VOAL

VOAL

“Vjehrrin tim e dogjën në furrë, vjehrra u burgos se foli për figurën morale të Enverit, si…”! Dëshmia tragjike për ish-sekretarin e Koçi Xoxes

May 29, 2022

Komentet

“Njeri pa patriotizëm dhe pa ndërgjegje, armik i bashkimit kombëtar”- Kongresi i Durrësit dhe konflikti deri në vdekje i Konicës me Gurakuqin!

Në 100-vjetorin e ndarjes nga jeta të Luigj Gurakuqit, një prej figurave më të ndritura të historisë shqiptare, Arkivi i Shtetit në Bari, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, hapi një ekspozitë të veçantë kushtuar jetës dhe veprimtarisë së tij.

 

Ekspozita paraqet një ndërthurje të dokumenteve origjinale dhe materialeve të digjitalizuara, që hedhin dritë mbi kontributin e Gurakuqit në formësimin e shtetit shqiptar, nga Rilindja Kombëtare deri në përfshirjen e tij në jetën politike, kulturore dhe institucionale të vendit. Ky aktivitet është pjesë e një serie të ngjeshur ngjarjesh që DPA ka zhvilluar në Itali, përfshirë Konferencën IX Mbarëkombëtare të Arkivistikës në Shën Mitër, vizitën në komunitete arbëreshe në Kalabri dhe Pulja, si dhe bashkëpunime me institucione si Universiteti i Kalabrisë, Dioqeza e Rosanos dhe Arkivi i Barit. Përmes kësaj ekspozite, Gurakuqi nuk përkujtohet vetëm si një figurë historike, por si një simbol i lidhjes së fortë kulturore e historike midis Shqipërisë dhe Italisë.

KONTRIBUTI

I përpirë nga fryma e Lidhjes së Prizrenit dhe idetë nacionaliste vjershën e parë e ka shkruar 13 vjeç. Nis shkrimet me pseudonimet Marosh Ujka, Jakin Shkodra, Lek Gruda, Pjetri dhe Pali, Hamidi. Me veprën Vargënimi n’gjuhë shqype me nji fjalorth shqyp-frengjisht n’marim botuar në Napoli më 1906, bëri të parën përpjekje të suksesshme për kodifikimin e metrikës së poezisë shqiptare. Po atë vit botoi në Bukuresht librin Abetar i vogël shqyp mas abevet t’Bashkimit e t’Stambollit me tregime n’dy dhialektet e në Napoli Fjalorth Shqyp-Frengjisht e Frengjisht-Shqyp i fjalëve të reja etj. Sa i përket vokacionit të tij të gjuhës shqipe, Atë Justin Rrota «gjuhën shqype e njofti mâ mirë e mâ këthelltë se çdo shqyptár». I dha shkollës shqipe, si autor e bashkautor, 8 tekste mësimore me një vëllim prej 738 faqesh. Ka merita të shquara në zhvillimin e gjuhës letrare shqipe, në përpunimin e gjuhës letrare dhe në njësimin e shqipes së shkruar, në stabilizimin e drejtshkrimit, në pasurimin e fjalorit, në çështjet e leksikologjisë, terminologjisë e të gramatologjisë. Gurakuqi është tekstologu më i shquar shqiptar i fillimit të shekullit tone. Parashtroi në parlamentin shqiptar ide dhe mendime për politikën arsimore dhe rrugën që duhet të ndiqte shkolla shqiptare. Sipas një shkrimi përkujtimor nga Harapi, interesat kulturore të Gurakuqit shtriheshin nga kultura klasike romake e latine, historia e vendit dhe ajo botërore, arkeologjinë, shkencat ekonomike e financiare, trashëgiminë pedagogjike kombëtare dhe europiane.Zotëronte latinishten, italishten, turqishten dhe frëngjishten, njihte greqishten e gjermanishten, ka të ngjarë edhe anglishten dhe kishte një kujtesë të çuditshme. Është ndër hartuesit kryesorë të programit arsimor e kulturor të levizjes kombëtare për autonomi, liri e pavarësi. Në këtë kuadër ai ishte njohësi dhe propaganduesi më i mirë i traditave të popullit tonë, i traditave kulturore e patriotike, i traditës gojore e shkrimore dhe i psikologjisë së popullit shqiptar. Si krijues Gurakuqi pati marrëdhënie të shkëlqyera me elitën intelektuale të vendit. Disa nga veprat e krijimet e veta Gurakuqi ia kushtoi Gjergj Fishtës, Prenk Doçit, Hilë Mosit e Mati Logorecit. Por edhe Gurakuqit i drejtohen mjaft dedikime e përkushtime nga Filip Shiroka, Hilë Mosi vazhdon ta quajë bylbyl në tingëllimin që i kushton, “S’kndôn bylbyli”. Gjergj Fishta i dedikon atij vepren “Pika e voeset”.

KONLIKTI MË KONICËN

Me Konicën nuk shkonte mirë që në kohën e Kongresit të Durrësit, gjë të cilën nuk ia fali as pas vrasjes së Gurakuqit, duke shkruar më 12 nentor 1925 “Luigj Gurakuqi ishte njeri pa patriotizëm dhe pa ndërgjegje, armik i bashkimit kombëtar dhe i kuptimit modern të shtetit, intrigant, prapanik dhe i errët”. Miqtë e tij do ta kujtonin në mënyra të veçanta, Noli do t’i kushtonte poezinë elegjiake me titull “Syrgjyn vdekur”, ndoshta më e ndjera ndër poezitë shqiptare. Në publicistikë kanë shkruajtur për të P. Harapi, P. Shllaku, S. Vinjau, F. Fishta e Dom L. Shantoja. «Tjetërkund, njerzit e idealit, ne u mbytshin për së gjalli, nderohen per së dekuni. Ndër né ata mbyten dy herë: edhe harrohen? Nji komb qi lindet ká nevojë për fatosa qi desin. Por fatosat qi desin nuk kan çë bâjn në nji komb qi i harron e i përbuzë?» Fjalët e P. Gjon Shllakut në një artikull përkujtimor për përvjetorin e vrasjes. Miku i tij, piktori dhe fotografi Kel Kodheli, i kushtoi një kompozim në vaj mbi karton, në përmasat 55 me 78 cm, që ka fiksuar kthimin në Shkodër të Gurakuqit pas shpalljes së kushtetutës osmane me 2 korrik 1908. Pas zbarkimit te moloja e qytetit, anës pajtonit, të cilit në çast turma që shtyhej t’i dilte para, ia ka shmprehur kalin, për të tërhequr vetë shtagat e për të çuar Luigjin gjer në Miletbahçe. Piktura u ekspozua në shtëpinë e Gurakuqve kur u shndërrua në shtëpi muze më 19 shkurt 1964.

ATENTATI NË “CAVOUR”

Mbrëmjen e 2 marsit 1925, në restorantin e hotelit “Cavour”, Gurakuqi po darkonte me dy miq të tij dhe gruan e njërit prej tyre: Riza Dani me bashkëshorten Makbule dhe vëllai i tij Dan Hasani. Kërkoi leje prej tyre duke thënë: do t’shkoj tek Sotiri, mbâsi i kam premtue nji kukull vajzes së tij.” Duke dalur nga restoranti i hotelit u pa me Balto Stamollën, i cili i zbrazi tri plumba. Në xhepat e shqyer të ish-Ministrit të financave policia italiane gjeti vetëm 350 lira. Nisi të hante një herë në ditë me të dalë refugjat. Kuestura lajmëroi koloninë shqiptare që ceremonia nuk mund të zhvillohej në qytet, por vetëm brenda mureve të varrezës. Drejt Barit rendën refugjatë shqiptarë prej gjithkah. U mbajtën fjalime prej bashkëshortes së Sotir Gjikës, zonjës Lilli Quarta, Ll. Fundos, B. Valterit etj. Miku i tij, Hasan Prishtina, mbi varrin e tij do të shprehej: “Flej i qetë Gurakuq, shpagen tânde do ta marrim me përparimin e Shqipniës.” Në çastet e përgatitjes së varrimit, miku i afërt i Gurakuqit, Gjon Kamsi ruajti veshjen me të cilën ishte veshur kur u vra. Më 27 nëntor 1957 qeveria komuniste që në dukje mbështeste Lëvizjen e Qershorit, solli në Shkodër eshtrat e tij të cilat u rivarrosën te varrezat e dëshmorëve. Regjimi komunist i dha titullin Hero i Popullit./ Gazeta Panorama 

Historia e panjohur e ministrit të Leka Zogut- “Për 4 muaj me radhë, nga një anije e vogël ushtarake, fare pranë brigjeve shqiptare, diku në mes Borshit dhe Sarandës, ai hodhi…”

 

Nga Eugen Shehu/ Nëpër malet e lartë të trevës dardane, shekujt që shkuan, derdhën stuhi rrebeshesh të pa ndalur. Në supe të bjeshkëve, ndriçuan sa e sa vetëtima gjigante, duke dashur të mposhtin qëndresën e fisnikëve dardanë. Por as stuhitë dhe as vetëtimat, nuk mund të ulnin kokën e malit  që merrte krenari prej krenarisë dhe trimërisë së bijve të vet. Në këtë vargmal qëndrese, do të lindej e rritej edhe Abedin Mulosmani, më 5 maj të vitit 1938, në Fang të Bujanit, të Krasniqes. Ai do të ishte i vogël 3 vjeç, atëherë kur kullat e famshme të gjyshit të tij, do të goditeshin prej artilerisë italiane, vetëm e vetëm pse Mulosmanajt, patën marrë pjesë aktive në rezistencën e 7 prillit 1939, duke kundërshtuar me armë në dorë, pushtuesin italian.

Goditja me artileri dhe aviacion i kullave të Binak Alisë, do të thoshte se pat filluar lufta e hapur midis një grushti burrash kreshnikë dhe mijëra ushtarëve italianë. Një urdhër i komandës së lartë italiane të pushtimit, (i lëshuar në korrikun e vitit 1941) në bajnë me dije se; “të arrestohen menjëherë dhe në rast të mos dorëzimit, të pushkatohen rebelët, Malë Shaban Mulosmanaj dhe Zenun Ali Mulosmanaj, si organizatorë të gjakderdhjes më 7 prill 1939”.

Malë Shaban Mulosmanaj, i ati i Abedinit, mbante mbi supet e veta, një histori të tërë luftërash e përpjekjesh për pavarësinë e trojeve etnike shqiptare. Kur ai ishte ende i ri dhe sapo kish nisur të qëllonte me pushkë, babanë vet Shabanin, e rrethojnë ushtria turke dhe duke luftuar 20-25 ushtarë, me trimin e vetëm, mundin ta kapin atë të gjallë. I njohur për trimërinë e tij, si kundra serbëve, ashtu edhe kundër turqve, dy ditë pasi ishte burgosur, nga Porta e Lartë shkon në Gjakovë fermani që urdhëronte varjen në litar të Shabanit. Kështu në tetorin e vitit 1910, në pazarin e Gjakovës, vartet Shaban Mulosmani, duke përcjellë heroizmin dhe shpirtin atdhetar, ndër djemtë e tij.

Mal Shabani, merr pjesë aktive në veprimet luftarake të shpalljes së pavarësisë shqiptare e më tej, drejton çetën e Fangut, për të ruajtur Krasniqen, prej veprimeve aneksioniste të Serbisë. Për merita të shquara të tij, në lëvizjen kombëtare shqiptare, në vitin 1924, me nismën e ministrit shqiptar të Luftës, Mal Shabani, merr detyrën e oficerit me gradën e togerit, në ushtrinë tonë kombëtare. Në këtë detyrë, në çdo moment, do të spikasin së bashku edhe devocioni për atdheun, edhe besnikëria e paluajtshme e birit të Krasniqes, për Mbretin Zog.

Janë të njohura trimëritë Male Shaban Mulosmanit, sidomos në ruajtjen e kufijve verilindorë të Shqipërisë, në kuadër të Rojës Kufitare Shqiptare. I pajisur me cilësi të larta luftarake, i ati i Abedinit, me një grusht burrash gjakovarë, bëhet tmerr i formacioneve luftarake serbe e bullgare. Është kjo arsyeja që më 28 nëntorin e vitit 1937, Male Shabani  dekorohet prej Komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë Kombëtare, Mbretit, Zogu i Parë.

Ashtu siç kemi përmendur edhe më lartë, kullat e Mulosmanajve, gjatë viteve 1924-1939,u kthyen në vatra bujare, jo vetëm për Ahmet Zogun, por krejt mbështetësit e Monarkisë Shqiptare. Duke parë tek kjo Monarki, ndryshimin e madh të Shqipërisë në kahjen amtare, Mulosmanajt u shndërruan në karakolle trimërore të Mbretërisë Shqiptare. “Kur Italia fashiste okupoi pabesisht vendin tonë, më 7 prill 1939, Mulosmanajt i qëndruan besnik atdheut, kombit e Mbretit dhe për të mos i’u nënshtruar këmishëzinjve të Romës, emigruan në Sarajevë, si major Zemin Ali Mulosmanaj edhe toger Male Shaban Mulosmanaj, bashkë me familjet”. (Gazeta “Atdheu”, e diel, 23 shtator 2001).

Në janarin e vitit 1944, familja e Male Mulosmanit, kthehet sërish në vendlindje, në Fang të Krasniqes, me shpresën e madhe për të jetuar përgjithmonë në atdhe. Por edhe aty nuk gjetën qetësi, ngase lufta vëllavrasëse, kish nisur të luante tragjedinë e madhe të shqiptarëve. Male Mulosmanaj, u rreshtua që në ditët e para të janarit  me forcat nacionaliste të Krasniqes, nisur nga ideja e madhe se “krushqia” e komunistëve të Tiranës, me ata të Beogradit, s’ish tjetër, veç një ogur i zi për Shqipërinë Etnike.

Male Mulosmani, gjatë vitit 1944, në krye të 20-30 burrave të Krasniqes bënë çfarë është mundur, për fitimin e kufijve etnike shqiptare, sipas ideve të Lidhjes së Dytë Shqiptare të Prizrenit. Dhe vërtet, krushqia midis Beogradit dhe Tiranës, nuk do të zgjaste shumë. Mijërat e djelmoshave të Kosovës e Maqedonisë shqiptare, të vrarë prej pushkës tradhtarë komuniste serbo-sllave e shqiptare, e vërtetojnë këtë. Ndërkaq, për kullat e Mulosmanajve, me fitoren e “madhe” të nacionalçlirimtarëve, nuk do të kishte paqe.

Bolshevikët e Tiranës, e patën mohuar kuvendin emblematik të Lidhjes të Dytë të Prizrenit dhe u vërsulën si bisha kundër pishtarëve të këtyre ideve. Në marsin e vitit 1945, kulla e Male Mulosmanit, digjet e tërë prej forcave të Divizionit të Mbrojtjes së Popullit, të cilat, në fakt u shndërruan në tmerr për popullin nacionalist, të trevave veriore shqiptare. Nuk mundet të jetë kurrsesi e rastit, që në krye të këtyre forcave bolshevike, komandonin gjakpirësit Shefqet Peçi dhe Hysni Kapo.

Meqenëse Male Mulosmani ish rreshtuar në forcat e rezistencës antikomuniste shqiptare, pasi i djegin kullën, komunistët internojnë familjen e tij, në një fshat të largët të Beratit. Këtu Abedini 7 vjeçar, ndonëse në kushte tejet të vështira, duke dëgjuar këshillat e nënës së vet, do të ulej në bangat e shkollës. Bolshevikët e arsimit, dhe në shkollë, do t’i krijonin një gjendje gati të papërballueshme “armikut të popullit”. Por djaloshi shtatëvjeçar, i mësuar të emigrojë që kur ishte 3 vjeçar, do të qëndronte kurdoherë i heshtur, ai do të mësonte abe-cenë e dashur, përmes shikimeve të egra të bashkëmoshatarëve të vet, të indoktrinuar prej sëmundjes kanceroze të komunizmit.

Në vjeshtën e vitit 1946, vriten në përpjekje me forcat komuniste, ish-majori i Monarkisë së Zogut, Zenun Ali Mulosmani, ndërsa Male Shabani, arrestohet i tradhtuar. Sigurimi famëkeq shqiptar, bën të gjitha përpjekjet, që t’a kalojnë Malen në anën e vet, por ky i fundit, mban një qëndrim të prerë e burrërorë, deri në çastin e mbramë. Kur e panë se loja e tyre nuk eci, oficerë të lartë të Sigurimit shqiptar, në bashkëpunim edhe me ata rusë, përgatitën vdekjen makabre të burrit të Krasniqes, në birucat e burgut të Shkodrës, duke iu trembur gjykimit dhe kalimit në burg të tij, sepse ai mund të fliste mbi poshtërsitë komuniste, për “rehabilitimin” e tij.

Në këtë mënyrë, në dhjetorin e vitit 1948, në një mëngjes gjendet pa jetë trupi i Male Shabanit, i cili hidhet diku, ngase trupi nuk mund t’i dorëzohej familjes. Pa i lajmëruar fare për këtë kob, komunistët e Tiranës, nën pretekstin se Mulosmanajt mund të jenë të rrezikshëm në Berat, i dërgojnë ata familjarisht në kështjellën e Tepelenës, në një ferr të vërtetë, të ndërtuar sipas modeleve të shpikura nga Stalini. Një tjetër kalvari të rëndë, do t’i nënshtrohej këtu Abedini, tanimë 10-11 vjeçar, ku pos leximit të librave të shkollës, do t’i duhej të punonte edhe disa orë në ditë, për të siguruar bukën e gojës, që të mos mbetej barrë e familjes.

Në verën e vitit 1951, duke përfituar nga një leje disa ditore, për të shkuar tek disa të afërm në Berat, familjet e Male Shaban Mulosmanit dhe Çele Shaban Mulosmanit, duke marrë parasysh edhe jetën e tyre të rrezikuar, i drejtohen kufirit me Jugosllavinë dhe pas dy tri ditësh vuajtjesh dhe sakrificash të mëdha, arrijnë të lanë mbas shpinë, ferrin komunist shqiptar.

Në arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Tiranë, janë ende sot, një sërë shkresash të titullarëve të regjimit komunist të asaj kohe, dërguar UDB-së jugosllave, për ekstradimin e Mulosmanajve. Por fati i shpëtoi këtë radhë burrat dhe djemtë e Krasniqes. Pala jugosllave, për shkëmbimin e tyre, ka pas kërkuar disa prej bashkëpunëtorëve të vet, të cilët ishin vrarë në birucat e hetuesisë shqiptare, këtu dhe mjerimi i Mulosmanajve, mori fund.

Pas disa muajsh të marrjes së mësimeve plotësuese, Abedin Mulosmani, në vitin 1952, regjistrohet në gjimnazin e lartë të Gjakovës. Mbiemri i tij në Gjakovë e rrethina, thirrej tanimë me respekt të madh nga mësuesit dhe nxënësit. Ky fakt e detyronte Abedinin të mësojë pa u ndalur dhe me vullnet të jashtëzakonshëm. Në verën e vitit 1958, dëftesa e notave të Abedin Mulosmanit, do të dallohej ndër gjithë gjimnazistët e Gjakovës, sa për nota të larta, aq edhe për sjellje shembullore në shkollë e jashtë saj.

Në vitet 1960-1963, Abedini punoi si arsimtar, në Istog të Pejës. Në tri këto vite, ai do të lidhej me nxënësit e vet, më parë se me udhët e dijes, me ato shfaqje të mrekullueshme, të shqiptarizmës së tij. Dikur, ndërsa thirrej nga autoritetet serbe dhe i hiqej vërejtja, pse shumë po përmendët historitë e motit të shqiptarëve, ai i përgjigjej se; ajo ish histori e tyre dhe askush s’kish të drejtë t’ua mohonte.

Ngase mbante një qëndrim të tillë, për katër vjet me radhë, nga institucionet arsimore të Beogradit, do t’i mohoje birit të Krasniqes, vazhdimi i fakultetit. Vetëm në vitin 1965, me ndërhyrjen e disa prej personaliteteve shqiptare të arsimit në Prishtinë, Abedin Mulosmanit, iu lejua vazhdimi i Universitetit, në Fakultetin Ekonomik. Edhe këtu, në dy vitet e para, Abedini do të arrije rezultate tejet të larta, duke bërë që personaliteti i tij, të mëshironte po aq sa vullnetin për dije, edhe dëshirën e lume, për të begatuar sa më shumë tokat e Kosovës kreshnike.

Por gjithsesi, shqiptarët e ardhur nga shteti amë për arsye politike, gjendeshin kurdoherë të rrezikuar, prej dhunës psikologjike dhe fizike, serbo-sllavo-maqedonase. Është kjo arsyeja që në vitin 1967, Organizata e Kombeve të Bashkuara, ndërmori nismën për largimin e shumë azilantëve politikë të shteteve komuniste, e sidomos ata të ardhur nga shteti amë, drejt vendeve perëndimore. Kështu, duke marrë parasysh edhe dëshirat e tyre, shteti Amerikan, hap dyert, si për shumë shqiptarë, edhe për Mulosmanajt. Në nëntorin e vitit 1967, Abedini tanimë 29 vjeçar, me një formim të plotë intelektual, përballet me metropolin perëndimorë, pa iu dridhur aspak qerpiku.

Në fillim ai merret me lloj lloj punësh, për të patur mundësinë më tej, të ndjek rrugën e madhe të shqiptarizmës. Kështu në fillim të viteve ‘70-të, së bashku me dhjetëra e dhjetëra bashkëkombës të tij, nacionalist dhe mbretërorë, organizon një sërë tubimesh në Amerikë, në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve, që jetonin nën kthetrat e bolshevizmit në Shqipëri, si edhe nën dhunën serbo-sllavo-maqedonase në Kosovë e Maqedoninë shqiptare. Për dy vjet me radhë, 1975-1977, Abedin Mulosmani është editor i gazetës “Atdheu”, që dilte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me frymën e tij luftarake, me realizimin në përshkrimin e kohërave, me guxim në demaskimin e ideologjisë bolshevike, Abedin Mulosmani, u shndërrua në simbol të rezistencës shqiptare, për liri dhe demokraci, në krejt trojet etnike shqiptare. Qartësia e mendimit dhe thirrja e hapur për t’u bashkuar në frontin kundër komunizmit, për të ç’prangosur bashkatdhetarët e vet, bënë që të rritej së tepërmi autoriteti dhe respekti për birin e Krasniqes, për nipin e legjendës, Binak Alisë.

Pikërisht në verën e vitit 1977, mbas disa ideve të publikuara prej tij, lidhur me periudhën e ndritur të Mbretërisë Shqiptare, Abedin Mulosmani thirret në Spanjë prej Naltmadhnisë së Tij, Mbretit Leka i Parë. Do të mjaftonin aty dy vjet pune dhe veprimtarie të madhe antikomuniste dhe atdhetare, që biri i Krasniqes, të ngjitej (gusht 1979) në funksionin e Ministrit të Oborrit, ku Abedin Mulosmani, nuk do t’i kushtohej punës në zyrat komode.

I pasur me guxim dhe energji të mëdha, në pranverën e vitit 1978, për 4 muaj me radhë, Abedini do të qëndronte në një anije të vogël ushtarake, fare pranë brigjeve shqiptare, duke nisur nëpër disa thasë plasmasi, mijëra e mijra trakte, nëpërmjet të cilave, njoftoheshin shqiptarët se ishin formuar Këshilli Ushtarak për çlirimin e Shqipërisë Etnike, me në krye NMT Leka i Parë, dhe ku pos të tjerave, apelohej edhe kundër komunizmit enverian.

E vërteta është se shteti shqiptar i asaj kohe, vuri në lëvizje forca të mëdha të rojeve bregdetare, për të rënë në gjurmët e kësaj anijeje, por asnjë grackë nuk mund të kapte dot Abedin Mulosmanin! Ndërsa batalione të tëra ushtarësh, në vijën bregdetare Sarandë-Borsh, çdo mëngjes si në luftë, kanë pritur traktet, i kanë mbledhur dhe djegur në fshehtësi, duke u trembur nëse do të binin në duart e popullit të thjeshtë, të prangosur në shpirt, prej dogmave komuniste.

Pas këtij akti, Abedin Mulosmani shkon në Spanjë dhe përgatit të tjera materiale propagandistike. Ai ka dhënë me dhjetëra intervista nëpër radio, televizione dhe gazeta evropiane, duke iu bërë thirrje kombeve të qytetëruara, që të ndërhyjnë energjikisht dhe jo të bëjnë sehir, lidhur me dhunimin e të drejtave elementare të bashkëkombësve të vet në Kosovë, Shqipëri e Maqedoninë shqiptare.

Dhe sërish në vitet e mëpastajme, ai është shfaqur në brigjet e Adriatikut, duke hedhur trakte në gjuhë të pastër shqipe dhe duke i bërë thirrje të hapura bashkatdhetarëve të vet, për t’u ngritur me armë në dorë kundër klikës komuniste të udhëhequr nga Enver Hoxha. Ndonëse lufta e ftohtë midis Lindjes dhe Perëndimit, kishte ligjet e veta të hekurta, Abedin Mulosmani, nëpërmjet këtyre trakteve (ku shpesh i rrezikohej jeta), donte të përcillte nëpër Europë, mesazhin e madh se komunizmi, ishte shndërruar nga një shpresë, në një realitet të tmerrshëm për popullin e vet.

E trembur prej ringjalljes së imazheve mbretërore, klika komuniste e Tiranës, ndërmori një varg aksionesh diplomatike kundër ekzistencën së Oborrit Mbretëror Shqiptar. Ishin pikërisht këto lëvizje diplomatike të Tiranës dhe Beogradit, të cilat çuan në vitin 1979, në refuzimin e qeverisë Spanjolle, për rezidencën e NMT Leka i Parë, në Madrid. Edhe në këto momente tensioni të madh, Abedin Mulosmani nuk u përkul.

Krejt besnikërisht ai përballoi diplomatikisht e fizikisht shpërnguljen e Oborrit Mbretërorë, i bindur se kjo ishte një tjetër grackë midis zbulimeve lindore, për të mbajtur peng NMT Leka i Parë, si edhe krejt lavdinë Mbretërore shqiptare. Ai ishte plotësisht i bindur, se me largimin e Oborrit tonë Mbretërorë nga Spanja, kërkohej t’i jepej një goditje e fortë veprimtarisë nacionaliste shqiptare, por koha që rrodhi më pas, vërtetoi të kundërtën.

Me t’u instaluar në Afrikën e Jugut, Ministri i Oborrit Mbretërorë, Abedin Mulosmani, nuk vonoi të shkëmbejë informacione, ide dhe protesta, me familje të tjera mbretërore, duke kërkuar ndihmën e këtyre të fundit, lidhur me përpjekjet diplomatike dhe propagandistike kundër qeverisë Spanjolle. Duhet të them se, ajo masë ekstreme e marrë prej Madridit asokohe, mbetet ende njollë e zezë e vetë Mbretërisë spanjolle. Vitet ’80-të të shekullit që lamë pas, mbeten vite intensive të Abedin Mulosmanit, sa në rrafsh të veprimeve propagandistike kundër komunizmit në Shqipëri, aq edhe atë diplomatik për të zbuluar dhunën e egër fizike, ndaj Kosovës dhe Maqedonisë shqiptare.

Natyrisht përmbysja e regjimit totalitar, në shtetin amë, në marsin e vitit 1992, do të përcillej përmes emocionesh të mëdha edhe në Oborrin Mbretëror, në Afrikën e Jugut. Qindra telegrame urimi mbërritën ato ditë prej besnikëve të Monarkisë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia shqiptare, Franca, Belgjika dhe Amerika, duke i kujtuar NMT Leka i Parë, se rrugët për në atdheun e tij të dashur, ishin hapur përgjithmonë. Gjatë viteve 1992-1993, Abedin Mulosmani u ndodh përballë problemeve të mëdha, për të sjellë në Shqipëri, Mbretin e ri, duke anashkaluar me urtësi dhe pjekuri, një varg mentalitetesh shqiptare të indoktrinuara prej diktaturës pesë dekadash.

Do të desha t’ju sjell në këto radhë, një prej prononcimeve të tij, në prillin e vitit 1997, në Tiranë, kur Agjencia Telegrafike Shqiptare, iu drejtua ministrit të Oborrit Mbretëror, Abedin Mulosmanit, të fliste diçka për 7 prillin e vitit 1939, pos të tjerave, në këtë fjalë, ai do të kumtonte: “Më 6 prill 1939, Italia fashiste kishte paraqitur kërkesat ultimative për nënshtrimin pa luftë të Shqipërisë.

Zugu i Parë dhe qeveria shqiptare, përpara këtij ultimatumi të shëmtuar, të një shteti aleat, kishte dy rrugë: pranimin e ultimatumit dhe deklarimin e luftës kundër pushtuesit. Ai thirri Parlamentin, i paraqiti qëndrimin e tij kundër këtij ultimatumi, gjë që parlamenti e miratoi njëzëri dhe kështu zgjodhën rrugën e nderit, që nuk mund të shmangte disfatën, mirëpo, shpëtonte nderin dhe krenarinë kombëtare”. (Nga fjala e z. Abedin Mulosmani, i dhënë ATSH-së, dt. 6 prill 1997).

Në turin e madh veri-jug, që NMT Leka i Parë, organizoi në pranverën e vitit 1997, shkëlqeu veç të tjerave, fjala dhe mendimi i pjekur i Ministrit të Oborrit Mbretërorë, Abedin Mulosmani. Kryemotivi i ligjërimeve të tij, nga Delvina në Koplik, nga Zerqani në Himarë, ishin fjalët paqë, bashkim, vëllazërim. Rrebeshet e duartrokitjeve nuk do të pushonin sigurisht, kur në fund të çdo ligjërate, ai do të përmendte me veneracion, lirinë e krejt trevave etnike shqiptare.

Mendimi i tij për Shqipërinë Etnike, jo vetëm nuk do të zbehej, por gjithmonë e më shumë do të ndrinte nëpër çdo situatë. Në çdo moment, kur evokonte të kaluarën e familjes Mbretërore, Abedin Mulosmani, në mënyrë të qartë, u kujtonte bashkëbiseduesve të vet, se lëvizja lineare e kohës, jo vetëm që nuk e zbehte shkëlqimin e Monarkisë Shqiptare, por përkundrazi, ftonte rilindjen e asaj epoke të madhe, në historinë tonë. E shoh të udhës, të nënvizojë këtë shkrim, dy tri pasazhe të fjalës së Ministrit të Oborrit Mbretëror, në Tiranë, me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Mbretit Zogu i Parë.

“Më 9 prill të vitit 1961, Zogu i Parë, ndërroi jetë në Paris të Francës dhe ai la për trashëgimtar të Dinastisë Zogiste, birin e tij, NMT Leka i Parë, Mbret i Shqiptarëve, i cili po atë ditë bëri betimin dhe mori mbi supet e tija barrën e rëndë të legjitimitetit të Monarkisë Shqiptare, sipas Kushtetutës së vitit 1928, e cila në mënyrë të pakontestueshme, shpreh dhe ruan Legjitimitetin dhe vullnetin e Kombit, brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë politike, duke ja kushtuar jetën e tij Shqipërisë Etnike, mirëqenies dhe të ardhmes, si dhe lumturisë së popullit shqiptar, për të qenë Zot dhe krenar në trojet e tyre Iliro-Dardane.

Sovrani Ynë August, Mbreti Leka i Parë, duke ndjekur me vëmendje të veçantë situatën kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe duke parë rreziqet që u kërcënohen trojeve tona etnike, apelon për vigjilencë dhe kujdes, për t’iu ruajtur rrezikut të marrjes së Qeverisë, nga forcat e vjetra komuniste, duke u bërë thirrje mbarë bashkëkombësve, të mbështesin Lidhjen e Djathtë Shqiptare, si edhe të gjitha forcat e djathta demokratike, për një mirëkuptim kombëtar, në mesin e tyre.

Gjendja e vajtueshme që po kalojnë motrat dhe vëllezërit tanë në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni, si edhe në Çamërinë martire, duhet të jetë preokupim kryesorë i yni. Ky ka qenë qëndrimi i Mbretit Zog i Parë, gjatë epokës zogiste në Atdhe, dhe gjatë viteve të mërgimit, dhe ky ka qenë dhe është aktualisht ideali dhe përkushtimi i NMT Mbreti Leka i Parë, Mbret i Shqiptarëve.

Duke përfunduar, ju shpreh kënaqësinë dhe përgëzimet më të sinqerta për këtë jubile të 100 vjetorit të Mbretit Zog i Parë, dhe ju sjell edhe njëherë përgëzimet dhe përshëndetjet më vëllazërore të NMT Leka i Parë, Mbret i Shqiptarëve”.

Rroftë Shqipëria Etnike dhe rroftë populli shqiptar !

(Gazeta “Atdheu”, Tiranë, më 14.10.1998).

Hallet, vështirësitë e jetës, veprimtaria e përditshme intensive, do ta lodhnin zemrën bujare të Abedin Mulosmanit. Por për turp të historisë, atë do ta lodhte së tepërmi edhe një vendim i organeve gjyqësore shqiptare (në duart e bolshevikëve të rinj shqiptarë), të cilët duke ecur në gjurmët e etërve, nëpërmjet një gjyqi farsë, e dënojnë në mungesë Ministrin e Oborrit Mbretëror Shqiptar, për kinse pjesëmarrje në kryengritje të armatosur.

Birin e kullës së famshme të Binak Alisë, të asaj kulle që u kriste kësulën shkijeve, që e rrethuan e dogjën turqit, që e bombarduan italianët, që i vunë dinamitit komunistët e Tiranës, tanimë e kërkojnë ta prangosin, eurosocialistët, bashkëkombës të vet.

Por burri i Krasniqes, nuk është frikuar aspak. Ai sërish është bërë gati për marrshim, si ushtar i mirë i Shqipërisë Etnike, ai është nisur, por vdekja se ka lënë. Ajo ka marrë në gjoks të saj të zi, personalitetin e paepur të Lëvizjes Mbretërore dhe Legaliste në Shqipëri e diasporë, duke lënë në pikëllim rreshtat e gjatë të mbretërorëve, të gatshëm të sakrifikohen, për lirinë e trojeve etnike të tyre. Memorie.al

“Nëna ime në zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945 votoi kundër regjimit. U kuptua pasi kërciti gogla në kutinë bosh, u dënua me…”/ Dëshmia e rrallë e pasardhëses së fisit të njohur

Yllka i ka ndjerë vetë pasojat si pasardhëse e një prej degëve të trungut të madh të familjes Blloshmi. Ajo ka qenë e vogël kur në ditën e çlirimit të Tiranës më 17 nëntor, babai i saj do të pushkatohej pa gjyq. Gjatë 50 vjetëve, familja nuk do të mësonte të vërtetën e pushkatimit të Shahin Blloshmit, i cili kishte qenë një ushtarak i lartë, por do t’i priste edhe një përndjekje dhe një jetë e vështirë. Gjyshja dhe nëna e saj nuk do të fitonin të drejtën e një pune tjetër veç lopatës, kanaleve, kazmës dhe punëve nga më të vështirat që të kishin mundësi të paktën të ushqenin dy fëmijët e vegjël të mbetur jetim.

Ajo çfarë iu tha familjes për Shahin Blloshmin, ishte arratisja e tij dhe jo pushkatimi. Vetëm pas viteve ’90-të vajza e tij Yllka, mëson se babai ishte pushkatuar, ndërsa vendi dhe eshtrat e tij, nuk u gjetën asnjëherë. Historinë e përndjekjeve, vuajtjeve, persekutimit dhe vështirësitë tek pasardhësit e Blloshmëve, i tregon Yllka që edhe pse u martua me një njeri me biografi të pastër, u pushua dy herë nga puna si mësuese dhe këtij profesioni, do t’i kthehej vetëm në demokraci. Për të gjithë historinë e vuajtjes së familjes Blloshmi flet Yllka, pinjolle e saj.

Cili qe fati i Blloshmëve?
Gjyshi im u pushkatua së bashku me patriotë të tjerë Blloshmi, në ngjarjet e Dunicës në vitin 1943. Babai im Shahin Blloshmi, mbaroi në Athinë shkollën e mesme, ndërsa akademinë ushtarake e vazhdoi në Torino. Doli me nota të shkëlqyera dhe zotëronte tre gjuhë të huaja. Me kthimin në Shqipëri, fillimisht u aktivizua në ushtri ku mori gradën kapiten. Shërbeu në Shkodër, Tiranë dhe së fundi në Elbasan. Në kohën e Selaudin Blloshmit, i cili ishte ushtarak i lartë në periudhën e Zogut, shërbeu në Ushtrinë Kombëtare. Në vitin 1944 më 17 nëntor, babai im ishte në Tiranë ku edhe u pushkatua së bashku me shumë ushtarakë të tjerë.

Nga ajo ditë ne nuk mësuam asgjë dhe na kishin thënë se ishte arratisur, por babanë e kishin vrarë pa gjyq komunistët, në të njëjtën ditë me çlirimin e Tiranës. Ushtarakët ishin viktimat e para të komunistëve. Në të njëjtën kohë u pushkatua edhe Haziz Selman Blloshmi, një tjetër ushtarak. Të gjithë Blloshmët u përndoqën dhe u vranë. Ata kishin mbaruar studimet në Perëndim dhe nuk mund të pranonin devijimin komunist, duke hedhur poshtë idetë demokratike. Vrasjen e babait e mësuam vetëm pas ardhjes së demokracisë, pasi për komunistët, ai ishte arratisur.

Si reagoi nëna juaj në votimet e para në sistemin komunist?

Gjyshe Makja dhe nëna ime, Safetja shkuan për të votuar dhe ne si fëmijë i ndiqnim duke lodruar, pasi zgjedhjet u shoqëruan me festë. Ishin zgjedhjet e para pas çlirimit, në vitin 1946 dhe sistemi i zgjedhur ishte nëpërmjet goglave, me qëllim që të dalloheshin të gjithë ata që ishin kundër regjimit. Në shtëpinë ku bëheshin votimet, ishin vendosur dy kuti, një e kuqe që përfaqësonte Frontin dhe tjetra e zezë, ku votohej kundër. Ndërsa në kutinë e kuqe ishte vendosur pambuk, në arkën e zezë qëllimisht nuk ishte vendosur dhe goglat kërcisnin. Nëna ime votoi kundër, pasi lëshoi goglën në kutinë e zezë. Ndërsa ishim vënë në shënjestër për shkak të babait, kjo mjaftoi që familja të vihej nën vëzhgimin e armiqve të popullit.

Si jetuan pas kësaj ngjarjeje dy gratë Blloshmi?

Gjyshja ime dhe nëna, e cila pas pushkatimit të babait mbeti e ve në moshën 22 vjeçe me dy foshnje, u mbështetën tek njëra-tjetra, duke punuar në punë nga më të vështirat që nuk i bënin as burrat. Nëna ime vinte nga familja Agolli e Pogradecit, e cila gjithashtu pati të njëjtin fat, duke u përndjekur nga komunizmi. Nëna ime punoi gjatë gjithë jetës në ullishte, në kanale, në digat e Shkumbinit dhe në punë të tjera shkatërruese. Teksa ndërtonte një pritë në ujin e Shkumbinit, është marrë nga uji dhe vetëm një elbasanas i mirë, e ka shpëtuar. Derisa doli në pension, ajo u kujdes që ne të rriteshim mirë dhe pse jetoi vështirësi ekstreme, nuk e humbi dinjitetin dhe vlerat e familjes ku jetoi dhe nga e kishte prejardhjen.

Po ju si ju pushuan nga puna?

Unë mbarova shkollën në vitin 1958 dhe u emërova në rrethin e Fierit. Pasi u fejova erdha në Elbasan. Më 1966, u pushova për herë të parë nga arsimi, me motivin “e padëshirueshme” për arsimin. Mbeta pa punë për gjashtë vjet dhe më drejtuan në fermë. Kjo ka qenë një periudhë mjaft e vështirë për mua, por vlerësoj shumë bashkëshortin tim, i cili më thoshte gjithmonë që të mos e ulja kokën, pasi nuk kisha bërë asgjë të keqe. Pushimi i dytë erdhi pasi munda të rikthehem dhe arsyeja e shkruar në biografi ishte; “e pasinqertë”. Në fakt në dokumente kisha shkruar që babai im ishte arratisur, siç edhe na kishin thënë, por kjo nuk mjaftoi që të mos merrej vendimi i pushimit bashkë me disa kolegë të tjerë, që patën të njëjtin fat. Edhe fëmijët e mi, nuk i shpëtuan përndjekjen.

Mbaj mend një rast kur vajza ishte në shkollë, u përzgjodh për të nderuar në 5 maj, dhe babai i saj bëri një buqetë, të cilën e ruajtëm gjatë gjithë natës. Në mëngjes ajo mori buqetën dhe niset, por rrugës një mësues i kishte thënë të kthehej, pasi nuk ishte e nevojshme. Fëmijët e mi nuk mundën të vazhdojnë studimet e larta. Vetëm në demokraci ata arritën të studiojnë dhe të diplomohen. Edhe unë u riktheva në profesionin e mësueses në demokraci dhe vetëm në vitin 1997, munda të dal në pension. Si ne u përndoqën edhe shumë pasardhës të tjerë Blloshmi. Do të kujtoja Genc Blloshmin, që u pushkatua në vitin 1979. Si pjesë e trungut Blloshmi, ai u vu në shënjestër dhe poezitë e tij u analizuan thellë, pasi kishte një biografi të keqe.

Përfaqësuesi i Pogradecit Hajdar Blloshmi, i vetmi delegat në Kuvendin e Vlorës

Në proces-verbalin e Kuvendit Kombëtar, të botuar në gazetën (“Përlindja e Shqipërisë”, Viti i II, Nr. 10, datë 14 shkurt 1914 dhe sipas “Dokumente Historike” të Lef Nosit, Nr. 4, faqe 119-125, qershor 1924, dhe Nr. 5, faqe 152-157, korrik 1924, Elbasan, si dhe të materialeve të Arkivit të Shtetit), shkruhet se në Kuvendin e Vlorës, morën pjesë shumë delegatë nga të gjithë rrethet e vendit. Proces-verbali përmban emra të shquar të historisë shqiptare. Ndër to Pogradecin në një ngjarjet jubile të vendit ka qenë Hajdar Blloshmi, pinjoll i familjes së madhe të Blloshmëve.

Shaban Blloshmi, historia e mikut të ngushtë të vëllezërve Frashëri

Mësuesi kaçak që luftoi maleve për liri dhe gjuhën shqipe. Gjatë periudhës së fundit të Rilindjes Kombëtare, në trevat e Elbasanit, Strugës, Ohrit, Dibrës, Manastirit, Pogradecit dhe Korçës spikati figura e atdhetarit të shquar Shaban Blloshmi nga Bërzeshta e Librazhdit. Patriot dhe demokrat konsekuent, që shkriu gjithçka, duke flijuar edhe jetën e tij, për lirinë dhe përparimin e Atdheut. Shaban Blloshmi u lind në vitin 1882 në fshatin Bërzeshtë në një familje të dëgjuar dhe me emër. Mësimet e para Shabani i mori në qytetin e Ohrit dhe më tej i vijoi në kryeqytetin e perandorisë turke, në Stamboll.

Gjatë qëndrimit të tij në Stamboll, nëpërmjet dy bashkëfshatarëve të tij shquar, që ishin miq të vëllezërve Frashëri (Naimit e Samiut), i riu Shaban Blloshmi, lidhet me rrethet patriotike, ku mësoi të shkruajë e të lexojë gjuhën e bukur shqipe. Pas kthimit në atdhe, Shabani merret me vendosmëri me aktivitete patriotike, duke u përkushtuar në zbatimin e Programit të Rilindjes Kombëtare. Shaban Blloshmi, punoi me vendosmëri për përhapjen e arsimit shqip, në të gjitha trevat e Elbasanit, Pogradecit, Strugës dhe të Korçës. Në bashkëpunim me patriotin Dervish Hima, hapën të parën shkollë shqipe në fshatin e Bërzeshtës, në ambientet e shtëpisë së Shabanit.

Patriotëve shqiptarë të Manastirit, vazhdimisht u kërkonte abetare dhe libra shqip për shkollat e fshatrave të krahinave të Çermenikës, Qukësit, Mokrës, Strugës etj. Shaban Blloshmi ngriti një çetë komitësh të armatosur, e cila zhvilloi shumë aksione luftarake. Gjatë kohës që ishte kaçak, komit, siç quheshin në atë kohë, dhe kryetar çete atdhetare, ai interesohej vazhdimisht edhe për përhapjen dhe mësimin e gjuhës shqipe. Duke qenë edhe kaçak edhe mësues njëkohësisht, Shabanin e patën thirrur “mësuesi kaçak” (Intelektuali i njohur elbasanas Lef Nosi, duke përkujtuar figurën e Shaban Blloshmit, do të shkruante në kujtimet e tij: “Veprat e këtij patrioti, nuk i përkasin ndonjë historie a përmendore, po janë nga ato që i din kushdo që asht marrë me idenë e punët e shenjta kombëtare…”!

Në vitin 1913, komandant çete në Elbasan kundër rebelëve esadistë, më 1914 komandant çete kundër rebelëve në Qafë Thanë, po në këtë vit, ka luftue kundër epirotëve grekë në Arrëz të Korçës e të tjera…! Në vitin 1916, komandant çete shqiptarësh kundër Austro-Hungarezëve…! AQSH, Fondi 32, Dosja 50).

Në vitin 1920 zgjidhet delegat për në Kongresin e Lushnjës, duke përfaqësuar rrethin e Starovës (Pogradec), ku bënte pjesë edhe Qukësi e Bërzeshta. Për të zbatuar vendimet e Kongresit të Lushnjës, Shaban Blloshmi kthehet në Starovë, Qukës e Bërzeshtë dhe organizon popullin e këtyre anëve, duke dërguar vullnetarë për të luftuar kundër imperializmit italian, që kishin pushtuar Vlorën. Në vitet ‘20 të shekullit të kaluar, Shaban Blloshmi u aktivizua me lëvizjet demokratike të vendit.

Lidhet me rrethet e inteligjencës më përparimtare të qytetit të Elbasanit, duke krijuar grupin, “As e pashës dhe as e beut”, ku bënin pjesë Aleksandër Xhuvani, Sali Ceka, Ibrahim Dedei, Qazim Dyrmishi, Kostaq Cipo etj. Në vitin 1924, Shaban Blloshmi përkrahu lëvizjen antizogiste të udhëhequr e të drejtuar nga Fan Nolin. Gjatë kohës së lëvizjes fanoliste, Shaban Blloshmi kishte bërë shumë kundërshtarë dhe armiq, disa prej të cilëve ishin edhe në sferat e larta të pushtetit të asaj kohe. Në një letër që u dërgonte miqve të tij elbasanas, Lef Nosi dhe Ahmet Dakli, Shaban Blloshmi do të shkruante: “Kanë kohë që punojnë nën dhe me çdo mjet e mënyrë të më zhdukin nga faqja e dheut…”! Armiqtë e Shaban Blloshmit i zunë pritë pranë shtëpisë së tij dhe e vranë më 5 nëntor 1929.

Selaudin Blloshmi, ushtaraku më i besueshëm i Mbretit Zog

Selaudin Blloshmi ishte një ndër ushtarakët më të besuar të Mbretit Zog. Më 14 dhjetor të vitit 1923, forcat ushtarake të komanduara nga Koço Kotta, sulmuan dhe hynë në Kapshticë. Forcat e drejtuara nga Myfit bej Libohova, sulmuan nga Kakavija, ndërsa ato të drejtuara nga Selahudin Blloshmi, sulmuan nga Qafë-Thana. Nëpërmjet një marshimi të shpejtë, tri kolonat, pas një rezistence të dobët, marshuan në drejtim të Tiranës, duke sjellë në krye Zogun. Selaudin Blloshmi ishte i martuar për herë të dytë, me mbesën e Ismail Qemalit, Sara. Sarën ai e njohu kur ishte me studime në Egjipt.

Ishte një ndër djemtë më të pashëm dhe dashuria mes tyre mori vëmendjen edhe të vetë Mbretit, i cili i afroi në Oborrin Mbretëror. Nga kjo martesë lindi Vera Blloshmi. Në prag të çlirimit familja e tij vendoset në Angli. Vetëm në demokraci vajza e Sarës dhe Selaudinit, kthehet në Shqipëri. Një piktore e shquar tashmë, Vera ka takuar gjithashtu motrat e saj në Elbasan. Një ndër pasardhëset e familjes së Ismail Qemalit dhe të Blloshmëve të Elbasanit ajo ndërroi jetë në vitin 1998. Memorie.al

Të pushkatuar në Dunicë 1943

Shefqet Blloshmi

Bajram Blloshmi

Selman Blloshmi

Sabri Blloshmi

Haki Blloshmi

Hazis Blloshmi

I vrarë më 17 nëntor 1944

Shahin Blloshmi/ Monitor

 

SHBA ka rrëzuar më parë një qeveri iraniane! Çfarë zbuluan dosjet sekrete të CIA-s

Që kur Izraeli filloi sulmin e tij ndaj Iranit, thirrjet për ndryshim regjimi janë bërë më të forta, me Presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu që kanë ngritur mundësinë e shënjestrimit të udhëheqësit të plotfuqishëm të Teheranit, Ajatollah Ali Khamenei.

CNN ka risjellë në vëmendje një rast ku Shtetet e Bashkuara kanë ndryshuar regjimin në Iran.

Ja çfarë ndodhi:

Fushat e naftës: Në vitin 1953, SHBA- të ndihmuan në organizimin e një grushti shteti për të rrëzuar kryeministrin e zgjedhur në mënyrë demokratike të Iranit, Mohammad Mossadegh.
Ai ishte zotuar të shtetëzonte fushat e naftës në vend – një veprim që SHBA-ja dhe Britania e Madhe e panë si një goditje serioze, duke pasur parasysh varësinë e tyre nga nafta nga Lindja e Mesme.

Kulmi i Luftës së Ftohtë: Masa për shtetëzim u pa si popullore në Iran dhe një fitore për BRSS-në e atëhershme.
Forcimi i sundimit të Shahut: Qëllimi i grushtit të shtetit ishte mbështetja e monarkut të Iranit, Mohammad Reza Pahlavi, për të sunduar si Shah i Iranit dhe emërimi i një kryeministri të ri – Gjeneral Fazlollah Zahedi.

Grushti i shtetit: Përpara grushtit të shtetit, CIA, së bashku me Shërbimin Sekret të Inteligjencës Britanike, ndihmuan në nxitjen e zjarrit anti-Mossadegh duke përdorur propagandën. Në vitin 1953, CIA dhe SIS ndihmuan në bashkimin e forcave pro-Shah dhe organizuan protesta të mëdha kundër Mossadegh, të cilave u bashkua shpejt edhe ushtria.

Paratë e gatshme të SHBA-së: Për t’i siguruar Zahedit, kryeministrit të ri të vendit, njëfarë stabiliteti, CIA vuri fshehurazi në dispozicion 5,000,000 dollarë brenda dy ditëve nga marrja e pushtetit nga ana e tij, treguan dokumentet.

Pranimi nga SHBA-ja: Në vitin 2013, u publikuan dokumente të deklasifikuara të CIA-s, duke konfirmuar për herë të parë përfshirjen e agjencisë. Por roli i SHBA-së ishte i njohur: Ish-Presidenti Barack Obama pranoi përfshirjen në grushtin e shtetit në vitin 2009.

Kjo pati efekt të kundërt: Pas rrëzimit të Mossadeghut, SHBA-të forcuan mbështetjen e tyre për Pahlavi-n që të sundonte si Shah. Iranianët e kundërshtuan ndërhyrjen e huaj, duke nxitur ndjenjat antiamerikane në vend për dekada të tëra.

Revolucioni Islamik: Shahu u bë një aleat i ngushtë i SHBA-së. Por në fund të viteve 1970, miliona iranianë dolën në rrugë kundër regjimit të tij, të cilin e konsideronin të korruptuar dhe të paligjshëm. Protestuesit laikë kundërshtuan autoritarizmin e tij, ndërsa protestuesit islamistë kundërshtuan axhendën e tij të modernizimit.

Shahu u rrëzua në revolucionin islamik të vitit 1979, i cili i dha fund monarkisë së mbështetur nga perëndimi të vendit dhe shënoi fillimin e Republikës Islamike dhe sundimit klerikal.bw

“Dënohet me vdekje së bashku me Kristaq Koçinë, më 27 dhjetor 1946 dhe 5 ditë më vonë, në natën e vitit të ri, pushkatohen te kanali varrezave…”- Historia e panjohur e themeluesit të kantierit detar të Durrësit

Ai themeloi të parin kantier modern detar. Por historia e tij do të përfundonte tragjikisht. Pas një gjyqi të montuar nga Sigurimi i Shtetit, dënohet me vdekje së bashku me ekonomistin Kristaq Koçinë dhe 5 ditë më vonë, pushkatohen në Spitallë, te kanali i varrezave të vjetra të Durrësit. Në qoftë se do të kërkohej një emër ndërmarrjeje përfaqësuese të qytetit të Durrësit, padyshim që pas Portit, do të ndaleshim tek Kantieri Detar i këtij qyteti. Kantieri është një ndërmarrje simbol, me një të kaluar historike të hershme, që sot pas shkatërrimit të tij, kujtohet më shumë nga ata që punuan ndër vite, me shumë konsideratë dhe nostalgji njëkohësisht.

Në vitin 1944 kjo ndërmarrje zuri vend në sheshin ndërmjet bregut të detit dhe Bankës Kombëtare dhe grumbulloi një kolektiv mjeshtrash dhe punëtoresh durrsakë, që u shquan për vlerat qytetare. Gjatë viteve të më pasme punëtorët e këtij kantieri, të drejtuar nga mjeshtrit më të aftë, ia dolën që të meremetojnë por edhe të ndërtojnë lloje të ndryshme anijesh, nga më të të voglat, deri te peshkatoret e më pas, te anijet oqeanike, duke treguar kështu vlera të shquara pune krijuese.

Kantieri Detar e ka nisur veprimtarinë e tij pas luftës, në dhjetor te vitit 1944 dhe fillesa ka pasur edhe një ngjarje tragjike…! Ka qenë djaloshi durrsak, 22 vjeçari Tom Goga, ai që mori nismën e krijimit të tij, duke bashkuar mjeshtra italianë dhe shqiptare, që ishin marrë me riparimin e mjeteve detare gjatë luftës. Më 13 maj 1945, kantieri ka përuruar lëshimin në det të motovelierës 75 tonëshe “Misiri 2”, e porositur nga pronari, Riza Jakupi.
Atë kohë u thanë fjalë shumë të mira për punëtorët e kantierit, inxhinierin italian, Rafaele Vangnini dhe Tom Gogën, të cilin shtypi i kohës e cilësonte inxhinier. Në këtë përurim kanë marrë pjesë figura të rëndësishme të shtetërore të asaj periudhe kohe, si; Koçi Xoxe dhe Bedri Spahiu. Nga kronikat e kohës mësohet se: “Nga autoritetet e asaj periudhe, ishte i pranishëm Gjeneral-Leitnant Koçi Xoxe, ndërsa fjalën e rastit e mbajti gjeneral major, Bedri Spahiu”.

Pas këtij përurimi po atë muaj, lëshohet në det motoveliera 70 toneshe “Kalamishi”, ndërsa në qershor të vitit 1945, U.N.R.R.A i ka falur Shqipërisë 6 anije të vogla. Sektori detar i ATASH-it, ka marrë në dorëzim 2 anije, 2 rimorkiatorë, nga 20 metra të gjatë dhe 2 maune 200 tonëshe.

PUSHKATIMET DHE SHTETËZIMI I KANTIERIT

Tom Gogën pak njerëz kanë pasur mundësinë për ta parë fizikisht nga brezi që është tani, por për të është folur shumë. Ilir Kavaja, banues në lagjen nr. 2 të Durrësit, ka një lidhje familjare me Tom Gogën. Nëna e tij Kalipsoja. e ka pasur djalë xhaxhai.

Dhe Iliri ruante në shtëpinë e vet disa foto interesante, ku ndodhej edhe Tom Goga. Në njërën prej tyre, Toma po përcillte nuse Kalipsonë dhe pas fotos, ka të shkruar: “Kujtim nga martesa celebruar në Durrës, me datën 21 /7/1942. Duke dalë nga shtëpia e Kalipsosë”. Toma ndodhet në krah të nuses dhe ka të veshur një kostum të çelur, afër ngjyrës bezhë, me xhaketë dopjopet, të cilat kanë qenë shumë në modë në atë periudhë.

Ceremonia po kryhet në afërsi të Katedrales Katolike “Shën Luçija“. Toma është një djalë shumë simpatik, mbase nga më “trendi“-t që kishte qyteti në atë periudhë, sikurse shikohet edhe nga fotot. Një vit më pas, Toma shfaqet në një foto tjetër por tashmë me statusin e të fejuarit. Ka 2 foto me të fejuarën e tij, Jolandën. Këtu është më i lirshëm se në ceremonialin e dasmës, i veshur po me rroba të çelëta, ndërsa shoqërohet nga e fejuara.

Janë foto që po botohen ekskluzivisht për herë të parë. Iliri thotë se në fund të vitit 1946, Toma është arrestuar dhe i bëhet një gjyq i montuar nga Sigurimi i Shtetit i Koçi Xoxes. Si pretekst, vijon Iliri, u përdor riparimi i një anije italiane, dhe u akuzua sikur nuk i kishte paguar shtetit, shumën e taksave që i detyrohej.

Dënohet me vdekje së bashku me ekonomistin Kristaq Koçinë, një seancë gjyqësore farse, e zhvilluar më 27 dhjetor 1946 dhe 5 ditë më vonë, pikërisht në natën e vitit të ri, më 31 dhjetor, pushkatohen në Spitallë, te kanali i varrezave të vjetra të Durrësit, prapa ish zdrukthëtarisë. Ky qe fati tragjik i themeluesit të kantierit detar modern të Durrësit.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, është shkruar në shtyp, se në Janar të vitit 1946, Kantieri detar i Tom Gogës u shtetëzua dhe u quajt; “Kantieri Detar i Marinës Shqiptare”.

INCIDENTI ME ANIJEN “ALI KELMENDI”

Se si ka qenë klima e punës në kantier nën frymën e frikës e, tregon edhe një detaj mjaft interesant. Është fjala për incidentin me anijen 500 tonëshe prej druri, “Ali Kelmendi”. Me këtë anije të porsa ndërtuar, ndodhi një incident fatkeq. Projektin dhe ndërtimin e saj, e kishte drejtuar mjeshtëri Odise Moneta, i ardhur pas lufte në Durrës.

Dy djemtë i kishte në Amerikë, ndërsa gruan e kishte italiane. Odiseja ishte mjeshtër mjaft i përgatitur dhe i talentuar. Punonte me ndershmëri dhe u bënte ballë të gjitha vështirësive. Kur anija po lëshohej në det, duke rrëshqitur mbi urën e lëshimit, ajo u nda në dy pjesë. Pas kësaj, Odisenë dhe disa të tjerë i arrestuan, me akuzën për sabotim. Por në fakt shkaku kishte qenë një konstrukt i ngjitur me urën e lëshimit, e cila kur anija u lëshua mbi të, i shkaktoi çarjen. Odisea u dënua, por gjithsesi punonte në kantier i shoqëruar me polic. Vonë u lejua të nisej në Amerike, tek djemtë e tij.

RRITJA GRADUALE E POTENCËS SË KANTIERIT

Me kthimin e një grupi inxhinierësh të rinj që kishin studiuar në Rusi, Bullgari e Poloni, për ndërtime mjetesh detare, ndërtimi i mjeteve të reja dhe futja e teknologjive të përparuara, shtohet shumëllojshmëria e shërbimeve dhe të ndërtimeve të mjeteve lundruese. Në vitin 1960, u hapën kurse për ngritjen e aftësive profesionale me programe teorike dhe praktike për motoristë, elektricistë, mekanike skafi, saldatorë, oksigjenistë, vinçierë, etj.

Më pas një pjesë e mirë e këtyre kursantëve, shërbyen në Flotën Tregtare. Në vitin 1968, prodhohet anija metalike “Punëtori” dhe më pas lëshohet në det rimorkiatori i parë i prodhimit shqiptar, “14 Nentori” e ” Debatik”, me fuqi 1000 kuaj fuqi dhe gjatësi 32 metra. Në vitin 1970, filloi riparimi i anijes 5000 tonëshe “Durrësi”, riparim i cili tregoi aftësitë e rritura të punonjësve të Kantierit Detar, i cili po fillonte tashmë të hynte në periudhën e riparimit të anijeve oqeanike.

KANTIERI I RI

Në vitin 1974, Kantieri është transferuar në sheshin përtej portit të peshkimit, afër kalatës lindore. Kjo u bë pas një një përvoje 30 vjeçare të tij dhe për këtë u ndërtuan shkallë me përmasa të mëdha, në të cilat u lëshuan në det anijet “Saranda” 1.000 DëT dhe “Gjirokastra”, 2.700 DëT.

Me pas zhvillimet në Kantierin Detar, vazhduan me krijimin e repartit te riparimit të vaporëve e mjeteve të mëdha detare, që arriti të kryejë riparime kapitale të rimorkiatorëve, shalandave, bigën “Adem Reka”, Dragave “Rodon” e “Adriatik”, të anijeve 500 tonëshe, të avulloreve “Durrësi” , “Partizani”, “Liria” etj.

Punime kapitale u kryen edhe në anijet oqeanike “Tirana”, “Vlora”, “Shkodra”, dhe “Arbëria”. Me shume vlerë ishte ngritja e repartit te prodhimeve te reja, sepse aty u realizua ndërtimi i shumë mjeteve detare, deri në seri, si anije pilotazhi, anije peshkimi KP 300, peshkatore 2KP- 408, anije 500 tonëshe si “Ali Kelmendi”, “Vjosa”, “Ylli i Kuq”, “Dajti”, “Bajram Curri”, “Beqir Nova”, “Adriatiku”, “Tomorri”, tragete të ndryshme për zonat e liqeneve në veri, si dhe u projektuan e u prodhuan portat e H/C- ve të veriut.

SHUARJA

Në vitin 1991, u krye kalimi i Kantierit në shoqëri të përbashkët Durrës – Gdansk e, më pas kur kaluan aksionet e Gdanskut te shoqëria turke “Korum”, kantieri mori emrin “Durrës – Kurum shiping” dhe më pas shkoi drejt mbylljes së veprimtarisë ndërtuese. I gjithë kantieri shkoi për skrap. Dhe ndërtesat u rrafshuan, duke e kthyer në një rrafshirë të trishtuar atë zonë.

Përfaqësuesi i Sindikatës së Peshkatarëve, Klodjan Kapiti thekson se; nga 140 mjete detare që kishte peshkimi, gjysma e tyre është jashtë funksionimit, për arsye të mungesës së kantierit detar, eliminimi i të cilit ka qenë vdekjeprurës, për peshkimin e qytetit të Durrësit. Kjo sepse, tashmë mjetet e peshkimit për riparime, duhet t’i drejtohen kantiereve në vendet fqinje, me kosto të shumëfishuar, të papërballueshme për shumë pronarë.

Ai e quan krim ekonomik lejimin e eliminimit të kantierit nga sipërmarrësit: “Është njëlloj, si të lësh një qytet pa spital”,- shprehet ai me keqardhje. Ky është historiku i këtij kantieri, një nga qendrat më të mëdha krijuese të qytetit bregdetar dhe simbol i rinisë durrsake, ku punonin rreth 4.000 punonjës, histori që nisi me pushkatimin e pronarit të parë të saj Tom Gogës dhe u shua 70 vite më pas, tërësisht!/ Memorie.al

 

Demonstrimi në Shkodër- Nga Kastriot Dervishi

Më datën 15.6.1990 u bë varrimi i 17 vjeçarit Pëllumb Pëllumbi në Shkodër. Arkëmorti i tij u mbajt gjatë gjithë rrugës në krah duke mos u vënë në makinën e varrimit, shoqëruar nga thirrjet: “Poshtë Ramiz Alia”, “Poshtë Partia”, “Ata na vrasin djemtë tanë”, “Duam liri demokraci”, “Poshtë Nexhmije Hoxha”, “Kjo parti është gjakpirëse”, etj. Për këtë ngjarje u ndaluan tre persona. Fotoja e vajit familjar

Giovanni Brusca, implikimet morale të një lirimi të vështirë

 

VOAL- Giovanni Brusca, xhelati i Cosa Nostra-s, i njohur për vrasjen e Giovanni Falcone-s, gruas së tij Francesca Morvillo dhe eskortës së tij, u lirua më në fund në fund të majit, kur skaduan katër vitet e provës të vendosura ndaj tij nga gjyqësori. Pas arrestimit të tij në vitin 1996 dhe një pendimi të rremë të parë, ai vendosi të bashkëpunonte me drejtësinë.

 

Burri, i njohur si “u Verru” (derri) ose “lo Scannacristiani” për egërsinë e tij, është i njohur për pjesëmarrjen e tij, sipas tij, në mbi 150 vrasje, përfshirë ato të gjyqtarit Rocco Chinnici dhe të vogëlushit Giuseppe Di Matteo, i cili vdiq në vitin 1996 i tretur në acid.

Pikërisht për shkak të reputacionit të Bruscës si vrasës, ky publikim ka shkaktuar trazira në opinionin publik italian, dhe jo vetëm, duke ngritur gjithashtu disa pyetje morale. Nando dalla Chiesa, profesor i sociologjisë së krimit të organizuar në Universitetin e Milanos dhe djali i gjeneralit Carlo Alberto dalla Chiesa, na foli për këtë.

A mund të na përshkruani historinë e ligjit për bashkëpunëtorët e drejtësisë?

Një nga të parët që ngriti mundësinë e zgjerimit të rolit të bashkëpunëtorit të drejtësisë edhe për mafiozët e penduar ishte babai im (Gjenerali Carlo Alberto dalla Chiesa, red.). Pasi mbërriti në Palermo (hera e tij e tretë në Siçili, shënim i redaktorit) si prefekt, ai mendoi se shteti italian mund të rikrijonte me mafian të njëjtën marrëdhënie që ishte krijuar gjatë Viteve të Plumbit me terroristët, të cilët merrnin shpërblime për bashkëpunimin e tyre me shtetin. Në atë kohë ata e tallën, duke thënë se Gjenerali nuk i njihte mafiozët. Ata nuk do të kishin folur kurrë. Ligji u dëshirua më pas me forcë nga Giovanni Falcone (i cili, në bashkëpunim me Tommaso Buscetta, arriti të përcaktojë strukturën e Cosa Nostra për Gjyqin Maxi, red.), dhe është fryt i një beteje të vështirë nga Shteti Italian, i cili ishte në gjendje të ushtronte presion mbi mafiozët, duke minuar privilegjet e tyre. Ne flasim për pushtetin e tyre të ushtruar në burgje, për certifikatat mjekësore të rreme që i mbanin në spital. Në atë moment ata filluan të flisnin. Prandaj, ligji nuk është një dorëzim i shtetit italian, por më tepër një sukses!

Karakteristikat ligjore

Ligji për bashkëpunëtorët e drejtësisë u fut në sistemin ligjor italian në vitin 1991, për të mbrojtur njerëzit që, për shkak të bashkëpunimit të tyre me shtetin italian në “identifikimin e atyre që janë përgjegjës për krime shumë të rënda dhe në marrjen në gjyq të provave që janë vendimtare për dënimin”, janë të ekspozuar ndaj rreziqeve serioze.

Ky ligj prezantoi një sistem shpërblimi për të penduarit, duke u ofruar atyre dhe familjeve të tyre mundësinë për të përfituar nga një program mbrojtjeje. Kjo vlen edhe për dëshmitarët e drejtësisë (ata që bashkëpunojnë me autoritetet pa qenë pjesë e organizatës) dhe familjet e tyre.

Në vitin 2001, u bënë ndryshime në ligj, veçanërisht për të eliminuar mospërputhjet në ligjin e vitit 1991 dhe për të njohur një rregullore autonome për dëshmitarët e drejtësisë. Megjithatë, në vitin 2018, masat mbrojtëse (mbikëqyrja, mbrojtja fizike, ndihma, mbështetja ekonomike dhe riintegrimi social) u forcuan dhe u personalizuan.

Presioni më i madh i ushtruar nga shteti italian mbi mafiozët dhe rritja e bashkëpunimit me drejtësinë ndodhi pikërisht në vitin 1992, rreth një vit pas hyrjes në fuqi të ligjit. Indinjata dhe frika popullore e ngjallur nga vrasja e Falcones, e kombinuar me grushtin e hekurt të përdorur nga autoritetet, kanë kontribuar ndjeshëm në përhapjen e bashkëpunimit.

Si funksionon ky rregull dhe pse u lirua Giovanni Brusca?

Është një ligj që u jep një ulje shumë të ndjeshme të dënimit mafiozëve që vendosin të bashkëpunojnë me drejtësinë dhe, si në rastin e Bruskës, madje edhe për krime shumë të rënda. Nuk parashikon burgim të përjetshëm, sepse bashkëpunimi lejon një ulje të dënimit dhe vazhdimin e marrëdhënies së bashkëpunimit e cila, nëse çohet deri në fund, rezulton në vitet që u llogaritën për Bruscën. Prandaj, bashkëpunimi nuk lejon një dënim të shkurtër, por vitet ishin ende 25, që nuk është pak për Italinë, e cila në fakt pothuajse nuk njeh burgim të përjetshëm.”

Cilat janë implikimet morale të këtij lirimi?

Implikimet morale janë shqetësimi ynë. Është fakti që po flasim për këtë, që jemi të detyruar të rishikojmë kuptimin e atij ligji mbi bashkëpunëtorët e drejtësisë. Është e qartë se jemi pak të turpëruar, sepse mizoria e Bruskës ishte kaq e madhe. Këto nuk janë gjëra për të cilat mund të thuash “është në rregull”. Këto janë gjëra të vështira për t’u mbajtur mend, çnjerëzore. Megjithatë, pavarësisht këtyre ndjenjave, bashkëpunëtorët e drejtësisë parandaluan dhjetëra vdekje, sepse ata treguan se ku ndodheshin arsenalet dhe marrëdhëniet e pushtetit brenda organizatës, logjika me të cilën merreshin vendimet, ndonjëherë edhe se ku ndodheshin të arratisurit kryesorë. Nuk duhet të harrojmë klimën në të cilën lindi ky ligj, vite në të cilat pati një përqendrim shumë të lartë vdekjesh, viktima të pafajshme të mafies. Duhet të mendojmë se shfarosja ndoshta u ndalua nga bashkëpunëtorët e drejtësisë. Numri i viktimave po zvogëlohet gjithnjë e më shumë, por në ato vite ishte një masakër e vazhdueshme.

 

RSI

Urd (1931) Gazetarja ruso-norvegjeze Nina Arkina : Intervista ime ekskluzive me Nënën mbretëreshë Sadije dhe princeshat shqiptare

 

Burimi : Revista norvegjeze “URD”, 13 qershor 1931, faqe n°322 — 324

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 4 Qershor 2025

 

Revista norvegjeze “URD” ka botuar, me 13 qershor 1931, në faqet n°322 — 324, intervistën ekskluzive asokohe të gazetares ruso-norvegjeze Nina Arkina me Nënën mbretëreshë Sadije Zogu dhe princeshat shqiptare (zhvilluar me 2 qershor 1930 sipas fotografive), të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

VIZITA TE NËNA MBRETËRESHË DHE PRINCESHAT E SHQIPËRISË

Nga Nina Arkina

 

 

Mbreti i ri i Shqipërisë është beqar, dhe ana e pashoqe e oborrit përfaqësohet nga nëna e tij, e cila mban titullin “Nëna Mbretëreshë”, dhe motrat e tij, gjashtë Lartmadhëritë Mbretërore, Princeshat Adile, Nafije, Senije, Myzejen, Ruhije dhe Maxhide. Familja mbretërore shqiptare është myslimane nga përkatësia fetare, prandaj edhe këto emra që tingëllojnë të huaj, shqiptohen me një fortësi dhe ëmbëlsi të papërmbajtshme.

 

Pallati ku jetojnë Nëna Mbretëreshë dhe princeshat është një ndërtesë e gjatë dykatëshe me një kopsht me hije nga pas dhe roje të rrepta në dy hyrje. Tashmë jashtë pallatit më përshëndet princi i kurorës — duket se ndjej hijen e një drame mbretërore, por fëmija i bukur me tipare të bukura dhe flokë të errët bjondë, i cili përshëndet me një përkulje të çuditshme, është djali i Princeshës Nafije. Ajo ishte martuar me ministrin (ambasadorin) shqiptar në Pragë, Cen bej Kryeziun, i cili u vra në një atentat. Më vonë, ndërsa gjyqi ishte ende në vazhdim, vetë shërbëtori i ministrit shpalli dhe zbatoi dënimin me vdekje për vrasësin e zotit të tij : e qëlloi në përputhje me ligjin e pashkruar shqiptar të gjakmarrjes. Fëmija me flokë të verdhë, i cili është princi i kurorës së vendit derisa vetë mbreti të ketë një trashëgimtar, na ndjek me një vështrim serioz, ndërsa unë dhe oborrtari kryesor i mbretit, Shkëlqesia e Tij Ekrem Libohova, ngjitemi shkallëve të pakta.

 

Brenda derës hyjmë në një korridor të gjerë të shtruar me gurë me një rresht të gjatë qilimash dhe një rresht dritaresh të hapura, të cilat zhduken në distancë. Këtu më bie në sy edhe një kolltuk i ndërtuar çuditërisht, por nuk e kuptoj menjëherë qëllimin e tij. Një zonjë e moshuar në pritje, e veshur me të zeza, na mirëpret dhe hap derën e një salloni të kuq “Empire” me kolltuqe të mëdha e të rehatshme, qilima orientalë në dysheme dhe një kurorë veneciane mrekullisht të bukur në tavan. Dritaret e shumta në dhomën e madhe kanë perde të kuqe mëndafshi, dhe në murin e veshur me letër-muri, i cili është i motivuar me shqiponja gri në një sfond të kuq të errët, varet portreti i mbretit : një fytyrë bjonde nordike me sy të qetë blu dhe profil shqiponje. Gjatë pak minutave të pritjes, ndërsa shikoj përreth dhomës, Shkëlqesia e Saj më thotë se Nëna Mbretëreshë flet vetëm shqip dhe se ai do të veprojë si përkthyes. Një çast më vonë dera hapet menjëherë dhe një zonjë e vogël, me sy dhe flokë të zinj dhe me një fytyrë të këndshme e të re, hyn brenda.

 

Kjo është Madhëria e Saj Zonja Sadije, e lindur në vitin 1873 në kryeqytetin e sotëm, Tiranë, bijë e familjes së lashtë udhëheqëse shqiptare Toptani, që nga viti 1908 vejushë me 7 fëmijë pas guvernatorit të Shqipërisë, Xhemal pashë Zogu, dhe që nga viti 1928 — nënë mbretëreshë !

 

Pas prezantimit, Madhëria e Saj më kërkoi të ulesha përballë saj, ndërsa Kryemarshalli qëndroi në këmbë gjatë gjithë bisedës. Mbretëresha foli dhe tha diçka me një gjuhë të ëmbël dhe të këndshme, asnjë fjalë e së cilës nuk mund të kuptohej. Dhe menjëherë, Shkëlqësia e Tij përktheu në frëngjishten e harlisur :

 

— Madhëria e Saj ju uron mirëseardhjen në Shqipëri dhe shpreh kënaqësinë e saj që ju ishit kaq e interesuar dhe e guximshme për të ardhur vetëm nga pjesa më veriore e Evropës në Tiranë. Madhëria e Saj shpreson që të mos pendoheni për udhëtimin tuaj dhe që të jeni pritur mirë në Shqipëri.

 

Tani, ndërsa Shkëlqesia e Tij po merr frymë thellë, është radha ime të flas frëngjisht, dhe ju siguroj se në Shqipëri kam hasur mikpritjen dhe mirësinë më të madhe, si nga Madhëria e Tij Mbreti, ashtu edhe nga të gjithë ata me të cilët kam rënë në kontakt, dhe se Shqipëria, për mua — si një banore e veriut — është një vend mjaft i ri dhe shumë interesant.

 

Mbretëresha flet sërish dhe marshalli i oborrit përkthen.

 

— Çfarë përshtypjeje ju ka lënë vendi ynë ?

 

— Përshtypjet personale që mora, thashë, janë ato të një vendi në zhvillim, me mundësi të mëdha për iniciativë dhe kreativitet personal, dhe një gjë tjetër që më la një përshtypje të fortë : mendoj, nga ajo që pashë me sytë e mi, se këtu në Shqipëri gjenden burrat më mashkullorë, më të pashëm dhe gratë më femërore dhe më simpatike.

 

Ndërsa Shkëlqesia e Tij përkthen në shqip, unë shikoj Madhërinë e Saj. Ajo është kontrasti më i madh me djalin e saj të gjatë, bjond, mbret. Mbretëresha është e vogël, e ulur në kolltukun e kuq të thellë. Ajo ka veshur një kostum mëndafshi blu të errët me pika të bardha, me fund dhe xhaketë dhe një bluzë mëndafshi të bardhë, të qëndisur me dorë. Ajo ka këpucë të zeza dhe çorape gri mëndafshi. Flokët e saj të zinj janë të mbledhur prapa dhe të lidhur në një nyjë në qafë. Fytyra e saj është e lëmuar dhe me ngjyrë të çelët si në rininë e saj, me tipare të holla e të vogla, dhe sytë e saj — sipas “bon ton” femëror oriental — nuk e shikojnë personin me të cilin po flet, por shikojnë me edukatë anash. Nëna Mbretëreshë konsiderohet një grua shumë e mençur dhe kompetente, si dhe një diplomate e shkëlqyer, siç e konfirmojnë të afërmit e saj personalë. Madhëria e Saj tani e ka urdhëruar Marshallin e Oborrit të thotë :

 

— Shpresojmë që do të qëndroni në vendin tonë për një kohë të gjatë, në mënyrë që të shihni me sytë tuaj si avantazhet që kemi, ashtu edhe vështirësitë tona. Djali im, Madhëria e Tij Mbreti, po punon shumë dhe me sukses për ndërtimin e vendit, dhe unë besoj se po bëjmë përparim të mirë, por duhet kohë për të ndërtuar një vend, dhe kemi shumë për të përballuar, një klimë të vështirë, shumë pak shkolla, spitale e të ngjashme. Por tani gjithçka po ecën pak nga pak, madje edhe emancipimi i grave po fillon të ndihet.

 

Mbretëresha buzëqesh dhe i kërkoj Shkëlqesisë sê Tij të pyesë se çfarë mendon Madhëria e Saj për emancipimin e grave dhe “avantazhet dhe bekimet” e tij. Pas disa minutash bisede në shqip, kam përshtypjen se Mbretëresha ngurron ta përdorë gjuhën. Më në fund, Marshalli i Oborrit thotë :

 

— Madhëria e Saj është e mendimit se emancipimi i grave është i mirë dhe i dobishëm, por se ai ka, si shumë gjëra të tjera në jetë, anët e tij të ndritshme dhe të errëta. Madhëria e Saj beson më tej se edhe nëse emancipimi nxit gra të guximshme si ju, të cilat as nuk kanë frikë nga malaria tepër famëkeqe shqiptare, por që vijnë tek ne si udhëtare nga Veriu, gratë e paemancipuara gjithashtu tregojnë guxim dhe aftësi të mëdha. Madhëria e Saj beson se duhet gjithashtu guxim dhe aftësi për t’iu nënshtruar burrit, për të lindur dhe për të rritur fëmijë në kushte të vështira, ku as klima dhe as uji i pijshëm nuk janë të sigurt, dhe fëmijët duhet të shkëputen nga shtëpia në moshë të re dhe të dërgohen jashtë vendit nëse duan të kenë një arsim të duhur. Madhëria e Saj beson se është guximi dhe aftësia që gratë e paemancipuara shqiptare kanë treguar gjithmonë.

 

Kur marshalli i oborrit mbaroi përkthimin, shpreh dakordësinë time të plotë me mendimet e Madhërisë së Saj. I kërkoj Shkëlqesisë së Tij të pyesë nëse e kam lodhur shumë Madhërinë e Saj. Gjithashtu ndiej keqardhje të thellë për Marshallin e dashur të Oborrit, i cili ka qëndruar në mes të dhomës për më shumë se gjysmë ore. Mbretëresha e kupton pyetjen time, siç ka gjithashtu shumë të drejtë, se tani kam pasur mjaft shkëmbime shqip-frengjisht dhe thotë se tani marshalli i oborrit do të më çojë te princeshat.

 

E falënderoj me fjalë mirësjelljeje për “lumturinë dhe gëzimin” që kisha marrë, dhe Madhëria e Saj më përshëndeti duke më uruar një qëndrim të këndshëm në Shqipëri.

 

Nën përkuljen time të thellë dhe atë, po aq të thellë, të Marshallit të Oborrit, Nëna Mbretëreshë Shqiptare del nga dhoma dhe hapet dera e sallonit anësor — ku janë mbledhur gjashtë Lartmadhëritë Mbretërore.

 

Marshalli i oborrit prezanton princeshat, dhe unë shtrëngoj duart e tyre, një nga një. Princesha Adile, nënë e fëmijëve gjysmë të rritur, të cilët studiojnë në Gjenevë, ka një fytyrë zemërmirë me sy të ngrohtë. Princesha Nafije, nëna e princit të vogël të kurorës, e veshur me një zi të thellë, jep imazhin në miniaturë të një “Niobe” të pikëlluar. Ajo është shumë e vogël dhe sytë e saj të mëdhenj ngjyrë kafe e ruajnë shprehjen e tyre të trishtuar edhe nën buzëqeshjen zyrtare të mirëseardhjes.

 

Por Princesha Senije, 27 vjeç, është e gjallë dhe bisedon me të gjithë të tjerët. Ajo e fton të huajin të ulet, i ofron kafe dhe cigare dhe sillet si një mikpritëse e sjellshme. Ajo e zhvillon bisedën me qetësinë e saj të zakonshme. Princesha Senije është motra e preferuar e mbretit, ajo është presidente e Kryqit të Kuq Shqiptar dhe është ajo që është përgjegjëse për përfaqësimin e grave në oborr.

Princesha Senije është 27 vjeç dhe presidente e Kryqit të Kuq Shqiptar. — Burimi : Revista norvegjeze “URD”, 13 qershor 1931, faqe n°322 — 324.

Tri princeshat e tjera, Myzejen, Ruhije dhe Maxhide, janë vajza të reja e të adhurueshme të moshës 25, 24 dhe 23 vjeç, të gjitha me flokë kafe dhe bjonde të errët, ndoshta një model flokësh i veçantë “mbretëror shqiptar”, pasi të katër princeshat e pamartuara mbajnë këto flokë me gjatësi mesatare, të cilat u bien butësisht në qafë. Princeshat janë të veshura me fustane të lehta verore dhe mbajnë si bizhuteri një gjerdan me perla rreth qafës dhe një ose dy unaza diamanti. Këto janë — më thanë më vonë — dhurata nga vëllai, Mbreti. Në përgjithësi, mbreti i ri, ende i pamartuar, supozohet t’i dojë nënën dhe motrat e tij me gjithë zemër.

Princesha Myzejen 25-vjeçare — Burimi : Revista norvegjeze “URD”, 13 qershor 1931, faqe n°322 — 324.

Princesha Ruhije 24-vjeçare — Burimi : Revista norvegjeze “URD”, 13 qershor 1931, faqe n°322 — 324.

Më e vogla nga princeshat shqiptare, Maxhidja, është një vajzë e adhurueshme 23-vjeçare. — Burimi : Revista norvegjeze “URD”, 13 qershor 1931, faqe n°322 — 324.

Në sallonin e princeshave, biseda zhvillohet në gjermanisht, ndërsa ne pimë kafenë aromatike turke dhe cigare të mira shqiptare. Me cigaret, gjithçka shkon bashkë, kështu që krijohet përshtypja se princeshat janë mësuar të pinë duhan. Biseda sillet rreth qytetit të bukur të Vjenës, ku princeshat kanë jetuar gjatë. Ato kanë qëndruar gjithashtu në Gjermani, Hungari dhe Jugosllavi dhe kanë shumë komente për të bërë nga udhëtimet e tyre, por “Vjena është qyteti më i bukur dhe elegant”, thotë më e reja, Princesha 23-vjeçare Maxhide. Ajo ka tipare të veçanta të fytyrës, është e gjatë dhe e hollë dhe është e vetmja që i ngjan vëllait të saj mbretëror.

 

Princesha Senije flet për punën e saj si Presidente e Kryqit të Kuq dhe për jetën në oborrin mbretëror në Tiranë.

 

— Ne jetojmë, thotë Madhëria e mençur mbretërore, ashtu siç mund të jetojnë princeshat shqiptare, domethënë shumë të tërhequra. Motra ime më e madhe ka fëmijë për t’u kujdesur, sepse ata po studiojnë në Gjenevë, dhe të gjithë kemi princin e vogël të çmuar të kurorës për t’u kujdesur dhe për t’u siguruar që ai të mos jetë i llastuar midis kaq shumë tezeve tepër të sjellshme.

 

Fjalët e fundit thuhen me një vështrim plot dashuri ndaj princit të vogël, i cili ka hyrë me disa lule dhe është ulur me nënën e tij. Shoh gishtat e hollë të nënës-princeshë që kalojnë nëpër flokët e tij të çrregullt e të verdhë.

 

— Përndryshe, ne do të kujdesemi për çdo bamirësi që mundemi dhe mund të përballojmë, vazhdoi princesha. Duke folur për këtë, duhet të vizitoni ekspozitën tonë të refugjatëve. Atje do të gjeni punime artizanale dhe tapiceri kombëtare shqiptare. Ka një angleze, zonjusha Pennington, e cila është shpirti i kësaj organizate. Është një ekspozitë interesante. Ne ishim në hapje dje, dhe duhet ta shfrytëzoni rastin për ta parë.

 

Sigurisht që përgjigjem se absolutisht do ta bëj dhe pyes me kujdes se çfarë lloj refugjatësh janë në të vërtetë. Ato më shikojnë me sy të zgurdulluar :

 

— Çfarë lloj refugjatësh ? Popullsia jonë fshatare shqiptare nga Jugosllavia dhe Greqia. A keni qenë në këto vende ?

 

— Po, Madhëria Juaj, përgjigjem unë, dhe kam parë turma refugjatësh grekë nga Turqia në Greqi. Edhe atje, organizata bamirëse publike organizon ekspozita të punimeve artizanale të refugjatëve.

 

Princeshat e reja dëgjojnë me interes dhe në sytë e tyre shprehës, dhimbja e thjeshtë e gruas pasqyrohet për një moment ndaj rendit të pandjeshëm botëror.

 

Megjithatë, meqenëse dua të di më shumë rreth jetës së oborrit mbretëror në Tiranë, bëj një pyetje të kujdesshme dhe Madhëria e Saj Mbretërore raporton :

 

— Ne bëjmë një jetë familjare më private, lexojmë shumë, marrim libra të rinj gjermanë, francezë dhe italianë dhe kemi një bibliotekë të madhe. Luajmë shumë muzikë dhe bëjmë ekskursione me makinë. Në verë jetojmë buzë detit në Durrës dhe notojmë.

 

— A jetojnë madhëritë e tyre mbretërore krejtësisht pa shoqëri ? — i lejoj vetes këtë pyetje.

 

— Jo tamam, përgjigjet princesha e mençur me një buzëqeshje. Gjatë festivalit “Romasson”, i cili zgjat një muaj të tërë, ne kemi shoqëri dhe argëtohemi pothuajse çdo natë.

 

— Çdo natë, e përsëris, pak e çorientuar.

 

— Epo, po, — buzëqeshi princesha. — Agjërojmë gjithë ditën, si myslimanë të mirë që jemi, dhe flemë gjithë ditën. Vishemi vetëm në mbrëmje dhe hamë vaktin e parë kur shfaqet ylli i mbrëmjes. Në orën tetë, gjithmonë kemi një darkë të madhe, me qengj të pjekur në hell dhe gjithmonë me disa të ftuar. Ndonjëherë vjen vëllai ynë, mbreti, kur ka kohë të lirë. Janë edhe ndihmësit e mbretit, gratë e tyre dhe të afërm të tjerë të oborrit. Pas darkës, rrimë zgjuar deri vonë natën duke folur, duke luajtur muzikë dhe duke kënduar… Duhet të vish ti më pas në “Romasson”, — tha princesha duke qeshur, — dhe të hash një qengj në hell me ne.

 

Gjatë lamtumirës, ndërsa princeshat shënonin emrat e tyre poshtë fotografive që unë do t’i mbaj si kujtim, Madhëria e Saj Mbretërore Ruhije më pyet nëse erdha vërtet në Shqipëri pa njohur asnjë person; a nuk ishte kjo shumë emocionuese ?

 

E kënaqa kuriozitetin e princeshës së re duke i thënë se e njihja tashmë Ministrin e Punëve të Jashtme, Rauf Fico, se ai e kishte mbrojtur çështjen time tek mbreti dhe më kishte ndihmuar shumë, si me këshillat ashtu edhe me veprimet e tij. Menjëherë, nxora një fotografi amatore të Shkëlqesisë së Tij Fico dhe gruas së tij me kostum kombëtar shqiptar, të cilën e mora si suvenir, dhe deklarova me bindje :

 

— Shikoni këtë fotografi, Madhëria Juaj Mbretërore, ajo vetëm sa konfirmon faktin se askund tjetër nuk ka burra kaq burrërorë dhe të pashëm dhe gra kaq të adhurueshme femërore, dhe madhëria e re mbretërore e shikon ministrin e jashtëm me kostum dhe fustanellë të bardhë dhe pyet me habi :

 

— Vërtet mendoni se meshkujt shqiptarë janë kaq të bukur ?

 

— Po, Madhëria Juaj Mbretërore, unë them se burrat shqiptarë janë raca më e bukur e burrave dhe mendoj se mund të më besoni, sepse kam udhëtuar nëpër katër kontinente dhe tërësisht më janë dashur gjashtë vjet.

 

— Ju duhet të jeni me fat që jeni në gjendje të udhëtoni kaq shumë, — tha një princeshë e re ëndërrimtare.

 

Po, Madhëria Juaj Mbretërore, jam shumë e lumtur, por ai që është i lumtur në shtëpi është edhe më i lumtur ! Dhe në gëzimin e përgjithshëm dhe me një “tunjatjeta” të përzemërt, një fjalë që është një nga perlat e leksikut tim të varfër shqip dhe që do të thotë diçka si “jetë të gjatë dhe Zoti qoftë me ju”, i jap lamtumirën Madhërive Mbretërore dhe më shoqëron Marshalli i Oborrit.

 

Në korridor, shoh sërish kolltukun e çuditshëm, dhe fenomeni shpjegohet : është një karrige dentisti. Lartmadhëritë e tyre Mbretërore nuk shkojnë te dentisti, por e lënë atë të vijë tek ato, dhe kanë instaluar një kabinet dentar të improvizuar në korridor.

 

Rastësia e shpëtoi bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë! Kur Stalini dënoi projektin e Federatës, Enveri i kërkoi Titos… Refuzimi që i bëri Nako Spiro

PROF. DR. ELMAS LECI/ Në misionin për të cilin ndodhej në Beograd Nako Spiro, në pranverën e vitit 1946, ishin dy marrëveshje të fshehta për t’u nënshkruar me Jugosllavinë, ajo për “Sigurinë dhe mbrojtjen e interesave jugosllave në Shqipëri” si dhe ajo për “Veprimet në rast rrezikimi të udhëheqjes Shqiptare si dhe mbrojtjen e saj me hedhjen e njësiteve jugosllave në Shqipëri”. Të dy këto marrëveshje, që, në fakt, ishin një e tërë, por me dy pjesë, që Nako Spiro “kërkoi” të mos i firmosë pa i parë Enver Hoxha, në fakt, zbulojnë plotësisht se cilat ishin synimet e vërteta të politikës jugosllave në raport me Shqipërinë. Ky refuzim i Nako Spirut, më pas nga Stalini u konsiderua edhe si “tentim i helmimit të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë”. Në fakt, dy marrëveshjet e mësipërme u nënshkruan nga vetë Enver Hoxha gjatë vizitës së tij në Beograd, ku ai siç lexojnë dokumentet dha edhe pëlqimin e plotë mbi propozimin e mendimin e vjetër dhe të ri të Titos për Federatën Ballkanike, ide që nuk ishte e panjohur për shumë njerëz me ide komuniste, që kishin dalë nga shkolla e Kominternit.

 

Me vizitën e parë në Beograd Enver Hoxha u dakordësua me Titon për krijimin e Federatës Ballkanike, që do të përfshinte Jugosllavinë (brenda saj edhe Shqipërinë), Bullgarinë dhe Greqinë. Ishte kjo një prej objektivave kryesore të politikës së jashtme të Jugosllavisë në periudhën e pasluftës, ku përmes saj Tito synonte të ishte në krye të Ballkanit. Në anën tjetër, kjo ishte edhe një karshillëk i Titos ndaj Stalinit, që më pas vetë Stalini e siluroi dhe e asgjësoi.

Që gjatë Luftës shkruajnë dokumentet, megjithëse Stalini ishte dakord që marrëdhëniet midis Moskës e Tiranës të realizoheshin nëpërmjet Beogradit, në forma të ndryshme ai nga nuhatja filloi të shfaqte edhe një farë interesimi për Shqipërinë. U shfaq ky “interesim” që në janarin e vitit 1944 kur Hebrangu jugosllav u takua me të. Stalini, jo vetëm ishte interesuar për Shqipërinë, por kishte dhënë porosi që angazhimet e përgjegjësitë që Jugosllavia kishte marrë përsipër për Shqipërinë, duhej t’i plotësonte. Fakti që Hebrangu e as ndonjë personalitet i lartë jugosllav nuk i kishte thënë asgjë Stalinit se në planet e veta, udhëheqja jugosllave kishte dhe përfshirjen e Shqipërisë në Federatën Jugosllave. Jo thjeshtë informacionet që merrte Stalini për planin e përfshirjes së Shqipërisë me Jugosllavinë e kishin bërë atë dyshues, por mënyra si vepronte Tito, mungesa e sinqeritetit dhe fshehja prej tij dhe udhëheqjes sovjetike e këtyre planeve. Nëse nga vizita e parë e Titos në Moskë më 1945-n për marrëdhëniet e tij me Stalinin shkruante Llavrentiev vërehej se “ata sikur kishin pakënaqësi ndaj njëri-tjetrit, por që secili përmbahej…”, ndërsa në prag të vizitës tjetër në Moskë, më 22 prill 1946, Tito e ftoi paraprakisht në një takim ambasadorin sovjetik dhe sipas materialit sekret të këtij të fundit, Tito i trajtoi disa probleme tepër të rëndësishme, që kishin të bënin kryesisht me Shqipërinë ku dilte ashiqare se sipas tij, në fund të fundit, Shqipëria duhej të përfshihej në përbërjen e Jugosllavisë…”. Pikërisht në kujtimet e tij edhe këto fakte ose i ka shtrembëruar Enver Hoxha ose i ka mohuar, siç ka mohuar po ai, vetë Enver Hoxha, që i kishte shkruar Titos më 17 mars të vitit 1948, ku urgjent i kërkonte Bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë.

Sipas biografit të Titos, Dedejer nga një bisedë të Titos po me ambasadorin sovjetik “ lidhur me planet e ndërtimit të Federatës Ballkanike, Tito, i cili deri në atë kohë kishte vepruar disi në fshehtësi, në atë takim ngriti dhe kërkoi me gjithë forcën e tij që ta përfshinte paraprakisht Shqipërinë brenda Jugosllavisë. Me këmbëngulje ai i theksoi ambasadorit sovjetik se “Vlora (Valona) në asnjë mënyrë nuk duhet t’i jepet Greqisë. Me të ne mund të eksportojmë dhe të importojmë të gjitha mallrat.”.141) Nga ana e tij ambasadori sovjetik, ndonëse e dëgjoi me vëmendje Titon, kuptoi se ai as që e llogariste shtet Shqipërinë, por vetëm njësi të bashkuar me Jugosllavinë”. Jemi në një periudhë që Moska e bazonte veprimtarinë e saj në Ballkan nëpërmjet Beogradit, por gjithnjë pa e lëshuar rolin e saj të arbitrit, pavarësisht se e konsideronte të panevojshëm kontaktin e drejtpërdrejtë me Partinë Komuniste Shqiptare dhe kështu kishte sanksionuar rolin e patronatin e Partisë Komuniste Jugosllave mbi atë shqiptare. Në Partinë Komuniste të Jugosllavisë, synimi për gllabërimin e Shqipërisë shpjegohej me atë që në Shqipëri, kushtet e brendshme politike ishin pjekur plotësisht për realizimin e Bashkimit me Jugosllavinë e pastaj bashkimi i madh të bëhej në Federatën Ballkanike dhe kjo “ishte çështje e Jugosllavisë”. Planet për Federatën Ballkanike kishin nisur që gjatë Luftës së Dytë Botërore, që me idenë e Shtabit Ballkanik etj dhe u evidentuan në gjysmën e dytë të shtatorit të vitit 1944.

Mbas takimit me Titon në Moskë, më 27 shtator 1944, shkruante Dimitrovi në kujtimet e tij, ata janë marrë vesh për “krijimin e Aleancës midis Bullgarisë dhe Jugosllavisë deri në Federatën e Sllavëve të Jugut” (që do të përbëhej nga serbët, bullgarët, maqedonasit, kroatët, boshnjakët, malazezët dhe sllovenët) shqiptarët as u zunë në gojë fare se e ardhmja e tyre konsiderohej çështje e Jugosllavisë. Në prag të Konferencës së Jaltës Andrija Hebrang, njëri nga drejtuesit kryesorë të P.K.J, i ngarkuar nga Tito me plotfuqishmëri speciale, shkoi në Moskë, ku u prit në një takim të posaçëm nga Stalini. Takimi me Hebrangun ishte i një rëndësie të veçantë, mbasi aty për herë të parë PK Jugosllave parashtroi para udhëheqjes sovjetike pretendimet territoriale që ajo kishte ndaj Greqisë, Rumanisë, Hungarisë, Austrisë, Italisë e pa folur për Shqipërinë që pretendonte ta përfshinte, siç ishte edhe mendimi i Stalinit brenda Federatës Jugosllave. Hebrangu kishte shkuar i përgatitur në Moskë dhe me të filluar bisedimet, nxori para Stalinit hartën e Jugosllavisë dhe të disa rajoneve e krahinave të vendeve fqinje, që sipas jugosllavëve duhej të përfshiheshin brenda Jugosllavisë. Në këtë rast jugosllavët kërkonin nga Bashkimi Sovjetik mbështetje e ndihmë për realizimin e ëndrrave të tyre, që tani ia kalonin edhe atyre të parashtruara në Naçertanien e Graçaninit.

Situatat e mësipërme tregojnë se përveç hedhjes “në sulm” nga Tito për krijimin e Federatës Ballkanike, vera e vitit 1947 ishte e ngarkuar për të, pasi Stalini direkt me urdhër e kishte ngarkuar atë edhe për organizimin e Informbyrosë (Byroja Informative Komuniste). Në fakt pas konstituimit të Informbyrosë, marrëdhëniet sovjeto – jugosllave po keqësoheshin. Shkak ishin planet për Federatën Ballkanike. Stalini e stopoi Federatën dhe këtu nis e tatëpjeta e Titos. “Hijen” e tij dhe krijimin e imazhit të madhështisë për Titon, nuk e honepste Stalini., ndaj e përjashtoi Titon nga Informbyroja.

Kur Stalini e thirri Enver Hoxhën në Moskë, ky i fundit me profanizimin apo djallëzinë e tij, shkruante se “Stalini nuk dinte asgjë lidhur me Shqipërinë dhe bashkimin e saj në të gjitha fushat me Jugosllavinë”. Ne fakt kjo që “nuk dinte asgjë”, ishte loja e Stalinit. Jemi në momentet e para që Tito e kish ngrënë “drunë” nga Stalini. Enver Hoxha as që e dinte këtë ndaj më 30 mars të vitit 1948 e informon Byronë Politike se lidhur me Federatën nga Titoja i kishte ardhur përgjigja se “nuk shihej e kohës, ndërsa për çështjen e Komandës Unike përsëri ishte përgjigja se është e parakohëshme”.150)

Të gjitha këto vinin ngaqë jugosllavët dhe personalisht Tito ishte vënë nga Stalini në gijotinë. Ishte koha kur kishte ndodhur çarja përfundimtare në marrëdhëniet sovjeto-jugosllave dhe Shqipëria tashmë kishte mbetur plotësisht nën kontrollin e Moskës dhe e kishte shpëtuar nga Federata rastësia sepse karshillëku që Tito synoi ti bënte Stalinit e “varrosi” çështjen e Federatës dhe me të edhe atë të bashkimit të Shqipërisë me Jugosllavinë.

/Gazeta Panorama

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al

Kristo Dako dhe Lidhja e Prizrenit: Një përkujtim historik në 147-vjetorin e një epoke formësuese kombëtare Nga Rozi Dako

 

Më 10 qershor 1878, në qytetin simbolik të Prizrenit, u mblodhën përfaqësuesit më të shquar të krahinave shqiptare për të ngritur zërin kundër copëtimit të trojeve etnike nga traktatet që lindën pas luftës ruso-osmane. Lidhja Shqiptare e Prizrenit, e lindur si një përgjigje politike dhe atdhetare ndaj Traktatit të Shën Stefanit dhe vendimeve të mëvonshme të Kongresit të Berlinit, përfaqësonte ndërgjegjësimin e parë kolektiv të shqiptarëve për ruajtjen e tërësisë tokësore dhe identitetit kombëtar në një Evropë që po riformulohej sipas interesave të Fuqive të Mëdha. Kjo ngjarje, që tashmë ka mbushur 147 vjet nga fillimi i saj, përbën një nga kulmet e historisë politike të shqiptarëve në shekullin XIX dhe, në mënyrë të veçantë, ka frymëzuar figura të shquara të mendimit dhe veprimit kombëtar në dekadat që pasuan.

Një nga ata që, me përkushtim të rrallë dhe me ndjenjë të thellë mirënjohjeje ndaj brezit të Lidhjes, u përpoq ta mbajë gjallë kujtesën dhe mësimet e saj në kohërat moderne, ishte padyshim rilindasi ortodoks Kristo Dako. Në vitin 1922, në Budapest, ai botoi një vepër që, pse në dukje modeste për nga formati, përbënte një kontribut të çmuar për nga përmbajtja dhe qëllimi, të titulluar Liga e Prizrenit – e para lëvizje kombëtare, botuar më 1922 në Bucarest. Ky libër nuk është vetëm një përshkrim historik i ngjarjeve të vitit 1878, por një akt përkujtimor dhe edukativ, i ndërtuar mbi një dashuri të thellë për atdheun dhe një ndërgjegje të lartë për nevojën e ruajtjes së vijimësisë historike të idealit kombëtar.

Libri hapet me një dedikim që përmbledh gjithë etosin patriotik të autorit: “Prindërvet të rilindjes Shqipëtare, që frymëzuan popullin me idealin e shenjtë të patriotizmit; dhe Dëshmorëvet, që u bënë theror për të fituar dhe për të siguruar tërësinë toksorë dhe independencën e atdheut, me kujtime të paharuara dhe me nderime të çquara, kjo librëzë u dedikohet.” Ky formulim i thjeshtë e solemn është një akt devocioni intelektual dhe shpirtëror ndaj atyre që, me ndjesinë e një rreziku të përbashkët, hodhën themelet e solidaritetit kombëtar mes shqiptarëve myslimanë e të krishterë, nga Prizreni në Janinë, nga Gjakova në Prevezë. Atdhetari ortodoks, Kristo Dako mishëronte tipin e patriotit që nuk e konceptonte identitetin kombëtar si të kushtëzuar nga besimi fetar, por si një bashkësi gjaku, gjuhe dhe historie. Kjo pikëpamje përputhej plotësisht me frymën e Lidhjes së Prizrenit, e cila, ndonëse kishte një përbërje dominuese myslimane, ishte që në themel një përpjekje gjithëshqiptare për ruajtjen e tërësisë kombëtare, ku kontributi i të krishterëve ishte i pakontestueshëm dhe i çmuar.

Për Kristo Dakon, ky unitet shpirtëror unik mes shqiptarëve, përtej përkatësive të ndryshme fetare, ishte një imperativ historik. Që nga aktiviteti i tij në Rumani, Amerikë, bashkëpunimi me figura të shquara Rilindase , e deri tek përpjekjet për ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare, ai e dëshmoi me vepra këtë besim. Pikërisht për këtë arsye, zgjedhja për t’iu rikthyer në vitin 1922 idealit të Lidhjes së Prizrenit nuk ishte nostalgji, por një përpjekje e vetëdijshme për të frymëzuar brezin e tij dhe atyre që do të vinin më pas një ndjenjë përgjegjësie kombëtare të ndërtuar mbi shembullin e bashkimit.

Në mënyrë të veçantë, mbyllja metaforike e kësaj pasqyre historike mund të ndriçohet nga vetë fjalia hapëse e librit të Dakos Ngjarjet që shkakëtuan Fillimin e Ligës Prizrenit, ku ai shkruan:

“Një nga karakteret më të çquara të shekullit 19-të është rolli i shënuar i lëvizjevet kombëtare dhe nga ky shkak quhet, shekulli i ndjenjavet kombëtare.”

Kjo fjali, e thjeshtë në formë, por thellësisht e ngarkuar me vizion, përmbledh thelbin e gjithë reflektimit të Dakos: se lëvizjet kombëtare nuk janë thjesht ngjarje të së kaluarës, por shfaqje të shpirtit të një populli që zgjohet, bashkohet dhe ndërton fatin e vet me ndjenjë të përbashkët dhe vizion të përbashkët. Për Dakon, shekulli i “ndjenjavet kombëtare” nuk mbyllet me shekullin XIX, por është një thirrje e përhershme që sfidon çdo brez për të mos harruar rrënjët, për të çmuar sakrificat dhe për të mbrojtur idealin.

Në këtë kuptim, kujtimi i Lidhjes së Prizrenit nuk është vetëm një përkujtim datash dhe figurash, por një akt aktualizimi shpirtëror për nevojën e unitetit, vetëdijes historike dhe përkushtimit ndaj së ardhmes së përbashkët të kombit. Kristo Dako, ortodoks shqiptar, rilindas modern, dhe dëshmitar i historisë, mbetet një nga zërat më të kthjellët të këtij mesazhi të përjetshëm.

“Të dhënat sekrete shtetëror, Zbulimit Sovjetik, ja jepte me agjenten Valentina Peza dhe këshilltarit të ambasadës sovjetike në Tiranë…”! / Akt-akuza që çoi në plumb, vëllanë e sekretarit të Enver Hoxhës

Nga Dashnor Kaloçi

Plot 48 vite më parë, më 31 maj të vitit 1977, diku në periferi të Tiranës, në një vend që dhe sot e kësaj dite ka mbetur i pazbuluar ende, një skuadër pushkatimi e ngritur me porosi të veçantë të ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Kadri Hazbiut, ekzekutoi me plumb pas koke, Abdyl Këllezin Koço Theodhosin, dhe Xhavit Sallakun, të cilët ishin arrestuar që në vitin 1975, të akuzuar nga Enver Hoxha, si krerët kryesorë të “Grupit sabotator në Ekonomi”. Bashkë me Këllezin e Theodhosin, ishin dënuar me edhe dy ministrat e tjerë, Kiço Ngjela (ministri i Tregtisë) dhe Vasil Kati, (ministër i Tregtisë së Jashtme), përkatësisht me nga 20 dhe 15 vjet burg politik, e gjithashtu me dënime të rënda edhe disa kuadro të lartë nga dikasteri i Ekonomisë.

Këllëzi dhe Theodhosi, ish-anëtarë të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së, deputetë të Kuvendit Popullor dhe zv. kryeministra e ministra për më shumë se tri dekada me radhë, ishin ndër të pakët nga udhëheqja e lartë e PPSH-së, që kishin studiuar e ishin diplomuar në Perëndim, që nga periudha e Monarkisë së Zogut dhe po kështu, edhe Ngjela me Vasil Katin, kishin studiuar jashtë dhe ishin kthyer në Shqipëri menjëherë pas pushtimit të vendit nga Italia fashite, për t’u rreshtuar në radhët partizane, madje me funksione drejtuese. Me goditjen e këtij të ashtuquajturit “Grupi armiqësor sabotator në Ekonomi”, Enver Hoxha po godiste “trurin e Ekonomisë”, pasi nga mbarimi i luftës e deri në atë kohë, Këllezi, Theodhosi, Ngjela dhe Kati, kishin mbajtur funksionet kyçe të ekonomisë shqiptare.

Ndërsa këto gjëra tashmë janë shumë të njohura, pasi prej më shumë se tre dekadash që nga shembja e regjimit komunist, është folur dhe shkruar shumë, Memorie.al, ka siguruar disa dokumenta që i përkasin fondit të ish-Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullor Socialiste të Shqipërisë, i kryesuar nga Haxhi Lleshi, i cili në atë kohë mori në shqyrtim çështjen e “Grupit sabotator në Ekonomi”, në bazë të relacioneve dhe raport-informacioneve që i kishte dërguar Gjykata e Lartë e kryesuar nga Aranit Çela, e cila zhvilloi dhe procesin gjyqësor ndaj atij “Grupi”.

Përveç sa më sipër, në dokumentet në fjalë, ndodhen edhe kërkesat e Këllezit dhe Theodhosit, (me shkrimin e tyre), dërguar Presidiumit të Kuvendit Popullor, për faljen e jetës, si proces-verbalet e mbledhjeve të Presidiumit të Kuvendit Popullor, me diskutimet e Enver Hoxhës, (që ka mbajtur edhe raportin në fillim të mbledhjes) Haxhi Lleshit, Spiro Kolekës, Shefqet Peçit (dy nënkryetar të Presidiumit Kuvendit Popullor), Telo Mezinit (sekretar i Presidiumit), Jovan Bardhit, Muharrem Sefës, Nuredin Hoxhës, Pilo Peristerit, Rrapo Dervishit, Spiro Moisiut, Zina Franjës dhe Maliq Sadushit, anëtarë të Presidiumit, të cilat do i publikojmë në disa numra, bashkë me fotot e faksimilet përkatëse.

VENDIMI i KOLEGJIT PENAL TË GJYKATËS SË LARTË, PËR DËNIMIN ME VDEKJE ME PUSHKATIM, TË XHAVIT SALLAKUT, ISH-NËNKRYETAR I KOMITETIT EKZEKUTIV TË TIRANËS DHE KRYEINXHINIER I NDËRMARRJES SË NDËRTIMEVE INDUSTRIALE NË BALLSH

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË

GJYKATA E LARTË

KOLEGJI PENAL

NR.125.1 Rregj. Themeltar

NR.121 1 Vendimit

VENDIM

“NË EMËR TË POPULLIT”

Këshilli gjyqësor i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, i formuar nën kryesinë e:

Eleni Selenica – Zv. Kryetare e Gjykatës Lartë

Myftar Hoxha – anëtar i “ “

Liri Gjoliku – anëtare e “ “

në seancën e hapët gjyqësore në datë 16. IV. 1977, mori në shqyrtim çështjen Nr,125 që i përket të gjykuarit:

XHAVIT SALLAKU, I biri i Ymerit dhe i Mejremes, i datëlindjes 1929, lindur dhe banues në Tiranë, me origjinë shoqërore nëpunës i mesëm, me gjendje shoqërore nëpunës, i përjashtuar nga Partia, me arsim të lartë, i martuar, ka dy fëmijë, i padënuar më parë, me profesion inxhinier, i dekoruar me urdhrin e klasit të tretë për shërbime të shquara shtetërore e shoqërore, i arrestuar me datë 27.4.1976.

I AKUZUAR se: ka tradhtuar Atdheun në formën e spiunazhit, ka sabotuar ekonominë socialiste, duke i shkaktuar interesave shtetërore dëme të rëndësishme dhe për agjitacion dhe propagandë kundër pushtetit popullor, duke kryer kështu krimet e parashikuara nga nenet 64, 72 dhe 73/1 të K.P.

Me Vendimin Nr.67 datë 25.3.1977 Gjykata e Rrethit Fier, e ka deklaruar të gjykuarin fajtor dhe në bazë të nenit 64 të K.P., e ka dënuar me vdekje me ekzekutim me pushkatim, në konfiskimin e pasurisë, heqjen e dekoratave dhe të së drejtat elektorale për pesë (5) vjet kohë, në bazë të nenit 72 të K.P e ka dënuar me vdekje me ekzekutim me pushkatim, me konfiskimin e pasurisë, heqjen e së drejtës elektorale për pesë vjet kohë dhe heqjen e dekoratave.

Në bazë të paragrafit të I-rë të nenit 73 të K.P. e dënon me 9 (nëntë) vjet heqje të lirisë. Përfundimisht duke bërë bashkimin e krimeve në bazë të nenit 48 të K.P., e dënon me vdekje me ekzekutim në pushkatim, e konfiskimin e pasurisë, heqjen e dekoratave dhe të së drejtës elektorale për 5 vjet kohë, Detyrimin e të gjykuarit Xhavit Sallaku, që t’i paguaj N.SH.N.I Ballsh, shumën 299.984 lek.

Kundër këtij vendimi, ka bërë ankim i gjykuari, i cili ka parashtruar këto shfaqe për prishjen e tijë.

“Unë, akuzat për të cilin jam dënuar, nuk i kam pranuar për një kohë të gjatë, por nga dhuna fizike dhe psikologjike që më ka bërë hetuesi, i kam pranuar, gjëra të tilla nuk i kam bërë asnjëherë. Korrespondenca që unë kam bërë me gruan time, është e dënueshme, por ajo vërteton për pafajësinë time. Nuk është e vërtetë që unë të kem plotësuar detyrat e spiunazhit rus, nëpërmjet Piro Gushos. Dëmet që i janë shkaktuar veprës së Ballshit, janë bërë pa qëllim armiqësor, por nga pakujdesia. Konkluzionet e ekspertëve nuk janë të sakta, se ato janë mbështetur edhe në shpjegimet e mija të gënjeshtra.

Kontrolli i saldimeve në aparaturë rreze XII ultra, është bërë qysh në vitin 1973, në rezervuarët 11.000 ton, në saldimin e kolonave koksit dhe në saldimin e reaktorit dhe të gjeneratorit në 1974. Nuk janë të sakta dëmtimet e lumit Gjanicë. Në akt-ekspertizë thuhet se janë dëmtuar materiale me vleftë 77.000 lekë, sepse nuk kanë qenë ndërtuar magazinat. Kjo nuk është e vërtetë, se aq magazina sa ishin parashikuar janë përfunduar qysh në vitin 1972 dhe ato kanë qenë të mjaftueshme. Radha e ndërtimit të impianteve, është caktuar dhe marrë nga investitori. Investitori ka marrë magazinën për furnizimin materialo-teknik të objekteve kronologjike, gjë që nuk i ka realizuar duke filluar që nga viti 1973. Mund të sjellë prova që akoma ato edhe në vitin 1975, nuk ishin plotësuar. Përfundimisht kërkoj prishjen e vendimit dhe të dënohem për pohimet e mija të gënjeshtra”:

KËSHILLI GJYQËSOR I KOLEGJIT PENAL TË GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e anëtares Liri Gjoliku, mendimin e prokurorit Skënder Breca, që u shprehën për lënien në fuqi të vendimit dhe pasi shqyrtoi çështjen në tërësi,

VËREN

Është vërtetuar se i gjykuari Xhavit Sallaku, ka kryer krimin e tradhtisë ndaj Atdheut në formën e spiunazhit, ka agjituar dhe propaganduar për minimin dhe dobësimin e shtetit të diktaturës së proletariatit dhe me anë të sabotimit, ka dëmtuar bazën ekonomike të rendit tonë shoqëror, në masën 299.984 lekë.

Në kundërshtim me sa ka pretenduar i gjykuari Xhavit Sallaku, në kërkesat e tij ankimore, fajësia e tijë është vërtetuar në thëniet e dëshmitarëve Dhionis Çonçe, Xhavit Muharremi, Zenel Baho, Fejzo Bino, Pandeli Stroni, Rodolf Konomi, Spiro Sofroni, Hasan Hasani, Marko Malaj etj., në dokumenta, në korrespondencën që ai ka bërë me bashkëshorten e tija, Ira Sollaku, gjatë kohës që ka qenë në dhomat e izolimit, nga përmbajtja e të cilave del veprimtaria e tija armiqësore, në konkluzionet e ekspertëve teknik, ai edhe në pohimet e tija të plota, të bëra si gjatë hetimit, po kështu dhe gjatë gjykimit të çështjes.

Nga materialet që ndodhen në dosje dhe që i ka administruar gjykata, ka rezultuar e provuar, në vjetin 1949, ka shkuar për studime në Bashkimin Sovjetikm në qytetin e Leningradit dhe atje në vitin 1952 dhe atje është vënë në shërbim të Zbulimit Sovjetik, nëpërmjet profesorit kujdestar Pavël Mihailloviç. Fillimisht ky i gjykuar, i ka dhënë Zbulimit Sovjetik të dhëna nga qëndrimi dhe mendimin që kanë patur studentët e huaj që studionin, bashkë me të, midis tyre ai ka denoncuar një student Korean, i cili ka thënë se Bashkimi Sovjetik, nuk i ka dhënë Koresë ndihmë të madhe, ashtu sikundër i kanë dhënë SHBA-ja, Koresë së Jugut.

Ai ka denoncuar një student mongol, i cili ka thënë se në Mongoli nuk ka mish, mbasi atë e merr Bashkimi Sovjetik etj. Në vitin 1955, i gjykuari është martuar me sovjetiken Ira Sallaku dhe në vitin 1954, është kthyer në Shqipëri ku ka punuar fillimisht inxhinier ndërtimi, pastaj drejtor kantieri /kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të rrethit të Tiranës, deri në vitin 1965, që atij i janë dënuar dy vëllezër, për tradhti ndaj Atdheut në formën e tentativës për t’u arratisur jashtë shtetit. Në vite, i gjykuari Xhavit, është transferuar si inxhinier ndërtimi në Kombinatin “Mao Ce Dun”, kurse në vitin 1968, K/ inxhinier i Ndërmarrjes së Ndërtimit Berat.

Nga viti 1954, që i gjykuari ka ardhur në Shqipëri e, deri në vitin 1960, të dhënat me karakter të theksuar sekret shtetërore, Zbulimit Sovjetik, ja ka dhënë ndërmjet agjentes Valentina Peza dhe këshilltarit të ambasadës sovjetike në Triranë, Novikov. Është vërtetuar se me mbarimin e studimeve dhe para se të kthehej në Shqipëri, i gjykuari Xhavit Sollaku, është takuar ne profesorin kujdestar dhe ai i ka vënë si detyrë që të dhënat që i duheshin Zbulimit Sovjetik në Shqipëri, do t’ja dorëzonte nëpërmjet Valentina Pezës dhe i gjykuari duke plotësuar me zell të madh kërkesat e spiunazhit sovjetik, në vitin 1957 dhe në vitin 1959, i ka dërguar profesorit kujdestar, si mbas porosisë që i kishte dhënë ky në Leningrad, të dhëna mbi punën që bënte ai dhe studentët e tjerë shqiptarë, që kishin studiuar atje.

Në vitin 1959, i gjykuari ka ardhur dhe vetë me një delegacion në Bashkimin Sovjetik dhe mbas mbarimit të delegacionit, ka qëndruar, për të kaluar lejen bashkë me gruan e tija. Po në këtë vit, i gjykuari është njohur në Tiranë, me këshilltarin e ambasadës sovjetike Novikovin, i demaskuar nga partia e jonë për veprimtarinë e tij subversive kundër vendit tonë, i lartpërmenduri i ka kërkuar të gjykuarit që të vazhdonte veprimtarinë e tija të spiunazhit në favor të Zbulimit Sovjetik. Me largimin e tija nga Shqipëria, Novikovi i ka dhënë porosi të gjykuarit, se lidhjet e mëvonshme me Zbulimin Sovjetik, do t’i mbante nëpërmjet një personi që do të paraqitej me pseudonimin “Selim Muço”.

Këtë të fundit i gjykuari do të njihej duke i dhënë parullën; “Ylli me pesë cepa, të përshëndet”, kurse i gjykuari do t’i përgjigjej: “Ezzeni të përshëndet”, dhe kështu është vepruar, në janar – shkurt 1962, të gjykuarin e ka marrë në telefon Piro Gushoja dhe i ka thënë se, duhej të takohej me të për një çështje strehimi, dhe kur i ka ardhur në zyrë, i ka thënë se ai është “Selim Muçoja”, i ka dhënë parullën dhe i gjykuari, kundërparullën dhe janë marrë vesh se të gjitha të dhënat që i interesonin Zbulimit Rus, këtej e tutje do t’ja dorëzonte këtij, i gjykuari kështu ka vepruar deri në vitin 1965, kohë në të cilën atij ju dënuan dy vëllezër, për krime kundër shtetit, me qëllim që të mos komprometohej armiku Piro Gusho!

Mbasi u shkarkua nga zv. kryetar i Komitetit Ekzekutiv i Këshillit Popullor të rrethit Tiranë dhe pasi është përjashtuar edhe nga Plenumi i Komitetit të Partisë të rrethit të Tiranës, i gjykuari është transferuar në Berat. Gjatë periudhës 1965-1968, i gjykuari është porositur nga Piro Gushoja, që të sillej mirë, të punonte e të kamuflohej sa më shumë, me qëllim që të fitonte besimin e të tjerëve, dhe të mos linte asnjë pikë dyshimi mbi veprimtarinë e tija.

Me armikun Piro Gusho, që në atë kohë ka qenë në Berat sekretar i parë i Komitetit të Partisë së rrethit, i gjykuari është bërë edhe kryeinxhinier i Ndërmarrjes së Ndërtimit Berat e, më vonë është transferuar në Tiranë në Ministrinë e Ndërtimit dhe me kërkesën e Piro Gushos, ka shkuar drejtor N.N.I. Ballsh. Gjatë viteve 1972-1975, i gjykuari Xhavit Sallaku, i ka dhënë armikut Piro Gusho, në mënyrë të vazhdueshme, të dhëna të rëndësishme mbi Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, si edhe mbi fazat, vëllimin e veprës që do të ndërtohej në Ballash, mbi numrin e punëtorëve, mbi kapacitetet e veprës, mbi pajisjet e kontratat e ndryshme që ishin nënshkruar me Republikën Popullore të Kinës, etj.

Armiku Piro Gusho, përveç të dhënave që i ka kërkuar të gjykuarit Xhavit, i ka dhënë porosi që gjatë veprimtarisë së tija si drejtor, duhej të bënte çmos që të sabotonte ndërtimin e veprës dhe të diskreditonte sa të mundte ndihmën vëllazërore që jepte R.P. e Kinës. I gjykuari Xhavit Sallaku, për t’ja arritur qëllimit të tija kundra-revolucionare, gjatë gjithë veprimtarisë së tija, ka përhapur frymën e liberalizmit me vartësit e tija. Ai ka stimuluar shthurjen dhe thyerjen e disiplinës gjatë punës dhe pronës socialiste. Nuk i ka zbatuar kërkesat e projekteve, por në kundërshtim me detyrat e caktuara i ka shkelur ato, ka përhapur metodat e vet-administrimit, duke përdorur materialet pa kritere dhe duke jua dhënë një pjesë kooperativës bujqësore. Me urdhrat e tija të kundra-ligjshme, janë shpenzuar pa kritere nga shpërdorime të fondeve të veprës, në masën 186.834 lekë, duke i përdorur këto për rikonstruksion ndërtesash, për ndërtime të banesave private etj.

Në vitin 1972, janë shpenzuar 66.229 lekë për tubacione të gazit për kaldajën e cila nuk ka përfunduar akoma dhe që nuk do t’i shërbej fare veprës. Ka zvarritur ndërtimet për një kohë të gjatë. Kështu, pasi u zvarrit për dy vjet kohë furra e gëlqeres në Aranitas, arritën shpenzimet që përfaqësojnë vetëm diferencë transporti të gëlqeres në masën 47.000 lekë, mbasi gëlqerja u muar nga Ura-Vajgurore. Nuk u bë si mbas projektit rruga Ballsh-Poçem, për tërheqjen e zhavorrit nga Mollasi, duke e marrë zhavorrin nga Çerveni dhe Qesarati, që ka qenë shumë larg dhe ka rritur koston në 332.500 lekë, ka shtruar pa aprovim të investitorit, rrugën Levan-Kallm-Kashisht, duke shpenzuar për këtë, shumën 232.365 lekë, etj.

Ka rritur koston e veprës, nga 251 milion që ishte parashikuar, në 325 milion lekë. Nga qëndrimi liberal ndaj punës, ai qëllimisht ka bërë që të humbasin 1.200 ditë pune, për thyerje të disiplinës dhe 2.720 dite pune për dhënie leje në rrugë të kundra-ligjshme. Kurse për mos respektin të kushteve teknike, ka ardhur një dëm prej 33.732 lekë nga punimi i ndërtimit, 12.902 lekë në punimet montimit dhe 136.922 lekë, vlefta e dëmtimeve që janë bërë gjatë punimeve në shtratin e Gjanicës.

Ai ka shpërdoruar pasurinë socialiste, duke ju dhënë tepër xhenerikëve 25.230 lekë, 12.146 lekë mekanizatorëve dhe 387 lekë, punëtorëve të asfalto-betonit. Ai me qëllim armiqësor, nuk ka ndërtuar magazinat për ruajtjen e pasurisë socialiste dhe si pasojë e kësaj veprimtarie, ka dëmtuar pasurinë socialiste në vleftën 77.425 lekë. Kanë lejuar të shiten materiale në rrugë të shtrembër dhe të mos dokumentohen hyrjet dhe daljet e mallrave, gjë që ka lejuar të vidhet dhe të shpërdorohet pasuria socialiste. Kështu i gjykuari, duke plotësuar detyrat e vëna nga Zbulimi Sovjetik, nën drejtimin e armikut Piro Gusho, ka. sabotuar në të gjitha drejtimet punimet e ndërtimit të veprës së Ballshit, ai me anë të shthurjes së disiplinës, të mos realizimit të planit, të dëmtimit të pasurisë socialiste, të mos zbatimit të kërkesave të kontratave, të shitjes në rrugë të shtrembër dhe në kundërshtim me ligjet e shtetit, të materialeve etj.

Përveç frymës të liberalizmit që ka përhapur i gjykuari dhe që ka ndihmuar atë për të realizuar qëllimet e tija armiqësore, ai ka përhapur dhe stimuluar shfaqje teknokratike. Si mbas pohimeve që ka bërë vetë i gjykuari dhe nga thëniet e disa dëshmitarëve, veçanërisht nga vërejtjet e punëtorëve, del se i gjykuari gjithmonë është udhëhequr nga teknokratizmi. Ai çdo veprime e ka parë me syrin e teknokratit, për këtë ai është mbështetur vetëm në njerëz intelektualë dhe me përbërje të keqe politike, bile edhe në të burgosurit politik që kanë punuar në vepër. Ai ka injoruar mendimet e masave dhe ashtu sikundër ka pohuar ai vetë, klasën punëtore e përçmonte.

Me anë të këtyre veprimeve, i gjykuari ka mundur të sabotojë dhe ta dëmtojë bazën ekonomike të rendit tonë shoqëror, në masën 299.984 lekë. Përveç krimit të tradhtisë dhe të sabotimit, i gjykuari ka kryer dhe krimin e agjitacionit dhe të propagandës kundër pushtetit popullor. Kështu ai me persona të ndryshëm, ka mburrur kursin politik që ndjekin revizionistë sovjetik, etj. Ka quajtur fajtorë Partinë tonë, për prishjen e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik dhe vendet e tjera, ish-socialiste. Nga ana tjetër, i gjykuari Xhavit, duke vëne në zbatim detyrat e agjenturës sovjetike, ka punuar për ta përbuzur miqësinë midis popullit tonë dhe popullit të Kinës.

Siç shihet, i gjykuari Xhavit Sallaku, ka kryer tre vepra që paraqesin rrezikshmëri tepër të theksuar shoqërore. Rrezikshmëri të tillë paraqet dhe vetë personi i tija. Ky i gjykuar është vënë në shërbim të Zbulimit Sovjetik, qysh nga viti 1951 e, deri në datën e arrestimit. Për një periudhë të gjatë ai ka mbledhur dhe i ka dhënë agjenturës si huaj të dhëna që paraqesin sekret, veçanërisht të madh shtetëror, që me veprimet e tija armiqësore, i ka sjellë dëme tepër të rëndësishme, si bazës politike, kështu dhe asaj ekonomike të rendit tonë shoqëror. Botëkuptimi i tija, ka qenë plotësisht botëkuptim borgjezo- revizionist. Ka të dënuar për krime kundër shtetit, dy vëllezër.

PËR KËTO ARSYE

Këshilli gjyqësor i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, në mbështetje të pikës së parë të nenit 315 të K.P.P.

VENDOSI

Lënien në fuqi të vendimit Nr.57, datë 25.3.1977, të Gjykatës Popullore të rrethit të Fierit

Ky vendin nuk mund të ekzekutohet, pa marrë i dënuari përgjigje për faljen e jetës nga Presidiumi i Kuvendit Popullor.

Tiranë, më 16.IV.1977. Memorie.al

ANËTARË ANËTARË KRYESUESJA

L. Gjoliku M. Hoxha E. Selenica

Historia e rrallë e një “vajze haremi” në shtëpinë e Kamber Backës, ish-kryetarit të Degës së Shkodrës që u dënua dhe s’doli kurrë nga pragu i derës deri ditën që vdiq!

Ka qenë qershor i vitit 1975, kur, si telekronist i Televizionit Shqiptar, më binte çdo vit të ngjitesha në Qafën e Martës, në festën tradicionale të zonës, ku shumë ngjarje historike, që nga koha e Lace Backës, Sali Butkës e deri në formimin e batalionit partizan “Riza Cerova” gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, ishin lënë në një ditë të vetme, më 22 qershor. Darkën, si gjithnjë, e kalova te miku im i paharruar, Jake Backa. Por atë ditë mua s’më duhej Jakja, atë e kisha “në dorë”, më duhej një njeri tjetër, për të cilin kisha dëgjuar histori interesante dhe mua, çuditërisht, më ishte shkrepur për ta takuar, patjetër.

Ishte vëllai i Jakes, i dënuar që në kohën e Koçi Xoxes. Kishte qenë një nga kuadrot kryesorë në Ministrinë e Brendshme në vitet e para pas çlirimit dhe me pas kryetar i Degës së Punëve të Brendshme të Shkodrës.

Pas burgut e sollën në fshat, në Backë, ku gjeti një mënyrë të vetën kundërshtimi e karshillëku ndaj regjimit, u vetë-ngujua si një eremit dhe s’e kaloi kurrë portën e oborrit të shtëpisë, deri sa vdiq. Ishte kjo një sfidë ndaj asaj pune sfilitëse dhe pa rendiment, që bënin burra dhe gra në shpatet me bokërima të Backës e të Staraveckës, ku, po të mos kishte gjetur atë mënyrë të jetuari, do t’i kishte rënë bretku.

Gjysmë fshehurazi, shkova te Kamberi. Gjëja e parë që më bëri përshtypje në atë dhomë të thjeshtë fshati, ishte portreti me përmasa të mëdha (mundet 50×60) i një vajze të bukur, varur në murin përballë, në krah të portretit të Skënderbeut, vizatuar në xham me linja naive, që e gjeje rëndom në atë kohë, në shtëpitë e fshatarëve.

Kamberi, si e pa që s’po ia ndaja sytë portretit të vajzës, më tregoi historinë e mëposhtme, që mua mu duk si një përrallë orientale:

“Ka një histori të çuditshme nga prapa ky portret, ndaj e mbaj aty si një nga gjërat më të rralla e, më të veçanta që kam. E ka sjellë babai nga Turqia. Na thoshte se e kishte blerë shtrenjtë, dy muaj e ca punë, por qejfi, ndonjë herë, s’paguhet. Sipas llogarisë që bëj unë tani, ky portret duhet të jetë nga fundi i shekullit të XIX-të, kur kish dalë edhe fotografia.

Në një fushatë në Thesali, krahina ende nënë sundimin turk edhe pas Revolucionit Grek, në një fushatë pushtuese, një Vezir i shquar, komandant i ushtrisë perandorake, u kthye në Stamboll me fitore. I gëzuar dhe i fryrë nga krenaria, ai i paraqiti Sulltanit xhephanen (plaçkën e luftës), armë, florinj, gurë të çmuar dhe, pasi mbaroi, i tha sulltanit:

‘Padishah i madh dhe i përndritshëm! Këto që ke këtu përpara, janë hiç para një gjëje tjetër që do ta paraqes tani. Është një vajzë, besoj se më të bukur se ajo, perandoria jonë s’do të ketë tjetër. Do të ndriçojë e gëzojë haremin. E paç hallall’!

Pasi e prunë vajzën të shoqëruar nga një togë ushtarësh, e lanë disa minuta para Sulltanit, pastaj e nxorën para se ai të merrte vendimin. Të gjithë prisnin me padurim vendimin e të madhit. Më i paduruari, por edhe i sigurt në vetvete, se Sulltani s’do ta linte këtë xhevahir të rrallë jashtë haremit, ishte Veziri. Shenja e miratimit ishte që Sulltani, siç rrinte këmbëkryq nën tendë, do të shtrinte këmbën e djathtë, gjë, që për çudinë e të gjithëve, nuk e bëri. Pra vajza nuk u pranua në harem.

‘Të dija të mençur, o Vezir, por qenke budalla!- i thotë Sulltani Vezirit. Që ta marrësh vesh ti, po të fusja atë në harem, do të prishja haremin dhe mendjen bashkë, por mua më duhet edhe haremi edhe mendja. Ajo vërtet ia vlen dhe duhet të bëjmë diçka me të. Nxirreni në syrret dhe shpërndajeni miletit në Pazar, ta shijojë e të kënaqet me bukurinë e saj dhe ta kenë këtë kujtim nga unë’, – porositi Sulltani.

Që nga ajo ditë portreti i vajzës shitej në rrugët dhe dyqanet e Stambollit. Nuk jam i sigurt, por siç na thoshte plaku, thoshin se sulltani nuk e shpërdoroi figurën e kësaj vajze, të cilën e ktheu në fenë islame dhe emri iu shënua në sheriat si shenjtore”, – përfundoi tregimin Kamberi.

Iu luta Kamberit ta fotografoja portretin. Nuk më kundërshtoi, përkundrazi më ndihmoi ta hiqnim nga muri e ta nxirrnim jashtë në avlli, ku kishte më shumë dritë. U ndava për të mos u takuar më me këtë burrë fisnik e të zgjuar, me këtë thesar të gjallë e të heshtur, që s’munda t’i marr asgjë tjetër nga ajo “pasuri”, veç portretit dhe historisë, që ai ma tregoi mjeshtërisht. Memorie.al  Nga Zylyftar Hoxha


Send this to a friend