Pjesë nga filmi, Diveroli dhe Packouz, duke provuar armët në Shqipëri
Asnjë fjalë për Gërdecin. Hollivudi nuk e kishte parë të arsyeshme që në historinë e pabesueshme se si dy kalamaj u bënë të pasur, duke i shitur armë Pentagonit, të fuste edhe historinë e atij fshati të vogël me emrin Gërdec, i cili shpërtheu në flakë më 15 mars të vitit 2008 e ku mbetën të vdekur 26 persona e 300 të lënduar, shkruan “Panorama”.
“War dogs”, kështu titullohet filmi që nisi të shfaqet dje në Kinema “Millenium”, me regji të Todd Phillips, me skenar të Stephen Chin, Todd Phillips, Jason Smilovic, mbështetur mbi librin e gazetarit Guy Lawson “Armët dhe çunat”.
Me stilin e komedisë “The Hangover”, Phillips tregon historinë e dy çunakëve hebrenj nga Majemi, David Packouz dhe Efraim Diveroli, të cilët u gjendën pa kuptuar mes një loje shumë të madhe, një trafiku armësh, që niste në Pentagon e mbyllej në vatra të nxehta luftimesh në Lindjen e Mesme në Irak apo Afganistan.
Me nota ironie, me shprehje të tipit “Lufta është ekonomi”, “Paratë bëhen duke anashkaluar rregullat”, “Kujt i intereson nëse nuk thua të vërtetën”, “Kjo duket si e paligjshme”, Phillips ndërton gjithë historinë e çunave, mes armëve, drogës, luksit, aventurave të frikshme, mashtrimeve.
Gjatë takimit me përfaqësuesit shqiptarë
Duket sikur Phillips mban anën e Packouz, interpretuar nga Miles Teller, i cili kur filloi biznesin me ish-shokun e klasës, Diveroli, u bënte meshkujve të pasur masazhe për 75 dollarë. Ai është i mprehtë, do të donte t’i bënte gjërat si duhej, por nuk i shpëtonte dot joshjes së parave, një apartamenti luksoz që sheh mbi qytet dhe shpejtësisë së “Jaguarit”.
Ndërsa Diveroli, luajtur nga Jonah Hill, është një djalë i shëndoshë, me një të qeshur të panatyrshme, me një aftësi të shkëlqyer aktrimi, për të qenë ai që nuk është dhe në fund edhe besëprerë.
Diveroli, Packouz, shoferi Bashkim dhe Enveri, gjatë marrëveshjes për paketimin e fishekëve
Ai nuk i dha kurrë Packouzit paratë që i takonin për punën, edhe pse si për suport moral, regjisori ia “jep” atij në një formë tjetër, si një akt “besnikërie” nga ana e trafikantit më të madh të armëve Henry Girard (Bradley Cooper), që bënte tregti me Shqipërinë. Historia mund të duket argëtuese, por sipërfaqësore. Me sa duket, qëllimi i regjisorit nuk ka qenë t’u hyjë thellë punëve, por thjesht të ironizojë me Pentagonin, për kontratat që ka lidhur me njerëz të dyshimtë.
PERSONAZHET REALË
U bë kohë, madje vite, tashmë që flitet për filmin “mbi Gërdecin”, për tragjedinë e madhe shqiptare, që implikoi në të qeverinë dhe njerëz të afërt të politikës. Deri në momentin e shfaqjes së filmit, u fol për faktin që në të do të flitej, jo vetëm për Gërdecin, por do të numëroheshin një për një të gjithë emrat e politikanëve apo fëmijëve të politikanëve, të përfshirë në këtë histori.
Filmi do të bënte namin, në ekran pritej të shfaqeshin ministra apo djali i ish-kryeministrit, i përfolur si palë në ujdinë e armëve. Po në fakt, në film nuk doli asnjë personazh me “sy si prej peshkaqeni”.
Në fakt, dje gjatë orarit të shfaqjes së filmit (15:30), kishte aq shumë njerëz, sa që punonjësja e kinemasë na kërkoi të presim sa numri i spektatorëve të arrinte në 5, përndryshe filmi nuk shfaqej.
I vetmi personazh me emrin real është Ylli Pinari, i cili interpretohet nga aktori rumun Andrei Finti.
Andrei Finti në rolin e Ylli Pinarit
I veshur me një pallto të gjatë të zezë dhe kapele të zezë republike, rrasur pas koke, nën shoqërinë e një gjenerali të lartë shqiptar, uniforma e të cilit nuk përkonte me veshjet ushtarake të kohës kur zhvillohen ngjarjet, por më shumë me uniformat e periudhës komuniste.
Është ai që përmes një pankarte qesharake ku shkruhet “Welcome AEY” pret dy “funksionarët” amerikanë, të cilët i shoqëron në një magazinë, në një vend të humbur ku ruheshin municione të të gjitha llojeve. Kur “çunat” e pyesin si mund të sigurohej kërkesa e tyre, ai u thotë “Se Shqipëria është vendi më i armatosur në botë”.
Ai nuk flet asnjë fjalë shqip, por një anglishte me theks. Ai u shpjegon se janë municione 40-50 vjet të vjetra, por për ta nuk ka rëndësi, boll të punojnë. Një tjetër personazh shqiptar është Enveri. Në historinë reale, nuk ka asnjë person me këtë emër të implikuar në histori, por lehtësisht mund të gjesh ngjashmërinë mes Enverit, që mori përsipër shpaketimin dhe ripaketimin e municioneve kineze, me personin e Kosta Trebickës, i cili realisht mori përsipër të kryente këtë proces, që realisht ishte i paligjshëm.
Në film, çunat u zbuluan pikërisht nga një telefonatë e Enverit që bëri në Departamentin e Mbrojtjes në SHBA, për të “raportuar një krim”, që ishte mospagesa e pagesës së caktuar në bazë të kontratës, çka kishte lënë edhe punëtorët pa rroga.
Dhe në fakt ishte pikërisht Trebicka, që do të tregonte gjithë mashtrimin për gazetarin e “Times” C. J. Chivers. Në film nuk thuhet asgjë për vdekjen e tij tragjike dhe enigmatike. Roli i Enverit luhet nga aktori rumun Gabriel Spahiu, që me gjasë mund të jetë me origjinë shqiptare.
SHQIPËRIA
Një pjesë e mirë e filmit zhvillohet në Shqipëri, që, siç thotë tregtari i armatimeve Henry Girard, është një vend komunist, i cili dëshiron të hyjë në Bashkimin Europian dhe do të donte t’i hiqte qafe municionet që i ka me shumicë që prej periudhës kur frikësohej nga sulmet e perëndimorëve.
Deveroli dhe Packouz dëshironin ta shihnin vetë mallin me sy, por për këtë duhet të shkonin në Shqipëri, në një vend që as e dinin që ekzistonte. Shqipëria prezantohet me një pamje gri së larti, me një rregullsi ndërtesash e me ndonjë katedrale që kalon me shpejtësi, e pamundur të gjendet në vitin 2007 apo 2008 në Shqipërinë kaotike të demokracisë.
PERSONAT REALE, DAVID PACKOUZ DHE EFRAIM DIVEROLI
Rrugëtimi për Tiranë, drejt Gërdecit, shoqërohet me një këngë të viteve të komunizmit, si kolonë zanore. Bëhet fjalë për këngën “Pushka kërkon trima” (Rritu biri i nënës), me tekst të Arben Dukës, kompozuar dhe kënduar nga Tonin Tërshana, fituese e “Anketës muzikore” në vitin 1980.
Kërkimi që regjisori ka bërë rreth Shqipërisë është minimal. Ai është përpjekur të krijojë një copëz Shqipërie, në periferitë e Bukureshtit apo në ndonjë skutë të Rumanisë, ku ka gjetur magazina të vjetra e ish-zona industriale. Gjatë qëndrimit në Tiranë, Davidi qëndron në një hotel në një rrugë të ndyrë dhe bën vrap në mëngjes nëpër ca rrugë të fëlliqura me baraka.
Jo se në Tiranë nuk ka pasur e nuk ka të tilla, por për vërtetësi të fakteve, çunat kanë ndenjur në “Sheraton”, që ndodhet në një nga zonat më të bukura të kryeqytetit dhe vrapin mund ta bënte fare mirë nga Liqeni. Shqip dëgjon shumë pak, vetëm kur bëhet fjalë për ndonjë sharje nga nëna.
Madje, në një rast, kur një punëtore ankohet për zhdukjen e të shoqit, Bashkim Trebeshina, që ishte shofer i Packouz, me gjasë ajo flet rumanisht, po shqip jo se jo. Në Shqipërinë e Philips, Packouz rrëmbehet në mes të natës nga hoteli ku rrinte nga njerëz të maskuar që shajnë shqip…
Të gjitha të zezat janë në Shqipëri, veçse për Gërdecin nuk flitet. Tragjedia shqiptare mbyllet vetëm me zhdukjen e shoferit Bashkim, ndërsa shpërthimi nuk përmendet asnjëherë. Me sa duket, vdekja e 26 vetave nuk është e “denjë” për CV-në e çunave.
Great goods from you, man. I’ve consider your
stuff previous to and you’re just extremely excellent.
I really like what you’ve bought here, certainly like what
you’re saying and the best way during which you are saying
it. You are making it entertaining and you still care for
to keep it wise. I can’t wait to learn far more from you.
That is really a terrific website.
Hi! Quick question that’s totally off topic. Do you know how to make your site mobile friendly?
My weblog looks weird when viewing from my iphone4.
I’m trying to find a theme or plugin that might be able to fix this problem.
If you have any suggestions, please share. With thanks!
An impressive share! I’ve just forwarded this onto a co-worker who
had been doing a little homework on this. And he actually
bought me lunch simply because I discovered it
for him… lol. So let me reword this…. Thanks for the
meal!! But yeah, thanx for spending time to talk about this issue here on your web site.
Every weekend i used to pay a visit this
site, for the reason that i wish for enjoyment, as this this web
site conations in fact nice funny material too.
Simply wish to say your article is as amazing. The clearness to your put up is just nice and i could assume you’re an expert on this subject.
Fine along with your permission allow me to grasp your
feed to stay updated with impending post. Thanks one million and please continue the enjoyable work.
I’ve been browsing online more than 3 hours
as of late, but I by no means discovered any fascinating article like yours.
It is pretty value sufficient for me. In my opinion, if all web
owners and bloggers made excellent content as you did, the net can be much more useful than ever before.
I will immediately seize your rss feed as I can not in finding your email subscription hyperlink or newsletter service.
Do you have any? Kindly permit me recognise in order that I
may subscribe. Thanks.
We are a group of volunteers and opening a new scheme in our community.
Your web site provided us with valuable information to work on.
You’ve done an impressive job and our whole community will be grateful to you.
Hey I know this is off topic but I was wondering if you knew of any widgets I could add to my
blog that automatically tweet my newest twitter updates.
I’ve been looking for a plug-in like this for quite some time and was hoping maybe you would have some experience with
something like this. Please let me know if you run into anything.
I truly enjoy reading your blog and I look forward to your new updates.
I got this web page from my buddy who informed me concerning this web site and now this time I am browsing this website
and reading very informative articles or reviews at this time.
Pas muajsh mospajtime, shumica e anëtarëve të Unionit të Transmetuesve Evropianë (EBU) u pajtuan që të ndryshojnë rregullat e votimit, që do t’i mundësojnë Izraelit të marrë pjesë në Festivalin Evropian të Këngës, Eurovision në maj.
Kjo nënkupton se të gjitha shtetet që duan të marrin pjesë në garën muzikore mund ta bëjnë një gjë të tillë.
Pas këtij vendimi, organizatat transmetuese nga Spanja, Irlanda, Holanda dhe Sllovenia njoftuan më 4 dhjetor se do ta bojkotojnë këtë ngjarje.
Transmetuesi spanjoll, RTVE është një nga pesë financuesit kryesorë të ngjarjes. Ndërsa, Avrotos nga Holanda tha se vendimi ishte “rezultat i një procesi të kujdesshëm”.
Sllovenia tha se vendimin e mori për shkak se “nuk marrin pjesë në Eurovision nëse Izraeli merr pjesë. Në emër të 20 mijë fëmijëve që vdiqën në Gazë”, tha kryetarja e bordit të transmetuesit publik slloven, Natalija Gorscak.
EBU dhe ORF e Austrisë, si transmetues mikpritës, kanë zhvilluar diskutime të shumta javëve të fundit për të parandaluar bojkotin.
Një nga mesazhet kryesore ishte se spektakli më i madh muzikor në botë është një ngjarje e organizuar nga transmetues publikë dhe kjo ngjarje nuk duhet të jetë politike.
EBU gjithashtu kishte ndryshuar rregullat për votimin në Eurovision.
Tani publiku ka më pak ndikim, ndërsa roli i jurisë në dy gjysmëfinalet dhe në finale është forcuar.
Ndryshimet erdhën si reagim ndaj rezultatit të Eurovisionit që u mbajt në Bazel, ku këngëtarja izraelite, Yuval Raphael doli e dyta falë numrit jashtëzakonisht të lartë të votave nga publiku.
Dyshohej se votimi ishte bazuar në një mobilizim strategjik të shikuesve në favor të Izraelit.
Një Wolfgang Amadeus Mozart 4-vjeçar ulet në një tavolinë, zhyt me ngathtësi stilolapsin në bojën e shkrimit dhe kompozon një koncert për piano. Babai i tij shqyrton kompozimin dhe shpërthen në lot për shkak të aftësisë së djalit të tij.
Kjo skenë përshkruhet në një letër nga një mik i familjes Mozart, një nga 12 letrat që “Fondacioni Ndërkombëtar Mozarteum” në Salzburg i mori si dhuratë nga një familje koleksionistësh në Këln t[ë Gjermanisë.
“Nuk do të kishim mundur ta blinim këtë koleksion”, tha Ulrich Leisinger, drejtor akademik i “Fondacionit Mozarteum”.
Dokumentet nga familja Mozart, nga koleksioni i Hans Joachim Eggers, përbëjnë shtesën më të rëndësishme për “Mozarteum” në 100 vitet e fundit. Eggers, një virolog që vdiq në vitin 2016, kishte kaluar 30 vite duke ndërtuar koleksionin më të rëndësishëm privat të Mozartit në Gjermani.
Trashëgimtarët e tij tani kanë përmbushur dëshirën e tij për t’i kaluar këto vepra tek fondacioni.
Fondacioni zotëron koleksionin më të madh në botë të dokumenteve origjinale të Mozartit. Ai përbëhet nga më shumë se gjysma e të gjitha dokumenteve të njohura të familjes Mozart, duke përfshirë rreth 200 letra origjinale nga vetë Mozarti.
Dokumentet e reja do të jenë në ekspozitë në shtëpinë e kompozitorit të madh në qytetin austriak deri më 1 shkurt.
I lindur në Salzburg në vitin 1756, Mozart konsiderohet si një nga kompozitorët më të rëndësishëm të periudhës klasike. bw
Të nderuar kryeministra, ministra, drejtorë institucionesh, federacione futbollesh, media audio-vizive, organizatorë koncertesh, eventesh, banketesh, regjistrimesh, artistë që luani në rrugë, apo në kisha dhe salla të tjera etj., etj., etj.,
Kur përdorni në të gjithë botën muzikën e Feim Ibrahimit, jeni të lutur t’i drejtoheni fondacionit kulturor “Feim Ibrahimi”, për të marrë lejen e përdorimit të saj!
Nuk është pronë e juaja, por është pronë e këtij fondacioni!
Nuk keni asnjë të drejtë përdorimi, pa lejen e shkruar të fondacionit dhe pa paguar tarifën përkatëse për përdorimin e kësaj muzike!
E vetmja organizatë që mund të japë leje për përdorimin e saj (me, ose pa pagesë, si ta shikojë të arsyeshme drejtuesi i kësaj organizate), është pikërisht fondacioni “Feim Ibrahimi” dhe vetëm ai ka të drejtë t’ju autorizojë, si drejtpërdrejt, ashtu edhe nëpërmjet agjencisë së administrimit kolektiv “Albautor”, për ta interpretuar atë, duke specifikuar në çdo publikim tuajin, autorësinë e saj!
Edhe në rastet kur muzika e Feim Ibrahimit është pjesë e koncerteve me vepra të autorëve të ndryshëm, jeni të detyruar, përveç se të merrni autorizimin e fondacionit, të plotësoni gjithashtu formularët e posaçëm dhe të paguani detyrimin ekonomik, për t’u pajisur nga SUADA me autorizimin për përdorimin e muzikës në koncerte, apo evente të çdo lloji.
Jeni të lutur të zbatoni ligjin shekullor të së drejtës së autorit!
Me zërin që i dridhej dhe lotët që nuk i pushonin, këngëtarja Big Mama ka mbajtur një fjalim lamtumire në ceremoninë mortore për Shpat Kasapin, i cili u nda nga jeta papritur në moshën 40-vjeçare.
Në mesazhin e saj, artistja nga Tetova tha se “Shpat Kasapi nuk ka vdekur”, pasi ajo që ka lënë pas do të jetojë përgjithmonë.
“Kjo nuk është lamtumirë miku, por kjo është një shihemi përsëri”, tha Big Mama mes lotësh.
Ajo kujtoi edhe fillimet e jetës artistike me Shpat Kasapin, që kur ishin fëmijë. “Sot jam këtu në këtë skenë që për ne të dy nuk qenë vetëm, skenë, ka qenë vendi ku kemi marrë frymë për herë të parë si fëmijë, si artistë. Kemi ndarë ëndrra, frikë dhe gëzim. Këtu kemi rritur, talentin, shpresat dhe miqësinë tonë. Sot jam këtu në këtë skenë që për ne të dy nuk ka qenë thjesht skenë, por vendi ku kemi marrë frymë për herë të parë si fëmijë”, deklaroi Big Mama.
Më tej ajo u shpreh: “Sot nuk kam fjalë për ta përshkruar boshllëkun që na ka lënë. Na ike shumë herët, shumë padrejtësisht, por kujtimi i tij do të rrojë në zemrat tona në cdo melodi që ai këndoi, në cdo buzëqeshje që na dhuroi dhe në cdo skenë, emri i tij do të përmendet gjithmonë. Shpat, miku im, kemi nisur bashkë prej këtu dhe sot prej këtu po të them lamtumirë. Do të na mungosh në cdo hap, në çdo moment e kujtim. Por ti nuk ke vdekur kurrë, zëri yt, shpirti yt, e gjithë dashuria që ke lënë pas do të jetojë përgjithmonë. Sot nga kjo skenë ku nisëm si fëmijë, po të lëshoj me lot, por të mbaj me shpirt. Kjo nuk është lamtumirë miku, por kjo është një shihemi përsëri”.
Këngëtari Shpat Kasapi u përcoll me duartrokitje nga Pallati i Kulturës në Tetovë, ndërsa arkivoli me trupin e pa jete ishte i mbuluar me flamurin shqiptar. gsh
TETOVË- Në Pallatin e Kulturës në Tetovë u zhvillua sot ceremonia mortore për këngëtarin e ndjerë Shpat Kasapi, i cili u nda papritur nga jeta në moshën 40-vjeçare. Qysh në orët e para të mëngjesit, familjarë, miq, bashkëpunëtorë të afërt dhe adhurues të muzikës së tij u mblodhën për t’i bërë nderimet e fundit artistit.
Atmosfera ishte e rënduar, ndërsa dhjetëra persona u panë me lot në sy teksa kalonin pranë arkivolit për të përshëndetur për herë të fundit këngëtarin që shoqëroi me muzikën e tij një brez të tërë shqiptarësh.
Në ceremoninë mortore morën pjesë edhe emra të njohur të skenës, si Blero, Adelina Tahiri, Big Mama dhe Dafina Zeqiri, të cilët u bashkuan me familjen e Kasapit për të nderuar karrierën dhe kontributin e tij në muzikën moderne shqiptare.
Pas homazheve në Pallatin e Kulturës, trupi i Shpat Kasapit pritet të përcillet për në banesën e fundit, ndërsa qyteti i Tetovës është mbuluar nga një atmosferë zie për humbjen e artistit të dashur.
Këngëtari i njohur nga Maqedonia e Veriut, Shpat Kasapi, i cili u nda nga jeta më 26 nëntor 2025, do të përcillet sot për në banesën e fundit.
Lajmi i dhimbshëm është konfirmuar nga familja e tij, që me pikëllim kanë shpërndarë detajet e ceremonisë mortore. Homazhet për artistin do të zhvillohen sot, duke filluar nga ora 12:00, në Pallatin e Kulturës në Tetovë, ndërsa ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 14:00 në varrezat e qytetit.
“Me hidhërim të thellë kumtojmë ndarjen nga jeta të birit, bashkëshortit, babait, vëllait dhe mikut tonë të dashur, Shpati ishte një zemër e pastër, një shpirt i gëzueshëm që jetonte me këngë në buzë dhe me dritë në sy. Ai përhapte vetëm dashuri e mirësi, dhe kushdo që e njihte, e ndiente ngrohtësinë e tij. Largimi i tij i papritur na ka thyer zemrat. Do të na mungojë zëri i tij i butë, buzëqeshja e sinqertë dhe prania e tij qetësuese. Kujtimi i tij do të mbetet i paharruar për ne,” thuhet në njoftimin e familjes.
Familja ka ftuar të gjithë ata që dëshirojnë të nderojnë kujtimin e Shpatit dhe t’i japin lamtumirën e fundit artistit të dashur, të marrin pjesë në ceremoninë mortore. bw
Melania Trump njoftoi se ka themeluar kompaninë e saj prodhuese, Muse Films, një lajm që vjen pak para publikimit të dokumentarit të gjatë të Amazon MGM Studios për të.
Dokumentari, me titull Melania, do të jetë debutimi i kompanisë së re dhe është regjistruar nga Brett Ratner. Ai do të shfaqet në kinema më 30 janar në SHBA dhe në disa vende të tjera të përzgjedhura, për t’u ndjekur më pas ekskluzivisht në Prime Video të Amazon.
Muse Films u prezantua për publikun përmes kanaleve zyrtare të rrjeteve sociale të Trump, ku u publikua edhe një video me logon e kompanisë. “Prezantojmë: Muse Films. Kompania ime e re prodhuese,” shkroi Melania Trump. “Melania – filmi, ekskluzivisht në kinema në mbarë botën më 30 janar 2026.” Amazon kishte siguruar të drejtat për dokumentarin që në janar.
Filmi fokusohet tek 20 ditët para inaugurimit të Donald Trump në vitin 2025, të shikuara përmes perspektivës së Zonjës së Parë.
Dokumentari pasqyron organizimin e planit të inaugurimit, sfidat e tranzicionit në Shtëpinë e Bardhë dhe rikthimin e saj në jetën publike me familjen, duke përfshirë pamje ekskluzive nga takime kyçe, biseda private dhe vende që nuk janë shfaqur më parë.
Melania Trump është producente ekzekutive e filmit, së bashku me Fernando Suliczin nga New Element Media. Prodhimi i dokumentarit filloi në dhjetor të 2024-ës. bw
Këngëtari Shpat Kasapi do të varroset ditën e nesërme në orën 14:00 në Tetovë, kanë njoftuar familjarët e tij në rrjetet sociale.
Këngëtari shqiptar vdiq më 26 nëntor pas një sulmi në zemër, në moshën 40-vjeçare. Sipas njoftimit, homazhet për të do të mbahen nesër nga ora 12:00 në Pallatin e Kulturës në Tetovë e më pas do të kryhet ceremonia e varrimit.
Shpat Kasapi hyri në tregun e muzikës qysh në fillim të viteve 2000. Prej atëherë, u bë një prej yjeve të estradës.
Njoftimi i familjes:
Me pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të birit, babait, bashkëshortit, vëllait dhe shokut tonë të dashur, SHPAT KASAPI
(1 Maj 1985 – 26 Nëntor 2025)
Shpati ishte një zemër e bardhë, një shpirt i gëzuar që jetonte me këngë në buzë dhe me dritë në sy. Ai falte vetëm dashuri e mirësi, dhe kush e njohu, e ndjeu ngrohtësinë e tij.
Ikja e tij e papritur ka thyer zemrat tona. Do të na mungojë zëri i butë, buzëqeshja e tij e sinqertë dhe prania që na jepte qetësi. Kujtimi i tij do të mbetet i paharrueshëm për ne.
Të gjithë ata që dëshirojnë t’i japin lamtumirën e fundit Shpatit tonë të dashur janë të mirëpritur të marrin pjesë në ceremoninë e tij.
Homazhet do të mbahen të Dielen, 30.11.2025, në orën 12:00, në Pallatin e Kulturës në Tetovë.
Varrimi: në orën 14:00, në varrezat e qytetit të Tetovës.
-Ndjehem si peshku pa ujë! -ma ktheu ai. -Ishte njeriu im më i afërt. 42 vjet bashkë. U njohëm te revista “Hosteni”. Unë djalë. Ai humorist i madh. Vazhduam bashkë në koncerte. Hartuam bashkë skenare dhe skeçe. Bashkë te “Fiks Fare”, bashkë me pushime në Sarandë. Ai ishte pjesa ime e dytë ose isha unë pjesa e dytë e Koços.
-A mund të qajë Filip Çakuli?
-Kam ndjerë dhimbje të madhe, por nuk kam derdhur lotë as për humbjen e mamasë e as për vdekjen e babait. Si ndodhi që më rrodhën lotët? U futa në zyrën e Koços… Bosh… Gazetarët kishin vendosur mbi tavolinën e punës së tij një tufë me lule. Pashë dy palë syze(njëra e dëmtuar),kompjuterin,një cigare të lënë përgjysmë,letra,disa karikatura… Ngriva. U ula në karrige. Ndenja ca minuta, fshiva sytë dhe pa i folur askujt u futa në zyrën time.
-Të ngushëlluan? -vazhdova të këmbëngul me pyetje unë.
-Si asnjëherë. Mbi 1000 telefonata. Mesazhepa fund.
-Koço Devole në skenë ishte aktor i madh, por jashtë skene ishte i heshtur, i mbyllur,dukej si i bezdisur nga njerëzit.
-E ke gabim, -ma ktheu Filipi. -Ai ishte shumë popullor, në skenë dhe jashtë saj. Ishte humoristi më i madh i Shqipërisë. Qe aktor,regjizor,bënte karikatura me ide. Qe skenarist. Ai, si humorist, mund të krahasohet me Qamil Buxhelin.Kur ecnim rrugës me Koçon, gjenim belanë. E ndalonin qytetarët: “Bëjmë një foto? Dua një foto tjetër me djalin”. Kishte të tjerë që kërkonin autograf. Mua më kërkonin të ndërhyja te Koço që të shkonte të luante në estradat e Shkodrës, Fierit, Vlorës, Tiranës. Me Koçon donte të dilte në skenë Skënder Sollaku, Zef Deda, parodistët e Vlorës, Aleko Prodani, Fadil Hasa. Nuk gjen regjizor që nuk donte ta kishte aktor në filmat e Kinostudios ose në telenovelat e televizioneve. Po koncertet në Pallatin e Sportit, në estradën e Tiranës, në Pallatin e Kongresit a mund të më gjesh njeri që mund t’i bënte si Koçoja? Jo dhe jo. Po pse? Sepse ai ishte si magjistar. I mblidheshin aktorët ekëngëtarët, që nga Vaçe Zela, Tonin Tërshana, Liljana Kondakçi, Luan Zhegu, Parashqevi Simaku, Aleksandër Gjoka e të tjerë. Nuk mund të gjesh mes aktorëve njeri puntor, iniciator, fantazist si ai. I palodhur dhe i rreptë në punë, por i dashur dhe i respektuar pas punës. Unë bëhem kurioz dhe e pyes: -Koçon e mbaje për vete apo ishte edhe pjesë e familjes?
-Kur jetonim në Lushnje, Koço hynte dhe dilte te ne si në shtëpinë e tij. Bënte humor me Vasilikën,luante me dy djemtë e mi, Zhanin dhe Orestin. Ata qeshnin me lot, sepse ai ishte aktor jo vetëm në skenë, por edhe mes fëmijëve.
-A ka ardhur Koço në Dërmisht?
-Sa herë që shkonim në Sarandë, ngjiteshim në fshat, -thotë Filipi.-Dhe çdo herë që shkonim babai bënte festë. Mamaja gatuante pulën që therte babai. Bënte pita. Mbi tavolinë shtrohej raki e verë. Ndërkohë hapej fjala në fshat.Shkonim në klub, tavolinat plot. Dikush qeraste me një gotë verë, dikush me raki,një tjetër me kafe. Koço bënte humor: tregonte barcaleta. Njerëzit qeshnin me lot. Bënin shaka. Largoheshin të lumtur. Babai mburrej dhe krekosej se kishte mik shtëpije të madhin Koço Devole! Pa ikur mirë nga fshati më pyeste se kur do vinim përsëri… Për dy-tre vjet nuk vimë, ia ktheja unë. U harxhojmë ju dhe fshatin. “Lëri këto! Koçoja bie në shtëpi dhe në fshat humor. Nuk i sheh sa të gëzuar janë njerëzit?!”- më thoshte babai.
-Kam mendimin se humori i madh bëhet vetëm në vatan,-them unë përsëri.-Pse mori arratinë Koçoja përtej oqeanit?!
-Ai iku në Amerikë me familjen në vitin 1998. Kishte arsye. Vendi ishte sketerrë. Bandat qeverisnin vendin. Estradat u mbyllën.Humoristët luani tavëll ose me letra. Bisnesi u tha. Nuk kishte para për sposorizime. Arti nuk bëhet nga shtëpija. Një ditë më mori në telefon dhe më tha: “Filip! Po të ra rruga nga Amerika, të pres në shtëpi.”Pas disa muajsh një biszesmen më pagoi biletat. Na dha edhe ca para xhepie bashkë me gazetarin Genc Tirana hipëm në avion.Vizitën e parë në Nju Jork e bëmë në shtëpinë e Koços. Jetonte në mes të pyllit. Shtëpi e bukur. Pronar ishte dhëndri,djalë i zoti, nga Kosova. Ishte bizesmen. Kishin dy vajza. E pyeta një
ditë Koçon: “Çfarë bën në Amerikë?”
-“Dy vjet më parë jepja koncerte për emigrantë. Qytet më qytet. Bashkë me Pëllumb Kullën, Agim Krajkën, Xhevahir Zenelin, Anita Bitrin etj. Por u lodha. U mërzita,u bezdisa. Tani nuk bëj asgjë. Jetoj si i vdekur. Dal për peshk. Rrallë për gjah. Fle. Ëndërroj për humorin.
-Pse nuk vjen në Tiranë?
-Të tund derën apo të mas rrugët?
-Jo. Hajde të punojmë bashkë në Top Channel!
-Por te Top Channel-i ka zot hauri. Pa ftesën e Tanit, nuk e lë Amerikën”…
-U ktheva në Tiranë. I thashë Tanit: “Sikur të marrim në punë Koço Devolen?!”
-Bën shaka! Ai jeton në Amerikë? Vjen të punojë me ne? Unë e kam adhuruar Koçon që fëmijë. Mes shokëve tregonim batutat e tij. Në çdo kohë derën e Topit e ka të hapur.”
-Pas disa ditëve Koço mbërriti në Tiranë.Biletën e avionit ia preu Tani. Pimë kafe të tre. Më i lumturi ishte Tani.
E pyes Filipin: -“Fiks Fare” në vitet 2000 ishte një risi në televizion dhe në humor. U përshtat Koçoja?
-Ai kishte lindur për të bërë çdo gjë. Bënte skenare. Dilte në skenë. Imitonte, shkruante. Solli në jetë shumë personazhe. Bënte monitorimet me Doktorin, Palomën, Fonin. Improvizonte. Shumë miq e shokë më thoshnin se jam me fat që punoj me Koçon. Kur mungonte ndonjë ditë në ekran, kërciste telefoni:”Ku është Koçoja?!”
-Për arsye të mos arsyes Koço u arrestua në Itali. Politikanët bënë sehir?- e pyes unë dhe Filipi më thotë:
-Përkundrazi. Sali Berisha më thirri në Parlament. Më tha se në Itali kishte mik një avokat të njohur. “Zoti Biondi ka qenë edhe ministër i drejtësisë në qeverinë e Berluskonit. Do flas me avokatin. Ai do bëjë të pamundurën për ta nxjerrë të pafajshëm. Nuk ka mundësi që një humorist kaq i madh si Koço Devole të merret me drogë.” Më thirri edhe Ilir Meta. Në atë mot ishte ministër i Jashtëm. Më tha se do bënin të pamundurën në rrugë diplomatike për Koçon. “Do bëjmë disa shkresa zyrtare ku do të tregojmë se cili është për shqiptarët Koçoja.” Ndërkohë Gjergj Luca dhe Agron Duka u treguan të gatshëm për të ndihmuar Koçon nga ana finaciare.
-Shkove në Itali?
-Po. Dy herë. Së pari me Gjergj Lucën. Koçoja ishte i burgosur në Rimini. Takuam avokatin. Dorëzuan dokumentat. Herën e dytë shkova me një përkthyese. E takuam Koçon në burg. Ishte me humor. “Kam trajtim ekstra,” -tha Koço.-“Biruca ime është si një dhomë në hotel me pesë yje. Bëja humor me karabinierët, por nuk kuptonin. I detyrova të mësojnë shqip. Tani u tregoj dhe qesh vetë. Por unë jam i pafajshëm. Më zunë në një makinë. Unë mbaja në duar, si lodër, një vegël. Nuk e dija çfarë ishte. Na kapën karabinierët. Shtypën një sumbull nga vegla që mbaja unë në dorë, diçka kërciti dhe u hap një kuti me drogë. Por unë isha pasagjer. Nuk
dija gjë. Isha viktimë. Por do dali e vërteta.”U bë gjyqi. U mbyll gjyqi. Koço doli i pastër!Por u trishtova me politikën ditën që Koço Devole u nda nga jeta. Ministria e Kulturës duhet të organizonte homazhe. Po kështu qeveria duhet të hapte sallën e “Pallatit të Kongreseve” për t’i dhënë lamtumirën humoristit të madh. Atë që la mangunt qeveria, e bëra bashkë me Agron Llakën. Folëm me drejtorin e Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe ai dërgoi dy motoçiklistë që shoqëruan kortezhin.
-Të la ndonjë amanet Koçoja?
-Po… Një ditë, si shumë herë të tjera, u ulëm për drekë. Ishim vetëm të dy. Ai më tha se kishte merak djalin dhe mbesën. Djali kishte ardhur nga Italia dhe jetonte bashkë me të. A kishte zanat? Vetëm shofer. Ndërsa mbesa, Sindi,ishte studente në Itali. Çdo muaj i dërgonte 300 euro. I duhej edhe një vit që të mbaronte masterin. Pasi Koçoja u largua nga kjo jetë, e rregulluam djalin shofer në spitalin Gjerman. Më pas takova Sindin. E pyeta se kur e mbaronte masterin. I duheshin edhe katër muaj…E plotësova edhe amanetin e dytë të Koços…
Në fund e pyes Filipin: -E ka pasuruar biografinë tënde Koçoja?
-Kam punuar 42 vjet si gazetar. Kam botuar 10 libra. Kam shkruar qindra artikuj. Le të harrohen të gjitha. Mjafton të mbetet në biografinë time fakti që kam punuar, kam jetuar, kam bashkëpunuar dhe kam bërë humor me Koço Devolen.
Festivali i Këngës në RTSH ka bërë publike datat e edicionit të sivjetshëm. Sipas organizatorëve, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, festivali do të zhvillohet më 17, 18, 19 dhe 20 dhjetor.
Edicioni i këtij viti do të mbledhë në skenë emra të njohur të muzikës shqiptare. Prej disa javësh është bërë publike edhe lista e këngëtarëve që këtë vit, ku interesi është i lartë, për shkak edhe të Eurovision, ku shkon kënga fituese. Por ndryshe nga vitet e shkuara, këtë herë problem duket se është shndërruar emri i moderatorëve që do ta drejtojnë këtë spektakël përgjatë 4 netëve. Shkak për këtë duket se janë bërë edhe financat e këtij institucioni.
Nga organizatorët është kërkuar që drejtues të ishte Salsano Rrapi, përkrah natyrisht edhe me një moderatore tjetër. Por duket se drejtuesit e RTSH kanë kërkuar që në krye të jenë moderator ekzistues në RTSH, Fjodora Fjora dhe Flori Gjini, duke qenë se këta të fundit nuk do të marrin pagesa të mëdha. Për moderimin krah tij, fillimisht u mendua Jonida Shehu, por duke qenë se festivali synon një “erë rinie”, u propozua Arilena Ara.
Sipas burimeve, bukuroshja mund të kërkojë një shumë të lartë, që mund të jetë e vështirë për televizionin publik, i cili ka hasur vështirësi ekonomike kohët e fundit. Deri më tani ende nuk është vendosur për emrin e moderatorit, por ajo që dihet më siguri, është se emri, cilido që të jetë, nuk do të zgjidhet edhe kaq lehtë. Edhe këtë vit drejtoreshë e Festivalit është Elhaida Dani, e cila ka kërkuar që të ketë në skenë si moderator Salsano Rrapin.
Kujtojmë që më herët, Arbana Osmani dhe Luana Vjollca kishin dorëzuar një projekt për të qenë në krye të këtij programi. Deri më tani emri i asnjërës nuk është përfolur si prezantuese të mundshme. Problemet ekonomike duket se po prekin edhe spektaklit më të rëndësishëm të muzikës, duke bërë që kur mungojnë më pak sesa një muaj nga nisja e Festivalit, ende nuk është vendosur emri i moderatorëve që do të jenë në skenë.
Ajo që është e sigurt, është fakti se këtë vit, në Pallatin e Kongreseve nuk do të shohim as Arbanën e as Luanën, të cilat janë refuzuar si moderatore, pikërisht për shkak të pagesave të larta që kanë kërkuar. Mbetet për t’u parë nëse do të jetë Arilena, apo Fjodora ajo që do të jetë mikpritësja e netëve të muzikës live. Panorama
Ndarja nga jeta e këngëtarit Shpat Kasapi ka prekur publikun dhe artistët shqiptarë kudo në botë. Mes tyre reagoi edhe Bebe Rexha, e cila publikoi në Instastory një video të Shpatit duke kënduar, shoqëruar me një pëllumb dhe flamurin shqiptar.
Edhe pse me karrierë ndërkombëtare, Bebe Rexha mbetet e lidhur me rrënjët shqiptare. Ashtu si Shpat Kasapi, të dy janë me origjinë nga Maqedonia e Veriut.
Shpat Kasapi u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare pas një ataku kardiak në Itali. I lindur në Tetovë, ai ishte një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare që nga fillimi i viteve 2000, me hite të shumta dhe një karrierë të dashur për publikun.
Kompozitori dhe producenti Gent Myftaraj ka ndarë emocionet dhe dhimbjen e tij pas ndarjes së papritur nga jeta të këngëtarit dhe mikut të tij të afërt, Shpat Kasapi, i cili u shua një ditë më parë në moshën 40-vjeçare pas një ataku kardiak.
I ftuar në studion e News24, Myftaraj rrëfeu kujtime të forta dhe momente të veçanta nga miqësia dhe bashkëpunimi i tyre shumëvjeçar.
“Shpati u ka dhënë shqiptarëve buzëqeshje në dasma e koncerte me muzikën e tij. Dje, sapo hapja rrjetet sociale, pashë vetëm dashuri për të. Të gjithë kishin një foto me Shpatin. Ai duhet ta shikonte vetë këtë dashuri,” u shpreh Myftaraj. Ai vuri në dukje se këngëtari njihej jo vetëm për hitet e tij, por edhe për thjeshtësinë dhe sjelljet e tij prej njeriu të mirë.
Kompozitori kujtoi edhe fillimet e bashkëpunimit të tyre: “Bashkëpunimi im i parë me Shpatin ishte në Festivalin e Këngës, të dy ishim për herë të parë. Ai e bëri hit këngën time dhe më hapi një dritare të madhe në botën e artistëve. Disa artistë e shikonin me skepticizëm për shkak të stilit të tij të gëzuar, por Shpati këndoi më mirë se 80% e këngëtarëve që ishin aty.”
Myftaraj foli edhe për marrëdhënien e veçantë të Shpatit me nënën e tij, që e shoqëronte kudo: “Nëna e tij është një shembull krenarie për shqiptarët e Maqedonisë. Më vjen shumë keq për të. Ai e kishte gjithmonë pranë.”
Ai rrëfeu se lajmin tragjik e mori teksa ishte në gjumë, nga bashkëshortja që e zgjoi e tronditur. “Më pyesnin nëse ishte e vërtetë. Të shtunën kisha folur me të për një spektakël. Ishte i qetë, flisnim për dietën, për sheqerin që donte ta hiqte. Nuk pati asnjë ankesë shëndetësore.”
Myftaraj tregoi se Shpati e kishte humbur të atin nga i njëjti problem shëndetësor dhe se kjo e kishte ndjekur gjatë gjithë jetës: “I ati i atij ka ndërruar jetë nga e njëjta gjë. Shpati ishte djalë i shëndetshëm, por ndoshta mbante gjëra brenda vetes. Kishte një buzëqeshje të madhe, por mund të ketë pasur shqetësime që nuk i shprehte.”
Në fund, kompozitori përmendi edhe kujdesin e veçantë që bashkëshortja e Shpatit kishte për të: “Ajo e merrte gjithmonë në telefon, kujdesej për të.”
This is a topic that is close to my heart… Cheers!
Where are your contact details though? dildok3 (https://xvj3Gsdfghhfies.link)
Great goods from you, man. I’ve consider your
stuff previous to and you’re just extremely excellent.
I really like what you’ve bought here, certainly like what
you’re saying and the best way during which you are saying
it. You are making it entertaining and you still care for
to keep it wise. I can’t wait to learn far more from you.
That is really a terrific website.
Hi! Quick question that’s totally off topic. Do you know how to make your site mobile friendly?
My weblog looks weird when viewing from my iphone4.
I’m trying to find a theme or plugin that might be able to fix this problem.
If you have any suggestions, please share. With thanks!
An impressive share! I’ve just forwarded this onto a co-worker who
had been doing a little homework on this. And he actually
bought me lunch simply because I discovered it
for him… lol. So let me reword this…. Thanks for the
meal!! But yeah, thanx for spending time to talk about this issue here on your web site.
Now I am ready to do my breakfast, after having my breakfast coming again to read additional news.
Highly energetic blog, I liked that bit. Will there be a part 2?
Wow, this article is pleasant, my sister is analyzing these kinds
of things, so I am going to tell her.
Every weekend i used to pay a visit this
site, for the reason that i wish for enjoyment, as this this web
site conations in fact nice funny material too.
Hi, this weekend is good in favor of me, as this point
in time i am reading this wonderful informative post here at my home.
Simply wish to say your article is as amazing. The clearness to your put up is just nice and i could assume you’re an expert on this subject.
Fine along with your permission allow me to grasp your
feed to stay updated with impending post. Thanks one million and please continue the enjoyable work.
I’ve been browsing online more than 3 hours
as of late, but I by no means discovered any fascinating article like yours.
It is pretty value sufficient for me. In my opinion, if all web
owners and bloggers made excellent content as you did, the net can be much more useful than ever before.
I will immediately seize your rss feed as I can not in finding your email subscription hyperlink or newsletter service.
Do you have any? Kindly permit me recognise in order that I
may subscribe. Thanks.
We are a group of volunteers and opening a new scheme in our community.
Your web site provided us with valuable information to work on.
You’ve done an impressive job and our whole community will be grateful to you.
Hey I know this is off topic but I was wondering if you knew of any widgets I could add to my
blog that automatically tweet my newest twitter updates.
I’ve been looking for a plug-in like this for quite some time and was hoping maybe you would have some experience with
something like this. Please let me know if you run into anything.
I truly enjoy reading your blog and I look forward to your new updates.
I got this web page from my buddy who informed me concerning this web site and now this time I am browsing this website
and reading very informative articles or reviews at this time.