VOAL

VOAL

“Vettingu” do të kryhet nga ekspertët amerikanë dhe zyra juridike në Bruksel

August 19, 2016
blank

Komentet

blank

KFOR stacionohet afër objekteve të Komunave në Veri

Forca të shumta të KFOR-it dhe EULEX-it në këtë mëngjes janë stacionuar përpara objekteve komunale në veri të vendit.

Prezenca e tyre është rritur në Mahallën e Boshnjakëve në Mitrovicën verore, ku siç shkruan Kossev janë vendosur 7 njësite këtë mëngjes.

Gjithashtu thuhet se janë vendosur para objektit të Komunës së Mitrovicës Veriore. Në hyrje të ndërtesës është duke qëndruar edhe Policia e Kosovës.

Ndërkohë që serbët lokalë janë mbledhur këtë mëngjes përpara objekteve në Lepsoavic dhe Zvecan.

Edhe në Komunën e Zvecanit gjitahshtu janë stacionuar një numër i madh i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it.

Ata janë stacionuar në afërsi të Kishës, rrugës që çon drejt objektit të Komunës, por edhe përpara shkollës së mesme, e cila nuk është shumë larg shkollës fillore./Gazetaexpress

blank

Kiev, 52 dronë të Rusisë rrëzuar brenda një nate

VOAL- Presidenti ukrainas Zelensky po i bën thirrje parlamentit të Ukrainës që të miratojë sanksione të reja 50-vjeçare kundër Iranit për rolin e tij në furnizimin e Rusisë me dronë dhe pajisje ushtarake për luftë. Kjo është raportuar nga Kyiv Independent, duke cituar një projekt-rezolutë të paraqitur në Parlament.

Drafti thuhet se do të përfshijë një ndalim të plotë të tregtisë me Iranin, investimet dhe transferimin e teknologjisë, si dhe parandalimin e tërheqjes së aseteve iraniane nga vendi. Në sulmin e së shtunës mbrëma, Kievi thuhet se rrëzoi 52 nga 54 dronët Shahed të prodhuar nga Irani dhe të nisur për në Kiev.

Zëdhënësi i Forcave Ajrore të Ukrainës, Yuriy Ihnat tha në TV se “mbrëmë, gjatë sulmit masiv me dronë rusë në Kiev, forcat ajrore morën pjesë në rrëzimin e mjeteve ajrore iraniane pa pilot. Avionët që ne përdorim për të rrëzuar dronët në veçanti – nënvizoi ai më tej – nuk ishin aq efektivë sa do të donim. Nëse do të kishim një F-16, sigurisht  ai, me radarin dhe armët e tij të fuqishme do të ishte në gjendje të kryente detyrat e tij në qiell njëqind për qind të kohës”. Parlamenti i Ukrainës duhet të miratojë projekt-rezolutën e sanksioneve që ajo të bëhet ligj. Votimi thuhet se nuk është caktuar ende. rsi-eb

blank

KASH, thirrje ndërkombëtarëve: Ruani neutralitetin, mbështesni Kosovën për sundimin e ligjit!

“Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bën thirrje faktorit ndërkombëtar të ruajë neutralitetin dhe të mbështesë Republikën e Kosovës që të vendosë sundimin e ligjit dhe të kushtetutës në të gjithë territorin e saj, si dhe të dënojë e veprimet dhe provokimet nacionaliste të botës serbe…”

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka reaguar pas tensioneve që u krijuan përpara godinave të komunave në veri të Kosovës, ku qytetarë serbë kanë reguar me dhunë duke mos lejuar hyrjen e kryetarëve të rinj në zyra, të gjithë shqiptarë, zgjedhur së fundmi me votë.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shprehet se “ka ndjekur dhe trajtuar në vijimësi situatën në veri të Kosovës. Kemi shprehur shqetësimin lidhur me paqëndrueshmërine dhe sigurinë në komunat me shumicë serbe, si rrjedhojë e aktivitetit destabilizues e kriminal të strukturave parapolitike e paraushtarake paralele që veprojnë në këto komuna, të mbështetura nga Beogradi nëpërmjet agjencive të inteligjencës serbe, që po konfirmojnë dita ditës se janë proxy të shërbimeve sekrete ruse.

Në lidhje me zhvillimet e fundit, ritheksojmë se Republika e Kosovës është shtet sovran dhe integriteti i saj territorial është i pacënueshëm. Zbatimi i ligjit dhe funksionimi i institucioneve demokratike e ka shndrruar Republikën e Kosovës në një shembull demokracie për të gjithë rajonin dhe në një kontributore të pazëvendësueshme të stabilitetit, sigurisë dhe paqes në rajon e më gjerë.

Zbatimi i ligjit në të tërë territorin e Kosovës është bazë themelore për funksionimin e shtetit ligjor në Kosovë, cka e bërë atë shembullin që përmendëm më lart.

KASH vlerëson profesionalizmin e strukturave të sigurisë së Republikës së Kosovës në qetësimin e situatës dhe jetësimin e hapave dhe vendimmarrjeve demokratike, institucionale e kushtetuese, të realizuara së fundmi në veriun e vendit, për cka bashkësia ndërkombëtare shprehu mbështetje të plotë.

Këshilli i Ambasarëve Shqiptarë shpreh bindjen se qëndrueshmëria dhe zbatueshmëria e veprimeve më se të justifikuara të qeverisë së Republikës së Kosovës në drejtim të qetësimit të situatës ne veriun e vendit do të jenë të plota e eficiente në se qeveria do të vijojë të jetë e angazhuar në një konsultim dhe koordinim të pandërprerë me miqtë e saj, me BE dhe SHBA.

Në të njëjtën kohë, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bën thirrje faktorit ndërkombëtar të ruajë neutralitetin dhe të mbështesë Republikën e Kosovës që të vendosë sundimin e ligjit dhe të kushtetutës në të gjithë territorin e saj, si dhe të dënojë e veprimet dhe provokimet nacionaliste të botës serbe, të Serbisë e të Presidentit të saj, sikundër ndodhi dhe me deklaratat e fundit të papërgjegjshme të tij.

Image

blank

Kurti: Marrëveshja me Serbinë duhet të zbatohet pa kushte

RFE/RL

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Marrëveshja drejt normalizimit të raporteve me Serbinë, dhe Aneksi i saj duhet të zbatohen shpejt dhe pa kushte dhe të jetë zbatim i plotë.

Kurti u takua më 28 maj me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, dhe shefin e zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog.

Më 27 shkurt në Bruksel, Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve, ndërkaq në mars në Ohër, u arrit edhe pajtimi për Aneksin e zbatimit të saj.

Kjo marrëveshje, nuk përfshin njohjen reciproke për të cilën insiston Kosova, por kërkon nga Kosova dhe Serbia që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.

Dokumenti prej 11 nenesh kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit.

Gjatë takimit me zyrtarët evropianë, sipas njoftimit, Kurti bisedoi me ta për tensionet e fundit në veri të Kosovës, pas hyrjes në zyrat komunale të kryetarëve të rinj të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.

“Kryeministri rikujtoi se zgjedhjet në katër komunat në veri të vendit ishin shtyer një herë në dhjetor, dhe se tani pas mbajtjes së tyre me 23 prill, është e rëndësishme që të fillojmë sa më parë me ofrimin e shërbimeve bazike për qytetarët, të cilat kanë munguar që nga fillimi i muajit nëntor të vitit të kaluar pas dorëheqjes së kryetarëve pararendës”, u tha në njoftim.

Më 26 maj, grupe të serbëve lokalë u përleshën me Policinë e Kosovës e cila asistoi kryetarët e rinj që të hynin në ndërtesat komunale.

Më 25 maj, kryetarët e rinj të Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit, bënë betimin në shkolla dhe ndërtesa të tjera komunale, për shkaqe sigurie. Ndërkaq, kryetari i Mitrovicës së Veriut, paraprakisht ishte betuar në ndërtesën e komunës, pasi kjo komunë është e vetmja në veri që ka ndërtesa të ndara komunale të institucioneve që punojnë sipas sistemit të Kosovës dhe atyre paralele, që punojnë sipas sistemit të Serbisë.

Bashkësia ndërkombëtare dënoi veprimet e Prishtinës dhe i cilësoi si “hyrje me forcë” shkuarjen e kryetarëve të rinj në zyrat e tyre nëpër komuna.

Zgjedhjet në katër komunat në veri, të banuara me shumicë serbe u mbajtën më 23 prill pas dorëheqjes së kryetarëve nga radhët e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve të Kosovës – në nëntor të vitit të kaluar.

Kjo parti i braktisi të gjitha institucionet e Kosovës, për shkak të vendimit të Qeverisë në Prishtinë për të kryer procesin e riregjistrimit të makinave me targa ilegale serbe.

Zgjedhjet u bojkotuan nga popullata shumicë serbe në atë zonë, e cila tani nuk i pranon rezultatet, përkatësisht kryetarët e rinj.

blank

Kongresmeni Torres mbron Kosovën: Zhgënjyese që Sekretari Blinken sulmoi publikisht një aleat të Amerikës

 Kongresmeni amerikan, Richie Torres, ka mbetur i zhgënjyer nga Sekretari i Shtetit të tij, Antony Blinken, që dënoi veprimin e institucioneve të Kosovës për ngjarjet e pardjeshme në Veri.

Ai tha se Kosova është aleat i SHBA-së dhe se ishte ndër vendet e para që pranoi refugjatët afganë kur kjo iu desh SHBA-së, raporton Express.

 “Kosova është një aleat i palëkundur i SHBA-së. Kur SHBA-së i duheshin vende për të pranuar refugjatët afganë, Kosova ishte e para dhe ndër të paktat që u pranoi në këtë rast. Është zhgënjyese për mua dhe për votuesit e mi shqiptarë të shoh Sekretarin Blinken të sulmojë publikisht një aleat të SHBA-së”, ka shkruar ai, duke rishpërndarë deklaratën e Blinkenit.

Sekretari Blinken pardje dënoi veprimet e Kosovës, duke i bërë thirrje edhe kryeministrit Albin Kurti që t’i ndalojë këto masa menjëherë.

“Dënojmë fuqishëm veprimet e Qeverisë së Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin. I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të ripërqendrohet në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar dje Blinken. Ndërsa, para se të reagonte Blinken, në Prishtinë të njëjtin reagim qortues për Kosovën e bëri edhe ambasadori Jeff Hovenier. syri.net

blank

Kongresmeni amerikan: SHBA duhet të qëndrojë me Kosovën, sekretari Blinken t’i kundërvihet mobilizimit ushtarak të Serbisë

Kongresmeni republikan Zach Nunn ka reaguar ndaj Departamentit amerikan të Shtetit në lidhje me ngjarjet e fundit në veri të Kosovës.

Nunn me anë të një postitmi në Twitter ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të qëndrojnë me Kosovën.

“SHBA: Qëndroni me Kosovën, një demokraci të re dhe një aleat të palëkundur të SHBA-ve – të dyja duke u vendosur jashtë vendit dhe duke mirëpritur të evakuuarit afganë (një nga miqtë e vetëm evropianë)”, ka shkruar Nun.

Ai ka shtuar se sekretari Antony Blinken duhet t’i kundërvihet mobilizimit ushtarak të Serbisë.

“Sekretari Blinken duhet t’i kundërvihet mobilizimit ushtarak të Serbisë”, ka përfunduar ai.

SHBA-ja ka dënuar të premten ashpër veprimet e Qeverisë së Kosovës “për të hyrë me forcë në ndërtesat e komunave në veri të Kosovës”.

Me anë të një deklarate, Blinken u shpreh se kjo qeveri i ndërmori këto veprime në kundërshtim me këshillat e Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë të Kosovës.

“Këto veprime kanë përshkallëzuar në mënyrë të mprehtë dhe të panevojshme tensionet, duke minuar përpjekjet tona për të ndihmuar në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe do të kenë pasoja për marrëdhëniet tona dypalëshe me Kosovën”, thotë deklarata.bw

blank

Presidenti Biden dhe Kevin McCarthy arrijnë marrëveshjen paraprake për tavanin e borxhit

VOA

Pas një ngërçi disa muajsh dhe shqetësimeve në rritje se ekonomia më e madhe në botë nuk mund të paguajë borxhet e saj, presidenti amerikan Joe Biden dhe kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Kevin McCarthy arritën një marrëveshje paraprake mbi tavanin e borxhit të qeverisë të shtunën në mbrëmje.

“Pas javësh negociatash, ne arritëm një marrëveshje në parim. Kemi ende shumë punë për të bërë, por besoj se kjo është një marrëveshje në parim që është e denjë për popullin amerikan”, tha zoti McCarthy duke njoftuar marrëveshjen pas një telefonate 90 minutëshe me presidentin.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve u tha gazetarëve në Capitol Hill se ai kishte në plan të fliste sërish me presidentin Biden të dielën pasi të përfundonte së shkruari projektligjin të cilin synon ta hedh për votim të mërkurën.

Në një deklaratë, presidenti Biden e quajti marrëveshjen “një hap të rëndësishëm përpara”, duke nënvizuar se “marrëveshja përfaqëson një kompromis, që do të thotë se jo të gjithë marrin atë që duan. Kjo është përgjegjësia e qeverisjes”.

Marrëveshja do të rrisë tavanin e borxhit prej 31.4 trilionë dollarësh për dy vjet duke kufizuar shpenzimet gjatë asaj kohe.

Ajo gjithashtu përfshin tërheqjen e fondeve të papërdorura për COVID-19, përshpejtimin e procesit të lejeve për disa projekte energjetike dhe shtimin e disa kërkesave për programet e ndihmës ushqimore për amerikanët e varfër.

Marrëveshja është e domosdoshme për të shmangur një mospagim të borxhit që do të destabilizonte ekonominë.

Ajo duhet të miratohet nga Kongresi përpara se Departamentit të Thesarit t’i mbarojnë paratë për të paguar faturat.

Ky afat është tani më 5 qershor, sipas Departamentit të Thesarit.

blank

Tensionet në veri, deputeti gjerman iu përgjigjet kritikëve: Kosova po zbaton të drejtat dhe po siguron rendin në territorin e saj

Tensionet në veri të Kosovës, kanë sjellë reagime të shumta të ndërkombëtarëve të cilët nuk i kursyen kritikat ndaj qeverisë Kurti.

Ndërkohë deputeti gjerman Knut Abraham është shprehur se askush nuk duhet të harrojë përpjekjet e Kosovës për të vendosur rendin dhe ligjin.

“Përkundër të gjitha kritikave të justifikuara për veprimet e autoriteteve kosovare, nuk duhet harruar se një shtet po përpiqet të zbatojë të drejtat e tij në territorin e tij kundër pengesave dhe ndikimeve të shumta nga jashtë”, ka shkruar ai në Twitter.

blank

blank

Osmani: Beogradi po instrumentalizon serbët në veri për të krijuar vakum institucional

RFE/RL

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, akuzoi Serbinë se po instrumentalizon popullsinë lokale serbe në veri të Kosovës, që sipas saj, “të krijuar vakum institucional, klimë të përgjithshme frike dhe pasigurie”.

Këto deklarata Osmani i bëri gjatë takimit me të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Takimi mes Osmanit dhe Sarrazinit vjen një ditë pas përleshjeve mes Policisë së Kosovës dhe grupeve të serbëve lokalë në veri të Kosovës.

Policia e Kosovës përdori gaz lotsjellës dhe shok-bomba për të shpërndarë serbët e mbledhur para ndërtesave të Komunës së Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, të cilët kundërshtuan hyrjen në zyrat komunale të kryetarëve të rinj shqiptarë të këtyre komunave.

“Presidentja Osmani ka theksuar se veprimet kriminale në veri të orkestruara nga struktura ilegale të mbështetura nga Beogradi, kanë për qëllim moslejimin e kryetarëve të ri të komunave në veri të vendit të ushtrojnë detyrat sipas ligjit dhe Kushtetutës dhe instrumentalizimin e popullatës lokale serbe për të krijuar vakum institucional, klimë të përgjithshme frike dhe pasigurie”, u tha në njoftimin e Presidencës kosovare.

Faktori ndërkombëtar, në krye me Shtetet e Bashkuara kafajësuar Qeverinë e Kosovës për rritjen e tensioneve në komunat veriore dhe ka kërkuar që autoritetet në Prishtinë të shtensionojnë situatën.

Por, Osmani, sipas njoftimit, “ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së aleatëve ndërkombëtarë dhe koordinimit të vazhdueshëm me ta në përpjekje për paqe, siguri dhe stabilitet të qëndrueshëm”.

E para e shtetit ka përsëritur qëndrimin se veprimet e Policisë së Kosovës kanë qenë legjitime.

Sarrazin më herët gjatë ditës është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai për mediat në Prishtinë ka theksuar se bashkësia ndërkombëtare nuk do të lejojë që për ndonjë “budallallëk” të hidhet poshtë Marrëveshja drejt normalizimit të Kosovës, që Kosova dhe Serbia kanë arritur në shkurt në Bruksel, dhe më pas në Ohër kanë arritur Aneksin për zbatimin e saj.

Ndërkaq, sipas njoftimit nga Zyra e Kurtit, kryeministri kosovar i ka thënë zyrtarit gjerman se është e rëndishme “respektimi i rezultateve të zgjedhjeve demokratike, duke shtuar se shkuarja e kryetarëve të komunës në zyrat e tyre të punës dhe ofrimi i shërbimeve bazike për qytetarë duhet të trajtohen si gjë normale”.

Ndryshe, në katër komunat në veri të Kosovës, në zgjedhjet lokale të 23 prillit u zgjodhën katër kryetarë të rinj shqiptarë, pasi në këto zgjedhje të jashtëzakonshme nuk morën pjesë partitë serbe.

Zgjedhjet u mbajtën pas dorëheqjes së kryetarëve nga radhët e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve të Kosovës – në nëntor të vitit të kaluar.

Kjo parti i braktisi të gjitha institucionet e Kosovës, për shkak të vendimit të Qeverisë në Prishtinë për të kryer procesin e riregjistrimit të makinave me targa ilegale serbe.

Zgjedhjet u bojkotuan nga popullata shumicë serbe në atë zonë, e cila tani nuk i pranon rezultatet, përkatësisht kryetarët e rinj.

Pjesëmarrja në zgjedhjet e prillit ishte 3.47 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar.

blank

Kurti: Jam i përkushtuar për zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes drejt normalizimit

RFE/RL

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se është i përkushtuar që të punojë me Mbretërinë e Bashkuar dhe aleatët e shteteve të QUINT-it për të punuar në zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve me Serbinë.

Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin e Mbretërisë së Bashkuar, lordin Stuart Peach, lidhur me zhvillimet e fundit, një ditë pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës.

“Theksova se qëllimi i vetëm i Qeverisë sonë është të ofrojë qasje në zyra për kryetarët e zgjedhur dhe shpreha përkushtimin tim që të punoj me Mbretërinë e Bashkuar dhe aleatët e QUINT-it për zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes Bazë”, shkroi Kurti në llogarinë e tij në Twitter.

Më 26 maj, grupe të serbëve lokalë u përleshën me Policinë e Kosovës, e cila asistoi kryetarët e rinj shqiptarë të Komunës së Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut të hynin në zyrat e tyre për të nisur punën, pasi një ditë më parë kishin bërë betimin.

Policia përdori gaz lotsjellës dhe shok-bomba për të shpërndarë protestuesit, të cilët hodhën gurë drejt organeve të rendit.

Disa makina u dogjën dhe të paktën pesë policë u lënduan. Pas tensioneve në veri, Serbia ngriti në nivelin më të lartë gatishmërinë luftarake të forcave të saj.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe shtetet e QUINT-it dënuan ashpër vendimet e Qeverisë së Kosovës, duke i bërë thirrje që të shtensionojë situatën. Kosova ia ka vënë fajin Serbisë dhe “strukturave ilegale dhe bandave kriminale” për situatën e krijuar në veri të Kosovës.

SHBA-ja tha se veprimet në veri, jo vetëm që do të rezultojnë me pasoja në raportet dypalëshe, por edhe minojnë përpjekjet për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Dialogu për normalizim të raporteve ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian dhe mbështetet nga Shtetet e Bashkuara.

Në kuadër të dialogut, më 27 shkurt palët arritën Marrëveshjen Bazë drejt normalizimit të raporteve, ndërkaq në mars u pajtuan për Aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.

Marrëveshja nuk parasheh njohjen e ndërsjellë, për të cilën insiston Kosova, por kërkon nga Kosova dhe Serbia që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.

Dokumenti prej 11 nenesh kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit.

blank

Ivana Stradner: E turpshme! SHBA ende besojnë me naivitet se Vuçiq do ta njohë Kosovën!

Voal.ch po sjell një reagim të analistes Amerikane Ivana Stradner, e cila pak kohë më parë ka marrë kërcënime nga një zyrtar i lartë i qeverisë serbe.

“E turpshme. Shtetet e Bashkuara ende besojnë me naivitet se Vuçiq do ta njohë Kosovën dhe Uashingtoni po e qetëson atë në mënyrë që ai të mos krijojë një luftë të re me mbështetjen e Rusisë në Ballkan. Por Rusia nuk mund ta ndihmojë atë… Gjithashtu, unë po ndjek atë që po ndodh në Moldavi, Gjeorgji, Armeni dhe Azerbajxhan dhe e gjithë kjo është pjesë e të njëjtit skenar… por 🇺🇸 ende beson se Vuçiç do t’i mbajë premtimet e tij. Në fakt, ai thjesht po blen më shumë kohë.”

 

 

Dr. Ivana Stradner serves as a research fellow with FDD’s Barish Center for Media Integrity, where her research focuses on Russia’s information operations and cybersecurity, particularly Russia’s use of advanced forms of hybrid warfare and the threat they pose to the West. Ivana studies Russia’s security strategies and military doctrines to understand how Russia uses information operations for strategic communication. Given the divergence between the American and Russian militaries’ understandings of cybersecurity, her work examines both the psychological and technical aspects of Russian information security.

blank

Tensionet në Veri, Serwer: SHBA-ja ka braktisur neutralitetin, dënon Kosovën dhe jo Serbinë

“Dënojmë fuqishëm veprimet e Qeverisë së Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin. I bëjmë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të rifokusohet në dialogun e lehtësuar nga Bashkimin Evropian”. Kështu e ka nisur analizën e tij, profesori amerikan, Daniel Serwer, i cili i është referuar reagimit të shefit të diplomacisë amerikane, Anthony Blinken pas zhvillimeve në veri të Kosovës.

“Ky dënim ishte një kundërpërgjigje ndaj Qeverisë së Kosovës që vendosi kryetarë të zgjedhur të komunave në katër komuna me shumicë serbe në veri të Kosovës. Popullsia serbe pothuajse tërësisht i bojkotoi zgjedhjet, nën presionin e Beogradit. Amerikanët i kishin mbështetur zgjedhjet pa kritikuar Beogradin, por më pas kundërshtuan marrjen e detyrës nga kryetarët (shqiptarë). Ndërsa senatori Murphy ka pohuar se lëvizja e Kurtit ishte e papritur, kryeministri e bëri të ditur këtë dy ditë më parë”, pohoi profesori i Universitetit Johns Hopkins School.

Ai më tej ka folur rreth lëvizjeve të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili ka mbajtur një tubim në Beograd dhe ka bartur me autobusë qytetarët serbë të Kosovës dhe kjo nuk u dënua prej amerikanëve. “Autobusët po transportonin serbët nga Kosova për në Beograd, pa pengesa, për tubimin e presidentit Vuçiq. Në të njëjtën kohë, Beogradi i ka vënë forcat e saja të armatosura në gatishmëri, në kundërshtim të qartë me marrëveshjen e normalizimit të sponsorizuar nga BE-ja që supozohet se e ka pranuar. Ajo gjithashtu ka mobilizuar banditë e saj në veri të Kosovës për të penguar fizikisht ardhjen e kryetarëve të zgjedhur atje”, pohoi ai. Analisti ka deklaruar se SHBA-ja nuk i dënoi këto lëvizje të shtetit serb, por vetëm të autoriteteve kosovare.

“Nuk ka pasur asnjë dënim të SHBA-së për lëvizjet e Serbisë, por vetëm të Kosovës. Uashingtoni në thelb ka braktisur çdo pretendim të neutralitetit dhe ka miratuar disa nga prioritetet e Beogradit si të tijat. Kjo nuk është e vërtetë vetëm për vendosjen e kryetarëve të komunave, por edhe për Asociacionin e propozuar të Komunave me Shumicë Serbe brenda Kosovës dhe iniciativën e Ballkanit të Hapur që Serbia po promovon për të zgjeruar kontrollin e saj mbi serbët në vendet fqinje. Mbështetja e synimeve etno-nacionaliste të ‘botës serbe’ të Beogradit është bërë politika e Uashingtonit për Ballkanin.

Kurti e ka logjikën, por a ka aftësi?
Nuk jam i vetëdijshëm për mendimin aktual të kryeministrit Kurti për çështjen specifike të kryetarëve të komunave. Por ai është një liberal demokrat i vdekur që beson në të drejta të barabarta sipas ligjit. Ai është gjithashtu ajo që unë do ta quaja një “sovranist”. Kurti beson se Kosova është dhe duhet të veprojë si një shtet sovran. Këto dy karakteristika e bëjnë vendosjen e kryetarëve të bashkive një lëvizje logjike, deklaron ai.
“Megjithatë, logjika e vetme nuk mund të diktojë politikën. Aftësia gjithashtu ka rëndësi. Ai është i kufizuar në dy mënyra: Kosova ka forca të kufizuara policore në dispozicion për t’u marrë me dhunën serbe kundër kryetarëve të komunave dhe padyshim që ka shumë të kufizuar mbështetjen ndërkombëtare për instalimin e tyre. Një vend i vogël si Kosova nuk mund të përballojë të veprojë pa vetëdije për kufizimet e veta”, pohoi profesori amerikan.

“Amerikanët mund t’ia vështirësojnë jetën Kurtit. Por, pozicioni i tyre mungon në logjikë. Si i mbështesni zgjedhjet dhe jo rezultatet e tyre legjitime? Si i përkrahni të drejtat e barabarta, por si e kundërshtoni vendosjen e zyrtarëve të zgjedhur për shkak të përkatësisë së tyre etnike? Si e dënoni veprimin e policisë për të mbrojtur kryetarët e zgjedhur, por jo rebelët që i sulmuan? Si pretendoni se marrëveshja e normalizimit, e cila përfshin një zotim për të mos përdorur forcën ushtarake, është ligjërisht e detyrueshme, por nuk e pengon mobilizimin serb të forcave të saj të armatosura në përgjigje të një konflikti politik brenda Kosovës?”, ka pyetur Serwer. “Shtetet e Bashkuara pretendojnë se mbështesin të drejta të barabarta dhe respekt për sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjitha shteteve ekzistuese në Ballkan. Duhet të nxjerrë përfundime logjike”, përfundoi ai.bw


Send this to a friend