VOAL

VOAL

Zëri i Amerikës: Në Shqipëri vazhdon largimi i popullsisë (video)

September 16, 2019

Komentet

VIDEO- Investimi 56 mln euro pa mure pritëse, shembja e dherave bllokon bypassi-n e Vlorës, u inaugurua 2 vite më parë

Bypassi i Vlorës ka pësuar dëmtime si pasojë e shembjes të dherave prej reshjeve intensive të shiut, të një dite më parë. Investimi 56 mln euro nuk kishte mure pritëse në një pjesë të mirë të tij, duke bërë që të bllokohet edhe qarkullimi i automjeteve për orë të tëra. Gazetari i News24 Enrik Mehmetaj raportoi nga vendi i shembjes së bypassit ku siç duket edhe nga pamjet, masivi i dheut është spostuar në anë të rrugës.

 

Shembja ka ndodhur pasditen e djeshme në segmentin që lidh Vlorë – Kaninë – Orikum. Për orë të tëra rruga ka qenë e bllokuar për shkak të rënies masive të dherave nga shpatet e malit. Rruga e bypassit të Vlorës është ndërtuar nga bashkimi i operatorëve “GENER 2” shpk.

Qeveria e inaguroi në korrik 2022 By Pass-in e Vlorës, por punimet ende nuk kanë përfunduar në 100% të volumit të tyre.

VIDEO- Banesa, biznese dhe garazhe nën ujë në Vlorë, banorët: Përmbytemi që nga viti 2015, Bashkia nuk ka marrë asnjë masë

Reshjet e një dite më parë kanë shkaktuar përmbytje të shumta në Vlorë. Uji ka depërtuar në katet e para të banesave dhe bizneseve, si dhe në garazhet e automjeteve, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Niveli i ujit varion nga 30 deri në 70 cm. Banorët e zonave të përmbytura shprehen se kjo situatë është më e rëndë se ajo e 2015-ës kur ndodhi përmbytja e parë.

Në pamjet e siguruara nga gazetari i News24, Enrik Mehmeti, shihen qartë dëmet e shkaktuara, ndërsa banorët shprehen se janë munduar të largojnë ujin me kova, pasi për shkak të mungesës së energjisë elektrike, nuk kanë mundur të venë në punë as pompat.

Sipas banorëve të zonës, në 2015-ën uji është larguar pas 2-3 ditësh, por ato shprehen se kjo përmbytje e ndodhur së fundmi është edhe më e madhe se ajo e 9 viteve më parë.

Bëhet fjalë për një nga zonat në qendër të Vlorës, e cila prej ditës së djeshme është pa energji elektrike.

Banorët shprehen se uji ka vërshuar në mënyrë të menjëhershme pa iu dhënë kohë që të largojnë plaçkat. bw

Video/ Situata alarmante në Vlorë nga përmbytjet- Uji pushton shtëpitë, dhjetëra familje mbeten në qiell të hapur

Gazetari Enrik Mehmeti në një lidhje live ka raportuar për situatën e vështirë me të cilën u përball Vlora që një ditë më parë ku i gjithë qyteti u mbulua nga uji si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Teksa banorët janë evakuuar nga shtëpitë e tyre Bashkia e Vlorës është kujdesur që banorët të mos qëndrojnë në banesa por të sistemohen përkohësisht në konviktet e qytetit.

Edhe pse ka kaluar tashmë thuajse 1 ditë nga reshjet intensive, Vlora vijon ende të jetë në një situatë alarmante, rrugët e qytetit janë thuajse të pakalueshme dhe banorët ende nuk mund të rikthehen në banesat e tyre.

Bëhet fjalë për të paktën 60 qytetarë të cilët janë evakuuar dhe rreth 30 familje të cilat nuk kanë mundur ende të rikthehen në shtëpitë e tyre pasi uji ende nuk është tërhequr.

Vlora “noton” në ujë- Shtëpi dhe biznese të përmbytura, 33 familje në qiell të hapur. Banorët kalojnë natën në konvikt (VIDEO)

Pas reshjeve të dendura të shiut të djeshëm, situata në qytetin e Vlorës vazhdon të jetë tejet problematike, raporton gazetari i News24, Enrik Mehmeti.

Raportohet se shumë automjete janë bllokuar dhe dëmtuar nga uji, ndërsa shtëpi, dyqane dhe biznese të shumta kanë pësuar dëme të konsiderueshme. Banorët kanë qenë të detyruar të nxjerrin mallrat e tyre në ambientet e jashtme për t’u mbrojtur nga uji. 33 familje mësohet se kanë braktisur shtëpitë e tyre të “pushtuara” tanimë nga vërshimi i ujit.

Garazhet në qytet janë përmbytur, duke shkaktuar dëme në qindra makina. Në përpjekje për të lehtësuar situatën, po ndërmerren masa të shpejta për largimin e ujit nga shtëpitë e prekura. Dhjetëra efektivë të FA po punojnë në terren prej pasdites së djeshme.

Sakaq, 55 banorë mëson BalkanWeb kanë pësuar dëme në banesat e tyre për shkak të reshjeve dhe janë evakuuar dhe strehuar në konviktet e qytetit të Vlorës.

Pas stabilizimit të situatës, autoritetet do të shqyrtojnë mundësitë e dëmshpërblimit për ata që janë prekur nga këto ngjarje, përmes fondit të emergjencave.

VIDEO- Përmbytjet shkatërrojnë banesat në zonën e Kalasë në Vlorë/ Banorët: Jemi në qiell të hapur, askush s’ka reaguar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Kalasë në Vlorë, për shkak të rënies së gurëve nga një shkëmb në zonë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesa, të cilat tashmë janë jashtë funksionit.

Banorët e prekur raportojnë se gurët dhe balta kanë hyrë brenda, duke krijuar kushte të papërshtatshme për jetesë.

Dëshmitarët e ngjarjes tregojnë se në momentin e rënies, ata dolën jashtë për siguri dhe kërkuan ndihmë nga institucionet, por deri tani nuk kanë marrë asnjë reagim.

Banorët bëjnë thirrje për ndërhyrje urgjente dhe mbështetje nga autoritetet pasi janë në qiell të hapur.SN

VIDEOLAJM/ Bllokohet rruga që lidh Vlorën me Kaninën dhe Orikumin

Reshjet e dendura të shiut që ranë gjatë ditës së djeshme kanë shkaktuar masive dherash në Vlorë.

Raportohet se rruga që lidh Vlorën me Kaninën dhe Orikumin është e bllokuar.

Shkak është bërë rënia e një masivi dherash në bypass duke e bllokuar rrugën dhe qarkullimin.

Qytetit i Vlorës është zgjuar sot me ujë në shumë lagje dhe gjysma pa energji elektrike.

Një ditë më parë situata në këtë qytet ishte alarmante, çka solli mbledhjen e shtabit të emergjencave civile dhe evakuimin e mbi 30 familjeve.sn

VIDEO/ Pamjet tronditëse të Vlorës u censuruan masivisht nga Rama

Kjo video u bë simbol i përmbytjeve në qytetin e Vlorës.

Një shtetase u mor përpara nga uji, duke rrezikuar jetën.

Por edhe video të tjera tregonin situatën apokaliptike në një qytet të mbytur nga betoni.


Edhe pse Edi Rama krenohet se Vlora është simboli i Rilindjes Urbane, dita e djeshme tregoi se Rilindja Urbane mund të kthehet në varrin e Vlorës.

Por pamjet tronditëse nga Vlora mund të shiheshin vetëm në rrjetet sociale, pasi mediat e mëdha proqeveritare i zhdukën ato nga qarkullimi.

Aq e madhe ishte censura, sa gazetari Lutfi Dervishi ironizoi: “T’i kishte Hitleri këto TV, gjermanët nuk do e merrnin vesh që e humbën luftën…” sn

VIDEO/ Vlora në kolaps pas reshjeve të dendura, uji vërshon nga të gjitha anët në banesa dhe biznese. Pamjet e qytetit bregdetar të nënshtruar nga përmbytjet

Reshjet e shiut përfshinë sot pjesën më të madhe të Shqipërisë, ndërsa një situatë jashtëzakonisht e vështirë u regjistrua në qytetin e Vlorës.

Uji ka vërshuar nga të gjitha drejtimet duke hyrë në banesat e qytetarëve, si edhe në bizneset e qyteti

 

Qarkullimi u vështirësua në pjesë të caktuara të qytetit, ndërsa në brendësi të lagjeve të qytetit bregdetar situate ishte më e rëndë.

 

Për këmbësorët rrugët kanë qenë të pakalueshme, ndërsa vështirësi nuk kanë munguar edhe për automjetet.

Në përgjigje të situatës alarmante, Ministria e Mbrojtjes njoftoi mobilizimin e Forcave të Armatosura dhe Mbrojtjes Civile.

Nga ana tjetër kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha tha se janë evakuuar 30 familje dhe se janë vënë në dispozicion konviktet e shkollave mjekësore, për personat që kanë nevojë.

Po ashtu, ai ka apeluar që qytetarët të kontaktojnë numrat e emergjencës pasi situata vijon të mbetet kritike.

VIDEO- Fjalimi i Ramës në OKB- Gërvalla: Nuk shpenzoi asnjë sekondë për të informuar ndërkombëtarët për rrezikun Serb…

Ministrja e jashtme e Kosovës Donika Gërvalla ka komentuar gjatë një takimi me perfaqësues të shoqatave dhe organizatave shqiptare që veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qëndrimin e kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama dhe deklaratat e tij për Kosovën në OKB.

“Rama, tha Gërvalla, nuk e ka shpenzuar asnjë sekondë për ta informuar bashksinë ndërkombëtare si i vetmi kryeministër shqiptar që ka marrë fjalën në OKB, se cili është rreziku që Serbia paraqet edhe për Kosovën por edhe për pjesën tjetër të rajonit tonë”.

“Dhe si shqiptarë që synojmë një bashkëpunim mes veti duhet ta ngremë kritikën edhe atëherë kur ajo është e nevojshme dhe kur mendojmë se Shqipëria mund të jetë më aktive, pa inate, pa ofendime dhe pa shprehje të papërshtatshme por gjithmonë ti bëjmë ashtu siç edhe ne jemi të hapur për kritika”….sn

Nga gjyqi në Apel ku u dënua te arrestimi, Salianji publikon videon dhe jep mesazhin: Burg politik. S’ka diktaturë që nuk mposhtet!

Në një video të publikuar në profilin zyrtar të deputetit demokrat, Ervin Salianji, janë shfaqur pamjet e këtij të fundit nga gjyqi i zhvilluar në Gjykatën e Apelit deri në dërgimin e tij në burg.

“Burg politik” është cilësuar dënimi i deputetit të PD, ndërsa bashkë me videon është vendosur edhe përshkrimi se “kjo është vetëm një medalje në karrierën politike” të Salianjit.

“Nuk ka diktaturë që nuk mposhtet. Kjo është vetëm medalje në karrierën time politike”, shkruhet në profilin e deputetit.

VIDEO- Ervin Salianji i drejtohet burgut të Fierit, ja momenti kur eskorta e policisë shoqëron deputetin

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji i është drejtuar tashmë ambiente të burgut të Fierit, aty ku do të vuajë dënimin prej një viti pasi u shpall fajtor për kallëzim të rremë.

 

Në pamjet e siguruara nga BalkanWeb, shfaqet momenti kur eskorta që shoqëron Salianjin niset nga ambientet e Policisë së Tiranës drejt Fierit.

Salianji u paraqit më herët gjatë ditës për t’u vetëdorëzuar në ambientet e Policisë së Tiranës.

 

Para se të futej në ambientet e godinës së policisë së Tiranës, Salianji është takuar me mbështetës e simpatizantë të PD-së, të cilët kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste, kundër burgosjes së deputetit.

Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Myslimanë e të krishterë, jemi keq, të ngrihemi që të tërë, djem e pleq

Aktori Mehdi Malkaj, në fjalën e tij përpara Bashkisë së Tiranës gjatë protestës së radhës, iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen së bashku për të luftuar kundër këtij narko-shteti që po i detyron shqiptarët të braktisin vendin e tyre.

Të ka bërë perëndia luftëtar, e si s’të lodhi Edi Rama o shqiptar!

Myslimanë e të krishterë, jemi keq, të ngrihemi që të tërë djem e pleq.


Send this to a friend