)

Voal – Scott Christopher “Chris” ështe një ushtarak amerikan, një nga snajperët më të mirë të Marinës Amerikane, të U.S. Navy SEALs që njihen si Forcat Speciale të Marinës të SHBA, në përbërjen e të cilës përfshihet një komponent antiterrorizëm. Chris Kyle ishte një nga më të mirët e kësaj force.

Christopher Scott Kyle ka lindur në Odessa, Texas, më 8 prill 1974. I jëma e tij Deby Lynn me profesion mësuese, ndërsa i jati Wayne Kenneth Kyle, dhjak. Në moshën 8 ai mori si dhuratë nga babai i tij, një pushkë të kalibrit 30-06 Springfield dhe më vonë një armë gjahu, të cilën e përdorte për të gjuajtur fazanë, shkurtat dhe drerë.Gjatë rinisë së tij në Odessa, Chris ndoqi gjimnazin në Permian High School prej 1987-1991, duke dalluar si mbështetës anësor në “Permian Panthers”, ekipin e skuadrës të futbollit amerikan, ku ai luante që nga viti 1988.
Pas diplomimit, Kyle u bë një profesionist në rodeo, një lloj cowboy nga ata që i kemi parë në filma western që kalërojnë kuaj pa fre për t’i zbutur. Por kariera e tij përfundoi shpejt, pas një plagosje të rëndë në krah, që u desh kohë deri në rehabilitimin e plotë.
Në 1996, në moshën 22 vjeçare, ai shkoi në një qendër të rekrutimit ushtarak si vullnetar në Korpusin e Marinës, me një interes të veçantë për operacione speciale. Kyle bën kërkesë për rekrutim,por kërkesa e tij u refuzua për shkak të dëmtimit të krahut. I kishte mbetur edhe një shans i vetëm për t’u bërë pjesë e trupave të marinës. Dhe më në fund pas një stërvitje të fortë, ai arriti më në fund në vitin 1999, që të jetë pjesë e trupave Navy SEAL.

Chris Kyle Sniper në Irak
Chris Kyle kishte marrë pjesë katër herë në misione në Irak. Ai ka marrë pjesë në misione speciale, si për shembull në Falluxha Fallujah – dhe sipas dëshmive të tij, ai ka eleminuar më tepër se 250 kryengritës, prej nga ku 160 janë konfirmuar edhe nga Pentagoni. Atij i kishin bërë prita shumë herë, prej të cilave gjithmonë kishte shpëtuar me dëmtime të vogla. Nga trupat marinse ai quhej me nofkën Legjenda, sepse kishte për detyrë që t’i kishte në mbrojtje këto trupa – ndërsa nga ana e terroristëve thirrej si Shaitan Ar-Ramadi – “Djalli i Ramadit” dhe për kokën e tij kishin vënë në dispozicion 21 mijë $. Për misonet e tij me rrezikshmërinë më të lartë, por të përfunduara të gjitha me sukses, Chris Kyle ishte nderuar me dy medalje argjendi, pesë bronzi dhe tre nga ana e Trupave të Marinës së Shteteve të Bashkuara.

Libri autobiografik i Chris Kyle American Snajper
Chris Kyle e përfundoi shërbimin e tij në Marinë faqebardhë më 2009. Mbi përvojat personale të luftës në Irak, ai shkroi një autobiografi, të titulluar American Sniper. Libri doli në shitje në janar të vitit 2012 dhe shpejt u bë një bestseller i New York Times. Mbi këtë libër është mbështetur edhe skenari i filmit të xhiruar me titull homonim e regji të Clint Eastwood në 2014, ku Chris Kyle – snajperi është luajtur nga Bradley Cooper. Chris Kyle në promovimin e librit tha: “Unë duhet ta bëja. Unë duhet të merrja në mbrojtje marinsat”.

Filmi American Sniper
Filmi i mbështetur në librin autobiografik të Chris Kyle ka nisur të shfaqet në kinematë e SHBA dhe botës gjërësisht për publikun në janar të 2015 dhe është parë nga miliona e miliona spektatorë. Ky film po ashtu është gjashtë herë kandidat në edicionin e 87-të të Academy Awards, dhe kritika mendon se jetë filmi që do të fitojë të paktën disa Oscar. Bradly Cooper që interpreton Chris Kyle është kandidat për Oskar si aktori më i mirë. Aktori Bradley Cooper ka lindur në 5 janar 1975, ai është vetëm disa muaj më i vogël në moshë se Chris Kyle. Prandaj në këtë film Chris Kyle mund të luante vetveten. Kush më mirë se ai mund të ndjente ato që kishte ndjerë ai. Chris Kyle mund të ishte ai heroi i filmit në vend të aktorit Bradley Cooper. Por kjo gjë është e pamundur të ndodhë sepse Kyle u vra dy vjet më parë, pikërisht më 2 shkurt 2015 nga një koleg i tij i cili vuante nga çrregullime post traumatike.
Chris Kyle ka lënë pas vetes nënën, babain, bashkëshorten Taya Kyle, dy fëmijët, Autobiografinë, filmin American Sniper dhe kujtimin e tij të paharrueshëm. /Elida Buçpapaj

ELIDA BUÇPAPAJ