VOAL

VOAL

Vizita historike – Biberaj: Mesazhi i Bejker ka të njëjtën jehonë sot sa edhe 30 vjet më parë

June 22, 2021
blank

Komentet

blank

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani: Veriu i Kosovës u destabilizua me urdhër të Vuçiçit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani fajësoi strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale për atë se çka po ndodh në Veri, që sulmuan policinë e Kosovës, oficerët e KFOR-it dhe gazetarët.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani dënoi dhunën në veri, teksa akuzoi presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç për destabilizimin e veriut të vendit.

“Strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale kanë sulmuar policinë e Kosovës, oficerët e KFOR-it dhe gazetarët. Këto akte të papranueshme dhune duhet të dënohen nga të gjithë. Ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiçit për destabilizimin e veriut të Kosovës, duhet të përballen me drejtësinë”, shkruan Osmani në Twitter.

blank

Kastrati: Pa KFOR-in vështirë të kontrollohet veriu i Kosovës

Pjesëtarët e KFOR-it para ndërtesës së komunës së Leposaviqit. 29 maj 2023.

 

RFE/RL

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, tha për Radion Evropa e Lirë se Qeveria e Kosovës do ta ketë të pamundur të mbajnë nën kontroll situatën në pjesën veriore të vendit përmes mbajtjes së policisë atje.

Kastrati tha se Qeveria duhet që menjëherë të nisë bashkëpunimin me përfaqësuesit ndërkombëtarë, në mënyrë që të krijohet një strategji e qartë për shtensionim dhe vendosje të rendit dhe ligjit në veri.

E partnerët kryesorë për Qeverinë e Kosovës, sipas Kastratit, janë përfaqësuesit amerikanë dhe misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR.

“Duhet të ulen dhe ta studiojnë këtë situatë me KFOR-in sepse i vetmi institucion që mund ta mbajë situatën të qëndrueshme në atë pjesë është KFOR-i”, tha Kastrati.

Më 29 maj, serbët janë tubuar rreth ndërtesave komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë, dhe për të kërkuar tërheqjen nga veriu të njësive speciale të Policisë së Kosovës.

Të hënën, KFOR bëri të ditur se ka shtuar prezencën në këto tri komuna, ku që nga 26 maji janë rritur tensionet.

Sa i përket shtimit të prezencës së KFOR-it në këto komuna në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, Kastrati tha se ky mision është në mbështetje të Policisë së Kosovës.

“KFOR-i nuk e thotë haptas, por është në mbështetje të Policisë së Kosovës për të ruajtur rendin dhe qetësinë, në mënyrë që ajo pjesë të mos bllokohet prapë, të mos vendosen barrikada dhe të mos ndodhë më e keqja, sepse atje ka serbë të armatosur, këtë e dimë të gjithë”, tha ai.

Kastrati tha se situata ka nevojë për shtensionim, meqë, sipas tij, qëllimi i Serbisë është destabilizimi i asaj pjese.

“Serbia është duke dashur që të ndajë veriun e Kosovës. Këtë e ka synim. Pra, synimi i saj është që të mos i lejojë institucionet e Kosovës në atë pjesë të funksionojnë. Kjo dihet”, tha Kastrati.

Duke komentuar veprimet e Policisë së Kosovës për të asistuar në futjen në objekte komunale të kryetarëve të rinj më 26 maj, gjenerallejtënant Kastrati tha se policia është treguar profesionale dhe se ka zbatuar detyrat e dhëna nga Qeveria.

Ai tha se “policia ka qenë gjakftohtë, e durueshme” dhe se edhe përkundër sulmeve me gurë, nuk ka vepruar në mënyrë të dhunshme, por shtoi se “deri kur do t’i durojë gjithë ato sjellje të disa kriminelëve serbë”, është një pikëpyetje e madhe.

Më 26 maj, pesë policë u lënduan gjatë përleshjeve me protestuesit serbë të cilët hodhën gurë në drejtim të tyre. Policia u kundërpërgjigj me shok-bomba dhe me gaz lotsjellës.

Kryetarët e rinj shqiptarë u zgjodhën më 23 prill, në procesin zgjedhor që u bojkotua nga Lista Serbe.

Krerët e mëparshëm të katër komunave në veri, të banuara me shumicë serbe, ishin nga Lista Serbe. Por, ata u dorëhoqën në nëntor të vitit të kaluar, në shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave në targa RKS – Republika e Kosovës.

Zgjedhjet e 23 prillit u bojkotuan nga Lista Serbe dhe nga popullata shumicë serbe në veri, e cila tani nuk i pranon rezultatet, përkatësisht kryetarët e rinj.

blank

Bislimi: Kryetarët mund të punojnë vetëm nga ndërtesat e komunës

RFE/RL

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi tha se është e rëndësishme që kryetarët e zgjedhur të komunave në veri të fillojnë sa më parë me ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Këto komente Bislimi i ka bërë gjatë një takimi me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

“Si kryetarë të komunave, ata mund të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre vetëm nga ndёrtesat e komunёs, nga ku dhe shërbejnë për interesat e secilit qytetar pa dallim”, ka thënë Bislimi.

Bislimi këtë deklaratë e bëri pavarësisht se përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it në Kosovë – SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Gjermanisë dhe Francës – kërkuan nga Qeveria e Kosovës që të ndërmarrë hapa që do të çonin në shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

Ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier, i cili mori pjesë në takim, tha se “ka një marrëveshje se shtensionimi i situatës duhet të ndodhë, por nuk e di se si do të ndodhë”.

“Ne besojmë se nuk është e nevojshme që kryetarët e zgjedhur [të komunave në veri] të punojnë çdo ditë në ndërtesat komunale. Për një afat të shkurtër, ne rekomandojmë që kjo të mos bëhet”, tha Hovenier.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës ka qenë në gjendje të gjejë mënyra që kryetarët të betohen në ndërtesa alternative dhe ta shmangin konfliktin.

Që nga mëngjesi i 29 majit, grupe të serbëve kanë protestuar në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Trupat e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit serbë, të tubuar para ndërtesës së komunës së Zveçanit. Pjesëtarët e Policisë së Kosovës nuk ishin të pranishëm në momentin e ndërhyrjes në Zveçan

Më 26 maj, pesë policë u lënduan gjatë përleshjeve me protestuesit serbë të cilët hodhën gurë në drejtim të tyre. Policia u kundërpërgjigj me shok-bomba dhe me gaz lotsjellës.

Tensionet u rindezën në komunat veriore të Kosovës pasi kryetarët e dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit – të gjithë shqiptarë – u kundërshtuan nga serbët lokalë.

Krerët e mëparshëm të katër komunave në veri, Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit, të banuara me shumicë serbe, ishin nga Lista Serbe. Por, ata u dorëhoqën në nëntor të vitit të kaluar, në shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave në targa RKS – Republika e Kosovës.

Zgjedhjet e 23 prillit u bojkotuan nga Lista Serbe dhe nga popullata shumicë serbe në veri, e cila tani nuk i pranon rezultatet, përkatësisht kryetarët e rinj.

blank

Serbët lokalë vandalizojnë veturat me gazetarë në veri, kërcënojnë ekipet e gazetarëve

Radio Evropa e Lirë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) tha se disa ekipe gazetarësh kanë qenë cak i tentim-sulmeve dhe disa makina janë vandalizuar, teksa ata po raportojnë nga veriu i Kosovës, ku serbët lokalë po protestojnë.

“Asociacioni i Gazetarëve është tejet i shqetësuar për jetën e krijuar për mediet dhe gazetarët, të cilët po raportojnë nga këto komuna, dhe kërkojnë nga kolegët që të kenë kujdes të gjatë raportimit”, u tha në joftim.

AGK tha se ekipi i medias Periskopi është tentuar të sulmohet nga dy persona të maskuar në Zveçan.

“Një fotografë dërgojnë AGK-së, duket se bluza e një kolegu është shkaku i tentimit të sulmit, nga i cili fatmirësisht nuk ka të lënduar”.

Për t’u informuar lidhur me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, përcillni blogun e Radios Evropa e Lirë

Ndërkaq, vetura e Top Channel në Zveçan, me atë që udhëton gazetarët e mediave të ndryshme, sipas AKG-së, është vandalizuar “me slogane nacionaliste”.

Po ashtu, në Leposaviq makinat e RTV Dukagjinit dhe të ekipit Kallxo janë vandalizuar, duke u vizatuar mbi to slogane nacionaliste dhe duke u mbrojtur targat RKS (Republika e Kosovës).

AKG-ja ka kërkuar nga Policia e Kosovës dhe organizatat e Policisë së Shtetit, që janë në shtet, “që të shohin raportin e sigurt dhe të papenguar të ekipeve mediale”.

Në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, serbët lokalë po protestojnë kundër kryetarëve të rinj shqiptarë, të zgjedhur më 23 prill.

Tensionet në veriun e Kosovës u rritën më 26 maj, kryetarët e komunave janë tre komunave, me asistimin e qeverisë së Kosovës, hynë në ndërtesat e Kosovës.

Bashkësia e Kosovës ka kryer këtë veprim të Kosovës dhe ka marrë Qeverisë së Kosovës të shmangë “hyrjen me forcë në ndërtesat komunale”.

Kryetarët e rinj të zgjodhën pasi në nëntor të vitit të kaluar, krerët komunalë nga Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë – dhanë dorëheqje.

Lista serbe e Kosovës të gjitha këto janë, për shkak të vendimit të Qeverisë në Prishtinë për kryerjen e përpunimit dhe riregjistrimit të makinerive serbe ilegale licencës.

Zgjedhjet u bojkotuan nga popullata e viktimave në atë zonë, tani nuk i pranon rezultatet, në lidhje me kryet e rinj.

blank

KFOR stacionohet afër objekteve të Komunave në Veri

Forca të shumta të KFOR-it dhe EULEX-it në këtë mëngjes janë stacionuar përpara objekteve komunale në veri të vendit.

Prezenca e tyre është rritur në Mahallën e Boshnjakëve në Mitrovicën verore, ku siç shkruan Kossev janë vendosur 7 njësite këtë mëngjes.

Gjithashtu thuhet se janë vendosur para objektit të Komunës së Mitrovicës Veriore. Në hyrje të ndërtesës është duke qëndruar edhe Policia e Kosovës.

Ndërkohë që serbët lokalë janë mbledhur këtë mëngjes përpara objekteve në Lepsoavic dhe Zvecan.

Edhe në Komunën e Zvecanit gjitahshtu janë stacionuar një numër i madh i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it.

Ata janë stacionuar në afërsi të Kishës, rrugës që çon drejt objektit të Komunës, por edhe përpara shkollës së mesme, e cila nuk është shumë larg shkollës fillore./Gazetaexpress

blank

Kiev, 52 dronë të Rusisë rrëzuar brenda një nate

VOAL- Presidenti ukrainas Zelensky po i bën thirrje parlamentit të Ukrainës që të miratojë sanksione të reja 50-vjeçare kundër Iranit për rolin e tij në furnizimin e Rusisë me dronë dhe pajisje ushtarake për luftë. Kjo është raportuar nga Kyiv Independent, duke cituar një projekt-rezolutë të paraqitur në Parlament.

Drafti thuhet se do të përfshijë një ndalim të plotë të tregtisë me Iranin, investimet dhe transferimin e teknologjisë, si dhe parandalimin e tërheqjes së aseteve iraniane nga vendi. Në sulmin e së shtunës mbrëma, Kievi thuhet se rrëzoi 52 nga 54 dronët Shahed të prodhuar nga Irani dhe të nisur për në Kiev.

Zëdhënësi i Forcave Ajrore të Ukrainës, Yuriy Ihnat tha në TV se “mbrëmë, gjatë sulmit masiv me dronë rusë në Kiev, forcat ajrore morën pjesë në rrëzimin e mjeteve ajrore iraniane pa pilot. Avionët që ne përdorim për të rrëzuar dronët në veçanti – nënvizoi ai më tej – nuk ishin aq efektivë sa do të donim. Nëse do të kishim një F-16, sigurisht  ai, me radarin dhe armët e tij të fuqishme do të ishte në gjendje të kryente detyrat e tij në qiell njëqind për qind të kohës”. Parlamenti i Ukrainës duhet të miratojë projekt-rezolutën e sanksioneve që ajo të bëhet ligj. Votimi thuhet se nuk është caktuar ende. rsi-eb

blank

KASH, thirrje ndërkombëtarëve: Ruani neutralitetin, mbështesni Kosovën për sundimin e ligjit!

“Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bën thirrje faktorit ndërkombëtar të ruajë neutralitetin dhe të mbështesë Republikën e Kosovës që të vendosë sundimin e ligjit dhe të kushtetutës në të gjithë territorin e saj, si dhe të dënojë e veprimet dhe provokimet nacionaliste të botës serbe…”

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka reaguar pas tensioneve që u krijuan përpara godinave të komunave në veri të Kosovës, ku qytetarë serbë kanë reguar me dhunë duke mos lejuar hyrjen e kryetarëve të rinj në zyra, të gjithë shqiptarë, zgjedhur së fundmi me votë.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shprehet se “ka ndjekur dhe trajtuar në vijimësi situatën në veri të Kosovës. Kemi shprehur shqetësimin lidhur me paqëndrueshmërine dhe sigurinë në komunat me shumicë serbe, si rrjedhojë e aktivitetit destabilizues e kriminal të strukturave parapolitike e paraushtarake paralele që veprojnë në këto komuna, të mbështetura nga Beogradi nëpërmjet agjencive të inteligjencës serbe, që po konfirmojnë dita ditës se janë proxy të shërbimeve sekrete ruse.

Në lidhje me zhvillimet e fundit, ritheksojmë se Republika e Kosovës është shtet sovran dhe integriteti i saj territorial është i pacënueshëm. Zbatimi i ligjit dhe funksionimi i institucioneve demokratike e ka shndrruar Republikën e Kosovës në një shembull demokracie për të gjithë rajonin dhe në një kontributore të pazëvendësueshme të stabilitetit, sigurisë dhe paqes në rajon e më gjerë.

Zbatimi i ligjit në të tërë territorin e Kosovës është bazë themelore për funksionimin e shtetit ligjor në Kosovë, cka e bërë atë shembullin që përmendëm më lart.

KASH vlerëson profesionalizmin e strukturave të sigurisë së Republikës së Kosovës në qetësimin e situatës dhe jetësimin e hapave dhe vendimmarrjeve demokratike, institucionale e kushtetuese, të realizuara së fundmi në veriun e vendit, për cka bashkësia ndërkombëtare shprehu mbështetje të plotë.

Këshilli i Ambasarëve Shqiptarë shpreh bindjen se qëndrueshmëria dhe zbatueshmëria e veprimeve më se të justifikuara të qeverisë së Republikës së Kosovës në drejtim të qetësimit të situatës ne veriun e vendit do të jenë të plota e eficiente në se qeveria do të vijojë të jetë e angazhuar në një konsultim dhe koordinim të pandërprerë me miqtë e saj, me BE dhe SHBA.

Në të njëjtën kohë, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bën thirrje faktorit ndërkombëtar të ruajë neutralitetin dhe të mbështesë Republikën e Kosovës që të vendosë sundimin e ligjit dhe të kushtetutës në të gjithë territorin e saj, si dhe të dënojë e veprimet dhe provokimet nacionaliste të botës serbe, të Serbisë e të Presidentit të saj, sikundër ndodhi dhe me deklaratat e fundit të papërgjegjshme të tij.

Image

blank

Kurti: Marrëveshja me Serbinë duhet të zbatohet pa kushte

RFE/RL

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Marrëveshja drejt normalizimit të raporteve me Serbinë, dhe Aneksi i saj duhet të zbatohen shpejt dhe pa kushte dhe të jetë zbatim i plotë.

Kurti u takua më 28 maj me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, dhe shefin e zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog.

Më 27 shkurt në Bruksel, Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve, ndërkaq në mars në Ohër, u arrit edhe pajtimi për Aneksin e zbatimit të saj.

Kjo marrëveshje, nuk përfshin njohjen reciproke për të cilën insiston Kosova, por kërkon nga Kosova dhe Serbia që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.

Dokumenti prej 11 nenesh kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit.

Gjatë takimit me zyrtarët evropianë, sipas njoftimit, Kurti bisedoi me ta për tensionet e fundit në veri të Kosovës, pas hyrjes në zyrat komunale të kryetarëve të rinj të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.

“Kryeministri rikujtoi se zgjedhjet në katër komunat në veri të vendit ishin shtyer një herë në dhjetor, dhe se tani pas mbajtjes së tyre me 23 prill, është e rëndësishme që të fillojmë sa më parë me ofrimin e shërbimeve bazike për qytetarët, të cilat kanë munguar që nga fillimi i muajit nëntor të vitit të kaluar pas dorëheqjes së kryetarëve pararendës”, u tha në njoftim.

Më 26 maj, grupe të serbëve lokalë u përleshën me Policinë e Kosovës e cila asistoi kryetarët e rinj që të hynin në ndërtesat komunale.

Më 25 maj, kryetarët e rinj të Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit, bënë betimin në shkolla dhe ndërtesa të tjera komunale, për shkaqe sigurie. Ndërkaq, kryetari i Mitrovicës së Veriut, paraprakisht ishte betuar në ndërtesën e komunës, pasi kjo komunë është e vetmja në veri që ka ndërtesa të ndara komunale të institucioneve që punojnë sipas sistemit të Kosovës dhe atyre paralele, që punojnë sipas sistemit të Serbisë.

Bashkësia ndërkombëtare dënoi veprimet e Prishtinës dhe i cilësoi si “hyrje me forcë” shkuarjen e kryetarëve të rinj në zyrat e tyre nëpër komuna.

Zgjedhjet në katër komunat në veri, të banuara me shumicë serbe u mbajtën më 23 prill pas dorëheqjes së kryetarëve nga radhët e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve të Kosovës – në nëntor të vitit të kaluar.

Kjo parti i braktisi të gjitha institucionet e Kosovës, për shkak të vendimit të Qeverisë në Prishtinë për të kryer procesin e riregjistrimit të makinave me targa ilegale serbe.

Zgjedhjet u bojkotuan nga popullata shumicë serbe në atë zonë, e cila tani nuk i pranon rezultatet, përkatësisht kryetarët e rinj.

blank

Kongresmeni Torres mbron Kosovën: Zhgënjyese që Sekretari Blinken sulmoi publikisht një aleat të Amerikës

 Kongresmeni amerikan, Richie Torres, ka mbetur i zhgënjyer nga Sekretari i Shtetit të tij, Antony Blinken, që dënoi veprimin e institucioneve të Kosovës për ngjarjet e pardjeshme në Veri.

Ai tha se Kosova është aleat i SHBA-së dhe se ishte ndër vendet e para që pranoi refugjatët afganë kur kjo iu desh SHBA-së, raporton Express.

 “Kosova është një aleat i palëkundur i SHBA-së. Kur SHBA-së i duheshin vende për të pranuar refugjatët afganë, Kosova ishte e para dhe ndër të paktat që u pranoi në këtë rast. Është zhgënjyese për mua dhe për votuesit e mi shqiptarë të shoh Sekretarin Blinken të sulmojë publikisht një aleat të SHBA-së”, ka shkruar ai, duke rishpërndarë deklaratën e Blinkenit.

Sekretari Blinken pardje dënoi veprimet e Kosovës, duke i bërë thirrje edhe kryeministrit Albin Kurti që t’i ndalojë këto masa menjëherë.

“Dënojmë fuqishëm veprimet e Qeverisë së Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin. I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të ripërqendrohet në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar dje Blinken. Ndërsa, para se të reagonte Blinken, në Prishtinë të njëjtin reagim qortues për Kosovën e bëri edhe ambasadori Jeff Hovenier. syri.net

blank

Kongresmeni amerikan: SHBA duhet të qëndrojë me Kosovën, sekretari Blinken t’i kundërvihet mobilizimit ushtarak të Serbisë

Kongresmeni republikan Zach Nunn ka reaguar ndaj Departamentit amerikan të Shtetit në lidhje me ngjarjet e fundit në veri të Kosovës.

Nunn me anë të një postitmi në Twitter ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të qëndrojnë me Kosovën.

“SHBA: Qëndroni me Kosovën, një demokraci të re dhe një aleat të palëkundur të SHBA-ve – të dyja duke u vendosur jashtë vendit dhe duke mirëpritur të evakuuarit afganë (një nga miqtë e vetëm evropianë)”, ka shkruar Nun.

Ai ka shtuar se sekretari Antony Blinken duhet t’i kundërvihet mobilizimit ushtarak të Serbisë.

“Sekretari Blinken duhet t’i kundërvihet mobilizimit ushtarak të Serbisë”, ka përfunduar ai.

SHBA-ja ka dënuar të premten ashpër veprimet e Qeverisë së Kosovës “për të hyrë me forcë në ndërtesat e komunave në veri të Kosovës”.

Me anë të një deklarate, Blinken u shpreh se kjo qeveri i ndërmori këto veprime në kundërshtim me këshillat e Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë të Kosovës.

“Këto veprime kanë përshkallëzuar në mënyrë të mprehtë dhe të panevojshme tensionet, duke minuar përpjekjet tona për të ndihmuar në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe do të kenë pasoja për marrëdhëniet tona dypalëshe me Kosovën”, thotë deklarata.bw

blank

Presidenti Biden dhe Kevin McCarthy arrijnë marrëveshjen paraprake për tavanin e borxhit

VOA

Pas një ngërçi disa muajsh dhe shqetësimeve në rritje se ekonomia më e madhe në botë nuk mund të paguajë borxhet e saj, presidenti amerikan Joe Biden dhe kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Kevin McCarthy arritën një marrëveshje paraprake mbi tavanin e borxhit të qeverisë të shtunën në mbrëmje.

“Pas javësh negociatash, ne arritëm një marrëveshje në parim. Kemi ende shumë punë për të bërë, por besoj se kjo është një marrëveshje në parim që është e denjë për popullin amerikan”, tha zoti McCarthy duke njoftuar marrëveshjen pas një telefonate 90 minutëshe me presidentin.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve u tha gazetarëve në Capitol Hill se ai kishte në plan të fliste sërish me presidentin Biden të dielën pasi të përfundonte së shkruari projektligjin të cilin synon ta hedh për votim të mërkurën.

Në një deklaratë, presidenti Biden e quajti marrëveshjen “një hap të rëndësishëm përpara”, duke nënvizuar se “marrëveshja përfaqëson një kompromis, që do të thotë se jo të gjithë marrin atë që duan. Kjo është përgjegjësia e qeverisjes”.

Marrëveshja do të rrisë tavanin e borxhit prej 31.4 trilionë dollarësh për dy vjet duke kufizuar shpenzimet gjatë asaj kohe.

Ajo gjithashtu përfshin tërheqjen e fondeve të papërdorura për COVID-19, përshpejtimin e procesit të lejeve për disa projekte energjetike dhe shtimin e disa kërkesave për programet e ndihmës ushqimore për amerikanët e varfër.

Marrëveshja është e domosdoshme për të shmangur një mospagim të borxhit që do të destabilizonte ekonominë.

Ajo duhet të miratohet nga Kongresi përpara se Departamentit të Thesarit t’i mbarojnë paratë për të paguar faturat.

Ky afat është tani më 5 qershor, sipas Departamentit të Thesarit.

blank

Tensionet në veri, deputeti gjerman iu përgjigjet kritikëve: Kosova po zbaton të drejtat dhe po siguron rendin në territorin e saj

Tensionet në veri të Kosovës, kanë sjellë reagime të shumta të ndërkombëtarëve të cilët nuk i kursyen kritikat ndaj qeverisë Kurti.

Ndërkohë deputeti gjerman Knut Abraham është shprehur se askush nuk duhet të harrojë përpjekjet e Kosovës për të vendosur rendin dhe ligjin.

“Përkundër të gjitha kritikave të justifikuara për veprimet e autoriteteve kosovare, nuk duhet harruar se një shtet po përpiqet të zbatojë të drejtat e tij në territorin e tij kundër pengesave dhe ndikimeve të shumta nga jashtë”, ka shkruar ai në Twitter.

blank


Send this to a friend