VOAL

VOAL

Komentet

blank

Deklarata e Kryeministrit të Kosovës z.Albin Kurti pas takimit të Brukselit: Me keqardhje Josep Borell hoqi dorë nga propozimi i BE !

Deklarata e Kryeministrit të Kosovës z.Albin Kurti pas takimit të Brukselit: Me keqardhje Josep Borell hoqi dorë nga propozimi i BE !

blank

Berisha viziton zonat e përmbytura në Shkodër: Rama dhe Balluku mbrëmë hapën tunelet e Komanit, e kanë mendjen të shfrytëzojnë energjinë për të vjedhur

Teksa situata në Shkodër është problematike për shkak të motit të keq, ku ka pasur dhe banesa të përmbytura, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po viziton zonat e goditura.

Ndalesën e parë e Berishës ka qenë fshati Kuç, ku po takon nga afër banorë të prekur. “Dëshmi e një papërgjegjshmërie të plotë të qeverisë. Mbrëmë janë hapur tunelet e Komanit, kanë derdhur nga portat e Vaut të Dejës 2 mijë metër kub për sekondë, dhe të gjitha këto vetëm sepse nuk dilnin dot nga skema e vjedhjeve. Këto reshje kanë qenë të parashikuara. Qoftë nga Instituti i Gjeoshkencave, që ja ka dërguar shkresën në zyra këtyre qeveritarëve që vjedhja jua ka verbuar sytë. Instituti, në mënyrë specifike ka parashikuar reshje ekstreme dhe përmbytje në alpet e veriut, Këto nuk kanë mjaftuar për Ramën dhe Belinda Ballukun sepse e kanë mendjen të shfrytëzojnë energjinë për të vjedhur. Ndërsa importonin energji e kishin bllokuar prodhimin dhe tani thotë; e bëra për të shtuar rezervat. Por ku i pate sytë kur të dhënat e meteorologëve thanë se do të kenë reshje ekstreme. Pra nga data 14-20 nëntori 10 mln euro energji elektrike, 5 mln i fusin në xhep. Tani që ka plasur skandali përpiqen të mashtrojnë, Nuk donin të ndërprisnin vjedhjen dhe sot janë mbi 2500 hektarë të mbytura në të gjithë territorin e Shkodrës, dhe të gjitha këto janë nga skema e vjedhjes.

blank

Zonja dilte dhe tmerronte shqiptarët se dimrin do e kemi të vështirë.”, tha Berisha.

blankMë pas Berisha do të ndalet edhe te Ura e Bahçallëkut dhe në fshatin Obot.

blank

Zëri i Amerikës transmeton LIVE protestën: Rama, përgjegjës për largimin e shqiptarëve

Zëri i Amerikës e transmetoi LIVE protestën e opozitës shqiptare

VOA

Në Shqipëri, opozita ka nisur sot pasdite protestën e saj kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Kjo protestë, siç deklaroi një ditë më parë, ish kryeministri Sali Berisha i cili ka rimarrë drejtimin e Partisë Demokratike “do të çelë një lëvizje të fuqishme që ka si synim madhor, përmbysjen e këtij regjimi antishqiptar, rikthimin e Shqipërisë në standardet demokratike, votën e lirë. Ndëshkimin e hajdutëve të pasurive publike publike dhe fondeve e saj publike, shpartallimin e krimit të organizuar me zero tolerancë ndaj tij. Të largojmë një person, një antishqiptar, një armik të qenies sonë kombëtrare , të lirive të shqitarëve sa më parë nga pushteti”.

Protesta, përpra selisë së qeverisë, organizohet gjithashtu dhe nga Partia e Lirisë (ish Lëvizja socialiste për Integrim) e cila drejtohet nga ish presidenti Ilir Meta. Ai ka akuzuar në mënyrë të përsëritur qeverisë e cila sipas tij “është zhytur në skandale të llahtarshme duke goditur perspektivën e vendit dhe duke vrarë shpresën e të rinjve”. Pak para protestës ai u shpreh se “kush fle në demokraci zgjohet në demokraci”.

Kryeministri Edi Rama konsiderohet përgjegjës për largimin e vazhueshëm të shqiptarëve nga vendi, e veçanërisht të të rinjve. Për këtë arsye, pjesë e skenografisë së protestës është dhe një gomone me flamurin e Britanisë së madhe. Emigrimi i shqiptarëve drejt këtij vendi, çoi kohët e fundit dhe në një reagim të fortë të kryeministrit Edi Rama, ndaj disa autoriteteve britanike, që floën për “një pushtim nga ana e shqiptarëve”.

Në disa fletë-palosje të shpërndara përpara protestës, Partia Demokratike ka paraqitur dhe atë që e konideron si “paketn antikrizë”, duke propozuar 10 ndërhyrjet kryesore, që nga “dyfishimi i rrogave dhe pensioneve, të përgjysmimi i sigurimeve shoqërore për fermerët, uljen e çmimit të energjisë për familjarët dhe biznesin, përgjmimin e taksave mbi naftën, moratorium për ndërtimet, anullimin e kontratave të paligjshme e luftë pa kompromis ndaj krimit të orgaizuar dhe korrupsionit”.

Kryeministri Edi Rama është treguar indiferent ndaj protestës së opozitës. Pak ditë më parë ai deklaroi për gazetarët se “nuk kemi asnjë lloj minute për të humbur me protestën e thirrur prej atyre që kanë marrë gjysmë milioni dollarë për të bërë protesta të kësaj natyre në të kaluarën. Koha do tregojë që lidhjet e tyre me likuiditetet ruse nuk janë ndërprerë, do ta shikoni”. Ai u shpreh “keqardhur për të gjithë ata, që do t’u shkojnë nga mbrapa duke menduar se kush e di për çfarë po u shkojnë nga mbrapa, po thjesht po tërhiqen për hunde”.

 

blank

VIDEO/ Me flamuj shqiptarë dhe amerikanë, qytetarët dynden në shesh

Mbahet në Tiranë sot protesta e opozitës së bashkuar.

Qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe kryeqyteti janë mbledhur sot në Tiranë për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë që i mbajnë përgjegjëse për situatën e vështirë ekonomike dhe largimin e të rinjve, por jo vetëm nga vendi.

Dy pikat e nxehta të protestës që sapo ka nisur janë sheshi “Skënderbej” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit” para kryeministrisë, ku janë mbledhur mijëra qytetarë.

Ata mbajnë flamuj shqiptarë dhe amerikanë, ndërkohë që nuk mungojnë flamujt e shumtë të PD.

 

blank

(Video) Gersi Troka, Kampioni me sindromën down renditet i 10-ti në botë si notari më i mirë

Prej 12 vitesh, Gersi Troka, stërvitet për të qënë një notues sa më i zoti. Për djalin me sindromën down, orët e gjata në stërvitje ja kanë vlejtur.

“Kam marrë pjesë në kompeticione kombëtare dhe ndërkombëtare, tani isha në Portugali, u rëndita i 10-ti në botë dhe e krenova Shqipërinë’, u shpreh ai.

Gjithçka nisi si një pjesë e terapisë që ai duhet të kryente. Do të ishte nëna e Gersit dhe trajnieri, ata që do të vërenin këtë talent tek 22-vjeçari.

“Që në fillim është përshtatur më shpejt me pjesën e ujit dhe të përmirësojë pjesën e teknikave të notimit. Gersi stërvitet tre herë në javë, stërvitet rreth dy orë. Ka vështirësi, nuk dua ta anashkaloj, por çdo ditë ka hapësira për përmirësim. Gersi është shumë i dashur dhe social”, theksoi trajneri i notit, Gentian Lama.

Edhe vetë Gersi është shumë i kënaqur nga trajneri me të cilin ai i ka të lidhura të gjitha arritjet.

“Më pëlqen si trajnier, edhe kur më tërheq ndonjëherë vemendjen”, nënvizoi kampioni.

Pasioni për notin, ka rritur dhe objektivat për Gersin dhe trajnierin e tij.

Kupa e radhës që kërkojnë të rrëmbejnë është ajo në Lojërat Olimpike në Berlin, vitin e ardhshëm./Euronews Albania

blank

VOA: Media në Shqipëri, Gazetarët: Përkeqësim i treguesve të lirisë së shprehjes

VOA/Mimoza Picari

Media në Shqipëri vijon të funksionojë në spiralen e problemeve të reja dhe të mbartura të cilat po dëmtojnë lirinë e shprehjes. Edhe raporti i fundit i Komisionit Europian evidentoi mangësi që lidhen me pavarësinë e saj. Gazetarë dhe analistë i thanë Zërit të Amerikës se transparenca e institucioneve është përkeqësuar dhe se tani ka gjithë e më pak informacion mbi kontratat publike me prapavijë korruptive. Edhe media online në gjykimin e tyre kërkon rregullim juridik, për të shmangur fenomene të tilla si shantazhi, presioni dhe anonimati.

Në Shqipëri, komuniteti i gazetarëve dhe grupimet shoqërore që monitorojnë zhvillimet në spektrin mediatik, shprehin shqetësim për cëninim e vazhdueshëm të lirisë së shprehjes. Së fundi edhe raporti i KE-së veçoi se nuk është shënuar progres në fushën e medias, dhe se ndërthurja e interesave të politikës dhe biznesit vijoi të pengojë pavarësinë e saj dhe cilësinë e gazetarisë. Analistë dhe gazetarë konstatojnë, se gjithnjë e më shumë media po kthehet në një zgjatim të politikës. Institucionet publike thonë ata e kanë përkeqësuar transparencën, kryesisht në dhënien e informacionit mbi çështje që lidhen me afera korruptive duke penguar investigimet mbi korrupsionin, kontratat konçensionare, dhe mbi mënyrën se si shpenzohen paratë e buxhetit të shtetit.

“Institucionet po rezistojnë gjithnjë e më shumë për të dhënë edhe informacionet që më herët i kanë dhënë me lehtësi. Ne jemi në një betejë të përhershme, gjithmonë e më keq tani, për të marrë informacion për kontrata, ku autoritetet publike i japin të drejtën vetes t’i bëjnë konfidenciale, për të mbrojtur kryesisht veten në këto kontrata dhe për të vendosur një perde ndaj informimit të publikut”- tha për Zërin e Amerikës Aleksandra Bogdani, gazetare e BIRN-it.

Analisti Lutfi Dervishi, thotë për Zërin e Amerikës, se mungesa e transparencës së institucioneve publike i ka lënë shteg të hapur propagandës qeveritare të depërtojë me lehtësi në publik, si rrjedhojë edhe të zhvillimeve të vrullshme teknologjike.

“Për fat të keq ne shohim një përkeqësim të vazhdueshëm të marrjes së informmacionit, bazuar në ligjin për të drejtën e informimit të publikut mbi dokumentat zyrtare. Ky nuk është një ligj i keq, por zbatimi i tij ka ardhur duke u përkeqësuar. Është ironike, kur mendon se hakerat marrin çfarë duan dhe gazetarët nuk marrin atë që u jep ligji”- tha për Zërin e Amerikës analisti Lutfi Dervishi.

Sipas analistëve një mungesë e tillë transparence, u pa dhe në një rast të fundit kur kryeministri Edi Rama takoi pak kohë më parë në Turqi presidentin e këtij vendi, Reçep Tayyp Erdogan dhe nuk dha asnjë njoftim për shtyp mbi përmbajtjen e këtij takimi.

Krytari i unionit të gazetarëve shqiptarë Aleksandër Çipa shpreh keqardhje kur thotë se problemeve të vjetra u shtohen dhe të reja, duke ju referuar kaosit në funksionimin e medias on line. Qeveria është tërhequr nga ajo që njihet si paketa antishpifje për median on line, e cila i jepte autoritetit të mediave audiovizive atributet e gjykatës. Në raportin KE-së, nënvizohet vetërregullimi në këtë fushë, ku dizinformacionet janë të përsëritura. Por zoti Çipa shkon më tej kur flet për një kuadër ligjor që nxit regjistrimin e mediave on line, me qëllim largimin e gazetarisë nga mjaft fenomene negative.

“Sot ne kemi një skenë të medias on line inflacioniste, rreth 750 media on line. Mungesa e rregullimeve ligjore në këtë sektor të medias ka mbishtuar problematikat, që lidhen me trashëgiminë e tranzicionit, siç janë çështjet e informalitetit në marrëdhëniet e punës, parregullsitë financiare, thashethemin, lajmin e rremë, anonimitetin, shantazhin, intimidimin dhe në të njëjtën kohë ka ndotur klimën etike të munguar në vend”- u shpreh për Zërin e Amerikës Aleksandër Çipa, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

Një prej shqetësimeve serioze për komunitetin e gazetarëve në Shqipëri, lidhet me pronësinë e medias. Mjaft media mbështeten financiarisht, përveç fondeve nga buxheti i reklamave, edhe nga të ardhura që vijnë nga aktivitete të pronarëve në fushën e biznesit. Kjo e përkeqëson lirinë e shprehjes thonë analistët për disa arsye.

“Zhvillimi i punës së gazetarëve pengohet nga interesat e pronarëve në media. Këtu kemi mungesë të transparencës së pronësisë të financimeve dhe jo një ligj të qartë për financimet publike. Në momentin që një kompani shtetërore, apo institucione shtetërore financojnë një media të caktuar, nuk e ka më misionin e informimit të publikut dhe për të bërë një raport kritik, apo shqyrtim të fakteve, por priret drejt propagandës”- vijoi Lutfi Dervishi, analist.

Gazetarja Aleksandra Bogdani, duke i qëndruar të njëjtit argument, shprehet se interesat fitimprurese të pronarëve të mediave e kanë dëmtuar informimin, e publikut.

“Media është bërë një armë në duart e pronarëve. Ata nuk hyjnë në këtë biznes për të informuar publikun, futen në këtë biznes për të qenë sa më afër me politikën dhe grupe të tjera interesi. Dhe nëse në mëngjes një pronar është duke negociuar një lejë ndërtimi apo një kontratë të madhe me qeverinë, çfarë do bëjë media pasdite? Do mbajë nën kontroll këtë institucion në mënyrë që interesi publik të jetë i mbrojtur, apo në fakt thjesht do fshehë lajme dhe do çensurojë gazetarët që do tentojnë të bëjnë punën e tyre”- u shpreh Aleksandra Bogdani, gazetare e BIRN-it.

Media në Shqipëri nuk ka shënuar asnjë përparim, në vitin 2021, ashtu siç thuhet në raportin e KE-së, por gazetarët thonë se përkundrazi ajo ka shënuar hapa pas. Problemet e vjetra qëndrojnë pezull dhe të rejat shtohen në vijimësi. Gazetaria cilësore duket se ka hyrë në udhëkryq për shkak të pengesave të shumta, që vijnë nga të gjitha anët. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë thotë se vetëm në 3 muajt e fundit 32 gazetarë të redaksive të informacionit dhe raportimit të thelluar, kanë lëvizur nga një media audiovizive në tjetrën. Kjo sipas këtij unioni tregon klimën e tensionuar dhe të pasigurt në sektorin mediatik. Dhe duket se në fund ajo që paguan është cilësia e informimit të publikut.

blank

OSBE: Gazetarët në Shqipëri nën dhunë fizike, kërcënime dhe ngacmime

VOA/Ilirian Agolli

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë vlerësoi sot si të vështirë dhe problematike gjendjen e shtypit shqiptar.

Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Teresa Riberio, foli me shqetësim për sulme fizike, kërcënime dhe ngacmime, që pësojnë gazetarët në Shqipëri gjatë veprimtarisë së tyre.

Ndërsa përfaqësues të komunitetit të medias vendase pohojnë se kushtet e punës së gazetarëve në Shqipëri po përkeqësohen nga viti në vit.

OSBE shprehu shqetësim për keqësimin e shpejtë të lirisë së medias në hapësirën e anëtarësisë së vet, sidomos pas sulmit të paprovokuar të Rusisë mbi Ukrainën, periudhë kur propaganda dhe keqinformimi janë bërë sfida kryesore në shumë vende.

Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Teresa Riberio, thotë se mediat e lira dhe të pavarura janë element themelor për funksionimin e demokracisë dhe për të mbrojtur të drejtat njerëzore.

Ajo shtoi se sfidat dhe puna e gazetarëve po bëhen përherë e më komplekse, se shqetësimet për të drejtat e tyre janë reale dhe se gjendja është vërtet alarmante.

“Në Shqipëri, ashtu si në shumë vende të tjera anëtare të OSBE-së ne vazhdojmë të shohim gazetarë, që marrin pasoja dekurajuese gjatë punës, duke përfshirë sulmet fizike, kërcënimet dhe ngacmimet, ku ata publikojnë shkrime me interes të lartë publik” – thotë zonja Ribeiro.

Ajo i bëri këto komente online gjatë Forumit të Tetë të OSBE-së për Zhvillimin e Medias, ku u bashkuan shumë diplomatë, gazetarë, pedagogë, zyrtarë vendas dhe ndërkombëtarë.

Zonja Riberio theksoi se shumë media vuajnë nga mungesa e financave, deri në rrezikimin e ekzistencës së tyre.

“Në këto të vështira është themelore që media të ruajë standartet profesionale dhe të ndihmohet sot më shumë se kurrë në përballjen me keqinformimin dhe propagandën, për të krijuar një klimë besimi, dialogu, dhe demokraci cilësore”, thotë zonja Riberio.

Ekspertët pohojnë se shqetësime kryesore në Shqipëri mbeten transparenca mbi pronësinë e mediave, transparenca e financave të tyre si dhe përqëndrimi i mediave në pak duar.

Një tjetër kërkesë në komunitetin e gazetarëve është edhe transparenca financiare e mediave për të qartësuar lidhjet e politikës me pronarët e medias.

Drejtuesja e organizatës të verifikimit të fakteve Faktoje.al, Klodiana Kapo, thotë se transparenca financiare do të rrisë pavarësinë dhe integritetin e gazetarëve dhe mediave, të cilat deri tani shpërndajnë shumë shpesh lajme me një burim dhe e kanë lënë qëllimisht pas dore verifikimin e ngjarjeve nga shumë burime.

“Gazetarët shqiptarë vazhdojnë të jenë të censuruar dhe të vetëcensuruar. Ndaj tyre ka intimidime dhe dhunë fizike në raste të caktuara. Mungon transparenca e institucioneve publike. Mungon liria e gazetarit për të qenë në konferenca shtypi, për të bërë pyetjet e tij dhe për të marrë përgjigjet e kërkuara” – thotë zonja Kapo.

Vëzhguesit pohuan se sot më shumë se kurrë flitet për lajme të rreme, për keqinformim, propagandë, të cilat prodhohen kryesisht nga politika dhe nga bizneset, ndërsa mediat, në pronësi të bizneseve, përdoren si elementi fundor për të shpërndarë këto keqinformime, propaganda dhe lajme të rreme.

Ndërsa drejtuesi i Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto Cukali thekson se në Shqipëri po ndodh një përkeqësim i vazhdueshëm i lirisë së medias, duke nisur nga mosqasja në infomacion të lehtë e të rregullt prej qeverisë. Nga ana tjetër kushtet e punës së gazetarëve janë gjithnjë në përkeqësim për shkak të konfliktit të interesit të pronarëve të tyre, shtoi ai.

“Me konfliktin e madh të interesit, që kanë pronarët e mediave shqiptare, se nga një anë kanë bashkëpunime me qeverinë, qoftë me koncensione, me leje ndërtimi etj.etj., nga ana tjetër drejtojnë media, që mund të jenë shumë të mëdha, ne nuk mund të presim që këto media të jenë në shërbim të publikut. Ato janë në shërbim të interesave të pronarit. Kjo bie edhe mbi gazetarët, se në këto kushte ato nuk mund të jenë të lirë në punën e tyre, sepse çdo çast do të ruhen nëse cënojnë apo jo ndonjë interest ë pronarit me shkrimet e tyre”, thotë zoti Cukali.

Përfaqësuesit e komunitetit të mediave pohojnë se sa më shumë agjenci informimi po krijohen në Shqipëri, aq më shumë po zvogëlohen mundësitë e gazetarëve për të marrë informacion, dhe se shtimi i zyrave dhe agjencive për informim ka shtuar filtrat, që e pengojnë informimin.

Sipas tyre, sot gazetarët kanë më pak akses për informacion se një vit më parë dhe shumë herë më pak se sa 5 vjet më parë.

blank

Kosovë, mbahet seminari Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Leonat Shehu

Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Gerald E. Connolly, tha sot se Ballkani Perëndimor është zonë me rëndësi strategjike për aleancën ndërsa nënvizoi se ndarjet etnike dhe mosmarrëveshjet ndërmjet vendeve të rajonit e pengojnë integrimin e tyre në NATO.

Ai i bëri këto komente përmes një video mesazhi në kuadër të seminarit të 102-të të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s që po mbahet në Prishtinë, me temën “Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor: sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme“

“Ndarjet ndëretnike dhe çështjet e lidhura me statusin kushtetues vazhdojnë ta mbajnë rajonin prapa në rrugën euro-atlantike. Pothuajse tre dekada pas marrëveshjes së paqes të Dejtonit, në Bosnje e Hercegovinë ka ende mosmarrëveshje të vështira etnike dhe politike. Mosmarrëveshjet kryesore për çështjet themelore që vazhdojnë mes Beogradit dhe Prishtinës, e pengojnë rajonin për integrim të mëtejshëm dhe madje rrezikojnë edhe arritjet e deritanishme”, tha zoti Connolly.

Zoti Connolly tha se Ballkani Perëndimor dhe vendet euro-atlantike duhet të punojnë së bashku për të tejkaluar sfidat me të cilat po përballet rajoni si dhe kundër ndikimit destabilizues të fuqive autoritare si Rusia dhe Kina.

“Për Ballkanin Perëndimor rruga e demokracisë është e njëjtë me rrugën drejt integrimeve euro-atlantike. Duke arritur këtë qëllim kërkohet përkushtim i fortë dhe përpjekje e konsiderueshme, por vendet aleate do të vazhdojnë të mbështesin vendet e rajonit drejt këtij qëllimi”, tha ai.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha se për Kosovën, integrimet euro-atlantike janë interes jetësor strategjik.

“Pikëpamja nga Ballkani Perëndimor ka qenë konsistente me përjashtimin ndoshta të fqinjit pothuajse të komplikuar Serbinë, por përveç Serbisë, unë jam i bindur se çdo vend tjetër në Ballkanin Perëndimor kërkon të njëjtën të ardhme euro-atlantike. Kjo vlerë dhe përkushtim janë arma më e fortë që kemi kundër ngritjes së autoritizmit dhe luftërave që tani përfshijnë edhe dimensione bërthamore”, tha ajo duke bër thirrje që vendet anëtare të NATO-s të përkrahin Kosovën që të përfshihet në Programin për Paqe si rrugë drejt integrimeve euro-atlantike.

Kryetari i parlamentit, Glauk Konjufca, tha se Kosova mbetët e përkushtuar për një bashkëpunim të ngushtë me aleancën Veri-atlantike.

“NATO-ja kontribuon drejtpërdrejt në sigurinë e shtetit tonë duke u nisur nga gjendja e sigurisë në botë shtetet që kontribuojnë përmes trupave ushtarake në KFOR po e shtojnë edhe praninë e tyre këto ditë të fundit edhe në Kosovë. Kosova do t’i kryej të gjitha reformat e nevojshme që një ditë të bëhet anëtare e NATO-s së bashku do ta kthejmë edhe FSK-në në një ushtri bashkëkohore dhe të integruar plotësisht në NATO-n aleancën më të fuqishsme të shteteve demokratike”, tha zoti Konjufca.

Autoritetet në Kosovë thanë se misioni i KFOR-it në Kosovë mbetet i pazëvendësueshëm dhe i nevojshëm posaçërisht kohëve të fundit pas shtimit të tensioneve në veriun e vendit.

Zëvendëskëshilltari politik i komandantit të KFOR-it, Alexander Aalmo, tha se situata e sigurisë në Kosovë mbetet e qetë por e brishtë. Ai tha se ekzistojnë disa zhvillime shqetësuese që duhet ndjekur nga KFOR-i posaçërisht në komunat e banuara me shumicë serbe në veriun e Kosovës

“Elemente të tjera që po i vëzhgojmë me kujdes, shohim sfondin e përkeqësimit të kushteve socio-ekonomike, jo vetëm në rajon dhe Evropë por edhe në Kosovë, tema të caktuara si çështja energjetike, çështja e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, mund të shërbejnë si shkas për të ndikuar përkohësisht në lirinë e lëvizjes, sigurinë dhe mjedisin përsëri, veçanërisht në veriun e Kosovës”, tha ai.

Zyrtarë të NATO-s thonë se janë të gatshëm të shtojnë numrin e trupave në Kosovë nëse rriten tensionet në zonat e banuara me pjesëtarë të komunitetit serbë në veri, ndërsa afrohet afati i vendosur nga qeveria e Kosovës që është data 31 tetor për ndryshimin e targave të makinave.

blank

Intervista e plotë- Osmani për Asociacionin: Mbështes çdo iniciativë që s’ka kompetenca ekzekutive

Valona Tela

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se në takim me udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë i është kërkuar të intensifikohet procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë në Pragë, Osmani thotë se Serbia do që “ta zvarrisë përgjithmonë këtë proces”.

Në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, për krijimin e të cilët dy vendet kanë një marrëveshje, Osmani thotë se mbështet “çdo iniciativë që nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.

“Komunave tashmë u lejohet që të bashkohen në asociacione multietnike, pa kompetenca ekzekutive, pra si OJQ”, thotë ajo.

Sa i përket moszbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për tokën e Manastirit të Deçanit, Osmani thotë se ai vendim bazohet “në vendime diskriminuese të kohës së Millosheviqit” dhe shton se Kosova duhet të jetë “e kujdesshme për precedentin që krijohet nga një vendim i tillë”.

Osmani, po ashtu, flet për grevën në sektorin e arsimit dhe thotë se mësimdhënësit që nuk kanë mbajtur orë gjatë shtatorit, duhet të paguhen nëse i kompensojnë ato.


Radio Evropa e Lirë: Zonja presidente, ndodheni në Pragë, ku keni marrë pjesë në Samitin inaugurues të Bashkësisë Politike Evropiane, pjesë e së cilës është ftuar të bëhet edhe Kosova. Çfarë përfiton Kosova nga ky komunitet?

Vjosa Osmani: Kjo është një platformë e re e të gjitha shteteve të kontinentit evropian që ka për qëllim të nxisë edhe më shumë dialogun politik ndërmjet shteteve, të cilat marrin pjesë si të barabarta. Në njëfarë mënyre, të gjitha së bashku, pa marrë parasysh a janë shtete të mëdha apo të vogla, a janë anëtare të Bashkimit Evropian apo jo, e kanë një lloj pronësie mbi këtë iniciativë. Pra, është një përpjekje e përbashkët. Dhe, sipas vetë presidentit Macron, i cili është ideator i kësaj iniciative, kjo platformë është një diskutim, apo një dialog mes të barabartëve. Ky është shpjegimi më i mirë i asaj që synohet.

Është një iniciativë e re, ku diskutohen sfida të përbashkëta, gjenden zgjidhje përpara, por edhe arrihet dakordim për veprimet, me të cilat ne do t’i zgjidhim ato sfida me të cilat ballafaqohemi si kontinent. Dje [6 tetor] ishte vetëm takimi i parë. Rrjedhimisht, diskutimet kanë qenë të fokusuara në pasojat e luftës së Rusisë në Ukrainë, pastaj [te] çështja e ekonomisë dhe energjisë, paqja dhe siguria në kontinentin evropian.

Secili shtet ka pasur mundësinë që të japë kontributin e vet, t’i paraqesë kërkesat e veta. Përveç platformës së përbashkët, ku të gjithë kemi diskutuar me njëri-tjetrin, ka qenë edhe një mundësi e shkëlqyeshme, sidomos për ne si Kosovë, që të takojmë shumicën dërrmuese të liderëve edhe në baza bilaterale, dhe të shtyjmë përpara çështje që janë në interes nacional të Kosovës, siç është çështja e liberalizimit të vizave, anëtarësimi në organizata ndërkombëtare – sidomos tani në Këshillin e Evropës që është prioriteti i parë i Kosovës… sa u përket sfidave ose të ardhmes multilaterale, por edhe tema të tjera që janë të interesit dypalësh.

Pra, ishte një mundësi e shkëlqyeshme, ku Kosova është e barabartë edhe me 43 shtete të tjera pjesëmarrëse në këtë forum. Besoj që do të jetë një platformë e mirë, ku do të dëgjohet zëri ynë, ku do të mund t’i paraqesim shqetësimet tona, por edhe kontributin tonë të rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon, e rrjedhimisht në gjithë kontinentin evropian.

Optimizëm i kujdesshëm për vizat

Radio Evropa e Lirë: E përmendët liberalizimin e vizave. Në BE duket se tani ka një disponim pozitiv për ta çuar përpara këtë proces. A keni marrë garanci se nuk do të bllokohet?

Vjosa Osmani: Ashtu siç ju kam njoftuar edhe me datën 23 qershor, kur isha prezente në Samitin e Bashkimit Evropian, mendoj se kthesa ka qenë pikërisht në atë takim. Aty kam pasur mundësinë të diskutoj me shumicën dërrmuese të liderëve të Bashkimit Evropian, përfshirë ata që deri në ato momente ishin hezitues. Nuk ka pasur asnjë lider të vetëm që ka shprehur ndonjë shqetësim, apo qëndrim kundër liberalizimit të vizave për Kosovën.

Kjo, në masë të madhe, është edhe [për faktin] se është krijuar një momentum i ri në Evropë – ku BE-ja dëshiron t’i kryejë detyrat e veta, sa u përket shteteve që aspirojnë të jenë pjesë e BE-së dhe e sheh këtë edhe si interes strategjik të vetë saj – por, mbi të gjitha, për shkak të reformave që janë ndërmarrë në këtë një vit e gjysmë në fushën e sundimit të ligjit. Pra, të gjitha këto përmenden si argumente kryesore përse BE-ja dëshiron që të japë një sinjal pozitiv, një dritë të gjelbër në raport me Kosovën në veçanti, por edhe me rajonin në përgjithësi.

Edhe në takimet e djeshme që kisha – diku me mbi 25 liderë, shumë prej të cilëve janë edhe në BE dhe kanë rol determinues për çështjen e vizave – nga të gjithë kam marrë përkrahjen e plotë për çështjen e liberalizimit të vizave. Natyrisht, ka pasur shtete që e kanë pritur konfirmimin e ri nga ana e Komisionit Evropian. Ky komision e ka rikonfirmuar çështjen e përmbushjes së kritereve dje.

Përveçse ka konfirmuar që kriteret janë përmbushur që nga viti 2018, ka treguar se çfarë reformash të rëndësishme janë ndërmarrë nga institucionet e Kosovës këtë një vit e gjysmë si një, do të thosha, shtysë pozitive për shtetet anëtare. Të gjithë me të cilët kam biseduar, që kanë pasur hezitime më herët, e kanë përmendur pikërisht çështjen e reformave këtë një vit e gjysmë si faktin që i ka bindur ata që tani ta përkrahin Kosovën.

Radio Evropa e Lirë: E di se janë disa hapa për t’u kryer [deri te hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave]. Ju, jeni optimiste se do të finalizohet gjatë Presidencës çeke [të BE-së]?

Vjosa Osmani: Jam optimiste e kujdesshme, sepse e dimë që nganjëherë burokratët brenda shteteve anëtare mund të gjejnë rrugë për të bllokuar procese, mirëpo unë e shoh vullnetin politik tani te liderët e BE-së që të mos bllokohet një gjë e tillë. Prandaj, optimizmi është aty, por duhet ta kuptojmë që procedurat pastaj mund të marrin pak kohë.

Është me rëndësi që takimi më 13 tetor të shkojë mirë dhe pastaj hapat tjerë, që nënkuptojnë edhe miratimin politik të vendimit të 13 tetorit – të grupit punues për vizat – të ndodhin sa më parë.

Presidenca çeke është jashtëzakonisht përkrahëse. Kjo është shumë me rëndësi, që përveç institucioneve të BE-së, shteti që ka presidencën, të jetë një shtet që e shtyn përpara, me shumë zell, një temë të caktuar, që të bëhet pjesë e agjendës së vendimmarrjes. Këtë po e bën Presidenca çeke. Dua të falënderoj kryeministrin [çek Petr] Fiala dhe ministrin e Jashtëm, Jan Lipavsky, por edhe ministrat e tjerë që janë të angazhuar, zyrtarët e tjerë që janë të angazhuar. Kanë një përkrahje të jashtëzakonshme në raport me çështjen e liberalizimit të vizave.

Kërkesa që dialogu të intensifikohet

Radio Evropa e Lirë: E përmendët që keni zhvilluar disa takime me përfaqësues të shteteve të ndryshme evropiane, përfshirë takimin trepalësh me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz. Tashmë e keni bërë të ditur se temë e diskutimeve ka qenë edhe dialogu me Serbinë. A ka diçka konkrete që ju është kërkuar nga Scholz dhe Macron?

Vjosa Osmani: Natyrshëm që kjo është një prej temave që ne e diskutojmë me aleatët tanë, sepse përkrahja e Bashkimit Evropian në këtë proces ka qenë fundamentale, në mënyrë që të kemi sukses përgjatë rrugës sonë. Kërkesë themelore e presidentit Macron dhe e kancelarit Scholz është që ky proces të intensifikohet.

Ne nuk jemi kundër intensifikimit të dialogut, për shkak se mendojmë se është jo vetëm në interes të Kosovës, por edhe gjithë rajonit dhe paqes e stabilitetit afatgjatë që dialogu me Serbinë të përmbyllet. Natyrisht, Serbia është e interesuar që ta zvarrisë këtë përgjithmonë dhe të mos ketë zgjidhje afatgjate që i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon, sepse është shtet që ka qëllim destabilitetin. Ashtu edhe mbijeton, duke destabilizuar të tjerët, që është fat i keq për gjithë rajonin tonë.

Pra, angazhimi tejet i rëndësishëm dhe i drejtpërdrejtë i presidentit Macron dhe kancelarit Scholz në nivele të tilla të larta është shumë i rëndësishëm dhe pozitiv për Republikën e Kosovës. Ne kemi shprehur gatishmërinë tonë të plotë që të angazhohemi me ta jo vetëm në baza mujore, por edhe në baza ditore në qoftë se është nevoja. Kemi shprehur, po ashtu, përkushtimin e plotë që Kosova të vazhdojë qasjen konstruktive dhe të ofrojë përpara zgjidhje që vetëm kontribuojnë për paqe e stabilitet.

Radio Evropa e Lirë: Keni thënë disa herë se dialogu duhet të përmbyllet me njohjen reciproke. Duket se Serbia, tash për tash, nuk pajtohet me një gjë të tillë. Çfarë do të ndodhte me atë rast?

Vjosa Osmani: Serbia nuk pajtohet, por kjo nuk do të thotë që ne duhet të heqim dorë nga synimi ynë që dialogu të përmbyllet me njohje reciproke. Natyrisht që përgjatë kësaj rruge do të ketë shumë çështje të tjera, të cilat mund të zgjidhen ndërkohë.

Një prej tyre ka qenë çështja e energjisë, siç e dini, marrëveshje kjo që u nënshkrua (apo udhërrëfyes në qoftë se mund ta quajmë), para disa muajsh, por për fat të keq, Serbia nuk po e zbaton, përkundër obligimeve të qarta që dalin nga ky udhërrëfyes.

Pastaj, një çështje tjetër që mund të sqarohet ndërkohë, është çështja e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, të cilën ne po e shtyjmë përpara, [marrëveshja për të cilën] do të duhej urgjentisht të nënshkruhej, sepse krijon pastaj obligime për Serbinë që t’i hapë arkivat dhe të tregojë se ku janë mbi 1.600 të zhdukur me dhunë, që akoma nuk i kemi gjetur dhe familjet e tyre jetojnë në ankth qe 23 vjet.

Ka edhe çështje të tjera që ne i kemi propozuar, siç është një pakt për mosagresion apo që do ta parandalonte Serbinë ta sulmojë Kosovën.

Pra, ka çështje të cilat mund të përmbyllen edhe më herët, sepse janë në interes të Kosovës, janë në interes të paqes dhe stabilitetit.

“Komunat mund të bashkohen në OJQ”

Radio Evropa e Lirë: Partnerët ndërkombëtarë po ashtu i kërkojnë Kosovës formimin e Asociaconit të komunave me shumicë serbe. A do ta formoni?

Vjosa Osmani: Partnerët ndërkombëtarë, natyrisht, që si parim të përgjithshëm e kanë që çfarëdo që është nënshkruar në Bruksel të zbatohet dhe ju e dini që në vitin 2013 është nënshkruar një marrëveshje, por në vitin 2015 ka pasur një marrëveshje dedikuar në mënyrë të veçantë Asociacionit të komunave serbe. Kjo marrëveshje është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës dhe aty është e qartë që diku 23 nene të Kushtetutës sonë janë shkelur me atë që është dakorduar në Bruksel.

Prandaj, si udhëheqës të Republikës së Kosovës, ne i obligohemi Kushtetutës sonë.

Radio Evropa e Lirë: A po ndërmerrni hapa për të vepruar në bazë të kërkesave të Kushtetueses?

Vjosa Osmani: Gjykata Kushtetuese ka treguar qartë që nuk mund të ketë Asociacion të komunave që krijon një entitet njëetnik, nuk mund të ketë Asociacion të komunave me kompetenca ekzekutive dhe nuk mund të ketë Asociacion, i cili krijon një shtresë të re apo të ndërmjetme të qeverisjes ndërmjet komunave dhe nivelit qendror, sepse të gjitha këto do të ishin në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

Prandaj, pak a shumë, e ka trasuar rrugën përpara. Gjykata lejon që të formohen asociacione pa kompetenca ekzekutive, që nuk janë njëetnike. Pra, janë bashkim komunash, që bashkohen për çështje të caktuara ose agjenda të caktuara dhe lobojnë për to tek institucionet qendrore.

Radio Evropa e Lirë: A po punoni ju që këtë marrëveshje t’ua përshtatni kërkesave të Gjykatës Kushtetuese?

Vjosa Osmani: Ajo çfarë kërkon Gjykata Kushtetuese tashmë ekziston në Ligjin e Kosovës për vetëqeverisje lokale, pra nuk është që Kosova nuk ka ndërmarrë asnjë hap.

Radio Evropa e Lirë: Pse nuk formohet Asociacioni, atëherë?

Vjosa Osmani: Sepse vetë komunat nuk po e ndërmarrin një iniciativë të tillë.

Radio Evropa e Lirë: Ju e mbështesni formimin e Asociacionit?

Vjosa Osmani: Unë mbështes çdo iniciativë që nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe komunave tashmë u lejohet që të bashkohen në asociacione multietnike, pa kompetenca ekzekutive, pra si OJQ.

Atë të drejtë e kanë me Ligjin për vetëqeverisje lokale, i cili ekziston qysh nga themelimi i Republikës së Kosovës, pra është një prej ligjeve që buron nga Pakoja e Ahtisaarit. Atë të drejtë e kanë, atë që ua jep Gjykata Kushtetuese, atë tashmë e kanë. Pra, nuk kërkohen hapa shtesë nga Republika e Kosovës, sepse ata hapa tashmë janë ndërmarrë dhe janë përligjur. Janë pjesë e ligjeve aktuale në Republikën e Kosovës.

Në qoftë se dikush dëshiron që t’i bashkojë komunat rreth agjendave të caktuara për të shtyrë përpara interesa, për të lobuar për ato interesa, ashtu siç është edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës, pra i regjistruar si një OJQ, ato gjëra nuk iu ndalohen.

Por, në qoftë se dikush kërkon kompetenca ekzekutive, kërkon që të shkojë përtej Kushtetutës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese, natyrisht që gjëra të tilla nuk lejohen dhe ne nuk mund të shkojmë përtej Kushtetutës sonë.

Radio Evropa e Lirë: Në bazë të kësaj që thoni, nuk ka asnjë pengesë për formimin e Asociacionit?

Vjosa Osmani: Ligji për vetëqeverisje lokale parasheh që komunat mund të bashkohen në OJQ për të shtyrë përpara, për të lobuar për interesa të caktuara, por pa kompetenca ekzekutive. Pra, ligji ekziston dhe atë ligj nuk e kemi miratuar ne. Ai ligj ka ekzistuar për shumë vite me radhë dhe i parasheh pikërisht ato që i ka potencuar edhe vetë Gjykata Kushtetuese.

Radio Evropa e Lirë: Meqë jemi te Gjykata Kushtetuese, si e komentoni faktin që Kosova nuk është duke e zbatuar vendimin për tokën e Manastirit të Deçanit?

Vjosa Osmani: Aty kemi të bëjmë me një vendim që bazohet në vendimet diskriminuese të kohës së Millosheviqit dhe këtu është e gjithë përgjigjja. Madje, edhe në vitin 1999 kur Kosova administrohej nga Kombet e Bashkuara, rregullorja e parë e UNMIK-ut në Kosovë lidhur me ligjet e aplikueshme në Kosovë, pati paraparë që vendimet dhe ligjet e kohës së Millosheviqit nga marsi i vitit 1989 deri në qershor 1999, janë të pazbatueshme në Kosovë, për shkak të natyrës së tyre diskriminuese.

Mos harroni që Millosheviqi ka dhënë e ka marrë toka në vitet ‘90 pa asnjë kriter, pa asnjë vendim, pra komplet mbi baza diskriminuese. Dhe, madje, këtë e ka bërë edhe gjatë viteve 1998-‘99, kur kemi qenë në luftë, kur kryente gjenocid kundër popullit të Kosovës. Pra, ky është problemi themelor sa i përket këtij vendimi.

Radio Evropa e Lirë: Megjithatë, ekziston një vendim i instancës më të lartë gjyqësore. Atëherë, si pritet të shkojë, si pritet të zgjidhet kjo çështje?

Vjosa Osmani: Unë mendoj që ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm për precedentin që krijohet nga një vendim i tillë, sepse pastaj institucionet e Kosovës nuk mund të thonë: ne po e zbatojmë një vendim, i cili buron nga koha e Millosheviqit, por jo edhe qindra e mijëra të tjerë.

Pra, do të krijonte probleme marramendëse në Republikën e Kosovës. Askush në Republikën e Kosovës nuk është kundër kishave ortodokse. Ne e shohim multietnicitetin dhe shumëllojshmërinë e religjioneve në Kosovë si vlerë, si pasuri. Askush nuk e sulmon Kishën Ortodokse Serbe. Përkundrazi, Kosova ka ligje për zonat e veçanta, ku kishat dhe pronat e tyre i konsideron si zona të mbrojtura – ligje që nuk ekzistojnë në asnjë vend të Evropës. Pra, ne kemi shkuar përtej standardeve evropiane dhe ndërkombëtare sa i përket mbrojtjes që ofrojmë për kishat dhe Kishën Ortodokse në Republikën e Kosovës. Pra, është vlerë.

Burimi i mbrojtjes së atyre kishave, në qoftë se shkojmë mbrapa në histori, është pikërisht te populli shqiptar. Shqiptarët i kanë mbrojtur këto kisha, përfshirë Manastirin e Deçanit, në të kaluarën. Pra, ato nuk janë në rrezik, ato mbrohen nga institucionet e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me KFOR-in. Nuk i sulmon askush, askush nuk ndërton në pronat e tyre.

Pra, nuk ka asnjë arsye askush për t’u brengosur për sigurinë e kishave, qofshin ato ortodokse apo katolike, apo për sigurinë e xhamive apo çfarëdo monumenti tjetër kulturor apo fetar në Republikën e Kosovës. Në fakt, Kosova është shembull për mbrojtjen e trashëgimisë së saj kulturore dhe fetare.

Radio Evropa e Lirë: SHBA-ja mbështet Ballkanin e Hapur, Bashkimi Evropian e mbështet. Pse Kosova nuk është pjesë e tij?

Vjosa Osmani: Unë nuk do të thosha me aq siguri që SHBA-ja apo Bashkimi Evropian e mbështesin Ballkanin e Hapur. Ne e kemi pasur një takim me sekretarin [amerikan] të Shtetit [Antony Blinken] dhe kjo çështje as nuk është ngritur, as nuk është kërkuar nga ana jonë. Në anën tjetër, në deklarata të disa zyrtarëve të Departamentit të Shtetit është thënë që parakusht për mbështetjen e plotë të kësaj iniciative nga ana e Shteteve të Bashkuara është që ajo t’i përfshijë të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Dhe, ju e dini, është një iniciativë me tri shtete, jo me gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Rrjedhimisht, parakushti themelor i SHBA-së, pra gjithëpërfshirja, akoma nuk është përmbushur. Të njëjtën gjë e kemi dëgjuar edhe nga zyrtarët e Bashkimit Evropian. Pra, nuk ka zyrtar të lartë të BE-së që neve na ka kërkuar që të hyjmë në Ballkanin e Hapur.

Përkundrazi, në takimet tona të mbyllura shprehet një dozë e madhe e skepticizmit nga ana e zyrtarëve të Bashkimit Evropian në raport me këtë iniciativë.

Ne kemi shprehur shqetësimet tona që kanë të bëjnë me mungesën e gjithëpërfshirjes që nga lindja e iniciativës, që është parakusht, dhe mungesën e trajtimit të barabartë të të gjithëve. Kosova nuk hyn në nisma, në të cilat nuk trajtohet si e barabartë. Dhe, unë besoj që në ato nisma në të cilat Serbia ka rol kyç, ne as nuk mund të presim që të trajtohemi si të tillë.

Shqetësimet tjera kanë të bëjnë me çështje të integrimit evropian që mund të keqpërdoren si një dhomë pritjeje afatgjate. Pastaj, kemi shqetësime nga aspekti i ekonomisë dhe i sigurisë dhe të gjitha këto ua kemi bërë të ditura të gjithë partnerëve tanë dhe ata e respektojnë këtë qëndrim.

Radio Evropa e Lirë: I dërguari [amerikan] për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, megjithatë, e ka thënë se kjo është një nismë ekonomike dhe jo politike dhe do të ishte mirë të bashkoheshin…

Vjosa Osmani: Asgjë në Ballkanin Perëndimor nuk mund t’i ikë atij lensit politik. Gjithçka, në fakt, është politike, sidomos kur Serbia ka rol kyç në të. ​

Për raportet me Ramën: Ai i quan krimet në Kosovë thjesht “spastrim etnik”

Radio Evropa e Lirë: Dua të ndalem pak te marrëdhëniet tuaja me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ku është krijuar çarja?

Vjosa Osmani: Nuk ka çarje që ka të bëjë me raporte ndërpersonale, sepse ato janë tërësisht të parëndësishme dhe do të jenë gjithnjë të parëndësishme. Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë kanë dhe do të kenë gjithnjë raporte vëllazërore dhe kjo nënkupton që ne e përkrahim kudo që mundemi dhe Shqipëria na përkrah neve si Republikë e Kosovës kudo që mundet.

Radio Evropa e Lirë: Do të thotë, gjithçka është në rregull me kryeministrin Rama? Keni pasur rastin ta takoni dje? ​

Vjosa Osmani: Jo, sepse natyrisht që fokusi im ka qenë që të marr përkrahjen e shteteve, të cilën [përkrahje] nuk e kemi akoma dhe jo përkrahjen e shteteve të cilën e kemi. Dhe, natyrisht që përkrahjen e Shqipërisë, sa i përket anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, ne e kemi të qartë.

Nuk kam nevojë unë ta bind Shqipërinë që të votojë pro Kosovës, ta zëmë në Këshillin e Evropës, por kam nevojë që t’i bind shumë shtete të tjera që janë anëtare të Këshillit të Evropës që të na përkrahin në këtë proces të anëtarësimit dhe fokusi i takimeve bilaterale ka qenë aty.

Sa u përket çështjeve, të cilat na ndajnë, ne jemi pajtuar për të mos u pajtuar sa i përket çështjes së Ballkanit të Hapur dhe pastaj ka çështje të tjera të cilat unë, thjesht, nuk kam nevojë t’ju tregoj juve se çfarë qëndrimi ka Shqipëria, sepse ai qëndrim është publik.

Është publik qëndrimi i kryeministrit Rama sa i përket Serbisë dhe mund ta gjeni në fjalimet e tij. Është publik qëndrimi i tij ku i quan krimet në Kosovë thjesht spastrim etnik, kurse ato në Bosnje gjenocid, kur, në fakt, ju e dini shumë mirë se edhe gjykatat ndërkombëtare, përfshirë ICTY-në, kanë vendosur që në Kosovë janë kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Dhe, ne jemi të bindur që do të dëshmohet shumë shpejt edhe gjenocidi i kryer në Kosovë, sepse qëllimi i Serbisë nuk ka qenë thjesht t’i dëbojë kosovarët, qytetarët shqiptarë nga Kosova. Qëllimi ka qenë shfarosja e popullit të Kosovës.

Mjafton të shihni se si janë kryer disa nga masakrat më makabre, përfshirë [ato]në Gjakovë, në Poklek të Drenasit… në Prekaz, në Mejë të Gjakovës, në Reçak e shumë vende të tjera, për ta kuptuar se qëllimi ka qenë shfarosja dhe jo vetëm dëbimi.

Pra, të reduktohet kjo thjesht në dëbim, është dëm i madh ndaj gjithë sakrificës së popullit shqiptar.

Natyrisht, këto nuk janë çështje që unë kam nevojë t’i them, por meqenëse po pyesni, po e sqaroj se në qoftë se dikush – pavarësisht kush është, në Kosovë, në Shqipëri, madje edhe në SHBA dhe Evropë – thotë që në Kosovë është kryer vetëm spastrim etnik, natyrisht se përgjigja jonë është që edhe vetë NATO-ja kur ka ndërhyrë në Kosovë, ka dhënë deklaratë zyrtare që po ndërhyn për ta ndalur gjenocidin që po ndodhte në Kosovë.

Kancelari [Olaf] Scholz, në konferencë për media me [presidentin rus, Vladimir] Putinin e tha që në Kosovë ka qenë duke ndodhur gjenocid, prandaj kemi ndërhyrë. Pra, në fytyrë ia tha Putinit që në Kosovë ka qenë duke ndodhur gjenocid. Presidenti [amerikan Joe] Biden e ka thënë këtë punë në Senat në atë kohë kur ishte senator përgjatë luftërave në Bosnje dhe në Kosovë, prandaj e tëra që ne kërkojmë, është që të thuhet e vërteta dhe vetëm e vërteta.

Nuk kemi nevojë të shpikim, sepse e vërteta është mjaftueshëm e tmerrshme rreth asaj se çfarë i ka ndodhur popullit shqiptar në Kosovë nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit. Është me rëndësi për ne – sidomos tani që Serbia udhëhiqet nga ministri i propagandës së Millosheviqit – që ta themi të vërtetën për popullin shqiptar në Kosovë dhe për sakrificat, si dhe për krimet e tmerrshme që janë kryer kundër nesh, në mënyrë që të kemi mundësi që të trasojmë rrugën drejt drejtësisë, sepse viktimat në Kosovë meritojnë drejtësi.

Mijëra gra të dhunuara meritojnë drejtësi, familjet e të zhdukurve meritojnë drejtësi. Fëmijët e vrarë, të masakruar e të djegur madje për së gjalli – kemi numrin më të madh nga të gjithat luftërat në ish-Jugosllavi – ata meritojnë drejtësi dhe për të kërkuar drejtësi, për të qenë të suksesshëm në drejtësi, ne duhet ta themi të vërtetën dhe vetëm të vërtetën.

E vërteta e Kosovës është që kundër popullit që unë përfaqësoj, është kryer gjenocid.

Spastrimi etnik ka qenë vetëm një element, andaj të reduktohet në të, është diçka që kërkon që secili prej nesh në Republikën e Kosovës ta ngrejë zërin.

Osmani: Mësimdhënësit të paguhen nëse kompensohet mësimi

Radio Evropa e Lirë: Zonja presidente, një çështje tjetër ku dua të ndalem është edhe greva, greva e sektorit publik në Kosovë, edhe pse për nga rëndësia që ka në publik me siguri që do të duhej ta përmendja edhe më herët. A duhet të paguhen mësimdhënësit? ​

Vjosa Osmani: Natyrisht se është një kohë shumë-shumë e vështirë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, edhe për shkak të inflacionit, edhe për shkak të krizës energjetike, të gjitha këto probleme globale, me të cilat po ballafaqohet secili vend në Evropë.

Prandaj, jeta nuk është e lehtë tani për qytetarët e Republikës së Kosovës. Unë i kam takuar sindikatat në kohën kur e filluan grevën, e kam takuar Këshillin e Prindërve, Këshillin e Nxënësve. Kam biseduar vazhdimisht me ministritë përkatëse rreth një zgjidhjeje, sipas së cilës, të gjithë do të mund të ndaheshin të kënaqur, edhe pse natyrisht situata është shumë e rëndë që t’i kemi të gjithë të kënaqur.

Tani duhet ta kemi parasysh që, në njërën anë, Qeveria është duke u përballur me një situatë tepër të rëndë sa i përket krizës energjetike dhe duhet të sigurohemi që kemi buxhet të mjaftueshëm për të blerë energjinë, që këtë dimër ta kalojmë në mënyrën sa më të lehtë të mundshme.

E dyta, në anën tjetër, duhet të sigurohemi që mësimdhënësit, por edhe të gjithë punëtorët, të gjithë qytetarët në Kosovë e kalojnë pak më lehtë këtë inflacion.

Prandaj, është propozuar Pakoja e inflacionit që iu ndihmon të gjithë zyrtarëve publikë, jo vetëm me 50 euro në pagë, por edhe me subvencionim të energjisë, edhe pastaj me ndihma për pensionistët në secilën familje, për studentët në secilën familje. Pra, pak a shumë, në qoftë se shikohet se çfarë u kanë ofruar institucionet e Kosovës sindikatave të arsimit dhe sindikatave të tjera, është gati se po mbërrijmë tek ai 100 eurosh për familje, edhe pse ndoshta jo për secilin mësues, por për secilën familje po. Kjo është ndihma që është ofruar.

Unë mendoj se greva është dashur të ndërpritet menjëherë kur është ofruar kjo pako që ka qenë në fillim të shtatorit, sepse as nuk do të dëmtoheshin nxënësit, as nuk do të dëmtoheshin mësimdhënësit dhe shoqëria jonë, në përgjithësi.

Tani që greva ka rezultuar me humbje të madhe për fëmijët, e kemi një ligj, Ligjin për grevat, i cili ka një diskrepancë – nenin 13 në njërën anë që nuk lejon që të dëmtohen në aspektin material mësimdhënësit, dhe e kemi nenin 18, në anën tjetër, që e obligon Qeverinë që të mos i paguajë në rast të grevave. ​

Radio Evropa e Lirë: Megjithatë, këtu ka dallim. Mësimdhënësit nuk janë paguar [deri në orët e pasdites të së premtes]. Pjesa tjetër e sektorit publik, që po ashtu ka qenë në grevë, është paguar. A duhet të paguhen mësimdhënësit? Nuk kanë marrë paga në shtator…

Vjosa Osmani: Unë mendoj që në momentin që kompensohen, në qoftë se ka një premtim për kompensim, absolutisht duhet të paguhen. Pra, duhet të arrihet një dakordim për kompensim të orëve ndërmjet Ministrisë së Arsimit në këtë rast dhe mësimdhënësve drejtpërdrejt.

Dhe, në momentin që ka dakordim për kompensim të orëve – por ai kompensim duhet të bëhet në mënyrë që nuk i dëmton fëmijët, nuk i dëmton familjet, nuk i dëmton prindërit -… në momentin që ka dakordim për kompensim, duhet në avans që të paguhen pagat e shtatorit. Kompensimi, nuk do të thosha i orëve, por i planit mësimor, sepse duhet të sigurohet secili mësues që plani mësimor vjetor të përputhet me orët që ata i mësojnë nxënësit, sepse nuk mund të mbetet plani mësimor vjetor në gjysmë.

Pra, duhet të dakordohen për këtë plan dhe pastaj në avans të jepen pagat e shtatorit – gjithnjë duke gjetur një interpretim ligjor. Kjo, sepse, siç e përmenda, për momentin ekziston një diskrepancë ligjore për aq sa është analizuar nga ekipi im ligjor për këta muaj, në fakt, jo vetëm tash së fundi, por besoj se një zgjidhje duhet të gjendet urgjentisht, në mënyrë që të mos dëmtohen mijëra familje në këtë situatë të rëndë.

blank

Dokumentari- Pse dy rusët dhe ukrainasi mbanin lingota ari me vete dhe karta sim me numra shqiptarë? Sekretet e misionit në Gramsh (Video)

Por a ka prova të tjera të rëndësishme që janë administruar nga hetuesit? Kur tre shtetasit e huaj janë futur në territorin shqiptar, pika e parë e përbashkët e takimit të tyre ka qenë Durrësi. Por ku u takuan në Durrës? Cila është banesa dhe vendi ku qëndruan bashkë dhe a ka sekuestruar grupi hetimor sende që janë të rëndësishme për hetimet?

“Hetimi tashmë është thelluar nga prokuroria e Elbasanit, tregon që kjo është një ngjarje shumë serioze dhe nuk mund të kalohet sepse fillimisht u duk sikur ishte një rastësi, sepse në fakt e arriti atë qëllim, por fatmirësisht mbase me ndërhyrjen e autoriteteve dhe partnerëve tanë është parë që këtu jemi përballë me shumë gjasa një grupi të organizuar, mbase jo të organizuar në kuptimin grup organizatë kriminale, por të rekrutuar nga shërbimet sekrete GRU shërbimi inteligjent ushtarak rus. Në këtë kontekst do të thosha që të gjitha lëvizjet që këta tre ‘turistë’ kanë bërë duhen parë në këtë kontekst. Pra janë lëvizje për të humbur gjurmët, janë lëvizje për të shpërqendruar vëmendjen dhe në fund fare për të orientuar të gjithë hetimin në pistat më të gabuara të mundshme”, tha eksperti i sigurisë publike Fabian Zhilla.

 

Po kur mbërritën në Gramsh, a pati dyshime për dy rusët dhe ukrainasin? News24 nga burime konfidenciale ka mësuar se më 18 gusht shërbimi ushtarak u vu në dijeni për një makinë me targa ukrainase që po lëvizte në Gramsh, mbetet e paqartë se përse këta shtetas të huaj që ishin në Shqipëri si turistë nuk u neutralizuan përpara se të hynin në territorin e Uzinës Mekanike të Gramshit.

21 gusht 2022
“Janë pikasur, po janë vërejtur nga strukturat tona edhe të inteligjencës. Agjencia jonë e inteligjencës ka qenë pranë ngjarjes, ka qenë vazhdimisht e informuar që kur ka lindur që kur ka lindur dyshimi deri sa ka ndodhur ngjarja”, do të deklaronte ministri Peleshi.

Grupi hetimor ka analizuar me detaje sjelljen e dy rusëve dhe ukrainasit për të mësuar nëse në të vërtetë këta persona me një sjellje të tillë ishin nisur me një mision spiunazhi.

“Ata kanë qenë jashtëzakonisht të mirëkalkuluar, por janë përpjekur gjatë gjithë kohës për të krijuar një imazh të njerëzve diletantë, turistëve që janë tipa që flenë, kanë qejf të rrinë jashtë, pra për të dhënë këtë lloj imazhi, por në fakt synimi ka qenë diku tjetër. Duket ndonjëherë si diletantë, por ka raste që tregojnë dhëmbët e tyre profesionalë që tregon që ka një synim për ta shpërqendruar për ta nxjerrë çështjen si banale, pra një sherr banal, që të godet me gur dhe sprai, kjo e bën shumë interesante dhe pistat e hetimit duhet të jenë të shumëllojshme, në këtë kontekst jemi përballë një fakti serioz për t’u marrë në konsideratë”, tha Zhilla.

Mikhail Zorin, i diplomuar në një universitet të Teknologjisë Kimike në Moskë, por ishte zhvendosur prej një viti në Pragë, ku kishte mësuar gjuhën dhe kishte fituar të drejtën për të bërë një master. Zorin ka një përgatitje të shkëlqyer fizike dhe ushtarake. News24 u këshillua me ekspertë të lartë të sigurisë që shtuan se mënyra si reagoi Mikail në brendësi të Uzinës e ekspozuan atë dukshëm për përgatitjen ushtarake dhe ekstra.
Në momentin që u ndalua, dy ushtarët kanë hasur vështirësi ta neutralizonin pasi ishte shumë i përgatitur fizikisht dhe kur i janë vendosur prangat, 24-vjeçari rus ka bërë manovra duke i hequr ato.

Timofeeva dhe ukrainasi Alpatov njihen si blogerë dhe janë pjesë e një subkulture të quajtur “Urban Explorer” apo “Urbex”; të apasionuar për të vizituar dhe fotografuar godina të braktisura, përfshi objekte ushtarake të “Luftës së Ftohtë”. Dyshues është fakti se Svetlana Timoveefa, e njohur gjithashtu si Lana Sator që prej momentit të ndalimit ndodhet në spitalin e burgut dhe jo në burgun e grave. Pse Timofeva bëri këtë zgjedhje dhe përse autoritetet nuk kanë bërë akoma të ditur pse shtetasja ruse ndodhet në spitalin e burgut. News24 u interesua pranë institucioneve përgjegjëse, por nuk mori një përgjigje, ajo që mësuam është fakti se në spitalin e burgut Timofeva mund të zhvillojë më shumë vizita se sa në paraburgim, madje ajo ka zhvilluar disa takime me përfaqësues të ambasadës ruse. Dyshues është edhe fakti se miqtë e blogeres ruse Svetlana Timofeyeva ndërmorën një nismë në GoFundMe për të mbledhur para që mikesha e tyre të paguajë avokatin. Lana Sator sikur ishte blogere e shquar në Rusi, me miliona ndjekës, makina luksi dhe aktivitet turizmi global. Si ka mundësi që u shndërrua kaq shpejt në varfanjake?

“Ajo është shumë e njohur si blogere, për të kanë shkruar gazeta dhe perëndimore, është pjesë e një forumi dhe ata kanë mbledhur para dhe kjo mbase edhe për të treguar që kjo nuk ka lidhje me agjencitë inteligjente, mund të jetë edhe viktimë, mund të jetë edhe përdorur, ne nuk mund të flasim dot. Por sigurisht është një gjetje shumë inteligjente për ta përdorur imazhin e saj, por fakti që ajo ka qëndruar me ata, ka pranuar, nuk e bën atë të pafajshme, në këtë kontekst hipotezat dhe pistat qëndrojnë të hapura”, tha Zhilla.

Hetimet për tre shtetasit e huaj vijojnë dhe ata ndodhen ende në burg të akuzuar për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim.
A ishte vërtetë qëllimi i dy rusëve dhe ukrainasit uzina mekanike e Çekinit? Sot kjo uzinë është një gërmadhë, por çfarë ka brenda saj dhe si ka funksionuar ndër vite?

“Uzina mekanike e Gramshit është një uzinë me karakter ushtarak, pra e lidhur posaçërisht për të prodhuar armë të lehta të këmbësorisë dhe në këtë uzinë janë prodhuar që nga pistoleta deri në mitralozë të lehtë për këmbësorinë, e cila filloi punën e saj në fillim vitet 1960, më saktë në saktë në vitin 1962 ku prodhimi i saj i parë do të ishte pushka sovjetike ‘Simonov’. Më pas rreth viteve 1974 do të fillonte dhe prodhimi i automatikut të kallashnikov, pra AK47 dhe për të ardhur më pas me të gjithë armët e këmbësorisë me pistoleta, mitralozin model 56 dhe në fund të veprimtarisë së saj me prodhimin e një automatiku të veçantë të forcës speciale B84. Për sa i përket pastaj ndërtimit, është tërësisht model kinez, nuk është se ka lidhje direkt me Rusinë, në atë kohë ne i kishim prishur raportet me Bashkimin Sovjetik, por që sigurisht patenta origjinale vinte nga Bashkimi Sovjetik”, tha historiani Marenglen Kasmi.

“Ato nuk janë objekte të rëndësisë së veçantë, ato nuk janë as fabrika që prodhojnë armë, ato janë karakatina të deklasifikuara si objekte të rëndësisë së veçantë në vitin 2012. Faktikisht kanë statusin e shpk-ve që janë të falimentuara dhe që janë deri në pikën ku për shkak se nuk kanë mundësi të paguajnë dritat, iu priten edhe dritat. Kanë disa roje aty që janë aty për të mbrojtur atë perimetër nga zaptimet etj. etj.”, u shpreh Rama më 26 gusht 2022.

Cili ishte qëllimi vërtetë i dy rusëve dhe ukrainasit në vendi tonë? Në dosjen hetimore thuhet:

“Nga pyetja e tyre deri në këtë fazë të hetimit ka rezultuar baza e arsyeshme e të dhënave që krijon dyshimin e bazuar në prova se kanë ardhur në Shqipëri me mision, të rekrutuar nga shërbimet e inteligjencës ruse me detyra të përcaktuara”.

Një burim i News24 pranë Shërbimit Informativ Shtetëror shprehet se:
“Secili nga tre spiunët që janë të kamufluar si blogerë, aventurierë, apo urbex tours, kishte rol të ndarë nga tjetri”,

A fshihej diçka tjetër më e madhe pas ngjarjes së Gramshit?

“Ajo që duhet t’ju shqetësonte dhe që na shqetëson ne është këta persona çfarë qëllimesh të vërteta kanë në vendin tonë. Më falni por një mision spiunazhi që shfaqet me makinë sportive, e cila duket sikur thërret aman hajdeni dhe më shihni dhe më kapni se jam e veçantë, është pak si qesharake. Kështu që i takon hetimit të nxjerrë më shumë. Shqetësimi ynë është ku është qëllimi i vërtetë?”, u shpreh Rama më 26 gusht 2022

“Na kanë fotografuar apo kanë tentuar të na fotografojnë në Gramsh, por nga ana tjetër mund të ketë pasur edhe synim për të devijuar vëmendjen nga një skenar tjetër. Ne jetojmë në një kohë të prishjes së ekuilibrave gjeopolitikë, kështu që çdo ngjarje meriton ta shohim jo vetëm drejtpërsëdrejti siç duket, por edhe në mënyrë të tërthortë”, deklaroi Peleshi më 21 gusht.

“Vera në Shqipëri ka qenë një verë tërësisht e çuditshme nga pikëpamja e sulmeve që ka pësuar shteti shqiptar nga dy vende jo miqësore me Shqipërinë siç është Rusia dhe Irani. Asgjë nuk është rastësore qoftë sulmet e hakerave iranianë, por edhe lëvizjet e shpeshta të agjencive inteligjente ruse nëpërmjet kësaj forme të re turistike, tregon që Shqipëria tashmë është target, është subjekt dhe objekt i një plani të mirëmenduar për të ulur reputacionin e Shqipërisë si një anëtar i besueshëm i NATO-s për të investuar në Shqipëri”, u shpreh Zhilla.

Analiza mund të orientohet në disa pista, por ajo patjetër duhet të marrë në konsideratë rolin e agjencisë së inteligjencës ushtarake Ruse, GRU.

“Edhe sot shërbimi aktual është, nuk do të thosha vazhdimësi në pikëpamje të drejtimit sepse duhet të kemi parasysh një gjë që ndryshimet thelbësore të një shërbimi inteligjent në diktaturë dhe në demokraci është që nëse në diktaturë i shërben partisë shtet, në demokraci i shërben demokracisë kombëtare. Këtu nuk dua të bie në interpretime politike se çfarë përfaqëson sot Putini dhe çfarë gjendje është Rusia, jam thjesht në aspektin teorik. Kështu që si tët tilla vazhdon një vend me një trashëgimi të tillë, detyrimisht që e ka shumë të mirëorganizuar edhe sot, për më tepër kur i jepet edhe mbështetje politike. Kështu që nga natyra e shërbimit llogarit edhe trashëgiminë është ndër shërbimet mirëfunksionale të përgatitura”, tha Kasmi

“GRU ka filluar te rekrutojë për shërbimet inteligjente që në moshat e hershme, shkon deri në gjimnaz shikon talente, ka filluar propagandën në lidhje me aspektin patriotik dhe në këtë kontekst ata fillojnë të rekrutojnë njerëz që janë potencialisht të mundshëm për të shërbyer nesër në inkursione apo operacione të karakterit për mbledhjen e informacione të inteligjencës ose për ndërhyrje fizike. A janë këta agjentë apo janë të paguar nga GRU. Një nga hipotezat është që GRU përdor në mbledhjen e informacionit. GRU ka dy funksione, jo vetëm mbledh informacion, por edhe ndërhyn fizikisht nëpërmjet spacenast, grupit ushtarak, njerëzve të specializuar për të bërë ndërhyrje në operacione direkte siç ka qenë dhe eliminimi i atyre që i quajnë kundërshtarë. GRU së pari rekruton agjentë ose bashkëpunëtorë me kombësi jo ruse, si rasti i ukrainasit, për të shkëputur vëmendjen, faktorë lokalë dhe komprometon dhe krijon lidhje me grupet kriminale dhe krimin e organizuar për shitje armësh, për mbledhje informacioni por edhe për të kryer veprimtari dhe operacione të ndryshme”, u shpreh Zhilla.

Nga investigimi që realizuam nëpërmjet këtij dokumentarit, në fund të tij shtrojmë disa pyetje që përgjigjet e të cilave janë shumë të rëndësishme në zbardhjen e të vërtetës dhe mbrojtjes së sigurisë kombëtarë.

1-A ishte vërtetë një aventurë blogerësh apo kemi të bëjmë më spiunazh të mirëfilltë?
2-Pse dy rusët dhe ukrainasi qëndruan në një pikë strategjike në Gramsh, ku mund të fotografonin gjithë infrastrukturën kritike.
3-Pse në telefonat celularë të shtetasve të huaj gjendeshin vetëm foto të objekteve ushtarake dhe të infrastrukturës kritike?
4- Pse dy rusët dhe ukrainasi mbanin lingota ari me vete?
5-Pse Lana Sator kërkoi të qëndronte në spitalin e burgut?
6-Nëse hetimi nxjerr që kemi të bëjmë më spiunazh, a ka agjentë të tjerë të GRU në Shqipëri?
7-Pse dy rusët dhe ukrainasi mbanin disa karta sim shqiptare?
8-Kush janë bashkëpunëtorët dhe agjentët e fjetur në Shqipëri?
9-Kush është “Krasnij Vorobej” “harabeli i kuq” pseudonimi që përmendet në kontaktet e tyre në Shqipëri.
10-Sa rrezik potencial ka që të ndodhin akte terroriste apo sabotazhi në Shqipëri?

blank

Vrasja e Pjerin Xhuvanit para zgjedhjeve të 25 prillit, publikohen për herë të parë pamjet nga momenti i krimit (VIDEO)

Emisioni “Në Shënjestër’ publikon për herë të parë pamjet e vrasjes së Pjerin Xhuvanit, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Ngjarja ndodhi më 21 prill 2021 në lagjen ‘5 Maji’ në Elbasan. Siç shihet nga pamjet ekskluzive të siguruara nga gazetarja Klodiana Lala, ka pasur përplasje midis dy grupeve të militanteve. Po ashtu në pamje shihet se grupi i ruajtjes së votave i angazhuar nga PD bllokon një makinë që sipas tyre kishte lista me pagesa dhe para. Nga pamjet shihet Arber Paplekaj dhe Pjerin Xhuvani që më pas humb jetën. Në ngjarjen në fjalë që bë ‘mollë’ sherri mes palëve politike, u plagosën dhe tre persona të tjerë, mes tyre një efektive policie.

Aktualisht çështja është në gjykim, ndërkohë që autori i dyshuar, Arber Paplekaj ndodhet pas hekurave. Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit ka vendosur masën e pezullimit për gjashtë efektivët e “Shqiponjave”, të arrestuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, të cilët akuzohen për mosveprim.

blank

 

 

blank

 

(BalkanWeb)


Send this to a friend