VOAL

VOAL

VLERËSIM PËR VEPRIMTAREN RITA SALIU Nga Fuat Memelli

August 6, 2022
blank

Komentet

blank

Nju Jork, një libër mbi historinë frymëzuese të veprimtarit shqiptar Skënder Thaçi

VOA/Burim Goxhuli

Dje në qytetin e Nju Jorkut u prezantua për publikun libri me titull “Skënder Imer Thaçi mes Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi”. Ky libër është ndërtuar duke u bazuar në historinë e pazakontë dhe frymëzyese të Skender Thaçit, një veprimtar dhe humanist shqiptar që rrjedh nga një familje patriotike. Ai përjetoi shumë vuajtje në jetë, por sot është një biznesmen i suksesshëm dhe aktivist i madh i çështjes shqiptare.

Në këtë fotografi të vitit 1961 shihet Skënder Thaçi me vëllain binjak Nerimin në një burg në Nikshiq të Malit të Zi.

Ata u burgosën në moshë të re sepse ishin bijtë e nacionalistit dhe patriotit Imer Thaçi, i vrarë dhe i zhdukur nga UDB-ja Jugosllave kur ata ishin vetëm dy vjeç.

Historia e pazakontë e familjes Thaçi nuk mbaron me kaq. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, aktivisti dhe humanisti shqiptar Skender Thaçi thotë se megjithë sfidat që e përcollën gjithë jetën, ishin tre shtylla që e mbajtën në këmbë.

“Babain tim që dha shumë, që nga pushtimi i Shqipërisë në vitin 39 e deri në çlirimin e atdheut, Shqipërisë. Burgosjet, arratisjet, pastaj Komiteti “Shqipëria e Lirë” që ai drejtoi në ish-Jugosllavi, sa e lau edhe me kokë. Ato ishin pasojat familjare që ne u burgosëm si dy vjeç, unë me vëllain tim, me nënën time, me gruan e xhaxhait dhe është një rast unik tjetër që gruaja e xhaxhait ka lindur djalin në burg në Nikshiq të Malit të Zi dhe nëna ime e ka pagëzuar me emrin Burge. Forcën tjetër unë e kisha Cucë Avdylin në Geghysen, si një heroine që në atë kohë ishte përleshur me sllavo-malazezët në Tropojë, në Gygysen. Ato ishin të gjitha mootivet dhe vuajtjet që më shtynë për të qenë ky që jam”, tha zoti Thaçi për Zërin e Amerikës.

Heroina e zotit Thaçi është nëna e tij, Bade Thaçi. Ajo kishte arritur që pavarësisht vuajtjeve të mbajë familjen e bashkuar drejt synimit për t’u ringritur.

“Unë kam punuar që fëmijë, për të kontribuar për të ndihmuar nënën time për t’u ushqyer. Ajo ka punuar arave dhe tokave të Gucisë në atë kohë me dy fëmijë jetim, me burrë të zhdukur nga UDB-ja, pa asnjë përkrahje. Rikthimi jonë në Kosovë prap ka qenë sfidues, nga zero pa asnjë mbështetje, pa asnjë ndihmë. Dhe e gjithë kjo është konsoliduar në zhvillim, intelektual dhe profesional. Në fund të viteve 90 ne ishim me biznes. Dhe unë isha në Shqipëri për të përcjell atë amanetin e babait tim që duhet të bëj diçka për vendin tim”, shtoi aktivisti Thaçi.

Sot, Skender Thaçi është pronar i disa resorteve turistike dhe drejtues i shoqatës që mbështet turizmin në Kosovë, një filantrop dhe një nga kontribuesit më të mëdhenj të çështjes shqiptare.

Kjo histori frymëzuese është pjesë e librit me titull “Skender Imer Thaçi mes Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi”, e cila u promovua edhe në Shtetet e Bashkuara në një ceremoni të organizuar nga Federata Panshqiptare Vatra në Bronks të Nju Jorkut.

“Është historia që çdokush nga ne ka një copëz që e gjenë veten. Ose ka humbur prindërit, ose ka përjetuar persekutimin e familjes ose janë dëbuar nga vendi për arsye të ndryshme. Të gjithë ne duhet të marrim mesazhet e këtij libri dhe t’i shohim me një sy tjetër dhe të mendojmë që edhe ne mundemi të bëhemi njerëz më të mirë, të kontribuojmë për vendin në forma të ndryshme”, tha autorja e librit Leonora Laçi.

Kryetari i shoqatës Vatra, Elmi Berisha tha se ngjarje si kjo ndihmojnë në lidhjen edhe më të madhe të brezit të ri të shqiptaro-amerikanëve me rrënjët.

“T’i joshim edhe më shumë gjeneratat e reja që të jenë pjesë e Vatrës, pjesë e proceseve të mëdha, por mbi të gjitha që të mishërohen me patriotizmin, me veprën, me luftën dhe sakrificën e kombit shqiptar dhe disa familjeve npë veëanti”, tha zoti Berisha për Zërin e Amerikës.

Pjesëmarrësit në këtë ceremoni shprehën mirënjohjen e tyre për librin.

“Është një vepër e një punë fenomenale Ju falenderoj për udhëtimin tuaj këtu. Ju falenderoj që na sollët këtë histori që ne do ta lexojmë dhe kujtojmë njerëzit që kontribuan për atdheun tonë”, tha aktivisti shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari.

“Të emocionon aq shumë dhe të mbush me aq shumë dhimbje por edhe me një lloj force shpirtërore se si njeriu edhe i ballafaquar me gjithë këto vështirësi kaq të mëdha, jen një moment kur i përballon ato, ia del mbanë dhe bëhet njeri i shquar”, tha ish Ambasadori i Shqipërisë në Britani, Mal Berisha.

Në të ardhmen, planet janë që libri të botohet edhe në gjuhën angleze.

blank

Mjeku Arbër Shehu bëhet drejtor në gjigantin amerikan AstraZeneca

Mjeku kosovar, Arbër Shehu, ka njoftuar se nga nëntori do të shërbejë si Drejtor i Asociuar Mjekësor në AstraZeneca.

Madje, ai këtë detyrë do ta marrë simbolikisht nga 28 nëntori.

“Duke filluar nga 28 nëntori, do t’i bashkohem njërës prej kompanive më të mira biofarmaceutike në botë, ASTRAZENEKËS, si Drejtor i Asociuar Mjekësor / Drejtor Mjekësor i Onkologjisë dhe Punëve Mjekësore të ShBA-së”, ka shkruar ai në Instagram.

“’Nga një hap [të madh] në kohë’, thonë”.

“Dobitë e të vepruarit me kurajë janë baras me rezultate produktive.”Express

blank

Greva është kategori kushtetuese e drejtë në demokraci,por jo shkollat të jenë të mbyllura…! – Nga Skënder Karaçica

Në vend të debatit

Shkolla shqipe dhe figura e mësuesit është e shenjtë për kombin shqiptar!Përmes Abetarës të gjuhës shqipe dhe vatra e shkollës,nëpër vite,u bën projekti kombëtar se si duhet të bëhet atdheu dhe Liria e Kosovës…!

Po,kategorisë kushtetuese të grevës në Kosovë!Për mësuesit e shkollës shqipe të miratohet ligji për pagën me tipare ekonomike të denjitetshme,ndonëse shkollës shqipe dhe superstrukturës së dijes të arsimtarëve u duhet trajta e jetës me dinjitet!

Po,reformës me tipare  akademike dhe me modele të kohës të shekullit të ri  për shkollën shqipe në Kosovë;Të miratohet në parim  ligji i kontratës për çdo katër vjet;Mos të kemi kontratë  të  përjetshme deri në pension ,ndonëse në vendet e zhvilluara (po e përmendi shkollën dhe edukimi i brezave në Amerikë,-v.j.),ku për çdo katër vjet debatohet për  rezultatet në punë të arsimtarëve dhe,tevona bëhet kontrata e re e punës.

Një model i shkollës amerikane,natyrisht me standardet e  rrogës për arsimtarët në Kosovë me tipare ekonomike në rrafshin e dinjitetit dhe të profesionit të shenjtë,të bëhet në parim me ligjet e shtetit.

Për këto parime në rrafshin kombëtar e shtetëror për shkollën shqipe në Kosovë,duhen të bëhen pjesë e debateve tona dhe,jo me aktin e fundit me një fjalë të vetme:Kemi grevë dhe shkollat janë të mbyllura…!

Në ketë rrafsh të vijave të trasha për shkollën dhe arsimin shqip në Kosovë,të veprojmë me programet me frymë të re të tipareve të shekullit të ri ,ku e kemi hisen dhe vendin si kombi shqiptar  më i ri në mesin e popujve të Evropës.

Në nderim të shkollës shqipe dhe të mësuesëve  të Kosovës…!

Prishtinë,më 8 shtator 2022

blank

Berisha takim me anëtarë të njohur të diasporës: Mirënjohje të thellë LQSHA dhe DioGuardit

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka pritur në një takim miqësor, disa anëtarë të njohur të diasporës shqiptare.

Berisha shkruan në Facebook, se gjatë këtij takimi i ka shprehur mirënjohjen e thellë Ligës Shqiptaro-Amerikane dhe kryetarit të saj, Joe DioGuardi, për mbështetjen e madhe dhënë demokracisë në Shqipëri dhe lirisë së shqiptarëve në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi.

Mesazhi i kreut të PD-së, Sali Berisha:

Një takim miqësor.

Të dashur miq, prita në një takim miqësor anëtarin e Lidhjes Shqiptaro-Amerikane, z. Faik Lata, SHBA, veprimtarin, publicistin e njohur, Naser Bresa, Kosovë, dhe historianin e njohur, autor i një seri veprash historike, Qerim Lita, Maqedoni e Veriut.

Në takim i shpreha mirënjohjen time të thellë Ligës Shqiptaro-Amerikane dhe kryetarit të saj, Joe DioGuardi, për mbështetjen e madhe dhënë demokracisë në Shqipëri dhe lirisë së shqiptarëve në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi.

Me miqtë diskutuam mbi gjendjen aktuale tejet të rëndë të demokracisë në Shqipëri dhe zhvillimet në rajon. Takimi ishte i hapur dhe miqësor.

syri.net

blank

Biden emëron një shqiptar, Bix Aliun, Ambasador Fuqiplotë të SHBA në Malin e Zi

Më 16 shtator, Shtëpia e Bardhë njoftoi se Presidenti Joe Biden ka zgjedhur disa personalite për të shërbyer si zyrtarë të lartë kyç në administratën e tij.

Fjala është për ambasadorët e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të SHBA në disa vende e ndër ta, spikat emri i një shqiptari.

B. Bix Aliu, kandidat për Ambasador të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Mal të Zi

B. Bix Aliu është anëtare karriere e Shërbimit të Lartë të Jashtëm, klasi ministër-këshilltar.

Aliu së fundmi ka shërbyer si i Ngarkuar me Punë, i përkohshëm i Ambasadës së SHBA-së në Budapest, Hungari.

Para kësaj, ai ishte Zëvendës Shefi i Misionit të Ambasadës së SHBA-së në Poloni dhe ishte i Ngarkuar me Punë, i përkohshëm gjatë gjithë vitit 2021.

Më parë, Aliu ishte Konsull i Përgjithshëm i Konsullatës së Përgjithshme të SHBA-së në Krakov dhe u dekorua me Medaljen Honoris Gratia , nderimi më i lartë i qytetit, për avancimin e tij të rëndësishëm të lidhjeve ekonomike dhe kulturore midis Shteteve të Bashkuara dhe Krakovit.

Detyrat e tjera të Aliut përfshijnë shërbimin si Zëvendës Shef i Misionit të Ambasadës së SHBA-së, në Podgoricë, Mali i Zi, Oficer i Diplomacisë Publike në Tiranë, Shqipëri, Zëvendës Koordinator Orientimi në Qendrën Kombëtare të Trajnimit për Çështjet e Jashtme të Departamentit të Shtetit dhe shërbimi në Kongres.

Aliu ka një Diplomë Mjekësie nga Universiteti i Prishtinës, Kosovë dhe një Diplomë Master i Studimeve Strategjike nga Kolegji i Luftës së Ushtrisë Amerikane në Carlisle, Pensilvani.

Aliu është fitues i çmimeve të shumta për performancë nga Departamenti i Shtetit dhe flet gjuhën malazeze, polake, serbo-kroate, maqedonase dhe shqipe.

blank

blank

Ramazan Bekteshi, pse asnjë fjalë për çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në RVM-së? – Nga Skënder Karaçica

Në vend të reagimit
 
​E lexova me kujdes shkrimin e veprimtarit shqiptar në Amerikë,Ramazan Bekteshi,,Fjalët rrënqethëse…,,për vizitën e tij në Kosovë dhe,tashti kthimi matan detit(term i De Radës,-v.j.).
 
Në shkrimin e tij R.Bekteshi,me emocione flet për Kosovën,që,sipas tij e paskësh lënë në duart e sigurta,por Shqipërinë si në kohën e Zogut(sic!).Tutje,veprimtari i lindur në Kërçovë e përmend Maqedoninë e Veriut,por nuk e thotë asnjë fjalë për çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në hapësirën etnike,kur e kur,ende ka mbetur në amrgjinat e politikës së ditës(sic!).Mbase veprimtari ynë nga Amerika e di fare mirë se populli shqiptar,sipas aktit më të lartë juridik të Kushtetutës ka mbetur veçse pakicë kombëtare me shenjën e ,,barazisë,,(sic!)me pakicat tjera dhe,gjuha shqipe si shenjë dalluese e identitetit kombëtar (ende)nuk është bër zyrtare(sic!).
 
Ka ardhur koha,që bota e supërstrukturës së dijes intelektuale (shqiptare)kur shkruajnë dhe flasin,duhen të jenë më të hapur për çështjen shqiptare,sidomos nga hapësira entike në RVM-së që,ka mbetur në amrgjinat politike të klasës politike shqiptare,ndonëse shteti i Bullgarisë pakicën bullgare e bëri pjesë të Kushtetutës
(lexo:shtetformues,-v.j.)ndërsa shqiptarët mbetën veçse pakicë kombëtare qysh nga vitet 1945 e deri më sot(sic!).
 
Ramazan Bekteshi,e parapelqeva shkrimin me motive të mërgimit dhe brenda tij Kosova,Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut,kësaj të fundit është dashtë ,,lapsi poetik,,të jetë më i fortë,ndonëse të takon në krye të herës më zërin e arsyes:Çështja e (pa)zgjidhur shqiptare në hapësirën etnike në RMV-së.
 
Fjalët rrënqethëse…Ramazan Bekteshi për atdheun dhe,siç thotë fjala e popullit:me qajtë për atdheun dhe kombin nuk është turp(!).Mërgimtarët në Amerikë për një shekull ishin një zë u fuqishëm për lirinë e Kosovës dhe për ndryshimet demokratike në Shqipërinë tonë!
 
Fjalët rrënqethëse…e lanë një porosi për atdheun…!
 
Prishtinë,më 14 shtator 2022
 
 
 Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association

of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394  | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com

blank

Greva është kategori kushtetuese e drejtë në demokraci, por jo shkollat të jenë të mbyllura…! – Nga Skënder Karaçica

Në vend të debatit

Greva është kategori kushtetuese e drejtë në demokraci,por jo shkollat të jenë të mbyllura…!

Shkolla shqipe dhe figura e mësuesit është e shenjtë për kombin shqiptar!Përmes Abetarës të gjuhës shqipe dhe vatra e shkollës,nëpër vite,u bën projekti kombëtar se si duhet të bëhet atdheu dhe Liria e Kosovës…!

Po,kategorisë kushtetuese të grevës në Kosovë!Për mësuesit e shkollës shqipe të miratohet ligji për pagën me tipare ekonomike të denjitetshme,ndonëse shkollës shqipe dhe superstrukturës së dijes të arsimtarëve u duhet trajta e jetës me dinjitet!

Po,reformës me tipare  akademike dhe me modele të kohës të shekullit të ri  për shkollën shqipe në Kosovë;Të miratohet në parim  ligji i kontratës për çdo katër vjet;Mos të kemi kontratë  të  përjetshme deri në pension ,ndonëse në vendet e zhvilluara (po e përmendi shkollën dhe edukimi i brezave në Amerikë,-v.j.),ku për çdo katër vjet debatohet për  rezultatet në punë të arsimtarëve dhe,tevona bëhet kontrata e re e punës.

Një model i shkollës amerikane,natyrisht me standardet e  rrogës për arsimtarët në Kosovë me tipare ekonomike në rrafshin e dinjitetit dhe të profesionit të shenjtë,të bëhet në parim me ligjet e shtetit.

Për këto parime në rrafshin kombëtar e shtetëror për shkollën shqipe në Kosovë,duhen të bëhen pjesë e debateve tona dhe,jo me aktin e fundit me një fjalë të vetme:Kemi grevë dhe shkollat janë të mbyllura…!

Në ketë rrafsh të vijave të trasha për shkollën dhe arsimin shqip në Kosovë,të veprojmë me programet me frymë të re të tipareve të shekullit të ri ,ku e kemi hisen dhe vendin si kombi shqiptar  më i ri në mesin e popujve të Evropës.

Në nderim të shkollës shqipe dhe të mësuesëve  të Kosovës…!

Prishtinë,më 8 shtator 2022

blank

(Foto – Video – Reportazh) Ne Kishën e Zojes Pajtore ne Michigan përfundoi me sukses Festivali Tradicional Shqiptar Nga Valentin Lumaj

6 Shtator 2022

Në rrugën e tyre te mërgimit, shqiptarët morën me vete cilësitë dalluese, si njerëz të punës, intiligjentë dhe mënyrën e jetesës në bashkësi. Gjithashtu morën dhe po e ruajnë gjuhën, kulturën, traditën dhe çdo element tjetër të identitetit të tyre, për ruajtjen e traditave shqiptare dhe rezistencës ndaj asimilimit.

Në kuadër të aktiviteteve shoqërore të larmishme që mbahen në Michigan çdo vit, me datat 3, 4 dhe 5 Shtator u zhvillua në ambientet e Kishes Zoja Pajtore të Shqiptarëve në Southfield, Michigan, Festivali Tradicional Shqiptar. Ky Festival ka 30 vite traditë që organizohet nga Këshilli i kësaj Kishe, qysh me themeluesin e saj, të përndershmin Dom Preng Ndrevashaj dhe vazhdoi me ardhjen me shërbim të famullitarit Dom Ndue Gjergji, këtij njeriu vigan dhe të jashtëzakonshëm, i cili me punën dhe veprën e tij i ka tejkaluar me kohë kufijtë e misionit të tij meshtarak dhe është kthyer në një promotor të aktiviteteve të shumta komunitare po ashtu edhe i paqes dhe bashkëpunimit në mes shqiptarëve në Detroit dhe më gjerë.

Motivet e këtij Festivali si gjithmonë ishin pasqyrimi i gjerë i gjinive të folklorit dhe vlerave të tij, mbrojtja, promovimi dhe popullarizimi i vlerave muzikore, koreografike, etnografike dhe edukative të krijuara prej shekujsh nga të parët tanë. Po ashtu ky festival përkoi edhe me 6 Vjetorin e Shenjtërimit të Nënë Terezes dhe 25 Vjetorin e kalimit të saj në amshim.

Festivali startoi ditën e shtunë dhe vazhdoi të Dielën dhe të Hënën. Ditën e Dielë, u bë ceremonia e hapjes së Festivalit e cila u drejtua nga aktivisti i kudondodhur për 50 vite me rradhe i kësaj Kishe, dr. Gjekë Gjelaj.

Ditën e Hënë u organizua një një program artistik duke përfshirë Paradën e Flamujve shqiptar dhe amerikan dhe dhe një shfaqje me valle shqiptare të grupeve të valles të komunitetit shqiptar në Michigan. Ky program artistiko-kulturor u pregatit dhe u drejtua nga anëtari i Këshillit të Kishës Zoja Pajtore, aktivisti z. Valentin Lumaj. Një procesion i mirëorganizuar dhe shumë domethënës i cili fillon nga Qendra Kulturore “Nënë Tereza”. Këtij procesioni i prinin flamujt shqiptarë dhe amerikanë. Më pas vazhdojnë paria e Kishës shqiptare, meshtarë, murgesha dhe këshilltarë të ndjekur nga grupet e vallëtarëve te rinj shqiptarë të veshur me veshje kombëtare që valëvisin flamuj shqiptarë dhe amerikane. Marshi i vargut të gjatë rinor, ndalet përpara shtatores se Shejtes Nëna Tereze. Një minute heshtje, përkulje me nderim dhe nje lutje nga famullitarët Dom Ndue Gjergji, Dom Nosh Golaj dhe Dom Damiani.

Këtë vit Paradës së Flamurit i janë bashkuar një grumbull motoristësh patriotë shqiptarë. Karvani shumëngjyrësh i drejtohet sheshit qendror të Festivalit. Qindra pjesëmarrës i presin flamujt me ovacione. Janë të shumtë personat që kanë nxjerrë kamerat the memorizojnë këto çaste mbresëlënëse dhe të paharruara. Të rinjtë, të rejat dhe grupet e valles bashkë me flamujt shqiptar dhe amerikan rreshtohen para skenës se improvizuar për këtë rast nën tingujt e hymneve kombëtare shqiptare dhe amerikane me muzikën e Gjergj Paparistos dhe kënduar me mjeshtëri nga artistja Ledi Paparisto.

Programi artistik prezantohet nga z. Valentin Lumaj, i cili mbasi uron mirëseardhjen të pranishmëve në Festival, prezanton grupet e valleve. Për herë të parë, në këtë Fetival performon grupi më i ri valles “Illyrians” të Kishës Zoja Pajtore, nën drejtimin e koreografes së njohur Joli Paparisto. Marrin pjesë gjithashtu edhe grupet e Valles Krenaria drejtuar nga aktivistja Melisa Marku dhe grupi i Valles “Rapsha në Mërgim” drejtuar nga patrioti dhe aktivisti i njohur Anton Juncaj.

Sheshi i ri i Kishës është mbushur me qindra shqiptarë që ndjekin me emocion muzikën dhe vallet shqiptare. Nuk është e vështirë të dallosh parapregatitjen dhe profesionalizmin e këtyre grupeve valltarësh. Tingujt e muzikës së pastër shqiptare përkthehen në mënyrë perfekte në lëvizjen e trupit, duarve dhe këmbëve që duket sikur lodrojnë në harmoni të plotë duke krijuar një atmosferë që ta ka ënda të mos ndalë por të vazhdojë pafund. Bukurinë e valles e shtojnë kombinimi i veshjeve tradicionale shqiptare, xhubleta, veshja katundare, veshjet e Shqipërisë së mesme apo të jugut. Ah çfarë bukurie hyjnore!!! Këto kostume tradicionale, të cilat sikur krijojnë një mjet komunikimi të pazëshëm, por që flet nëpërmjet shenjave apo ornamenteve të ndryshme, mënyrës së kombinimit të tyre, pëlhurat shumë-ngjyrshe, trashëgimia e qendisjes me ar dhe argjend, tipare të cilat janë fjalori i një gjuhe që shprehet vetëm në sintaksën e kulturës mijëra-vjeçare të popullit shqiptar.

Ruajtja e gjuhës, këngës, valles dhe veshjes tradicionale janë të vetmet mënyra, që nëpërmjet këtyre festivaleve të përvitshme të riaktualizohet e kaluara jone mitike, ilire, periulla e Skënderbeut, ajo e Rilindjes deri ne kohët moderne.

Mbas programit artistik, hapja e Festivalit drejtohet nga të rinjtë e famullisë së Zojës Pajtore, Mikel Shkëmbi dhe Steve Lucaj. Më pas fjalën e merr famullitari Dom Ndue Gjergji i cili thirri një lutje për shenjten Nëna Tereze dhe bekoi Festivalin.

Fill mbas ceremonisë se hapjes së Festivalit, të rinj e të reja mbushin sheshin në valle nën tingujt e muzikës shqiptare e cila nuk ndalon për asnjë sekondë. Janë ftuar këngetarë të mirënjohur shqiptarë. Ndër ta ka ardhur nga New York-u këngetari tropojan Gezim Nika i cili “ndez” ambientin me zërin e tij të mprehtë nëpërmjet këngës “Kur ndigjon zanin e nanës”. Ishin të ftuar gjithashtu këngëtarët Albina Ndreu, Albert Abedini, Gjon Lulgjuraj, Grupi Kuq e Zi dhe grupi Liridona, shumë të dashur dhe të preferuar për komunitetin shqiptar në Michigan.

Ndërsa sheshi jashtë tendës përplot, gumëzhin nga bisedat e njerëzve të mbledhur grupe-grupe shoqërore apo familjare, i ngjan një familje te madhe. Kudo mbizotëron paqja, të gjithë qeshin e gëzojnë, ndajnë në biseda mendimet, u ofrojnë me dashamirësi pije njeri-tjetrit. Ata e ndjejnë mungesën, mallin dhe largësinë që jeta dhe puna e tejzgjatur e përditshme u shkakton. Prandaj këto netë të Festivalit janë gjithmonë të mirëpritura për ta.

Disa metra larg sheshit të festivalit është ngritur një tendë tjetër apo kuzhina e Festivalit. Aty nuk pushojnë kurrë duke shërbyer dhjetra punëtorë vullnetarë të veshur strikt me uniforma të posatçme për këtë rast. Në krye të tyre qëndron i palodhur Ndrec Merdita, që njëkohësisht ishte caktuar nga Këshilli i Kishës si kryetar i këtij Festivali. Roli i tij ka qenë i gjithanshëm, qysh me mbledhjen e fondeve, bashkërendimin e punëve deri në përfundimin me sukses të plotë të eventit. I kudo-ndodhur, kryetari i Keshillit te Kishes, Rrok Dedivanaj ndihmon në mbarevajtjen e festivalit, qysh me pritje-percjelljen dhe akomodimin e personaliteteve te ftuar deri, sigurimin e bazës materiale të nevojshme e detaje te tjera.

Sheshit te Festivalit gjithandej nuk i munguan elementet e dekorit me postera dhe flamuj shqiptar dhe amerikan, parkim të gjere dhe të organizuar, këndi i lojrave të fëmijeve ku argëtohen dhjetra fëmijë.

Falenderim dhe mirënjohje te veçantë për Dom Ndue Gjergjin dhe Kishën tonë të Zojës Pajtore, e cila në vazhdimesi po i paraprin jetes fetare, kulturore dhe shoqërore te komunitetit shqiptar në Michigan.

blank blank blank blank blank blank blank blank

blank

blank blank

blank

Esse – Romaniotët: Historia e mbijetesës së familjes sime Nga Anna Kohen

 

(Kjo esse e shkruar nga Dr.Anna Kohen është marrë nga Jewish Book Council)

Detaj i xhamit me Yllin e Davidit në derën që të çon në sanktuarin e Kehila Kedosha Janina.

 

Voal.ch – Romaniotët, ose Hebrejtë Romaniote, janë komuniteti më i vjetër hebre në Evropë, që daton të paktën 2300 vjet më parë, në kohën e Aleksandrit të Madh. Ata janë hebrenj të helenizuar, që flasin greqisht, me origjinë nga Mesdheu lindor. Ata krijuan komunitete në shumë qytete greke, si në Janinë, ku kanë lindur prindërit e mi. Referenca e parë e qartë historike për Romaniotët daton në vitet 1300 ku ata përmendeshin në dekretet e arta zyrtare bizantine. Për më tepër, mbetjet arkeologjike dëshmojnë për komunitetet e mëparshme, të tilla si sinagogat në Agora të Athinës dhe Delos, që datojnë në shekullin II para erës tonë; mbishkrimet e mozaikut të gjetura në sinagogën në ishullin Aegina besohet se janë ndërtuar midis viteve 300 dhe 350 të erës tonë dhe janë përdorur deri në vitet 600 të erës tonë. Romaniotët jetuan në paqe relative nën sundimin osman dhe deri në vitet 1800 ishin të angazhuar në shumë tregti, duke përfshirë zotërimin e dyqaneve të vogla dhe bizneseve familjare.

Më 25 mars 1944, rreth 1.960 hebrenj romaniotë në Janinë——përfshirë familjen e nënës sime——u deportuan nga nazistët në Aushvic. Vetëm 180 u kthyen. Sot, ka shumë pak sinagoga Romaniote në botë; ka një grusht në Greqi, një në Izrael dhe vetëm një në Hemisferën Perëndimore, Sinagoga Kehila Kedosha i Janinës dhe Muzeumi në Manhatan.

Romaniotët janë të ndryshëm nga Sefardimët që u vendosën në Greqinë osmane pas dëbimit të hebrenjve nga Spanja në 1492. Traditat e romaniotëve ndryshojnë nga ato të hebrenjve sefardikë. Për shembull, sefardimët flasin ladino, një gjuhë hebreo-spanjolle, ndërsa romaniotët përdorin greqishten demotike si gjuhën e tyre të përditshme. Yevanic, ose hebraishto-greqishtja flitej dhe shkruhej duke përdorur alfabetin hebraik. Disa fjalë që na mësuan prindërit shfaqen në librin tim të kujtimeve, Lulja e Vlorës.

Vendosa të shkruaj kujtimet e mia, Lulja e Vlorës, për nipërit e mi. Nuk dija asgjë për gjyshërit e mi—veçanërisht nga ana e nënës sime—përveç se ata ishin dërguar në kampet e përqendrimit nga Janina, Greqi. Sa më shumë që shkruaja, aq më shumë kuptova se kjo histori do të kishte një audiencë më të madhe.

Në Janinë, gjyshi im nga babai, Ilia, dhe vëllai i tij, Jozefi, kishin së bashku një biznes të ngjyrosjes të pëlhurave. Ndërsa hebrenjtë e Janinës fitonin jetesën e tyre në shumë zanate në atë kohë, ata punonin kryesisht në industrinë e rrobave. Tezja ime Nina ishte gati të martohej me burrin e saj të ardhshëm në Trikallë. Sipas traditës romaniote, familja e saj duhej t’i jepte një prikë. Gjyshi im nuk kishte para dhe vendosi të merrte një kredi duke lënë në hipotekë biznesin. Megjithatë, ai nuk mundi të shlyente kredinë dhe dy vëllezërit u detyruan të shpallin falimentimin në vitin 1938.

Shumë prej hebrenjve romaniotë u fshehën në Shqipëri gjatë pushtimit nazist të vendit sikur gjetën strehë edhe një numër hebrenjsh nga vendet përreth .

Gjyshi im ishte specialist në ngjysorjen e pëlhurave dhe atij iu ofrua një mundësi në Vlorë, Shqipëri, nga një miku i tij Romaniot, edhe ai nga Janina. Ai e pranoi ofertën, duke transferuar familjen e tij në Shqipëri dhe në fund e ndihmoi mikun e tij të shpëtonte pëlhura të importuara nga Anglia pas një përmbytjeje në dyqan. Jozefi dhe familja e tij shkuan në Eretz Israel, sot Izrael.

Gjyshërit dhe babai im, një djalë i ri në atë kohë, takuan një komunitet të vogël Romaniotësh në Shqipëri dhe vendosën të qëndronin në Vlorë. Babai më në fund u kthye në Janinë, u martua me nënën time dhe e solli në Vlorë në vitin 1942. Shumë nga hebrenjtë Romaniotë në Shqipëri u fshehën gjatë pushtimit nazist të vendit dhe një numër hebrenjsh nga vendet përreth gjetën strehim edhe në Shqipëri. .

Pas luftës, prindërit e mi dolën nga fshehja në Trevllazer, ku një familje myslimane i strehoi dhe i fshehu nga nazistët. Ata nuk mund të ktheheshin në Greqi edhe pse ishin shtetas grekë. Në Vlorë kishim miq të shquar Romaniotë, shumica e të cilëve ishin vendosur atje para vitit 1900. Gjatë periudhës të pafundme të sundimit komunist, grupi i vogël i Romaniotëve ruante traditat e familjes dhe e praktikonin fenë e tyre fshehurazi, pavarësisht syve vigjilentë të Sigurimit, policisë të fshehtë. Nuk kishte asnjë mënyrë që familja të largohej nga vendi, pasi Shqipëria ishte nën diktaturën e Enver Hoxhës. Ata hoqën dorë nga ideja e arratisjes në atë kohë dhe vazhduan jetën në Vlorë. Me kalimin e viteve, ideja lindi sërish më seriozisht teksa ne fëmijët ishim më të rritur; na u desh të orkestrojmë një skemë për t’u larguar.

Qëllimi im për të shkruar librin Lulja e Vlorës ishte t’ju tregoja fëmijëve dhe nipërve të mi për paraardhësit e tyre dhe trashëgiminë e tyre të pasur. Shpresa ime është që ata të vlerësojnë dhe të jenë po aq krenarë sa unë që jam një Hebreje Romaniote.

https://www.jewishbookcouncil.org/pb-daily/the-romaniotes-my-familys-story-of-survival?fbclid=IwAR0T8-q6arof0yPogj9pJMpIA4FHBf32Hd_5L6wijTrnNIl_YFNiK7UmDbI

 

Prej sot 6 shtator libri i Anna Kohen Flower of Vlora në anglisht mund të porositet në Amazon në tre variante

 

blank

Kujtojmë Tahir Kerrnajën – Nga Sergio Bitici

 

Nga Sergio Bitici

Asht titulli që perdorte Tahiri si refren për shum shkrime që kemi shkrue për shum viktima të komunizmit e heroj të kombit.

Sot asht 20 Vjetori i vorrimit të Tahir Kerrnajës në Prishtinë.

Tahir Kerrnaja: “Jam ushtar i thjeshtë i Shqipnisë Etnike.”

Kur vizitova Antonio Belluscin (2011),në Frascineto (Frasnitë),Calabria pata nderin me shkrue nji koment në librin e Bibliotekës Bellusci ku “shfaqa vetëm nji frakcion të ndjenjave për Papas Antonio Bellusci si patriot dhe punëtor i zellshëm për kombin.

Ndoshta ka qenë De Rada, por në jetën time kam vetëm Tahir Kerrnajën, i cili poashtu ka punue vetëm për interesin e drejtë të kombit.

Bellusci me dedikimet e veprat e tij ka pasuruar kulturën e historisë tonë kombëtare.”

blank

Shtepia e tij ku ka lind ne Kerrnaje, Tropoje

(Nga libri ATDHEU DHE TOKA E BEKUEME – Jeta dhe aktiviteti i familjes). Tiranë: Nacional. Baashkëautorë Sergio dhe John Bitici.

U takuem me Tahir Currantin porsa erdha në New York, Qershor 1966.

Më priti mirë, siç i pritte gjithë të rijtë e posaardhun në SHBA.

Banonte në 47 Street, ku edhe punonte, si punë të dytë në nji bar, ke nji zojë e moshueme Italiane.

Tue qenë se nuk kish telefon në dhomë ai përdorte telefonin publik te lokalit (me monedha), prandaj paraqitej në punë dy orë para orarit që të telefononte dhe të merrte telefonata nga bashkëvendasit e tịj si: Isuf Çela, Ram Çela,Adem Çela, Isa Hoxha, Ramiz Dani, Rexhep Krasniqi, Mexhit Dibra, Bib Perndocaj, Nexhat Peshkëpia, Ali Alia, Hamit Perolli, Petra Ktona, Dr. Hamdi Oruçi, Adem Shehu, Zef Balaj, Isuf Azemi, Zeqir Berisha, Prek Gruda, Ibrahim Farka, Prof. Luan Gashi, Mustafa Henci, Avdulla Kaloshi, Hasan Kaloshi, Xhemal Laçi, Sefer Luarasi, Gjok Martini, Jonuz Ndreu, Marjan Shabani, Hysen Terpeza, Dhimiter Trebicka, Bajrush Xhakli, Mus Zherka, Haxhi Xhilaga e shum tjerë miq e dashamirë të emigracionit nacionalist.

Me 1967, Kerrnaja më sugjeroj me ja shkrue nji trakt, ma dha tiiullin the praktikisht ma diktoi gjithë shkrimin. Atë vit, më duket se Tito erdhi në New York, prandaj Tahirizgjodhi titullin Ujku me lëkurë qingji. Ky ishte fillimi i nji aktiviteti anti jugosllav, që nuk u ndal deri me disintegrimin e shtetit mozaik të Jugosllavisë.

Me 1968 Tahir Kerrnaja dhe Rexhep Krasniqi themeluen organizatën vullnetare RINIA SHQIPTARE KOSOVARE NË BOTËN E LIRË.

Organizata gjeti perkrahjen dhe respektin e diasporës Shqiptare në mbarë botën.

Unë me vllaznit e mi ndērmorëm rolin anonim si gjithë autorët e shkrimeve, pamfleteve, trakteve e tjera. Ne e financuem organizatën nga fillimi e në mbarim, tue evitue solicitimin totalisht. Kemi pasë ndihma vullnetare aty këtu nga përkrahësit e dashamirët. Çdo muej postoheshin mesatarisht 500 buletine individëve, gazetave, agjencive, ambasadave, misioneve të selektueme pranë OKB, intelektualve Shqiptarë në të gjitha kontinentet. Përkrahja e shkrimeve qe e jashtëzakonshëme, sepse bazohej vetëm në burime të sigurta, asnji legjendë.

Vetëm Tahir Kerrnaja doli haptas me emën e mbiemën dhe adresë edhe i riu Kosovar Maliq Arifaj, Sekretar Ekzekutiv, i cili nënshkruente memorandat dhe dokumentët me randësi. Atij për 30 vjet ju ndalue e drejta me vizitue Kosovën.

Kerrnaja u vu në rrezik gati me e pague me kokë.

Apartment i tij në 349 West 46 Street, Manhattan, u thye dy herë, u dogj nji herë dhe ai u kidnapue por shpëtoi me lendime të randa, faleminderit policisë që ndërhyni me kohë.

Tahiri perfundoi në spital për dy javë ditë.

Më vjen keq me thanë se në të gjitha rastet agresorët ishin shtetas Jugosllavë.

Patrioti ynë, engjëlli mbrojtës i kombit asht kritikue me terheqje vërejtjesh deri në kercnim me jetë. Motivi: propaganda anti jugosllave pengonte marrjen e vizave me vizitue këtë shtet. Kemi korrespondencë të këtyne individëve, që disa ma vonë janë pendue.

Me 29 Nandor 1990 në ora 20:00 më erdhi për vizitë në restorant papritmas miku ynë i dashtun Nazmi Rafuna.

Nazmiu më tha se ka ndejtë për 3 orë para Konsullatës Jugosllave (787 Third Ave.)tue observue se kush po hyn e del në pallat me rastin e celebrimit të 29 Nandorit, festës kombëtare të Jugosllavisë.” Ishin 12 veta shtetas Jugosllavē,” tha Nazmiu që i njifte dhe ma tregoi listën, të cilën nuk e shenjova, por mbaj mend vetëm dy apo tre.

Disa sot mbahën burra të mirë, edhepse kan hangër me dy lugë.

Për ma se 3 dekada kam punue me Tahir Kerrnajën, themelues i RINIA SHQIPTARE KOSOVARE NË BOTËN E LIRË, ku sistematikisht kemi sensibilizue kauzën e Kosovës.

Asociacioni ynë për mue ka qenë nji nga privilegjet ma madhështore të jetës time.

Ai u ba role model dhe frymzimi im.

Guximi i tij, vendosmënia, disciplina, kujdesi dhe mbi të gjitha vizioni i tij, në mendimin tim ishin të pa krahasueshme të veprueme nga dinjiteti, respekti, energjia, bujaria dhe jo egoizmi.

Në 35 vjet shoqni dhe bashkëpunim me Tahir Curranin (siç e thirrshin bashkëvendasit tanë, tue përdorë emnin e t’ et si mbiemën).

Kerrnaja fliste minimumin për vetën dhe për jetën e tij. Ishim plotsisht të koncentruem për çashtjën si ta ndihmojmë Kosovën Martire të okupueme dhe ngritjen e zanit për ata të shtypunit e pamëshirë nën regjimin gjakatar komunist të Enver Hoxhës.

Synimi ynë ishte të ndihmojmë etninë Shqiptare kudo në botë, të mohuem nga liria dhe vetëqeverisja, për shembull në Çamëri.

Fati i keq i Tahir Kerrnajës që të ndërpres shkollën, me ju bashkue focave për të luftue okupatorët fascist the Nazist, me 1939. Ma vonë ai do të vuente dhetë vjet në burgjet e gulaget kommuniste të Shqipnisë.

Me 1963 u vendos në dheun e SHBA dhe u stabilizue tue ba dy punë. Pjesën tjetër të energjisë dhe pagesës ja kushtoi fushatës për çlirimin e Kosovës.

Me 1967 Tahiri transferohet në nji aprtament ma të madh në katin e katërt në 439 West 46 Street. Muret i dekoroi me nji hartë të madhe të SHQIPNISË ETNIKE dhe me kornizat e fotografive të personaliteteve ma të randësishme të kombit, tue përfshi Skenderbeun si dhe shumë slogane, që ja kam shkrue simbas udhëzimeve të tij.

E kemi vizitue rregullisht profesorin Rexhep Krasniqi në zyrën Komiteti Shqipnia e Lirë, që në atë kohë ndodhej në 32 Street afër Park Avenue.

Profesori u ba mentori dhe shpiksi i organizatës tonë dhe asht ai që emnoi : The ALBANIAN KOSOVAR YOUTH IN THE FREE WORLD.

Çdo herë që Kerrnaja shpërndante buletinet e Rinisë, me hartën e Shqipnisë Etnike pranë pallatit të OKB, në New York, konsullata Jugosllave do ti çonte notë proteste Missionit Shqiptar pranë Kombeve të Bashkueme dhe të njejtën kohë Komitetit Shqipnia e Lirë.

Missioni Shqiptar injoronte notën e akuzë; profesor Krasniqi i spjegonte konsullatës se RSHKBL asht nji grup i pavarun që ushtron të drejtën kushtetuese të fjalës së lirë si qytetarë.

Krasniqi ra në dakord me ne se Maliq Arifaj duhet të ketë përgjegjsinë e nënshkrimit të dokumentave të RSHKBL, sepse ai asht i lindun në Kosovë mbas L2B dhe nuk mund të akuzohej si bashkëpuntor i fascismit.

Profesor Krasniqi ishte i gatshëm për çdo këshillë gjatë viteve, që ofronte këshilla profesionale e perkrahje morale.

Mirëpo pa angazhimin e palodhëshëm të Kerrnajës kjo organizatë nuk do të ishte në ekzistencë. Ai krijoi kontaktet fillestare shfaqte idetë dhe na tregonte si me qenë i vendosun dhe produktiv.

Iu bashkova Kerrnajës derisa isha student i natës në City College of New York, tue i ndihmue me shkrimin e parullave, shkrimin e telegrameve dhe letrave, aktivitete që vazhduen për 35 vjet.

Detyra ime ishte editimi i materialit, printimi, palesa, shkruemja dh mbyllja e zarfave dhe ma në fund postimi. Kerrnaja i distribuente nëpër sheshe të New York. Kuptohet për këto aktivitete mirrej leje nga Bashkia, të cilën Kerrnaja e kishte praktikë të rregulltë.

Në qendrat e New York dhe sidomos para OKB Kerrnaja ka distribue deri në 5000 (pesë mijë) fletë në muej për 30 vjet. Mrekulli botnore, që nuk asht ba nga askush the nuk do të bahet kurrë.

Vllaznit e mi dhe unë kemi financue këto aktivitete dhe jemi kujdesë për mirëqenjen personale të tij.

Me 1986 kemi shtypë librin e shkrimeve tona Kerkesa e Shqiptarëve Etnikë me 10 Memoranda Sekretarit General pranë OKB. 1500 kopje janë shpernda nëpër botë. Libri asht printue në emën të AKYFW.

Kerrnaja dhe unë kemi punue me shum entusiasm the mburrje për këtë organizatë të rrallë dhe unike.

Asnji organizatë Shqiptare nuk ka ka punue FULL TIME në këtë çashtje; regjimi komunist i Tiranës ishte në heshtje, ndërsa Prishtina nuk mund të bante ndonji rezistencë ndaj Beogradit.

Si efekt RSHKBL doli Zani i Shqiptarëve të Shtypun. Mbeti e vetmja zadhanëse e çashtjës së Kosovës.

Me 1991 në nji drekë private në Washington,DC me Ekrem Bardhen, Skender Perollin the David Binder nga New York Times, ku pata rastin ti paraqitem gazetarit të famshëm.

“Jam Sergio Bitici, restaurator nga New York. Për së pakut 10 vjet,personalisht ju kam dergue buletinet dhe tjera materiale nga Rinia Shqiptare Kosovare në Botën e Lirë.

Pergjigja e tij: ” E kam marrë gjithë materialin, lexue me kuddes the kursye kolekcionin. Asht i dokumentuem me kujdes dhe asht botimi ma serioz dhe i besueshëm”, perfundoi David Binder.

Me 1988 takova Dr. Ibrahim Rugoven dhe profesor Engjel Sedaj, dy intelektualë të ardhun prej Kosove për nji symposium në Lehman College.

Rugova mbet i knaqun me aktivitetin tonë kombëtar për Kosovën nëpëmes të RSHKBL dhe i pelqeu idea se ne jemi pjesë e Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane me kongressman Joseph Dioguardi. ” Duhet punue me Ligjbamësit dhe Qeverinë Amerikane; Washingtoni asht shpresa e vetme për Kosovën. Si efekti i pikës së ujit në granit gjatë veprimeve të vazhdueshme do mbërrihet qellimi në krye, PAVARËSIA” përfundoi arkitekti i pavarësisë së Kosovës.

Mustaf Elezi poashtu nga Malsia e Gjakovës, bashkëpuntor dhe bashkëvuejtës 10 vjet në burgjet komuniste. Më didiktoi këto të dhana:

” Tahir Curran Kerrnaja i lindun në katundin Kerrnajë të krahinës Gash, Tropojë ndoq shkollën fillore. Mbas ku shakoi në Fulles School në Kavajë, pë katër vjet.

Me okupimin e Atdheut, Kerrnaja si shum studentë tjerë nderpret studimet për me luftue për çlirimin e Shqipnisë.

Në fillim të 1943, Kerrnaja u bashkue me forcat e Lëvizjes së Legalitetit, tue luftue okupatorin nën komandën e Gjeneralit Abaz Kupi. Mbas disa kohe u kthye në Tropojë me

ju bashkue forcave të luftëtarit legjendar Ram Mujë Hoxha i Gashit të Malsisë së Gjakovës, i cili ishte njeni nga luftëtarët ma të rrebt për çlirimin e Shqipnisë, njisitë e të cilit ndērmorën shum silme kundër forcave okupuese.

Me uzurpimin e Shqipnisë nga komunizmi, me 1944 Ram Mujë Hoxha me njisitë e tiị tërhiqet në male për të organizue rezistencë kundër komunistëve.

Tahir Kerrnaja mbeti i fshehun për nji kohë në Kerrnajë derisa ju bashkue grupit të Tahir Hoxhës në malet e rrethit të Tropjës.

Mbas nji viti në mal, Kerrnaja i dorzohet regjimit komunist të Enver Hoxhës, ku mbas interrogimit dhe torturave ai denohet me 9 vjet punë të randë.

Tue punue ditë e natë në gërmimin e kanaleve në knetat e Maliqit, në Korçë dhe në fushën e aeroprtit, afër Urës së Naftës në Levan, Fier, ka qenë subjekt i trajtimeve jo njerëzore në burgjet e Shqipnisë dhe kampet e punës si ai i Kavajës, i njoftun si ” Kampi i Vdekjes”, në të cilin vdiqen shum të burgosun.

Kerrnaja u lirue nga burgu në Kallnor të1956 dhe me 1957 u arratis në Greqi, autoritetet greke e deportuen në Republikën Jugosllave të Maqedonisë.

Mbas nji mueji e trasnsferuen në burgun e Prishtinës, ku ai ju nënshtrue torturave ma Drakoniane në duert e policisë Jugosllave.

Ai ma vonë përshkroi burgosjen e tij në intervistë me gazetën Shqiptaro- Amerikane ILLYRIA, si e papërshkrueshme në fjalë apo në filma.

E mbytshin podrumin me ujë të infestuem me mushkoja që u reshëshin rreth trupit,mandej me nji pikje të ujit pika- pika mbi krye që ishte gjaja ma e pa durueshme. Kjo gati ma hangër trepin gjatë atyne 24 orëve.

Mbas katër muejsh u transferue në nji burg afër Beogradit dhe ma vonë në kampin e refugjatve Gerovo, nga i cili kanë kalue shum Shqiptarë para se të përfundojnë në Itali.

Kerrnaja asht shoqnune prej rojeve të Gerovës, deri në Kampin e refugjatve San Sabba, Trieste.

Doktorët Italianë sheruen plagët e tij të shumta dhe nxorën spirrat e drunit mes mishit e thojve të tij, kujtimet e tij të burgjeve Jugosllave.

Kerrnaja qendroi në Itali për tri vjet derisa lutja e tij për Azil Politik u pranue.

Kerrnaja u stabilizue në qytetin e New York, ku punoi si mirëmbajtës, të shumtën e kohës tue mbajtë dy punë deri në pensionimin e tij me 1995.

Kerrnaja ishte burrë me mirësjellje, icili kurrë nuk debatonte dhe gjithëmonë u jepte randësi dhe prioritet të rijve, të cilët e pranuen me mirënjohje the respekt tue e thirrë Babë Tahiri.

Ai kish vetëm nji të afërt me gjak në SHBA, mesën e tij Shahe Zherka, burri i së cilës Musa, dy djemt dhe katër vajzat e saj e mbështetën dhe ndihmuen deri në ditën e fundit.

Mbështetësit dhe përkrahësit e tij ma të afërm për 36 vjet kan qenë familja Bytyçi (Bitici), që i ndejtën afër në kohët ma të vështira- përfshi momentin e djegëjes së apartmentit të tij dhe ma se nji herë plaçkitje.

Incidenti ma brutal ishte kidnapimi i tij, që e la në spital për dy javë.

Mbas çdo incidenti, vllaznit e mi Mike, John, Joe dhe unë ishim aty, në sherbim të mikut tonë të shtrejtë.

blank

Nga nji foto ne demonstraten e Detroitit ,1985

Me kalimin e kohës aktiviteti i Kerrnajës u intensifikue, u ba ma efektiv dhe konsistent, po gjithashtu kërkonte shpenzime të konsiderueshme. Ai investoi gjithë të ardhunat personale për mbulimin e llogarive; ai kurrë nuk lypi fonde dhe nuk pyeti asnji person, pëveç se kërkonte ndihmë për bartjën e përdorimin e materialeve, shkrimin e telegrameva dhe artikujve për buletinët e rregulltë.

Aktivitet ky që vazhdoi prej shkeljës së tị në SHBA me 1963 deri me largimin e tij nga jeta me 2002.

Ndihem i lumtun dhe me fat që kam pasë rastin me e ndihmue këtë personalitet të mrekullueshëm dhe me dekada familja dhe vllaznit e mij, kurrë nuk kemi kursye as material as energi që ta ndihmojmë.

Tahir Kerrnaja tanë kohen dhe energjinë ja ka dedikue kauzës Shqptare.

Të ardhunat e tij janë harxhue në fotokopje, postime, telegrame dhe udhëtime nêpër SHBA për pjesëmarrje në demonstratat kundër shtypjës së Shqiptarëve në Jugosllavi.

Ai kurrë nuk mori vakancë vjetore për pushim personal.

Tahir Kerrnaja asht nismëtari the themeluesi i këtij aktiviteti patriotik, që meriton plotësisht vendin e tij në hisorinë e Shqipnisë.

Sergio Bitici

New York, NY

2 Shtator 2022

Foto dhe pikturat veper e autorit

——-
5 Shtator 2022
blank

Në kremtimin e fitores së zgjedhjeve paraprake të mikut tonë të vjetër kongresistit Jerry Nadler – Nga Shirley DioGuardi dhe Joe DioGuardi

Më 23 gusht, ne morëm pjesë në kremtimin e fitores së zgjedhjeve paraprake të mikut tonë të vjetër kongresistit Jerry Nadler në Café Arte në Manhattan.

Sikur që mund ta dini, Lidhja Qytetare filloi të punojë me kongresistin Nadler në shkurt të vitit 1995, kur arritëm të shtonim Shqipërinë në seksionin e “Të drejtët midis kombeve” në Muzeun Përkujtimor të Holokaustit në SHBA. Nadler ishte një nga tre kongresistët hebrej amerikanë (të tjerët ishin Ben Gilman dhe Tom Lantos tani të ndjerë) që bashkë-kryesuan dhe folën në një ceremoni dhe pritje të sponsorizuar nga Lidhja Qytetare duke e përkujtuar instalacionin për shqiptarët në muzeun në Uashington, DC.

Edhe pse kongresisti Nadler nuk ishte anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, ai vazhdoi mbështetjen e punës së Lidhjes Qytetare, duke përfshirë përpjekjet tona për të bindur qeverinë maqedonase që të njohë Universitetin Shqiptar të Tetovës dhe të bindë qeverinë amerikane që të njohë pavarësinë e Kosovës.

Me kërkesën tonë që ishte dymbëdhjetë vjet më parë, kongresisti Nadler kaloi një dedikim buxhetor të Kongresit duke i dhënë 400,000 dollarë për krijimin e Muzeut Italian Amerikan në seksionin Little Italy në Manhattan, i cili së shpejti do të përfshijë historinë e shqiptarëve në Itali (të njohur si arbëreshët). Dr. Joseph Scelsa, President i Muzeut Italiano-Amerikan, na u bashkua në festën e fitores për Nadler-in dhe për shkak të ndërmjetësimit tonë në pranverën e kaluar, muzeu do të marrë një tjetër kontribut të caktuar nga buxheti i SHBA-së për vitin fiskal 2023.

Ju lutemi shikoni videon prej shtatë minutave që Joe DioGuardi ka realizuar në celularin e tij të momenteve kryesore të ngjarjes në Café Arte.

blank

Arbëreshi i shquar Imzot Antonio Bellusci priti Vatranët Edward Buçaj dhe Lekë Buçaj

Imzot Belluschi, Edward Buçaj, Rina Beluschi

VOAL- Edward dhe Leka Buçaj, respektivisht djali i madh dhe nipi i ish Kryetarit të Vatrës po e ndjekin me shumë përkushtim interarin e tyre nga SHBA në Zvicër, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Shqipëri, Itali, udhëtim që ishte i parashikuar të bëhej me vetë praninë e i veprimtarit të shquar Shqiptaro-Amerikan Dr. Gjon Buçaj, që u nda nga kjo jetë më 14 maj, disa orë pasi mori në dorë botimin e librit të tij “VATRA në kapërcyell të shekujve”.

Një pikë kulmore e këtij udhëtimi ishte vizita që ata bënë në Arst të Pukës, në kullën ku ka lindur Dr.Buçaj, prej nga ku familja u arratis nga regjimi komunist. Leka, nipi, djali i posalauruar i Edwardit, vjen për herë të parë trevat shqiptare. Ai është duke i shkruar një Letër Babgjyshit në Parajsë, ku po i përshkruan fije e për pe se sa bukur po  shkon udhëtimi. Gjatë këtyre gati tri javëve, ata janë takuar e po takohen me plot miq e bashkëpunëtorë të  Dr.Buçajt gjatë veprimtarisë së tij jetësore si nacionalist, Vatran dhe patriot. Dr.Buçaj ishte një antikomunist i palëkundur kurrë dhe mbështetës i orëve të para i demokracisë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut ej. Ata i dhuruan një kopje të librit gjatë takimit që patën me Dr. Sali Berishën, të cilit i treguan për situatën e rëndë që po kalon Vatra që ka devijuar rrugën e atyre që e krijuan. “VATRA në kapërcyell të shekujve” iu dhurua në shenjë respekti edhe dy historianëve të përkushtuar për të hedhur dritë në të vërtetën sikur Prof.Beqir Meta dhe Uran Butka.

Një takim shumë të ngrohtë ata e patën në Frasnita (Frascineto) të Kalabrisë ku u pritën nga arbëreshi i shquar Imzot Antonio Bellusci (Antonio Belushi), një mik dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Dr.Buçajt. Edward Buçaj e përshkruan këtë thesar të gjuhës dhe kulturës shqiptare si “Foleja e shqiponjave, aty ku jeton  “Gjaku i Shprishur” i Arbëreshëve. Në pritje e pranishme ishte edhe motra e tij e dashur Rina (Katerina).

Në nëntorin e vitit të kaluar në Frasnita (Frascineto) të Kalabrisë kishte bujtur vetë Dr.Buçaj i shoqëruar nga djali i tij Leka, dhe ishin mikpritur mrekullisht nga At Bellusci. At Bellusci u shtroi darkë sivjet në të njëjtin restorant ku e kishte shtruar darkën e jashtëzakonshme për Dr. Gjon Buçaj dhe djalin e tij Lekën.

Gjatë vizitës së tyre Edward Buçaj dhe Lekë Buçaj e  kaluan gjithë ditën në shtëpinë e Imzot Belluscit dhe në Bibliotekën Arbëreshe. Mikpritësi iu foli atyre rreth përvojave të tij të shumta historike të zhvillimeve shqiptare.  Vatranët u befasuan kur konstatuan se Imzot Bellusci ka më shumë kopje të arkivore të gazetës Diellit se vetë VATRA në New York. Ai e kishte marrë me postë rrethë 50 vjet rresht gazetën Dielli, organin e Federatës Pan Shqiptare Vatra.

Imzot Bellusci kishte djeni për situatën e vështirë që po kalon Vatra. Imzot Bellusci tha ndër të tjera: “Ne e kujtojmë Dr. Gjon Buçajn që është i gjallë, edhe sot është në mes nesh e sa i lumtur ishte më Besë të lartë, me një kompetencë dhe me dituri të madhe, edhe me zjarr të dashurisë për Perëndinë, për njerëzinë, e për VATREN. Ndërsa është turp për këta që e sulmuan dhe shkatërruan VATRËN.”

Vatranët Edward Buçaj dhe Lekë Buçaj ia dorëzuan Imzot Antonio Belluscit librin e Dr. Gjon Buçajt “VATRA në kapërcyell të shekujve”, sipas amanetit të autorit.

Libri është një botim special, i vëllimshëm, është një copë histori, që përmban dokumente, fakte, foto dhe materiale të tjera të larmishme, të shumta të veprimtarisë së VATRA-s në periudhën pas viteve 1990, sidomos gjatë viteve që e drejtoi Dr. Gjon Buçaj.

blank
blank
blank

Send this to a friend