Festa e 28 Nëntorit, e organizuar para pak ditësh në Gjenevë, ishte një mbrëmje plot dritë, emocion dhe gjallëri, ku komuniteti shqiptar u mblodh për të nderuar një nga datat më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare. Atmosfera festive u gjallërua nga veprimtari të shumta kulturore e artistike, ku muzika, vallet dhe energjia e pjesëmarrësve bashkuan breza të tërë rreth një trashëgimie të përbashkët shpirtërore. Muzika që kumbonte në sallë, valltarët që ndiqnin ritmin e këngëve dhe mënyra se si gëzimi i tyre i lidhte njerëzit mes vete, do të mbeten përherë pjesë e identitetit tonë kulturor.
Në këtë mbrëmje të pasur artistike, një ndër zërat që dha një kontribut të veçantë ishte këngëtarja e re dhe e talentuar, Ejona Bytyqi. Ajo solli në skenë freski, spontanitet dhe emocion, duke e bërë publikun të përjetojë momente të bukura e të paharrueshme. Gjatë një prej pushimeve mes këngëve, patëm rastin të bisedonim shkurt me atë, një artiste e re me origjinë nga Deçani i Kosovës, por e lindur dhe rritur në Gjenevë të Zvicrës. Në këtë aktivitet ajo ishte e shoqëruar nga prindërit e saj, të cilët e përkrahin në çdo hap të rrugës së saj artistike.
– Mund të prezantohesh për komunitetin e shqiptarëve në Zvicër?
“Jam 13 vjeçe dhe kam lindur në Gjenevë, Zvicër. Jeta këtu është shumë e qetë dhe e bukur. Ka shumë kultura të ndryshme dhe ndihem me fat që jam rritur në një qytet kaq të hapur.
Unë jam rritur mes dy gjuhëve – shqipes dhe frëngjishtes. Është shumë e bukur të jetosh me dy gjuhë: shqip flasim në familje, ndërsa frëngjisht me shokët dhe shoqet në shkollë.
Kur flas shqip, ndjehem më afër familjes dhe prejardhjes time. Është një ndjenjë e ngrohtë që më kujton rrënjët e mia. Shqipen e kam mësuar nga prindërit dhe gjyshërit, të cilët gjithmonë kanë dashur që unë të mos e humbas gjuhën e tyre.”
Ejona me shumë emocion tregon për përjetimin e saj kur doli kënga e re:
“Kur doli kënga ‘Tregimet e gjyshit’, u ndjeva shumë e lumtur dhe pak e emocionuar. Ishte një moment i veçantë për mua, sepse ishte kënga ime e parë që e ndava me publikun. Kjo këngë më kujton tregimet që më kanë thënë gjyshi dhe gjyshja, sidomos për fëmijërinë e tyre dhe se si ka qenë jeta dikur në vendin tonë.”
Ajo shton më tej:
“Vendosa të këndoj shqip sepse dua ta ruaj gjuhën dhe kulturën tonë, edhe pse jam larg atdheut. Muzika është mënyra më e bukur për të treguar se kush jam. Ajo që më pëlqen më shumë nga gjyshërit e mi është dashuria, kujdesi dhe mënyra e veçantë se si më tregojnë histori që nuk i gjej askund tjetër. Unë dua të vazhdoj me muzikën edhe kur të rritem. Ajo më bën të lumtur dhe shpresoj që një ditë të bëhem edhe më e suksesshme.”
– Cilat këngë keni kënduar deri tani?
Deri tani, Ejona ka interpretuar disa këngë solo dhe në duet, të cilat tashmë janë pritur mjaft mirë nga publiku:
- “Prindërit e mi”
- “Shqipëri, sa shumë të dua”
- “Në Kosovë më gëzohet zemra”
- “Lulja e Dukagjinit”
- “Dardania ime”
- dhe së fundi, kënga që po pëlqehet mjaft nga publiku, “Tregimet e gjyshit”.
Të gjitha këngët janë krijuar nga producenti LMN, i cili po i jep mbështetje profesionale këtij talenti të ri që po rritet përkrah komunitetit shqiptar në diasporë.
Babai i saj, Përparim Bytyqi: “Çdo sukses i saj është krenaria jonë”
Shkëpusim edhe disa fjalë nga biseda me babain e saj, Përparim Bytyqi, i cili nuk e fsheh emocionin teksa flet për rrugëtimin artistik të vajzës.
“Unë në Zvicër kam ardhur nga Deçani i Kosovës në vitin 1998. Ejona që në fëmijëri ka treguar prirje të jashtëzakonshme për muzikë. Ajo këndonte me shpirt dhe pasion, si të ishte e lindur për skenën. Edhe dashurinë për vallëzimin e ka trashëguar prej meje, sepse edhe unë kam qenë pjesë e grupit të vallëzimit ‘Rinia Contact’ këtu në Gjenevë. Ndërsa Ejona, prej disa vitesh, është anëtare e ‘Ansamblit Gëzuar’, ku po e rrit talentin e saj me përkushtim.”
Me një buzëqeshje plot krenari, ai shton:
“Çdo sukses i saj është krenaria jonë më e madhe. Çdo dalje e saj në skenë për ne është një lumturi e madhe, sepse shohim që Ejona po i realizon ëndrrat e saj, me hapa të vegjël por të sigurt.”
Sa i përket së ardhmes, për prindërit mbështetja është e palëkundur:
“Dëshira jonë është që Ejona të ketë suksese në shkollë dhe, njëkohësisht, të vazhdojë të ndjekë ëndrrën e saj për muzikën shqipe, kulturën dhe identitetin tonë kombëtar. Ajo është e re, por ka shumë vullnet.”
Në fund, Përparimi jep një mesazh për të gjithë të rinjtë shqiptarë në diasporë:
“Mos hezitoni të ndiqni talentin dhe ëndrrat tuaja. Me besim në vetvete, punë të palodhshme dhe pasion, asgjë nuk është e pamundur. Dhe mbi të gjitha, mbani gjithmonë gjallë krenarinë për origjinën dhe rrënjët tuaja shqiptare.”
Një talent që premton shumë
Ejona Bytyqi është shembulli i bukur i një gjenerate të re shqiptare në diasporë, që rritet mes dy kulturave, por nuk e harron gjuhën, traditën dhe identitetin. Ajo ecën përpara me zërin e saj të pastër, me ëndrra të mëdha dhe me një mbështetje të fuqishme familjare.
Në mbrëmjen e 28 Nëntorit në Gjenevë, ndriçoi si një yll i vogël – dhe padyshim, është vetëm fillimi i rrugës së saj artistike

Gjenevë, 27.11.2025 Nexhmije Mehmetaj














Në rast se diaspora do të bashkohej siç edhe ky shkrim bën apel, do të ishte shpëtimi ynë, i joni, por kam rezerva se për 30 vite nuk e kemi ndjerë prezencën, presionin e diasporës mbi qeveritë autokrate dhe kalbëzimin e sistemit tonë politik, institucional, por dëmi më i madh është krijimi i një shoqërie atrofizuar, larg vlerave, e një brezi të pakualifikuar siç duhet, me një sistem arsimor ku zhvlerësohet merita. Një brez të shkëputur nga libri, historia, çështja kombëtare etj.etj. Do të isha e lumtur qoftë edhe ta mendoja se do të ndërtoheshin shinat e një shoqërie të shëndoshë shqiptare. por vështirë të shohim dritë në tunelin e kësaj shoqërie të ndërtuar në këto vite. Unë jam në këtë betejë, por ne jemi pak, duheni edhe ju në diasporë që të bëhemi edhe më shumë e të shkulim këtë të keqe.
E dashur Marela,
Jemi shumë, të gjithe njerezit e ndershem, qe e kane ndertuar jeten me mundin e tyre jane me ne, por duhet të organizohemi.
Ju flm shume.
Ju uroj Vitin e Ri per ju dhe Familjen.
Perqafimet e mia.
Sinqerisht
Elida Buçpapaj
E dashur Elida,
Ju jeni një intelektuale e shquar në lëmin e publicistikës shqiptare. Ju jeni e bija e poetit të talentuar Vehbi Skënderi, i cili ka mbetur i paharruar në zemrat e njerëzve jo vetën për magjinë e artit poetik, por edhe për dinjitetin e tij të lartë kombëtar, duke mos i kthyer kurrë sytë nga diktatori. Në tehun e publicistikës suaj ju keni vënë veset e politikanëve shqiptarë, të cilët janë dhënë vetëm pas pushtetit dhe parasë. Kryeministri Rama, me qeverisjen e tij të mbrapsht më shumë se gjashtëvjeçare, ka sjellë si pasojë braktisjen e vendit nga gati gjysmë milioni njerëz. Megjithatë, ai është dashuruar keq pas pushtetit, prandaj që të gjitha levat e tij i ka shtirë në duart e veta dhe po mundohet që, ashtu si në shumë mjete të informimit masiv në Tiranë, ta shtrijë ndikimin e vet edhe në Diasporë, në mënyrë që edhe kjo ta hedhë vallen sipas mides së tij. Kjo është edhe arsyeja që ai ka peshkuar njerëz të kallëpit të Mark Gjonajt që t’i bëjnë hosana qeverisjes së tij. Me sa duket Rama e paska shumë qejf atë aforizmin e famshëm të Makiavelit:“Pushteti që bazohet në frikën e popullit para diktatorit është pushtet i fuqishëm, sepse varet nga vetë diktatori”. Gjasat tregojnë se Rama e paska të mbyllur krejtësisht dritaren, prej nga duket më së miri se cili ka qenë fati i diktatorëve.
Urime nga zemra për publicistikën tuaj me frymë të theksuar ardhetarizmi.
Me respekt dhe mirënjohje.
Eshref Ymeri
I nderuar Profesor Eshrefi,
ju kam admiruar si studente ne fakultetin e gjuheve te huaja (kemi bere bashke aksione dhe zbore………keni pare edhe kur bashkekohesit e mij me kane vene flete rrufe se kisha baben te perjashtuar nga Partia). Ju kam njohur si bir i vertete i Laberise me integritet dhe atdhetarizem. Me vjen mire qe e vleresoni penen e z. Bucpapaj, por jam e zhgenjyer qe miratoni mellefin dhe percarjen qe kerkon te mbjelle ajo ne Diaspore. Ai qe gazetarja e quan “Si ingranazh qyqar, është është edhe i ashtuquajturi Këshilli Koordinues i Diasporës, …….” nuk eshte as ingranzh as buratin i askujt, por perfaqeson me dinjitet nevojat e diaspores dhe nuk i ben temena askujt, por vec Kombit qe i rriti me halle dhe ju profesoreve tane te nderuar qe n’a pajiset me dije. Ky grup i nderuar emigrantesh qe kane bere emer ne fushat e tyre ne shtetet ku banojne, eshte propuzuar nga shoqatat (turp qe autorja i pershkruan shoqatat si “po krijohen shoqatëza, si kërpudha helmuese, me emra të mëdhenj, por me shërbime në dëm të diasporës.”!!!!!! Eshte koha qe te heqim dore nga anatemizimi dhe hedhja baltes mbi kedo qe “nuk i pelqejme stilin e flokeve” dhe te mbledhim kokat e te gjejme zgjidhjet me te mira per probleme qe po shkaterrojne paqen sociale ne Shqiperi. Le t’i them STOP Baltes mbi njerez qe nuk i njihni. Jemi motra dhe vellezer dhe kemi me shume gjera qe n’a bashkojne se sa ato qe n’a ndajne. Ju bej apel te gjithve – Le te bashkepunojme per hir te FEMIJVE tane! Profesor ju uroj pleqeri te mbare dhe mbaresi ne vitin e ri 2020!
Zonja Adriana Bejko,
Profesor Eshrefi është personalitet i shquar dhe ai nuk ka nevojë që t’ja udhëheqni ju mendimet sepse ka mendimet e veta. Unë i shpreh mirënjohjen dhe jemi krenarë që kemi nje Mik si ai, e kemi edhe një nga bashkëpunëtorët kryesorë të voal.ch, sepse ndajmë mendimet e përbashkëta. Ju të vërtetën që unë e shpreh e konsideroni “mllef” dhe “urrejtje”. E pra ta përsëris këtu, komiteti juaj është i Edi Ramës dhe i qeverisë së tij, por ju nuk përfaqësoni diasporën. Duke qenë të emëruar nga Edi Rama nuk keni votën e 3 milionë shqiptarëve në Perëndim. Prof.Eshref Ymeri ka qenë bir i shkëlqyer i Labërisë dhe ashtu do të mbetet dhe unë i shpreh mirënjohjen për mbështetjen që na jep. Partia e Prof.Eshrefit dhe partia jonë është Shqipëria demokratike me shtet të së drejtës e integruar në Perëndim, ndërsa partia jote është ajo e Edi Ramës. Puna jote është, preferencat e tua, mbaji, por kjo të heq të drejtën që të përfaqësosh diasporën. Diaspora nuk ka nevojën e partive, as të edi ramës dhe as të majkos dhe të askujt, diaspora ka bijtë e saj, midis të cilëve jeni edhe ju, por pa teserë partie. Diaspora i zgjedh institucionet e veta, ndërsa qeveria e Tiranës i emëron. Të emërohesh nga Tirana për diasporën është shkelje e demokracisë. Ashtu si i fut me lista deputetët, me lista ju ka listuar edhe ju, por diaspora nuk ju pranon. Ju lutem, kur përpiqeni të interpretoni ato që unë shkruaj, kini kujdes që të jeni korrekte, sepse njuk ju lejoj që t’i manipuloni. Unë shkruaj shqip. Elida Buçpapaj
Zonja Adriana Bejko,
Profesor Eshrefi është personalitet i shquar dhe ai nuk ka nevojë që t’ja udhëheqni ju mendimet sepse ka mendimet e veta. Unë i shpreh mirënjohjen dhe jemi krenarë që kemi nje Mik si ai, e kemi edhe një nga bashkëpunëtorët kryesorë të voal.ch, sepse ndajmë mendimet e përbashkëta. Ju të vërtetën që unë e shpreh e konsideroni “mllef” dhe “urrejtje”. E pra ta përsëris këtu, komiteti juaj është i Edi Ramës dhe i qeverisë së tij, por ju nuk përfaqësoni diasporën. Duke qenë të emëruar nga Edi Rama nuk keni votën e 3 milionë shqiptarëve në Perëndim. Prof.Eshref Ymeri ka qenë bir i shkëlqyer i Labërisë dhe ashtu do të mbetet dhe unë i shpreh mirënjohjen për mbështetjen që na jep. Partia e Prof.Eshrefit dhe partia jonë është Shqipëria demokratike me shtet të së drejtës e integruar në Perëndim, ndërsa partia jote është ajo e Edi Ramës. Puna jote është, preferencat e tua, mbaji, por kjo të heq të drejtën që të përfaqësosh diasporën. Diaspora nuk ka nevojën e partive, as të edi ramës dhe as të majkos dhe të askujt, diaspora ka bijtë e saj, midis të cilëve jeni edhe ju, por pa teserë partie. Diaspora i zgjedh institucionet e veta, ndërsa qeveria e Tiranës i emëron. Të emërohesh nga Tirana për diasporën është shkelje e demokracisë. Ashtu si i fut me lista deputetët, me lista ju ka listuar edhe ju, por diaspora nuk ju pranon. Ju lutem, kur përpiqeni të interpretoni ato që unë shkruaj, kini kujdes që të jeni korrekte, sepse njuk ju lejoj që t’i manipuloni. Unë shkruaj shqip. Elida Buçpapaj
Edhe Enver Hoxha paguante goxha para per spiunet e tij. Merrnin dikur rreth 3,000 dollare ne muaj per te sinjalizuar cdo levizje te Vatres e te atyre qe kishin ikur nga vendi me ardhjen e komunizmit.
Kjo u trashegua edhe te Rama. Erdhi Pandeliu dhe ri organizoi rrjetin e inteligjences. U infiltrua Vatra deri ne kryesine e saj. Nisi bashkpunimi mes atyre qe punuan ne sistemin e shkuar dhe ktyre te rinjve. Tani po hapin organizata te reja per ta dobesuar punen dhe autoritetin e diaspores.
Komsomolsi pandeli majko de jure asht ministër i diasporës. Fakti tregon se ky ministër s’ka ba asnji aktivitet edhe pse ka marrë fonde kolosale.
De fakto bolsheviku pandeli majko asht ministër i kundra-zbulimit, pra ka instalue, rigjallnue, rikthue sherbimin sekret të enver hoxhës në Amerikë e kudo në botë. Me kto fonde mbahet nji ushtri agjenturash të lugatit edvin ramës në diasporë.
Për mark gjonaj i ke thanë sakt zj. Buçpapaj! Parja shpon detin!