VOAL

VOAL

Shkodranët harrojnë për pak çaste koronavirusin, shijojnë në dritare e ballkone këngëtarin e tyre të zemrës, ja çfarë shkruan Meta

April 12, 2020
blank

Komentet

blank

Ndahet nga jeta regjisori i njohur Kristaq Dhamo, realizoi filmin e parë shqiptar me metrazh të gjatë!

Regjisori, kritiku i kinematografisë dhe pedagogu, Kristaq Dhamo është ndarë nga jeta këtë të diel.

Dhamo lindi në Libofshë të Fierit, më 20 prill 1933. Kreu liceun artistik “Jordan Misja”, më 1952, dega dramaturgji, duke vënë në skenë pjesën Dëftesa e pjekurisë te K. Simonov, ku interpretuan regjisorët e ardhshem të teatrit shqiptar Pirro Mani, Kujtim Spahivogli, Esat Oktrova, Mihal Luarasi. Studimet universitare i kreu në Institutin e Lartë të Teatrit dhe Kinematografisë në Budapest, Hungari, me 1956, dhe fill më pas u emërua në kinostudion “Shqipëria e re”.

Për një periudhë të gjatë kohe, Kristaq Dhamo ka qenë udhëheqës artistik i kinostudios (1973¬1981 dhe 1984-1992). Është regjisori që realizoi filmin e parë artistik shqiptar me metrazh të gjatë, “Tana”, i cili qe gjithashtu edhe filmi i tij i parë, me të cilin mbrojti edhe diplomën (1958).

Pas filmit “Detyrë e posaçme (1963), në vitin 1965 ekranizoi romanin “Këneta” të Fatmir Gjatës, nën titullin “Vitet e Para”, nderuar me Çmimin e Republikës të Klasit II, si dhe me diplome nderi në Festivalin I të Filmit Ballkanik ne Varna (Bullgari, 1966) për “Regjinë e skenave masive me vërtetësi kronikale”.

Dhamo fitoi edhe çmimin për “Regjinë më të mirë” në Festivalin e Filmit Shqiptar, 1979.

Për shumë vite ai ka qenë drejtor artistik në Film Studio. Dhamo ka dhënë një ndihmë të çmuar në përgatitjen e studentëve të rinj të kinematografisë, me organizimin e disa kurseve profesionale. Në 1979 i është dhënë titulli “Artist merituar” dhe në vitin 1987 është nderuar me titullin “Artist i Popullit”. Në festivalin e XI-të i filmit shqiptar 2000 është nderuar me çmimin e karrierës.bw

blank

Kosovë: MPB blen autoblinda, topa uji, limuzina të blinduara dhe armë të gjata për policët kufitarë

Ministria e Punëve të Brendshme ka blerë armë në vlerë 1,300,000 euro, armë të gjata për policinë kufitare në vlerë 350, 000 mijë euro, si dhe autoblinda, topa uji dhe limuzina të blinduara në vlerë 7,130,00 euro.

Sipas raportit të thesarit të shtetit, kjo ministri ka blerë edhe pajisje të specializuara për policinë kufitare në vlerë, 280, 000 euro, ndërsa konfidenciale për hetuesinë ka blerë mjete në vlerë 300 mijë euro.

Kjo ministri ka investuar 200 mijë euro edhe në sigurinë kibernetike dhe çështje tjera. Megjithatë, ajo që bije në sy është investimi në shkolla.

MPB ka investuar 747,117 euro për ndërtimin e shkollës fillore në Pejë , 864,828 euro për ndërtimin e shkollës së muzikës në Prizren, 39,455 për ndërtimin e shkollës në Bajqinë të Podujevës,286.303 për ndërtimin e shkollës fillore në Pozhoran të Vitisë, 64.731 euro për ndërtimin e ndërtimin e rrethojës në fushën e sportit, 50 mijë euro për shkollën multietnike në Mitrovicë të Veriut, 290.000 për ndërtimin e shkollës së ciklit të ultë në Fushticë të Epërme në Drenas, 73,181 euro për ndërtimin e çerdhes në Prizren, 561,346 euro për ndërtimin e shkollës në Komoran të Drenasit,

Kurse për projektimin dhe ndërtimin e Spitalit të Prishtinës, ka shpenzuar 500,000 euro./KP

blank

Presidenti i Ukrainës i kërkon Bashkimit Europian që të ndalojë vizat për rusët

Presidenti i Ukrainës ripërsëriti thirrjen e tij për anëtarët e Bashkimit Evropian që të ndalojnë vizat për qytetarët rusë.

 

Ndërsa një diplomat rus paralajmëroi se çdo veprim i SHBA-së për ta shpallur Rusinë një “shtet sponsor të terrorizmit” mund të rezultojë në ndërprerje të plotë të marrëdhënieve diplomatike.

Kievi dhe Moska vazhdojnë të shkëmbejnë akuza për rreziqet e luftimeve pranë centralit bërthamor të Zaporizhjas, për të cilin Kombet e Bashkuara thanë se duhet të çmilitarizohet zona rreth tij.

Zaporizhja është centrali më i madh bërthamor në Evropë dhe në të gjenden gjashtë nga 15 reaktorët që gjenden në Ukrainë.

Forcat ruse e kanë nën kontroll këtë central që nga ditët e para të pushtimit në Ukrainë.

Vendet perëndimore i kanë bërë thirrje Moskës që të tërheqë forcat e saj nga Zaporizhja.

“Objekti nuk duhet të përdoret si pjesë e ndonjë operacioni ushtarak. Në vend të kësaj, nevojitet një marrëveshje urgjente në një nivel teknik për një perimetër të sigurt të çmilitarizimit për të garantuar sigurinë e zonës”, tha më 12 gusht, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres.

Në fjalimin e tij me video të natës më 12 gusht, Zelensky përsëriti thirrjen e tij për ndalimin e vizave të BE-së për qytetarët rusë, duke thënë se është e nevojshme që blloku të mos bëhet “supermarket”, i hapur për këdo që do të hyjë në BE.

“Duhet të ketë garanci që vrasësit rusë ose bashkëpunëtorët e terrorit shtetëror të mos mund të përdorin viza Shengen”, tha ai.

Viza Shengen është vizë që u jep njerëzve mundësi të udhëtojnë në Zonën Shengen, e cila përfshin 22 nga 27 shtetet anëtare të BE-së.

Disa vende të BE-së, përfshirë tri shtetet baltike dhe Republikën Çeke, kanë lëvizur tashmë për të kufizuar udhëtimin dhe vizat e punës për rusët, dhe ministri i jashtëm çek, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të BE-së, ka mbështetur thirrjet për një ndalim të tillë në mbarë bllokun.

Përpjekja, megjithatë, ka fituar pak mbështetje deri tani mes anëtarëve të tjerë të BE-së.

Ministria e Jashtme ruse i tha agjencisë shtetërore të lajmeve TASS se marrëdhëniet diplomatike me Uashingtonin do të dëmtoheshin keq dhe madje mund të ndërpriteshin nëse Rusia shpallet “shtet sponsorizues i terrorizmit” nga Senati i SHBA. /REL

blank

Christopher Hill: Serbët duhet ta kujtojnë kush i udhëhoqi në vitet ’90 dhe çfarë u bëri ai popujve tjerë

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë është pyetur nëse të paktën e konsideron gabim bombardimin e objektit të RTS-së nga NATO në vitin 1999.

Diplomati amerikan tha se është e rëndësishme për serbët që ta kuptojnë se kush i udhëhoqi në vitet e 90-ta dhe çfarë dëme u bëri Millosheviqi popujve të tjerë në Ballkan.

“E dini, unë mendoj se është e rëndësishme, ashtu siç është e rëndësishme të theksoj se nuk dua të rishikoj vitin 1999, mendoj se është e rëndësishme që serbët të kujtojnë se kush e udhëhoqi Serbinë atëherë dhe çfarë u bëri ai person kombeve të tjera në Ballkan. Pra, pa këtë pyetje, është e padiskutueshme që kur sheh një vend ku ra një bombë dhe ku njerëz vdiqën, padyshim që të vjen keq për humbjen e njerëzve. Sigurisht që e ndjej këtë dhe më vjen keq dhe ndjej për familjet që po jetojnë me atë humbje”, tha Hill, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë shefi i misionit diplomatik të SHBA-së në Serbi u shpreh se nuk e pranon analogjinë me çfarë po ndodhë në Ukrainë dhe bombardimet e NATO-s.

“Por unë nuk pranoj të bëj analogji në asnjë mënyrë me brutalitetet dhe barbarizmin e kryer ndaj popullit ukrainas. Unë do t’i inkurajoja serbët të ruajnë kujtesën e tyre, por është e rëndësishme për jetën e kombit si të tillë dhe që individi të dijë se ka momente kur duhet të ecim përpara, të lini të kaluarën pas dhe të shikoni në të ardhmen. Unë po përpiqem ta bëj këtë këtu në Serbi, për të ndërtuar marrëdhëniet e SHBA-së me Serbinë, po përpiqem të jem i sinqertë dhe i qartë me popullin serb. Por unë mendoj se është e rëndësishme për të gjithë, veçanërisht për njerëzit që kanë pasur një të kaluar të vështirë si serbët, që është koha për të vazhduar, për t’u shqetësuar për të ardhmen, për të ardhmen e fëmijëve dhe fëmijëve të tyre. Unë e kuptoj rëndësinë e historisë, por të gjithë në këtë vend duhet të shohin se si do të ecin përpara pa parë prapa”, u shpreh ai.

blank

“Afera në portin e Durrësit shkon 4 miliardë euro”, Berisha thirrje investitorit Alabbar: Mos u impliko në këtë mega aferë të tmerrshme

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i ka bërë thirrje themeluesit të “Emaar Properties” Mohamed Alabbar që të mos përfshihet në aferën e portit të Durrësit.

Përse nuk ka një qëndrim zyrtar nga PD kundër projektit në portin e Durrësit?

Para 2 javësh u kam bërë thirrje qytetarëve të Durrësit, të mos blejnë asnjë metër se gjithçka do të konfiskohet. E denoncon sot sërish këtë aferë, e cila shkon lehtësisht mbi 4 miliardë euro. Edi Rama me kompaninë po përvetëson një milionë m2 tokë publike në qytetin e Durrësit. Po i bën një dëm të pallogaritshëm ekonomisë shqiptare. Para 6 muajsh janë blerë vinça nga më modernët për atë port. Kurrë ai projekt nuk do të gjejë jetë. i them zotërisë Emmar të mos implikohet në mega afera të tmerrshme si kjo.

Cfarë dosje mund ta rrëzojë Ramën përveç asaj të inceneratorëve?

Dosja më e vërtetuar gjer sot është dosja e inceneratorëve. Te dosja ku Rama thoshtë “unë firmosja fap e fap e faj, vidhja me valixhe fap e fap e fap”, Rama është përgjegjësi kryesor. Zimbabve ka pasur të njëjtët skemë me të njëjtët personazhe, me Gugaljen, me Zoton, e ka konfiskuar gjithçka. Prokuroria këtu nuk guxon të konfiskojë veprën e krimit, duke shkelur ligjin anti-mafia. Kur SPAK nuk e bën këtë, do ta bëjnë qytetarët. Kjo është një betejë nga e cila qytetarët shqiptarë do të dalin të fituar.

Kur do mbahet protesta e ardhshme?

Vjeshta do të jetë një pranverë e dytë e demokracisë.bw

blank

Kurti: Kur Serbia flet për vrasje e dhunë, e ka fjalën për veten e jo për Kosovën

RFE/RL

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se kur zyrtarët në Beograd, përfshirë presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, flasin për dhunë dhe vrasje në Kosovë, ata flasin për vete, “flasin për imagjinatën e mendimet e tyre”.

Ky reagim u bë një ditë pasi presidenti serb, Vuçiq deklaroi në Beograd se ka informacione për plane se në veri të Kosovës po përgatitet “likuidimi i popullit tonë”, duke iu referuar popullsisë serbe që jeton në Kosovë.

Por, Kurti pas një vizite që i bëri Doganës së Kosovës më 12 gusht, tha se Kosova është për paqe dhe stabilitet.

“Kur ata flasin, nuk janë duke folur për neve, por për vete. Ne jemi për paqe, siguri, stabilitet afatgjatë dhe duhet që me shtetin tonë, jo vetëm ta mbrojmë sovranitetin dhe integritetin territorial, por edhe demokracinë, kushtetutshmërinë, sundimin e ligjit dhe progresin”, tha Kurti.

Ai sërish akuzoi Serbinë se ka nxitur rritjen e tensioneve në veri të Kosovës më 31 korrik dhe 1 gusht, kur serbët lokalë, duke shprehur pakënaqësinë e vendimeve të Kosovës për targat dhe dokumentet serbe, bllokuan rrugët në veri.

“Dita e 1 gushtit do të shkonte tërësisht paqësore dhe do të ishte dita e parë e punës së muajit të tetë të vitit. Mirëpo, më 31 korrik u ngritën ato barrikada prej njerëzve që kishin nxitur, planifikuar, përgatitur e financuar strukturat ilegale që u bënë banda kriminale nëpër rrugën në veri të Kosovës”, tha Kurti.

Kurti tha se Kosova ka shënuar përparim në shumë fusha, përfshirë edhe në mbledhjen e të hyrave dhe parandalimin e kontrabandës, duke theksuar se vetëm gjatë këtij viti, të hyrat nga Doganat janë rritur për 14 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Gjatë konferencës për media, Kurti u pyet edhe për një nismë të qytetarëve në rrjetet sociale, të cilët po kërkojnë që të shfuqizohet një udhëzim administrativ, që ndalon bartjen e shamisë në shkollat e Kosovës.

Shefi i ekzekutivit tha se Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) po punon për të adresuar këtë shqetësim të qytetarëve, teksa shtoi se ai është kundër ndalimit të shamisë për vajzat nga mosha 16-vjeçare.

“Qëndrimin tim unë e kam thënë para shumë vjetësh, e qëndrimi është që nuk duhet të ketë ndalim të shamisë dhe të elementeve të tjera fetare në jetën publike të qytetarëve. Por, gjithashtu kam thënë se mosha 16-vjeçare është pragu”, tha Kurti.

Në Kosovë, që nga viti 2010 ekziston një udhëzim administrativ që ndalon bartjen e shamisë në shkolla.

Nga MASHTI kanë thënë se ndalesa e uniformës fetare në shkolla bëhet për shkak se shkolla është sekulare.

blank

Më pak lindje në vend, rënie me 14.8% në tremujorin e dytë

Shtesa natyrore e popullsisë pasqyron trend pozitiv në tremujorin e dytë 2022 me 468 lindje më shumë se sa vdekje.

Sipas INSTAT numri i lindjeve për tremujorin e dytë 2022 është 5.384, duke shënuar një rënie me 14,8%, krahasuar me tremujorin e dytë 2021.

Numri i vdekjeve për tremujorin e dytë 2022 është 4.916, duke shënuar një rënie prej 19,4%, krahasuar me tremujorin e dytë 2021.

Në tremujorin e dytë 2022, pesë qarqe të vendit kanë shënuar shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në shtatë qarqet e tjera, shtesa natyrore e popullsisë pasqyrohet negative

Në tremujorin e dytë 2022, qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 821 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Korça, me 193 vdekje më shumë se sa lindje.

Lindjet

Në tremujorin e dytë 2022, të gjitha qarqet e vendit shënuan ulje të numrit të lindjeve, në krahasim me tremujorin e dytë 2021.

Në tremujorin e dytë 2022, qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 1.940 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 85 lindje. Rënien më të vogël në përqindje të lindjeve gjatë tremujorit të dytë 2022 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 e zë qarku i Beratit me 9,0%, ndërsa rënien më të madhe e ka qarku i Vlorës me 25,4%.

Vdekjet

Në tremujorin e dytë 2022, të gjitha qarqet e vendit shënojnë ulje të numrit të vdekjeve, në krahasim me tremujorin e dytë 2021.

Në tremujorin e dytë 2022, qarku me numrin më të ulët të vdekjeve është Kukësi me 97 vdekje, ndërsa qarku me numrin më të lartë është Tirana me 1.119 vdekje. Uljen më të madhe në përqindje të vdekjeve gjatë tremujorit të dytë 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, e zë qarku i Kukësit me rënie prej 30,2%./Monitor

Image

Image

blank

Armë, raketa dhe municion: Perëndimi premton edhe 1.5 miliardë euro për Ukrainën

Shtetet perëndimore janë zotuar se do të ndajnë më shumë se 1.5 miliard euro, ashtu që të rrisin kapacitetet e Ukrainës teksa përballet me luftën e Rusisë.

Kjo shumë është premtuar nga 26 shtete, të cilat janë përfaqësuar nga ministrat e Mbrojtjes, në një konferencë të mbajtur në Kopenhagë.

“Të gjithë përfaqësuesit e shteteve që kanë ardhur në Kopenhagë, kanë ardhur me synimin e mbështetjes së Ukrainës”, ka thënë ministri i Mbrojtjes së Danimarkës, Morten Bodskov.

Paratë do të përdoren për të blerë armë, raketa dhe municion, përfshirë rritjen e prodhimit të armëve për Ukrainën.

Një pjesë do të ndahet edhe për trajnim të ushtarëve ukrainas, njofton REL.

Ministrat e Mbrojtjes të Polonisë, Sllovakisë dhe Republikës Çeke, kanë shprehur gatishmëri për të zgjeruar prodhimin e sistemeve të artilerisë, municionit dhe pajisjeve tjera ushtarake në Ukrainë, ka thënë ministri danez.

Britania është zotuar se do të ndajë 300 milionë euro shtesë, përfshirë sistemet raketore me precizitet të lartë që mund të godasin shënjestrat në largësi prej 80 kilometrash.

Ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, ka thënë se donacionet janë dëshmi për të kundërtën e asaj që mund të ketë menduar presidenti rus, Vladimir Putin – që qeveritë perëndimore do të lodheshin nga konflikti.

Ministrat e Mbrojtjes të Polonisë, Sllovakisë dhe Republikës Çeke, kanë shprehur gatishmëri për të zgjeruar prodhimin e sistemeve të artilerisë, municionit dhe pajisjeve tjera ushtarake në Ukrainë, ka thënë ministri danez.

Britania është zotuar se do të ndajë 300 milionë euro shtesë, përfshirë sistemet raketore me precizitet të lartë që mund të godasin shënjestrat në largësi prej 80 kilometrash.

Ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, ka thënë se donacionet janë dëshmi për të kundërtën e asaj që mund të ketë menduar presidenti rus, Vladimir Putin – që qeveritë perëndimore do të lodheshin nga konflikti.

Wallace ka thënë se pushtimi rus në Ukrainë ka “nisur të dështojë në shumë aspekte”.

Ukraina i ka bërë thirrje të vazhdueshme Perëndimit që t’i dërgojë më shumë armë, përfshirë artilerinë me rreze të gjatë.

Moska, në anën tjetër, ka akuzuar shtetet perëndimore se po përfshihen në konflikt duke i dërguar Ukrainës më shumë armë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

blank

Zelensky u kërkon zyrtarëve që të mos flasin publikisht për taktikat ushtarake

RFE/RL

Presidenti ukrainas u ka bërë thirrje zyrtarëve që të mos flasim më me gazetarët për taktikat ushtarake kundër Rusisë, teksa një zyrtare e lartë e Ministrisë së Mbrojtjes tha se është hapur një hetim lidhur me rrjedhjen e informacioneve.

Deklaratat e Volodymyr Zelenskyt vijnë teksa spekulimet po vazhdojnë lidhur me shkakun e një serie shpërthimesh më herët gjatë kësaj jave në bazën ajrore ruse në Krimenë e okupuar.

Shpërthimet kanë shkatërruar të paktën tetë avionë luftarakë rusë që ishin në bazën ajrore në Krime.

Imazhet satelitore kanë shfaqur shkatërrim të madh në bazën ajrore Saki që gjendet në perëndim të qytetit Novofedorivka të Krimesë.

Rusia ka sugjeruar se shpërthimet kanë ndodhur për shkak të pakujdesisë. Megjithatë, zyrtarë të paidentifikuar ukrainas i kanë thënë mediave amerikane se forcat ukrainase janë përgjegjëse për shpërthimet.

“Lufta definitivisht nuk është koha për gjëra të kota dhe për deklarata të zëshme”, tha Zelensky, gjatë një video-adresimi në orët e vona të 11 gushtit.

“Sa më pak detaje të zbuloni për planet tona të mbrojtjes, aq më mirë do të jetë për zbatimin e atyre planeve”, shtoi ai.

Zelensky tha se publikimi i taktikave ushtarake është veprim i papërgjegjshëm.

“Nëse dëshironi që Ukraina të fitojë duhet të jeni të vetëdijshëm se jeni përgjegjës për çdo fjalë që thoni për planet e Qeverisë sonë për mbrojtje apo kundërsulme”, tha ai.

Përmes një postimi në Facebook, zëvendësministrja e Mbrojtjes, Hanna Malyar, tha se shërbimet e sigurisë po hetojnë se kush ka folur për mediat lidhur me shpërthimet.

“Rrjedhje të tilla të informacionit pengojnë planet e ushtrisë ukrainase, pasi që armiku mund të ndryshojë veprimet e tij dhe të përdor këtë informacion kundër nesh”, shkroi ajo.

Turqia, ndërkaq, tha se edhe dy anije me drithëra janë larguar nga portet ukrainase në Detin e Zi më 11 gusht, duke bërë që totali i anijeve që janë larguar nga Ukraina të arrijë në 14.

Ukraina ka arritur marrëveshje me Turqinë dhe Kombet e Bashkuara më 22 korrik për të zhbllokuar eksportin e 22 milionë tonë mistri dhe drithërave të tjera që kishin mbetur në porte dhe depo, qëkur Rusia nisi pushtimin e shtetit më 24 shkurt.

Ukraina është një eksportuese e madhe e grurit, misrit dhe drithërave të tjera dhe pamundësia për të eksportuar këto produkte ka kontribuar në rritjen e çmimeve të ushqimit në mbarë botën. Rritjet e çmimeve kanë rritur frikën se disa shtete mund të preken nga uria ose mund të shkaktohet jostabilitet politik.

blank

Raporti i OKB: 32% e popullsisë së Shqipërisë vuan nga pamjaftueshmëria ushqimore

Programi Botëror i Ushqimit në Kombet e Bashkuara FAO ka përllogaritur se, gjatë periudhës 2019-2021 rreth 900 mijë njerëz ose rreth 32% e popullatës së Shqipërisë vuajnë nga pasiguria ushqimore.

Pavarësisht se treguesi ka shënuar ulje te lehtë nga rishikimi i vitit 2020, Shqipëria ka rreth 1 të tretën e popullsisë saj me mungesa të sigurisë ushqimore.

FAO vlerësoi se, ne përgjithësi bota nuk ka përparuar as drejt sigurimit të aksesit në ushqim të sigurt, të ushqyeshëm dhe të mjaftueshëm për të gjithë njerëzit ose drejt çrrënjosjes së të gjitha formave të kequshqyerjes.

Konflikti, ndryshueshmëria dhe ekstremet klimatike, krizat ekonomike dhe së fundmi lufta në Ukrainë janë nxitësit kryesorë që ngadalësojnë progresin ndaj sigurimit ushqimor, veçanërisht aty ku pabarazia është e lartë. Pandemia e COVID-19 dhe lufta në Ukrainë e bëri rrugën drejt objektivave edhe më të pjerrët.

Numri i njerëzve të prekur nga uria në rang global arriti në 828 milionë në vitin 2021, me një rritje prej rreth 46 milionë që nga viti 2020 dhe 150 milionë që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19 sipas Kombeve të Bashkuara.

Përqindja e njerëzve të prekur nga uria u rrit në vitin 2020 dhe vazhdoi të rritet në vitin 2021, në 9.8 për qind të popullsisë botërore. Rreth 2.3 miliardë njerëz në botë (29.3 për qind) kishin pamjaftueshmëri ushqimore, 900 mijë prej tyre përllogariten në Shqipëri.

Në vitin 2021 në të gjithë botën 350 milionë njerëz më shumë në të gjithë botën kishin pasiguri ushqimore në krahasim me periudhën para pandemike.

Parashikimet tregojnë se, gati 670 milionë njerëz (8 për qind e popullsisë së botës) do të përballen e urinë në vitin 2030. Ky është një numër i ngjashëm me vitin 2015, kur synimi për t’i dhënë fund urisë, pasigurisë ushqimore dhe kequshqyerjes deri në fund të kësaj dekade u lançua nën Agjendën 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara.

Lufta në Ukrainë, që përfshin dy nga prodhuesit më të mëdhenj globalë të drithërave, farave vajore dhe plehrave, po prish zinxhirët ndërkombëtarë të furnizimit dhe po rrit çmimet e drithit, plehrave, energjisë. Nga ana tjetër ndryshimet klimatike ekstreme gjithnjë e më të shpeshta, veçanërisht në vendet me të ardhura të ulëta rrisin me tej pasiguritë për furnizim me ushqime. bw

blank

Ukraina: 9 avionë luftarakë rusë u shkatërruan nga shpërthimi në Krime

VOA

Zyrtarët ukrainas thonë se 9 avionë luftarakë rusë u shkatërruan nga shpërthimi masiv në bazën ajrore Saki në Krime, mes spekulimeve se baza u godit nga Ukraina. Kjo do të përbënte një përshkallëzim të ri të luftës me Rusinë.

Rusia mohon dëmtimin e ndonjë avioni nga shpërthimi i së martës, ose që të ketë ndodhur ndonjë sulm. Zyrtarët ukrainas, kanë lënë të kuptohet, por pa e pranuar përgjegjësinë për shpërthimet, duke vënë në lojë shpjegimin rus se në bazë ra zjarr tek depoja e municioneve që shkaktoi shpërthimet.

Kievi thotë se gadishulli i Krimesë, që Rusia e aneksoi para 8 vjetësh është i rëndësishëm dhe Presidenti Zelensky, duke folur disa orë pas shpërthimit, u zotua se Ukraina do ta rimarrë Krimenë.

Zyrtarët rusë u përpoqën sot ta minimizojnë ndikimin e shpërthimeve, duke thënë se hotelet dhe plazhet nuk janë prekur. Krimea është një destinacion i preferuar për turistët rusë. Shpërthimet, që shkaktuan një të vrarë dhe 13 të plagosur, i detyruan pushuesit të largoheshin në panik. Avionët rusë e kanë përdorur bazën në Soki për të goditur rajonet në jug të Ukrainës. Mediat sociale në Ukrainë ishin të mbushura me komente të shumta se sulmi ishte kryer nga Ukraina duke përdorur raketë me rreze të gjatë veprimi.

blank

Shqipëria i lufton zjarret me pajisje 50 vjet të vjetra

Besmir Nenaj

Zjarret vazhdojnë të përpijnë qindra hektarë pyje në Shqipëri, duke rrezikuar edhe zonat e banuara dhe tokat bujqësore. Rritja e temperaturave në muajin gusht po shoqërohet edhe me shtimin e vatrave të zjarrit në sipërfaqet pyjore dhe ato me shkurre të Shqipërisë.

Njëzet e tetë vatra zjarri janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit, prej të cilave 20 janë shuar, sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile.

Pjesa më e madhe e zjarreve në sipërfaqet pyjore shkaktohen nga temperaturat e larta, por, sipas autoriteteve vendore, një pjesë prej tyre edhe nga pakujdesia e banorëve, si dhe zjarrvëniet e qëllimshme.

Shikoni edhe fotogalerinë me zjarrfikësit e Shqipërisë në luftë me zjarret.

Zjarrfikësit e Shqipërisë në luftë disaditore me zjarret

Dhjetëra zjarrfikës janë angazhuar gjatë disa ditëve të fundit në betejë me një numër zjarresh të egra në Shqipëri, ku po mbretëron mot shumë i nxehtë. (Përgatiti: Trim Haliti)

Kreu i Emergjencave Civile në Shqipëri, Haki Çako, deklaroi për Radio Evropa e Lirë më 9 gusht se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë fikur mbi 30 zjarre. Për fikjen dhe lokalizimin e zjarreve u angazhuan mbi 1.000 efektivë, tha ai teksa bëri sërish thirrje për koordinim dhe njoftim më të shpejtë nga ana e autoriteteve lokale për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

“Ishin 24 orë shumë intensive në luftën ndaj zjarreve në Shqipëri për shkak edhe të temperaturave të pazakonta në vend. Kemi patur 34 vatra zjarri në mbarë vendin, të cilat po monitorohen me prezencën e të gjitha strukturave të Mbrojtjes Civile. Kanë marrë pjesë mbi njëmijë forca, janë angazhuar struktura nga ato vendoret, si Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor dhe forca vullnetare, të mbështetura nga forcat e armatosura të specializuara për luftën ndaj zjarreve, të mbështetura edhe nga helikopteri i tipit ‘Cougar’”, tha Çako më 9 gusht.

Ai shtoi se ka ende vatra aktive në fshatin Shetaj, në rrethin e Durrësit, në atë të Gramshit dhe në zonën e Kurbinit.

“Në fshatin Prongji, në bashkinë e Gjirokastrës, është riaktivizuar vatra e zjarrit e cila u fik ditën e djeshme. Kemi forca të shumta të angazhuara në monitorimin e këtyre zonave. Natyrisht që kapacitetet nuk janë maksimale, nuk janë ato të niveleve që të përballojnë zjarre masive në kulmin e verës, por duhet mbi të gjitha koordinimi dhe paralajmërimi i hershëm. Kjo pasi sa më shpejt të reagojmë, aq më shumë rezultat do të kemi në parandalimin e përhapjes së zjarreve”, tha ai.

Shikoni videon më poshtë: Zjarrfikësit në shumë vende në Evropë përpiqen t’i mbajnë nën kontroll zjarret, teksa Evropa po përjeton atë që meteorologët e kanë quajtur “apokalips të të nxehtit”.

Shqipëria pa mjetet e duhura për t’iu përgjigjur emergjencave civile

Një javë më parë, më 1 gusht, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilloi një takim me drejtues të pushtetit vendor, ku kërkoi gatishmërinë e tyre në terren për menaxhimin e situatës me zjarret.

Pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, Rama kishte deklaruar se “fatkeqësia natyrore na zuri të papërgatitur” dhe u zotua se do të ketë investime për Emergjencat Civile.

Por, më shumë se dy vjet më vonë, ky shërbim i rëndësishëm punon me një numër të kufizuar zjarrfikësish për numër banorësh dhe me mjete të amortizuara dhe të vjetërsuara.

Ky fakt pohohet edhe në raportin diagnostikues të Bankës Botërore (BB) mbi “Vlerësimin e përgatitjes dhe të përgjigjes ndaj emergjencave” të publikuar në maj të këtij viti, ku analizohet situata në pesë vendet e Ballkanit Perëndimor: Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut dhe Shqipëri.

Shikoni videon më poshtë: Me shumë vështirësi, helikopterët kanë arritur t’i fikin zjarret e egra që përfshinë Slloveninë dhe Shqipërinë.

Sipas këtij raporti, Shqipëria është e papërgatitur për t’iu përgjigjur emergjencave civile të tilla si “tërmete, zjarre në pyje dhe rrëshqitje toke.”

“Sistemit të përgatitjes dhe përgjigjes ndaj emergjencave civile i mungon baza operacionale për të pasur efektivitet dhe përgjigje ndërinstitucionale ndaj fatkeqësive natyrore në shkallë të gjerë”, vë në dukje Banka Botërore në raportin e saj diagnostikues për Shqipërinë.

Zjarrfikësit në Shqipëri me paga të ulëta

Për kryetarin e Sindikatës së Zjarrfikësve në Shqipëri, Bledar Bajramaj, është absurde gjendja në të cilën ndodhen zjarrfikësit. Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë ai deklaroi se përveç mungesës së kushteve dhe pajisjeve për punë, zjarrfikësit shqiptarë i kanë edhe pagat të ulëta.

Paga bazë e një punonjësi zjarrfikës në Shqipëri është 36 mijë lekë (298 euro), ndërkohë sipas të dhënave në Kosovë një zjarrfikës i nivelit bazë paguhet 399 euro, ndërsa në Maqedoninë e Veriut 416 euro.

“Mjafton të krahasosh pagat e zjarrfikësve në Shqipëri me ato të rajonit. Në vendet e rajonit marrin 200 euro më shumë. I kemi bërë kërkesë Ministrisë së Brendshme, e cila u miratua nga komisioni dhe u dorëzua draft-VKM-ja (Vendimi i Këshillit të Ministrave), por nuk u mor më asnjë me të. Ministria e Brendshme, e cila është përgjegjëse për zjarrfikësit, e ka miratuar rritjen e pagës, por Qeveria nuk e rrit”, tha Bajramaj.

Duhet të ndërrojë mentaliteti për fikjen e zjarreve, nuk fiken zjarret me lopata…”

Bledar Bajramaj

Bajramaj shtoi se në disa rrethe, kushtet e zjarrfikësve janë “skandaloze, si kushte pune dhe kushte qëndrimi”.

“Mjafton të marrim në konsideratë faktin që akoma në rrethe ka mjete zjarrfikëse të para 40 apo 50 vjetëve. Në shumë bashki të vendit, në raste aksidentesh që duhet t’u vijnë në ndihmë qytetarëve, nuk i kanë pajisjet”, shtoi ai.

Radio Evropa e Lirë pyeti Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) për investimet e kryera në dy vitet e fundit, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk ka kthyer përgjigje.

Shqipëria pjesë e mekanizmit të BE-së të mbrojtjes civile

Më 13 qershor të këtij viti Shqipëria aplikoi zyrtarisht për t’u anëtarësuar në mekanizmin e Bashkimit Evropian për Mbrojtjen Civile.

I themeluar në vitin 2001, kjo strukturë përbëhet nga 33 vende, 27 shtete anëtare të BE-së dhe gjashtë vende si Turqia, Serbia, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Islanda dhe Mali i Zi.

Mekanizmi i Mbrojtjes Civile synon të forcojë bashkëpunimin midis shteteve anëtare të BE -së dhe shteteve pjesëmarrëse në mbrojtjen civile për të përmirësuar parandalimin dhe reagimin ndaj fatkeqësive natyrore.

Themelues i agjencisë është Komisioni Evropian, i cili luan rol kyç në koordinimin e reagimit ndaj katastrofave duke kontribuar me mbi 75 për qind të kostove të transportit. Në të gjithë historikun prej dy dekadash, mekanizmi është përdorur për përballimin e më shumë se 540 emergjencave civile, kryesisht zjarre e përmbytje, por edhe tërmete.

Me përjashtim të Bosnjë e Hercegovinës, Shqipëria është vendi i fundit që ka aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në mekanizmin e Bashkimit Evropian për Mbrojtjen Civile.

Vetëm gjatë muajit korrik, Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së është aktivizuar katër herë, për luftimin e zjarreve në Shqipëri dhe ka ndihmuar në dërgimin e avionëve zjarrfikës nga Greqia në Shqipëri.

Disa nga këta aeroplanë janë pjesë e flotës së përbashkët të zjarrfikësve të BE-së të quajtur “rescEU”.


Send this to a friend