Ku janë sot të rejat e brigadës “Urani Pano”, të rinjtë e brigadës VII të Gjirokastrës, ushtarakët, marangozët apo fshatarët, që kërkuan dënimin me vdekje të grupit të deputetëve në vitin 1947? A e dinin ata fshatarë, që kishin vënë shenjat e gishtave, sepse as firmën e tyre nuk dinin të hidhnin, se po kërkonin të vinin në litar, elitën shqiptare?!
Gjatë këtyre viteve është folur për këtë gjyq të tmerrshëm, që çoi në litar, pushkatim e burgim të përjetshëm, disa nga zërat opozitarë të pushtetit popullor të asaj kohe.
Mes tyre ishin emra si Riza Dani, deputet i Shkodrës; Shefqet Beja, deputet i Durrësit; Enver Sazani, deputet i Durrësit; Selaudin Toto, deputet i Gjirokastrës; Irfan Majuni, deputet i Dibrës; Faik Shehu, deputet i Dibrës; Kosta Boshnjaku, deputet i Tiranës dhe Gjergj Kokoshi, deputet i Shkodrës, etj. Sot nuk do të flasim për gjyqin, por për ndikimin që pati në popull ky proces gjyqësor. Për t’i dhënë një karakter popullor eliminimit të opozitës shqiptare, janë stisur qindra letra e telegrame nga e gjithë Shqipëria, dërguar Gjykatës së lartë. Janë punëtorë, fshatarë, të rinj, ushtarakë, marangozë…
Letrat janë shabllone, duket si të shkruara nga e njëjta dorë. Të gjithë shprehin urrejtjen dhe kërkojnë dënimin me vdekje të spiunëve të anglo-amerikanëve, që kërkonin rrëzimin e Pushtetit popullor. Më poshtë, disa prej letrave e telegrameve që mbështetën dënimet kapitale të Gjykatës së lartë. Disa janë të nënshkruara me firma, por ka në to edhe vetëm shenja gishtash… të gjitha këto janë pjesë e dosjes së Deputetëve, të cilat na i vë në dispozicion Autoriteti për Informimin e Hapjeve të Dosjeve të Sigurimit të Shtetit.
***
Tiranë,
9 Shtator 1947
Trupit të Gjykatës së Lartë Ushtarake Tiranë
Ne, nëpunësit e Komisionit të Planit, të mbledhur sot, më datë 8-9-1947, në një konferencë Sindikale për punimin e akt-akuzës së Prokurorit të Popullit, kundër grupit udhëheqës t’Organizatës Trathtare sabotatore që sot janë në bankot e t’akuzuarve; t’indinjuar nga trathëtija e tyre e lartë, dhe duke dashur të mbrojmë fitoret dhe interesat e Popullit t’onë, çfaqim urrejtjen më të madhe kundër armiqve të Popullit dhe kërkojmë nga Trupi Gjykues vendimin e drejtë për dënimin e tyre kapital.
Vdekje Fashizmit-Liri Popullit
Për nëpunësit e Komisionit të Planit
Për kryesin e Këshillit Sindikal të Degës
Sekretari: Ferdi Tirana
Kryetari: Jano Dibra
Nga gjyqi i deputetëve në vitin 1947, diçitura bashkëngjitur i takon kohës kur u zhvillua ngjarja
***
Telegram
Durrës 19.9.1949
Gjykatës Naltë Ushtarake Tiranë
Ne 13500 vullnetarët e Hekurudhës së parë të Rinis, duke ndjekur me vëmendje zhvillimin e procesit të Gjyqit kundra tradhëtarëve, spiunëve dhe armiqve të popullit shprehim urrejtjen më të madhe për veprat e tyre kriminale të poshtra. Ne që sulmojmë natë e ditë me kazma dhe lopata në shkëmbinj dhe objekte e që nuk kursejmë as pikën e fundit të djersës për të ndërtuar jetën e re nën udhëheqjen e Enverit dhe të Partisë nuk durojmë që të cenohet Pushteti i jonë Demokratik dhe veprat tona të lavdishme që po ngrehim sot.
Të revoltuar pra në kulm për krimet e tyre në kurris të popullit kërkojmë nga trupi Gjykues që shpata e Drejtësisë të bjeri e pamëshirshme mbi këta spiunë sabotatorë mbeturina të Ballit dhe Legalitetit të shitun me sterlinat e Anglo-Amerikanve.
13500 Vullnetarët e Hekurudhës së Rinis
Durrës-Elbasan
***
Ushtrija Kombtare Shqiptare
Komanda e Bat. Automob. Instruktiv
Vdekje Fashizmit-Liri Popullit
Gjykatës Lartë Ushtarake Tiranë
Na, ushtarët N/Oficerat e Oficerat e Batalionit Aut. Instruktiv’duke ndjekun me kujdes dhe me vëmendjen ma të madhe leximin e gazetave “Bashkimi dhe Luftëtari”, nji vëmendje të veçantë ju kemi kushtuar faqeve të tyne ku bëhet fjalë mbi zhvillimin e seancave të Gjyqit të kriminelave dhe sabotatorëve të Popullit dhe të Republikës t’onë Popullore qi mundëm ta fitojmë nëpër mjet shumë betejave të përgjakëshme me armiqt e jashtëm dhe me ato të Mbrendshëm me shokët e atyne qi sot janë kapun nga Populli dhe janë paraqitur para bankës t’akuzuarve për të dhanun llogari për krimet dhe qëllimet e tyne qi kanë pasun për të përmbysun Pushtetin Popullor me anë t’intervecjonit të huaj imperialist.
Prandaj shoku Prokuror urrejtja e jonë shtohet dhe bëhet akoma ma tepër përpara atyne kriminelëve dhe spiunëve të Anglo-Amerikanëve qi kanë dashtë me ndamun dhe copëtuar Shqipninë për interesat e tyne imperialiste, të cilët e pohojnë dhe vetë sot me radhë përpara Gjyqit të Popullit. Kur shohim pohimet e tyre qi bajne se ato janë munduar të fusin panik dhe përçarje n’Ushtrinë t’onë të lavdishme, ku na ndëgjojmë sot se ato kanë dashtë të bajnë atentat kundra Udhëheqësa t’onë të Shquar; na revoltohemi dhe mbushemi me plot urrejtje për veprimet dhe pregatitjet e tyne kriminale qi kanë dashtë me hedhë Popullin t’onë në zjarrin e vuajtjeve miserabël dhe në luftën vëllavrasje të vendit t’onë.
Agjentët dhe spiunazhet e imperializmit, sabotatorët dhe armiqt e Popullit Shqiptar nuk kanë pasë kurrë ndonji herë dhe nuk do të kenë vend ma në Shqipninë e Enverit t’onë të dashtun t’Udhëheqësit të Çquar të Popullit Shqiptar. Na ushtarakët e lart përmendun i premtojmë Komandantit t’onë të Përgjithshëm dhe Partisë t’onë Heroike “Partisë Komuniste” se kemi qenë dhe do të jemi gjithmonë vigjilent dhe mprojtës të fortë t’interesavet të Popullit t’onë trim, por kërkojmë nga ju Shoku Prokuror qi pretenca juaj të jetë sa më e rreptë pa përjashtim për të gjithë ato qi me pregatitje koshjente kanë dashë me hedhë në greminë Popullin t’onë.
Na për këtë shoku Prokuror kemi besimin e plotë qi juve do të jeni të pa mëshirshëm me vendimet e drejta qi do të ketë Gjyqi i Lartë Ushtarak.
Rroftë Komandanti i përgjithshëm dhe Drejtësija e Popullit
Rroftë Partija Komuniste Shqiptare
Rroftë Populli Shqiptar dhe ushtrija e Tijë Heroike
Rrofshin Aleatët T’onë
Posht Spiunat dhe Agjentët e Imperializmit Huaj
Tiranë më 21/IX/1947
Vërtetohet
Komisari i Batalionit Aut.
N.Toger Elmas Kondi
***
Vdekje Fashizmit-Liri Popullit
Prokurorit të Gjykatës së Naltë ushtarake
Tiranë
Duke ndjekur me interesim gjyqin që zhvillohet kundra sabotatorëve, deputetëve tradhëtorë, spiunave dhe mbeturinave të ballit e legalitetit, po konstatojmë çdo ditë më kjartë dëmet që i kanë shkaktuar këta pushtetit, me qëllim që të shkojë kotë djersa dhe gjaku i Popullit Shqiptar.
Mbasi personat që ndodhen në duart e Drejtësis së Popullit, janë të zhytur këmbë e krye në tradhti dhe janë shitur te imperialistat e huaj, anglo-amerikanët, me qëllim që të zhysin Atdhen dhe t’i shkaktonin mjerime të reja popullit t’onë, lypim, shoku prokuror që të kërkoni nga trupi gjykues dënimin më të rreptë, mbasi e meritojnë. Me një dënim të këtillë ata do të mund të paguajnë një herë e mirë krimet dhe dëmet e shkaktuara.
Punëtorët Civilë dhe Ushtarakë të Shtypshkronjës Ushtarake
Tiranë më 16-IX-1947
***
Telegram
Ne marangozat dhe muratort e N/sek IV në një Koferenc që bën të gjithë së bashku mbasi dëgjuam dhe mësuam mbi gjyqin e Kriminelave që zhvillohet në Tiran. Neve çfaqim urrejtjen karshi tyre dhe kërkojm nga Trupi Gjykues që tu jepet dënimi i merituar. Ne kërkojm dënimin me Vdekje të Kriminelave sabotatorve armiqve të popullit shqiptar.
Marangozat dhe muratort e N/sek IV
VFLP
Dt. 14-IX-47
***
Gjyqit Specjal
Tiranë
Të mbledhun në një konferencë për rëndësinë e ditës historike të konferencës së Pezës-themelimit Frontit Demokratik dhe që duallem me një seri angazhimesh për realizimin dhe tejkalimin e Planit, çfaqim indinjatën t’onë për fytyrat e poshtra të tradhëtarëve dhe sabotatorëve e që të lidhun ngusht me reaksionin e jashtëm përpiqeshin në fabrikat, ndërmarrjet t’ona të pengonin punën t’onë, të delnin penges në rrugën që asht duke ndjekur populli ynë për një jetë të lumtur e më të mirë.
Neve ngrejmë zërin dhe kërkojmë me këmbëngulje që shpata e drejtësisë popullit të godas e pa-mëshirë mbi ta.
VFLP Tiranë, më 8.9.47
Puntorët e Zdrukthtaris Misto Mame dhe kantierit N.SH.N. të Ndërtimit Zdrkthtaris
***
Shoku Prokuror!
Populli i këtij Rajoni i mbledhur në nji miting të math prej më se 600 vetësh, me rastin e nxirjeve të vullnetarve për Hekurudhë që ze vendin kryesor në Planin e Shtetit i mbushur plot me urrejtje karshi veprës të deputetëve tradhtar, spiuna të vjetër t’imeprializmit Anglo-Amerikan, të sabotatorëve kriminel armiq të popullit, kërkon dënimin e tyre me vdekje mbasi rruga që këta ndiqnin kish për qëllim rezimin me forcë Pushtetit Popullor ngritja e të cilit na kushtoj kaq gjak e sakrifica.
Populli i Rajonit Nr.2
Tiranë, më 12/9/1947
***
Telegram
20.10.1947
Na arsimtarët e Kurveleshit të mbledhur në Kuç mbasi u diskutuan thema mbi organizatën tradhtare të spiunave e agjentave të huaj në të cilën ndodhen dhe arsimtarë çfaqim urrejtjen më të madhe kundër këtyre njerëzve të poshtër dhe kërkojmë ndëshkimin gjer në vdekje. Ne jemi për republikën e udhëhequr nga Enveri. Ne do të jemi vigjilent të gjithanshëm për çdo akt kriminalësh që do të guxojë të minojë pushtetin popullor.
***
Telegram
Prokurorisë
Gjyqit Specjal Tiranë
Ne të rinjtë e Brigadës VII të Studentave të Gjirokastrës, shprehim mejtimin t’onë karshi sabotatorëve të Pushtetit t’onë që kanë dalë sot në Gjyq dhe kërkojmë dënimin e tyre me vdekje.
205 vullnetarët e Brig. VII Gjirokastër
***
Telegram
Prokurorisë
Gjyqit Specjal
Tiranë
Ne të rejat e brigadës “Urani Pano” të mbledhura sot në d 16-IX-47 në një konferencë politike (rreth zhvillimit të atij gjyqi) një zëri dhe me këmbëngulje kërkojmë dënimin më të rëndë për kriminelat dhe trathtarët e vendit t’onë që janë duke dhënë sot llogari përpara popullit.
Të rejat e brig. “Urani Pano”
***
Gjykatës lartë
Tiranë
Telegram
Në emër të popullit të kooperativës Fshatare të Punës… në gjyqin e kriminelave të popullit kërkon dënimin e tyre në litar. Pse ata donin që të rrëzonin pushtetin t’onë popullor që është ngritur me gjakun e prindërve tanë. Pra populli thërret të gjithë në litar, litar.
(“Manifesti i (s)dorëheqjes” Edvin Kristaq Rama, vendlindja Tiranë më 4 Korrik, 1981?!)
Protesta qytetare në në Ditën e 27 tashmë i ka të zëna të dy rrugët që Rama po ju paraqet me “Manifesti i (s)dorëheqjes”.
As lart dhe as poshtë siç ai po sugjeron dhe kërkon lëmoshë apo lutet që kjo fantazi që vetë shtyn të mund të mos realizohet.
Holliwood-i* vendos ‘pllaka me yje’, ‘pllaka me gjurmë pëllëmbësh apo shpute këmbësh’ shoqëruar me emrat e njerëzve të mirënjohur dhe që kanë bërë emër. Ka gjithashtu shumë mirënjohje dhe kontribute të tjera ku publiku blen një tullë apo pllakë me emrin e vet për të kontribuar modestisht apo për të dhuruar e duke u bërë kështu mbështetës i një nisme.
Rama-kryeministër 13 -14 vjeçar pikërisht ka bërë duke mos mirënjohur popullin shqiptar dhe shpalljen e investitorëve strategjik.
Në “Manifesti i (s)dorëheqjes”, gënjen jo se do ta shtysh moshën për t’u ndier i ri, por hyn tek Baby Boomers(1946 – 1964) dhe nuk je ai :-“… unë si ‘Millennials’ me shpresën që “Gen Z” nuk do më denigrojë me komente.”
Gjithashtu pavarësisht se jeni kryeministër jeni po ai që i keni mashtruar sidomos pensionistët e çfarë gjeneratash vijë pas duke i marrë votë me premtime boshe të atyre që u drejtohesh që ke:-” me vete (me lehtësinë e një barre që nuk e kam mbi supe, bashkë me +800K vota) se qeverisjen e mundon më së shumti fodullëku dhe shkenca e gjithologjisë, por kjo meriton një hapësirë më të zgjeruar filozofike për diskutim.”
Por në të vërtetë meqenëse jeni ky që e keni shkruar manifestin tuaj pas një “fitoreje” pa program në Zgjedhjet e 11 Majit 2025 dhe vazhdoni të drejtoni me një kabinet që e ndryshoni sa herë që SPAK i afrohet tani vërtetë duhet me i kushtuar vëmendje asaj se çfarë shkruani:
“Tani lexomë (nëse mundeni dhe natyrisht nëse doni).
Dorëhiqu për transformimet e zonave urbane dhe rurale.
Dorëhiqu për aeroportet!
Dorëhiqu për turizmin që shënon shifra rekord!
Dorëhiqu për negociatat që u hapën!
Dorëhiqu për konferencën e tetë ndërqeveritare.
Dorëhiqu për kthimin në shina të ekonomisë!
Dorëhiqu që sot keni rritur pagat në thuajse të gjithë sektorët e ekonomisë.
Dorëhiqu sepse sot protestohet paqësisht dhe në dritaren tënde nuk ka snajper!
Dorëhiqu për transformimet në arsimin, shëndetësi, infrastrukturë dhe jo vetëm.
Realiteti është bezdisës për ata që jetojnë me nostalgjinë e krizës së përhershme.
Dorëhiqu, sepse e ktheve Shqipërinë në një vend që sot respektohet ndërkombëtarisht.
Ose mendoje kështu: Dorëhiqu… në 2030!
Nuk do të na duhesh atëherë, por do të kujtojmë me siguri.”
I ke 13-fishuar kërkesat kundër një të vetme që Protesta qytetare kërkon dhe mbetet e panegociueshme:-“Dorëheqje sa më parë”.
Ke shitur gjithçka dhe e ke të dokumentuar dhe keni bërë gati pllakën tuaj “The Hall of Shame” në Bulevard aty poshtë dritares së zyrës që ke pushtuar sepse jeni arkitekti i të shëmtuarës atë që vjedhja dhe përvetësimi përfaqësojnë.
Nuk bëhet shaka me popullin, ose të paktën kuptoje nga filozofia e thjeshtë e tij:-“Hajde baba të të tregoj arat”.
Me që e ule moshën dhe u bëre Millennials, ashtu siç hyre në PS duke ndërruar emrin, tani mos i thuaj popullit se paske lindur në 1981, kur PPSH ishte në kulmin e egërsisë së saj.
____________
*ATSH-Rama publikon mesazhin e qytetarit: Dorëhiqu në 2030-ën sepse sot protestohet paqësisht.
* The Hollywood Walk of Fame në Los Angeles California.
*The Hall of Shame-
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)
Protesta qytetare për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë ka hyrë sot në ditën e saj të 27-të, me pjesëmarrje masive në qendër të Tiranës.
Qytetarë të shumtë pritet të mblidhen si çdo ditë në sheshin para Kryeministrisë, duke kërkuar jo vetëm largimin e qeverisë aktuale, por edhe ndryshimin e asaj që e cilësojnë si “kastën e vjetër politike” dhe reformimin e establishmentit që ka dominuar jetën politike të vendit prej 36 vitesh.
Protestat zhvillohen çdo mbrëmje, ku qytetarët fillimisht grumbullohen para godinës së Kryeministrisë dhe më pas marshojnë në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke shprehur pakënaqësitë e tyre përmes pankartave, thirrjeve dhe fjalimeve publike.
Pjesëmarrësit theksojnë se tubimet kanë karakter paqësor dhe i konsiderojnë ato një shembull të angazhimit qytetar dhe të ushtrimit demokratik të së drejtës për të protestuar.
Qytetarët kërkojnë një ndryshim të thellë politik dhe institucional, duke argumentuar se vendi ka nevojë për një model të ri qeverisjeje dhe përfaqësimi. bw
Eurodeputetja Cristina Guarda ka njoftuar se pas pak ditësh do të vijë në Tiranë ku do të bëhet pjesë e protestave masive, ku qytetarët në mënyrë paqësore kanë kërkuar prek 26 ditësh dorëheqjen e pa kundërshtueshme të kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij.
Në një video të postuar në rrjetet sociale, Guarda shprehet se me protestat jo të dhunshme, shqiptarët po I mësojnë diçka Europës, ndërsa shton se Europa duhet të dëgjojë zërin e protestuesve.
“Pas pak ditësh do të jem ne Shqipëri, në shesh me ju. Falë dhe amendamentit të propozuar nga ne ” Të Gjelbërit”, Evropa i thotë Edi Ramës që nuk mundet të autorizojë Rezort extra lluks pa vlerësime ambientale dhe ligje të cilat respektojnë standartet Evropiane. Me delegacionin e “Të gjelbërve” të parlamentit Evropian do të vijmë për të takuar “Shoqërinë Civile”, “Ong” dhe “Qytetarët” tashmë ne ditën e 24 të protestës, jo të dhunshme, më te cilën po na mësoni shumë edhe neve. Është një mobilizim i pa precedentë i cili kërkon më shumë demokraci, transparencë dhe të drejta. Dua të jem aty me ju. Evropa duhet t’ju dëgjoje. SHIHEMI NË SHESH”, shprehet ajo.bw
Nëpërmjet një letre publike në mbështetje të protestave masive që po zhvillohen së fundmi në Shqipëri, 260 akademikë, studentë dhe profesorë ndërkombëtarë nga e gjithë bota u solidarizuan me kërkesat e shqiptarëve për mbrojtjen e mjedisit, llogaridhënie të qeverisë dhe vendosjen e shtetit të së drejtës.
“Qytetarët e vendit si edhe diaspora janë mobilizuar për të kundërshtuar miratimin e planeve të zhvillimit të turizmit luksoz në ishullin e Sazanit, brenda zonës së mbrojtur të Karaburun-Sazan si edhe asaj të Vjosë-Nartës,” shkruhet në letrën publike.
Nëpërmjet kësaj letre, akademikët e cilësuan këtë lëvizje si një moment kritik për Shqipërinë, kur protestat po zgjerohen përtej kauzës mjedisore.
Përgjatë 25 ditëve të fundit, ajo që filloi si një protestë në kundërshtim të projektit në Zvërnec, tashmë është shndërruar në një lëvizje antiqeveritare, të njohur ndryshe edhe me emrin “Revolucioni i Flamingove”.
Letra e akademikëve thekson faktin se për të parën herë në dekada, qytetarë me bindje të ndryshme politike dhe me formime të ndryshme sociale janë bashkuar pavarësisht idealeve, në përgjigje të mungesës së transparencës, korrupsionit, dobësimit të institucioneve demokratike, kapjes së shtetit dhe mungesës së shtetit ligjor.
“Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të qeverisë për të diskretituar këtë lëvizje, ajo ka qëndruar paqësore, jo militante dhe qytetare, duke bërë së bashku aktivistë mjedisorë, akademikë, studentë, aktorë të shoqërisë civile dhe qytetarë të shqetësuar për kauzën”, citohet në mesazhin e akademikëve ndërkombëtarë.
Akademikët shprehin mbështetjen e tyre lidhur me kërkesat e protestuseve, duke shkruar se këto kërkesa përkojnë me mbrojtjen e mjedisit, llogaridhënien demokratike, ligjshmërinë si edhe mbrojtjen e interesit publik.
Letra liston gjithashtu specifikisht kërkesat e protestuesve të cilat artikulojnë qartazi thirrjet për anulimin e projektit të Sazanit dhe Vjosë-Nartës, dorëheqjen e kryeministrit, tërheqjen e Ligjit për Investitorët Strategjikë, tërheqjen e Paketës së Maleve, tërheqjen e ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura, si edhe tërheqjen e ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore.
Mbahet sot protesta e 26 masive ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e pa negociueshme të kryeministrit Edi Rama.
Protesta konsiderohet si kulmi i mobilizimit qytetar pas mbi tri javësh demonstrata të pandërprera.
Revolta ka tejkaluar tashmë kauzën fillestare dhe është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit, keqqeverisjes, mungesës së llogaridhënies dhe largimit masiv të të rinjve nga vendi.
Ditën e djeshme në orën 19:00, protestuesit janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt godinës së Kryeministrisë.
Pas tubimit, protesta vijoi me marshime në disa prej rrugëve kryesore të Tiranës, ku edhe pas reshjeve të dendura të shiut që “pushtuan” Tiranën, rrugët ishin plot. bw
Në qoftë se infrastruktura digjitale në Shqipëri mbështetet në përqendrimin e shërbimeve publike në një platformë të vetme qeveritare si e-Albania thelbi i saj kupton sisteme dhe data-baza të ndryshme shtetërore të komunikojnë dhe të shkëmbejnë të dhëna në kohë reale.
Të dhënat në kohë reale janë suksesi i komunikimit, por për qeverinë shqiptare kohë reale janë influenca e mesazhit propagandistik i cili përpunohet nga qeverisja qendrore dhe lokale dhe shpërndahet copy paste nga mediat pranë qeverisë dhe trafikut në rrjetet sociale prej patronazhimit të shtetit me idenë e zgjidhjes së punëve për qytetarët.
Me këtë sy publiku mund ta ndjekë takimin e kryeministrit Rama për “shoqëria gigabit” ose “Infrastruktura Digjitale- Zhvillimi i Rrjeteve të Komunikimit me Standarde të Larta” i përqendruar tek rezultati që do të sjellë teknologjia 5G tek përdoruesi fundor.
Një marramendje e shpejtësisë në komunikim me shumë përfitime.
Një standard i lartë, por edhe një investim shumë i shtrenjtë pasi nënkupton shtimin e kabllove optikë nëntokësorë, që njihet edhe si autostrada optike.
Disa pika kryesore si kostoja e projektit, afati, çështjet e pronësisë në territoret ku autostrada-optike do të shtrihet, mirëmbajtja e rrjetit, siguria e shumë anë të tjera deri tek çmimi që do të paguaj abonenti shtetëror dhe privat janë çështje të rëndësishme mes asaj që qeveria/shteti kërkon dhe taksapaguesit që bën shlyerjen e vlerës së projektit.
Një fjalë për bashkuese mes tyre është transparenca.
Si do të jetë e besueshme kjo qeveri, kur i ka vënë syrin marrjes së 61 Bashkive nën logon e socialistëve?
Përgjigja është parti-shteti dhe kontrolli absolut.
Sa do të realizohet shkëmbimi i të dhënave në kohë reale, në një kohë kur data-baza ka kontrolluar dhe ka bërë presion mbi çdo votues në Shqipëri dhe Diasporë përmes e-Albania?
Përgjigjja dhe rezultati po ashtu dihet. Janë rezultatet e zgjedhjeve vendore 2023 dhe zgjedhjeve të përgjithshme 2025. “Fitore” me shumicë e parti-shtetit socialist.
Përsëri pyetja se si dhe kujt i shërben shkëmbimi i të dhënave në kohë reale, kur përditësimi i të dhënave në qeverisjen qendrore dhe vendore është i mangët?
Përgjigjen e gjeni me një ‘click’.
Klikoni çdo institucion .gov.al dhe do të gjeni njoftime dhe lajme të prapambetur me përjashtim të mediave zyrtare dhe ato pranë qeverisë që janë të parat që i përcjellin për të ushqyer propagandën ditore të partisë shtet dhe të kryeministrit mbi partinë-shtet.
Provuam, për Shkodrën, Kukësin, Durrësin, Vlorën, përditësimet e njoftimeve janë me ditë pas.
Gjëra që kanë ndodhur.
Provuam Librazhdin, përditësimet janë të ngrira ose mund të shihen në disa vendime që prej Tetorit të 2025-ës. Librazhdi është pjesë e Qarkut Elbasan, i cili përditësimin e ka të freskët të një dite më parë 23 Qershorin ku njoftohet një fitues me 76.,6 pikë Z. Aranit Çela për pozicionin Përgjegjës i Zyrës së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës-Gramsh, në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës.
Pas këtij shembulli mund të ndiqni Kryeqytetin, përditësimi në Faqen e Bashkisë Tiranë ka ngecur në 16 Maj, 2026 pa anash kaluar se faqja e bashkisë mban ende një veprimtari të Erion Velisë me “Botërorin e Mundjes” që prej Tetorit 2024, apo me të tjera si “Bukë e Kripë e Zemër” dhe “Giro d’Italia” të 2025-ës.
Ju dhamë disa shembuj që të shihni të rejat digjitale, por “nuk guxojmë” t’ju rekomandojmë që të klikoni për t’u përditësuar me faqen online të kryeministrit. Duke e prishur surprizën po tregojmë paraprakisht se qeveria ka përditësuar vetëm fotot dhe CV e kabinetit të Rama IV.
Ndërsa në thelb dhe si vazhdimësi një datë që duhej t’i mbetej historisë me kabinetin e 19 Shtatorit, 2025, nuk përmban kabinetin e tanishëm. Në https://www.kryeministria.al/historia/ gjen ende në formacioni Znj. Belinda Balluku – Kryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.
Eja e shpjegoje edhe këtë detaj?!
Edhe sot në Ditën e 25 të protestës, ku kërkohet Dorëheqje për mungesë të transparencës, kryeministri vijon e flet për investime strategjike dhe standarde të larta.
24 Qershor, 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)
Mbahet sot protesta e 25 masive ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e pa negociueshme të kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë së tij.
Protesta konsiderohet si kulmi i mobilizimit qytetar pas mbi tri javësh demonstrata të pandërprera.
Revolta ka tejkaluar tashmë kauzën fillestare dhe është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit, keqqeverisjes, mungesës së llogaridhënies dhe largimit masiv të të rinjve nga vendi.
Mbrëmë është mbajtur protesta e 24-të, ku pas marshimit në disa akse të kryeqytetit dhe fjalimeve të mbajtura para godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë mbyllur tubimin duke përsëritur kërkesën e tyre kryesore, të cilën e cilësojnë si të panegociueshme: “Rama jep dorëheqjen!”
Gjatë protestës, mijëra qytetarë kanë mbajtur pankarta dhe kanë hedhur thirrje kundër qeverisë, ndërsa marshimi ka kaluar në disa zona të Tiranës përpara rikthimit në sheshin Skënderbej. bw
Protesta Qytetare vijon pandërprerë me Ditën e 24-ët.
Por ato çfarë janë në pandërprerje dhe vijojnë janë sulmet e orkestruara të kryeministrit, makinerisë së propagandës, mediave krah tij dhe çdo opinioni kundërshtar që kërkojnë të çara në mesin e e qytetarëve paqësor me mundësinë e provokimit. Gjinden “personazhe” që i vlejnë sulmit të politikanëve dhe politikës së vjetër si për ta mbajtur të gatshme luftën nga ajo periferi e protestës ku nuk mund të futen flamujt partiak, dhe përshkruhen situata për t’i sulmuar dhe përçarë në kauzën dhe kërkesën kryesore të tyre “Dorëheqje!”, “Shqipëria nuk është për shitje!”, “Dorëheqja nuk negociohet!”…
Në qoftë se diktatura dikur ua rrethonte shtetasve emrin (me të kuq), apo u bënte “fletë-rrufe”, deri sa i dënonte për agjitacion e propagandë.
Ky akt quhet “target” social ose shënjestër e politikës për të futur frikën dhe ndrydhur individët në një lëvizje qytetare.
Deri tani janë parë dy raste të cilat ATSH i ka botuar me shumë zell si gjetje statuset e kryeministrit nga rrjetet sociale pa patur ndjeshmërinë profesionale të gazetarisë duke u kthyer në një armë të pushtetit.
Statuset kryeministrorë janë bërë si lajmet “çarçaf” ose “plot ujë” dhe fare pa ndrojtje botohen nga mediat zyrtare si qëndrime madje edhe me variantin në anglisht dhe frëng në ATSH.
Kryeministri po motivon vetminë e tij dhe shterpësinë e mendimit, paqartësinë e aksionit politik ashtu sikurse fizikisht nuk shkon më dot as në zyrën e tij.
Përçarja e protestës është qëllimi dhe këtë po e pret me padurim.
Akoma pretendon se nuk e ka parë bashkimin e qindra mijë qytetarëve
Në sinkronë me kryeministrin janë sot disa herë më të përkulur nga servilizmi kryetari i Kuvendit Peleshi dhe Kryetari i GPS Balla me statuset e tyre.
I pari flet për “imunizimin ndaj manipulatorëve të historisë”, ndërsa i dyti për linjën “pro-iraniane” në rastin e një protestuesi. Argumenti ishte lufta e UÇK dhe simbolet.
Frikacakë dhe manipulatorë ndaj së vërtetës.
Anuk janë Peleshi dhe Balla njësoj si Rama kur simbolet e UÇK-s i përdorin për patriotizëm të shtirur dhe “karburant elektoral” kur pikët e Ramës bien në bursën ndërkombëtare nga korrupsioni dhe krimi ekonomik. Kujtoni Ballën që në muajin Shkurt 2026, si i njëanshëm dhe tinëz futi në Kuvend “Veteranët e UÇK-s”
Por le të kthehemi tek shënjestra e kryeministrit piktor. Ai si përqafues i teknologjisë për propagandë po përdor aplikimet nga celulari të njohura me “color conversion”.
Shndërrimi i ngjyrës.
E bën këtë me individë.
I shinjestron.
I quan edhe të dëshpëruar dhe u lutet ligësht:-Eja tek unë”
Por përgjigja ndaj filozofisë “çarçaf” të kryeministrit nga Erlisi ishte:
Unë nuk jam ti.
Unë nuk jam ai që ka pushtetin prej vitesh në dorë.
Nuk jam ai që firmos vendime që ndryshojnë jetët e njerëzve.
Nuk jam ai që kontrollon institucionet, buxhetet dhe fatet e këtij vendi.
Ti je.
Prandaj mos guxo të më thuash se halli im është si halli yt.
Ti nuk je viktima e halleve të mia.
Ti je autori i tyre.
Thënë ndryshe, përgjigja e atij lumi të madh njerëzish që ti nuk i ndal dot edhe pse përpiqesh “t’i çngjyrosësh” me cinizmin që ke ndaj njerzve të rinj, lirisë së tyre dhe zhvillimit në emër të pushtetit vetëm për vete.
23 Qershor, 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)
Në emër të Grupit Koordinues të Protestës, duke dëgjuar propozimet e sovranit për 22 ditë me radhë, po dalim sot para jush me këtë deklaratë politike për të sqaruar protestuesit, si dhe të gjithë bashkëkombasit tanë, qoftë ata të pranishëm fizikisht në shesh, qoftë ata që na mbështesin me zemër dhe mendje, se kjo protestë mbarëpopullore dhe paqësore kërkon sa më poshtë:
1. Dorëheqjen e panegociueshme të Kryeministrit dhe të qeverisë.
2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor.
3. Ndryshime Kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e saj me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera:
• Ndryshimin e Kodit Zgjedhor;
• Ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme;
• Kufizimin e ushtrimit të detyrës së Kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.
4. Paralelisht, kërkojmë:
• Anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për “Zonat e Mbrojtura”;
• Anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për “Trashëgiminë kulturore”;
• Shfuqizimin e paketës ligjore të njohur si “Paketa e Maleve”;
• Shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për “Investimet Strategjike”.
5. Kontrata e re sociale mes qytetarëve dhe shtetit do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës.
Këto janë kërkesat tona të qarta, legjitime dhe të panegociueshme, të dala nga zëri i qytetarëve dhe nga vullneti i sovranit. Ne mbetemi të vendosur në rrugën e protestës paqësore, demokratike dhe qytetare deri në realizimin e tyre.
Do të mbahet sot në orën 19:00 protesta e 24-t masive para Kryeministrisë, ku qytetarë do të vendosen sërish para godinës qeveritare ku do të kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e pa negociueshme të kryeministrit Edi Rama.
Protesta konsiderohet si kulmi i mobilizimit qytetar pas mbi tri javësh demonstrata të pandërprera.
Revolta ka tejkaluar tashmë kauzën fillestare dhe është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit, keqqeverisjes, mungesës së llogaridhënies dhe largimit masiv të të rinjve nga vendi. Pjesëmarrja e diasporës është një tregues se pakënaqësia ndaj qeverisë nuk kufizohet vetëm brenda territorit të Shqipërisë.
Tubimi pritet të nisë në orën 19:00 te sheshi ‘Skënderbej’ dhe më pas do të marshohet drejt Kryeministrisë.
Dita e 23-të e protestave antiqeveritare shihet si një provë e rëndësishme për vazhdimësinë e revoltës qytetare, e cila prej tre javësh ka mbajtur në qendër të vëmendjes zhvillimet politike në vend. bw
( Besfort Lamallari “…kursejini vetes refrenin e dobët të “emigrantit të ndershëm me biletë vetëm vajtje'” )
Vala e shqiptarëve nga diaspora në protestën qytetare të fundjavës gjatë 20-21 Qershorit, me gjithë sabotimin e imazhit që qeveria kërkoi ta dëmtonte në rrjetet sociale, mediat pranë saj dhe pengesat në pikat e kalimeve kufitare, u bë e pamundur të përballohej me numrin e pjesëmarrësve, rrezatimin e miqësisë dhe paqes, përmbajtjen dhe shprehjen e fjalës së lirë të cilën pushteti nuk mundet ta ndalojë.
Vret mendjen se cilat janë dhe çfarë quan Rama punët e mira në ato detyra që ai u la anëtarëve të GPS në në Sfidat Parlamentare për Shqipërinë 2030. Mes tyre edhe ministrave të cilët nuk dalin dot nga ato që shefi i tyre mendon, bën dhe sillet. Kryetari i PS ju la disa zyrtarëve dhe deputetëve disa detyra që; “qeveria duhej t’i mbante veshët hapur”, “të dëgjonin kritikat dhe vërejtjet nga njerëzit”, “të mos bënin propagandë”, por edhe të flisnin “të flisnin vetëm për punët e mira”. Kështu disa nga deputetët dhe ministrat me fat u gjendën në lidhjet me njerëzit ngado në Shqipëri për të shuar “sirenat e protestës në bulevard përpara ndërtesës së kryeministrisë’.
Ministri EPJ Hoxha sajdisi trupën e përfaqësive diplomatike në qytetet e qarkut të verilindjes Malësi e Madhe, Shkodër, Lezhë. Deputetja Balluku kryesonte “Festën e Grurit” sërish në Apoloni. Ndërsa Ministri i Bujqësisë Salla në disa qytete për çështje të ujitjes, sigurinë ushqimore apo edhe insektet dëmtuese të kulturave bujqësore.
E përsa disa nga këto veprimtari “për punët e mira dhe ndreqjen e imazhit” zhvillohen të sforcuara pjesa tjetër e qeverisë dhe deputetëve me përjashtim të atyre që munguan në takimin eGPS në në “Sfidat Parlamentare për Shqipërinë 2030”, problemin dhe shqetësimet i shohin tek protestuesit dhe ndjekin frymën e kryeministrit për të goditur me statuse në rrjetet sociale të cilat makineria e propagandës i shndërron në lajme. Lajme në të cilat ka pjesëmarrje dhe vijnë me plot interes edhe nga diaspora, sidomos për Festën e Grurit” (?!)
E tillë s’kishte se si mos të ishte edhe dita e Dielë 21 Qershori, Dita e 22 e protestës qytetare në Tiranë.Ka kaluar edhe Dita e 22-të e protestës qytetare dhe qeveria mezi i pret incidentet dhe provokimet dhe mundohet t’i amplifikojë. Ndërsa kur përballet me atë masë paqësore njerëzish që nuk shkulet nga sheshi dhe ka forcë që mund të të paralizojë duke të rrethuar edhe me ditë të tëra, këto përllogaritje e bërë jo mirë nga qeveria dhe Rama që e drejton kthehet në shqetësim tek ai vetë si dhe tek vartësit veprimtarë politikë apo ministra.
Rama, Balla përgjojnë rrjetet sociale dhe u vënë komente jo vetëm aplikacioneve që ndjekin, por edhe mjetet e tyre të propagandës me shpejtësi i botojnë si lajme dhe refreni që ua vret veshin janë thirrjet e qytetarëve protestues në shesh që kërkojnë ‘Dorëheqje!’Në këtë rreng ka rënë edhe Ministri i Brendshëm Lamallari i cili nuk i dëgjon mesazhet nga protesta, por kërkon t’i thumbojë sikurse gjuha nënvleftësuese e kryeministrit për protestuesit. Ai u shet patriotizëm bashkëkombësve shqiptarë qoftë të Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut kur shprehet se:-“
Jeni të mirëpritur kurdoherë në Shqipëri, sidomos me këngët patriotike në sfond të automjeteve tuaja luksoze, por ama kursejini vetes refrenin e dobët të “emigrantit të ndershëm me biletë vetëm vajtje'”. Sa për mikpritjen shqiptare njohja e kësaj cilësie nga ana juaj pranohet si mirësjellje dhe komunikim, por kur juve nënvizoni aty se:-“Me targa të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut futen në Republikën e Shqipërisë kinse janë ‘diaspora’ në shpëtim të vendit, me plis në kokë e këngë patriotike në sfond, flamurin kuq e zi apo atë të UÇK-së në njërën dorë dhe timonin në tjetrën, ngjashëm me një skenar filmash ku mungojnë vetëm shpatat, kuajt e heroi legjendar”, ky vlerësim i kalon përmasat e një reagimi të shpejtë në rrjetet sociale pasi ishte data 21 Qershor, janë plot 22 ditë që njerëzit po protestojnë dhe janë në shesh. Nuk mund tua matim dot dashurinë për Kombin Shqiptar atyre që e duan Shqipërinë, qofshin nga trojet ku jetojnë shqiptarë, qoftë edhe nga diaspora ku jetojnë dhe punojnë.
Vret mendjen dhe kërkon ta kuptosh pjesën e kësaj shprehje denigruese të ‘emigrantit të ndershëm me biletë vetëm vajtje’. Sinqerisht mbetesh i pagojë nga shkalla e trajtimit për qytetarët e botës së lirë, që gëzojnë lirinë e lëvizjes pa çka se i duken shtetas të një vendi fqinj dhe që kurrë nuk e kanë mohuar qenien dhe prejardhjen e tyre shqiptare.Janë po ata që venë e vinë në raste të tjera e numërohen si turistë. Janë mbështetës të ekipeve sportive kanë ardhur dhe do të vijnë sa herë që të duan. Paguajnë taksa kur shpenzojnë paratë në ekonominë shqiptare dhe i kanë para nga djersa e punës së tyre. Detyra e ministrisë tuaj është që t’i sigurojë dhe asistojë si në çdo vend të botës demokratike ku ligji dhe rregullat respektohen dhe jo rrallë shumë prej tyre ndalohen nga policë jo të ndërgjegjshëm në detyrë që e plotësojnë rrogën e tyre me gjobat që u vënë bashkëkombësve. Në qoftë se duam t’i trajtojmë këto çështje dhe praktika janë renditur në mediat, faktet do të tregonin shumë. Shumë punë që mbetet për t’u bërë për rendin, për sigurinë në rrugë, për parandalimin e aksidenteve, për infrastrukturën, për plazhet, për fluksin turistik e deri tek shkëmbimi i zjarrit nga grupet rivale të armatosura etj. etj. Ajo që duam të diskutojmë është pikërisht niveli i arrogancës që juve vetë përdorni me etiketimin ‘emigrantit të ndershëm me biletë vetëm vajtje’, këto dëgjohen edhe nga pushtetarët dhe politika si sjelle të përditshme në marrëdhënie me qytetarët në përgjithësi.
Kryeministri fliste për të tjera agjentura dhe vëzhgon apo përqesh “influencerët” në rrjetet sociale sepse nuk mund të merret dot me punët e shtetit ashtu sikurse drejtuesi politik Balla që vazhdimisht ju kujton shqiptarëve se:-“Në demokraci, mënyra se si dëgjohen njerëzit janë zgjedhjet. Mund të dalin në protestë 1 mijë, 5 mijë apo 10 mijë veta por ka miliona të tjerë që përfaqësohen përmes votës. Mandati që marrim është një kontratë me qytetarët dhe në fund të tij rikthehemi sërish për të kërkuar besimin”.
A mund të besohet ky numërim për protestën nga Balla koordinator për diasporën në zgjedhjet e kaluara?
A nuk ishte Balla ai që mblidhte një rreth tavoline me njerëz dhe i shiste për takime me përkrahës?
A nuk i manipuluan tubimet dhe votimet e diasporës duke u shndërruar votën e shqiptarëve të diasporës dhe i nxorën me një rezultat qesharak jashtë realitetit?
Po sot dhe në përditshmëri që nga fillimi i protestës, a janë ata “1 mijë, 5 mijë apo 10 mijë veta”?!
Ju Zoti Lamallari duhet të qartësoheni fort mirë me postin shtetëror që mbani dhe standardet evropiane të rendit dhe të policisë që ju duhet të ushtroni për t’i shërbyer sigurisë, jetës dhe pronës së qytetarëve, shtetasve dhe lëvizjes së lirë të çdo vizitori që e pëlqen Shqipërinë.
Shprehja juaj ‘emigrantit të ndershëm me biletë vetëm vajtje’, merr një përmbajtje të gabuar në mënyrën se si ju i trajtoni emigrantët. Rasti i Nartës i 31 Majit në një nga pikat që ju trajtonit shkruhej se:- (3) “E përshëndes reagimin e shpejtë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për pezullimin e drejtuesve vendorë dhe vënien nën hetim të zinxhirit të komandimit, sepse nuk ishte e papranueshme vetëm sjellja skandaloze e rojeve private, po edhe indiferenca e pajustifikueshme e policisë së pranishme në vend.”
Por a ishte i mjaftueshëm ky komunikim me publikun e gjerë për qëndrimin* tuaj?
Ju mesa duket nuk e keni kuptuar ende thelbin kur pezulloni zinxhirin drejtues të Policisë së Vlorës apo penalizoni punonjësit me uniformë. Çështja e Zvërnecit lidhet me rrethimin e pronës dhe me forcën e ushtruar ndaj një protestuesi, banor dhe pronar me dokumente të pronësisë së tokës në Zvërnec që u dhunua nga forcat e një policie/sigurie private në praninë dhe sytë e policisë së shtetit. Personi në fjalë është nga ata banorë të zonës që e ka dyshtetësinë, por nuk e gëzon dot pronën, dhe fatkeqësisht mban atë etiketën dhe stigmën që juve i vini të gjithë atyre që e kanë lënë Shqipërinë prej vitesh pasi nuk e zhvillojnë dot pronën sepse janë interesat e korrupsionit që i trembin ata nga vendlindja e tyre janë më të fuqishme edhe më shumë se sa ligji, tapia dhe e drejta. Pra më keq pas kaq vitesh ata po cilësohen ‘emigrantit të ndershëm me biletë vetëm vajtje’.
Bëni kujdes me njerëzit.
Lëvizja e lirë si një e drejtë e fituar do t’i mbajë aty në protestë të pandërprerë edhe diasporën edhe emigrantët bashkë me rininë shqiptare që po kërkojnë ndryshim.
Gafa të tilla konfirmojnë arrogancën e shtetit dhe qëndresën se përse protesta qytetare po e kërkon dorëheqjen e kryeministrit Rama.
Edhe kjo një formë bilete e prerë “vetëm vajtje” është.
_______
*ATSH- Besfort Lamallari- “Me targa të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut futen në Republikën e Shqipërisë kinse janë ‘diaspora’ në shpëtim të vendit, me plis në kokë e këngë patriotike në sfond, flamurin kuq e zi apo atë të UÇK-së në njërën dorë dhe timonin në tjetrën, ngjashëm me një skenar filmash ku mungojnë vetëm shpatat, kuajt e heroi legjendar”
*Min Brendshme- 31 maj – Qëndrimi i ministrit të Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, mbi çështjen e projektit të Zvërnecit dhe pezullimin e zinxhirit drejtues të Policisë së Vlorës
21 Qershor, 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)
Do të mbahet sot në orën 19:00 protesta e 23 masive para Kryeministrisë, ku qytetarë do të vendosen sërish para Kryeministrisë ku do të kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e pa kusht të kryeministrit Edi Rama.
Ashtu siç ndodhi edhe në protestën e djeshme, diaspora pritet të jetë pjesë e revoltës, me emigrantët që u dyndën masivisht në Tiranë nën moton: Kur Shqipëria thërret, bijtë përgjigjen.
Protesta konsiderohet si kulmi i mobilizimit qytetar pas tri javësh demonstrata të pandërprera.
Revolta ka tejkaluar tashmë kauzën fillestare dhe është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit, keqqeverisjes, mungesës së llogaridhënies dhe largimit masiv të të rinjve nga vendi. Pjesëmarrja e diasporës është një tregues se pakënaqësia ndaj qeverisë nuk kufizohet vetëm brenda territorit të Shqipërisë.
Tubimi pritet të nisë në orën 19:00 te sheshi ‘Skënderbej’ dhe më pas do të marshohet drejt Kryeministrisë.
Dita e 21-të e protestave antiqeveritare shihet si një provë e rëndësishme për vazhdimësinë e revoltës qytetare, e cila prej tre javësh ka mbajtur në qendër të vëmendjes zhvillimet politike në vend. bw
te gjithe trashigimtaret per pushkatim, burgim, litar jane ne krye te shtetit dhe opozites ! Hipokrizi totale!