VOAL

VOAL

VILA E AKTORES DEMI MOORE NË HOLLYWOOD – NJË I RI I VDEKUR NË PISHINË

July 20, 2015

Komentet

Nga Jay Z, Leonardo DiCaprio dhe George Clooney, kush janë EMRAT e Hollywood-it që përmenden në dosjen Epstein

Përmendja e emrit të Jay Z në dosjen Epstein ka ndikuar shumë negativisht tek producenti. Emri i tij përmendet në dëshminë e një viktime anonime e cila ka deklaruar se pasi është droguar dhe përdhunuar dhe më pak ka rifituar vetëdijen ka parë Jay Z-in dhe producentin e filmave Harvey Weinstein, gjithashtu i dënuar për krime seksuale, në dhomë me të.

 

SHBA- Në dosjet e reja mbi Jeffrey Epstein, të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë të premten e kaluar, përmenden edhe emra nga bota e artit. Emra të njohur nga bota e muzikës dhe kinemasë shfaqen në pamje ose në disa nga mesazhet me email të shkëmbyera nga me Epstein.

Përmendja e emrit të Jay Z në dosjen Epstein ka ndikuar shumë negativisht tek producenti. Emri i tij përmendet në dëshminë e një viktime anonime e cila ka deklaruar se pasi është droguar dhe përdhunuar dhe më pak ka rifituar vetëdijen ka parë Jay Z-in dhe producentin e filmave Harvey Weinstein, gjithashtu i dënuar për krime seksuale, në dhomë me të.

Ky zbulim i ri i ka dhënë një goditje të madhe imazhit publik të çiftit të famshëm dhe shumë të pasur Jay Z – Beyonce, të cilët janë zhdukur javën e fundit. Ata nuk u shfaqën as në ceremoninë glamuroze të ndarjes së çmimeve muzikore Grammy që u zhvillua të dielën e kaluar, vetëm pak orë pasi dosjet Epstein u bënë publike.

Në të njëjtën kohë, ndjekësit e tyre në mediat sociale janë ulur me miliona në vetëm 24 orë. Duhet theksuar se Jay Z kohët e fundit ishte shënjestruar për marrëdhënien e tij të ngushtë me reperin Diddy, i cili u dënua për abuzim seksual gjatë verës dhe është në burg.

Edhe përfshirja e Leonardo DiCaprio -s në rastin e Epstein ka shkaktuar gjithashtu shumë zhurmë. Emri i aktorit të famshëm përmendet të paktën tre herë në email-et e Epstein, përdhunuesit serial, i cili i dha fund jetës në burg në korrik 2019.

Sipas informacionit të bërë publik, në qershor 2009, Jeffrey Epstein i shkroi diplomatit, politikanit dhe ish-ambasadorit të fuqishëm britanik në SHBA, Lord Peter Mandelson: “A mund të mendoni për ndonjë në Indi, Kinë, Japoni, Rusi etj., që mund të dëshirojë mbështetjen e Leonardo DiCaprio-s të Rusisë etj…. makina etj.? Ai po kërkon produkte jo-amerikane për të promovuar dhe për të fituar para.”

Në email-e të tjera të shkëmbyera midis Epstein dhe autorit indiano-amerikan Deepak Chopra, flitet për zhvillimin e një takimi midis DiCaprio-s dhe Woody Allen.

“Kur je në New York, a mendon se DiCaprio-s do t’i pëlqente të darkonte me Woody-n?” pyet Epstein, për të cilin përgjigja është: “Sigurisht, mund ta pyes kur të flasim.”

Për më tepër, sipas dëshmisë së një personi që i bëri masazh Epsteinit, ai dyshohet se tha se dilte me Leonardo DiCaprio-n.Megjithatë, informacionet nga rrethi i ngushtë i aktorit thonë se ai nuk e kishte takuar kurrë Epsteinin dhe as nuk kishte ndonjë ide për krimet e tij.
Por miku i ngushtë i Epstein, Lord Peter Mandelson, përveç ekspozimit të pakthyeshëm të qeverisë britanike dhe Partisë Laburiste, implikoi edhe një aktor tjetër të famshëm të Hollivudit, George Clooney, në rrjetën e errët të jetës së tij tronditëse kriminale.

Konkretisht, në janar 2010, ndërsa Epstein dyshohet se ishte në Kopenhagen me aktorin e famshëm, midis tyre u shkëmbye dialogu elektronik i mëposhtëm:

Epstein: Tani e di që Kopenhageni ka vajza interesante… Pyete Yannisin nëse mund të takosh agjenci në emër të tij.

Mandelsonin që përgjigjet: A mund të kem një muzë njësoj si George Clooney? Në fakt, çfarë do të thoje për George Clooney?

Epstein” Në situatën tënde aktuale, duhet të jetë George Clowney… ëh,

Kështu i thotë Epstein me shaka, ndoshta duke iu referuar preferencave seksuale të Mandelson, i cili është homoseksual. Megjithatë, sipas raportimeve, Epstein i quajti viktimat e tij të mitura “muza”.

Këngëtari legjendar i Rolling Stones, Mick Jagger, i është bashkuar listës së personazheve të famshëm që kanë pasur kontakt me Jeffrey Epstein, pasi ekziston një foto që e tregon atë të ulur midis tij dhe ish-presidentit amerikan Bill Clinton, i cili gjithashtu shfaqet në të dhënat e publikuara të ketë mbajtur kontakte të ngushta shoqërore me të në të kaluarën.

Ndërkohë, grupi i parë i dosjeve të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë dhjetorin e kaluar përfshin fotografi dhe prova që e lidhin Epstein me Mbretin e Popit Michael Jackson.

Sidoqoftë, siç nënvizohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit, shfaqja e një personi ose përmendja e një emri në ndonjë nga miliona dosjet e Epstein që janë bërë publike nuk e bën atë të akuzuar për ndonjë vepër penale dhe as nuk provon se ai kishte dijeni për veprat e tij kriminale./Dosja.al

KUSH ËSHTË CHRIS KYLE HEROI I VËRTETË I ‘AMERICAN SNIPER’

Arkivi 4.02. 2015
)
Voal – Scott Christopher “Chris” ështe një ushtarak amerikan, një nga snajperët më të mirë të Marinës Amerikane, të U.S. Navy SEALs që njihen si Forcat Speciale të Marinës të SHBA, në përbërjen e të cilës përfshihet një komponent antiterrorizëm. Chris Kyle ishte një nga më të mirët e kësaj force.

Christopher Scott Kyle ka lindur në Odessa, Texas, më 8 prill 1974. I jëma e tij Deby Lynn me profesion mësuese, ndërsa i jati Wayne Kenneth Kyle, dhjak. Në moshën 8 ai mori si dhuratë nga babai i tij, një pushkë të kalibrit 30-06 Springfield dhe më vonë një armë gjahu, të cilën e përdorte për të gjuajtur fazanë, shkurtat dhe drerë.Gjatë rinisë së tij në Odessa, Chris ndoqi gjimnazin në Permian High School prej 1987-1991, duke dalluar si mbështetës anësor në “Permian Panthers”, ekipin e skuadrës të futbollit amerikan, ku ai luante që nga viti 1988.

Pas diplomimit, Kyle u bë një profesionist në rodeo, një lloj cowboy nga ata që i kemi parë në filma western që kalërojnë kuaj pa fre për t’i zbutur. Por kariera e tij përfundoi shpejt, pas një plagosje të rëndë në krah, që u desh kohë deri në rehabilitimin e plotë.

Në 1996, në moshën 22 vjeçare, ai shkoi në një qendër të rekrutimit ushtarak si vullnetar në Korpusin e Marinës, me një interes të veçantë për operacione speciale. Kyle bën kërkesë për rekrutim,por kërkesa e tij u refuzua për shkak të dëmtimit të krahut. I kishte mbetur edhe një shans i vetëm për t’u bërë pjesë e trupave të marinës. Dhe më në fund pas një stërvitje të fortë, ai arriti më në fund në vitin 1999, që të jetë pjesë e trupave Navy SEAL.

Chris Kyle Sniper në Irak

Chris Kyle kishte marrë pjesë katër herë në misione në Irak. Ai ka marrë pjesë në misione speciale, si për shembull në Falluxha Fallujah – dhe sipas dëshmive të tij, ai ka eleminuar më tepër se 250 kryengritës, prej nga ku 160 janë konfirmuar edhe nga Pentagoni. Atij i kishin bërë prita shumë herë, prej të cilave gjithmonë kishte shpëtuar me dëmtime të vogla. Nga trupat marinse ai quhej me nofkën Legjenda, sepse kishte për detyrë që t’i kishte në mbrojtje këto trupa – ndërsa nga ana e terroristëve thirrej si Shaitan Ar-Ramadi – “Djalli i Ramadit” dhe për kokën e tij kishin vënë në dispozicion 21 mijë $. Për misonet e tij me rrezikshmërinë më të lartë, por të përfunduara të gjitha me sukses, Chris Kyle ishte nderuar me dy medalje argjendi, pesë bronzi dhe tre nga ana e Trupave të Marinës së Shteteve të Bashkuara.

Libri autobiografik i Chris Kyle American Snajper

Chris Kyle e përfundoi shërbimin e tij në Marinë faqebardhë më 2009. Mbi përvojat personale të luftës në Irak, ai shkroi një autobiografi, të titulluar American Sniper. Libri doli në shitje në janar të vitit 2012 dhe shpejt u bë një bestseller i New York Times. Mbi këtë libër është mbështetur edhe skenari i filmit të xhiruar me titull homonim e regji të Clint Eastwood në 2014, ku Chris Kyle – snajperi është luajtur nga Bradley Cooper. Chris Kyle në promovimin e librit tha: “Unë duhet ta bëja. Unë duhet të merrja në mbrojtje marinsat”.

Filmi American Sniper

 

Filmi i mbështetur në librin autobiografik të Chris Kyle ka nisur të shfaqet në kinematë e SHBA dhe botës gjërësisht për publikun në janar të 2015 dhe është parë nga miliona e miliona spektatorë. Ky film po ashtu është gjashtë herë kandidat në edicionin e 87-të të Academy Awards, dhe kritika mendon se jetë filmi që do të fitojë të paktën disa Oscar. Bradly Cooper që interpreton Chris Kyle është kandidat për Oskar si aktori më i mirë. Aktori Bradley Cooper ka lindur në 5 janar 1975, ai është vetëm disa muaj më i vogël në moshë se Chris Kyle. Prandaj në këtë film Chris Kyle mund të luante vetveten. Kush më mirë se ai mund të ndjente ato që kishte ndjerë ai. Chris Kyle mund të ishte ai heroi i filmit në vend të aktorit Bradley Cooper. Por kjo gjë është e pamundur të ndodhë sepse Kyle u vra dy vjet më parë, pikërisht më 2 shkurt 2015 nga një koleg i tij i cili vuante nga çrregullime post traumatike.

Chris Kyle ka lënë pas vetes nënën, babain, bashkëshorten Taya Kyle, dy fëmijët, Autobiografinë, filmin American Sniper dhe kujtimin e tij të paharrueshëm. /Elida Buçpapaj


ELIDA BUÇPAPAJ

Ndarja nga jeta e Catherine O’Hara- Kevini bën dedikim prekës për “mamanë”: Mendova se kishim kohë! Doja të ulesha në një karrige pranë teje…

Lajmin për ndarjen nga jeta të aktores, e konfirmoi menaxheri i saj. O’Hara e filloi karrierën e saj në komedi në vitet 1970 dhe ndihmoi në krijimin e emisionit kanadez të skeçeve SCTV.

 

SHBA- Komuniteti i Hollivudit po mban zi për aktoren Catherine O’Hara, e cila u nda nga jeta në moshën 71-vjeçare. Macaulay Culkin, i cili luajti në fimin “Home Alone” si Kevin McCallister, djali i personazhit të O’Hara, Kate McCallister, e kujtoi “nënën” e tij në një homazh në Instagram.

“Mami. Mendova se kishim kohë. Doja më shumë. Doja të ulesha në një karrige pranë teje. Të dëgjova. Por kisha shumë më tepër për të thënë. Të dua. Do të shihemi më vonë,” shkroi Culkin.

Lajmin për ndarjen nga jeta të aktores, e konfirmoi menaxheri i saj. O’Hara e filloi karrierën e saj në komedi në vitet 1970 dhe ndihmoi në krijimin e emisionit kanadez të skeçeve SCTV.

Ajo hyri në kinema në vitet 1980 me rolin e saj të parë në ekranin e madh në komedinë romantike Nothing Personal me Donald Sutherland dhe në vitin 1985 ajo pati një rol në komedinë e zezë të Martin Scorsese, After Hours./Dosja.al

Golden Globes 2026- Lista e plotë e fituesve, kush u vlerësua si aktori dhe aktorja më e mirë e vitit (FOTOT)

Çmimet prestigjioze “Golden Globes” u ndanë në Los Angeles, duke vlerësuar filmat, serialet dhe interpretimet më të mira të vitit të fundit.

 

Ceremonia u dominua nga Hamnet dhe One Battle After Another në kinematografi, ndërsa në televizion spikati suksesi i vazhdueshëm i Netflix me serialin Adolescence.

Më poshtë është lista e plotë e fituesve dhe të nominuarve.

Kategoritë e filmit

Filmi më i mirë – Dramë

FITUES: Hamnet

Frankenstein

It Was Just an Accident

The Secret Agent

Sentimental Value

Sinners

Filmi më i mirë – Muzikal ose Komedi

FITUES: One Battle After Another

Blue Moon

Bugonia

Marty Supreme

No Other Choice

Nouvelle Vague

Filmi më i mirë në gjuhë të huaj

FITUES: The Secret Agent

It Was Just an Accident

No Other Choice

Sentimental Value

Sirât

The Voice of Hind Rajab

Filmi më i mirë i animuar

FITUES: KPop Demon Hunters

Arco

Demon Slayer: Kimetsu no Yaiba Infinity Castle

Elio Little Amélie or the Character of Rain

Zootopia 2

Aktorja më e mirë – Dramë

FITUESE: Jessie Buckley – Hamnet

Jennifer Lawrence – Die, My Love

Renate Reinsve – Sentimental Value

Julia Roberts – After the Hunt

Tessa Thompson – Hedda

Eva Victor – Sorry, Baby

Jessie Buckley
Jessie Buckley

Aktori më i mirë – Dramë

Wagner Moura – The Secret Agent

Joel Edgerton – Train Dreams

Oscar Isaac – Frankenstein

Dwayne Johnson – The Smashing Machine

Michael B. Jordan – Sinners

Jeremy Allen White – Springsteen: Deliver Me From Nowhere

Wagner Moura
Wagner Moura

Aktorja më e mirë – Muzikal ose Komedi

FITUESE: Rose Byrne – If I Had Legs I’d Kick You

Cynthia Erivo – Wicked: For Good

Kate Hudson – Song Sung Blue

Chase Infiniti – One Battle After Another

Amanda Seyfried – The Testament of Ann Lee

Emma Stone – Bugonia

Rose Byrne
Rose Byrne

Aktori më i mirë – Muzikal ose Komedi

FITUES: Timothée Chalamet – Marty Supreme

George Clooney – Jay Kelly

Leonardo DiCaprio – One Battle After Another

Ethan Hawke – Blue Moon

Lee Byung-Hun – No Other Choice

Jesse Plemons – Bugonia

Timothée Chalamet
Timothée Chalamet

Aktorja më e mirë në rol dytësor

FITUESE: Teyana Taylor – One Battle After Another

Emily Blunt – The Smashing Machine

Elle Fanning – Sentimental Value

Ariana Grande – Wicked: For Good

Inga Ibsdotter Lilleaas – Sentimental Value

Amy Madigan – Weapons

Teyana Taylor
Teyana Taylor

Aktori më i mirë në rol dytësor

FITUES: Stellan Skarsgård – Sentimental Value

Benicio Del Toro – One Battle After Another

Jacob Elordi – Frankenstein

Paul Mescal – Hamnet

Sean Penn – One Battle After Another

Adam Sandler – Jay Kelly

Stellan Skarsgård
Stellan Skarsgård

Arritje kinematografike dhe në arkëtime

FITUES: Sinners

Avatar: Fire and Ash

F1

KPop Demon Hunters

Mission: Impossible – The Final Reckoning

Weapons

Wicked: For Good

Zootopia 2

Regjisori më i mirë

FITUES: Paul Thomas Anderson – One Battle After Another

Ryan Coogler – Sinners

Guillermo del Toro – Frankenstein

Jafar Panahi – It Was Just an Accident

Joachim Trier – Sentimental Value

Chloé Zhao – Hamnet

Skenari më i mirë

FITUES: Paul Thomas Anderson – One Battle After Another

Ronald Bronstein, Josh Safdie – Marty Supreme

Ryan Coogler – Sinners

Jafar Panahi – It Was Just an Accident

Eskil Vogt, Joachim Trier – Sentimental Value

Chloé Zhao, Maggie O’Farrell – Hamnet

Kënga më e mirë origjinale

FITUESE: “Golden” – KPop Demon Hunters

Muzika më e mirë origjinale

FITUES: Ludwig Göransson – Sinners

Kategoritë televizive

Seriali më i mirë – Dramë

FITUES: The Pitt

The Diplomat

Pluribus

Severance

Slow Horses

The White Lotus

Seriali më i mirë – komedi ose muzikal

FITUES: The Studio

Abbott Elementary

The Bear

Hacks

Nobody Wants This

Only Murders in the Building

Best limited series

Fitues: Adolescence

All Her Fault

The Beast In Me

Black Mirror

Dying for Sex

The Girlfriend

Aktorja më e mirë – Dramë

FITUES: Rhea Seehorn – Pluribus

Kathy Bates – Matlock

Britt Lower – Severance

Helen Mirren – Mobland

Bella Ramsey – The Last of Us

Keri Russell – The Diplomat

Rhea Seehorn
Rhea Seehorn

Aktori më i mirë – Dramë

FITUES: Noah Wyle – The Pitt

Sterling K Brown – Paradise

Diego Luna – Andor

Gary Oldman – Slow Horses

Mark Ruffalo – Task

Adam Scott – Severance

 Noah Wyle
Noah Wyle

Aktorja më e mirë – komedi ose muzikal

FITUES: Jean Smart – Hacks

Kristen Bell – Nobody Wants This

Ayo Edebiri – The Bear

Selena Gomez – Only Murders in the Building

Natasha Lyonne – Poker Face

Jenna Ortega – Wednesday

Jean Smart
Jean Smart

Aktori më i mirë – komedi ose muzikal

FITUES: Seth Rogen – The Studio

Adam Brody – Nobody Wants This

Steve Martin – Only Murders in the Building

Glen Powell – Chad Powers

Martin Short – Only Murders in the Building

Jeremy Allen White – The Bear

Seth Rogen
Seth Rogen

Aktorja më e mirë – serial i kufizuar

FITUES: Michelle Williams – Dying for Sex

Claire Danes – The Beast in Me

Rashida Jones – Black Mirror

Amanda Seyfried – Long Bright River

Sarah Snook – All Her Fault

Robin Wright – The Girlfriend

Michelle Williams
Michelle Williams

Aktori më i mirë – serial i kufizuar

FITUES: Stephen Graham – Adolescence

Jacob Elordi – The Narrow Road to the Deep North

Paul Giamatti – Black Mirror

Charlie Hunnam – Monster: The Ed Gein Story

Jude Law – Black Rabbit

Matthew Rhys – The Beast in Me

Stephen Graham
Stephen Graham

Aktorja më e mirë mbështetëse (televizion)

FITUES: Erin Doherty – Adolescence

Carrie Coon – The White Lotus

Hannah Einbinder – Hacks

Catherine O’Hara – The Studio

Parker Posey – The White Lotus

Aimee-Lou Wood – The White Lotus

Erin Doherty
Erin Doherty

Aktori më i mirë mbështetës (televizion)

FITUES: Owen Cooper – Adolescence

Billy Crudup – The Morning Show

Walton Goggins – The White Lotus

Jason Isaacs – The White Lotus

Tramell Tillman – Severance

Ashley Walters – Adolescence

Owen Cooper
Owen Cooper

Performanca më e mirë në komedi stand-up

FITUES: Ricky Gervais – Mortality

Bill Maher – Is Anyone Else Seeing This?

Brett Goldstein – The Second Best Night of Your Life

Kevin Hart – Acting My Age

Kumail Nanjiani – Night Thoughts

Sarah Silverman – Sarah Silverman: PostMortem

Ricky Gervais
Ricky Gervais

Dhe përveç filmit dhe televizionit, në programin e këtij viti kishte një çmim të ri për podkastet.

Podkasti më i mirë

FITUES: Good Hang with Amy Poehler

Armchair Expert with Dax Shepard

Call Her Daddy

The Mel Robbins Podcast

SmartLess

Up First from NPR

Panorama

THE KING AND THE CHAMP – FOTOJA MË POPULLORE E POSTUAR NË FACEBOOK MË 2012!

E Mërkurë, 01.02.2013, 04:56pm (GMT+1)

Voal-online – Fotoja The King and the Champ – Mbreti dhe Kampioni – fotoja më popullore e postuar në facebook më 2012! Fituesja u shpall më 1 janar 2013 bazuar në numrin e pëlqimeve të anëtarëve të rrjetit social.

 

Gjendet e pajetë në një hotel vajza e aktorit të njohur hollivudian

Victoria Jones, vajza e aktorit Tommy Lee Jones, u gjet e pajete në San Francisko, sipas mediave të huaja.

34 vjeçarja dhe u gjet e pajetë në një hotel luksoz në orët e para të mëngjesit. Shkaku i vdekjes mbetet i panjohur.

Victoria ishte vajza e aktorit 79-vjeçar, fitues i çmimit Oscar, dhe Kimberly Clafley. Ish-çifti kanë edhe një djalë, Austin Jones, 43 vjeç. 34 vjeçarja kishte bërë paraqitje të kufizuara në aktrim si e re, së pari në filmin e vitit 2002 të babait të saj, “Men in Black II”. bw

Morën shtetësinë franceze, Trumpi kritikon aktorin George Clooney dhe partneren e tij: do të shkojnë në një vend me probleme të mëdha emigracioni!

Presidenti amerikan Donald Trump e mirëpriti në mënyrën e tij faktin që aktori George Clooney dhe partnerja e tij Amal, “dy nga më të këqijtë e të gjitha kohërave” për sa i përket “parashikimeve politike”, siç tha ai, iu dha shtetësia franceze.


Ai gjithashtu akuzoi autoritetet franceze për “menaxhim katastrofik të imigracionit”, i cili ka shkaktuar një “problem të madh” të krimit.

“Lajm i mirë! George dhe Amal Clooney, dy nga parashikuesit më të këqij politikë të të gjitha kohërave, janë bërë zyrtarisht qytetarë francezë”, shkroi Donald Trump në Twitter nëpërmjet Truth Social.

Presidenti republikan, i cili ka zakon të nisë sulme nxitëse ndaj kundërshtarëve të tij politikë, ka përshkallëzuar në mënyrë dramatike kritikat e tij ndaj Evropës për imigracionin që nga kthimi në Shtëpinë e Bardhë në janar 2025.

“Fatkeqësisht, Franca aktualisht po përballet me një problem serioz krimi për shkak të menaxhimit absolutisht katastrofik të imigracionit, të ngjashëm me atë që patëm këtu nën Joe Bidenin e fjetur”, shtoi ai, duke përsëritur karakterizimin përçmues që preferon kur i referohet paraardhësit të tij demokrat në Shtëpinë e Bardhë.

Pa cituar kurrë statistika të besueshme, Donald Trump shpesh e lidh krimin me imigracionin.

George Clooney ka qenë një mbështetës i vendosur i demokratëve për dekada të tëra. Për presidentin republikan, aktori dhe regjisori u bë “më i famshëm për politikën sesa për filmat e tij të paktë, krejtësisht mediokër”.

Gruaja e tij, avokatja dhe mbrojtësja e të drejtave të njeriut Amal Clooney, është pjesë e një ekipi ekspertësh që këshilluan prokurorin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) i cili kërkoi urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ish-ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Galland dhe tre udhëheqës të Hamasit.

Urdhër-arrestet kanë zemëruar qeveritë izraelite dhe amerikane.

Në Francë, fakti që aktorit, gruas së tij dhe dy fëmijëve të tyre iu dha shtetësia ka shkaktuar mjaft trazira, kryesisht për shkak të kakofonisë qeveritare që ka shkaktuar, me një ministër në qeverinë e Presidentit Emmanuel Macron që i referohet një politike “standardesh të dyfishta”, në një kohë kur kushtet për marrjen e saj tani janë bërë shumë më të rrepta. gsh

Luftë miliardash në Hollywood! Paramount sfidon Netflix për blerjen e Warner Bros, Trumpi futet personalisht në “lojë”

Kjo për shkak se marrëveshja përfshin edhe Presidentin e SHBA-së Donald Trump pas ndarjes së djeshme nga Paramount Skydance, e cila paraqiti një ofertë më të lartë me qëllim bllokimin e marrëveshjes së fundit me Netflix.

SHBA– Blerja e grupit amerikan shumëkombësh të argëtimit dhe medias Warner Bros Discovery po shndërrohet tani në një lojë pokeri afatgjatë për lojtarë të fortë dhe nerva të forta, me aspekte të rëndësishme financiare dhe politike. Kjo për shkak se marrëveshja përfshin edhe Presidentin e SHBA-së Donald Trump pas ndarjes së djeshme nga Paramount Skydance, e cila paraqiti një ofertë më të lartë me qëllim bllokimin e marrëveshjes së fundit me Netflix.

Duke u ofruar, drejtpërdrejt aksionarëve, një çmim më të lartë, në total 108.4 miliardë dollarë, ekskluzivisht në para të gatshme, për të gjitha asetet e grupit amerikan shumëkombësh të argëtimit dhe medias, duke përfshirë studiot e tij të filmit, HBO Max, platforma e tretë më e popullarizuar e transmetimit me abonim në botë – si dhe rrjetet televizive CNN, Discovery Channel dhe TNT Sports, Paramount, një nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të filmave në Hollywood, po rihyn në lojë me ambicie të mëdha.

Oferta e Netflix, e cila u kualifikua të premten përmes një ankandi që çoi në një marrëveshje në parim, arriti në 72 miliardë dollarë, në para të gatshme dhe aksione, dhe kishte të bënte vetëm me HBO dhe studiot e filmit Warner Bros.

Nëse kjo “martesë” përfundon, Netflix do të bëhet sundimtari absolut i tregut global të transmetimit, duke marrë menaxhimin ekskluziv të të drejtave të autorit të një katalogu të madh që përfshin filma dhe seriale televizive legjendare, duke përfshirë Harry Potter, Lord of the Rings, Batman, Superman, Game of Thrones, etj.

Ky dominim absolut i një lojtari paraqitet si një rrezik i madh i konkurrencës së padrejtë – monopolit nga rivalët e Netflix, të cilët nuk janë vetëm Paramount, i cili po lufton me mish e me shpirt për ta ndryshuar situatën, por edhe Presidenti i SHBA-së Donald Trump, i cili është qartësisht në favor të tij.

Marrëveshja që Netflix mbylli për blerjen e Warner Bros Discovery “mund të jetë një problem pasi Netflix tashmë ka një pjesë të madhe të tregut të transmetimit”, tha ai të dielën, ndërsa pranoi me guxim se do të marrë pjesë personalisht në vendimin e Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së në lidhje me miratimin e kësaj marrëveshjeje të veçantë.

Ai mund të ketë folur me ngrohtësi për CEO-n e Netflix, Ted Sarandos, duke e përshkruar atë si një njeri të shkëlqyer për të cilin ka respekt të madh, por lidhjet e tij me Paramount janë qartësisht më të forta, më familjare, pasi dhëndri i tij, Jared Kushner, po merr pjesë në ofertën e blerjes së Warner Bros. përmes Affinity Partners, firmës private të kapitalit që ai drejton.

Nuk është rastësi që CEO i Paramount, David Ellison , djali i mbështetësit miliarder të Donald Trump, Larry Ellison, e konsideron mbështetjen e Presidentit të SHBA-së ndër pikat e forta të saj – ndoshta më të fortan e saj: Kemi pasur diskutime të shkëlqyera me Presidentin për këtë, por nuk dua të flas në emër të tij, tha ai dje, duke theksuar se nëse Warner Bros pranon propozimin e Paramount, miratimi i nevojshëm nga Komisioni i Konkurrencës i SHBA-së do të jepet në një kohë shumë të shkurtër.

Megjithatë, nëse Warner Bros. vendos të prishë marrëveshjen e saj me Netflix, do të detyrohet të paguajë një klauzolë prej 2.8 miliardë dollarësh.

“Ikona që frymëzuan dhe bashkuan miliona amerikanë”- Presidenti Trump nderon artistët e mëdhenj në Zyrën Ovale, mes tyre dhe Sylvester Stallone

Presidenti Donald Trump nderoi të shtunën një grup të yjeve më të njohur dhe më të vlerësuar të artit amerikan, teksa ndau medaljet për fituesit e këtij viti të Kennedy Center Honorees në Zyrën Ovale.

 

Trump i dhuroi medalje të arta aktorit dhe regjisorit të nominuar për Oscar, yllit të “Rocky”, Sylvester Stallone, anëtarëve të grupit legjendar të rock-ut KISS, këngëtares së famshme të disko-muzikës Gloria Gaynor, aktorit britanik Michael Crawford si dhe ikonës së muzikës country, George Strait.

“Ky është një grup ikonash, vepra dhe arritjet e të cilëve kanë frymëzuar, ngritur lart dhe bashkuar miliona amerikanë,” tha presidenti.

“Kjo është ndoshta klasa më e arrirë dhe më e famshme e Kennedy Center Honorees që është mbledhur ndonjëherë.”

Gjatë ceremonisë, presidenti vendosi personalisht medaljet e punuara posaçërisht nga Tiffany & Co. në qafën e secilit artist.

Ndryshe nga medalja tradicionale me shiritin shumëngjyrësh, versioni i këtij viti varej në një shirit blu dhe mbante nga njëra anë emrin e fituesit dhe nga ana tjetër logon e Kennedy Center me ngjyrat e ylberit. gsh

“Jam krenar për këta djem!”- Aktori George Clooney bën “humor të zi” për grabitjen e Luvrit dhe njofton nisjen e xhirimeve të “Oceans’s 14”

Aktori hollivudian George Clooney, ka komentuar me humor “të zi” grabitjen e bizhuterive në Muzeun e Luvrit, duke u “deklaruar krenar për autorët”.


Ylli i kinemasë e krahasoi grabitjen e fundit me grabitjet e filmave në serialin “Ocean’s”, ku luan dhe vetë rol kryesor. Duke folur të enjten në mbrëmje, më 23 tetor, në premierën e filmit të tij të ri “Jay Kelly” në festivalin AFI, Clooney tha duke buzëqeshur, se ndihej “krenar” për autorët.

“Nëse je një grabitës profesionist, si unë… Jam shumë krenar për këta djem”, bëri shaka ai, duke iu referuar rolit të tij si Danny Ocean, udhëheqësi i grabitësve të filmave në trilogjinë e famshme “Ocean’s”.

Kur u pyet nëse kjo grabitje mund të ishte një frymëzim për një film të ri, ai u përgjigj me të qeshur:

“Mendoj se duhet ta grabisim Luvrin”.

Raporti i tij erdhi disa ditë pas grabitjes që ndodhi në muzeun e Luvrit në Paris, kur hajdutët hynë me forcë mëngjesin e së dielës, më 19 tetor, dhe vodhën tetë xhevahire të paçmuara, me vlerë që shkon në 88 mln euro, bizhuteri të ish-perandorit Napoleon Bonaparti.

Clooney dukej i impresionuar nga mënyra se si ata arritën ta përfundonin grabitjen “në mes të ditës”.

“Ishte fantastike. Pyes veten nëse do t’i kapin. Duket se bënë një punë mjaft të mirë duke ikur”, tha ai.

Siç tha ai, skenari është gati dhe prodhimi është “në formë të shkëlqyer. Tani na mbetet vetëm të koordinojmë oraret tona”, tha ai. gsh

Ndërron jetë Diane Keaton

Aktorja amerikane ishte 79 vjeçe

VOAL- Aktorja amerikane Diane Keaton vdiq të shtunën, më 11 tetor, në moshën 79 vjeç, njoftoi zëdhënësi i saj për revistën “People”. Keaton u bë e famshme në vitet 1970 falë rolit të saj në sagën “The Godfather” dhe bashkëpunimeve të saj me regjisorin Woody Allen. Në vitin 1977, ajo fitoi çmimin Oscar për Aktoren më të Mirë për performancën e saj në “Annie Hall”.

Gjatë karrierës së saj të gjatë, ajo luajti në filma të suksesshëm si “The First Wives Club”, punoi disa herë me regjisoren Nancy Meyers dhe ishte pjesë e serisë së suksesshme “Book Club”.

Artistja vdiq në Kaliforni. Aktualisht nuk ka detaje të mëtejshme dhe të dashurit e saj kanë kërkuar privatësi, sipas një zëdhënësi të familjes për revistën People. Aktorja lindi si Diane Hall në Los Angeles në vitin 1946 dhe ishte më e madhja nga katër fëmijë.

Nga ‘Butch Cassidy’ te Festivalet e Sundance: Trashëgimia e pavdekshme e Robert Redfordit

Robert Redford, aktori karizmatik dhe regjisor i vlerësuar me çmime Oscar, i cili shmangu jetën tipike të një “ylli Hollivudi” për t’u përkushtuar kauzave që i kishte për zemër, ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Lajmin e konfirmoi publicistja e tij, Cindi Berger, kryetare dhe CEO e agjencisë Rogers and Cowan PMK.

 

“Robert Redford u nda nga jeta më 16 shtator 2025, në shtëpinë e tij në Sundance, në malet e Utah, vendi që e donte, i rrethuar nga njerëzit që donte. Do të na mungojë shumë,” thuhet në deklaratën për CNN, ndersa familja ka kërkuar privatësi.

Redford u bë i njohur për rolet kryesore në filma si Butch Cassidy and the Sundance Kid dhe All the President’s Men, ndërsa si regjisor fitoi çmime për filma si Ordinary People dhe A River Runs Through It.

Dashuria e tij për artin e kinemasë e çoi drejt themelimit të Sundance Institute, një organizatë jofitimprurëse që mbështet filmin dhe teatrin e pavarur dhe që sot është e njohur në të gjithë botën për Festivalin e Filmit Sundance, që mbahet çdo vit në Utah.

Por Redford nuk ishte vetëm një figurë e madhe në film. Ai ishte gjithashtu një aktivist i përkushtuar për mbrojtjen e mjedisit, duke u shpërngulur në Utah në vitin 1961 dhe duke udhëhequr përpjekje për të ruajtur natyrën e egër të shtetit dhe të Perëndimit Amerikan.

Redford vazhdoi të aktronte edhe në vitet e tij të fundit, duke u ribashkuar me Jane Fonda në filmin e Netflix Our Souls at Night në vitin 2017. Një vit më pas, në moshën 82-vjeçare, ai luajti në The Old Man & the Gun, film që e quajti të fundit të karrierës së tij, megjithatë, ai kurrë nuk pranoi konceptin e “daljes në pension”.

Në kuptimin tim, pensioni do të thotë të ndalosh diçka. Unë mendoj se sa kohë që ka jetë, pse të mos e jetojmë sa më shumë që të mundemi?” – tha Redford për CBS Sunday Morning në vitin 2018.

Në tetor të vitit 2020, gjatë zjarreve shkatërruese në Perëndimin Amerikan, Redford shkroi një editorial për CNN, ku kritikoi mungesën e fokusit ndaj ndryshimeve klimatike. Po atë muaj, ai humbi djalin e tij 58-vjeçar, David James Redford, nga një sëmundje e rëndë. David kishte ndjekur gjurmët e të atit si aktivist, regjisor dhe filantrop.

WhatsApp Image 2025-09-16 at 17.23.40

Nga një djalosh i trazuar, në yll ndërkombëtar

Redford lindi në Santa Monica, Kaliforni në vitin 1936. I rritur në Van Nuys, ai rrallë e shihte të atin, i cili punonte gjatë gjithë ditës si qumështor dhe më pas si kontabilist. Shumë kohë e kalonte në bibliotekë, ku u magjeps nga mitologjia greke dhe romake, por nuk ishte një nxënës shembullor.

“Nuk kisha durim, nuk isha i frymëzuar,” thoshte ai. Megjithatë, pasioni për artin dhe sportin e çoi në një bursë për bejsboll në Universitetin e Kolorados në vitin 1955. Po atë vit, nëna e tij ndërroi jetë në moshë të re, një humbje që e tronditi thellë.

Pas kësaj periudhe, Redford humbi bursën, u përjashtua nga universiteti dhe shkoi të punonte për Standard Oil, duke kursyer për të ndjekur studime arti në Evropë. “Jetova me pak, por doja aventurë dhe përvoja të reja,” tha ai.

Pas kthimit në SHBA, filloi studimet për aktrim në American Academy of Dramatic Arts në New York. I rezervuar dhe i mbyllur, Redford nuk përshtatej me studentët e tjerë të dramës. Por një mësuese e pa potencialin e tij dhe e inkurajoi të mos hiqte dorë.

Në vitin 1959, u shfaq për herë të parë në serialin “Perry Mason”. Roli që i hapi dyert e mëdha ishte në 1963 në shfaqjen e Broadway Barefoot in the Park, rol që më pas e interpretoi edhe në film, përballë Jane Fonda.

Në vitin 1961, Redford dhe gruaja e tij Lola Van Wagenen u shpërngulën në Utah, ku blenë tokë për vetëm 500 dollarë dhe ndërtuan një kabinë.

“E kuptova sa e rëndësishme ishte natyra për mua. Doja të isha aty ku ajo është e fortë dhe e përjetshme,” tha ai.

Suksesi i madh erdhi me rolin në Butch Cassidy and the Sundance Kid (1969), përballë Paul Newman, me të cilin krijoi një miqësi të përjetshme dhe më pas u ribashkua në The Sting (1973), fitues i Oscar-it për Filmin më të Mirë.

Në vitet ’70, Redford luajti në disa hite: Jeremiah Johnson, The Way We Were (me Barbra Streisand), The Great Gatsby dhe All the President’s Men (1976), përkrah Dustin Hoffman.

Me Jeremiah Johnson, Redford sfidoi studion për të ruajtur vizionin e tij si artist, duke parashikuar fillimin e rrugës si regjisor dhe mbështetës i filmit të pavarur. Filmi u bë hit, duke fituar mbi 45 milionë dollarë, pavarësisht skepticizmit të studios.

Debutimi i tij si regjisor erdhi në 1980 me Ordinary People, film që fitoi Oscar-in për Filmin më të Mirë dhe për Regjinë më të Mirë. Ai vazhdoi me suksese si The Natural (1984), A River Runs Through It (1992), Quiz Show (1994) dhe The Horse Whisperer (1998).

Edhe pse shpesh i përshkruar si mashkulli romantik i përsosur, Redford ndjehej i kufizuar nga kjo etiketë. “Ishte nder që të quhesha i pashëm, por më kufizonte si aktor,” tha ai.

Trashëgimia që lë pas

Themelimi i Sundance Institute në vitin 1981 shënoi një pikë kthese, një vend për të mbështetur artistë të rinj që rrezikojnë dhe guxojnë.

Festivali Sundance është sot platforma më e madhe për kinemanë e pavarur në SHBA, vendi ku emra si Quentin Tarantino (Reservoir Dogs) dhe Steven Soderbergh (Sex, Lies, and Videotape) nisën rrugën drejt famës.

Në vitin 2002, Robert Redford mori një Oscar Nderi për kontributin e tij jetësor në industrinë e filmit.

Në vitet e fundit, nuk ndaloi së krijuari dhe së foluri për çështje që e preknin mjedisin, drejtësine, kulturën dhe rininë.

“Dua të bëj më të mirën me atë që më është dhënë,” tha Redford në një intervistë për CNN në vitin 2015. “Duhet të shtysh përpara, të provosh gjëra të reja, kjo është gjallëruese.” Panorama


Send this to a friend