VOAL

VOAL

(Video) Turp Vatra qe mashtron Presidentin për dekorimin e ish Sigurimsit Gani Vila !

June 15, 2022
blank
1 Comments
  • author avatar
    Anonymous 1 year ago Reply

    vatren e moren hajdutet….

Komentet

blank

Ku ta nis e ku ta sos. Problemet në Vatër- Nga Ramiz Mujaj

Jam ne Vater qe nga viti 1990 . Kur hyra ne vater per here te pare mu duk qe e takova Nolin, Konice dhe gjigandet e Vatres per te cilet kisha mesuar qe nga bankat e shkolles fillore e deri ne fakultet .Sigurisht nga mesuesit e profesoret qe dinin te na benin zemrat mal per veprimtarin e vatranve ne Ameriken e larget. Ne jeten time rinore as qe mund te imagjinoja qe dhe une mund te mberrij ne Amerike e qe te isha pjestar i Vatres . Por ajo ndodhi ne vitin 1990 . Qe prej dites se pare qe u takova me vatranet e vjeter kurre me nuk u ndava nga Vatra deri ne diten e sotit .Vertet ne Vateren qe gjeta une ishte molisur sepse pjesa dermuese ishte moshuar shume kishin shkuar ne boten e amshuar ndersa antare te rinje kishte shume pak . Qe nga viti 1992 une u bera antar i bordit te selise se Vatres si dhe delegat i cdo kuvendi zgjedhor. Ne cdo proteste per çeshtjen e kosoves dhe per demokratizimin e Shqiperise e troje te tjera etnike te okupuara merrja pjese kudo bashke me Vatren e komunitetin e deri me Washington e gjetiu .
Une isha pjese e Vatres edhe gjate blerjes se ndertese ne vitin 1996, ku edhe sot vazhdon te jete e njeta. Krejtesisht aktiv ne riparimin e shtepise se Vatres me vatran shoqerin time dhe me vllezerit. Gjithashtu ne transportin e biblotekes se vatres me nje numer Vatranesh qe i muarem nga nje restaurant te Antoni Athanasit ne Boston ne pike te Marsit qe ndodhi te ishte acar i vertet. E kam mberri dhe Arshi Pipa kur u be kryetar i Vatres. Me ing Agim Karagjozin kam punuar shume afer .Ishte njeri shume patriot Antikomunist sypatrembur dhe i vendosur . Por dhe shume transparent ndaj vatranve dhe komunitet po ashtu dhe shume kontribues per qeshtjen kombetare. Pastaj Gjon Buçaj ishte shume bashkepunues, i shoqerueshme me te gjithe, puntor i madhe dhe ishte shume i respektuar. Ne kohen e Kryetarit Dritan Mishto kisha respekt me gjithe qe me ardhjen e tij filluan ca konflikte ne Vater. Pas ketyre konflikteve erdhen zgjedhjet e vitit 2020?????? te cilat u mbajten ne Michigan. Neate kuvend vatranet kishin caktuar dy kandidat:
1-Agim Rexhaj
2-Elmi Berishen
Une Elmi Berishen e njihja shume pak, te vetmen gje qe kisha degjuar per te ishte qe kishte kandiduar per Kryetar Komune ne qytetin e Pejes, i cili siç kisha degjuar kishte premtuar 300 milion dollar investime, gje te cilen shume qytetare ne Peje dhe komuniteti ne Amerike nuk e kane besuar kete premtim kjo ka ndikuar qe ne rezultate te zgjedhjes te merr pak vota dhe te mos fitoj kanditaturen.
Ate dite ne kuvendin e Vatres ne Detroit une voten e kisha per antarin tjeter Agim Rexhaj pasi qe e njihja dhe kisha punuar me te mbi 30 vite .
U be si u be dhe me mareveshje me propozimin e disa vatranve u vendos qe pa dal ne vota te ja jepnin udheheqjen per dy vite Elmi Berishes qe nuk mbeti tjeter vetem te aplauzonim. Pa dashur qe ta fajsoj anti komunistin dhe te respektuarin edhe si ma te vjeter nga mosha ne vater te presekutuarin Leke Mirakaj I cili doli ne foltore dhe muar guximin qe ne ujdi me Agim Rexhaj para publikut e zgjodhi ne menyre aklamative per kryetar Elmi Berishen ndersa Agim Rexhaj u propozua dhe u zgjodh kryetar nderi i Vatres. Ate dite e deri me sot nuk mund ta di se kush ja dha ate ide Lekes dhe si ra pre e atij vendimi. Gjate shpalosjes se premtimeve Elmi Berisha premtoj shume gjera, dy nga premtimet qe mua me bene pershtypje dhe vertet kishin shume vlere ishin
1- Tha se ne kete mandat do ta blejme godinen e Vatres .
2-do ta rrisim fondin e studentave .
Une ate dite pasi shumica vendosi nuk me prishi pune dhe ne dalje te nderteses e takova Elmi Berishen ja dhash doren duke e uruar per mandatin qe muar. Per zotin ne qiell dhe kush ka qene afer meje e din qe une Elmiut ju kam drejtuar me keto fjale “Urime kryetarlleku Elmi Berisha por mos harro se premtove qe ne kete mandat do te blesh ndertesen dhe do e rrisesh bugjetin e studentve, e nese nuk i permbush brenda mandatit keto premtime do te them publikisht qe ti je genjeshtar”.
Dhe vertet ashtu ndodhi le qe nuk i realizoj keto dy premtime por, po sa filloj mandatin ai filloi ti bej pune ne kundershtim me kanunoren e Vatres dhe ne kundershtim me cdo gje qe i takon Vatres shekullore.- nje nga shkeljet e para ishte kur ai u taku me Gramoz Ruci te akuzuarin e masakres egzekutuesin e kater demostruesve ne Shkoder. Pastaj ai afroi ne vater edhe komunist te tjere. Sjelli ne vater njeriun e akuzuar per 100 krime ne Kosoven e pas luftes dhe shitesin e 8200 hektarve toke Rugove- Kosove Malit te Zi. Per nje kohe te shkurte pasi e muar mandatin i eleminoi pjesen ma vitale te vatranve qe ishin me nga 50 vite e poshte veprimtari ne Vater. Beri kryesin me nje grup qe nuk kishin aspakt pervoje ne Vater ose qellimisht kishin ardhe ne Vater me agjende e kjo tregohet me vepra me thenje dhe me video. Per here te pare ne Vater qe nuk ka qene zakon e kurrsesi nuk eshte lejuar qe komunistet te vin ose thirren ne vater por tani ne kundershtim me rregullat e vatres jo vetem qe u thirren por edhe bashkpunuan, e ende bashkpunojne. Madje edhe komunisti qe e thote vet qe ka marr pjese ne denimet e njerezve te pafajshem ne regjimin e Enver Hoxhes tani e dekoruan me medalje ne Vater.
Ne Vater para ardhjes se ketij kryetarit, bordi apo kryesia e gjere u mblidhte te pakten çdo muaj. Nga Arkataret e meparshme jepeshin ne menyre transparente hyrjet e daljet. Komentoheshin ngjarjet ne komunitet dhe ne atdhe dhe sipas votave dhe transparences merreshin vendime .
Fatkeqesisht prej se u zgjodh kryesia e aktuale e deri me tani qe kemi hyre ne vitin e katert nuk ka ndodhur as edhe nje mbledhje e kryesise se gjere dhe asnje mbledhje te keshillit te pergjithshem te Vatres ne selin e Vatres .Une per veten time isha mesuar nga kryetaret e kaluar per çdo gje te me kontaktonin, tash e 4 vite as edhe nje here nuk me eshte bere nje thirje nga kryetari e te njejte e thone pjesa dermuese e vatranve .Me nenkryetarin kemi kontaktuar disa here dhe ka pasur premtime per takime por kurre nuk jane realizuar. Ne kete gjendje qe eshte tani Vatra nuk ngjason aspak me Vatren time qe kam punuar qe 34 vite. Kjo nuk eshte vatra e vatranve qe kane punuar me nga njegjysem shekulli dhe pjesa dermuese kane mbete te injoruar dhe te pa informuar nga kryesia aktuale. Kemi kerkuar te takohemi me kryesine per te shpjeguar se si do behet puna e Vatres por deri tani ka pas shume premtime por asnje takim informues. Mbes me shpres une sikur edhe nje numer i madh i vatranve me eksperience dhe me plot kontribute me dekada ne vater qe kerkesat tona mos te bien ne vesh te shurdhet si deri tani. Zoti e shpetoft vatren nga ku grup i vogel qe po e neglizhojn nje numer te konsiderueshem te vatranve.
Me shprese qe Vatra do tu kthehet vatranve dhe mos te qendroj e mbyllur hermetikisht dhe pa aktivitete siç po ndodh tani. Ku ndodh qe aktivitetin po e bejne veten nje grup shume i vogel apo vetem po proklamojne se po punojne, opinionit i serviret qe po bejne pune te madhe e e verteta eshte shume dhimshme . Vatra ka fame e rendesi te madhe. Uroj perzermesisht qe te ngroh votra e Vatres siq ka ngrohur per nje shekull e me teper, le te rrezatoj dielli i Vatres siç rrezatoi 100 e ca vite me pare.
Ramiz Mujaj 09/16/2023.
blank

VUAJTJA NGA LIDERSHIPI E KA NGËRTHYER EDHE ‘VATRËN’- Nga ASLLAN BUSHATI

Në trojet tona ilirike, (në Gadishullin Ilirik) mendohet të jemi autoktonë për më shumë se pesë mijë vite. Pra një civilizim 3 mijë vecar para Krishtit dhe 2 mijë pas tij. Por si njerëz të lirë kemi 111 vite në Shqipëri dhe 24 në Dardani, pjesën tjetër kemi qenë nën robëri dhe kemi menduar se e drejta dhe e vërteta është sic mendon ai që na drejton: perandori, sundimtari, sulltani, mbreti, Enveri, Tito etj.
Pas shembjes së komunizmit në Shqipëri dhe lëvizjes së Ibrahim Rugovës në Dardani, e cila coi deri në mëvetësimin e saj nga Serbia (ish Jugosllavia), u duk se do të kishte një formë të re udhëheqësie, por fatkeqësisht jo, nuk ndodhi kështu. Reminishencat e të qenit rob (cdo gjë e di ai i pari), vazhdojnë edhe sot në të gjitha format e organizimit, në strukturat shtetrore, partiake, shoqrore, shoqatat, akademitë , në trojet etnike dhe në diasporë.
Shteti totalitar shqiptar i “pushkatoi” njerzit e vet (vecse me armë) edhe me propagandë se armiku i jashtëm dhe i brendëshëm po na rrezikojnë qenien tonë, prandaj duhet vigjilencë nga populli. Për këtë sigurimi famkeq, ngriti strukturat deri në cdo famijle, pastaj fronti demokratik, këshillat, rinia, bashkimet profesionale e mbi të gjitha nëna parti, ku cdo njeri ishte i suveriuar e kontrolluar. As më pak e as më shumë se “liri” nën një robëri të një tipi të ri.
Po kështu edhe në Dardani e njejta gjë, ku shqiptarët konsideroheshin të pabesueshëm në cdo kuptim e ku për një fjalë goje përfundonin në burg. Ata praktikisht (sipas serbëve) duheshin asimiluar, dëbuar, burgosur ose asgjësuar deri në zhdukje si qenie njerzore.
Periudha pas diktatoriale në Shqipëri, me frymën e studentëve të dhjetorit 1990 “e duam Shqipërinë si gjithë Europa” fillimisht u duk se do të sjellte një frymë të re udhëheqësie. Por liderët e asaj kohe (përfshi edhe mu) ishin pjesë e së kaluarës, mentalitetit, formimit, shkollimit, izolimit si gjithë popullata, pra edhe ata rob të formave komuniste e parakomuniste dhe pa përvojë perendimore. Intelektualët me formin perendimor të kohës së Mbretërisë ishin pushkatuar, burgosur e sakatuar. Sali Berisha dhe një grusht intelektualësh bënë përpjekje serioze për clirimin e njerëzve nga “robëria e trashëgua”, por shumica e vendimeve që ata morën, ishin herë shartime jo të dobishme, herë adoptime vetëm si fasadë e deri përqasje jo thelbësore me format e praktikat demokratike perendimore.
Sot në Shqipëri kemi format qeverisëse më të shëmtuara të robërisë së re pas komuniste. Udhëheqësi i së majtës Edi Rama si person shpesh cfaq mendime e veprime gati mendërisht të pa balancuara. Ai është lideri më i pa përfytyrueshëm: herë si artist i sërës fundit estravagant, herë si hokatar pa kripë, herë si“udhëheqës i madh vendor e rajonal, ekspert i të gjitha fushave, e të gjitha dijeve”, por edhe gënjeshtar ku cfarë thotë sot nuk thotë nesër. Mashtrues në gjëra të vogla e madhore dhe shkatërrues i vlerave. Pasurinë kombëtare e konsideron si personale, ku e shet dhe e tjetërson për ineresat e tij dhe klanit që e rrethon kur ti dojë qejfi. Njerzit e zgjedhur prej tij vjedhin e vjedhin në përmasa të mëdha dhe ai nuk merakoset aspak, pa le më të dorhiqet për dëmet që ka shkaktuar. Ka krijuar organizma patronazhizmi e suverjimi si në kohën e Enverit për vjedhjen e votave, mbikqyrjen, lidhjet nepotike, klanore, krahinore, fetare e deri imorale. Ka vënë nën sundimin e tij, Presidencën, Parlamentin, Qeverinë, drejtësinë, median, stafet universitare, akademinë etj. Ka krijuar oligarkinë dhe strukturat mafioze në shërbim të qeverisjes tij. Gjithë të majtën e ka vënë nën këmbë ku askush nuk mund të flas, të veprojë e performojë pa lejën e vullnetin e tij. Propaganda, lustra, arritjet imagjinare më keq se në shtetin totalitar. Atëherë cfarë lideri është ky monster pervers, përvecse një pjellë e keqe e vijimsisë komuniste, anadollake, obskurantiste mesjetare e deri antikombëtare. E majta e sheh dhe hesht nën robrinë e tij duke i bërë një dëm të madh vehtes e vendit.
Tragjik edhe fati i së djathtës me ardhjen në fuqi të Lulzim Bashës. Ai u tregu një frikacak i madh, gënjeshtar, i paaftë për të drejtuar e marrë vendime të mëdha. I trembur i manipulushëm nga shumëkush, por edhe jo burrëror duke u ngjitur pas karriges sikur ajo të bën të ditur, trim, largpamës e lider. Njeri që vetëm qahet tek ndërkombëtrarët duke u bërë servil i pështirë. Ai humbjet e dështimet i quan fitore të vjedhura, e jo mangësi të lidershipit të tij.
Rikëthimi i tij në krye të një copëze të PD-së, është sa qesharak aq dhe i pështirë për gjithë të djathtën shqiptare. Është shërbimi më i madh që ai i ka bërë vijimsisë qeverisëse antikombëtare të Edi Ramës.Historia do ta ndëshkojë rëndë.
Rikthimi i Sali Berishës në krye të PD-së gjeneroi energji të shumta demokratike e kombëtare. E shkundi të djathtën nga plogështia e stresi i humbësit, i dha një mësim edhe të majtës. Vendosja e primareve dhe cuarja e vendimmarrjes tek vutuesi i bëri mirë gjithë shoqërisë shqiptare. Por Berisha po lufton si një i plagosur në rrethim të shumashëm. Nuk dihet se koha dhe rrethanat do ta lejojnë të dal nga rrethimi, sepse edhe ai nuk është i cliruar plotësisht nga “robëria”.
Edhe në Dardani, fodullëku, krahinalizmi, bajraktarizmi, mendjemadhësi, prepotenca, propaganda, arritjet false, përplasja midis vehtes,mos gjetja e një kohezioni të përbashkët për avancimin e ceshtjes kombëtare dhe njohjen ndërkombëtare, po bëhen si një fotokopje e keqe e udhëheqësisë së Tiranës.
Për balafaqim me sa më sipër po sjellë dy citime nga dy Presidentë amerikanë:
Xhorxh Uashington: Mos harroni se janë veprimet dhe jo titulli, që e bëjnë drejtuesin dhe se prej tij pritet më shumë sesa titulli.
Franklin D. Roosevelt Aftësia për të deleguar është gjithashtu një cilësi e fortë që e bën një udhëheqës të mire.
Nga përvoja ka shumë thënie e përkufizime për udhëheqjen (lidershipin) por njera prej tyre thote se:”Udhëheqja është arti i drejtimit të një grupi, organizate, shoqate, korporate a institucioni drejt një qëllimi të caktuar. Arritja është realizimi, mos arritja dështimi. Udhëhëqësia e mëncur kërkon ekuilibër midis largpamësisë, performancës dhe karakterit. Ajo është vizion, guxim, integritet, përulësi, përqëndrim dhe planifikim. Ata me cilësi të forta drejtuese fokusohen në të ardhmen, duke mbajtur një qëndrim pozitiv. Ata shqetësohen më shumë për mundësitë e së nesërmes sesa për problemet e së shkuarës. Një karakteristikë tjetër e një lideri të mirë është aftësia e komunikimit në mënyrë efektive dhe bindëse. Komunikimi i qartë fillon me aftësinë për të ndaluar, dëgjuar, menduar dhe për të vazhduar ngadalë. Përulësia jep rezultate, kokfortësia shkatërron marrdhëniet”
“Vuajtja nga lidershipi ka ngërthyer edhe Vatrën. Megjithse ajo është krijuar para Shtetit Shqiptar e në SHBA (vendi më demokratik në botë) nga korifej të rilindjes kombëtare: Faik Konica e Fan Noli. Por udhëheqësia e tanishme (si shumë liderë të tjerë shqiptarë), bart me vehte mentalitetin krahinor e primitiv nga vijnë drejtuesit, (bajraktarizmin, fodullëkun, mendje madhësinë, egoizmin, përtacinë, mospërfille etj). Ndryshimi i Kanunores dhe praktikave 112 vjecare pa diskutimin e pëlqimin e antarsisë, emrim i gjithë struktursë drejtuese pa u votuar askush, lidhje memorandumesh me institucione jo amerikane pa u diskutuar me antarsinë. Refuzim takimesh e diskutimesh ballë për mallë për problem madhore e organizative, trajtimi i Vatrës si plackë personale e disa personave të cilët mund të bëjnë cdo gjë pa pyetur antarësinë vatrane. Kjo është e papranueshme. Ky lidership duhet të ballafaqohet me antarsinë dhe të jap shpiegime për pa aftësi drejtuese e manaxhuese . Kujt i duhet kjo udhëheqësi që nuk pranon asnjë gabim, që nuk reflekton nga sygjerimet e vatranëve madje u kundërvihet në masmedia. Kjo është udhëheqësi e Vatrës apo e disa strukturave të disa biznesmenëve për interesa vetiake?
Fatkeqësisht edhe Akademitë e Shkencave në Tiranë e Prishtinë, janë këthyer në shtojca të lidershipit qeveritar. Ata kanë frikë të hedhin ide, të bëjnë studime e të parashtrojnë platforma afatgjata të ceshtjeve të mëdha kombëtare. Disa prej tyre vijnë nga strukturat e vjetra komuniste e ndoshta disa nga strukturat e shërbimeve sekrete. Ata bëjë cfarë u thotë “lideri që u jep rrogën”, por jo shkencë, albanologji, e shërbim shkencor shqiptarisë.
Dëshiroj e shpresoj të mos gjykohem për njëanëshmeri, se nuk kam gjë personale me askënd. Kam vetëm shqetësime kombëtare”.
ASLLAN BUSHATI
blank

Ne kurrë nuk harrojmë ! Nga Mimoza Dajçi

Ne kurrë nuk ju harrojmë!

 
Presidentja e Bashkisë në Bronx Vanessa L. Gibson organizoi Ceremoni Madhështore në nderim të viktimave të 11 Shtatorit 2001 në New York
Kaluan 22 vite dhe çdo qytetar në SHBA kujton me dhimbje 11 Shtatorin e vitit 2001, si dhe viktimat në njerëz që humbën jetën gjatë asaj tragjedie, kur terroristët islamikë rrëmbyen avionët dhe përflakën hapësirën amerikane duke goditur Pentagonin dhe World Trade Center.
Çdo kush që e do jetën lirinë, paqen pyet me të drejtë: Kur do të marrë fund terrorizmi?
Edhe unë si dëshmimtare okulare e asaj ngjarje që tronditi botën, bashkohem me dhimbjen e madhe që shkaktoi ajo katastrofë, e njëherësh nëpërmjet këtij shkrimi, hedh dritë mbi një fakt që deri më sot nuk e kam lexuar në faqet e shtypit shqiptar.
Së pari po ndalem tek Ceremonia Përkujtimore që organizoi për të dytin vit Presidentja e Bashkisë në Bronx Vanessa L. Gibson me qytetarët, politikanët dhe organizatat e ndryshme jo qeveritare në nderim të afro 3000 heronjve që humbën jetën gjatë atij sulmi terrorist. Tubimi u mbajt më datë 13 shtator 2023 pranë Bashkisë në Bronx, nën moderimin e drejtorit të “Teatrit për Fëmjië në Riverdale” Derek Woods. Si fillim u mbajt një minutë heshtje, më pas “Hymni Amerikan” u këndua nga sopranoja Diane Arroya, lutjet fetare u mbajtën nga Kleri katolik, mysliman etj dhe nga Rabbai i Institutit hebre ne Riverdale. Banda frymore “Pipes & Drums” e shtetit të New Yorkut ekzekutoi muzikë të zgjedhur si homazh për të rënët e 11 shtatorit 2001.
Fjala e hapjes ju rezervua Presidentes së Bashkisë në Bronx Vanessa L. Gibson, eventin gjithashtu e përshëndetën gjykatësja supreme e Gjykatës Civile në New York Hon. Doris Gonzales, politikanë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Një ftesë për këtë ceremoni mbërriti edhe në postën time elektronike, ku pata rast të takohem me Presidenten Vanessa L. Gibson, nëpunësen e lartë të Bashkisë në Bronx Cecilia Hernandez, Anëtaren e Këshillit Bashkiak të New Yorkut Pierina Ana Sanchez etj. Afër podiumit pranë Flamurit Amerikan dhe Flamurit të Bashkisë në Bronx ishte vendosur edhe një Flamur në Nderim të 3000 heronjve që humbën jetën në atë tragjedi, ku me gërma të bardha kapitale shkruhej “Ne kurrë nuk ju harrojmë” si dhe një kurorë me lule të freskëta.
***
Mëngjesin e datës 11 Shtator 2001 ndodhesha brenda Trenit Nr. 4 kur u shemb tyneli Chamber Street në Manhattan, New York, pas kolapsit që ju bë dy kullave binjake të World Trade Center nga bombardimi i dy avionëve rrëmbyer nga terroristët. Nga shembja e tynelit rruga e trenit Nr. 4 për në Brooklyn ishte bllokuar, treni nuk udhëtonte dot më tej. Paniku i madh pushtoi frymën dhe zemrat e pasagjerëve, të cilëve po i rrezikohej jeta….Unë ishta nisur nga rruga Jerome Avenue në Bronx, adresë ku jetoja atë kohë për të shkuar drejt Brooklynit.
Pak muaj kisha në SHBA, e sapo kisha fituar statusin si azilante politike, dhe si e papunë mu aprovua ndihma ekonomike, por për të përfunduar këtë proçes duhej të jepja edhe shenjën e gishtave. Kështu më 11 shtator 2001 u nisa për një takim në Brooklyn, në Zyrën e ndihmës ekonomike për shenjën e gishtave për të përfunduar e përfituar kështu ndihmën ekonomike. Takimi ishte në ora 10 AM. Pas asaj tragjedie zyrat në Brooklyn ishin mbyllur dhe nuk munda të takoja asnjë nga punonjësit e atij institucioni. Situata ishte jashtë kontrollit, tepër e rënduar si gjendje lufte dhe askush nuk ishte në zyrë atë moment. Ashtu siç isha e traumatizuar e pluhurosur me tym e pluhura nga shpërthimet e dy kullave, e dërmuar shpirtërisht, fizikisht e mendërisht arrita të gjej ku ishte Zyra e Ndihmës ekonomke në Brooklyn, por asnjë nënpunës nuk ndodhej aty. Rastësisht pyeta një punonjës policie, ai më tha: Jo moj zonjë këtu nuk punon askush pas kësaj tragjedie.
Për çudi pas disa ditësh më vjen një letër nga Zyra e Ndihmës ekonomike në Brooklyn në banesën e atëhershme në Bronx, ku shkruhej se kisha humbur përfitimin e ndihmës ekonomike, pasi nuk isha paraqitur në takim për shenjën e gishtave në Brooklyn më datë 11 shtator 2001, ora 10 AM. Ndihmën ekonomike arrita ta fitoj pasi këtë çështje e paraqita në gjykatë, pasi që ishte e vërtetë që atë ditë kisha udhëtuar nga Bronxi në Brooklyn, për tek zyrat e ndihmës ekonomike, pasi isha pa punë, pa asnjë të ardhur ekonomike dhe nuk kisha me se të paguaja qeranë e garsonierës në Bronx. Këtë histori e kam publikuar më të zgjeruar e titulluar “Kur do të marrë fund terrorizmi” edhe në librin “Nënës” botuar në vitin 2007 nga “Bota e Gruas Shqiptare” në Amerikë. Vlen të përmendet se ky Libër ka për autore femrat shkrimtare nga e gjithë bota, sigurisht përfshirë edhe SHBA. Ideatore e këtij libri është Merita Bajraktari McCormack. Promovimi i tij u realizua me inisitivën time tek Selia e Federatës “Vatra” në Bronx, nën moderimin e poetes Ilirjana Sulkuqi. Mbaj mend se po atë ditë unë dhe disa gra të tjera u pranuam anëtare të “Vatrës”. Kryetar i “Vatrës” atë kohë ishte i ndjeri Ing. Agim Karagjozi. E kam pas dërguar për botim edhe në anglisht tek gazeta “New York Times” por nuk kam dijeni nëse është botuar apo jo. Pra prezencën time më datë 11 shtator 2001 e kam bërë të njohur për opinionin publik qysh atë kohë.
Përkujtimi i 9/11/2001 tashmë është kthyer në traditë e vlerë historike nga Bashkia në Bronx edhe për brezat e rinj, ku mes viktimave që humbën jetën në krye të detyrës ishin edhe tre shqiptaro – amerikanët Mon Gjonbalaj, Roko Camaj dhe i riu Simon Dedevukaj, të cilët punonin si mirëmbajtës tek Kullat Binjake 110 katëshe në Manhattan.
Presidentja e Bashkisë në Bronx Vanessa L. Gibson, e cila mbështet fort të gjithë komunitetet në Bronx, pasi falenderoi organizatorët e kësaj ceremonie, forcat e rendit, policinë dhe të pranishmit në sallë i ftoi të gjithë pjesëmarrësit në koktejin e shtruar enkas për këtë event.
blank
blankblank

 

blank

VISARI DHE KRYEMINISTRI NGA NJE KEND TJETER VESHTRIMI (Shkrimi është opinion personal i imi) Nga Valentin Lumaj

Kam dëgjuar se njerëzit jetojnë me simbole, por jo vetëm njerëzit, edhe kombet jetojnë me simbole. I tillë është Visar Zhiti, simboli shqiptar i vuajtjes, duresës dhe qëndresës, i dijes, poezisë, gjuhës shqipe dhe letërsisë. Nga çdo periudhë e vështirë lufte dhe përplasjesh, popujt nxjerrin njerëz të mëdhenj, visare të paçmuara, që bëhen dritë për të tjerët. Një i tillë është edhe Visari ynë dhe i tillë mbetet, i cili tashmë nuk i përket më veç vehtes së tij, familjes, miqve apo lexuesve, por kombit.
Dhe natyrshëm lindin pyetjet, si ka mundësi që Visari ynë, qëndrestari ynë kërkon fonde për një film, bën edhe foto me kryeministrin, të birin i komunistit që vari poetin disident më të fundit të Evropës Lindore, Havzi Nelën?
Sigurisht që nuk ka qenë një rastësi e as një veprim i pamenduar.
Visari ka qenë i bindur se shumë njerëz do ta gjykojnë dhe kryqëzojnë, dhe ashtu po ndodh. Por Visari ka menduar më thellë dhe shikon më larg…ska gajle, veç filmi të realizohet, që ta shohin shqiptarët, ta shohë bota. Qëllimi në këtë rast e justifikon mjetin, destinacioni është me i rëndësishëm sesa rruga, një film si një film holokausti. E sa filma janë bërë për Holokaustin, vetëm “Holokausti shqiptar” s’e ka një të vetëm. Visari kërkon që atë që ka përjetuar dhe shkruar, sa të jetë gjallë të punojë dhe ta memorizojë në film, si trashëgimi ndaj brezave. Se artistët kanë lindur që të krijojnë dhe të realizojnë art.
Por Visari duket se ka edhe një mërzi tjetër, ai nuk është aspak i kënaqur me shoqërinë shqiptare, ai e sheh Kryeministrin kushdoqoftë, si mundësinë e fundit për të mbështetur projektin e tij kombëtar, pra është edhe si një revoltë, e ngjashme me revoltën e aktorit Hektor, ndaj një shoqërie që nuk prodhon më art, që nuk suporton, që nuk shkruan, nuk lexon, një shoqërie të dhënë vetëm mbas botës materiale dhe zotave të rrejshëm.
Mirë se për të realizuar filmin duhen para, por fotot me kryeministrin çfarë i duhen?
Asgjë nuk i duhen fotot Visarit, ai nuk shkoi për të bërë foto, por për të kërkuar fonde, sikurse çdo qytetar mund ta bëjë, edhe për të shytëzuar një njoje të vogël personale që kanë dhe diplomacine që e njeh mirë, në shërbim të një vepër të madhe. Kaq.
Fotografitë i nevojiten Ramës, ai ka nevojë për një shpërlarje, një qetim të shpirtit. Fotot me një njeri të madh si Visari e ngijnë kryeministrin, se para ka kryeministri “sa të hajë qoftëlargu”, nga të tijat dhe të qytetarëve. Në fund të fundit, nuk krahasohen një foto me një film, një film që nëse realizohet nën kujdesin e Visrit do të jetë filmi i pavdeksisë së vuajtjes, persekutimit, torturave dhe gjakut të derdhur, filmi i pavdekësisë së Havzi Nelës, filmi i mbruajtjes së ndërgjegjes kombëtare të një Shqipërie post komuniste. Mbas 100 vitesh për këtë foto do të thonë: “kush është ky mjekroshi në krah të Visarit te madh”.
Sigurisht që këto janë vepra të rralla, të një dimensioni të rrallë, “Made by Visar”, jo çdokush mund ti bëjë…
Visar Zhiti është një njeri me qualitete te larta njerezore, zemërbutë dhe i pervuejt, falës deri në ekstrem, edhe atje kur nuk ka pendesë, vizionar i paqes. Visari ka të forcuar shumë lidhjen me Zotin, ngado e ndjek Fjala e Tij dhe Asaj i bindet.
Ja dy-tre shembuj shoqërues:
Kur dishepujt i thanë Krishtit: “…pse po rri me ata të paudhë, hajde rri me ne”, Krishti ju përgjigj: “I shëndoshi nuk ka nevojë për doktor”.
Nënë Tereza nuk pati lënë derë pa trokitur për të kerkuar para për të varfërit, për të bërë vepra bamirësie. Një herë, kur Nënë Tereza i shtriu dorën një të pasuri për lëmoshë për të semurit e saj, ai ja pështyu dorën. Nënë Tereza i qe përgjgjur, “faleminderit, atë po e mbaj per vehte, po për të gerbulurit çfarë do të më japësh”. Edhe filmi që deshiron të bëjë Visari është një vepër bamirësie, ajo shëron shpirtra, mban gjallë kujtesën kombëtare, që historia të mos harrohet, që historia të mos përsëritet.
Diktarori Hoxha e pati dënuar dhe përçmuar Nënë Terezen, nuk e lejoi të shihte të jëmën për së gjalli. Por, kur erdhi demokracia, Nënë Tereza e kishte falur, madje i shkoi te varri Enverit, u lut për shpirtin e tij, ia largoi edhe xhindët që ia dundnin varrin netëve. Edhe atherë kishte shumë që thanë me zemërim: “Si mund të lutesh për diktatorin, ai na ka vrarë dhe persekutuar”. Ungjilli sipas Mateut 5:15 thotë: Duani armiqtë tuaj, lutuni për persekutorët tuaj…”. Sot Nënë Tereza është shenjtëreshë, Enveri mbeti diktator.
Mendoj se koha do t’i japë të drejtë edhe Visarit.
Po Rama sa njerëzor dhe i përshpirtshëm është? Përse nuk ka shfaqur pendesë e as keqardhje për aktet e të atit komunist?
Ahhh Lavdi Zotit që u rrëzua diktatura, se me pushtet që ka Rama sot, po të ishte akoma diktaturë, Edi do ta kishte varur Visarin në mes të Tiranës, po qe se Visari veç të mendonte të realizonte filmin e burgut të Spaçit
Atherë ku është përtëritja e shpirtit, evolucioni, metamorfoza, ndryshimi i të birit nga i ati komunist?! Zoti pastë mëshirë për të dy!
blank

KISHA E NOLIT, KISHA GREKE DHE VATRA NË MES TYRE Nga Valentin Lumaj

13 Shtator 2023

***Disclosure: Qëndrimi im kritik më poshtë ndaj Kishës ortodokse greke, nuk kanë të bëjë në asnjë rast me besimin ortodoks, të cilin unë e respektoj mbasi unë jam vetë i krishterë. Qëndrimi im mbështetet në opinionin tim mbi karakterin ultra-nacionalist të Kishës greke dhe përpjekjeve të pandërprera të saj për të kapur apo shkatërruar Kishën Autoqefale shqiptare. Qëndrimi mbrojtës ndaj Kishës Autoqefale shqiptare mbështetet mbi faktin Kisha ortodokse shqiptare i ka rrënjët në gjakun e priftërinjëve martirë shqiptarë të masakruar nga Kisha Greke dhe në përpjekjet dhe suksesin e Nolit për ta ndarë Kishën ortodokse shqiptare nga ajo Greke.

Gazeta Dielli në artikullin e saj të datës 22 Maj 2023 (shih linkun me poshte), shkruan një lajm bombastik në lidhje me një aktivitet madhor për hapjen e degës së Vatrës në Boston: “…ditë historike për Federatën Pan-Shqiptare Vatra, u riorganizua dega e parë e Vatrës…Dega e Bostonit. Atë Theofan Koja…do të udhëheqë degën e Vatrës në Boston…” dhe shpallte se kush do të jetë nënkryetar dhe sekretar I kësaj dege. Diku tjetër shkruhej për një riaktivizim te kësaj dege. Publiku shqiptar përfshi edhe mua e morëm si të mirëqenë faktin se tani kemi një degë të re të formuar në Boston. Me qindra mesazhe urimi vërshuan në gazetën Dielli dhe në adresë të Vatrës. E vërteta është se në Boston nuk është riorganizuar, as riaktivizuar e as formuar dega e Vatrës.

Vetë pjestari i kësaj mbjedhje, vatrani i nderuar, po ashtu kryetar i shoqatës Besa-Besën në Boston, Petrit Alibeaj, indirekt e pergënjështroi këtë lajm. Në një postim të tij në Facebook ai tha se vetëm është formuar një komision për riorganizimin e degës, me kryetar At Theofan Koja dhe të tjerë. Pra, Gazeta Dielli dhe Vatra, pak-a-shumë kanë manipuluar publikun me atë lajm, ndoshta për të fituar kredo, por e gjitha kjo një propagandë e pështirë dhe një farsë e rradhës e drejtuesve të saj, por që mund të ketë pasoja të dëmshmë dhe të rrezikshme për Vatrën dhe Kishën Autoqefale shqiptare. Arsyen që mendoj kështu, do ta shpjegoj më poshtë.

Nga ana statuore, akti i Vatrës duke emëruar apo shpallur drejtuesit e strukturave të një dege, është një akt jo demokratik dhe jo i bazuar në Kanunore. Sipas Kushtetutës së Vatrës, një degë ka strukturat e veta, dhe Kuvendi i degës zgjedh kryetarin e degës, dhe jo me komandim nga lart sikurse u veprua me degën imagjinare në Boston. Vetë kryesia e Vatrës është jo vetëm në thyerje të Kanunores, por edhe në konflikt interesi me paracaktimin e drejtuesve të degës.

Vitet e fundit, degët e Vatrës janë krijuar jo nga një pjesëmarrje e lirë dhe e vetvullnetshme e anëtarësisë apo komunitetit, por “si me zor” nga lart, me tendencën për të gjetur dhe emëruar individë, miq dhe shokë, të cilët mund ti përdorin si ‘leverage” apo si leva në proceset e votimeve apo për rizgjedhje, duke i vendosur aty indefinitivisht, tamam si “barbie dolls”, që flasin vetëm kur “ju shtypin butonin”. Kjo përbën një lloj të veçantë të korrupsionit nepotik. Diçka e ngjashme po tentohet të realizohet edhe në Boston. Ndryshimi është se tani kemi të bëjmë me një klerik, At Arjan (Theofan) Koja, një risi kjo në Vatër.

Edhe nga ana kuptimore, riorganizim do të thotë që në një degë e shpërndarë, anëtarët e saj mblidhen prapë dhe riorganizojnë degën. Ndërsa riaktivizim do të thotë, kur një degë egzistuese që nuk ka qenë inactive për një kohë dhe tani riaktivizohet. Faktikisht, dega e Bostonit ka dekada që është shuar dhe asnjë anëtar i saj nuk është gjallë apo nuk ishte pjesë e atij takimi. Pra nga dega e dikurshme e Bostonit nuk ka çfarë të riorganizohet e as çfarë të riaktivizohet. Normalisht që mund të flitet për krijimin e një dege të re, por që as ajo nuk ka ndodhur.

Po çfarë ka ndodhur?

Nga informacionet që kam, para disa muajsh ka pasur një takim dhe një dakortësim në mes kryetarit të Vatrës dhe At Theofan Koja në Boston, në atë kohë shërbente në Kryekishën e Shën Gjergjit, për krijimin e degës së Vatrës atje.

Ka pasur jo vetëm entuziazëm në Vatër, por vetë kryetari Berisha bëri disa dalje në televizion duke e paralajmëruar krijimin e kësaj dege të famshme. Në gazetën Dielli, u shpall edhe dita e mbledhjes dhe krijimit të degës së Bostonit.

Di që, vetë At Theofan Koja i ka bërë një kërkesë apo ftesë bordit të Kishës së Shën Gjergjit ku ai shërbente, për t’u bërë pjesë e riaktivizimit të degës së Vatrës në Boston. Përgjigja e Bordit ka qenë negative, e qartë dhe e prerë, siç shkruhet në letër, “vehemently oppose”, pra e kanë kundershtuar me forcë ftesën dhe përfshirjen e Kishës së Shën Gjergjit në Vatër.

Megjithatë mbledhja e paralajmëruar u realizua e 21 Maj 2023. Atje vërshuan pothuajse e gjithë kryesia e Vatrës, nga New York-u, nga Florida dhe Michigani me shpresën që tashmë në Boston nga Kisha e Nolit do të formohej dega e Bostonit. Kush s’ka mend, ka këmbë, ka thënë i moçmi.

Nga mbledhja e grupit pjesëmarrës, në gazetën Dielli u publikuan disa foto në Kishën e Shën Gjergjit, brenda dhe jashtë saj. Në fakt mbas refuzimit të prerë, mbledhja nuk është bërë në ambientet e Kishës, por në një PICERI!!!! Ky fakt nuk thuhet askund në njoftimin e Vatrës. Nuk ka pasur komunitet, nuk ka pasur anëtarësi, nuk ka pasur votime e as zgjedhje, por është “komanduar” kush do të jetë kryetar, nenkryetar, sekretar e me rradhë. Në dijeninë time, ka pasur debate të forta dhe z. Petrit Alibeaj dhe z. Fuat Mehmeti kanë kërkuar që të procedohet sipas Kanunores, por që kanë marrë një përgjigje se gjoja nuk kanë Kanunore sepse është duke u printuar!!!!!!. Mbas kësaj mbledhje, kryesia e Vatrës së bashku me At Theofanin kanë shkuar nga piceria tek kisha e Shen Gjergjit sa për të bërë foto.

Unë kam rreth 20 vjet qe kontribuoj në Kishë dhe jam afer priftërinjëve dhe oborrtarëve të kishave, prandaj e njoh, e di dhe vlerësoj rolin e klerikëve në komunitet, si largpamës, si intelektualë, si mendimtarë që gjithmonë ke se çfarë mëson prej tyre. Pa i parashikuar lëvizjet e fundit të At Theofanis Koja dhe përtej falcitetit idiot dhe të panevojshëm të kryesisë së Vatrës, unë e kam pëlqyer dhe mirëpritur angazhimin e At Theofanit në Vatër si një vlerë e shtuar për vetë Vatrën.

At Theofani ka shërbyer rreth 20 vjet në kishën Rumune, por nga ana tjetër ka pasur mardhënie të mira me Vatrën, por edhe me drejtuesit e mëparshëm të Kishës së Shën Gjergjit, vëllezërit Liolin etj. At Theofani, ka marrë pjesë në Darken e 100 vjetorit të Vatrës, dhe ka mbajtur një fjalë të pëlqyeshme në atë Darkë. Ai është një njohës i mirë i gjithë historisë dhe aktivitetit të Vatrës.

Por mbas asaj mbledhje, gjërat precepituan në mënyrë të paparashikueshme. Me një vendim, nëpërmjet një dokumenti zyrtar, Bordi i Kishës së Shën Gjergjit e liroi At Theofan Kojën nga detyra që kishte në Kishën e shën Gjergjit, (ndoshta nga mosbindja e tij për të mos u përfshirë në Vatër), dhe e transferuan në një Kishë tjetër motër, në Worchester, duke filluar nga data 1 Qershor 2023. Nga ana tjetër, At Theofani, kishte filluar me kohë kontaktet me Kishën ortodokse të Trinisë Shenjte në Boston, që varet nga kisha greke apo nga Patriarkana e Stambollit.

Si një rrufe në qiell të hapur, para disa ditësh në media doli lajmi se At Theofan Koja ishte zgjedhur nga sinoidi i Patriarkanës së Stambollit, pra Kisha greke, Peshkop në Kishën e Trinisë së Shenjtë në Boston, “…për popullatën shqipfolëse ortodokse të Amerikës”, sikurse shkruhet në vendimin e tyre të bërë publik (shih linkun me poshtë). Ortodoksit shqiptarë në atë vendim të Sinoidit grek, jo rastësisht dhe jo pa qëllim quhen “shqipfolësit ortodoksë”, pasi sipas Kishës greke shqiptarët ortodoksë janë grekë dhe jo shqiptarë, prandaj i quajnë “shqipfolës”. Po ashtu At Theofanis është betuar solemnisht se “… betohem të ruaj të drejtat e Fronit Apostolik, Patriarkal dhe Ekumenik të paprekura dhe të pandryshuara deri në frymën e fundit dhe… i nënshtrohem në gjithçka Zotit dhe Patrikut Ekumenik Bartolomeos…”.

Zhvendosja apo katapultimi i befasishëm i tij nga Kisha e Nolit në një Kishë që varet nga patriarkana e Stambollit, nga e cila, Kisha Autoqefale shqiptare është e pavarur që nga viti 1922 (aprovuar në vitin 1937), shugurimi i tij Peshkop në një kishe greke tani me emrin grek Theofanis, janë akte shumë të dyshueshme.

Këto akte të At Theofanis, i kanë komplikuar gjërat me pjesën e shëndoshë të Vatrës, të cilët janë të shqetësuar dhe veprimet e tij mund të lexohen si një tradhëti ndaj Kishës së Nolit, si një dezertim, apo shërbim ndaj kishës greke. Kjo edhe për faktin se, Kisha e Trinisë në Boston që varet nga Kisha Greke, e ka sulmuar ashpër dhe sistematikisht Nolin dhe Kishën e tij Autoqefale. Kisha e Trinisë ishte shkëputur dhe ishte krijuar për të shkatërruar Kishën e Nolit.

Si rezultat, ka gjasa që në Vatër të jetë krijuar një reaksion dhe vatranët nuk do ta miratojnë At Theofanis që të drejtojë një degë të Vatrës. Një peshkop i kishës greke nuk mund të drejtojë Vatrën e Nolit, peshkopit të parë të Kishës ortodokse shqiptare.

Megjithatë, gjërat nuk janë të ndara si me thikë. Duhet që të shkojmë pak më thellë dhe të shohim disa detaje, ndoshta të panjohura nga shumë vatranë dhe publiku, dhe dukshëm, kryesia e Vatrës nuk është në koherencë me këto zhvillime.

Kalimi i At Theofanis nga Kisha e Nolit në një Dioqezë në varësi të kishës greke dhe që ka vetëm dy kisha shqiptare në Amerikë, është dënuar edhe nga një prift shqiptar, At Foti Cici, i cili njihet si Nolian dhe mbështetës i Kishës Autoqefale shqiptare. At Foti Cici, në një postim të tij shkon më tej dhe vendos Federatën Vatra dhe Elmi Berishën në unison me qarqe të errëta shqiptaro-amerikane.m (shih linqet me poshte).

Po ashtu, në një letër publike, Sekretariati i Sinoidid të shenjtë të KOASH në Shqipëri, e akuzon At Theofan Kojën se në vazhdimësi ka krijuar probleme përçarëse gjatë rindërtimit nga rrënojat të Kishës së shumëvuajtur të Shqipërisë (shih linkun me poshte).

Nga ana tjetër, nuk është e qartë nëse Kryekisha e Shën Gjergjit vazhdon akoma të jetë një kishë Noliane? Nuk dihet shumë për mardhëniet e Vatrës me Kishën e Shën Gjergjit. Unë personalisht kam frigë se po ndodh gradualisht një transformim apo amerikanizim i Kishës së Shën Gjergjit dhe Kishave të tjera shqiptare në Amerikë që varen nga ajo dhe kjo Kisha e Nolit “i ka ndarë lakrat” me Federatën Vatra, megjithëse të dyja entitete të themeluara nga vetë Noli.

Këtë konstatim e marr edhe nga një përgjigje që bordi i Katedrales së Shën Gjergjit i dërgoi At Theofanit për riaktivizimin e degës së Vatrës në Boston. Në përgjigje, që e kam siguruar në forma të ndryshme, Bordi i Kishës shkruan se:

“…Kisha jonë nuk duhet që të përzihet me një entitet siç është Vatra. VATRA është një organizatë politike dhe me pikëpamje të përcaktuara që nuk përputhen me bindjet dhe pikëpamjet e Kishës tonë…”. (shih foton me poshte).

Kjo përgjigje përmban një qëndrim shumë e fortë anti-Vatër, dhe duket si një divorc dhe hendek i thellë i kishës së Shën Gjergjit më Federatën Vatra.

Gjërat janë të paqarta dhe po zhvillohen dita-ditës, por është e qartë se vendimi i Elmi Berishës për të emëruar At Theofanis Koja në krye të Vatrës Boston dhe emërimin e këtij të fundit nga kisha greke si Peshkop i Kishës e Trinisë në Boston, qartazi është një fitore e madhe e lobit grek dhe humbje e madhe per Vatrën historike dhe Kishën Autoqefale si dy trashegimitë e arta që Noli i la Shqiptareve

Për mendimin tim, drejtuesit e Federatës Vatra, nuk janë në koherencë me zhvillimet në Diasporë, e sidomos me Kishën e Shën Gjergjit. Unë kam dyshime të forta se kanalet e komunikimit të Kryesisë së Vatrës dhe Kishën e Shën Gjergjit në tre vitet e fundit janë ndërprerë. Ka disa vjet që nuk kemi parë priftërinj apo përfaqësues të kishës së Nolit në Vatër. Në disa vizita të Kryetarit të Vatrës në Boston, nuk kemi parë asnjë zyrtar të Katedrales së Shën Gjergjit që të takohet më kryetarin Berisha.

Nga ana tjetër mendoj se nuk ka qenë rastësi që Elmi Berisha pasi u zgjodh kryetar, në shator 2020, në kulmin e pandemisë priti me ceremoni në shtëpinë e Vatrës, At Ilia Katre, Peshkopin në atë kohë të Kishes greke Shën Trinisë në Boston. (shih linkun me poshte).

Jo për harresë, gjatë asaj vizite në Vatër, at Ilija Katre nuk e permendi as edhe një herë të vetme Kishën Autoqefale apo emrin e Nolit. S’kishte se si, Noli dikur ka qenë armiku i tyre. Por çudia më e madhe ishte se, në ceremoninë e pritjes, në fjalën e tij të gjatë, as kryetari i Vatrës Elmi Berisha nuk e zuri me gojë emrin e Nolit e as Kishën e Shën Gjergjit. Kjo sigurisht që nuk i ka shërbyer mardhenieve deri atëherë miqësore të Kishës së Shën Gjergjit me Vatrën.

Mbas pak ditësh, me 16 Shtator, në Katedralen e Shën Gjergjit do të shugurohet Peshkopi i ri i Kryekishës, At Nikodhim (Preston). Nga informacionet që kam, as kryetari e as nënkryetari i Vatrës nuk do të marrin pjesë në këtë aktivitet madhështor. Çfarë e pengon kryetarin Elmi Berisha që të shkojë në shugurimin e kryepeshkopit të Kishës së Nolit? Sigurisht që ai do ta gjejë justifikimin, por qartazi duket se ka një çarje në mes Kishës së Shën Gjergjit dhe Vatrës.

Megjithatë, jam i sigurtë se brenda Vatrës ka Nolianë dhe Konicianë që do ta përfaqësojnë denjësisht Vatrën në ditën e madhe të shugurimit të At Nikodhim, si peshkop në Kishën e Nolit me 16 shtator.

Si përfundim, nëse ka një divorc të Kryekishës së Shën Gjergjit me Vatrën, kjo ka shumë mundësi që të ketë ndodhur që me lidhjet e fshehta, sikurse shkruhet gjithandej, të kryetarëve të fundit të Vatrës me qarqet greke në Amerikë. Po ashtu edhe për shkak të aktivitetit të “politikës kombëtare” së fundmi të kryesisë së Vatrës, me tentativat e saj për të hapur degë në Shqipëri e Kosovë, për të paraqitur kandidatë politikë në zgjedhjet elektorale në Shqipëri dhe Kosovë, në Memorandumet e pakuptimta të bashkëpunimit me shtetet shqiptare, më qëndrimet konfuze dhe nganjëherë antishqiptare në lidhje me Kosovën, me denoncimet publike të vatranëve në lidhje me abuzimet dhe shkeljet statuore që po ndodhin në Vatër?

Për mendimin tim, drejtuesit e Vatrës po veprojnë në mënyrë të çoroditur duke vrapuar mbas sukseseve të rreme, ku falsiteti dhe propaganda janë evidente në të gjitha aktivitetet e saj publike, ku drejtuesit nuk zbatojnë kushtetutën e Vatrës, ku vetë Federata funksionon në një kaos të plotë pa Kanunore valide, që ka çuar në revoltën e shumë vatranëve.

Unë mendoj se situata nëVatër sot është një emergjencë kombëtare për t’a shpëtuar atë nga individë që po përpiqen që t’ja zhdukin rrënjët Noliane Vatrës dhe Kishës së Shën Gjergjit, është një emergjencë për ta shpëtuar Vatrën nga kapja përfundimtare e sigurimit të shtetit dhe agjenturave të tjera.

Vatra është shquar dhe prapë nuk do ti mungojnë burrat e mëdhenj e patriotë, tashmë nga brenda Vatrës duhet që të shpërthejë fuqishëm krahu nacionalist atdhedashës, krahu konservator, krahu anti-revolucionar dhe anti-komunist, dhe shpresoj që së shpejti Vatrës ti bashkohen njerëz të mëdhenj të letrave shqipe dhe intelektualë të mirfilltë dhe të gjithë bashkë të marrin fatet e Vatrës në dorë për të vazhduar shërbesën e saj ndaj kombit nga aty ku e la zemërthyer i ndjeri Dr. Gjon Bucaj.

blank blank blank blank blank blank

Valentin Lumaj/Michigan

Referencat:
Mbledhja e Vatres per degen e Bostonit:
https://gazetadielli.com/?s=Dega+e+Vatres+ne+Boston
Emerimi Peshkop i At Theofanis (Arjan) Koja nga Filomenioni i Stambollit.
https://orthodoxtimes.com/archimandrite-theophanis-koja…/
Deklarate e KOASH, Kishes Autoqefale Shqiptare për Theofan Kojen:
https://orthodoxalbania.org/…/fr-theophan-arjan-koja…/
Ceremonia e pritjes te peshkopit te Kishes greke At Ilia Katre në Vater në Gazeten Dielli:
https://gazetadielli.com/?s=Ilia+Ketri+në+Vater
Postimi i At Foti Cici, “Janullatosi kap Vatren”:
https://www.facebook.com/771445773045466/posts/1550673021789400/?d=n&mibextid=qC1gEa
Postim i At Foti Cici, Janullatosi, Patriakana dhe Arjan Koja:
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=626351086259422&id=100066536077831&mibextid=qC1gEa

blank

DY GOZHDË DREJTUESVE TË VATRËS PËR FOTOT E NOLIT DHE TË ISMAIL QEMALIT Nga Valentin Lumaj

Reflektim mbi Bibliotekën e Vatrës.

Mbas postimit të të fotove të gjendjes së mjerueshme të Bibliotekës së Vatrës nga studiuesi Josef Radi dhe ripostimi i tyre nga dega e Vatrës Manhatann, dëgjova që një aksion 3 orësh “me goditje të përqëndruar” kishte ndodhur pardje, dhe rezultati ishte shkrimi dhe disa foto në gazetën Dielli nga nënkryetari i të Vatrës, Grishaj (shih linkun me poshtë). Me këtë rast, vlen të përgëzohet z. Ilir Cubi që pastroi bibliotekën, që në fakt bëri atë që kryetari i Vatrës duhej të bënte me kohë.

Por unë dua të ndalem tek disa momente që më tërhoqën vemendjen nga shkrimi i z, Grishaj në gazetën Dielli.

1. Nënkryetari e fillon me, “Në emrin tim personal dhe në emër të Vatrës”, pra ai flet me gjuhën e kryetarit të Vatrës, dhe pa asnjë dyshim ai është kryetari de-facto i Vatrës. Prandaj, unë mendoj se si arritjet, dhe sidomos dështimet duhet që ti atribuohen atij.

2. Në shkrim autori shkruan se “…në bashkëpunim me studiuesin Elez Osmani, Paulin Marku dhe editorit të Diellit, u arrit sistemimi përfundimtar i të gjithë librave, ndarja sipas kategorive…”

Nga kuriozi për të eksploruar rregullimin e librave sipas kategorive, i bëra një zmallim të shpejtë fotove që autori paraqiti me shkrimin. Ajo çfarë duket, është krejt e ndryshme me çfarë reklamohet në shkrim. Siç e shihni vetë në foton më poshtë, librat e rreshtuar pranë njëri-tjetrit i perkasin kategorive krejt pa lidhje me njëra tjetrën:

a. Histori, [Edit Durham, High Albania]

b. Terapia Natyrale, [The natural Physicians healing Therapy]

c. Erotizmi, [In The Ring],

d. Biznesi, [What they don’t teach you at Harward Bussiness School]

e. Filozofia, [Young Neitzsche] etj.

Fotot flasin vetë, ato nuk gënjejnë, atëherë kush gënjen?!

Pra lajmi bombastik për një punë voluminoze disa mujore, që në shkurt, sikurse shkruhet, është një “flluskë sapuni”. Gjendja në rafte duket e njëjtë, vetëm se librat dhe thasët e zinj me libra thjesht janë hequr nga dyshemeja. Përderisa nuk ka pasur sistemim sipas kategorive dhe gjendja në rafte duket e pandryshueshme, vatranët pyesin se ku kanë perfunduar librat? Dëgjojmë gjithfarë hamendjesh, se librat janë hedhur në kazanin e plehrave, se është mbushur një banjo me librat e autorëve shqipëtarë etj. Unë uroj dhe shpresoj që të mos jetë kështu. Përgjigjen le ta japin drejtuesit e Vatrës.

3. Në fotot shoqëruese të Grishajt, duken dy fotografi të mbështëtura në dysheme përtokë, njëra e themeluesit të Vatrës, Theofan Noli dhe tjetra e themeluesit të Pavarësisë, Ismail Qemali.

Të dashur drejtues të Vatrës, është dhimbje e madhe për këdo, mungesë vlerësimi, respekti, dhe patriotizmi ndaj të mëdhenjve e kombit, kur shikon portretet e tyre në dyshemetë e mykta të podrumeve. Unë e kuptoj gjendjen e vështirë financiare të Vatrës, dhe ju mirëkuptoj, prandaj në shenjë simbolike, po ju dërgoj me postë dy gozhdë, dhe mundësisht dhe sa më parë ti përdorni për të vendosur në mur dhe sa më lart, korifejtë e Vatrës dhe të Pavarësisë. Shoh fotot me poshte.

4. Kryetari de-facto i Vatrës, flet me një gjuhë urrejtëse dhe përçarëse ndaj vatranëve që kërkojnë ruajtjen pasurisë së Bibliotekës dhe atyre ja thonë të vërtetat në sy.

Ky fjalor anatemues që nuk i shërben askujt, është i dënueshëm edhe nga Kanunorja që vetë gjoja ata e aprovuan e cila e ndalon botimin në Gazetën Dielli, të shkrimeve që nuk kanë etikë dhe shkaktojnë përçarje në mes vatranëve. Kjo gjuhë duhet të dënohet nga të gjithë.

Veçoj paragrafin e fundit nga shkrimi i nënkryetarit të Vatrës, Grishaj:

“Prej javësh një i pa ndergjegishem, hyri në Bibliotekë me gjasme për të kërkuar Shejzat e Koliqit, një besëprerë me mision, shkrepi disa fotografi gjatë kohës që beheshin punime, i shiti si zbulim Kolombistik dhe ushqeu klubin e “sharësve dhe përçarësve” me matetial të neveritshëm. Prej kohesh klubi i rrugës që vec shan e mallkon, pa integritet dhe moral, shpifjen, deformimin dhe mashtrimin e kane kryefjalë”.

Autori vjell vrer ndaj “besëprerit me mision” studiuesit dhe gazetarit te nderuar Josef Radi. Një njeri normal dhe me mendje të shëndoshë dhe të hapur duhet të jetë falenderues ndaj kritikës së Josefit, degës Manhatann dhe të gjithë të tjerëve që folën për gjendjen e Bibliotekës. E kush nuk u pezmatua nga ajo gjendje e mjerueshme që ishte dhe është Biblioteka. Por sikurse e thoshte z. Radi, “gjendja mjerueshme e Bibliotekës është fytyra e Vatrës, poshtë rrëmujë, lart, grindje, sharjë e thika mbas shpine”.

Nuk është e para herë që shohim shkrime të tilla “hajvaneske” sikurse i quante gazetari Krasta, por mua me shqetëson një problem tjetër:

Anëtarë të publikut, por edhe disa vatranë, falenderuan me komente z. Cubi për bamirësinë e tij, të tjerë të gezuar nga gjendja e re e Bibliotekës në foto, e pëlqyen duke vënë një LIKE ne fund të shkrimit. Dëgjova se nënkryetari ishte egzaltuar nga pëlqimet që kishte marrë shkrimi, duke e përkthyer si mbështetje ndaj tij për vrerin që ai volli ndaj vatranëvë të tjerë duke i quajtur “klubi i rrugës… pa moral dhe pa integritet”.

Ky shkrim imi është edhe si reagim ndaj ketij fjalori poshtërues të nenkryetarit, pasi “në klubin e rrugës”, ku bëj pjesë edhe unë, janë vatranët më të vjetër, kontribuesit më të mëdhenj, njerëzit më me moral dhe integritet që ka Vatra, nga familjet më të mira shqiptare, nacionalistë, të mbijetuar dhe të arrtisur nga komunizmi, ish të persekutuar dhe të lindur në kampet e internimit, të cilët e duan Vatrën por nuk duan e as durojnë shkelesit dhe manipuluesit në Vatër.

Prandaj të nderuar vatranë dhe anëtarë të publikut, edhe nëse mendoni ndryshe nga ne, apo ne mendojmë ndryshe nga ju, kjo është njerëzore dhe ka një bukuri më vehte. Njerëzore duhet që të jetë edhe kjo, që ju të mendoni dy herë përpara se të bëheni mëkëmbës të së keqes, përçmimit, urrejtjes dhe ofensave të kushdoqoftë kundër kujdoqofte. Edhe një LIKE e vogël e juaja po shërben si “ashke” për të ndezur zjarrin në mes vatranëve dhe dasht-pa-dasht, ju po ushqeni egon e një personi me veti narcisiste, që në shpirt ka urrejtje për ata që mendojnë ndryshe nga ai.

Ju bëj thirrje që ti injoroni dhe ti braktisni shkrime të tilla që cënojnë nderin dhe karakterin e të tjerëve. Nuk jemi në Vatër për t’u ofenduar e as per tu linçuar, jemi vulnetarë dhe vullnetmirë për një qëllim të mirë.

Duhet që ta kuptoni se kryesia aktuale drejtuese e Vatrës, në vazhdim të paligjshmërisë dhe drejtimit nëpërmjet votave të manipuluara, në kushtet kur gati dy vjet mbas Kuvendit nuk ka kushtetutë apo Kanunore e as procesverval përfundimtar të publikuar, kur Vatrës i mungon totalisht demokracia e brendshme dhe liria e shprehjes në struktura, kur në shtëpinë e Vatrës ka disa vjet që nuk bëhen mbledhje të anëtësisë së Vatrës, kjo kryesi pa mandat, ka marrë një rrugë pa kthim, siç thotë z. Grishaj në shkrim e tij me shprehjen e huazuar nga Edi Rama “VETËM PËRPARA”. Aktet e përjashtimit dhe gjuha e urrejtjes që po përdorin këta zyrtarë, kam frigë se po e çojnë Vatrën jo drejt bashkimit por drejt një përplasje dhe ndarje funduese në mes vatranëve.

TITANIC ishe nje anije e madhe, me e madhja ndër të gjitha, por kapiteni nuk diti që ta ruajë, anija u perplas keq, u nda dysh dhe u fundos.

Vatranë, media dhe publik shqiptar, MBRONI VATREN!

Artikulli i Grishajt në Gazeten Dielli
https://www.facebook.com/100064…/posts/692334306268428/…
Artikulli kritik i studiuesit Josef Radi
https://www.radiandradi.com/klithem-per-shpetimin-e…/

blank

blank

Vatra Manhattan Branch: Vatra dje dhe sot

Vatra dje dhe sot!
Vatra Manhattan Branch ju inkurajone qe te eksploroni me kujdes kete liberarinë e Vatres, me vullnetin tuaj te larte per tu arratisur nga rutina e se perditshmes.
Eshte koha per te kujtuar ftesen e kryetarit per te shijuar veren e fresket ne çdo çast te leximit ne bibloteken vatrane.
blank blank blank blank
blank

Banda Kombëtare “Vatra” sipas Eftim Dodonës- Nga Kastriot Kotoni

 

Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane dihet se fillojnë diku nga vitet 1908. Forcimi i diasporës shqiptare në tokën e lirisë Amerikë është një fatmbarësi për popullin shqiptar. Ishin vështirësitë ekonomike shoqërore që i shtynë shqiptarët e viteve 1910-1920 e më tej që të linin atdheun për një jetë më të mirë në “Tokën e re”, pikërisht në ishullin Long Ajlend në këmbë të Statujës të Lirisë, pranimi nga ana e amerikanëve pavarësisht nga paligjshmëria e hyrjes të tyre në Amerikë është fakt i kryer. Kështu është nisur edhe Themistokliu i ati i Eftim Dodonës autorit të librit “Historiku i Bandës Kombëtare “Vatra” 1916-1924”.

Themistokliu u nis nga porti i Pireut me vaporin “Themistokle”. Ata kanë lënë shënime udhëtimi dhe shtojnë se kanë kaluar edhe pa bileta, por edhe duke u fshehur në dhomën e motorëve, mjaftonte që të paguanin (biletën e udhëtimit me vapor), për të mbritur mbas dy javësh në Amerikë. Të grupuar si një koloni drenovarësh në qytetin e Uster (Worcester), të ardhur vit pas viti prisnin këdo që vinte nga Drenova e Korça. Krahas punëve të lodhshme shpesh mbas saj ata mblidheshin në konaqe, ku qanin hallet e familjes dhe të atdheut. Kjo u bë burimi i fillimit në shoqëri të ndryshme të emigrantëve shqiptarë të Amerikës. U kurorëzua me sukses më 12 prill të vitit 1912 në Boston.Mass, u vendos bashkimi i shoqërive. Shkrirja dhe bashkimi i tyre krijoi Federatën Pan- Shqiptare “Vatra” të Amerikës e udhëhequr nga kollosët e mendimit të kombit shqiptar Fan Noli dhe Faik Konica. Federata “Vatra” zhvillon një sërë aktivitetesh politike në ndërkombtarizimin e çështjes shqiptare, bëhen takime të ndryshme me qeveritarë të ndryshëm shtetesh e me presidentë në kuadrin e Lidhjes së Kombeve për çështje të Ballkanit në përgjithësi e në veçanti për Shqipërinë, Kosovën dhe Çamërinë. Bëhen fushata të ndryshme, mblidhen ndihma për Shqipërinë, kulmi arrin më 3 qershor të vitit 1917, e cila u quajt “Dita e shpëtimit të Shqipërisë”. Thirrjen e shqiptarëve të Amerikës ku thuhet: “Çlirimi dhe e ardhmja e Shqipërisë varen nga shqiptarët e Amerikës”. Nga malli, por edhe për të përmbushur jetën e tyre, u krijuan grupe të vogla (artistike), muzikore dhe teatrale. Në qytetin e Xhejmstaun (Jamaestown) në vitin 1915 u formua Banda muzikore me emrin “Mbretëresha Sofia”, për nder të bashkëshortes së Princ Vidit, e cila drejtohej nga dardhari Thoma Vishnja. Më 28 nëntor të vitit 1916 kjo bandë dha koncert në qytetin e Usterit, me muzikë e këngë atdhetare. Sipas Eftim Dodonës ky aktivitet u bë shkaku që shqiptarët e Usterit të mendonin për të patur një “Bandë muzikore” në mënyrë që të festonin 5 vjetorin e pavarësisë pas një viti. Duhej një muzikant profesionist që t’i mësonte dhe t’i drejtonte ata.

Një dardhar i quajtur Thoma Nashi, ishte duke vazhduar Konservatorin e Muzikës Nju Ingland të Bostonit, këtij talenti që do të mbaronte shkollimin me vlerësimin më të lartë ia besuan organizimin e bandës së Usterit. Më 3 dhjetor të 1916 në klubin “Adriatik” ishin mbledhur ata që ndjenin dëshirë për të marrë pjesë në çfarëdo vepre e cila do i sjellë dobi çështjes kombëtare. Fjalët e z Nashi shtuan dhe rrënjosnë dëshirat e djemve të cilët menjëherë me zë të përgjithshëm e zgjodhën zyrtarë fuqiplotë mbi organizimin e Bandës, – citon Eftim Dodona këtë paragraf nga një shkrim i zotit Zisi Morcka në gazetën “Dielli”. U zgjodhën Kosta Pano kryetar, Vangjel Sotiri arkëtar, Zisi Th.Morcka sekretar, Tajar Çami anëtar, Luis (Ilia) Treska anëtar, Zisi A.Stavre inspektor. Data 17 dhjetor mbahet si data e themelimit të Bandës Kombëtare “Vatra” në qytetin e Uster të shtetit Massachuests, – Ne të nënshkruarit, sot më datë 17 të muajit dhjetor të vitit 1916 duke dëshiruar përparimin e atdheut tonë, edhe duke marrë ndër sy se fillimi i një Bande është një nga mënyrat e përparimit, vendosmë të formojmë Bandën me emrin Vatra”. Pas përgatitjeve dy mujore, shfaqjen e parë e dha më 7 mars të vitit 1917 në qytetin e Usterit. Kur ngjarjet zhvillohen në Luftën e Parë Botërore dhe Kryqi i Kuq Amerikan hap një fushatë për të kërkuar ndihma dhe me këtë nismë bashkohet mandolinata “Dodona” dhe Banda Kombëtare “Vatra”, – shkruan gazeta “Dielli”. U shkruajt në gazetat e shqiptarëve të Amerikës për shqiptarin e famshëm Thoma Nashi i cili ishte një flautist virtuoz në Orkestrën e Bostonit e që luajti në Symphony Hall, Boston, pjesën me flaut, Sinfoninë e nëntë të Beethoven-it. Kjo orkestër mbahej nga më të mirat në botë, në të bënin pjesë palca e muzikës botërore prej shumë kombësish. Thoma Nashi kompozoi “Fantazia shqiptare” dhe shumë pjesë të tjera me motive shqiptare. Në të gjitha aktivitetet e saj Banda Kombëtare “Vatra” i fillonte me interpretimin e dy himneve kombëtare, atë të Amerikës dhe të Shqipërisë. Në programin e saj zunë vend dhe vënia në skenë e dramës së Kristo Floqit “Vdekja e Pirros”.

Eftim Dodona në kujtimet e të atit citon ndër të tjera se si ai u mobilizua në ushtrinë amerikane me emrin Peter Thomson nga emri i vërtetë Petro Themistokli, e krahas tij ishin edhe shumë shqiptarë të tjerë që bënin stërvitje në Camp Devens Mass. ishin edhe Thoma Nashi. Në këtë kamp ushtarak organizohet një takim i At Fan.S. Nolit me ushtarët shqiptarë në të cilin ai me fjalën e tij kumbuese dhe prekëse lidhi në mënyrë të shkëlqyer Shqipërinë me Amerikën. Ky fjalim pati jehonë në shtypin amerikan të kohës, madje dhe gazetën javore të qendrës ushtarake në Camp Deves “The Trench and Camp”. Ushtari Thoma Nashi organizoi bandën muzikore me ushtarë shqiptarë dhe dha një koncert me pjesë të zgjedhura në Camp Devens i cili u mirëprit nga komanda dhe u gradua me gradën “first sergeant”, reshter i parë e më vonë kapter në muzikë duke drejtuar bandën e repartit. Ndihet një kërkesë e kohës, dhe për situatën që po kalonte Shqipëria, ndjenja e atdhedashurisë ishte rritur tek shqiptarët e Amerikës të cilët gjithmonë e më shumë shprehnin dëshirën për t’i ardhur në ndihmë atdheut edhe si vullnetarë me ç’të mundnin. Banda Kombëtare “Vatra” kishte shprehur e para këtë dëshirë dhe kish filluar përgatitjet. Në një shkrim të Thoma Nashi në gazetën “Dielli” e mbyll kështu atë, – Nëse doni të çani rrugët e Shqipërisë, duke udhëhequr shqiptarët, ja ku është rasti i fundit, – bëhet fjalë për një thirrje të fundit atdhetarëve muzikdashës që dëshirojnë të hyjnë në këtë trupë. Niveli artistik i Bandës Kombëtare u rrit në dy vjet dhe në 14 qershorin e vitit 1919 u luajt në Worçester Theatre, Worçester Mass, për të parën herë drama kombëtare “Fe e Kombësi” e Kristo Floqit. Kishin ardhur më shumë se 500 spektatorë të cilët u kënaqën edhe me muzikën që shoqëronte dramën në piano ku luante atdhetarja Katherina Sotiri dhe në flaut Thoma Nashi. I paharrueshëm në historinë e kësaj bande mbetet aktiviteti i saj me rastin e paradës së 4 korrikut, ku marshuan përmes Mai Street me dy flamujt të mëdhenj përpara, një të Amerikës dhe një të Shqipërisë e nuk mbaronin duartrokitjet e të pranishmëve dhe me ftesë të chairmanit të paradës ftohen të japin një koncert në Parkun e Saco-s.

blank

Veprimtaria e Bandës Kombëtare “Vatra” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nisi që nga dita e themelimit të saj më 17 dhjetor 1916 e deri më datën 10 mars të vitit 1920 kur ata nisen për Shqipëri me një mision tjetër. Do të përfshihet në cilësinë e një Bande Ushtarake e cila me marshet e saj do të lartësojë frymën dhe ndjenjën kombëtare. Kjo Bandë Ushtarake do të vijë të marrë pjesë në çlirimin e vendit në bazë të vendimeve të Kongresit të Lushnjes. Një nga organizatorët e trupës ushtarake ishte kapiteni Aqif Përmeti. I vetmi dëftimshkrim për udhëtimin e kësaj trupe ushtarake dhe i Bandës Kombëtare “Vatra” është i Llambi Jorgjit, shkruan Dodona. Banda Kombëtare “Vatra” niset nga Usteri më 10 mars dhe mbërrijnë në New York më 13 mars 1920. Para nisjes për në Shqipëri ajo dha një koncert në “Theatre Broadway Central Hotel dhe një ditë më vonë dhanë disa koncrte klasike për koloninë e New Yorkut ku këndoi dhe baritori me origjinë arbëreshe nga Italia, Mauro Barbaçi. Udhëtimi zgjati 2 javë dhe çdo ditë kishte koncerte të cilat i dëfrenin udhëtarët. Më në fund mbërrijnë në Durrës pas disa peripecive në doganat italiane, sepse për ata ishim “persona non grata”, – kujton Th. Nashi. Lajmin e mbërritjes së Bandës “Vatra” e jep gazeta “Drita” e Gjirokastrës me botues Veli Harshovën. 200 vullnetarët i komandon kapiten Aqif Përmeti dhe bandën e udhëheq profesor Thoma Nashi nga Dardha, – shkruhet ndër të tjera. Në kujtimet e Petro Themistokliut kemi këtë përshkrim, – Në mes të rrugës për në Tiranë na doli Afiz Ali Korça me 200 qeleshe e na tha se duhej të hiqnim kapelet me strehë dhe t’i zëvendësonim me qeleshet, gjoja se populli ishte fanatik. Por, populli i Tiranës na priti me dashuri të madhe duke thirrur, – rrofshin vullnetarët, rroftë Shqipëria. Ardhja e Trupës dhe e Bandës formuan më tepër besimin e popullit tek Qeveria e Tiranës dhe përkrahja që i jepej kësaj qeverie nga Federata Pan Shqiptare “Vatra” tashmë ishte e dukshme, e prekshme. Mbi të gjitha pas kësaj Trupe Ushtarake dhe Bandës së saj shprehej dhe përkrahja e një shteti të madh, siç ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që lejuan nisjen e kësaj trupe ushtarake për të marrë pjesë në luftë. E siç del nga kërkimet e profesor Eftim Dodonës, ky udhëtim i kombëtaristëve shqiptarë të ardhur nga Amerika, ishte jo vetëm një sakrificë e detyrë për kombin, por edhe përcolli shumë mesazhe shprese, besimi, emancipimi drejt një Shqipërie perëndimore. Elbasani, Berati, Gjirokastra, Delvina, Saranda e Vlora e më pas Korça qytete ku i shkelën këta patriotë, përbëjnë një pasuri të pashembullt për historinë e Shqipërisë me fakte ende të pazbardhura nga kujtimet e tyre.

Eftimi me durim shkencor ka gërmuar krahas shtypit të kohës edhe kujtimet e dëshmitarëve sa ishin gjallë. Ai e nisi këtë libër prej 434 faqesh në kërkim të rrënjëve të familjes, si për t’u kushtuar babait nga i biri dhe e trajtoi si një fjalë e përdorur nga Faik Konica në veprën madhore “Albania” “dëftimshkrime” në vend të fjalës dokumente. E përkrahur nga e gjithë Shqipëria, lufta e Vlorës mori përmasa kombëtare aty u gjendën edhe vullnetarët e Amerikës së bashku me Bandën. Thoma Nashi kompozoi këngën “Vlora Vlora” me tekst nga poeti Ali Asllani. Banda Kombëtare ishte vendosur në Drashovicë, – citon Eftim Dodona fjalimin e Thoma Nashit mbajtur në Organizatën e Studentëve shqiptaro-amerikanë në Universitetin e Harvardit, në dhjetor 1960. “Ne ishim në vijën e parë të frontit për të ngritur moralin e luftëtarëve. Vinin në spital tek të plagosurit tanë, por edhe italianë infermieret e Kryqit të Kuq Amerikan. Ne luajtëm marshe patriotike për t’u dhënë fuqi të reja luanëve vlonjatë dhe të tjerë të cilët shtrnguan armikun që të lerë Vlorën, atë Vlorë që është kujtimi i gjithë shqiptarëve, – kujton ndër të tjera edhe Petro Themistokliu i ati i Eftimit”. Gërshetimi materialit historik si Tefteri i Bandës “Vatra” i mbajtur nga Zisi Morcka dhe i dhuruar nga kompozitori Llazar Morcka i biri i Zisit autorit të librit “Historiku i Bandës Kombëtare “Vatra”, profesor Eftim Dodonës me shtypin e kohës dhe libra të tjerë të periudhës ka qenë një punë këmbëngulëse me plot pasion e atdhedashuri prej shkencëtari. Detajet i japin këtij libri pjesën emocionale. Përshkrimi i  tyre na përcjell, sa faktin, si tek nisja e emigrantit dhe ardhjen e tij në atdhe, apo transformimin e mbiemrit Themistokliu në Dodona për shkak të hapjes së një restoranti në Korçë pranë Liceut francez, në nderim të tempullit të Dodonës. Vlerësimi i lartë që i bën Faik Konica Bandës Kombëtare “Vatra” e cila po luante me dinjitet kryeveprat botërore të Bachut, Schubert, Shopen, Verdit, Moxart e Bethoven e shumë të tjerëve, përbën lajmotivin patriotik të kësaj bande, e cila po bën të njohur muzikën e mirë në Shqipëri. Një bandë që ka kurajon të interpretojë një muzikë aq të lartë meriton simpatinë dhe respektin e çdo njeriu që kupton”. Po ndërsa qeveria e Sulejman Delvinës e shpalli me ligj fondin prej 40000 franga ari në vit për Bandën Kombëtare “Vatra”, qeveria e Ahmet Zogut e vitit 1924 nuk mundi ta mbante, – siç shprehej ajo, – i kushtonte shumë mbajtja e kësaj bande, pa harruar faktin se ata ishin mbështetësit e deputetëve Fan Noli e Faik Konica të Korçës. Jeta e shumë anëtarëve të asaj bande muzikore ndryshoi në kahje të ndryshme. Vetëm tre persona arritën të vazhdonin profesionin e muzikantit. Ata kur kalonin në qytete njiheshin si amerikanët e Bandës “Vatra”, sepse kurrë nuk e hiqnin kapelen republike. Për çdo rast përvjetor të pavarësisë ata ishin të ftuarit e nderit në Vlorën e Flamurit. Shumë prej tyre janë dekoruar me urdhra e medalje të ndryshme, si shenjë vlerësimi për veprimtari patriotike.

Profesor Eftim Dodona ka mbaruar 3 vjet në Universitetin e Moskës dhe 2 vjet në atë të Tiranës. Profesioni Gjeolog, Palenteolog (mikropaleontolog) Statigraf. Ka botuar krahas librave me tekste mësimore, artikuj të shumtë shkencorë në vend dhe jashtë, si në Itali, Francë, Greqi, Rusi. Ka botuar jashtë profesionit librin “Noli i panjohur”, ka botuar me 3 vëllime “Faik Konica” shkrime nga “Albania” (1897-1909). Ka shkruar artikuj për shqiptarët që kanë studiuar në Universitetin e Havardit. Faik Konica (1912), Kostë Çekrezi (1918), Koço Tashko (1920).

blank

(Video) Programi Folklorik, “Qershia mbi torte” e Festivalit Tradicional të Kishës Zoja Pajtore Pergatiti Valentin Lumaj Michigan, 4 Shtator 2023

Diten e Diele me 3 shtator 2023, startoi në mënyrë të jashtëzakonshme Festivali i përvitshëm i Kishës Zoja Pajtore. Vlen te kujtohet se ky Festival ka më se 30 vite që organizohet pa ndërprerje. Ideator dhe organizator i parë ka qenë i përndershmi dom Prek Ndrevashaj dhe trashëguar me sukses për 25 vite me radhe nga famullitari dom Ndue Gjergji.

Programi folklorik u organizua me sukses të plotë nga aktivistet Kishës, Valentin Lumaj dhe Dr. Gjeka Gjelaj me assistance e Këshillit të Kishës Zoja Pajtore.

Programi artistik filloi me Paradën e Flamurit, e cila zhvillohet për 10 vite në vigjilje të Festivalit Tradicional. Pjesë e programit dhe Paradës së Flamurit ishin disa grupe vallesh nga komuniteti shqiptar: grupi i valles “Illyrians” i Kishës Zoja Pajtore”, grupi i valles “Gjergj Kastrioti” i Kishës Shën Palit, grupi i valles “Rapsha në Mërgim” nën drejtimin e aktivistit Anton Junçaj, grupi valles “Vallëzoni me Elvanën”, nën drejtimin e valltares Elvana Dedvukaj.

Këtë vit në Program mori pjesë edhe grupi i valles “Shqiponjat e Vogla” nën drejtimin e koreografit profesionist Ramazan Këllezi. Ky grup ju përgjigj menjëherë ftesës për të marrë pjesë. 15 valltarëve dhe trajnuesit të tyre, ju bashkuan edhe prindër të tjerë, duke krijuar një grup prej mbi 30 vetash që udhëtuan nga Toronto, Kanada enkas për të marrë pjese në Festivalin tonë.

Po ashtu pjesë e programit Artistik ishin edhe këngetaët më të rinj te komunitetit, me një të ardhme të sigurtë dhe të suksesshme në këngën dhe vallen shqiptare, Albana Gojçaj, Misi Gojçaj dhe Valon Gjolaj, i biri i Ndrek Gjolaj, kryetar i Shoqatës Malësiae Madhe.

Me fjalë të tjera, në këtë program merrnin pjesë e gjithë elita folklor-artistike nga Michigani dhe Toronto-ja.

Karvanit të gjatë i prinin dy Corvette të reja më flamuj shqiptarë dhe amerikanë, më pas, nën shoqërimin e tupanistit Tony Dedvukaj, ecnin dy këngëtaret e vogla 7-vjeçare të veshura me xhubletë, Albana Gojçaj dhe Misi Gojçaj, si simbolikë e trashëgimisë së traditës ndër breza.

Ky festival përkonte me 7 vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezes, prandaj procesioni i grupeve të valles dhe të rinjëve dhe të rejave më veshje kombëtare shqiptare, u ndal para shtatores së Nënë Terezes, ku Dom Ndue Gjergji, me shoqërimin e meshtarëve mysafirë, Dom Nosh Gjolaj, Dom Mark Tusha dhe Dom Giovani Kokona, nderuan dhe thanë lutje.

Më pas karvani i gjatë i këngëtarëve, valltrëve dhe të rinjve të veshur më rroba kombëtare marshoi drejt sheshit të festivalit ku qindra shqiptarë ishin mbledhur për të përcjellur progrmin.

Ceremonia u hap me këndimin e hymneve kombëtare Amerikane dhe Shqiptare. Moderuesit Viktoria Dedivani dhe Steve Lucaj mbajtën fjalën e hapjes dhe falenderuan grupet folklorike pjesëmarrëse.

Të parët performuan me katër valle grupi “Ilyrianët” të kishës Zoja Pajtore. Ky grup përbehet nga dy grupmosha që kërcyen veçmas dhe së bashku. Grupi ka dy vjet që është krijuar me femijët e Famullisë tone nën kujdesin e koreografes Joli Paparisto.

Këngëtari i ri Valon Gjolaj, në vazhdim të traditave malësore këndoi kangën e tij të re: Jam krenar me ty Malësi”.

Grupi i Valles “Vallëzoni me Elvanën”, kërcyen dy valle, Vallen e Kreshnikëve dhe Vallen e Shotës. Valltaren Elvana Dedvukaj u shoqëroi me tupan bashkëshorti i saj Tony Dedvukaj dhe grupi i vallëtarëve.

Këngëtarja e re Misi Gojçaj, me talentin dhe konfidencën e saj entuziazmoi pjesëmarrësit me këngën e saj “Malësinë nuk e gjej askund”.

Grupi “Shqiponjat e Vogla” me performancën e jashtëzakonshme tërhoqën vemendjen e te gjithëve. Dukej qartë pergatitja profesionale si në harmoninë e lëvizjeve, po ashtu edhe në veshjet kombëtare. Ky grup kërceu tri valle, Vallen Arbëreshe, Vallen e Pershkopisë dhe Vallen e Librazhdit dhe për secilën valle grupi kishte pergatitur veshje popullore të veçantë në përshtatje të krahinave nga të cilat buronin vallet.

Këngëtarja kaq e re dhe kaq e talentuar, Albana Gojçaj, vetëm 7 vjeçe, këndoi këngën e saj të preferuar “Jam Albana vajzë shqiptare”. “Unë kendoj por edhe këcej shumë prandaj skena është pak e vogël”, ju ankua ajo drejtuesit të programit, dhe pastaj ajo zgjodhi të kërcejë në mes të sheshit të Festivalit e shoqëruar me ovacionet e të pranishmëve.

Grupi tashmë profesionist “Rapsha në Mërgim”, nën trajnimin e koreografit të pasionuar Anton Junçaj, kërcyen tre valle me motive Malësore , Zanat Vallëzojnë, Vallja e Malësisë dhe Vallja e Tropojës. Grupi Rapsha në Mërgim ka qenë shumë aktiv në të gjitha eventet komunitare dhe më gjerë. Ky grup së bashku me grupin “Vallëzoni me Elvanën” do të marrin pjesë në Festivalin Folklorik Nderkombëtar qe do të mbahet në Washington DC në fund të shtatorit duke përfaqësuar komunitetin shqiptar të Michiganit.

Mbas përfundimit të programit folklorik, Dom Ndue Gjergji, falenderoi organizatorët, kryetarin e Festivalit Pjerin Prekaj, kryetarin e këshillit Rrok Dedivanaj dhe pjesëmarrësit, si dhe bëri bekimin e Festivalit. Dr. Gjeka Gjelaj mbas fjalës së tij ftoi mysafirin nga Kanadaja, koreografin Ramazan Këllezi, i cili falenderoi Kishën e Zojës Pajtore për ftesën, të pranishmit, grupin e tij të valles dhe prindërit që i shoqëronin.

Gjithashtu Dr Gjelaj falenderoi muzikantin violinist Kristjan Gusho dhe bashkëshorten për pjesëmarrjen, lexoi emrat e donatorëve të Festivalit dhe më pas ja kaloi rradhën këngëtarit Albet Abedini dhe grupit të tij për të ndezur atmosferën argëtuese të Festivalit.

Qëllimi kryesor i këtij Festivali ka qenë, bashkimi i shqiptarëve, pa dallim feje dhe krahine, ruajtja e gjuhës, kulturës dhe traditave shqiptare në diasporë. Për shumë vite, këto festivale më së shumti kanë konsistuar në grumbullime masive të shqiptarëve, me këngëtarë të njohur shqiptarë, muzikë dhe valle të pastër shqiptare. Po ashtu, një qëllim tjetër ka qenë edhe mbledhja e fondeve nëpërmjet donacioneve të bizneseve shqiptare në Michigan dhe nga shërbimi i ushqimeve dhe pijeve në Festival në ndihmë të Kishës.

Me ndërtimin e vënjen në funksionim të qendërs Kulturore Nënë Tereza, kjo e fundit i ka dhënë një dimension tjetër jo vetëm Festivalit, por edhe jetës shoqërore të Famullisë së Zojës Pajtore të Shqiptarëve. Krijimi i klasave të gjuhës shqipe dhe të klasave të valles shqipe, kanë ndikuar në afrimin e fëmijëvë dhe rinisë në Kishë dhe në aktivitete shoqërore.

Festivali Tradicional, si aktiviteti shoqëror kryesor më gjithpërfshirës i Kishës Zoja Pajtore, ka pasur një risi të re me Programin Artistik Folklorik, që organizohet si prelud i Festivalit. Për nga vlerat e trashëgimisë kulturore ky Program është thelbi i Festivalit Tradicional, ku interesimi i publikur shqiptar dhe mediave ka qenë i jashtëzakonshëm.

Pra, krijimi i Qendrës Kulturore “Nënë Tereza” ka ndikuar pozitivisht jo vetëm në gjallërimin me rini të Kishës, por ka dyfishuar edhe vlerën e vetë Festivalit tradicional të Kishës Zoja Pajtore.

blank blank blank blank

blank blank blank blankblank

Pergatiti Valentin Lumaj
Michigan, 4 Shtator 2023

blank

Vatra ka nevojë për një drejtues që ta kthejë besimin tek Vatranët! Lundrimi në ujërat e trubullta dhe ditët e trazuara në Vatër. Nga Agustin Mirakaj

Lundrimi në ujërat e trubullta dhe ditët e trazuara në Vatër.

Në zemër të New York-ut. Vatra, një komunitet dikur i njohur për diskutimet e tij të gjalla dhe debatet e ndezura, një ndjenjë shqetësimi është vendosur. Ditë pas dite, një mungesë e dukshme e takimeve dhe një mungesë e dukshme e lirisë së mendimit dhe shprehjes kanë hedhur hije mbi Vatrën. Mungesa e një drejtuesi e ka lënë Vatrën në ditët më të këqija që nga themelimi i saj, duke shkaktuar shqetësim të thellë tek anëtarësia e saj. Në këtë artikull, ne thellojmë sfidat me të cilat përballet Vatra dhe nevojën urgjente për një lider që të drejtojë komunitetin drejt një të ardhmeje më të ndritshme.

Një zbrazëti pa udhëheqës: Mungesë e një lideshipi gjatë kësaj periudhe ka rezultuar e dëmshme për funksionimin e Vatrës. Takimet, dikur një gur themeli i këtij komuniteti të gjallë, janë bërë të pakta, duke i lënë vatranët të ndihen të shkëputur dhe të papërfaqësuar. Pa një lider për të lehtësuar diskutimet, konfliktet mbeten të pazgjidhura dhe vendimet mbeten pa u marrë. Atmosfera dikur tërheqëse që nxiti kreativitetin dhe inovacionin i ka lënë vendin një mjedisi të ndenjur, dhe të mbytur.

Liria në zhdukje: Vatra, e njohur për përkushtimin e saj ndaj lirisë së mendimit dhe të shprehjes, tani e gjen veten të kufizuar pikërisht në këto aspekte. Mungesa e një lideri i ka hapur rrugën një kulture heshtjeje dhe autocensurimi, duke i lënë vatranët të frikësuar për të folur apo ndarë opinionet e tyre. Idetë që dikur lulëzonin në Gazetën Dilli përmes dialogut të hapur tani janë shtypur, pra çensuruar totalisht. Humbja e lirisë ka hedhur një zbehje mbi vatranët, duke mbytur potencialin e Vatrës për rritje.

Në këto kohë të vështira, Vatra ka nevojë për një drejtues që ta kthejë besimin tek Vatranët. Një udhëheqës i mirë mund të sigurojë drejtimin e nevojshëm të nevojshëm për të rindezur frymën e Vatrës. Prania më e shpeshtë e kryetarit për tema që i perkasin çështjes kombëtare do t’i nxisë vatranët, duke i inkurajuar ata të marrin pjesë aktive në takime dhe të ringjallë traditën e diskutimeve të hapura dhe respektuese. Një udhëheqës i mirë pa ndërfyrje ….., mund të rrënjos shpresën, të frymëzojë besim dhe të rivendosë besimin në fuqinë e vendimmarrjes.

Rruga përpara: Kërkimi i një drejtuesi në Vatra duhet të jetë një përpjekje përbashkët. Vatranët duhet të mblidhen, duke lënë mënjanë dallimet personale, për të identifikuar individët që zotërojnë cilësitë e nevojshme për të udhëhequr. Aftësitë e forta komunikuese, ndjeshmëria dhe përkushtimi ndaj përfshirjes janë atribute thelbësore që një lider duhet të zotërojë dhe të mbështetet dhe të fuqizohet nga vatranët, duke siguruar aftësinë, cilësin për të drejtuar Vatrën drejt një të ardhmeje më të mirë.

Rindërtimi i Vatrës behet vetëm me një lider të mirë në krye, Vatra mund të rifitojë lavdinë e dikurshme. Rivendosja e lirisë së shtypit, mendimit dhe shprehjes do të inkurajojë vatranët të ndajnë idetë e tyre dhe të kontribuojnë si në rritjetet sociale dhe në komunitetin shqipëtar. Duke përqafuar një lider, Vatra mund të nisë një udhëtim rinovimi dhe përparimi.

Ndërsa ditët bëhen më të errëta në Vatra, nevoja për një drejtues bëhet gjithnjë e më e dukshme. Mungesa e takimeve dhe humbja e lirisë së mendimit dhe të shprehjes kanë lënë një boshllëk që mund ta mbushë vetëm një lider i përkushtuar dhe vizionar. Ka ardhur koha që anëtarët e Vatrës të bëhen bashkë, të gjejnë një fuqinë dhe të rindërtojnë vatrën e tyre të dashur. Me një udhëheqës të fortë, Vatra mund të bëhet përsëri një fener i ligjërimit intelektual, duke nxitur rritjen dhe duke ushqyer lirinë e shprehjes që dikur e mbrojti me krenari.

Vatra Manhattan Branch
Agustin Mirakaj

blank

KULLA BOLLATI-SYMBOL I PARAMITHISE SHQIPTARE

VOAL- Miku i shquar, atdhetari Sali Bollati, i përkushtuar ndaj çështjes shqiptare dhe në veçanti ndaj çështjes çame, ka dërguar edhe për portalin tonë një foto të Kullës së Bollatëve.
Kulla e Bollatëve është një simbol i qëndresës së paepur dhe të pamposhtur të Çamërisë shqiptare:

TE NDERUAR BASHKEATDHETARE

Para disa ditesh ne gazeten PARAMYTHIAONLINE  gjeta nje Postkarde Urimesh me Simbol te qytetit te Parmithise Shqiptare-KULLEN E BOLLATEVE!!
Aty shkruhet:”SHENDET E LUMTURI GJITHE PARAMITHIOTEVE DHE EPIROTEVE KUDO NDODHEN SE BASHKU ME FAMILJET E TYRE dhe per cudi edhe me te madhe nga Minoriteti Shqiptar ne Greqi?!! A thua po e “kuptojne” shovinistat greke se ÇAMERIA ESHTE SHQIPTARE?!!
blank

Mbledhje me Vatranët: Elmi Berisha ka shpallur Kryesinë, Këshillin e kryetarin e Këshillit duke shkelur Kanunoren

Përgjegjës për gjendjen aktuale janë kryetari i Vatrës dhe kryeredaktori i Diellit
Vatra Manhattan Branch
Prot. No: 0701V
Number of Pages: 7
Date: July 8, 2023
Më datë 07.01.2023, rreth 34 Vatranë morën pjesë në një mbledhje Zoom për problematikat aktuale të Vatrës. Bazuar në Kanunore, veprimtaria e Federatës Vatra zhillohet në zbatim të Kanunores dhe në përputhje me ligjet amerikane, si rrjedhoje, mendimet dhe kundërshtitë e ndryshme të anëtarëve të Vatrës kanë qenë konform Kanunores dhe Amandamentit të Parë të Kushtetutës Amerikane që mbron lirinë e fjalës. Takimi u mbajt në një frymë tepër dinjitoze ku pati kohë që të degjoheshin të gjithë zërat. Më poshtë vijojn një permbledhje e shkurtër mbi cështjet e diskutuara.
Situata Aktuale në Vatër.
Nevoja Urgjente për mbledhje dhe rivendosjen e frymës historike të Vatrës. Vatranët present qortuan vendimet e nxituara të Kryetarit Berisha të cilat po shkaktojnë jo rritje dinjitoze të antarësisë së Vatrës, sic është premtuar nga Z. Berisha, por jnë fryrje fiktive të sajë.
Liria e fjalës dhe shprehja e vullnetit të të gjithë Vatranëve.
Vihet re se liria e fjalës në Vater po cenohet gjithmonë e më shumë. Kjo, jo vetëm prej mangësive të Kryeredaktorit por edhe prej (simbas tij) direktivave të kryesisë. Censuara ndaj shkrimeve dhe opinioneve të vatranëve në gazetën e Vatrës Dielli nuk mund të vazhdojë dhe nuk ka asnjë bazë, as në Kanunore dhe as në ligjet e SHBA,
Mbi Kuvendin e kaluar të datës 26 Shkurt 2022, u diskuatua mbi:
I vetmi institucion I zgjedhur me votë prej Kuvendit që eshtë ai i Kryetarit te Vatrtes, me nje mandat 2 (dy) vjeçar. Për sa I përket Kanunores së re dhe Mandatit të Kryetarit, asnjera prej këtyre dy pikave nuk ka patur votën e nevojshme per tu aprovuar nga kuvendi.
Veprimet e Kryetarit te Vatrës bien ndesh me Kanunoren.
Ai ka emëruar dhe shpadhur strukturat e Vatrës, Kryesinë, Këshillin dhe kryetarin e Këshillit pa u bazuar ne Kanunore . Pamjet filmike dhe mungesa e proces verbalit qe sanksjonon mbylljen e punimeve te kuvendit, konstatojne se në mënyrë arbitrare disa nejrëz që vetë emërohen në “kryesi,” pa asnjë autorizim (apo tager kanunor), ratifikojnë të gjitha vrejtjet dhe korigjimet që u propozuan dhe aprovuan në kuvend, e drejt eksluzive kjo vetëm e kuvendit të ardhshëm.
Në “Kryesine” aktuale të Vatrës verehet një përpjekje për të paraqitur votimin e “Kanunores së re” si një kapitull të mbyllur duke e quajtur atë të kaluar dhe duke bazuar vendimet e marra së fundmi nga nenet e saja, kjo që ben që të gjitha keto vendime janë de facto të pa vlefshme dhe jo legjitime.
U diskutua mbi mungesën e plotë të raportit të veprimtarisëe financjaare. Mungesën e trasprencës mbi fatin e donancjoneve që Vatra mblodhi për të ndihmuar mbas tërmetit shkatrrimtar në Atdhe.
Në takim u fol gjithashtu për shpifjet, si ato që e kane lidhje me videot e kuvendidt, ku Vatrane të vjeter janë akuzuar nga persona të caktuar për manipulim të videove. Sharje personale, si ato që kanë ndodhur gjatë takimeve të kryesisëe ndermjet anëtarëeve të sajë. Në disa raste keto sharje personale e kalojne cakun e sharjes dhe kalojnë në sferën e kërcenimit që përbën një vepër penale e demënueshme nga ligji i SHBA. Sharje, shpifje apo perulja e figurës sic janë disa raste flagrante ndaj Kryetarit të Nderit të Vatres Z. Rexhaj.
Largimet dhe Dorëheqjet:
Në lidhje me piken e mësiperme u diskutua gjithashtu edhe për largimet pa kriter dhe të jashtëligjshme të Vatranëve Z. Mirakaj dhe Z. Lumaj. Kryesia e Vatrës ka tejkaluar, ose më mirë ka marrë kompetenca që nuk I përkasin. Largimi I Anetareve të Vatrës merret në shqyrtim vetëm nga Keshilli I Vatës dhe është legjitim vetëm me 2/3-n e votave.
Dorëheqja e Z. Dine nuk është pritur mirë prej asnjë nga presmarrësit, te cilet ne menyre individuale, nuk e kanë pranuar dorheqjen e tij. Me sa duket Z. Berisha me Largimin ilegjitim të Z. Mirakaj, mirëpriti me krahet hapur edhe largimin e Z. Dine, Nje pikë kjo qe ka lidhje edhe me zotimet e Z. Berisha në kuvendin e 26 Shkurtit 2022, I cili nuk arriti misjonin e marrë përsiper për bashkimin e vatranëve, perkundrazi e thelloj ndarjen ndërmjet tyre.
Gjëndja fizike dhe trajtimi skandaloz i bibliotekës së Vatrës.
Disa Vatranë folën rreth gjëndjes skandaloze të Bibliotekes së Vatres dhe mundesine e humbjes me apo pa mendje të dokumentave Historike, të cilat nuk I përkasin individëve, por të gjithë kombit Shqiptar. Nje numer I madh Vatranesh mendojne se pergjegjës për gjendjen aktuale jane Kryetari I Vatrës dhe Kryeredaktori I saj.
Gjate bashkebisedimit u propozua që Vatra të krijojë të gjitha mundësitë dhe hapsirat e nevojeshme që Vatranët që kanë kontribur në ditët më të vështira të egzistencës së Vatrës të jene më aktiv në ringritjen e Vatrës në vlerat morale dhe historike të saj.
Për më teper, u kërkua që të organizohet një takim i hapur në ambjentet e Vatres. Të diskutohen problematikat e lindura dhe të fillojë puna për thirjen e një kuvendi të jashtëzakonshëm ose (për efekt kohor) të kuvendit të radhës në fillim te vitit të ardhshëm, Bazuar ne Kanunoren historike të Vatrës në të cilën u bazua edhe kuvendi I dates
26 Shkurt 2022.
Ky dokument do ti dërgohet administratës së Vatrëse për protokollim dhe botim në gazetën Dielli. Së funmdmi, duke u mbeshtetur në frymen e Vatrës, bazuar gjithashtu në të drejten kushtetuese të SHBA, mbi lirine shprehjes, ky document do të publikohet edhe në organet të tjera të shtypit apo rrjete socjale. Duke shpresuar që praktika e heshtjes dhe e shantazhit të c’rrënjoset njëherë e përgjithmonë në Vatrën e të gjithë Shqiptarëve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e të gjithë dashamirësve të sajë AtDheDashës, kudo që ndodhen në botë.
Vatranet:
Ervin Dine, 2) Agim Rexhaj, 3) Nazo Veliu, 4) Lek Mirakaj, 5) Ramiz Mujaj, 6) Idriz Lamaj, 7) Merita McCormack, 7) Marjana Bulku, 9) Elton Mara, 10) Sergio Bitici, 11) Muhamet Omari, 12) Ibrahim Kolari, 13 Agustin Mirakaj, 14) Asllan Bushati, 15) Mark Mernacaj, 16) Viktor Vorfi, 17) Idriz Celaj, 18) Ylli Cakani, 19) Besart Mujaj, 20 Ilirjan Blloshmi, 21 Eduart Aranitasi, 22) Alban Mirakaj, 23) Marin Prendi, 26) Alban Bici, 27) Gazment Toska, 28) Mikel Ndoci, 29) Anton Vorf, 30 Klajdi Rapaj, 31 Kejvi Rapaj, 32, Tomorr Gjuta, 33) Ahmet Gjuta, 34) Valentin Lumaj, 35 Ilir Gjini.
Kërkesë e Vatëranëve:
Data, detajet dhe platforma e këtij takimi të publikohen në Gazetën Dielli dhe në faqen e Facebook të Gazetës Dielli.
Ps. Nga Gazeta Dielli deri më sot nuk ka asnjë publikim.
Ky është fakt!
Me respect Vatranët

Send this to a friend