenca shqiptare po tregon një shpërfillje të hapur për praktikat për konsensus të Këshillit të Sigurimit. Ata po vendosin bindjet e tyre politike dhe ideologjike të NATO-s, mbi detyrimet e Këshillit të Sigurimit, që përcaktojnë procedurat dhe duhet të mbajë një qëndrim të paanshëm. Për fat të keq Shqipëria nuk arriti ta bëjë një gjë të tillë sot”, tha ambasadori Nebenzia.
Kryeministri Rama reagoi ashpër, duke thënë se i dukej interesante që Rusia jepte leksione për shkeljen e rregullave.

“Por duke qenë se ju përsëritët shumë herë se shkelja ka të bëjë me faktin që Presidenti Zelenskyy të flasë më parë se anëtarët e Këshillit, ka një zgjidhje për këtë, nëse ju bini dakord. Ju ndalni luftën dhe presidenti Zelenskyy nuk e merr fjalën. Ajo që e bën atë të rëndësishëm këtu dhe ajo që e bën të rëndësishme për të gjithë ne që ta dëgjojmë atë fillimisht dhe pastaj të diskutojmë, është shkaktuar nga ju, jo nga ne”, tha ai.

Presidenti Zelenskyy e falenderoi zotin Rama në platformën X, të njohur më parë si Twitter.

blank

“I dashur Edi Rama, sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ju i treguat botës se si ta trajtojë ashtu siç duhet Rusinë, gënjeshtrat dhe hipokrizinë e saj. Ju falënderoj që e drejtoni Presidencën në një mënyrë kaq parimore”, shprehet ai.

Në fjalën e tij para Këshillit, zoti Zelenskyy tha se nuk do të kishte ardhur në mbledhjen e Këshillit, nëse nuk do të kishte një propozim për t’i dhënë fund luftës 19-mujore. Ai theksoi se rikthimi i të gjithë territorit nën kontrollin e Ukrainës është çelësi për paqen.

Para mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, kryeministri Rama foli për domosdoshmërinë e mbështetjes së Ukrainës.

“Të ndihmosh Ukrainën sot të vetëmbrohet duke frenuar Rusinë, përçon mesazhin më të drejtë dhe të mirë tek gjithkush që mendon të angazhohet në një aventurë të ngjashme nesër, jep garanci për ata që kërkojnë paqe dhe bashkëpunim, paralajmëron ata që duan konfliktin dhe përplasje, sepse nëse agresioni do të kishte sukses, kjo do të përçonte sinjalin e fundit të botës siç e njohim sot”, tha ai.

Shqipëria ka marrë për herë të dytë drejtimin e Këshillit të Sigurimit dhe pasojat e agresionit rus të Ukrainës tek paqja dhe siguria në botë, janë në qendër të axhendës së saj.

Kjo çështje e Ukrainës dhe agresionit rus ndaj saj, ka qenë në qendër të aktivitetit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit edhe më herët, duke qenë dhe bashkëpenëmbajtëse me Shtetet e Bashkuara.

blank

“U la jashtë parkut kombëtar pjesa e lumit Vjosa”, drejtori i PPNEA për DW: Ndërtimi i aeroportit të Vlorës, rrezikon ekosistemin

Si mund të ruhet një mjedis natyror unik dhe në të njëjtën kohë të krijohet një jetesë e qëndrueshme për popullsinë vendase? Sfida të tilla po tërheqin vëmendjen ndërkombëtare edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Për të analizuar nga perspektiva të ndryshme ruajtjen e natyrës duke ndjekur parimet e zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut 25 anëtarë të Shoqatës Gjermane për Evropën Juglindore zhvilluan një udhëtim studimor, gjatë të cilit eksploruan disa nga peizazhet më të spikatura dhe pikat më të nxehta të biodiversitetit në këto vende dhe në rajonet kufitare mes tyre.

blankNë kuadër të udhëtimit studimor u zhvillua në Prizren edhe konferenca “Biodiversiteti dhe Ruajtja e Natyrës në Ballkanin Perëndimor”. Prizreni ndodhet në skajin jugor të Malësisë së Sharrit. Parku Kombëtar i Sharrit është pjesë e një prej zonave të mbrojtura më të mëdha në Evropë, që shtrihet në tri vende: Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Vjosa dhe aeroporti ndërkombëtar i Vlorës

blank

 

Lumi i Vjosës ka marrë një vëmendje të jashtëzakonshme ndërkombëtare, si një lumë që ka një biodiversitet të jashtëzakonshëm dhe mbi të gjitha, sepse është i pa ndërprerë gjatë gjithë rrjedhjes së tij, që nga burimi deri në grykëderdhje. Në Vjosë ka mbi 250 lloje shpezësh të pranishme. Mbi 150 lloje janë të listuara në konventën e Bernës si lloje të mbrojtura dhe me interes të lartë për ruajtjen.

Por Aleksandër Trajçe, drejtor ekzekutiv i OJQ-së Mbrojtja dhe Ruajtja e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA), thotë për DW se “ishte zhgënjim i madh që në shpalljen e Vjosës park kombëtar, u la jashtë parkut kombëtar pjesa e deltës së lumit Vjosa, si pjesa më biodiverse e parkut kombëtar. Për ne është shumë të qartë se kjo është bërë për shkak përfitimi, pasi në deltën e lumit Vjosa që prej fund të vitit 2021 po ndërtohet aeroporti ndërkombëtar i Vlorës, i cili është një investim jo vetëm që po rrezikon ekosistemin të pjesës me biodiversitetin më lartë të Vjosës. Kjo do të ndërpresë edhe një rrugë migratore që mijëra shpendë e përdorin për të migruar nga Evropa në Afrikë, ajo që quhet rruga e migrimit të Adriatikut (adriatic flight way). Pra nuk është vetëm  ekosistemi i deltës së Vjsosës apo natyra Shqipërisë që po dëmtohen, por prej ndërtimit të këtij aeroporti i bëhet një dëm i jashtëzakonshëm gjithë kontinentit evropian dhe më gjerë.

blank

 

 

blank

 

Trajçe kërkon që të ndalohen menjëherë punimet për këtë aeroport dhe të gjehen zgjidhje alternative për këtë situatë. “Ai aeroport do të sjellë një dëm të pariparueshëm për natyrën e Shqipërisë.”

blank

 

Mediat dhe mjedisi

blank

 

Ndër temat që u trajtuan në konferencë ishte edhe çfarë mund të bëjnë mediat për të përhapur dhe ngritur vetëdijen për mjedisin dhe  mbrojtjes së natyrës në Ballkanin Perëndimor.

blank

 

Në këtë panel Adelheid Feilcke, drejtore e programeve për Evropën dhe Ballkanin Perendimor në Deutsche Welle dhe gazetarja Behare Bajraktari, drejtuese e programit ON AIR Radio Kosova, emision i profilizuar për tema mjedisore, diskutuan se si mediat mund të mbështesin sistemin edukativo-arsimor për të arritur suksese në kauzat për një mjedis natyrë të pastër për të gjithë./DW

blank

Afera Rama-McGonigal/ Zhvillimi i bujshëm nga Kongresi i SHBA: Do lëshojmë fletëthirrje për FBI-në

Zhvillime të bujshme sa i përket dosjes Rama-McGonigal.

Kongresi amerikan pritet të lëshojë fletëthirrje për FBI-në për rastin që ka tronditur politikën amerikane dhe atë shqiptare.

Sipas Business Insider, Komisioni i Gjyqësorit në Dhomën e Përfaqësuesve ka kërcënuar se do të thërrasë FBI-në për një mori të dhënash për Charles McGonigal, i cili është paditur për dy dosje të ndryshme.

Në letrën që kreu i komisionit, republikani Jim Jordan i ka dërguar drejtorit të FBI, Christopher Wray, hidhen dyshime mbi marrëveshjet e fajësisë që po pranon McGonigal në bashkëpunim me Departamentin e Shtetit.

“FBI dhe Departamenti i Drejtësisë mund të jenë duke u përpjekur të fshehin shtrirjen e vërtetë të abuzimeve nga McGonigal në përpjekje për të shmangur dëmtimin e mëtejshëm të reputacionit të Byrosë,” shkruan Jim Jordan në letrën e të martës.

Jordan kërkoi fillimisht nga FBI në shkurt që të dorëzonte dokumentet në lidhje me McGonigal, pak ditë pasi ai u padit në Uashington dhe Nju Jork. E para njihet si dosja shqiptare dhe implikon kryeministrin shqiptar, kurse e dyta njihet si dosja ruse.

Byroja nuk u përgjigj kurrë përveç pranimit të letrës, tha një zëdhënës i komisionit për Insider.

“Nëse refuzoni të dorëzoni vullnetarisht dokumentet dhe informacionin e kërkuar, Komisioni mund të detyrohet të marrë në konsideratë përdorimin e procesit të detyrueshëm,” thekson Jordan.

ImageImage

blank

Ky është Lumi i Tiranës sot datë 19 shtator 2023 e kjo është lagjia Bregu i Lumit në Njësinë 9 në Tiranë- Nga ALBA KEPI

Ky është Lumi i Tiranës sot datë 19 shtator 2023 e kjo është lagjia Bregu i Lumit në Njësinë 9 në Tiranë.
Kjo lagje e kjo Njësi që është shpirti i Tiranës e kaq pranë qendrës historike e komplekseve institucionale, Shtëpisë së Lindjes (Materniteti) e Dispancerisë, shkollës më të mirë profesionale Amerikane e Ministrisë së Drejtësisë është një bombë ndotjeje ajri e natyre.
Në lumin e Tiranës konsumohet cdo orë kjo masakër mjedisore me dhjetra metra kub inerte ndërtimi që derdhen mbi të e mbetje urbane që shpesh janë në thesë të mbyllur ku mund të fshihen dhe mbetje toksike.
Kryebashkiaku i Tiranës imponoi me votën vetëm të Partisë së tij, rritjen e buxhetit me 5.7 milionë euro me motivin se Tirana është një qytet i pastêr e duhet të jetë akoma më i pastër.
Pamjet sot janë dëshmia e demagogjisë politike e abuzimeve me paratë e qytetarëve për një Djegës të paekzistueshëm e për hajdutë në kërkim me bekim shteti.
Lumi i Tiranës dikur për banorët autoktonë qe vend atraksioni pushues me peshq e ujë të kulluar, sot është një grop plehrash mbushur me nitrite, fekale e bakterie shëndet vrasëse.
Kjo ndotje bëhet motiv vdekje, virozash e patologjish për banorët e Njësisë 9 e me rëndesë akoma më preokupuese tek fëmijët, të moshuarit e personat shëndetligë.
Rreth 70 mijë banorë jetojnë këtë realitet e këtë bombë mjedisore.
blank
blank

STUDIMI- Pse Shqipëria s’duhet të bënte cens për kombësinë! Rreziku në Konispol dhe Himarë nga vetëdeklarimi i rremë i ndikuar nga Greqia

STUDIMI PJESA 1/ Çfarë është identiteti etnik dhe kombëtar? Çfarë është fluiditeti etnik dhe cilat janë popullsitë me identitet fluid në Shqipëri? Pse vetëdeklarimi është forma e vetme e vetëidentifikimit në censuse sipas udhëzimeve ndërkombëtare dhe cilat janë rastet kur ky vetëdeklarim konsiderohet i rremë? Pse Shqipëria nuk duhet të bënte census me vetëdeklarim për kombësinë, pasi nuk plotëson kushtet e parapara nga legjislacioni ndërkombëtar?

Gazeta “Panorama” boton në katër numra vijues pjesë nga libri i autorit Ardit Bido “Beteja për 20 përqindëshin: Fluiditeti etnik, statistikat demografike dhe implikimet politike në Himarë dhe Konispol”, që do të botohet ditët në vijim. Në këtë studim, ai paraqet arsyet pse në Himarë dhe Konispol ka individë që vetidentifikohen grekë dhe analizon të dhënat demografike për të prodhuar statistikat se sa ata janë.

blankPër herë të parë, paraqiten të dhënat e kombësisë nga regjistri i gjendjes civile, si dhe numri minimal dhe maksimal i atyre që kanë kombësi shqiptare në regjistër, por vetidentifikohen grekë që nuk i kalojnë 15% në asnjë prej dy bashkive. Bido paralajmëron për një plan grek për greqizimin e bashkive Himarë dhe Konispol, përmes vetëdeklarimit të rremë të mbi 20% të banorëve si grekë. Kjo do të bënte që nga Qafë Bota në Llogara të duhet të ngrihej flamuri grek krah atij shqiptar në institucionet shtetërore dhe greqishtja të bëhej gjuhë e dytë zyrtare me tabela e shkolla dygjuhëshe duke prodhuar një varësi afatgjatë të Shqipërisë nga Athina zyrtare.

 

Ai analizon se si shteti grek ka një zhvendosje graduale nga viti 1991 në vitin 2012 me kahun e tezave të qarqeve nacionaliste që pretendojnë “Vorio Epirin”, përmes mekanizmave si shtetësitë, pensionet dhe personazheve influentë si Fredi Beleri dhe kryepeshkopi Anastas Janullatos, e ka zhvilluar këtë strategji për censusin 2023. Në numrin e sotëm, do të paraqitet pjesa e parë e studimit, ku Bido analizon në plan teorik çfarë është identiteti dhe fluiditeti etnik dhe grupet fluide në Shqipëri, si dhe parashtron pse Shqipëria nuk plotëson kriteret për të bërë census me pyetje mbi etninë, sipas legjislacionit ndërkombëtar.

blank

Në numrin e nesërm, Bido analizon të dhënat demografike të bashkive Konispol dhe Himarë dhe nxjerr të dhënat se sa njeh shteti shqiptar si grekë, sa vetëquhen grekë dhe sa tenton ta çojë këtë numër shteti grek. Studimi nxjerr se në 2011, në Bashkinë Konispol ka pasur shtrembërim të censusit me 80% të popullsisë ortodokse shqiptare që u deklaruan grekë, si pasojë e presionit grek me shtetësitë dhe pensionet.

blank

 

ARDIT BIDO

blank

 

Në fund të vitit 2023, zhvillohet censusi i popullsisë dhe banesave, e bashkë me të do të rilindin një sërë debatesh që kanë të bëjnë me vetidentifikimin etnik, përqindjen e pakicave në hapësira të caktuara të vendit, ndërhyrjet e huaja në një proces që do të duhet të përvijohej pa probleme dhe pa dyshim një debat shqiptaro-grek.

blank

 

Për të krijuar një ide të qartë të lexuesit mbi debatin që mund të vijë në Himarë dhe në Konispol, do të trajtohet shkurtimisht koncepti i identitetit etnik dhe kombëtar, fluiditeti etnik, veçanërisht në tri fshatra të Bashkisë Himarë dhe i vllehëve të zonës së Konispolit. Më tej, do të trajtohet vetëdeklarimi, si forma e vetme e saktë e vetidentifikimit, por edhe koncepti i vetëdeklarimit të rremë.

blank

 

Po ashtu, do të pasqyrohen të detajuara statistikat se sa janë shqiptarët dhe grekët në këto dy bashki, parë nga qasje të ndryshme të përkufizimeve të koncepteve të mësipërme. Në fund, do të analizohet nëse ka pasur rritje artificiale të numrit të personave të vetëdeklaruar si grekë nga numri që rezulton i vetëidentifikuar si i tillë dhe nëse po, sa dhe si kanë ndikuar në këtë aspekt politikat shtetërore të Greqisë, apo grupet e veçanta të interesit.

blank

 

SI KRIJOHET IDENTITETI ETNIK DHE KOMBËTAR

Përkufizimi i përgjithshëm se grupi etnik është ai grup që ka tipare të veçanta nga grupimet e tjera, të tilla si: origjina, gjuha, feja, zakonet ose doket, nuk na ndihmon shumë për të kuptuar se si krijohet identiteti etnik. Dakordësia e përgjithshme mes studiuesve është se identiteti etnik është, në fakt, një negocim i vijueshëm, por i ngadaltë, mes elementeve të sipërpërmendura dhe proceseve politike të shoqërive, të cilat definojnë përcaktime përfshirëse ose përjashtuese për t’u bërë pjesë e një grupimi etnik të caktuar.

Duke qenë se edhe ky përcaktim mbetet shumë i gjerë dhe sintetizon qindra studime në një debat të vijueshëm në këtë fushë shkencore, do të thjeshtëzohet me disa nga paradigmat ballkanike. Kështu, nëse të qenit shqiptar pas Rilindjes Kombëtare nuk ka kurrsesi element ndarës mes të qenit mysliman, ortodoks, katolik, bektashi, apo protestant, për aq sa gjuha, zakonet e doket janë shqiptare, të qenit serb, kroat, apo boshnjak, është i lidhur ngushtësisht me fenë e folësve të serbokroatishtes. Për më tepër, edhe brenda elementit ortodoks, identiteti i fortë fetar i Mitropolisë së Cetinjës, si një dioqezë e pavarur nga Kisha Serbe gjatë sundimit osman në Ballkan, formësoi një identitet etnik, e më pas kombëtar, të fortë mes malazezëve të ndryshëm nga fqinjët e tyre me të njëjtën gjuhë, tradita, zakone e fe. Po ashtu, vllehtë që u konvertuan në myslimanë mbetën lehtësisht të asimilueshëm, pikërisht sepse një ndër elementet thelbësore të të qenit vlleh, ishte të qenit ortodoks.

Që ky krijim i identiteteve të reja etnike është proces vijues negocimi mes elementëve potencialë përbërës të grupit etnik dhe proceseve politike, doli në pah edhe vitet e fundit përmes ndarjes mes romëve dhe ashkalinjve në Kosovë, bazuar kryesisht mbi fenë dhe kahjen e tyre ndaj shqiptarëve e serbëve.

Shembujt e grekëve, maqedonasve, apo turqve janë edhe më të komplikuar, pasi proceset e krijimit të identitetit etnik te ta u transformuan edhe më tej përgjatë procesit të tyre të kombformimit dhe të krijimit të identitetit kombëtar, që është një narrativë me më shumë elemente politike të negocimit të identitetit. Kjo bëri që turq etnikë ortodoksë të deklaroheshin grekë, grekët myslimanë të bëheshin turq, bullgarë të territorit të Maqedonisë së Veriut të bëheshin maqedonas, pomakët të ktheheshin në torbeshë në Maqedoni e pjesërisht turq në Greqi e Bullgari, e kështu me radhë. Këto procese të kombformimit në Ballkan tentuan, si kudo tjetër, të konvergojnë sa më shumë të jetë e mundur identitetin etnik me identitetin kombëtar. Kjo tentativë rezultoi përgjithësisht e suksesshme, aq sa në Ballkan, identiteti etnik vlerësohet si sinonim me identitetin kombëtar. Mirëpo, siç do të shohim mbi rastin e kuçovllehve, ky nuk është gjithnjë rasti, veçanërisht për etnitë e pashteta të Ballkanit, si romët dhe vllehtë.

Pikërisht fakti që identiteti formësohet si negocim mes individit që i përket një grupimi të caktuar dhe shoqërisë që përcakton rregulla të përgjithshme të përkitjes, bën që shumica në një shoqëri të ketë fjalën e parë në asimilimin ose në përjashtimin e një grupimi të caktuar. Kështu, pas themelimit të shtetit, grekët nuk e kishin të vështirë krijimin e identitetit kombëtar grek (integrimin në kombin e tyre) e më pas ndryshimin e identitetit etnik (asimilimin e plotë etnik) të shumicës së ortodoksëve shqiptarë, vlleh, bullgarë, apo turq që kishin në territorin e tyre. Edhe serbët e patën më të thjeshtë të integronin në kombin e tyre e më pas të asimilonin etnikisht rreth 10 mijë ortodoksë shqiptarë, që shteti shqiptar llogariste se ishin në Kosovë deri në vitin 1941, apo ai maqedonas, shqiptarët ortodoksë të Rekës së Epërme, Manastirit dhe Krushevës. Nga ana tjetër, popullsitë “e përjashtuara” të këtyre kombësive, shpesh u asimiluan nga pakicat, si një pjesë e maqedonasve/bullgarëve myslimanë që deklaroheshin turq apo shqiptarë.

Koncepti i identitetit si një soliditet i pandryshueshëm, mund të marrë si kundërshti vetë rastin tonë pas Rilindjes Kombëtare. Identiteti shumëfetar i etnisë dhe kombit shqiptar bëri që, ndërkohë që ortodoksët jashtë Shqipërisë të asimiloheshin nga etnitë e tjera, nuk ka pasur asnjë dilemë të identitetit të ortodoksëve shqiptarë brenda territorit të Shqipërisë politike, që nga fillesat e shtetit e deri tani. Nëse kombi shqiptar do të formohej duke marrë parasysh elemente të ndarjes fetare, siç u tentua nga ndërhyrjet e huaja, grupimet fetare do të mund të ktheheshin në pakica etniko-fetare si në çdo paradigmë tjetër.

Po ashtu, pikërisht për shkak të këtij procesi negociues që merr parasysh gjuhën e jo fenë, Shqipëria e ka pasur më të lehtë të integrojë në trungun kombëtar tri nga pesë nëngrupimet kryesore të vllehve të saj, të njohur gjerësisht si shqiptaro-vllehë (arvanito-vllehë nga grekët), të cilët ishin dygjuhësh, si pasojë e bashkëveprimit me shqiptarët. Këto tri nëngrupime janë myzeqarët, frashërotët dhe moskopolitët, terma që përdoren për nëngrupimet dialektologjike, krahinore dhe nënetnike të vllehve dhe jo për shqiptarët myzeqarë, frashërllinj dhe voskopojarë, të cilët janë shumicë në këto tri zona edhe në tërësi, edhe në radhët e ortodoksëve. Ndërkaq, shteti shqiptar e pati më të vështirë të integrojë kuçovllehtë e nëndarjeve gramozjane dhe pindjane, çështje që do të trajtohet në vijim.

Kahkundërt, identiteti i arbërorëve të Italisë mbijetoi pikërisht sepse besimi i tyre me origjinë ortodokse, vinte në kundërshti me shumicën rrethuese italiane, të cilët edhe sot i thërrasin në arbërisht “lëtinjë”, pra, latinë, e jo bizantinë siç arbërorët kanë fenë.

FLUIDITETI I IDENTITETIT ETNIK DHE KOMBËTAR

Duke qenë se ky punim nuk po tenton të qëndrojë në elaborimin e plotë dhe detajimin e koncepteve të identitetit etnik dhe kombëtar, që mund të vijojë në thellësi të pafundme, do të përqendrohet te koncepti që është i nevojshëm për të analizuar rastin e Himarës dhe të Konispolit: fluiditeti i identitetit etnik.

Fluiditeti i identitetit etnik ndodh kur kriteret përgjithësuese të narrativës që shoqëria vendos, nuk plotësohen tërësisht nga një nëngrupim shoqëror i caktuar. Në këtë rast, negocimi mes elementeve të nëngrupimit (gjuha, feja, zakonet dhe doket, origjina), nuk arrin të krijojë një përputhje tërësore me narrativën e përcaktuar nga shumica në procesin politik, duke pamundësuar një konsolidim të plotë të identitetit të nëngrupimit. Kështu, një nëngrupim me të njëjtat karakteristika, si: gjuha, feja, zakonet dhe doket, ndahet me fise që vetidentifikohen me etni ose kombësi të ndryshme, pa ndryshuar doemos karakteristikat e tyre. Raste të fluiditetit të identitetit etnik dhe kombëtar ka në çdo vend ballkanik, madje shumë herë më të theksuara sesa në rastin e shtetit shqiptar. Mirëpo, në vijim do të analizohet vetëm rasti i Shqipërisë.

Për shembull, popullsia e Gollobordës ka për gjuhë amtare një dialekt të maqedonishtes dhe/ ose bullgarishtes, ndërsa ajo e Gorës, një nëndialekt të dialektit torlak, që është dialekti tranzicional mes bullgarishtes dhe serbishtes. Mirëpo, këto dy popullsi kanë zakone e tradita të përafërta me popullsitë shqipfolëse të zonës dhe rrëfejnë për origjinë shqiptare në historitë e tyre gojore. Mbi të gjitha, shumica dërrmuese e këtyre popullsive nuk plotësojnë kriteret diakronike të grupimeve etnike me të cilat ndajnë një gjuhë, pasi nuk e kanë besimin fetar mbizotërues të tyre. Këto popullsi mund të vetidentifikoheshin lehtësisht si gorane e gollobordase (si identifikim rajonal), bullgare (si identifikim gjuhësor), maqedonase (si identifikim gjuhësor dhe territorial), pomake (si identifikim gjuhësor dhe fetar), torbeshe (si identifikim gjuhësor, territorial dhe fetar), turke (si identifikim fetar), serbe në rastin e goranëve (si identifikim gjuhësor, politik e territorial), shqiptare (si identifikim origjine, traditash e zakonesh territoriale). Mirëpo, ato e kanë pasur më të thjeshtë në procesin identifikues të vetëdeklarohen në masën dërrmuese si shqiptare. Këto grupime rezultojnë se kanë një stabilitet të identifikimit të tyre etnik dhe kombëtar, teksa vetëm një pakicë e popullsisë u deklarua si maqedonase, gorane, ose bullgare në censusin e vitit 2011.

Shembulli i dytë i fluiditetit të identitetit shihet në zonën e Korçës, te nëngrupet e kuçovllehve (pindjanët dhe gramozjanët) në shumicë relative, (por edhe një pakicë të vllehve të nëngrupimit të moskopolitëve), të cilët, për shkak të ndikimit të Greqisë, si popullsi nomade që jetonin në zonën e Pindit dhe Gramozit, në fqinjësi të grekëve, rreth 2000 vlleh me këtë prejardhje vetidentifikohen si grekë në vetidentifikimin e tyre kombëtar të sotëm. Ndërkaq, shumica relative e vllehve të nëngrupimit të moskopolitëve dhe një pjesë shumë e vogël e nëngrupimit të vllehve pindjanë ose gramozjanë (kuçovllehtë) vetidentifikohen si shqiptarë. Një pjesë e tretë, thuajse aq sa ata që vetidentifikohen si grekë, ndarë mes vllehve pindjanë/gramozjanë dhe moskopolitë, vetidentifikohen si vlleh. Ky identitet fluid, ndoshta është edhe më interesanti për të kuptuar ndarjen mes identitetit etnik dhe atij kombëtar.

Kështu, të tria këto grupime, kanë të njëjtën gjuhë, shumë të ndryshme nga shqiptarët dhe grekët, të njëjtat doke, zakone e tradita, me nuanca dukshëm të ndryshme nga shqiptarët etnikë dhe grekët etnikë dhe besim të njëjtë me një pjesë të mirë të shqiptarëve etnikë të zonës ku jetojnë (në Korçë nuk ka grekë etnikë). Megjithatë, edhe pse janë vlleh etnikë dhe e ruajnë këtë vetidentifikim etnik, janë të ndarë në numra thuajse të barabartë ndër ata që në kuptimin kombëtar vetidentifikohen si shqiptarë, grekë apo vlleh. Gjithsesi, duke qenë se shqiptarët etnikë në zonën e Korçës, në çdo rast përbëjnë mbi 95% dhe shqiptarët ortodoksë përbëjnë mbi 90% të ortodoksëve të zonës, ky fluiditet i identitetit etnik nuk mund të prodhojë në masë të madhe pasoja politike, si çështja që do të trajtohet në Himarë dhe në Konispol.

Rast kahkundërt i fluiditetit etnik është rasti i fshatrave Frashtan, Llugar dhe Koshovicë, të cilat janë fshatra me origjinë kryesisht shqiptare, që kanë pasur gjuhën shqipe si gjuhë dominante deri në vitet ’30 dhe me zbehje që gradualisht e zhduku gjuhën shqipe deri në vitet ’60, por me fe, tradita, doke e zakone të njëjta me pjesën tjetër të Dropullit, fshatrat e të cilit janë të banuara me shumicë greke. Këto fshatra me origjinë shqiptare kanë pasur në vijimësi fluiditet të identitetit etnik shqiptar dhe grek, të ndikuar kryesisht nga martesat me fshatrat me shumicë greke, e ndërlidhur me faktin e të qenit në zona të paizoluara fushore.

Nisur nga kjo, përpara se të kalojmë në konceptin e vetidentifikimit dhe të shohim sa është diapazoni real i mundshëm i vetidentifikimit në Himarë dhe në Konispol, duhet të kuptojmë mbi të gjitha çfarë nuk është fluiditeti i identitetit etnik e kombëtar.

Së pari, ky fluiditet nuk nënkupton ndryshim, sepse identiteti etnik ndryshon për shkak të martesave të shumta me fshatrat fqinje. Njësoj si Frashtani, Llugari dhe Koshovica, fshatrat e Muzinës, Pecës dhe Sopikut kanë pasur martesa vijuese me fshatrat me shumicë greke të zonës së Vurgut dhe të Rrëzës, si tri fshatrat e vetme ortodokse shqiptare të hinterlandit të Sarandës dhe Delvinës. Megjithatë, këto tri fshatra nuk kanë pasur fluiditet të identitetit etnik apo kombëtar dhe janë vetidentifikuar historikisht si shqiptare. Kjo, pasi faktori kryesor nuk është origjina e një prej prindërve, e as sa mikse është popullsia, por është vendi ku zhvillohet procesi shoqërizues që formëson negocimin e identitetit dhe mundëson integrimin apo asimilimin e vullnetshëm.

Kështu, në fshatrat e izoluara (kodrinore-malore) të Muzinës, Pecës dhe Sopikut, ku aktiviteti jetësor përqendrohej brenda fshatit, nuset e fshatrave minoritare që martoheshin në to, integroheshin e asimiloheshin duke pamundësuar fluiditetin e identitetit etnik. Nga ana tjetër, në Frashtan, Llugar e Koshovicë, të gjendura në pllajë përballë fushës, në vijimësi vendbanimesh që mundësonin aktivitet jetësor më të gjerë sesa vetë vendbanimi, integrimi dhe asimilimi ndodhi kahkundërt, duke greqizuar këto tri fshatra me origjinë shqiptare me nivel të lartë martesash mikse, zhvendosjeje e bashkëveprimit me fshatrat me shumicë greke. Situatë e ngjashme e fshatrave të izoluara (kodrinore-malore) vërehet edhe në rastin e Himarës, Dhërmiut e Palasës.

Së dyti, fluiditeti nuk nënkupton ndryshim të identifikimit në kohë të shkurtër. Procesi i negocimit të identitetit mund të ndodhë me shpejtësi, vetëm nëse shumica do të ndryshonte “kriteret” e përfshirjes apo përjashtimit në identitetin e vet. Pra, nëse teorikisht do të lindte një rrymë fetare mbizotëruese në shoqërinë shqiptare, do të sillte për pasojë një ndryshim të menjëhershëm në procesin negociues, siç ka ndodhur në Libanin e fillesave të shekullit të kaluar, në lindje të nacionalizmit grek e turk, apo në “procesin e rilindjes” bullgare në fund të viteve ’80. Në kushte normale, në popullsi me identitet të stabilizuar, siç është identiteti shqiptar dhe ai grek, ndryshimi i vetidentifikimit ndodh gradualisht, në një proces shumëbrezësh, që do të thotë se shumica dërrmuese e atyre, gjyshërit e të cilëve identifikohen si shqiptarë, do të identifikohen si shqiptarë e kështu me radhë.

Kështu, procesi në Frashtan, Llugar dhe Koshovicë është një proces i ngadaltë i negocimit të vetidentifikimit në zhvendosjen nga vetidentifikimi si shqiptarë në grekë, që ka nisur që përpara pavarësisë së Shqipërisë, për të kulmuar në vitet ’60. Nga ana tjetër, siç do të pasqyrohet në vijim, në zonat e izoluara (kodrinore-malore) me fluiditet të identitetit, siç janë Himara, Dhërmiu e Palasa, negocimi i identitetit qëndron thuajse statik me ndarje të përafërt mes pendëbardhëve (të vetidentifikuarve si grekë) dhe pendëkuqve (të vetidentifikuarve si shqiptarë), thuajse si në vitet ’30.

Së treti, fluiditeti nuk nënkupton ndryshime radikale në strukturat fisnore të brendshme, edhe pse brenda të njëjtit fis mund të gjejmë individë që vetidentifikohen me etni të ndryshme. Mirëpo, si rregull, kjo ndodh në degë të ndryshme të të njëjtit fis, duke ruajtur trashëgiminë e memories së brezave në vijimësi të këtij identifikimi. Procesi i zhvendosjes së identitetit nga shqiptarë në grekë në Frashtan, Llugar dhe Koshovicë, na rrëfen se si rregull janë degë të fiseve fillimisht, e më pas fise të plota, të cilat për shkak të ndërthurjes së lartë me etninë tjetër, ndryshojnë vetidentifikimin dhe jo individë apo familje të veçanta. Edhe në rastin e Himarës, Dhërmiut e Palasës, si rregull, janë degë të fiseve që krijojnë identitetet pendëkuqe dhe pendëbardha, të trashëguara këto në brezat në vijim.

Së katërti, stabilizimi i fluiditetit nuk nënkupton ngurtësim të identitetit. Ai është një proces negocimi vijues deri në stabilizimin përfundimtar të identitetit, por që edhe atëherë mund të nisë një proces i ri fluiditeti i identitetit etnik drejt rikthimit në identitetin e mëparshëm. Raste të ngjashme janë kornët në Kornuell të Anglisë apo shqiptarët ortodoksë në Maqedoninë e Veriut.

Sa më sipër, në kushtet e mosndryshimit të kritereve të shumicës, fluiditeti nuk nënkupton ndryshimin e vetidentifikimit të individit përgjatë jetës së tij, as ndryshimin e vetidentifikimit mes prindit dhe fëmijës, apo vëllezërve dhe motrave, as ndryshime radikale që ndodhin në një apo dy breza, e as ndryshim vetidentifikimi prej miksimit të popullsisë, por është një proces gradual, që ndodh kryesisht në degë të fiseve të popullsive me identitet fluid, me njëfarë stabiliteti të negocimit në brezat vijues. Ky koncept i rëndësishëm do të na ndihmojë të kuptojmë në vijim përse elemente të veçanta të vetëdeklarimit masiv si në rastin e Mursisë, apo ndikimet e prodhuara prej individëve të rritur në Greqi si emigrantë, janë vetëdeklarime të rreme dhe devijim nga procesi i negocimit të fluiditetit të identitetit etnik, sikurse edhe do të na ndihmojë të kuptojmë se premtimi i favoreve, si letrat greke, pensionet, bursat dhe inatet, nuk përbëjnë elemente të mjaftueshme që ndryshojnë vetidentifikimin, por veçse ndikojnë në deklarimin e rremë të një identifikimi të ndryshëm nga vetidentifikimi.

VETËDEKLARIMI SI FORMA E VETME E VETIDENTIFIKIMIT DHE VETËDEKLARIMI I RREMË

Mënyra e formësimit të identitetit etnik dhe kombëtar, aq më tepër edhe në situatat e fluiditetit të identitetit etnik dhe kombëtar, është arsyeja përse e vetmja formë që mund të përcaktohet ky identitet me saktësi dhe rigorozitet është vetëdeklarimi, si një e drejtë bazike e sugjeruar në dokumentet ndërkombëtare të politikave për pakicat. Vetëdeklarimi në census nuk është detyrim, siç shpesh paraqitet rrejshëm në debatin tonë publik. Nuk ka asnjë përcaktim në asnjë konventë apo akt të së drejtës ndërkombëtare, qoftë Shqipëria palë ose jo, që detyron një vend që njeh ose nuk njeh pakica, të ketë pyetje mbi kombësinë dhe fenë në censuse.

Udhërrëfyesi i divizionit të statistikave të Departamentit Ekonomik dhe Çështjeve Sociale të Organizatës së Kombeve të Bashkuara përcakton në mënyrë eksplicite: “Është e mundur që disa shtete të shmangin nga censusi disa çështje të rekomanduara ose sepse nuk ka nevojë për të mbledhur këto të dhëna, ose sepse ka kufizime ligjore ose sensitivitete të veçanta mbi to, siç mund të jetë për shembull, rasti për çështje, si: fertiliteti, etnia dhe feja”. Sipas tij, “Vendimi për të mbledhur dhe shpërndarë informacion mbi grupet etike ose kombëtare të popullsisë në një census, është në varësi të një sërë çështjeve dhe rrethanave kombëtare, përfshi, për shembull, nevojën e shtetit për këto të dhëna, përshtatshmërinë dhe sensitivitetin e pyetjes për të dhënat etnike në censusin e një vendi”.

Mirëpo, udhëzimet ndërkombëtare përcaktojnë se vetëm përmes vetëdeklarimit mund të mblidhen të dhëna mbi identitetin etnik dhe kombëtar, nëse shteti vendos se i duhet diçka e tillë. Udhërrëfyesi i sipërcituar përcakton: “Natyra subjektive e termit [etni] (për të mos përmendur martesat përmes grupimeve të ndryshme në disa shtete, për shembull) kërkon që informacioni mbi etninë të mblidhet përmes vetëdeklarimit të individit dhe se individët të kenë mundësinë të përcaktojnë disa përkatësi etnike”.

Në teorinë e shkencave politike, marrëdhënieve ndërkombëtare dhe lëmën e ngushtë të mbrojtjes së pakicave, vetëdeklarimi shihet si forma e vetme e shprehjes së identitetit. Së pari, vetëdeklarimi shmang abuzimin e shumicës, përmes imponimit të një vetidentifikimi të caktuar etnik, të papërputhshëm me atë që ka pakica. Së dyti, duke qenë se identiteti etnik është një proces negocimi, vetëdeklarimi përbën formën e vetme të shfaqjes së identiteteve të reja sa herë që kriteret e vendosura nga shumica imponojnë përfshirje ose përjashtim, siç është rasti i ashkalinjve të Kosovës, të trajtuar më sipër.

Së treti, identitetet e pastabilizuara detyrojnë krijimin e identiteteve të reja të shumicës, siç është rasti i moravëve në Çeki, ku në vitin 1991, 13% e banorëve mbivendosën identitetin e tyre fluid rajonal moravian si një ndërthurje mes arsyeve komplekse të këtij identiteti rajonal dhe një proteste ndaj mbizotërimit të bohemianëve në jetën publike çeke. Pra, vetëdeklarimi shërben veçanërisht për të lejuar evoluimin e identitetit në kushte demokratike, kur ekzistojnë identitete të pastabilizuara, veçanërisht në situata ndryshimesh rrënjësore shoqërore.

Thënë ndryshe, vetëdeklarimi shërben për të matur nëse grupimet me fluiditet të identitetit etnik kanë ndryshuar formën e negocimit përkundrejt shoqërisë ose jo. Rrjedhimisht, ajo ndikohet nga dy faktorë. Faktori i parë është sa janë grupimet me fluiditet të identitetit etnik, që në rastin e Shqipërisë (gollobordasit, goranët, boshnjakët e Shqipërisë së Mesme, vlleh të Korçës dhe Xarrës, banorët e Himarës, Dhërmiut e Palasës) janë në shifra të papërfillshme, në ndryshim nga vendet fqinje, ku pavarësisht konsolidimit të identitetit, grupimet me fluiditet të identitetit etnik kanë qenë shumë të mëdha (për shembull: arvanitasit, çamët ortodoksë, vllehtë, bullgarët, turqit në Greqi). Faktori i dytë është sa rrënjësore janë arsyet e ndryshimit të fluiditetit të identitetit etnik, që në rastin e Shqipërisë mbeten po ashtu minimale, për aq sa nuk ka ndryshime të kritereve të përjashtimit ose përfshirjes, të vendosura nga shoqëria (rast i kundërt për shembull, është vetëdeklarimi gradual si shqiptarë i një pjese të vogël të shqiptarëve ortodoksë në Maqedoninë e Veriut, për shkak të zhvendosjes nga rregullat e shoqërisë së mbizotëruar nga maqedonasit, ku ata përjashtoheshin nga të qenit shqiptarë, në rregulla të vendosura në një situatë të re politike, bashkekzistencë të një shumice të përbërë nga shqiptarët e maqedonasit, ku të dyja palët i përfshijnë në negocimin e identitetit të tyre).

Nga ana tjetër, vetëdeklarimi është domosdoshmëri kur është i nevojshëm, por njëherazi ka një risk: vetëdeklarimin e rremë. Pavarësisht nga debati joshkencor publik, ku deklarohet se vetëdeklarimi nuk mund të jetë i rremë, sepse është shprehje e lirë, kjo nuk është e vërtetë. Në fakt, vetidentifikimi është vullnet i lirë i individit, pikërisht sepse ai nuk ndryshon lehtësisht. Mirëpo, kjo nuk e imunizon vetëdeklarimin që të mos jetë i njëjtë me vetidentifikimin. Thënë ndryshe, individë që vetidentifikohen si shqiptarë apo grekë, mund të vetëdeklarohen në një census edhe marsianë për të protestuar apo për humor të pavend. Kjo ka ndodhur në një sërë censusesh në mbarë botën.

Për shembull, në vitin 2001, 1,5% e neozelandezëve, krahas shtatëdhjetë mijë australianëve dhe thuajse katërqind mijë britanikëve, deklaruan fenë e tyre si Jedi, frymëzuar nga një personazh i Star Wars, si një formë shakaje virale botërore. Ky u vlerësua si vetëdeklarim i rremë dhe nuk u mor parasysh nga autoritetet përkatëse që e përfshinë në kategorinë “të tjera” dhe jo si besim fetar real. Pra, edhe pse është forma më e mirë e vetidentifikimit, vetëdeklarimi sërish mund të jetë i rremë nëse ndikohet nga faktorë të tjerë, që nuk e cenojnë vetidentifikimin e individit, por krijojnë “shtrembërim, ndryshim ose shitblerje momentale” të vetëdeklarimit të tij.

Parë në qasje teorike bazuar në këtë udhërrëfyes, në Shqipëri nuk ka arsye të ekzistencës së vetëdeklarimit të etnisë dhe fesë në census, për sa kohë që asnjë prej këtyre dy statistikave nuk do të sillte si pasojë, nevojën e ndryshimit të politikës ndaj pakicave në kushte normale, teksa ato janë të vogla në numër dhe nuk ka ndryshime rrënjësore shoqërore që të prodhonin përçarje të identitetit të shumicës shqiptare në identitete rajonale. Kjo vlen edhe për popullsitë me identitet fluid, pasi, siç u pa më sipër, edhe tek ato, vetidentifikimi nuk ndryshon në periudha të shkurtra, e aq më tepër në zona të veçuara (kodrinore-malore).

Pra, Shqipëria nuk ndodhet në kushtet e përcaktuara nga udhërrëfyesi për mbledhjen e këtyre të dhënave, për aq kohë sa hapësirat e banuara nga popullsitë e pakicave janë të mirëpërcaktuara dhe të drejtat e tyre nuk janë të lidhura me elementin numerik, siç është rast në vende të tjera. Aq më shumë që, edhe elementet numerike të përfshira në legjislacionin e brendshëm mbi pakicat, janë të atilla që mund të sigurohen përmes të dhënave dytësore, siç është kërkesa e grupimit të individëve që i përkasin pakicës, pa nevojën e censusit.

Përveç kësaj, për shkak të formave të avantazhimit dhe disavantazhimit, të ushtruar nga shteti grek, si dhënia e pensioneve, shtetësisë e privilegjeve, rrezikon prodhimin e vetëdeklarimit të rremë të vetidentifikimit, duke cenuar elementin e përshtatshmërisë dhe sensitivitetit të paraparë në këtë udhërrëfyes, për aq sa vetidentifikimi përkthehet në shifër anonime dhe jo në vetidentifikim të individualizuar të personave që e kërkojnë të drejtën e paraparë në legjislacionin për pakicat në Shqipëri. Udhërrëfyesi përcakton dy rrethana për të cilat sugjerohet që të jenë këto pyetje në census. Së pari, evidenton që “shtetet me popullsi kulturalisht diverse mund të duan të mbledhin informacion” mbi etninë dhe fenë.

Së dyti, udhëzon që “statistikat mbi përbërjen etnike të emigrantëve… do të ndihmojë në përcaktimin e saktë të rrymës dhe volumit të migracionit ndërkombëtar”. Nëse do të merrnim për bazë këtë dokument thelbësor ndërkombëtar, Greqia, që nuk pyet mbi kombësinë, fenë dhe gjuhën, ka arsye të rekomanduara për ta bërë këtë, së paku për shkak të numrit të lartë të emigrantëve. Ndërkohë që Shqipëria, edhe pse ka pakica, nuk mund të kategorizohet as kulturalisht diverse dhe as ka numër të lartë emigrantësh. Nga sa më sipër, se vendimi për përfshirjen e pyetjeve mbi etninë dhe fenë nuk vjen nga detyrimi i palës shqiptare dhe as është i nevojshëm e në kushte normale nuk do të duhej të kryhej, por është produkt i presionit diplomatik të palës greke, të materializuar edhe përmes paketës së kërkesave për integrimin në BE. (vijon në numrin e radhës)

SHËNIM: Titujt dhe nëntitujt janë redaksionalë. Titulli i punimit është “Beteja për 20 përqindëshin: Fluiditeti etnik, statistikat demografike dhe implikimet politike në Himarë dhe Konispol”. Studimi botohet i pjesshëm, pa citime dhe pa shënimet e autorit në footnote.

*Profesor i asociuar në marrëdhënie ndërkombëtare, me fushë të ngushtë studimi raportet politikë-fe dhe pakica-marrëdhënie ndërkombëtare/Panorama

blank

VIDEO- Një fitore për fëmijët e luftës në Ukrainë

Pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia nuk e ka mundur shpirtin e Vinnytsya Wolves, një klub i futbollit amerikan që është i vendosur rreth 250 kilometra në jugperëndim të Kievit. Me shumë lojtarë të rritur që po luftojnë të mbrojnë vendin në vijën e parë të frontit, lojtari dhe trajneri Yevhen Khomyn po ua mëson këtë sport fëmijëve, disa prej të cilëve kanë baballarë futbollistë që luftojnë në rajonin e Donbasit. Stërvitjet për këtë lojë jo vetëm që u tregojnë djemve dhe vajzave vendase një lojë të re, ato gjithashtu u japin atyre një pushim të shkurtër nga vështirësitë e përditshme të kohës së luftës. (Përgatitën: Gresa Kraja dhe Ibrahim Berisha)

blank

A po rrëshqet nga orbita e Kremlinit një nga aleatët më të vjetër të Rusisë?

Christian Edwards

Ardhja e ushtarëve amerikanë për një stërvitje të trajnimit të paqeruajtësve në Armeni ka shqetësuar qeverinë ruse, e cila për dekada ka vepruar si garantuesi i vetëm i sigurisë për ish-republikën sovjetike. Stërvitja 10-ditore “Eagle Partner”, e cila filloi të hënën, përfshin 85 ushtarë amerikanë dhe 175 armenë dhe synon të përgatisë armenët për të marrë pjesë në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare.

Stërvitja, megjithëse e vogël në shkallë, është e fundit në një seri të atyre që ministria e jashtme e Rusisë i ka konsideruar si “veprime jo miqësore” të ndërmarra nga aleati i saj tradicional.

Image

Armenia dërgoi kohët e fundit ndihma humanitare në Ukrainë për herë të parë dhe parlamenti i saj do të ratifikojë Statutin e Romës të Gjykatës Ndërkombëtare Penale – që do të thotë se do të detyrohej të arrestonte presidentin rus Vladimir Putin nëse ai do të shkelte në vend, të cilin Rusia e ka prej kohësh si oborrin e saj të shtëpisë.

Flirtimi i Armenisë me partnerët e rinj ndërkombëtarë është nxitur nga zhgënjimi i saj që Rusia nuk ka qenë në gjendje ose nuk ka qenë e gatshme ta mbrojë atë kundër asaj që e sheh si agresion nga Azerbajxhani fqinj dhe ka ngritur pikëpyetje në lidhje me aftësinë e Rusisë për të ruajtur kontrollin e saj në vendet dhe konfliktet në të gjitha vendet e ish perandorisë sovjetike.

Presidenti armen, Nikol Pashinyan, tha se vendi i tij kishte filluar të shijonte “frutat e hidhura” të “gabimit strategjik” të besimit ndaj Rusisë me përgjegjësinë pothuajse ekskluzive për mbrojtjen e vendit të tij.

“Arkitektura e sigurisë së Armenisë 99,999% ishte e lidhur me Rusinë”, tha ai për gazetën italiane La Repubblica në fillim të këtij muaji. “Por sot ne shohim se vetë Rusia ka nevojë për armë… Edhe nëse dëshiron, Federata Ruse nuk mund të plotësojë nevojat e Armenisë”.

Që kur Pashinyan erdhi në pushtet në vitin 2018 pas “Revolucionit të Kadifenjtë” të Armenisë – një derdhje e zemërimit kundër korrupsionit të vazhdueshëm dhe miqësisë në ish-republikën sovjetike – vendi i tij është përballur me tensione në rritje me Azerbajxhanin.

Pika më e ashpër e ndezjes është Nagorno-Karabaku, një rajon pa dalje në det në malet e Kaukazit që ka qenë shkaku i dy luftërave midis fqinjëve në tre dekadat e fundit, më së fundi në vitin 2020. Nagorno-Karabaku njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por banorët janë kryesisht armenë etnikë.

Konflikti 44-ditor në vjeshtën e vitit 2020 ekspozoi inferioritetin ushtarak të Armenisë. Azerbajxhani, i armatosur me dronë dhe avionë luftarakë F-16 të siguruar nga Turqia, korri një fitore dërrmuese, duke pretenduar rreth një të tretën e territorit të Nagorno-Karabakut, si dhe duke sulmuar Armeninë.

Rusia ndihmoi në përfundimin e luftës duke negociuar një armëpushim. Marrëveshja parashikonte që rreth 2,000 paqeruajtës rusë të vendoseshin në Nagorno-Karabakh për të ruajtur korridorin e Laçinit, e vetmja rrugë që e lidh atë me Armeninë.

Por paqeruajtësit rusë nuk i kanë penguar trupat e Azerbajxhanit të krijojnë një pikë kontrolli ushtarak përgjatë korridorit të Laçinit, duke ndaluar importin e ushqimit në enklavë. Azerbajxhani ka mohuar krijimin e një bllokade, ndërsa Rusia ka mohuar akuzat për mosveprim.

Një partner jo i besueshëm

Paaftësia ose mosgatishmëria e Rusisë për të ndërhyrë ka bërë që shumë në qeverinë e Armenisë të ndihen të tradhtuar, sipas Vahram Ter-Matevosyan, një profesor i asociuar i politikës së jashtme në Universitetin Amerikan të Armenisë, me qendër në kryeqytetin, Jerevan.

“Armenia ka investuar 30 vjet të pavarësisë së saj – madje do të thosha 200 vjet të historisë së saj të fundit – duke besuar me vendosmëri se kur të vijë koha dhe kur të lind nevoja, Rusia do të përmbushë detyrimet e saj strategjike dhe do ta mbrojë Armeninë kundër çdo agresioni të huaj. Kjo nuk ndodhi në vitin 2020, as në 2021, as në 2022,” tha ai për CNN.

Kjo besnikëri erdhi me shumë kosto të vetëshkaktuara. “Armenia ka bërë pothuajse gjithçka dhe gjithçka që Rusia donte gjatë 30 viteve të fundit,” tha Ter-Matevosyan, duke përfshirë ndalimin e përpjekjeve të saj drejt integrimit evropian në 2013 pasi Moska shprehu pakënaqësinë e saj.

Duke kërcyer melodinë e Moskës për kaq gjatë, Jerevani ka pritur që ajo të përmbushë angazhimet e saj të sigurisë, të cilat Rusia pretendon t’i sigurojë përmes Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), një aleancë ushtarake e shteteve post-sovjetike, përfshirë Armeninë. Por në vitet e fundit, ka ardhur koha për të parë një gjurmë premtimesh të thyera, thonë analistët.

“Rusia dështoi të përmbushë premtimet e saj për të siguruar korridorin e Laçinit… Rusia dështoi të dorëzojë armët që Armenia bleu nga Rusia, Rusia nuk arriti të kufizojë sjelljen ekspansioniste dhe agresive të Azerbajxhanit kundër Armenisë”, tha Ter-Matevosyan.

Në përgjigje, tha ai, Armenia ka ndjerë se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të diversifikonte aparatin e saj të sigurisë.

Pasojat e padëshiruara

Disa analistë ia atribuojnë dështimin e Rusisë për të respektuar kushtet e armëpushimit që ajo ndërmjetësoi me shpërqendrimin e saj nga pushtimi i saj në shkallë të plotë të Ukrainës.

Por Marie Dumoulin, drejtoreshë e programit të Evropës në Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, tha se situata u shkaktua pjesërisht nga përpjekjet e Rusisë për të mbajtur në anën e Armenisë dhe Azerbajxhanit njëherazi – një detyrë që e ka bërë të pamundur mbrojtjen nga agresioni i vazhdueshëm i Azerbajxhanit, tha ajo.

“Që nga lufta në vitin 2020, Rusia ka qenë shumë ngurruese për të zgjedhur midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, që do të thoshte konkretisht se ata zgjodhën Azerbajxhanin”, tha Dumoulin për CNN. “Është një qëndrim pasiv. Por ky pasivitet në vetvete është një pozicion shumë pro-Azerbajxhanit.”

Dumoulin vuri në dukje gjithashtu lidhjet në rritje midis Moskës dhe Bakut – të nxitura nga marrëdhënia personale mes Putinit dhe presidentit shumëvjeçar të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev – që mund të ketë ardhur në kurriz të Jerevanit.

Image

“Unë nuk mendoj se Pashinyan është ai lloj lideri që pëlqen Putin. Ai është sjellë në pushtet nga një revolucion. Ai e ka këtë diskurs demokratik, reformist, antikorrupsion. Aliyev është shumë më tepër lloji i liderit me të cilin Putin mund të merret vesh”, tha Dumoulin.

Marrëdhëniet midis Putinit dhe Pashinyanit nuk janë ndihmuar nga lëvizjet e Armenisë drejt bërjes palë në Statutin e Romës të ICC-së, i cili do t’i jepte Armenisë një forum të ri për të shprehur shqetësimet e të drejtave të njeriut kundër Azerbajxhanit. Armenia e nënshkroi statutin në vitin 1999, por Gjykata e saj Kushtetuese vendosi se ai shkeli kushtetutën e vendit – një vendim që e anuloi në mars, duke i hapur rrugën ratifikimit të mundshëm.

Por në përpjekjen për të forcuar sigurinë e saj përballë Azerbajxhanit, Armenia pa dashje i ka dhënë Rusisë një mospërfillje thumbuese. ICC ka një urdhër arresti të ndërkombëtar kundër Putinit për një skemë të dyshuar dëbimi për fëmijët ukrainas.

“Koha ishte e tmerrshme,” tha Ter-Matevosyan. Por, pohoi ai, “qeveria armene ka bërë një punë të dobët duke u shpjeguar qartë partnerëve të saj rusë dy kuptimet e procesit të ratifikimit të Statutit të Romës”.

Njoftimi i mëpasshëm i stërvitjeve të përbashkëta ushtarake me SHBA-në i ka acaruar më tej marrëdhëniet. Rusia thirri ambasadorin armen në Moskë javën e kaluar për bisedime “të vështira”, raportoi Politico.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se stërvitjet “nuk ndihmojnë në forcimin e një atmosfere besimi të ndërsjellë në rajon”.

Por Ter-Matevosyan sugjeroi se kjo zbuloi një paranojë nga ana e Moskës.

“Me reagimin e saj Rusia i dha rëndësi kësaj ngjarje që nuk e meriton, duke pasur parasysh shkallën dhe shtrirjen e saj. Janë rreth 260 njerëz të armatosur me pushkë – jo me armë të rënda – që mblidhen në Armeni për nëntë deri në 10 ditë, për të përmirësuar atë që ata e quajnë ‘ndërveprimin e forcave paqeruajtëse’,” tha Ter-Matevosyan, duke treguar natyrën rutinë të ushtrimeve të tilla rreth botës.

“Rusia reagoi tepër duke vënë në pikëpyetje objektivat e vërteta të stërvitjeve dhe duke parë dorën e NATO-s pas saj.”

“Hollimi” i ndikimit rus

Nuk është ende e qartë nëse përpjekjet e Armenisë për të krijuar partneritete të reja ndërkombëtare janë të motivuara vetëm nga përpjekjet e saj për të forcuar sigurinë e saj, apo nëse këto përpjekje përbëjnë një strumbullar më të gjerë perëndimor.

“Si një shtet i vogël, është mjaft e rrezikshme për Armeninë të bëjë një kthesë, një kërcim të madh gjeopolitik. Ne i dimë rreziqet për këtë”, tha për CNN Anna Ohanyan, një eksperte në politikën e jashtme ruse dhe profesore në Kolegjin Stonehill në Massachusetts.

Në vend që të kërkojë të ndërpresë plotësisht lidhjet me Rusinë, Armenia thjesht po “hollon” ndikimin e saj, tha Ohanyan.

Por ndërsa hapat e ndërmarrë deri më tani mund të jenë modestë, ato mund ta vendosin Armeninë në një rrugë nga e cila është e vështirë të kthehesh prapa. “Nëse Putini zgjohej nesër dhe papritmas fillon të ndiqte lloje të ndryshme politikash – duke ofruar disa garanci specifike sigurie – nuk mendoj se politika e jashtme e Armenisë do të rikalibrohej”, tha Ohanyan.

“Nëse Rusia do të ofronte një spektër të plotë sigurie për Armeninë, kjo do të nënkuptonte një integrim shumë më të thellë të Armenisë në sferën neo-perandorake të Rusisë, ngjashëm me Bjellorusinë,” tha ajo – një fat që Revolucioni Kadife i Armenisë sinjalizoi se “nuk do të qëndrojë për të. .”

Image

I ngecur ne mes?

Udhëheqësit e Armenisë nuk janë të pavetëdijshëm për sfidat përpara. Duke folur për La Repubblica, Pashinyan tha se kishte frikë se Armenia mund të përfundonte e mbërthyer në mes, e kapur mes Rusisë dhe Perëndimit.

“Vendet apo ekspertët perëndimorë… e cilësojnë Armeninë si një vend pro-rus. Nga ana tjetër, shumë qarqe në Rusi e konsiderojnë Armeninë ose qeverinë e saj… pro-perëndimore”, tha ai.

E paaftë për të bërë sa duhet për të kënaqur asnjërën palë, Armenia mund të rrezikojë t’i tjetërsojë të dyja, duke e lënë veten të ekspozuar.

Shumë në Jerevan tashmë kanë filluar të kenë frikë nga një qortim i mundshëm rus. Kjo mund të jetë ekonomike, pasi Rusia kontrollon pjesë të mëdha të ekonomisë së Armenisë, nga telekomunikacioni te energjia. Kremlini ndaloi importet e qumështit nga Armenia në prill – gjoja pas disa shqetësimeve shëndetësore të zbuluara rishtazi, por në atë që sugjeroi Ohanyan ishte një ndëshkim për Jerevanin duke marrë parasysh ratifikimin e ICC.

Ose mund të jetë diçka më e keqe. “Duhet të kujtojmë se Rusia ka një potencial të madh shkatërrues në rajon”, tha Ter-Matevosyan, duke iu referuar bazës së madhe ushtarake të Rusisë në veri të Jerevanit.

Për Ter-Matevosyan, qeveria aktuale armene, “rrënjët ideologjike të së cilës vijnë nga… vlerat liberale perëndimore”, e ka shfrytëzuar këtë “moment të përshtatshëm” për të zbatuar “disa nga idetë, mendimet dhe besimet e tyre që i kanë çmuar për shumë vite”.

“A do të kenë sukses apo jo? Koha do të tregojë. Por cili do të jetë çmimi për këtë ndryshim, këtë diversifikim? Kjo është pyetja më e madhe që po bëjnë shumë në Armeni.”/Nga By , CNN – Syri.net

Image

blank

Kur Europa festonte 500 vjetorin e Skënderbeut në Romë dhe Papa Pali VI priste shqiptarët dhe At Valentinin – Nga Ndriçim Kulla

Kur Europa festoi në Romë disa dekada më parë 500 vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu kombi shqiptarë përjetoi promocionin më të madh europian në histori për  kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë në mbrojtje e  këtij qytetrimi.

Regjimi komunist i mbyllur në diktaturë e përjetoi dhe e interpretoi me cinizë֝m këtë ngjarje madhështore, sepse i kishte shpallur armiqësi ideologjike Europës demokratike.

Për dekada me radhë as propaganda komuniste por as Akademia e Shkencave nuk ja njohën kurrë madhështinë kësa ngjarjeje krenare që organizoi Selia e Shenjtë.Nuk u belbëzua anjëherë , qoftë edhe si kuriozitet, se këtë manifestim madhështor në Romë e organizoi At Giuseppe Valentini, albanologu i madh me famë botërore i mbështetur nga shoqata panshqiptare e Amerikës Vatra.

Punoi miku shumë i dashur i shqiptarëve At Valentini ditë dhe natë, së bashku me albanolog shqiptar të diasporës dhe të huaj në katedralen e Bergamos për gjashtë muaj me radhë, për ti kujtuar  mbarë Europës , se çfarë i kishte dhuruar  Shqipëria e vogël lirisë së saj .

Qysh në mëngjes Shqiptarët dhe Arbereshët nisin të mblidhen në Sheshin e Shën Pjetrit, për t’u gjetë n’orën 10 gatí për t’u paraqitë te Shêjtnija e Tij Papa Pali i VI. Në sýt e të gjithvet shifej padurimi për të pá Shêjtnín e për të dëjjuar fjalën e tij; Kështu fillon një artikull në “L’Osservatore Romano”, gazeta e njohur e Vatikanit ku me 26 príll 1968, në faqen e parë, në tekstin italisht dhe shqip, botohet edhe vetë fjala e Papës drejtuar shqiptarëve.

Për shumicën e njerëzve, ai është krejt i panjohur, e për rëndësinë aktuale

që zotëron, po e japim të plotë: “Bij fort të dashtun Shqiptarë,po ju sjellim nji mirëseardhje të veçantë në ketë ditë qi jeni mbledhun për të kujtue Pesëqindvjetorin e Gjergj Kastriotit Skandërbeg, fatosit të kombit t’uej dhe t’emnit të krishtênë, pranë kësaj Selije Apostolike, të cilën mund t’a kundroni si shtëpín t’uej atnore.

Na ju shofim me kënaqsí, pse e dijmë se shpirti me të cilin ju e kujtoni ketë ditë âsht ai i gjithëmonshmi I fisit t’uej, i cili gjith herë mbí çdo interesë ká vû vlerat e trashigueme të besës, të nderit e të burrnís (shenim: fjalët e nënvizueme Sh. e Tij i tha në gjuhën shqipe).

Fatosi Skandërbeg ká qênë personifikimi i gjallë I këtyne cilsive: ai ju a ká lânë si trashigim, bashkë me miqsín e miqvet të vjetër t’Atdheut t’uej, ndër të cilët kjo Seli Apostolike gëzohet se bân pjesë, mbasi e numron veten ndër ata qi kurr si dolën fjale. Këto virtyte Gjergj Kastrioti ju a ká lânë në rojë e trashigim të shêjtë n’Atdhé dhe në mërgim.

Dhe në qoftë se historija ju ká pá të shtypun e të shpërndamë, mirsija e Zotit ká premtue qi ju, me të gjith misat e gjakut t’uej të shprishun (shenim: Papa e tha shqip ketë frazë), me veprimtarín e gjallë qi e keni në shpírt, dhe me njohuní të fitueme, u bâtë urë miqsísh e bashkëpunimesh, dhe në ketë mënyrë jeni bâ para-ardhësit e ekumenizmit modern.

Urimi i Ynë në ketë rasë prá për jú e për të gjith Shqiptarët të jetë qi vuejtja të shoqnohet gjithmonë nga shpirti i juej kreshnik, qi keni trashigue nga të Parët. Uroj qi të japë mundësí dhe meritim qi të jeni element kuptimi dhe paqeje ndërmjet fisesh e gjuhësh të ndryshme. Këso dore do të sendërtohet testamenti i Skandërbeut, dhe Atdheu i juej do të shkëlqejë me meritime të reja, Atdheu i juej të cilin Na e kemi aq fort për zemër dhe qi e bekojmë me dashuní atnore”.

Në po këtë ditë, me tituj te medhenj revista e njohur “Shejzat boton shkrimin “Shqiptarët priten nga Papa Pali I VI – Papa u flet Shqiptarvet”. Ja se ç’shkruhet në të: N’orën 5 të mbasdrekës të ditës 24 príll, të ftuemit u mblodhën në “Aula Magna” t’Institutit Papnuer për të ndigjue konferencën e prof. Zef Valentinit. Salla e madhe ishte plot e përplot; shum vetë ishin të detyruem të rrijshin në kâmbë. Ligjeratari përshkroi mâ së pari gjendjen politike të Shqipnís në shekullin XV. Fjala e oratorýt të shquem peshon shum, pse ky, gjith jetën e vet, qysh prej asaj kohe qi vûni kâmbën në Shkodër, e deri sot, gadi 70 vjeçár, nuk ká bâ tjetër veç të hulumtojë historín t’onë në dokumentat e arkivevet italjane të Romës, të Napoli-t e sidomos të Venedikut. Valentini âsht italjan, por ká zgjedhë si atdhé të dytë Shqipnín, të cilën e ká shum për zemër. Shum prej atyne qi morën pjesë në çfaqjet e pesëqindvjetorit, Shqiptarë edhè të huej, pyetshin në se ky kishte lé në Shkodër, mbasi edhè të folmen e ká shkodrane. Binte në sý interesimi i tij qi çdogjâ të zhvillohej mirë e mbarë; i kishin dalë kâmbë të reja, edhe pse gadi 70 vjeçár: ishte kudo pranë me këshilla e me udhëzime. Vetë Shêjtnija e Tij Papa Pali i VI, n’audjencën qi u dha Shqiptarvet, tue u sjellë drejt Át Valentinit tha: “Keni këtu At Valentinin, që unë e njoh që atëherë kur s’e kishte ende këtë mjekër të mrekullueshme që ka sot… Ka punuar shumë për këtë 500 vjetor, ashtu si dhe për të gjitha gjërat shqiptare, ndaj kërkojeni dhe dëgjojani këshillat që ju jep në gjithë mençurinë e vet”

Për të përfunduar me shprehjen tashmë emblematike: Shqiptarë! Duajeni At Valentinin, se ai ju dashuron me zemër.

Çmojeni, se ai punon paprerë, për t’ia bërë te ditur botës vlerat tuaja shpirtërore dhe artistike. Ai është juaji, sepse i ka dhënë çështjes suaj mëndjen dhe shpirtin e vet Ja, këto fjalë të kumbuara nga Papa Pauli VI, përpara mijëra të ftuarve ndërkombëtarë që merrnin pjesë në solemnitetin kremtues të këtij kongres janë një nga majat kulmore të vlerësimit të aktivitetit të mrekullueshëm të një studiuesi të shquar, të një njeriu të ditur të shkencës, të një figure në përmasa poliedrike e me interesa të gjithllojshme, të një personi me shpirt sa të ndrojtur aq dhe të paepur, të një jezuiti italian, të lindur në Padova, që me të ardhur në Shqipëri nuk u ndal në zhvillimin e thjeshtë të aktivitetit të tij fetar dhe edukativ prej misionari, por me një dashuri të ethshme e çdo ditë e më të fortë, shoqëruar nga një formim rigoroz shkencoro-kulturor, u hodh me të gjitha forcat në vorbullën e njohjes së çdo aspekti të jetës dhe historisë së popullit shqiptar, të gjuhës e zakoneve të tij të panoramës sonë të pasur etnografike e arkeologjike, me rezultate të shkëlqyera në secilën prej këtyre, disiplinave, të atilla sa t’i japin sot unanimisht titullin e njerit nga mjeshtrit më të mëdhenj që ka njohur ndonjëherë shkenca e Albanologjisë.

Prania e figurës së një studiuesi me përmasa të tilla, në kaq shumë fusha të historiografisë dhe shkencave shoqërore, e bën të pamundur cilëndo përpjekje për ta karakterizuar veprën e tij në një fushë të caktuar.

Gjithsesi, nga pikëpamja e karakterit e rëndësishme do të qe të ravijëzohej freskia e tij e përhershme shpirtërore, kurioziteti gati foshnjëror, kurrë i nginjur e asnjëherë i fashitur, i një njeriu që i sheh gjërat dhe njerëzit me një shpirt gjithmonë të ri, paragjykimdavaritës, ku shquhet gatishmëria intelektuale dhe vrulli “djaloshar” për të rrokur gjithçka që i intereson me një pasion kurrë të mugëtuar e vazhdimisht të gjallë.

Nga ana tjetër, gjithë rregulli i tij sistematik në kërkime e gjithë ai formim e kultivim i vazhdueshëm shkencor, apo gjithë ai pathos i jashtëzakonshëm për punën që e shtynte të punonte natë-ditë, duke thënë gjithmonë “Duhet të ngutemi, sepse s’kemi shumë kohë”, nuk do të kish mjaftuar për të bërë gjithë ato kryevepra që ai la pas, po që tek studjuesi dhe shkencëtari rigoroz nuk do të shihnim një “burrë fjalë pak, derë-çelë, shpirtgjanë, të arsyeshëm e të matur, njëlloj si banorët e maleve shqiptare”, – siç i pëlqente ta thërrisnin shpesh;

Nuk do ta rroknim dot të plotë gjithë personalitetin e figurës së tij, nëse nuk do të përmendnim këtu edhe enologun shije-hollë e anëtar të Akademisë Italiane të Kuzhinës, që i njihte përbërësit e një recete gjelle po kaq mirë sa dhe “aktet shqiptaro-venedikase”, nëse nuk do të dallonim tek ai një lexues të apasionuar të librave policorë apo të dashuruar marrëzisht pas një Baccelli një Salgazi, një Viechert-i e një Çehovi; nëse nuk do të spikasnim vallëtarin dhe këngëtarin magjepës të melodive bizantine me kalime të tonit të nivelit të katërt, që ata të cilët kanë ndopak njohuri për muzikën i bën të rrëqethen përpara asaj ç’ka kjo nënkupton; nëse nuk do të shihnim topografin e botanikun profesionist, duke kujtuar këtu artikujt shpjegues mbi botanistin dhe albanologun e shquar italian Antonio Baldacci dhe një recension të tij mjaft special në këtë fushë mbi Vulfenian, një lloj bime shumë e rrallë në botë, por e gjetur në Shqipëri.

Nuk ka aspekt të historisë Mesjetare shqiptare dhe arbëreshe që të mos ketë ndjerë penën studiuese të Valentinit. Ai qe jo vetëm më pjellori, por edhe më i zhdërvjellti i albanologëve, që arriti t’i shohë lidhjet midis popujve të Adriatikut në një rrafsh të epërm të këndvështrimit historik, të dokumentuar në mënyrë madhështore, në një nga veprat e tij monumentale, nga më të rëndësishmet, siç është “Acta Albaniae Veneta” (Akte të Arbërisë Venedikase).

“Përballë të gjallit nuk duhet – nëse kemi ndërgjegje – të themi atë që mendojmë për të e çka është e vërteta, sepse është në kalim e nuk dëshirohet të paragjykohet e as të prishet ardhmëria. Përballë një të vdekuri nuk është e rendit të thuhet – nëse kihet nderim e pahije e humanizëm e respekt ndaj Gjyqtarit Imzot – të japim gjykimin tonë përveç lavdit; qoftë për atëherë, si thuhet, ajo çka ka qenë ka qenë, të vejmë mbi të gurin e varrit me një epigraf e që mos të jetë disonante me mëshirën e Perëndisë, gjë që e dëshirojmë edhe për ne, që nuk ndryshon nga ajo drejtësi, që, e menjanon dhe e fshin të keqen dhe e ngre në qiell të mirën duke e vlerësuar çdo thërrime. E në këtë masë a parim duhet t’i përmbahet secili, si kundërshtari ashtu edhe miku”. Ja, kështu do të shkruante Valentini në një artikull të tij të “Shejzave” me titull “Ernesti pasqyrë e kalimit njerëzor”, një sprovë kjo përkujtimore për mikun e tij të ngushtë gjatë dyzetedy viteve, për të vazhduar: “Miqësia në mënyrën shqiptare, nuk do kuptuar vetëm si miqësi-mikpritje, ose si miqësi-ndore, mbrojtje, që nuk shikojnë meritat e njerëzve por obligimet e ndërsjellta, për atë detyrë e për hirë të ruajtjes të interesit të lartë e të përbashkët të sigurisë e të solidaritetit. Por edhe në formë private e personale e lindur në saje të bashkëpunimit, të njohjes e të sigurisë dypalëshe, si dhe ushqehet me çmim të drejtë e anasjelltas, e duke qëndruar secila palë nëpolin e vet për të kryer funksionin e vet të pashmangshëm në interes të përbashkët të të dyve e për mbarë Shoqërinë. Mbi një parim të tillë, do mundohemi edhe ne t’I këndvështrojmë veprat, miqësitë dhe gjithë aktivitetin që Valentini kreu për Shqipërinë.

Papa Pauli VI (1897-1978)

blank

Shoqata e Artan Lames, ish Drejtori i Kadastrës merr ekskluzivitetin e përdorimit të Gardës së Republikës- Nga ALBA KEPI

Shoqata e Artan Lames, ish Drejtori i Kadastrës merr ekskluzivitetin e përdorimit të Gardës së Republikës.

Në pozicionin e Këshilltares Bashkiake të Opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës, e të profesionit tim Gazetare ju informoj se një tjetër akt klientelist po konsumohet nga kjo Bashki e nga të gjitha hallkat që lidhin autoritetin e pushtetit vendor e qëndror.
Ish Drejtori i Kadastrës i larguar o dorëhequr pak muaj më parë nga pozicioni i Drejtorit të Agjensisë Shtetërore, Institucioni i ri që bashkojë Aluiznin me Hipotekën, e që u kap me zë e figurë duke gënjyer qytetarët për interes fushate elektorale e që ka lënë Kadastrën me mijëra probleme dosjesh e dokumentacioni për qytetarët përmes një shoqate mediokre që ka në pronësi po merr në eskluzivitet godinën e qytetit e një sektor të rëndësishëm të Kulturës qytetare Kombëtare, që është Trashëgimia.
E pra ky person Artan Lame po shërbehet nga qeveria vendore, pra nga Bashkia e Tiranës por dhe nga hallkat e pushtetit qëndror të marr në eskluzivitet Gardën e Republikës për ta kthyer në Muze të Etnografisë Shqiptare,
E këtë do ta realizojë përmes shoqatës së tij Qëndra Shqiptare e Trashëgimisë e cila nuk është ent i regjistruar juridik e as me një background të rëndësishëm kombëtar, nuk asnjë kontribut në vlerësimin apo ndihmën që i ka dhënë trashëgimisë kulturore shqiptare, por i jepet një mundësi e tillë.
Janë 25 004 metra katrorë me 2021 metra katrorë sipërfaqe objekti të ish komandës së Gardës së Republikës që me VKM nr 406 datë 4.07.2018 është marrë në pronësi të Bashkisë së Tiranës e cila nënshkruan një kontratë projekti me shoqatën e ish Drejtorit të Kadastrës për ngtitjen e Muzeut apo Qendra sic kanë vendosur ta quajnë sepse i jep më shumë mundësi abuzimi, pra Qendra e Trashëgimisë për të gjithë-Garda. Pra 2021 metra katrorë sipërfaqe godina jepen nën eksluzivitetin e Artan Lamjes e shoqatës së tij mediokre të bëhet Qendër Muzeale e jo Muze sepse emërtimi Qendër i jep mundësi ta shtjetërsojë e ta shpërfytyrojë sipas interesave të marketingut të bordit që do e drejtojë dhe do e menaxhojë,
Dokumentacioni i vënë në dispozicion në Komisionin e Kulturës ishte i cunguar, Shoqata u prezantua pa asnjë dokument e emër pronari, themeluesi o dfrejtuesi të sja.
Në Open Corporates u desh pak mund por zbardha adresën e saj e themeluesin Artan Lame.
Natyrisht e votova kundër, por arroganca e atyre që për 10 vite janë mësuar të qeverisin pa opozitë është në limitet e llogjikës e respektit ndaj qytetarëve e mund ta imagjonini se c’ndodh ndaj një këshilltareje të opozitës.
Si grupi demokratik i Këshilltarëve Bashkiak kemi kërkuar;
Të na vihet në dispozicion kopje e marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Bashkisë Tiranë dhe Qendrës Shqiptare të Trashëgimisë, në zbatim të VKB nr. 142, datë 23.12.2022;
Të na bëhen me dije hapat që janë marrë nga Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, apo personi I autorizuar prej tij për ndjekjen e procedurave të mëtejshme në zbatim të VKM nr. 142, datë 23.12.2022;
Të na vihen në dispozicion dokumentacioni i paraqitur nga AHC, përfshirë emrat e anëtarëve të bordit dhe drejtorit ekzekutiv, si dhe dokumentacioni financiar që fakton fondin 2.000.000 dollarë të vendosur në dispozicion të Projektit QM nga AHC.
Çfarë procedure është ndjekur për përzgjedhjen e Qendrës Shqiptare të Trashëgimisë për këtë projekt?
Të na vihen në dispozicion Projekti, Plani i Biznesit dhe çdo dokument tjetër që lidhet me vendimmarrjen e Këshillit Bashkiak datë 23.12.2022;
10. Të qartësohet nëse prona që i vihet në dispozicion/jepet në përdorim Qendrës përfshin vetëm godinat (2021m²) apo e gjithë prona (25.004 m²).

blank

Gazetarja Alketa Gashi Fazliu fiton çmimin ndërkombëtar ‘Aleksandri i Madh’ në Greqi

Prishtinë – Shkrimtarja, publicistja e gazetarja e RTK-së, Alketa Gashi Fazliu do të nderohet në Greqi me medaljen e artë “Aleksandri i Madh”.

Me këtë çmim nderohen personalitete të shquara nga e mbarë bota, njerëz dhe organizata për kontributet e tyre nga fusha e shkencës, letërsisë, politikës, arteve dhe sportit!  Ky çmim i cili është nën kujdesin e UNESCO-s jepet që nga viti 1985.

Shkrimtarja Alketa Gashi Fazliu do të nderohet për kontributin e saj në fushën e letërsisë, arteve dhe të mirës së përgjithshme. Kjo ngjarje e rëndësishme kulturore do ta mbahet në ishullin e Salaminës me prezencën e autoriteteve kulturore dhe bashkiake të qytetit dhe përfaqësueseve nga UNESCO.

Lajmin e ka konfirmuar për RTKLive, vetë gazetarja Gashi-Fazliu.

Ceremonia e dhënies së çmimit mbahet në muajin tetor në Greqi dhe Alketa është fituesja e edicionit të 39-të të ndarjes së këtij çmimi!

Një nga librat e saj.

Image


Send this to a friend