Miliarderi Jeff Bezos ka përfunduar fluturimin 11 minutësh në hapësirë këtë të martë, me raketën New Shepard.

Bezos shoqërohej nga vëllai i tij, Mark, një pilote 82-vjeçare, Wally Funk, dhe një student 18-vjeçar, Oliver Daemen, ndërsa në video shihet momenti kur ata sapo kanë zbritur në tokë dhe po takohen me të afërmit e tyre.

Jeff Bezos bëhet një nga astronautët e parë të nisur në hapësirë nga Blue Origin në raketën e saj New Shepard.