VOAL

VOAL

Zëri i Amerikës: LDK dhe Vetëvendosje – ndarazi në zgjedhje

August 31, 2019

Komentet

Rusia intensifikon operacionet e spiunazhit në Evropë

Piloti rus i helikopterëve, Maxim Kuzminov vritet në Spanjë

VOA/Henry Ridgwell

Rusia ka rifilluar operacionet e saj të spiunazhit kundër Perëndimit që kur filloi agresionin kundër Ukrainës në vitin 2022.

Piloti rus i helikopterëve Maxim Kuzminov dezertoi në Ukrainë në gusht 2023. Ai shkoi në Spanjë dhe filloi një jetë të re nën një identitet të rremë.

Muajin e kaluar, trupi i tij i shpuar nga plumbat u gjet në një parkim në Spanjën jugore. Rusia nuk ka pranuar se ishte pas vrasjes së tij. Por drejtori i zbulimit të jashtëm të Moskës e cilësoi Kuzminovin si një “kufomë morale” për shkak të dezertimit nga ana e tij.

Analistët thonë se vrasja e tij është një nga dëshmitë e rigjallërimit të operacioneve të zbulimit rus që kur Evropa dëboi qindra të dyshuar si spiunë të Kremlinit, pasi Rusia filloi agresionin ndaj Ukrainës në vitin 2022.

“Mes evropianëve ishte krijuar një ndjenjë sigurie se nuk kishte më spiunë rusë, se aftësitë e tyre ishin kufizuar ndjeshëm. Por kjo nuk është e vërtetë. Ata janë më të fuqishëm se kurrë”, thotë për Zërin e Amerikës Marina Miron, eksperte në Departamentin e Studimeve të Luftës në Kolegjin Kings në Londër.

Media shtetërore ruse publikoi muajin e kaluar një telefonatë të përgjuar mes oficerëve të lartë të Forcave Ajrore Gjermane, që diskutonin për mundësinë e furnizimit të Ukrainës me raketa me rreze të gjatë veprimi “Taurus”. Kievi ka paralajmëruar se në Gjermani po vepron një rrjet i tërë spiunësh rusë.

Shërbimet franceze të zbulimit po hetojnë përpjekjet ruse për të ndërhyrë në zgjedhjet evropiane të qershorit. Franca paralajmëroi muajin e kaluar se Evropa është nën “sulm informativ” nga Rusia.

“Ata vazhdojnë të investojnë miliarda në operacionet e zbulimit në Evropë, duke zhvilluar aftësi për të kryer ndërhyrje në zgjedhje; për të radikalizuar grupe të ndryshme sociale, etnike, fetare përfshirë pakicat; ata po investojnë miliarda për të mbështetur kandidatë të caktuar, të cilët ka gjasa edhe të vijnë në pushtet”, thotë Oleksandr Danylyuk, bashkëpunëtor në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara.

Analistët thonë se Moska është gjithnjë e më aktive nga distanca, duke përdorur persona jo-rusë për të kryer operacionet e saj, përfshirë elementë të krimit të organizuar dhe shtetas të huaj nga qarqet politike dhe të biznesit.

Në Britani, Gjermani, Norvegji, Poloni dhe vende të tjera po mbahen gjyqe për persona që dyshohet se spiunojnë për llogari të Rusisë.

“Nuk është më një luftë ideologjike. Nuk bëhet më fjalë për komunizmin kundër kapitalizmit, siç do të thoshin sovjetikët. Është një përpjekje e vendeve autoritare që përpiqen të përmbysin Perëndimin si garantues të demokracisë, lirisë dhe të drejtave të njeriut. Dhe kjo për ta, është një luftë ekzistenciale.”

Ndërkohë, drejtori i CIA-s, William Burns, shkruante kohët e fundit se pakënaqësia për luftën në Ukrainë paraqet një mundësi të rrallë për agjencitë e zbulimit perëndimor, që të rekrutojnë spiunë rusë.

Kosovës nuk i duhen hapa prapa!- Nga Florim Zeqa

 

Zbatimi i marrëveshjeve ndërkombëtare paraqet kushtin themeltar të Kosovës për ecje para dhe zhvillim ekonomik, për mirëqenje qytetare dhe anetarësim në organizata ndërkombëtare.

Pa dyshim se vendimi i kryeministrit Albin Kurti për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese sa i përket pronaveve të Manastirit të Decanit, ishte njëri ndër vendimet e vështira, por të domosdoshme dhe më pragmatike për të ardhmen e Kosovës.

 

Në hap me partnerët strategjik

 

Prolongimi i implementimit të marrëveshjeve ndërkombëtare vetëm sa e ndihmon Serbinë në invazionin e saj politik kundër Kosovës, kurse zgjidhja e të gjitha temave të hapura me Serbinë shkon në favorin e Kosovës.

Më mirë që ju dhanë në pronësi Manastirit te Decanit 24 hektarë tokë sesa t’i jepeshin rreth 800 hektarë qe i kishte në të kaluarën e largët.

Sa më parë që të themelohet Asociacini i Komunave Serbe ashtu siq është nënshkruar në Bruksel, në përputhje me rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese aq më mirë për ne, në të kundërtën, mund të na dali jashtë kontrollit të plotë ajo pjesë e e çmuar e vendit tonë.

Zbatimi në plotni i marrëveshjeve ndërkombëtare e forcon sovranitetin e shtetit në tërë territorin e vendit dhe ruan marrëdhënjet e shkëlqyera me partnerët strategjik të Kosovës, pa të cilët Kosova nuk mund të ekzistojë si shtet në hartën gjeopolitike të Evropës.

 

Për interesin e shtetit të hiqen vijat ndarëse pozitë-opozitë

 

Andaj, kur është në pyetje interesi ekzistencial i shtetit të Kosovës, nuk guxojmë të ndahemi në baza partiake dhe as ta luajmë “patriotin” dhe “tradhtarin”, por të gjithë duhet të bëhemi bashkë në mbrojtje të shtetit ashtu siq na rekomandojnë SHBA-të dhe shtetet më të fuqishme të Bashkimit Evropian.

Pra, nuk kemi nevojë t’i quajmë tradhtarë ata që nënshkruan marrëveshjet ndërkombëtare dhe as këta që ju erdhi koha t’i zbatojnë sot ato marrëveshje!

Rrethanat kohore dhe zhvillimet e gjithmbarshme politike na e diktojnë unfikimin e spektrit politik dhe mbarë faktorit shqiptar rreth çështjeve madhore.

Nuk e besojë që ka çështje më madhore për politik-bërjen kosovare sesa ruajtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit tonë, për të cilën gjë e kemi mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së si dhe të gjitha shteteve njohëse të pavarësisë së shtetit tonë.

Duhet t’i marrim seriozisht thirrjet e miqve tonë, për hedhjen e hapave para drejt përmbylljes sa më të shpejtë të dialogut me Serbinë, sikurse që duhet t’i marrim seriozisht edhe shqetësimet e miqve tonë për rrezikun e rrëshqitjes dhe kthimit pas të Kosovës në vitin 1999!

 

Është fat i madh për ne, që në krye të shtetit e kemi presidenten Vjosa Osmani, garantuesen kryesore të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet SHBA-ve dhe Republikës së Kosovës. Kryeminstrit Albin Kurti, i mbetet që pa asnjë hezitim t’i kryejë të gjitha obligimet ndërkombëtare që shkojnë në funksion të mbrojtjes dhe sigurisë së shtetit të Kosovës. Kosovës nuk i duhen hapa prapa, por hedhje të hapave para dhe guximshëm drejt integrimeve ndërkombëtare.

Reformat e arsimit kanë mbetur në letër- Nga FRAN GJOKA

 

 

“Shkolla vlen aq sa vlen edhe mësuesi”.

                                                     Frederik Vilhelm

 

Reformimi i shkollës është një sistem shumplanesh dhe rezultat i bashkëndikimit dhe bashkëpunimit të shumë faktorëve e aktorëve, jep ndikimin e tij në harmonizimin e mirë të faktorëve që ndikojnë drejtpërsëdrejti në reformën e nisur, e cila do të bënte të mundur që të funksiononte më së miri mekanizmi i drejtimit dhe i menaxhimit subjektiv të arsimit. Arsimi nuk është një pirg reformash subjektive që kanë mbetur në letër, por një projekt inteligjent që kërkon një menaxhim intelektual në rang qarqesh dhe rrethesh të vendit.

 

                        Militantizmi e ka dëmtuar rëndë

                            sistemin e arsimit të vendit

 

Jo kushdo mund të bëhet drejtues, pavarësisht nga vullneti e dëshira e mirë e njërit apo tjetrit. Parë në këtë këndvështrim, mendojmë se militantizmi e ka dëmtuar rëndë sistemin e arsimit të vendit. Përzgjedhja e kuadrit drejtues të arsimit, i thënçin me konkurs, por që kanë vepruar ndryshe, duke i emëruar drejtuesit mbi bazën e kritereve të tjera si ato nepolitike, partiake e, pse jo, edhe korruptive e servile, e kanë kompromentuar rëndë realizimin e reformës, duke krijuar mendimin e gabuar se drejtor arsimi dhe, për më tepër, drejtor shkolle, mund të bëhet kushdo. Në këtë kuptim është paradoksale dhe i ofrohet një shërbim i keq institucionit të arsimit dhe të ardhmes së tij, kur drejtori, “që ka fituar” të ashtuquajturin konkurs, ka më pak arsim dhe përgatitje shkencore e pedagogjike sesa kolegët e tjerë. “Meritat” e tij ai le t’i shfaqë në një vend pune tjetër, por kurrsesi në fushën e arsimit, këtë sektor delikat, prioritar dhe shumë të ndjeshëm për shoqërinë dhe të ardhmen e saj.

Është shkruar e folur shumë për rolin e drejtorit apo zv/drejtorit të shkollës (ky i dyti, çelësi i shkollës autori MB), fare pak ose aspak nuk i është kushtuar rëndësi parësore nga DAR, ZA apo përse jo nga vetë Ministria e Arsimit dhe Sporteve. Pra, flitet e flitet, bëhen seminare e jepen receta shabllone dhe përsëri “në qafë” të kolektivave, vihen drejtues formal ose ekstremistë të maturuar se sa “socialistë” apo “demokratë” janë. Sigurisht, që diplomimi, specializimi, gradat a titujt kanë vlera të rëndësishme, por në drejtim të shkollës nuk është takti, mjeshtëria, drejtësia, përkushtimi dhe reformimi atëherë ata që janë fituar dhe emërimi që bëhet dalin kanceroze, ku më shumë dëmtohet se sa ecët përpara. Sa i drejtë, sa punëtor dhe veprimtar e organizator është drejtori? Pasqyra e këtyre janë kolektivi pedagogjik, nxënësit e qeveria dhe komuniteti prindëror. Ky trinom është syri i përditshëm, është rojtari më vigjilent që maturon “gradat”, “diplomat” e mbi të gjitha efektivitetin praktik dhe drejtësinë e atyre që bëjnë emërimet. Vërtetë e fiton “konkursin”, mund të paraqesë dëshmi kualifikuese, ai bëhet drejtues shkolle, por nëse nuk e ka parësore shembullin si mjeshtër i mësimdhënies, si ndihmës e dashamirës me mësuesit, i thjeshtë, këshillues dhe mbi të gjitha i prerë, bazuar në rregullore, atdhetar, “shkundet” liberalizmi dhe konformizmi pedagogjik. Faktet e realitetit bashkëkohor dëshmojnë se ndërhyrjet partiake e kanë dëmtuar shumë cilësinë e drejtimit të shkollës e pse jo edhe atë të stafeve drejtuese në DAR.

 

                    Të mos lëmë mënjan

si gjoja të pavlefshme përvojat në arsim

 

 

Pa rënë në arkaizëm, por për hir të së vërtetës, e dimë të gjithë se ish-drejtuesit dhe mësuesit tanë, por dhe prindërit tanë, nuk kanë patur këtë shkollim, specializim, a kushte si në kohët e sotme, por sedra, edukata, fjala e shembulli i tyre mbetën një testament i zbatimit praktik të edukimit. Nëse një nënë u flet fëmijëve kundër babait të tyre, apo kundër kushërinjve a fqinjëve, i shndërron fëmijët në ziliqarë, egoistë, të cilët fitojnë në gen urrejtjen e përbuzjen ndaj të tjerëve, madje-madje edhe hipokrit edhe vrastar. Sot më shumë se kurrë është e arsyeshme të njihen në rrënjë traditat e vyera arsimore, përvojat e vjetra dhe të reja, të vetëveprohet me takt, me shpirt, me maturi e guxim duke rrezatuar në praktikë zotësitë, duke bërë që pema e diturisë të blerojë, që në mjedisin e komunitetit të krasiten dukuritë negative. Sa e si komunikon drejtori a zv/drejtori? Sa autoritet ka në shkolle dhe jashtë saj? Sa rrezaton si udhëheqës i veprimtarive? Mbi të gjitha sa i drejtë e reformues, sa u jep dritë vlerave në kolektiv e komunitet? Drejtimi është art, por sa artist është drejtori?

Nisur nga përvoja shumëvjeçare e punës tonë në arsim e drejtim, mendojmë se mësuesit bashkëkohorë sot fare pak e njohin e studiojnë psikologjinë dhe traditat komunitare. Vërtet ka klasa me shumë apo me pak nxënës, por në këto mbetet që të ngulmohet me shpirt krijues për t’i mësuar dhe edukuar që të brumosen të dashur e dëgjues të prindërve, me respekt e nderim për njëri-tjetrin, për fqinjët, për vendlindjen a mjedisin ku banojnë. Njohja e vlerave dhe e traditave e bën nxënësin të jetë i sjellshëm, kokulur ndaj dijes, fëmijët t’i shmangin emisionet amorale të internetit. Sot drejtuesit e mësuesit, e mbi të gjitha prindërit, janë në fushëbetejë të re për edukimin larg fjalëve boshe e klisheve pa bukë. Në fshat a në lagje të qyteteve jo vetëm fëmijët, por në shumë raste gjen plot që nuk njohin e pasqyrojnë traditat atdhetare, luftarake, zakonet e mira, figurat e shquara, historikun familjar e më gjerë. “Një shembull në praktikë, – shkruan filozofi Sami Frashëri, – vlen më shumë se një mijë fjalë të bukura”. Është fakt se në situatën e re gjen mësues e drejtues të tulatur, pa guxim e maturi, Përse? Nën pretekstin se të mos bëj “dhunë”. Zgjedh liberalizmin ose në disa raste bajraktarizmin, ku ky i dyti shpërfaq kryeneçësinë, kamuflimin e formalizmin. Përse? Ngaqë përzgjedhja me portal në dukje është i mirë, i arrirë, por drejtuesi e mësuesi janë në provë të përditshme përpara punëve që dalin me mendje krijuese, vetëveprim, studim e fryte konkrete. Pra, nuk mjafton vetëm ta mbjellësh arën, të hedhësh farën, por të ecësh me korrektësi në drejtim të shërbimeve në vijimësi që të korrësh frytet e duhura. Të jemi realist, ta themi troç: Mungon mendimi krijues, shpirti human e pasionant me qëllim që drejtuesi, mësuesi e prindi të jenë në veprim ditor, bashkëkohor, me shembull, me takt, me durim e me fjalë të peshuara, duke maturuar në vijimësi ecurinë e fëmijës. Është e ditës, e udhës, domosdoshmëri: Reformimi, përkushtimi dhe zbatimi që emri i sistemit arsimor të dritësojë, që shpirti të dritësojë nëpërmjet dashurisë së nxënësve për dijet për njëri-tjetrin, për mësuesit, për familjen e traditat komunitare e më gjerë. Konceptet si “është fëmijë i padurueshëm e nuk bindet”, “ hë, se kanë faji familja apo e ka shkolla” kësaj i thonë të shkatërrosh bucelat, të mbetesh në plan konstatimesh pra, si i thonë vetëm t’i heqësh lëkurën arës, ndërkohë që prodhimet i merr kur punohet qilizmë. Është koha të luftohet në mënyrë ballore formalizmi në mësim dhe edukim, në veprimtari, në punën e diferencuar- sigurisht dominant është drejtori, por dhe mësuesi e prindi. Kërkohet konceptim i ri, veprime konkrete ku për të rritur emrin e sistemit arsimor do rritur shpirti veprues, reformimi i përditshëm drejtues-mësues-prind; trinomi themelor reformim, përkushtim, veprimtari ku të demonstrohen arritje mësimore edhe edukative të dukshme, cilësore e të prekshme.

 

                           Jo formalizëm

 por rezultate konkrete në përvetësimin e dijeve

 

Të shqetëson fakti se në mesin e vitit shkollor MAS bën ndryshime, duke ndryshuar strukturën e orëve dhe lëndëve mësimore. Pra, tre lëndë të ndryshme në një ditë, nga gjashtë lëndë që bëheshin. Kjo demagogji afatshkurtër e peshës së çantës së lehtë do të zëvendësohet ngadalë  me dije të cunguara të nxënësve. Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë e përligj me faktin se s’kemi shkollë e kushte minimale të domosdoshme për punë në shumë fshatra e qytete të vendit, prindërit s’kanë patur ndonjë informacion paraprak për orët e ndryshuara, kuadrin ligjor.

I ashtuquajturi portal “Mësues për Shqipërinë”, është huazuar në formën më të shëmtuar në arsimin tonë. Është paradoks i vërtetë praktikimi i kësaj formule abstrakte, kur në Itali dhe vende të tjera evropiane bazohet në meritë dhe është i vërtetë e kuptimplotë. Për Italinë, mësuesit shkojnë ku ka nevojë vendi, sepse motivohen dhe u krijohen kushte optimale për punë dhe jetesë. E kundërta ndodh në sistemin tonë arsimor. Ky është portal që po shërben si fasadë djallëzore e MAS dhe Drejtorive Rajonale e ZA–ve,  për të mbuluar korrupsionin në këto drejtori të vendit, që si pasojë sjell një paligjshmëri të vërtetë që po bëhet me emërimet dhe shkarkimet e mësuesve. Vazhdojmë me metodën alla shqiptarçe. Me të drejtë Frederik Vilhelm thoshte “Shkolla vlen aq sa vlen edhe mësuesi”. E kemi thënë edhe herë të tjera se kemi drejtorë shkollash që po e shkatërrojnë sistemin tone arsimor, që nuk i shërbejnë vendit të punës, që janë nën nivelin e formimit shkencor – pedagogjik dhe profesional të mësuesisë në shkolla.

Me keqardhje shikojmë aty-këtu një liberalizim të theksuar të veprimtarisë mësimore dhe edukative të punës në shkollat shtetërore, ndryshe ndodh në shkollat jopublike, ku zotëron rregulli dhe disiplina janë në kuota optimale. Në shkollat publike mungon kërkesa unike e llogarisë ndaj nxënësit, ku mësuesi e sidomos nxënësi, fillon e mbaron ditën e mësimit duke lëvizur sa andej këtej dhe, më keq akoma, duke e lënë vetëm klasën e tij në kujdestari. Në pikun e punës së ditës mësimore grupe mësuesish i gjen kafeneve, të ulur për shtatë palë qejfe, madje shpesh, bashkë me drejtuesin, ndaj ndodhin dhe ngjarje të pakëndshme në shkollat tona. Kemi drejtues shkollash që kanë mbi 25 – 30 vjet në drejtim dhe janë kthyer si feudalë, apo pronarë në shkollat e tyre. Ka ardhur koha të kemi një lidership të formuar në mënyrë të plotë, kundër konformist e racional, që me kurajë civile dhe guxim intelektual pranon se ky sistem arsimor duhet ndryshuar, të gjenerojë intelekt e qytetari, duke iu larguar “lidershipit të tenderëve e bandave” të të gjitha niveleve që ka kapur për fyti sot shumë drejtorë qarqesh dhe të ZA-ve të vendit.

Fatkeqësisht, sot kemi drejtorë qarqesh dhe të ZA-ve tëvendit që kanë hyrë në vitin e gjashtë të drejtimit. Kjo stërzgjatje e pasuksesshme në drejtimin e arsimit ka dhënë mundësinë e pasurimit të tyre përmes emërimeve pa kriter. Kemi plot raste të vërtetuara, për veprime abuzive dhe korruptive, nga media e shkruar dhe ajo vizive. Me sa vëmë re, MASR nuk e ka pikën e impenjimit për të parë nëse është e domosdoshme një ndërhyrje e tillë në reformimin e kuadrit drejtues në të gjitha nivelet në arsimin tonë. Si në çdo institucion tjetër, edhe administrata rajonale e arsimit ka nevojë urgjente për një reformim total të saj.

Mendoj se duhet të vendosen në krye të arsimit rajonal, apo të ZA – ve drejtues që kanë guxim intelektual, persona apolitikë dhe që janë kundër konformizmit, të jenë racional dhe të realizojnë dy synime të mëdha: aktin e pastrimit dhe të ndryshimit në administratën publike të arsimit.

Nga ana tjetër, nuk ka një sistem të vlerësimit të performancës të punonjësve në nivel DAR dhe ZA-ve dhe drejtuesve të institucioneve arsimore vartëse, gjë e cila le për të dëshiruar.

 

 

                               Sado të flasim,

       përsëri është politika që po e shkatërron arsimin

 

Në çdo drejtori qarku apo dhe të ZA-ve të arsimit ka specialistë, që fatkeqësisht janë kthyer vetëm në zbatues të shkresave dhe vendimeve burokratike që vijnë nga lart dhe që në shkollë pak ose aspak shkojnë. Çdo gjë ka mbetur vetëm në besimin absolut të drejtuesve të shkollave, ndërsa me mësuesin, vështirësitë e punës së tij, nuk merret askush. Fatkeqësisht u hoq kontrolli i inspektoratit rajonal të arsimit. Mendoj se ishte një gabim i rëndë për MAS. Shpresoj të rikthehet, sepse drejtuesit e shkollave dhe mësuesit do të jenë më impenjativ për punën e tyre mësimore.

Sado të flasim, përsëri është politika që po e shkatërron sistemin arsimor,  sepse simpatizantët po e mbajnë gjallë politikën e ditës në arsim. Ka ardhur koha që drejtorët e arsimit duhet të largohen, duke sjellë prurje të reja në drejtimin e arsimit në qarqet dhe rrethet e vendit. Vetëm kështu i bëjmë nder shkollës dhe komunitetit arsimdashës. Vetëm kur të heqim dorë nga preferencat politike dhe servilizmat në punën me kuadrin në arsim dhe të orientohemi vetëm nga ana profesionale, do të garantojmë disi realizimin me sukses të reformës dhe plotësimin e standardeve në arsim.

 

                      Ç`po ndodh me tekstet shkollore?

 

Është folur dhe shkruar për ngarkesën mësimore të mësuesit, për libra të mbingarkuar me material pa vlerë, për asimilim të vështirë të marrjes së njohurive nga nxënësit, për peshën e rëndë të çantës etj. Çfarë po ndodh me tekstet shkollore, ku janë vlerat intelektuale kombëtare që përçohen me anë të tyre? Po bota akademike pse është mënjanuar në mënyrën më të qëllimshme dhe më dashakeqëse përballë këtyre fakteve që na shqetësojnë? Vazhdojmë të kopjojmë librat e vendeve të tjera të botës, kur kemi programet tona mësimore, të cilat mund të përshtaten fare mirë, duke ruajtur kulturën, pavarësinë dhe vlerat tona të çmuara kombëtare.

Fatkeqësisht, sot lloj-lloj shoqatash po futen çdo ditë në shkollat tona, pa dijeninë e autoriteteve dhe komunitetit prindëror, duke aplikuar programe që i kanë fituar në tendera të ndryshëm, madje shpesh, duke cenuar edhe programin mësimor.

Ajo që është më e turpshme, përmes një ankete, nxënësit nga mosha 11-15 vjeç janë pyetur për llojin e seksit që kanë kryer, anal, vaginal apo oral, duke thyer kështu çdo normë të edukatës qytetare. Dhe kjo, me justifikimin se plotësimi i formularit ishte “vullnetar” dhe nxënësit nuk ishin të detyruar t’i përgjigjeshin të gjitha pyetjeve apo se pyetësori ishte përgatitur nga ndërkombëtarët. Kështu deklaron MAS.

Për të shkuar në rrënjë të problemit, duhet të kthehemi te qëllimi themelor i menaxhimit intelektual të arsimit që, me keqardhje, themi se askush nga drejtuesit e arsimit në qarqe dhe ato të ZA–ve e shkollave se kanë marrë ende seriozisht dhe të kenë një përgjigje se si duhet drejtuar dhe administruar në të ardhmen arsimi ynë kombëtar. Ne na duhet gjithashtu, ta shndërrojmë këtë në mesazh sensibilizimi për shkollën, që arsimi ynë të jetë sakaq i pranishëm dhe frymëzues për të ardhmen e brezit të ri.

Bashkësia ndërkombëtare nuk po shpreh gatishmëri për të ndëshkuar Serbinë- Nga SKËNDER MULLIQI

Media e madhe Britanike: Si po e financojnë përdoruesit britanikë të kokainës mini-Dubain e Shqipërisë, Tiranën

Nga Tom Kington, Tirana

Nëse numëroni vinçat duket sikur kryeqyteti shqiptar duket sikur po lulëzon. Por miliarda ‘para të pista’ të dërguara nga bandat që kontrollojnë e drogës në Evropë, kanë bërë që horizonti të duket plot shkëlqim.

Horizonti i kryeqytetit të Shqipërisë është i tillë. Në të gjithë Tiranën po ngrihen kulla të reja plot shkëlqim, disa prej tyre të projektuara nga arkitektë me famë botërore.

Në sheshin Skënderbej, ndërtesa gjigante me zyra dhe apartamente duken pas një xhamie të shekullit të 19-të.

Por ky bum ndërtimesh ka më shumë nga sa duket. Hetuesit e krimit dhe ekonomistët kanë paralajmëruar se ajo tregon për një anë më të errët të ekonomisë së vendit, e nxitur nga baronët shqiptarë të drogës që rrëmbejnë globin që sjellin në Shqipëri më shumë se një miliardë euro në vit për të pastruar përmes ndërtimit dhe pronës.

‘Është e vështirë për të llogaritur pastrimin e parave, por shpesh ju duhet vetëm të numëroni vinçat dhe Tirana është vendi i duhur,’ tha Antonio Nicaso, një ekspert dhe autor i mafias.

Paratë derdhen nga Belgjika, Spanja, Holanda dhe Amerika e Jugut. Qindra miliona paund vijnë gjithashtu nga Britania e Madhe, sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit të Britanisë. Kushdo që blen kokainë në Britani ka shumë të ngjarë të ndihmojë në shndërrimin e Tiranës në një Dubai në miniaturë.

Banesa bosh dhe 1 miliard euro para nga droga

Sasia e parave që qarkullon është marramendëse. Rreth 3.7 miliardë euro në vit investohen në ndërtimin dhe pronat shqiptare, sipas Ola Xama, një gazetare investigative e biznesit që ka punuar me Transparency International. Kjo është 15 për qind e PBB-së. Xama mësoi se nga kjo shumë, vetëm 847 milionë euro kalojnë në sistemin bankar.

‘Kjo do të thotë se 2.85 miliardë euro janë para të errëta, madje edhe duke llogaritur remitancat nga emigrantët dhe faktin që Shqipëria është një ekonomi me para në dorë, vlerësoj se 1.3 miliardë euro janë para të drogës,’ tha Xama.

Paratë e pista kanë nxitur kërkesën për prona në Tiranë, me çmimet e apartamenteve që u rritën nga 1000 euro për metër katror në 2017 në rreth 4000 euro sot. Oferta tani tejkalon kërkesën dhe shumë banesa mbeten të pashitura, megjithatë çmimet nuk tregojnë shenja rënieje.

Paratë nuk po futen vetëm në blerjen e banesave, por edhe në blerjen e firmave që i ndërtojnë ato, tha Belind Kelliçi, një anëtar i Partisë Demokratike të opozitës në Shqipëri, i cili bëri fushatë kundër pastrimit të parave, por rezultoi e pasuksesshme për kryetar bashkie të Tiranës vitin e kaluar.

‘Kjo është arsyeja pse ju keni kompani që fitojnë leje për të ndërtuar ndërtesa me vlerë dhjetëra milionë euro të cilat kanë vetëm një kapital të listuar prej 1,000 €,’ tha ai. ‘Tirana kishte 8 mijë apartamente bosh në 2015. Që atëherë janë dhënë leje për dhjetë milionë metra katrorë ndërtim dhe tani kemi 40 mijë. Megjithatë çmimet po rriten dhe një çifti mesatar tani i duhen 64 vite për të kursyer, me qëllim për të blerë një apartament të vogël.’

Image

Si bandat shqiptare ndoqën rrugën e kokainës

Jashtë selisë së partisë së tij, Këlliçi shikoi kullën më të fundit dhe më të lartë të Shqipërisë që po përfundonte përgjatë rrugës: Downtown One 37-katëshe, e cila përmban një fasadë që tregon hartën e Shqipërisë.

Parkimi nëntokësor i makinave për kullën u hap nga një nënkontraktor lokal, Alesio 2014, i cili ka pasur rol në shumë ndërtesa të reja në qytet dhe krenohet se ka një sipërmarrje të tillë të përbashkët.

Prej këtu vjen surpriza kur pronari, Anton Gjinaj, u arrestua me një mandat spanjoll në vitin 2021 për kontrabandë heroine me vlerë 1.9 milionë euro nga Holanda në Spanjë.

Paratë që derdhen në Shqipëri janë falë suksesit të jashtëzakonshëm të bandave të drogës, veprimptari e të cilën e daton në vitet 1990. Vendi i varfër po dilte nga komunizmi dhe kontrabandistët panë shansin e tyre për t’i shitur kallashnikovët ‘mafias Ndrangheta’ të Italisë. ‘Ndrangheta e kuptoi se mund t’u besonte shqiptarëve, i prezantoi ata me kartelet në Kolumbi dhe Ekuador dhe doli garant për ta,’ tha Nicaso.

Në shkurt, Europol tha se kishte thyer një linjë droge përmes Ekuadorit për në Evropë që ishte ideuar nga një shqiptar i cili kishte një marrëveshje me kultivuesit kolumbianë për të marrë katër ton kokainë në muaj, e për t’u dërguar të fshehura në kuti banane. Operacione të tilla nuk janë të pazakonta.

Ndërkohë, të rinjtë që rriteshin në plantacionet masive të kanabisit në Shqipëri.

‘Papritmas shqiptarët u përfshinë në të gjithë rrugën e kokainës për në Evropë, nga prodhuesi në rrugë, dhe ishin të lumtur të merrnin fitime më të ulëta (se të tjerët), kjo është arsyeja pse ata mundën të ofronin një kilogram kokainë 99 për qind të pastër në Londër për 4000 deri në 6,000 paund ndërsa holandezët kërkonin 20,000 paund,’ tha Nicaso.

Ndryshe nga ‘Ndrangheta, e cila fsheh paratë e saj jashtë vendit dhe e lë Kalabrinë e saj në varfëri, bandat shqiptare shpesh preferojnë t’i dërgojnë fitimet e tyre në shtëpi për të përfituar nga çeqet e dobëta dhe ekonomia e parave të gatshme.

‘Grupet shqiptare të krimit të organizuar kanë akses të konsiderueshëm në tregun e trafikut të drogës në Mbretërinë e Bashkuar, i cili është ende një biznes me para të gatshme’, tha Pete Stevens, zëvendësdrejtor i Agjencisë Kombëtare të Krimit. ‘Ata janë përgjithësisht shumë të shpejtë për të zhvendosur të ardhurat e tyre në para të krimit në Shqipëri për investime ose për t’i fshehur ato në mënyrë të sigurt nga autoritetet.’

Klodiana Lala, një reportere shqiptare e krimit, tha: ‘Bandat shqiptare të drogës me bazë në Mbretërinë e Bashkuar po i investojnë paratë e tyre në ndërtim dhe biznese të tjera në Shqipëri. Ata mblidheshin së bashku, merrnin furgona me qira dhe i dërgonin në shtëpi të ngarkuar me para, ose përdornin kamionë që transportonin makina dhe fshihnin paratë në makinat, por tani kriptomonedha ka ndryshuar gjithçka-të gjithë po e përdorin atë.’

Vitin e kaluar 436 milionë sterlina u dërguan në Shqipëri, nga 250 milionë në 2019. ‘Është e qartë se diçka po ndodh’, tha Ola Xama, e cila llogariti shifrat. Ajo zbuloi se në vitin 2022, 368 milionë paund gjetën rrugën drejt Shqipërisë jashtë kanaleve të bankës.

Paratë e pista depërtuar si në ekonominë shqiptare ashtu edhe në politikën e saj, pasi baronët e drogës blejnë vota për 50 euro në emër të miqve politikanëve. Qeveria shqiptare ka reaguar duke ngritur prokurorinë speciale të quajtur Spak, me zyrtarë të trajnuar nga FBI në Virxhinia.

Ajo tashmë ka pasur një ndikim. Në vitin 2022 Spak ngriu asetet e lidhura me Gjinaj, manjati i ndërtimit, nënkontraktori i të cilit gërmoi parkun e makinave për Downtown One. Ata përmendën dyshimet se pasuria e tij e pazakontë ishte e lidhur me trafikun e drogës.

SPAK tani është në pritje të një vendimi gjyqësor për konfiskimin e pasurive të tij. Mes tyre është kompania që qëndron pas zhvillimit të Garden Residence Turdiu, një treshe e re pallatesh në Tiranë ku jeta vazhdon normalisht. ‘Unë nuk do ta kisha blerë banesën time nëse do ta dija se do të sekuestrohej nga qeveria,’ tha Fatjona, 40 vjeçe, një banore që po shikonte fëmijët e saj duke luajtur.

Përgjatë bregut, ku paratë po pastrohen përmes furtunës së hoteleve të reja që ofrojnë shërbime për turistët që zbulojnë plazhet shqiptare, qeveria po përpiqet të tregojë se po lufton bandat.

Në janar, ministri i Brendshëm, Taulant Balla, njoftoi se një hotel me pamje mahnitëse nga deti, i sekuestruar nga kriminelët në Vlorë, do të përdorej nga oficerët e policisë për pushimet e fundjavës. Pëllumb Gjoka, një biznesmen i quajtur dikur një ‘investitor strategjik’ nga qeveria shqiptare me miratim për të ndërtuar një resort 52 milionë euro në bregdet, u arrestua nga Spak vitin e kaluar me dyshimin se kishte lidhje mafioze.

Por koha kalon për autoritetet që përpiqen të ndalojnë fluksin e parave kriminale: rreziku i një flluskë strehimi po rritet, dhe bashkë me të edhe potenciali për shkatërrimin ekonomik.

‘Sektori i ndërtimit është rritur shumë më shpejt se ekonomia gjatë tre viteve të fundit,’ tha Klodian Tomorri, një ekonomist.

‘Tirana tani po ndërton rreth 300 m2 sipërfaqe për çdo banor të ri. Kjo është nëntë herë më shumë se mesatarja e BE-së, të gjitha këto rritin shanset për një ‘flluskë’. Nëse shpërthen pasojat do të bien në kreditë me probleme, dështimi i firmave të ndërtimit, humbja prej pronarëve të shtëpive dhe një recesion i mundshëm. Le të shohim se çfarë do të ndodhë.’sn

Marrë nga The Times

Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve flet për dosjen e Martin Camajt dhe të Drita Çomos

Gentiana Sula, kryetare e Autoritetit të Dosjeve, e ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në Neës24 ka zbuluar detaje nga veprimtaria dhe puna e këtij institucioni.

Sula u shpreh se dosja për Martin Camajn në arkivë nuk është dosje e bashkëpunimit të tij me Sigurimin e Shtetit asokohe.

Ajo shtoi se kjo dosje përmban profilin e tij dhe ka dokumente të sajuara nga Sigurimi i Shtetit për ta kërcënuar atë me jetë.

Sula ka folur po ashtu për dosjen e Drita Çomos duke thënë se për këtë të fundit dosja u hap që në moshën 16-vjeçare dhe në të ajo përshkruhet me nota urrejtjeje nga autoriteti i kohës.

“Institucioni u bë 7 vite që ekziston dhe është krijuar në mënyrë që t’i përgjigjet kërkesave të qytetarëve dhe institucioneve. Rast pas rasti bëhet kërkesa për de klasifikim dhe kryhet. Institucioni ka edhe një aksion të vetin duke kryer de klasifikime në mënyrë më masive për t’i ardhur në ndihmë publikut.

Për sa i përket dokumenteve që lidhen me marrëdhëniet ndërkombëtare, ka një proces më të gjatë ku marrim ndihmë edhe nga institucione apo specialistë të tjerë. Kemi një komision të brendshëm të de klasifikimit dhe procesi është kolegjial.

Për Martin Camajn po përmbyllim një proces të nisur prej kohësh. Nuk dua të nxjerr konkluzione, por ne kemi nxjerrë se dosja për të nuk është një bashkëpunimi, por është një dosje e profilit të tij dhe ka dokumente të sajuara nga Sigurimi i Shtetit për ta kërcënuar atë me jetë, ose ka letra vetë të falsifikuara nga vetë sigurimi për Martin Camajn.

Një ndër dokumentet më pikante ishte fati tragjik i Barbara Orgockas, një grua polake që martohet me një shqiptar. Fati i saj dihet, ajo u akuzua për spiunazh dhe përfundoi keq. Ne gjetëm letrën në dosjen e saj që mamaja i shkruan diktatorit të asaj kohe ku i lutet për fëmijët dhe fatin e saj.

Ne po bëhemi gati për klubin e librit dhe kemi librin e Drita Çomos, fati i saj dhe familjes ishte tragjik. Fati e goditi me një sëmundje të pashërueshme dhe ajo tregon mungesën e kontaktit me familjen në mënyrën e saj rinore. Të bën përshtypje të thellë që dosja u hap për të në moshën 16-vjeçare. Ka një urrejtje të hapur që në fillim ndaj saj në dosje. Mënyra si e komentojnë tregojnë për një situatë jo njerëzore, si në spital edhe në shoqëri”, u shpreh ajo mes të tjerash.

Inceneratori i Tiranës- BKH kontroll në banesën e Blushit, në kërkim të 120 milionë eurove ‘të zhdukura’

Afera korruptive e inceneratorit të Tiranës, i cili nuk ekziston, ndërkohë janë zhdukur rreth 120 millionë euro që duhej të ishin investuar në “objektin e padukshëm”, po hetohet nga SPAK. 

Prokuroria Speciale ka vendosur në sekuestro preventive inceneratorin, ka arrestuar Taulant Tushen, një prej drejtorëve të rëndësishëm të Erion Veliajt, si dhe ka deklaruar se po vijon hetimet. Megjithatë deri më tani SPAK është marrë me “peshqit” e vegjël, duke lënë jashtë pronarët e vërtetë Rama-Veliaj.

Së fundmi, SPAK është kujtuar që përmes agjentëve të BKH-së, të kërkojë gjurmë se ku kanë shkuar paratë.  Dhe në këtë kuadër, nga burime konfindenciale mësohet se pikërisht agjentët e BKH-së, në ditët e fundit kanë ushtruar kontrolle në banesën e Ben Blushit.

Mësohet se kontrolli në banesën e Blushit ka lidhje me kompaninë Em-Capital, e krijuar nga Eva Blushi, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto në Bullgari.

Sipas raportimeve, agjentët e BKH-së kanë kërkuar pikërisht dokumentet lidhur me kompaninë Em-Capital, e cila duket se ka shërbyer pikërisht për qarkullimin e parave që merreshin nga inceneratorët, për tu investuar më pas në të tjera kompani.

Situata në rastin e bashkëshortes së Ben Blushit, Eva Blushit, bëhet edhe më e  ndërlikuar, pasi si notere publike, nuk ka pasur të drejtën e ushtrimit të aktiviteteve të tjera, pasi ligji e ndalon.

Pavarësisht dokumenteve të publikuara në media që provojnë lidhjet, mësohet se agjentët e BKH-së ndoshta kanë synuar të gjejnë të tjera dokumente origjinale, apo të papublikuara, për të zbuluar një tjetër labirinth, që lidhet pikërisht me miliona euro, që merreshin për inceneratorin, por kurrë nuk u investuan aty.

Nga burime jo zyrtare mësohet se agjentët e BKH-së kanë sekuestruar një seri dokumentesh, në kuadrin e hetimit, por edhe pajisje kompjuterike dhe aparate telefonike, një procedurë kjo që pothuajse ndodh me çdo çështje që hetohet nga SPAK.

Interesant është fakti se përfshirjen e Blushëve në atë që konsiderohet si mafia e inceneratorëve, e ka denoncuar lideri i opozitës Sali Berisha në 2020 dhe më pas anëtari i Kryesisë së PD-së, Jamarbër Malltezi, qoftë në 2022 ashtu edhe në 2023.

Por gjatë kësaj periudhe, SPAK duket se nuk ka gjetur kohën, qoftë edhe për të verifikuar, ndërsa mbetet për tu parë se çfarë mund të kenë gjetur agjentët e BKH gjatë kontrollit në banesën e Blushit, sa interesante mund të jenë për hetimin dhe a do të mund të hedhin më shumë dritë mbi paratë që janë qarkulluar përmes “Em-Capital”.

Denoncimet nga Berisha e Malltezi

Në 2020, lideri i opozitës, Sali Berisha, do të shprehej: “Edhe në Zimbabve ka një drejtësi që funksionon dhe i pret ministrit një arrest për ndjekje penale, në një kohë kur Shqipëria i lë të livadhisin dhe të shprehen se nuk më intereson procedura. Janë publikuar dokumente të qarta nga media për lidhjen e Ben Blushit me këtë klan mafioz”.

Dy vite më pas, Jamarbër Malltezi, në një denoncim publik do të deklaronte “Blushi në bashkëpunim me sekseret e inceneratorëve Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto krijojnë guackën EM Capital ne Bullgari për t’u fshehur. Kjo guackë nuk kishte para kur u krijua, por do merrte mbi 1 milion euro nga inceneratori i Tiranes (pra merr para publike përkundrejt lëshimit të faturave fiktive!).

EM Capital (Mertiri-Zoto-Blushi) nënshkruajnë kontratë me pronarët e Top Channel për t’iu blerë borxhin 51% të kompanisë Lori Cafe (emri zyrtar Valtelina shpk) që e kishin të tretët. Kontrata kërkonte 153 milion lekë që do paguheshin fillimisht dhe 600,000 euro do paguhej me këste.

Kontrata firmoset, paratë jepen për borxhin, dhe hyn ne fuqi kontrata ne Dhjetor 2019 ku Mertiri-Zoto-Blushi dalin si pronar me 51% tek Lori Cafe (Valtelina shpk).

EM Capital (Zoto-Mertiri-Blushi) lëshojnë fatura fiktive për inceneratorin e Tiranes për një vlere te vërtetuar prej te paktën 1,050,000 euro!!! Lefter Koka ka 1 vit i burgosur për fatura fictive.

Në 2022 çudia ndodh: Ndonëse kane marre mbi 1 milion euro nga para publike përmes inceneratorit te Tiranes dhe ndonëse kane paguar Lori Cafe te paktën 153 milion leke (për borxhin tek te tretet), Zoto-Mertiri-Blushi dalin me 0 aksione nga kompania e Lori Cafe pasi nuk i kanë bërë pagesat ne kohe!!! Pra, jo se nuk kane paguar, JO, paratë u paguan, por jo ne kohe! DMTH Mbaroi kontrata e marrjes me qira të medias kombëtare”.

EM CAPITAL GROUP AD, u krijua si kompani me aktivitet tregtar në menaxhim dhe zhvillim  të projekteve të lidhura me sektorin e pronave e patundshme, ndërtimin, prodhimin ose marketimin e shërbimeve që lidhen me zhvillimin e teknologjive të reja të filtrimit të ujit, patentat ose fushat e tjera të pronësisë intelektuale në përputhje me ligjet, shërbime konsulence dhe marketimi, shërbime turistike, hotelet dhe kateringun, transportin në vend dhe vendet përreth, duke siguruar reklamim, informacion, prezantim të ofertave tregtare dhe ndëmjetësim, ashtu sikundër çdo aktivitet tjetër që nuk është ndaluar nga ligji.

Pra nga e gjithë çfarë është deklaruar dhe denoncuar, shihet qartë se kompania e themeluar si bullgare “EM Capital Group AD”,  me pronarë Klodian Zoton dhe bashkëshorten e Ben Blushit, Evën, ka blerë 51% të aksioneve të kompanisë “VALTELINA shpk”, e cila  është edhe mbajtësja dhe prodhuesja e brandit “Lori Kafe”.Shuma e derdhur në këtë rast për blerjen e aksioneve ishte 2.2 milionë dollarë.

Po kështu, përmes kompanisë “EM Capital Group AD”, Eva Blushi, ka lëshuar fatura fiktive për llogari të koncesionarit të inceneratorit të Tiranës, Klodian Zoto.

Referuar dokumenteve të publikuara, mbi 1 milion euro fatura fiktive janë lëshuar nga “EM Capital” për llogari të inceneratorëve.

Dhe një tjetër detaj që zbulonte lidhjet e Eva Blushit me inceneratorit, është edhe një autorizim për përdorim të një automjeti “Range Rover” lëshuar nga administratorja e “Albtek Energy shpk”, Stela Gugallja për llogari të bashkëshortes së Ben Blushit.

Me pak fjalë vetëm me dy “lëvizje” janë së paku 3.3 mln dollarë që “EM Capital” i Klodit të inceneratorëve dhe Eva Blushit ka kryer me shuma që normalisht duhej të ishin investuar në inceneratorin e Tiranës.

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

“Der Spiegel” zbulon planin e Annalena Baerbockut: Gjermania do ta furnizojë Ukrainën me raketat e fuqishme Taurus

Annalena Baerbock po punon në fshehtësi për një plan për të dërguar në Ukrainë raketa me rreze të gjatë veprimi Taurus. Kështu shkruan gazeta gjermane, Der Spiegel, e cila ka zbardhur një nga opsionet e kreut të Ministrisë së Jashtme. Gjermania do të transferojë raketat e fuqishme në Britani të Madhe, e cila nga ana e saj do t’i transferojë tek ukrainasit, por do të ruajë kontrollin mbi vendosjen dhe objektivat.

Kështu do të funksionojë që të mos shkelen “vijat e kuqe” të kancelarit gjerman, Olaf Scholz. Ky i fundit disa herë ka deklaruar se nuk do të transferojë këto raketa në Ukrainë pasi në këtë formë do të thotë se Gjermania është në luftë me Ukrainën.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius raportohet se ka urdhëruar ushtarakët gjermanë që t’i përgatitin raketat për dërgim në Ukrainë. Ukrainasit po luftojnë kundër pushtuesve rusë që nga 24 shkurti i vitit 2022.bw

Zonjat ish-deputete rikthehen në Kuvend, kujtojnë momentet historike të Kosovës

Që nga koha e pasluftës e deri më sot, pothuajse të gjitha gratë në partitë politike, që kaluan nëpër legjislatura të Kuvendit të Kosovës, u mblodhën sot në një seancë me temën “Historia e deputeteve në Kuvendin e Kosovës – përparim dhe proces”, e thirrur nga Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ish-deputetet në prononcimet e tyre për Telegrafin kujtuan kohën kur përfaqësonin qytetarët e Kosovës në një periudhë jo të lehtë tranzitore.

Ish-deputetja nga radhët e PDK-së, Xhevahire Izmaku, tha se ajo kohë ka qenë më e vështirë se sa sot.

“Nuk ka qenë më ndryshe se sot. Mirëpo sfidat kanë qenë të ndryshme. Domethënë, kur ne kemi kalu në atë periudhë ka qenë pak më e vështirë. Ka pasur disa vendimmarrje që s’kanë qenë shumë populliste dhe kanë qenë shumë vendime të vështira”, tha ajo.

Izmaku kujtoi disa vendime të rëndësishme që janë ndërmarr në atë kohë për Kosovën.

“Do të kujtoj një vendim të jashtëzakonshëm për shtetin e Kosovës, siç ka qenë votimi për themelimin e Forcave Armatosura të Kosovës (FSK), pra të ushtrisë së Kosovës. Ky ishte një moment që do të mbetet memorien time të përjetshme. Ka pasë edhe momente shumë të vështira, si votimi i Gjykatës Speciale, për shembull. Marrëveshja me Serbinë. Mirëpo edhe marrëveshja me MSA-në…”, ka thënë Izmaku.

Edhe Anita Morina – Saraçi, e cila ishte deputete nga radhët e LDK-së në periudhën vitin 2007-2010, theksoi se ishte shumë sfiduese për një femër të ishte përfaqësuese e popullit në ato vite.

“Unë kam qenë deputete në mandatin 2007-2010, kur Kosova kaloi tranzicionin dhe u bë shtet i pavarur dhe demokratik. Ishte shumë sfiduese, sidomos si femër, sepse në vitet e pasluftës, femrat akoma janë ballafaqu me të drejtat gjinore, vazhdojnë edhe sot. Mirëpo, në fillimet ishte shumë më vështirë, por mendoj që ishte mandati ku ne i vumë themelet e shtetit, të gjithë si deputetë. Edhe në legjislaturat u miratuan ligje, të cilat kishin të bënin drejtpërdrejt me të drejtat e femrave dhe me mbrojtjen e grave, viktimave të dhunës dhe ligje të tjera, që lidheshin me këtë sferë”, tha Morina.

Sa është e rëndësishme për Morina-Saraçin të jetë njëra nga nënshkrueset e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës?

“Kjo ka një vlerë shumë të veçantë. Të jeshë deputete në mandatin kur nënshkruhet, kur vuloset themelimi i shtetit është një ndjenjë që të jep një kënaqësi gjithë jetën”.

Edhe, ish-deputetja njëra ndër më të moshuarat nga radhët e PDK-së, Flora Brovina potencoi se të jesh deputete do të thotë të jesh ushtare dhe ta ndërtosh shtetin.

“Të nxjerrësh ligje dhe rregullore që do të funksionojë shteti, sa më mirë. Kështu e kam kuptu detyrën time, si vazhdim të detyrës së parë, asaj të lirisë së Kosovës”, tha Brovina.

Ndërsa, ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga PDK, Drita Kadriu e cila është dhe njëra nga nënshkrueset e deklaratës së Pavarësisë së Kosovës tha se ka qenë privilegj dhe përgjegjësi shumë e madhe të jesh deputete në mandatin e pavarësisë.

“Ishte dita më fatlume që brezat e rinj dhe brezi im e shënuam. Patëm fat të jemi pjesë e mandatit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Kadriu.

Ndërkaq, ish e burgosura politike, njëherësh ish-deputetja e LDK-së, Mevlyde Saraçi, për Telegrafin kujtoi konstituimin e Parlamentit të parë të Kosovës. Ajo tha theksoi se ka qenë një periudhë jashtëzakonisht e vështirë, pasi siç tha ajo “Kosova ka qenë gjithmonë nën thundra të huaja. Dhe ishte hera e parë e themelimit të një Parlamenti të Republikës së Kosovës. Ishte një proces shumë i vështirë në rrethana të jashtëzakonshme edhe pse me përkrahje të ndërkombëtarëve”.

Edhe ish-deputetja nga radhët e PDK-së, Sala Ahmeti tha se për deputetet e legjislaturës së parë ishte një ndjenjë e veçantë.

“Ka qenë edhe lumturi e krenari njëkohësisht, por edhe ndjenja e përgjegjësisë dhe një frikë. Jo frikë, sepse ne nuk kemi pasur përvojë parlamentare. Nuk kemi ditur shumë gjëra që kanë të bëjnë me legjislacionin, me mënyrën se si duhet të komunikojmë në kuvend, diskutimet që do duhej t’i bënim dhe kjo na e ka shtu shumë ndjenjën e përgjegjësisë, së paku mua. Pastaj, gjatë rrugës kemi mësuar shumë gjëra. Kanë ardhur të huajt, na kanë bërë trajnime…”. /Telegrafi/

Bloomberg: Firma e Jared Kushnerit shënjestron kontrata miliarda dollarëshe në Ballkan me pronat e paluajtshme

Firma Affinity Partners e Jared Kushner-it është në diskutime të avancuara për tri investime për zhvillim pronash në Ballkan që mund të kalojnë 1 miliard dollarët.

Firma e kapitalit privat me bazë në Majami planifikon të transformojë ishullin e Sazanit të Shqipërisë në Mesdhe, një ish-bazë ushtarake, në një eko-resort të markës Aman, tha Kushner në një intervistë me Bloomberg News.

Affinity po kërkon gjithashtu të zhvillojë Gadishullin e Zvërnecit të Shqipërisë, një rajon bregdetar me më shumë se 5 km plazhe me rërë të bardhë. Firma planifikon të shtojë disa resorte të mëdha në zonë, me afro 10,000 vila dhe dhoma hoteli.

“Ishulli i Sazanit është një nga vijat bregdetare më të pacenuara dhe unike që kam parë në të gjithë në botën,” tha Kushner.

Duke hulumtuar me miqtë e tij Ric Grenellin, i cili ka shërbyer si ambasador i SHBA-së në Gjermani gjatë administratës Trump, dhe Asher Abehserën, atë e tërhoqi një nga zonat turistike me rritjen më të shpejtë në botë. Qyteti turistik i Shqipërisë i Ksamilit renditet ndër destinacionet kryesore globale të Airbnb-së.

Një projekt i tretë do të transformonte tre blloqe të braktisura në zemër të kryeqytetit serb Beogradit në një hotel luksoz me hapësirë komerciale dhe më shumë se 1500 rezidenca. Zona historike ka qenë e zbrazët që nga bombardimi i NATO-s në prill të vitit 1999 ndaj ndërtesës së Ministrisë së Mbrojtjes të ish-qeverisë së Jugosllavisë.

Kushner është dhëndri i ish-presidentit Donald Trump dhe ka shërbyer si këshilltar i lartë i Shtëpisë së Bardhë. Pasi la punën e tij në qeveri, ai krijoi Affinity, që tani ka asete prej 3.1 miliardë dollarësh.

Firma mbështetej nga investitorë shtetërorë arabë, duke përfshirë rreth 2 miliardë dollarë nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite. Ai po shikon gjithashtu mundësi për të investuar në energjinë e rinovueshme, qendrat e të dhënave dhe në inteligjencën artificiale.

Kushner luajti një rol kryesor në Marrëveshjet e Abrahamit që normalizuan marrëdhëniet midis Izraelit dhe disa kombeve arabe në vitin 2020. Ai ka treguar se nuk do t’i bashkohet administratës së Trump nëse kandidati i supozuar republikan fiton zgjedhjet presidenciale në nëntor./Bloomberg – Syri,net

Gazetari i Zërit të Amerikës, në listën e sanksioneve të reja të Rusisë

VOA/Liam Scott

 

Një gazetar i Zërit të Amerikës është ndër 200 shtetasit amerikanë ndaj të cilëve qeveria ruse vendosi sanksione të enjten.

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë njoftoi të enjten se vendosi sanksione ndaj gazetarit Jeff Seldin, i cili mbulon çështjet e sigurisë kombëtare në Zërin e Amerikës. Zoti Seldin është ndër disa gazetarë, disa prej të cilëve nga gazetat The Washington Post dhe The New York Times, që përfshihen në valën e fundit të sanksioneve ndaj shtetasve amerikanë.

Gjithsej, 227 shtetas amerikanë u përfshinë në këtë raund sanksionesh për atë që qeveria ruse e quajti “aktivitet anti-rus”.

“Hyrja në Federatën Ruse u ndalohet 227 amerikanëve të përfshirë në zhvillimin, zbatimin dhe justifikimin e kursit rusofob të administratës së tanishme amerikane”, thuhet në një deklaratë të publikuar në faqen në internet të ministrisë së Jashtme ruse.

Njoftimi u bë vetëm një ditë përpara fillimit të zgjedhjeve presidenciale në Rusi, fitoren në të cilat presidenti Vladimir Putin e ka pothuajse të garantuar.

Ndër gazetarët e tjerë të sanksionuar janë ata të gazetës The Washington Post: Joseph Marks, Joseph Menn, Ellen Nakashima dhe Tim Starks, si dhe gazetari Robert Worth, i gazetës The New York Times.

I pyetur për koment, zoti Seldin iu referua një deklarate të zyrës së marrëdhënieve me publikun të Zërit të Amerikës, ku thuhet se: “Mandati i Zërit të Amerikës parashikon dhënien e lajmeve dhe informacioneve të sakta, objektive dhe gjithëpërfshirëse në çdo pjesë të botës. Mbështesim raportimet e Jeff-it; nuk do të dekurajohemi dhe do ta vazhdojmë punën për t’i shërbyer audiencës tonë në Rusi”.

Zoti Seldin nuk është gazetari i parë i Zërit të Amerikës ndaj të cilit Moska vendos sanksione. Ish-drejtorja në detyrë e Zërit të Amerikës, Yolanda Lopez, u sanksionua nga qeveria ruse në maj 2023.

Në listën e re të sanksioneve përfshihen edhe zyrtarë të qeverisë amerikane, ndër ta edhe zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.

“Jemi thellësisht të shqetësuar nga përpjekjet në rritje të Kremlinin për të kufizuar lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave në Rusi”, shprehet në një deklaratë dërguar Zërit të Amerikës një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

“Dënojmë me forcë përpjekjet e vazhdueshme të Kremlinit për të frikësuar, shtypur dhe ndëshkuar gazetarët e pavarur dhe zërat e shoqërisë civile, përfshirë nëpërmjet përdorim të ligjeve të censurës për të ndëshkuar kritikët e luftës brutale të Rusisë”, thuhet në deklaratë.

 

Moska u vendosi sanksione edhe disa profesorëve të universiteteve të ndryshme, ndër to universitetet në Harvard, Yale dhe Columbia.

Për profesorin Peter Clement, i cili jep mësim në Columbia për politikat ruse të sigurisë, nuk është surprizë përfshirja në këto sanksione.

“Nuk u befasova. Është në përputhje me politikën ruse në të kaluarën për të vendosur sanksione që i konsiderojnë si reciproke”, i tha ai Zërit të Amerikës.

Kremlini ua ka ndaluar hyrjen në Rusi rreth 2 mijë amerikanëve, në kuadrin e asaj që e quan përgjigje ndaj sanksioneve amerikane të vendosura për individë dhe kompani ruse.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet perëndimore i kanë vendosur Rusisë një valë masive sanksionesh, në përgjigje të luftës së saj në Ukrainë.

Disa nga të dhënat për këtë artikull u morën nga agjencia e lajmeve AFP.

VOA: Kushner, dhëndri i Trump-it, projekt turistik për Sazanin

Kompania amerikane Affinity Partners, e sipërmarrësit amerikan Jared Kushner, dhëndri i ish presidentit Donald Trump, synon të realizojë dy projekte të mëdha turistike në Shqipëri, së bashku me një tjetër në Beograd, vlera e përbashkët e të cilëve mund të kalojë 1 miliard dollarët.

Sipas një artikulli të botuar sot nga Bloomberg News, kompania e investimeve e zotit Kushner me qendër në Majemi, planifikon të transformojë ishullin e Sazanit, i përdorur deri më vetëm si një baze ushtarake, në një eko-resort luksoz të markës Aman. Ai tha për Bloomberg-un, se “ishulli i Sazanit është një nga vijat bregdetare më të pacënuara dhe unike që kam parë parë kudo në botë”.

Kompania e tij Affinity kërkon gjithashtu të zhvillojë zonën e Zvërnecit, pranë Vlorës, duke planifikuar ndërtimin e disa resorteve me afro 10 mijë dhoma hotelesh dhe vila.

Për Bloomberg-un, zoti Kushner ka shpjeguar se duke hulumtuar me miqtë e tij Richard Grenell, i cili shërbeu si ambasador i SHBA në Gjermani gjatë administratës Trump, dhe Asher Abehsera, partner i tij biznesi, ai u tërhoq nga një nga zonat turistike me rritje më të shpejtë në botë.

Projekti i tij i tretë në Beograd, synon transformimin e tre blloqeve të braktisura, në zemër të kryeqytetit serb, në një hotel luksoz me hapësirë komerciale dhe më shumë se 1,500 rezidenca. Zona historike ka qenë e zbrazët që nga bombardimi i NATO-s në prill 1999 ndaj ndërtesës së Ministrisë së Mbrojtjes të ish-qeverisë së atëhershme.

Zoti Kushner ka shërbyer si këshilltar i lartë i Shtëpisë së Bardhë. Pasi la punën e tij në qeveri, ai krijoi kompaninë Affinity Partners, e cila, sipas Bloomberg-ut, zotëron asete prej 3.1 miliardë dollarësh. Kompania pati mbështetjen e investitorëve nga vendet e Lindjes së Mesme, duke përfshirë rreth 2 miliardë dollarë nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite. Ai po shikon gjithashtu mundësi për të investuar në energjinë e rinovueshme, qendrat e të dhënave dhe inteligjencën artificiale.

Lidhur me projektet e tij në Shqipëri, Ministria shqiptare e Turizmit dhe Mjedisit i tha Zërit të Amerikës se kompania e zotit Kushner ka paraqitur një aplikim pranë Agjencisë së Zhvillimit të investimeve “për një projekt turistik në ishullin e Sazanit, si shumë aplikime që bëhen nga investitorë të huaj, dhe lajmi i mirë është që tanimë turizmi ka hyrë në sektorët e interesit të investitorëve të huaj, jo vetëm të shqiptarëve. Por sipas ligjit, projekti duhet të kalojë në disa shkallë shqyrtimesh, para se të merren vendime, por gjithsesi, deri sot, një projekt i tillë nuk ka ardhur ende në Ministrinë e Turizmit dhe të Mjedisit”.

Në shpjegimin e saj, Ministria shprehet se “ka pasur edhe më parë interesime e kërkesa për zhvillim turistik në ishullin e Sazanit, çka padiskutim përkon në parim me ambicien tonë për ta kthyer ishullin në një xhevahir të kurorës së turizmit mesdhetar, por i kemi refuzuar, sepse objektivat zhvillimore të të interesuarve nuk i kemi konsideruar në perputhje me vizionin e një turizmi miqësor me mjedisin dhe natyrën, ekuilibër i domosdoshëm për Shqipërinë turistike të vizionit 2030”.

Për rastin e Zvërnecit, ministria tha se nuk ka dijeni për një projekt të tillë, duke shtuar se “çdo propozim e përpjekje për të investuar në Shqipëri është i mirësardhur. Qeveria shqiptare nuk e ka fshehur ambicien për nxitjen dhe lehtësimin e investimeve cilësore në turizmin e ekselencës dhe të hotelerisë me 5 yje, me standarte ndërkombëtare. Çdo investitor serioz që vjen, për më tepër nga vende aleate strategjike të Shqipërisë siç janë edhe SHBA-të, e ka derën të hapur për të kontribuar në rritjen cilësore të turizmit dhe të standarteve të larta në këtë sektor jetik për ekonominë e vendit”.


Send this to a friend