VOAL

VOAL

Vdiqën nga torturat- Emrat e 8 motrave katolike që u mungojnë listave të martirëve

September 7, 2019

Komentet

100 ditë protestë kundër qeverisë Rama- Nga Zvërneci në Tiranë e kudo ku ka shqiptarë, si u ndërkombëtarizuar “Revolucioni i Flamingove” (HAP PAS HAPI)

Sot mbushen 100 ditë nga nisja e protestave kundër qeverisë së Edi Ramës, protesta të cilat Dosja.al i ka ndjekur hap pas hapi.

 

TIRANË- Sot mbushen 100 ditë nga nisja e protestave kundër qeverisë së Edi Ramës. Protesta nisi në Zvernec, pas incidentit ku rojet private tërhoqën zvarrë disa qytetarë që po protestonin kundër rrethimit të zonës. Nga protesta për kundërshtimin e projektit në Zvërnec, tubimi u zgjerua dhe mori një dimension tjetër politik, me thirrje kundër qeverisë Rama dhe gjithë klasës politike.

Prej më shumë tre muajsh, tashmë Tiranë është shndërruar në epiqendrën e protestave kundër qeverisë Rama, me qytetarë që mblidhen çdo ditë në rrugët e kryeqytetit për të kërkuar ndryshime politike. Tubimet janë mbajtur çdo ditë, duke krijuar një formë të re proteste politike në vend, e cika ka tërhequr edhe vëmendjen e ndërkombëtarëve.

Përballë Kryeministrisë janë bërë thirrje kundër qeverisë, e kundër gjithë klasës politike, “Rama në burg, Berisha në burg”.  Me kalimin e ditëve, protesta mori një karakter gjithnjë e më të organizuar. Organizatorët listuan pesë kërkesat kryesore dhe u bënë thirrje qytetarëve nga e gjithë Shqipëria që t’i bashkoheshin tubimeve në Tiranë.

1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të gjithë qeverisë.

2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore për jo më pak se 12 muaj.

3. Ndryshime kushtetuese dhe miratimin e tyre me referendum, ku përfshihet ndryshimi i Kodit Zgjedhor, që sipas tij ka marrë peng vendin që prej vitit 2008.

4. Ndryshime në ligjin për financimin e partive politike, pasi sipas deklaruesit, përmes tij financohen nga paraja e krimit dhe drogës.

5. Kufizimi i ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate.

Një element i veçantë i protestës është edhe përdorimi i simbolikës dhe formave alternative të protestimit. Lëvizja u identifikua edhe me emërtimin “Revolucioni i Flamingove”, ndërsa flamingoja u kthye në një nga simbolet e protestës.

Nga Tirana në diasporë

Protesta nuk mbeti vetëm brenda kufijve të kryeqytetit. Me kalimin e javëve, thirrjet për pjesëmarrje iu drejtuan edhe shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Diaspora nisi të organizonte tubime në vende të ndryshme, duke shprehur mbështetje për protestuesit në Tiranë. Kjo i dha lëvizjes një dimension më të gjerë dhe e shndërroi protestën nga një zhvillim i përqendruar në kryeqytet në një çështje që përfshiu edhe komunitetet shqiptare jashtë Shqipërisë. Në disa raste, protestat u cilësuan si mobilizime mbarëkombëtare, duke synuar përfshirjen e shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit. Pëveç tubimeve të zhvilluara në vendet kudo ku ka shqiptarë, diaspora ka zbarkuar edhe në Tiranë, duke mbushur plot bulevardin.

Protesta mori vëmendje ndërkombëtare

Zgjatja e protestës për dhjetëra ditë bëri që zhvillimet në Tiranë të tërhiqnin edhe vëmendjen e mediave dhe opinionit publik jashtë Shqipërisë. Fakti që protestuesit vijuan të mblidheshin çdo ditë, pavarësisht kohëzgjatjes së lëvizjes, e ktheu protestën në një prej zhvillimeve më të diskutuara politike në vend. Ndërkombëtarizimi erdhi edhe përmes diasporës, e cila jo vetëm mbështeti protestën nga jashtë, por në disa raste doli në rrugë dhe organizoi tubime në qytetet ku jetojnë komunitete shqiptare.

Protestat në Shqipëri kanë marrë edhe mbështetje nga disa eurodeputetë, të cilët kanë ardhur edhe në Shqipëri, duke takuar nga afër qytetarët. Në deklaratat dhe reagimet e tyre, ata kanë theksuar rëndësinë e të drejtës për protestë dhe të respektimit të parimeve demokratike. Po ashtu, mbështetja nga Parlamenti Europian i ka dhënë protestës një tjetër dimension ndërkombëtar, duke e kthyer situatën politike në Shqipëri në një çështje të ndjekur edhe në Bruksel.

Tubimit i kanë bërë jehonë edhe mediat ndërkombëtare, të cilat kanë raportuar cdë zhvillim të ndodhur gjatë 100 ditëve të tubimit, ku herë pas here ka pasur edhe situata tensioni. Por, më së shumti, raportimet ndërkombëtare janë fokusuar te numri i lartë i protestuesve, vijimësia e tubimeve dhe kërkesat për ndryshime politike. Vëmendje të veçantë ka marrë edhe simboli i flamingos, i cili është kthyer në identifikues të protestës.

Sulmet e policisë ndaj protestuese dhe arrestimet e vazhdueshme

Edhe pse protesta ka qenë paqësore nga protestuesit, policia nuk është kursyer me sulme fizike ndaj tyre dhe arrestime të vazhdueshme. Më së shumti përplasjet kanë ndodhur kur qytetarët janë mbledhur para Parlamentit, për tu thënë deputetëve se nuk përfaqësojnë më popullin, por përfaqësojnë krimin.

Gjatë përplasjeve, policia ka përdoruar gaz lotsjellës, ujë me piper, spraj dhe dhunë. Pamjet tregojnë edhe momentet kur policia i ka tërhequr zvarrë qytetarët, që po protestonin për të drejtat e tyre. Në disa raste janë raportuar persona të lënduar, ndërsa organizatorët kanë kërkuar hetim për mënyrën se si është menaxhuar situata nga uniformat blu.

Përplasjet me policinë janë kthyer në një prej pikave kryesore të debatit publik, duke nxitur reagime edhe nga përfaqësues politikë dhe zyrtarë europianë. Organizatorët kanë insistuar se protesta duhet të jetë paqësore dhe se përdorimi i forcës ndaj protestuesve cenon të drejtën e tubimit, ndërsa autoritetet kanë mbrojtur veprimet e policisë si masa për ruajtjen e rendit dhe sigurisë.

100 ditë në shesh

Në këto 100 ditë, qytetarë janë mbledhur çdo mbrëmje në sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt Kryeministrisë, aty ku kanë mbajtur dhe fjalime. Pas përfundimt të fjalimeve para kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, duke thirrur slogane si “Arrestoni Ramën”, “O Ergys o legen prite Ramën se po vjen”, “Edi Rama frikacak”, “Dorëheqje, ju erdhi fundi”, “Policia e krimit”, “Edi Rama jep dorëheqjen”, “Edi Rama në burg”, “O Erion o legen prite Ramën se po vjen”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”. Sot në ditën e 100 të protestës, pritet një mobilizim më i madh në Tiranë, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar se kjo do të jetë dita e në një prej tubimeve më të mëdha që prej nisjes së lëvizjes./Dosja.al

When Diplomacy Was Not Enough – The League of Prizren in the Struggle for Albanian Lands- By Isuf B.Bajrami

September 3, 1878 – Gjakova as a Response to a Europe That Decided for Albanians Without the Albanians

On September 3, 1878, Gjakova became the scene of one of the best-known confrontations of the Albanian League of Prizren. Albanian forces, with Sylejman Vokshi among their principal leaders, surrounded Mehmet Ali Pasha Maxharri in the residence of Abdullah Pashë Dreni, who had come to Gjakova as part of a mission to implement the decisions concerning the cession of Plavë and Guci to Montenegro. After a siege and several days of fighting, on September 6 Mehmet Ali Pasha, Abdullah Pashë Dreni, and a large number of those accompanying them were killed.[1]

To understand what this confrontation represented, we must go back several months, to Berlin, where the European Great Powers were attempting to construct a new political order for the Balkans. The Congress of Berlin of 1878 was convened following the Russo-Ottoman War and sought to revise previous arrangements and establish a new balance among the powers and states of the region. In the diplomatic language of the time, there was talk of peace, stability, and the regulation of international relations. But for the Albanians, this “regulation” would mean something much more concrete: the territories in which they lived would become the object of decisions made at a table where the Albanians had no direct political representation.[2]

Here lies one of the great paradoxes of European diplomacy at the time. The Great Powers spoke of the new order of Europe and of the principle of nationality, while in the Albanian case they did not create an equal mechanism for hearing and representing Albanian demands. In the memorandum addressed to Lord Beaconsfield, the Albanian representatives emphasized precisely this problem: other peoples of the Ottoman Empire had governments or diplomats who could express their aspirations, whereas the Albanians had no state of their own and therefore risked remaining without a voice at the table where their fate was being decided.[2]

This was not an ordinary diplomatic complaint. It was a warning. The Albanians were telling Europe that they existed as a people and that they did not accept their territories being treated as open spaces to be exchanged among the interests of the Great Powers and neighboring states. The documents of the League clearly expressed the objective of defending territorial integrity and opposing the imposition of another government over territories that it regarded as part of the Albanian homeland.[3]

Yet European diplomacy did not fundamentally change its course. The Treaty of Berlin established new borders and recognized the territorial expansion of Montenegro, while Article 28 defined its new frontiers.[4] For the Albanians, the problem was not merely legal or administrative. Albanian populations lived in many of these regions, and the change of sovereignty was not an abstract line on a map: it concerned security, property, administration, social life, and the political future of the people.

This is why criticism of the diplomacy of the Great Powers should not be limited to the fact that the Albanians did not receive what they demanded. The deeper criticism is that the diplomatic system of the time treated peoples unequally. The Great Powers had the capacity to decide the fate of the Balkans, while smaller peoples often had to persuade others that they had the right to be heard. Within this system, principles frequently came second to strategic interests.

And here we must acknowledge a historical truth that is often lost in simplified narratives: the Albanians did not immediately turn to war. They began with politics. They began with organization, assemblies, memoranda, and diplomatic efforts. On June 10, 1878, the League of Prizren was founded, while on June 13 a memorandum was sent to Lord Beaconsfield requesting that the Albanian question be heard at the Congress of Berlin.[5]

In this sense, the League was also an attempt to create political subjectivity. It was not merely a temporary union for a battle. Its documents demonstrate political and military organization, with administrative structures, rules for organizing forces, and mechanisms for defending territories regarded as Albanian.[3] Sylejman Vokshi was among the important figures in this organization, and his name also appears in the founding documents of the League.[3]

But if diplomacy was the first path, it did not produce the result the Albanians sought. In 1879, Abdyl Frashëri and Mehmed Ali Vrioni continued diplomatic efforts in European centers, seeking support for the Albanian cause.[5] The effort to gain international support demonstrates that the League did not regard conflict as an end in itself. It sought a political solution, but a solution that would take the Albanian reality into account.

At this point, the responsibility of the Great Powers’ diplomacy becomes more evident. When a people seeks to be heard and the response is a decision that directly affects its territories without its participation, diplomacy risks becoming, rather than an instrument of peace, an instrument of imposition. A treaty may be an international act, but no treaty can erase the political reality of a population merely through a signature.

Gjakova was the moment when this reality collided with the diplomatic decision. At the end of August 1878, Mehmet Ali Pasha Maxharri arrived in the region on a mission to implement the decisions concerning Plavë and Guci and their transfer to Montenegro. The leaders of the League demanded that he abandon the mission. Following his refusal, he was surrounded in the residence of Abdullah Pashë Dreni on September 3. The fighting, after interruptions and attempts at negotiations, continued until September 6, when Mehmet Ali Pasha and Abdullah Pashë Dreni were killed.[1]

Thus, what had been decided in Berlin descended upon Gjakova. A diplomatic provision was transformed into a direct conflict over land and population. In this sense, Gjakova was not an isolated episode disconnected from the Congress of Berlin. It was one of its consequences on the ground.

This does not mean that every armed action automatically becomes legitimate simply because it is undertaken in the name of a people. History and law require a more careful analysis. But it is equally mistaken to treat Albanian resistance merely as an obstacle to the “implementation of the treaty,” without asking what that implementation represented for the people living in the territories concerned.

The modern concept of self-defense in international law cannot be mechanically projected onto 1878. Article 51 of the United Nations Charter belongs to the international legal order established after 1945. But this does not strip the League of Prizren of its defensive character in political and historical terms. The League had established structures for the defense of territories and had expressed in its documents the objective of protecting territorial integrity by the means it considered necessary.[3]

It is therefore more accurate to say that Gjakova represented a form of self-organization and resistance by a political community that perceived itself as threatened by territorial changes imposed from outside. This is something different from claiming that the League was implementing a norm of international law that, at that time, did not yet exist in the form we recognize today.

This is precisely where the tragedy of the diplomacy of 1878 lies. The Great Powers sought to create stability in the Balkans, but stability constructed without the real participation of the populations affected by it cannot easily be sustainable. Diplomacy can draw borders, but it cannot automatically produce political legitimacy. It can sign treaties, but it cannot order a people to forget who it is and what it seeks.

In Berlin, the Albanians confronted a diplomacy that was more interested in the balance among the powers than in establishing an equal standard for all the nationalities of the Balkans. In Gjakova, that balance confronted a reality that could no longer be hidden behind diplomatic formulations. The history of that period demonstrates how dangerous it is when “stability” is used to justify decisions that part of the population perceives as a threat to its political existence.

This is why the Congress of Berlin should also be viewed as a lesson about the limits of realpolitik. The Great Powers may have had legitimate strategic interests, but this did not automatically make all the consequences of their decisions legitimate. The interest of a power is not the same as the right of a people. The stability of a chancery is not always the stability of a family living in the territory over which the decision has been made.

And here the history of the League of Prizren acquires an importance that extends beyond 1878. It shows how a people that is not represented at the diplomatic table attempts to create political means of representing itself. When those means prove insufficient, it seeks to defend what it regards as a vital interest. This is a process that must be understood within the context of its time and not reduced to a simple narrative of “war” and “peace.”

Today, the international order is legally much more developed. The United Nations Charter identifies, among the purposes of the organization, the development of friendly relations among nations based on respect for the principle of equal rights and self-determination of peoples.[7] The International Covenant on Civil and Political Rights provides that all peoples have the right to self-determination and, on the basis of that right, freely determine their political status.[8]

These norms cannot be taken back in time and directly attributed to the actors of 1878. But they can be used as a point of reference for understanding how much the legal language of the world has changed and how much greater responsibility states and international organizations today bear when they speak of democracy, human rights, self-determination, and coexistence.

Therefore, the history of the League of Prizren should not be used to fuel new hostilities. It should be used to demand equal standards. If modern Europe wishes to be different from the Europe of 1878, then it cannot accept that a people be treated as a diplomatic problem whenever it demands political rights, while another is treated as a privileged subject simply because its interests align more closely with the calculations of the Great Powers.

Coexistence does not mean the denial of one side in the name of the quiet of the other. Coexistence means equality. Democracy is not a privilege that a majority can grant or take away from a minority according to the interests of the moment. Democracy is a system in which political and civil rights are protected through institutions and the rule of law.

And stability cannot be synonymous with freezing an injustice in place. Such stability may last for a time, but the history of the Balkans has repeatedly demonstrated that unresolved problems do not disappear simply because diplomacy chooses not to mention them.

This is what makes September 3, 1878 more than a commemorative date. It is a moment in which the connection between diplomacy and resistance can be seen clearly. The League of Prizren initially sought to speak. When words were not enough, it organized defense. When decisions made without the Albanians were attempted to be imposed upon Albanian territories, Gjakova became the place where this political conflict turned into armed confrontation.

For this reason, the historical responsibility of European diplomacy lies not only in the borders drawn on the map. It also lies in the question of why a people seeking to be heard was not treated as a political party with the right to present and defend its own interests.

Europe in 1878 could say that it had established an order.

But Gjakova demonstrated that an order without the consent and participation of those affected by it can produce resistance instead of peace.

This is also the lesson that should remain for today. Not that war is the first path, nor that conflict should be romanticized. On the contrary, the lesson is that diplomacy must be serious, just, and equal enough to make conflict unnecessary. It must listen before deciding, negotiate before imposing, and seek solutions that can exist not only in documents but also in the conscience of the people upon whom they are imposed.

On September 3, 1878, the Albanians of Gjakova were not confronting only an Ottoman pasha or a military detachment. In a broader sense, they were confronting the concrete consequence of a diplomatic system that had decided over them without having them at the table.

Therefore, the memory of that day should not be only a memory of weapons. It should also be a memory of the failure of diplomacy to find a political solution that would take the Albanian voice seriously.

History does not ask us to repeat that conflict.

It asks us not to repeat that mistake.

If today’s Europe truly wishes to be a Europe of democracy, rights, and the rule of law, then it cannot have different standards for freedom, self-determination, representation, and coexistence. A right does not become less of a right simply because it is demanded by a small people. An injustice does not become more acceptable simply because it has been formulated in the elegant language of a treaty.

This is why Gjakova remains a warning to every diplomacy that believes it can build peace by bypassing the will of peoples.

In 1878, Europe chose to decide for the Albanians.

The Albanians chose not to remain silent.

Today the world has institutions, norms, and political instruments that did not exist then. Precisely for this reason, it also has a greater responsibility: not to force a people to choose between political subjugation and conflict.

Diplomacy must finally have learned the lesson of Gjakova.

When the fate of a people is being decided, that people must be at the table.

Because borders can be drawn with a pencil on maps, but peace can be built only upon justice, equality, and respect for the people who live upon that land.

Footnotes
[1] On the events in Gjakova: the siege of Mehmet Ali Pasha Maxharri in the residence of Abdullah Pashë Dreni on September 3, 1878, and the conclusion of the fighting on September 6 with the killing of Mehmet Ali Pasha and Abdullah Pashë Dreni. See also Jusuf Bajraktari’s study on Gjakova during the period of the League of Prizren.
[2] Robert Elsie, Memorandum to Lord Beaconsfield, 1878. The memorandum emphasized that the Albanians had no state representation at the Congress of Berlin and requested that the Albanian question be heard at the diplomatic table.

[3] Robert Elsie, The Resolutions of the League of Prizren, 1878. The League’s documents include the defense of territorial integrity, political and military organization, and measures for the defense of territories regarded as Albanian.

[4] Treaty of Berlin, July 13, 1878, particularly Articles 28–29, concerning the borders and territorial expansion of Montenegro.

[5] Robert Elsie, The Resolutions of the League of Prizren. The source documents the establishment of the League on June 10, 1878, the memorandum addressed to Lord Beaconsfield on June 13, and the continuation of Abdyl Frashëri’s diplomatic activities in Europe during 1879.

[6] On the organization of the forces and the role of the League’s branch in Gjakova, see Jusuf Bajraktari, Gjakova me rrethinë në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. The study documents the mobilization of League forces and the confrontation of September 1878.

[7] Charter of the United Nations, Article 1(2), concerning the development of friendly relations among nations based on respect for the principle of equal rights and self-determination of peoples.

[8] International Covenant on Civil and Political Rights, Article 1, concerning the right of all peoples to self-determination and to freely determine their political status.

Prishtina,03.09.2026

Kur diplomacia nuk mjaftoi – Lidhja e Prizrenit në luftë për trojet shqiptare 3 shtator 1878 – Gjakova si përgjigje ndaj një Evrope që vendoste mbi shqiptarët pa shqiptarët- Nga Isuf B.Bajrami

Kulla e Avdullah Pashë Drenit (shek.XVIII) gjendet në hyrje të Çarshisë së Madhe në Gjakovë, në afërsi të cilës ndodhen edhe Lapidari i Lidhjes së Prizrenit

 

 

Më 3 shtator 1878, Gjakova u bë skena e një prej përplasjeve më të njohura të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Forcat shqiptare, me Sylejman Vokshin ndër drejtuesit kryesorë, rrethuan në sarajet e Abdullah Pashë Drenit Mehmet Ali Pashë Maxharrin, i cili kishte ardhur në Gjakovë në kuadër të misionit për zbatimin e vendimeve që lidhnin dorëzimin e Plavës dhe Gucisë Malit të Zi. Pas një rrethimi dhe përleshjesh disa ditore, më 6 shtator u vranë Mehmet Ali Pasha, Abdullah Pashë Dreni dhe një numër i madh i njerëzve që ndodheshin me ta.[1]

Për të kuptuar se çfarë përfaqësonte kjo përplasje, duhet të kthehemi disa muaj më herët, në Berlin, aty ku fuqitë e mëdha evropiane po përpiqeshin të ndërtonin një rend të ri politik për Ballkanin. Kongresi i Berlinit i vitit 1878 u mblodh pas luftës ruso-osmane dhe synonte të rishikonte rregullimet e mëparshme dhe të vendoste një ekuilibër të ri ndërmjet fuqive dhe shteteve të rajonit. Në gjuhën diplomatike të kohës flitej për paqe, stabilitet dhe rregullim të marrëdhënieve ndërkombëtare. Por për shqiptarët, ky “rregullim” do të nënkuptonte diçka shumë më konkrete: territoret ku ata jetonin do të bëheshin objekt i vendimeve të marra në një tryezë ku shqiptarët nuk kishin përfaqësim politik të drejtpërdrejtë.[2]

Këtu qëndron një nga paradokset më të mëdha të diplomacisë evropiane të asaj kohe. Fuqitë e Mëdha flisnin për rendin e ri të Evropës dhe për parimin e kombësisë, ndërsa në rastin shqiptar nuk krijuan një mekanizëm të barabartë për dëgjimin dhe përfaqësimin e kërkesave shqiptare. Në memorandumin drejtuar Lord Beaconsfield, përfaqësuesit shqiptarë e theksuan pikërisht këtë problem: popuj të tjerë të Perandorisë Osmane kishin qeveri ose diplomatë që mund të shprehnin aspiratat e tyre, ndërsa shqiptarët nuk kishin një shtet të tyre dhe, për këtë arsye, rrezikonin të mbeteshin pa zë në tryezën ku vendosej fati i tyre.[2]

Kjo nuk ishte një ankesë e zakonshme diplomatike. Ishte një paralajmërim. Shqiptarët po i thoshin Evropës se ekzistonin si popull dhe se nuk pranonin që territoret e tyre të trajtoheshin si hapësira të lira për t’u shkëmbyer ndërmjet interesave të fuqive dhe shteteve fqinje. Në dokumentet e Lidhjes shprehej qartë qëllimi për mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe kundërshtimi ndaj vendosjes së një qeverisjeje tjetër mbi territoret që ajo i konsideronte pjesë të atdheut shqiptar.[3]

Megjithatë, diplomacia evropiane nuk e ndryshoi rrënjësisht kursin e saj. Traktati i Berlinit përcaktoi kufij të rinj dhe njohu zgjerime territoriale të Malit të Zi, ndërsa neni 28 përcaktoi kufijtë e rinj të tij.[4]

Për shqiptarët, problemi nuk ishte vetëm juridik apo administrativ. Në shumë prej këtyre viseve jetonin popullsi shqiptare, dhe ndryshimi i sovranitetit nuk ishte një vijë abstrakte mbi hartë: ai lidhej me sigurinë, pronën, administrimin, jetën shoqërore dhe të ardhmen politike të njerëzve.

Kjo është arsyeja pse kritika ndaj diplomacisë së Fuqive të Mëdha nuk duhet të kufizohet te fakti se shqiptarët nuk morën atë që kërkuan. Kritika më e thellë është se sistemi diplomatik i kohës i trajtoi popujt në mënyrë të pabarabartë. Fuqitë e Mëdha kishin kapacitetin për të vendosur mbi Ballkanin, ndërsa popujt e vegjël shpesh duhej të bindnin të tjerët se kishin të drejtë të dëgjoheshin. Në këtë sistem, parimet shpesh përfundonin pas interesave strategjike.

Dhe këtu duhet pranuar një e vërtetë historike që shpesh humbet në rrëfimet e thjeshtuara: shqiptarët nuk iu drejtuan menjëherë luftës. Ata filluan me politikë. Filluan me organizim, me kuvende, me memorandume dhe me përpjekje diplomatike. Më 10 qershor 1878 u themelua Lidhja e Prizrenit, ndërsa më 13 qershor iu dërgua Lord Beaconsfield një memorandum ku kërkohej që çështja shqiptare të dëgjohej në Kongresin e Berlinit.[5]

Në këtë kuptim, Lidhja ishte edhe një përpjekje për të krijuar subjektivitet politik. Ajo nuk ishte vetëm një bashkim i përkohshëm për një betejë. Dokumentet e saj tregojnë një organizim politik dhe ushtarak, me struktura administrative, rregulla për organizimin e forcave dhe mekanizma për mbrojtjen e territoreve që konsideroheshin shqiptare.[3]

Sylejman Vokshi ishte ndër figurat e rëndësishme të këtij organizimi dhe emri i tij figuron edhe në dokumentet themeluese të Lidhjes.[3]

Por nëse diplomacia ishte rruga e parë, ajo nuk solli rezultatin që kërkonin shqiptarët. Në vitin 1879, Abdyl Frashëri dhe Mehmed Ali Vrioni vazhduan përpjekjet diplomatike në qendrat evropiane, duke kërkuar mbështetje për çështjen shqiptare.[5]

Përpjekja për të fituar mbështetje ndërkombëtare dëshmon se Lidhja nuk e shihte konfliktin si qëllim në vetvete. Ajo kërkonte një zgjidhje politike, por një zgjidhje që të merrte parasysh realitetin shqiptar.

Në këtë pikë, përgjegjësia e diplomacisë së Fuqive të Mëdha bëhet më e dukshme. Kur një popull kërkon të dëgjohet dhe përgjigjja është një vendim që prek drejtpërdrejt territoret e tij pa pjesëmarrjen e tij, atëherë diplomacia rrezikon të shndërrohet nga instrument i paqes në instrument të imponimit. Një traktat mund të jetë një akt ndërkombëtar, por asnjë traktat nuk mund ta fshijë realitetin politik të një popullsie vetëm me anë të një nënshkrimi.

Gjakova ishte momenti kur ky realitet u përplas me vendimin diplomatik. Në fund të gushtit 1878, Mehmet Ali Pasha Maxharri mbërriti në rajon me misionin për zbatimin e vendimeve që lidhnin Plavën dhe Gucinë me Malin e Zi. Krerët e Lidhjes kërkuan që ai të hiqte dorë nga misioni. Pas refuzimit, ai u rrethua në sarajet e Abdullah Pashë Drenit më 3 shtator. Luftimet, pas ndërprerjeve dhe përpjekjeve për bisedime, vazhduan deri më 6 shtator, kur Mehmet Ali Pasha dhe Abdullah Pashë Dreni mbetën të vrarë.[1]

Kështu, ajo që ishte vendosur në Berlin zbriti në Gjakovë. Një dispozitë diplomatike u shndërrua në një konflikt të drejtpërdrejtë mbi tokën dhe popullsinë. Në këtë kuptim, Gjakova nuk ishte një episod i shkëputur nga Kongresi i Berlinit. Ishte një nga pasojat e tij në terren.

Kjo nuk do të thotë se çdo veprim i armatosur bëhet automatikisht i drejtë vetëm sepse ndërmerret në emër të një populli. Historia dhe e drejta kërkojnë një analizë më të kujdesshme. Por është po aq e gabuar të trajtohet rezistenca shqiptare vetëm si një pengesë ndaj “zbatimit të traktatit”, pa pyetur se çfarë përfaqësonte ai zbatim për njerëzit që jetonin në territoret në fjalë.

Koncepti modern i vetëmbrojtjes në të drejtën ndërkombëtare nuk mund të projektohet mekanikisht në vitin 1878. Neni 51 i Kartës së Kombeve të Bashkuara i përket rendit juridik të krijuar pas vitit 1945. Por kjo nuk e zhvesh Lidhjen e Prizrenit nga karakteri i saj mbrojtës në kuptimin politik dhe historik. Lidhja kishte ndërtuar struktura për mbrojtjen e territoreve dhe kishte shprehur në dokumentet e veta qëllimin për të mbrojtur tërësinë territoriale me mjetet që i konsideronte të nevojshme.[3]

Prandaj, më e saktë është të thuhet se Gjakova përfaqësonte një formë të vetëorganizimit dhe të rezistencës së një bashkësie politike që e perceptonte veten të kërcënuar nga ndryshimet territoriale të imponuara nga jashtë. Kjo është diçka tjetër nga pretendimi se Lidhja po zbatonte një normë të së drejtës ndërkombëtare që në atë kohë ende nuk ekzistonte në formën që e njohim sot.

Pikërisht këtu qëndron edhe tragjedia e diplomacisë së vitit 1878. Fuqitë e Mëdha kërkonin të krijonin stabilitet në Ballkan, por një stabilitet i ndërtuar pa pjesëmarrjen reale të popullsive që preken prej tij nuk mund të jetë lehtësisht i qëndrueshëm. Diplomacia mund të vizatojë kufij, por nuk mund të prodhojë automatikisht legjitimitet politik. Mund të nënshkruajë traktate, por nuk mund të urdhërojë një popull të harrojë se kush është dhe çfarë kërkon.

Në Berlin, shqiptarët u përballën me një diplomaci që ishte më e interesuar për ekuilibrin ndërmjet fuqive sesa për krijimin e një standardi të barabartë për të gjitha kombësitë e Ballkanit. Në Gjakovë, ky ekuilibër u përball me një realitet që nuk mund të fshihej më pas formulimeve diplomatike. Historia e asaj kohe tregon se sa e rrezikshme është kur “stabiliteti” përdoret për të justifikuar vendime që një pjesë e popullsisë i konsideron si kërcënim ndaj ekzistencës së saj politike.

Kjo është arsyeja pse Kongresi i Berlinit duhet parë edhe si një mësim mbi kufijtë e realpolitikës. Fuqitë e Mëdha mund të kishin interesa legjitime strategjike, por kjo nuk i bënte automatikisht legjitime të gjitha pasojat e vendimeve të tyre. Interesi i një fuqie nuk është i njëjtë me të drejtën e një populli. Stabiliteti i një kancelarie nuk është gjithmonë stabiliteti i një familjeje që jeton në territorin mbi të cilin është marrë vendimi.

Dhe këtu historia e Lidhjes së Prizrenit fiton një rëndësi që shkon përtej vitit 1878. Ajo tregon se një popull i cili nuk përfaqësohet në tavolinën diplomatike përpiqet të krijojë vetë mjetet politike për t’u përfaqësuar. Kur këto mjete nuk mjaftojnë, ai kërkon ta mbrojë atë që konsideron interes jetik. Ky është një proces që duhet kuptuar në kontekstin e kohës dhe jo të reduktohet në një narrativë të thjeshtë për “luftë” dhe “paqe”.

Sot rendi ndërkombëtar është shumë më i zhvilluar juridikisht. Karta e Kombeve të Bashkuara e vendos ndër qëllimet e organizatës zhvillimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet kombeve mbi bazën e respektimit të parimit të të drejtave të barabarta dhe vetëvendosjes së popujve.[7] Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike përcakton se të gjithë popujt kanë të drejtën e vetëvendosjes dhe, mbi bazën e saj, përcaktojnë lirisht statusin e tyre politik.[8]

Këto norma nuk mund t’i kthejmë pas në kohë dhe t’ua atribuojmë drejtpërdrejt aktorëve të vitit 1878. Por mund t’i përdorim si një pikë reference për të gjykuar se sa shumë ka ndryshuar gjuha juridike e botës dhe sa përgjegjësi më të madhe kanë sot shtetet dhe organizatat ndërkombëtare kur flasin për demokracinë, të drejtat e njeriut, vetëvendosjen dhe bashkëjetesën.

Prandaj historia e Lidhjes së Prizrenit nuk duhet përdorur për të ushqyer armiqësi të reja. Ajo duhet përdorur për të kërkuar standarde të barabarta. Nëse Evropa moderne dëshiron të jetë ndryshe nga Evropa e vitit 1878, atëherë nuk mund të pranojë që një popull të trajtohet si problem diplomatik sa herë që kërkon të drejta politike, ndërsa një tjetër të trajtohet si subjekt i privilegjuar vetëm sepse interesat e tij përputhen më mirë me kalkulimet e fuqive të mëdha.

Bashkëjetesa nuk është mohimi i njërit në emër të qetësisë së tjetrit. Bashkëjetesa është barazi. Demokracia nuk është privilegj që një shumicë mund t’ia japë ose t’ia heqë një pakice sipas interesit të momentit. Demokracia është sistem në të cilin të drejtat politike dhe qytetare mbrohen përmes institucioneve dhe ligjit.

Dhe stabiliteti nuk mund të jetë sinonim i ngrirjes së një padrejtësie. Një stabilitet i tillë mund të zgjasë për një kohë, por historia e Ballkanit ka dëshmuar vazhdimisht se problemet e pazgjidhura nuk zhduken vetëm sepse diplomacia vendos të mos i përmendë.

Kjo është ajo që e bën 3 shtatorin e vitit 1878 më shumë se një datë përkujtimore. Është një moment ku mund të shihet qartë lidhja ndërmjet diplomacisë dhe rezistencës. Lidhja e Prizrenit kërkoi fillimisht të fliste. Kur fjala nuk mjaftoi, ajo organizoi mbrojtjen. Kur vendimet e marra larg shqiptarëve u përpoqën të zbatoheshin mbi territoret shqiptare, Gjakova u bë vendi ku ky konflikt politik u shndërrua në përplasje të armatosur.

Për këtë arsye, përgjegjësia historike e diplomacisë evropiane nuk qëndron vetëm te kufijtë që u vizatuan në hartë. Qëndron edhe te pyetja se pse një popull që kërkonte të dëgjohej nuk u trajtua si palë politike me të drejtën për të paraqitur dhe mbrojtur interesat e veta.

Evropa e vitit 1878 mund të thoshte se kishte vendosur një rend.

Por Gjakova tregoi se një rend pa pëlqimin dhe pjesëmarrjen e atyre që preken prej tij mund të prodhojë rezistencë në vend të paqes.

Ky është edhe mësimi që duhet të mbetet për të sotmen. Jo se lufta është rruga e parë dhe as se konflikti duhet romantizuar. Përkundrazi, mësimi është se diplomacia duhet të jetë aq serioze, aq e drejtë dhe aq e barabartë sa ta bëjë konfliktin të panevojshëm. Ajo duhet të dëgjojë përpara se të vendosë, të negociojë përpara se të imponojë dhe të kërkojë zgjidhje që mund të jetojnë jo vetëm në dokumente, por edhe në ndërgjegjen e njerëzve mbi të cilët zbatohen.

Më 3 shtator 1878, shqiptarët e Gjakovës nuk po përballeshin vetëm me një pashë osman apo me një detashment ushtarak. Në një kuptim më të gjerë, ata po përballeshin me pasojën konkrete të një sistemi diplomatik që kishte vendosur mbi ta pa i pasur ata në tryezë.

Prandaj, kujtimi i asaj dite nuk duhet të jetë vetëm kujtim i armëve. Duhet të jetë edhe kujtim i dështimit të diplomacisë për të gjetur një zgjidhje politike që do të merrte seriozisht zërin shqiptar.

Historia nuk na kërkon ta përsërisim atë konflikt.

Na kërkon të mos përsërisim atë gabim.

Nëse Evropa e sotme dëshiron të jetë vërtet Evropë e demokracisë, e të drejtave dhe e shtetit të së drejtës, atëherë nuk mund të ketë standarde të ndryshme për lirinë, vetëvendosjen, përfaqësimin dhe bashkëjetesën. Një e drejtë nuk bëhet më pak e drejtë vetëm sepse është kërkuar nga një popull i vogël. Një padrejtësi nuk bëhet më e pranueshme vetëm sepse është formuluar në gjuhën elegante të një traktati.

Kjo është arsyeja pse Gjakova mbetet një paralajmërim për çdo diplomaci që beson se mund të ndërtojë paqe duke anashkaluar vullnetin e popujve.

Në vitin 1878, Evropa zgjodhi të vendoste për shqiptarët.

Shqiptarët zgjodhën të mos heshtnin.

Sot bota ka institucione, norma dhe mjete politike që atëherë nuk ekzistonin. Pikërisht për këtë arsye, ajo ka edhe një përgjegjësi më të madhe: të mos e detyrojë një popull të zgjedhë mes nënshtrimit politik dhe konfliktit.

Diplomacia duhet ta ketë mësuar më në fund mësimin e Gjakovës.

Kur vendoset për fatin e një populli, ai popull duhet të jetë në tryezë.

Sepse kufijtë mund të vizatohen me laps në harta, por paqja mund të ndërtohet vetëm mbi drejtësi, barazi dhe respekt për njerëzit që jetojnë mbi atë tokë.

Fusnota,
[1] Për ngjarjet e Gjakovës: rrethimi i Mehmet Ali Pashë Maxharrin në sarajet e Abdullah Pashë Drenit më 3 shtator 1878 dhe përfundimi i luftimeve më 6 shtator me vrasjen e Mehmet Ali Pashës dhe Abdullah Pashë Drenit. Shih edhe studimin e Jusuf Bajraktarit mbi Gjakovën në kohën e Lidhjes së Prizrenit.

[2] Robert Elsie, Memorandum to Lord Beaconsfield, 1878. Memorandumi theksonte se shqiptarët nuk kishin përfaqësim shtetëror në Kongresin e Berlinit dhe kërkonte që çështja shqiptare të dëgjohej në tryezën diplomatike.

[3] Robert Elsie, The Resolutions of the League of Prizren, 1878. Dokumentet e Lidhjes përfshijnë mbrojtjen e tërësisë territoriale, organizimin politik dhe ushtarak dhe masat për mbrojtjen e territoreve të konsideruara shqiptare.

[4] Treaty of Berlin, 13 korrik 1878, veçanërisht nenet 28–29, mbi kufijtë dhe zgjerimin territorial të Malit të Zi.

[5] Robert Elsie, The Resolutions of the League of Prizren. Burimi dokumenton themelimin e Lidhjes më 10 qershor 1878, memorandumin drejtuar Lord Beaconsfield më 13 qershor dhe vazhdimin e veprimtarisë diplomatike të Abdyl Frashërit në Evropë gjatë vitit 1879.

[6] Për organizimin e forcave dhe rolin e degës së Lidhjes në Gjakovë, shih Jusuf Bajraktari, Gjakova me rrethinë në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Studimi dokumenton mobilizimin e forcave të Lidhjes dhe përplasjen e shtatorit 1878.

[7] Karta e Kombeve të Bashkuara, neni 1(2), mbi zhvillimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet kombeve mbi bazën e respektimit të parimit të të drejtave të barabarta dhe vetëvendosjes së popujve.

[8] International Covenant on Civil and Political Rights, neni 1, mbi të drejtën e të gjithë popujve për vetëvendosje dhe përcaktimin e lirë të statusit të tyre politik.

Prishtinë,03.09.2026

NJË HISTORI MESUESI QË TË BËN PËR VETE- Nga ARIF EJUPI

Kur një njeri lind, biografia e tij është krejt bosh. Drejtimi që ai do të marrë gjatë jetës varet nga familja dhe shoqëria në të cilën edukohet dhe formohet.

Rexhep Selim Ejupi kishte fatin që të rritej në një ambient të shëndoshë familjar. Mirëpo, në kohën kur ai lindi në komunën e Podujevës, shkollat shqipe nuk ekzistonin.

Në vitin 1921, e ashtuquajtura Mbretëri Serbo-Kroate-Sllovene kishte ndërtuar shkolla, por ato ishin të destinuara vetëm për fëmijët e kolonëve serbë dhe malazezë. Shqiptarët autoktonë ishin të diskriminuar dhe të trajtuar si qytetarë të rendit të dytë.

Dhuna mbi ta ishte e egër dhe çnjerëzore. Më 11 janar 1921, në fshatrat e Llapit dhe Gallapit, njësitet çetnike të udhëhequra nga Kosta Peçanac kryen krime të rënda, duke lënë pas plagë të thella në kujtesën kolektive, si masakrat e Prapashticës dhe Keçekollës.

Deri në ardhjen e gjermanëve, shkollat e ndërtuara në Podujevë dhe Sibovc të Epërm më 1921 shfrytëzoheshin vetëm nga serbët dhe malazezët. Shkolla në Podujevë mbante emrin “Kosta Vojinoviq”, një simbol që jo vetëm impononte pushtetin, por edhe provokonte ndjenjën e padrejtësisë te vendasit.

Gjatë viteve 1941–1944, në rrethana të ndërlikuara historike, u hapën për herë të parë 15 shkolla shqipe në komunën e Podujevës. Në mungesë të mësuesve të kualifikuar, rolin e mësuesit e morën mbi supe hoxhallarë përparimtarë, të cilët u mësuan fëmijëve alfabetin shqip, duke ndezur shkëndijat e para të arsimit kombëtar.

Ndër ta dalloheshin: Shaqir Halil Visoka, Hamit Sejdiu, Sylejman Hysë Popova, Hashim Kuleta, Ramë Shajkovci, Sabit Haliti, Maliq Mahmuti-Sekiraqa, Halit Majkovci, Hajriz Bllaca, Qazim Stublla, Hashim Syla-Obrazhda, Ramadan Jakupi-Dedaj, Bahtir Azemi, Ramë Govori etj.

Në këtë periudhë të trazuar shquhet veçmas Jahja Fusha, i diplomuar në Normalen e Shkupit, i cili më 16 shtator 1943 u zgjodh delegat i Kongresit të Lidhjes së Dytë të Prizrenit. Por kjo veprimtari patriotike pati si çmim jetën. Më 2 dhjetor 1944 u ekzekutua bashkëshortja e tij shtatzënë, Lucia Geo-Fusha, ndërsa dy javë më vonë u ekzekutua edhe ai vetë. Edhe sot ata mbeten pa varre – një dëshmi e dhimbshme e kohës.

Në këtë realitet të ashpër u rrit Rexhep Selim Ejupi. Ai, së bashku me vëllain e tij Ademin, ndoqi mësimet në shkollën “Skënderbeg” në Podujevë, e cila më vonë, nga komunistët jugosllavë, u riemërtua “Bratstvo-Jedinstvo”.

 

Në këtë shkollë punuan si mësues: Ismail Zymeri, Rashit Hasani, Hasan Bilalli, Sylejman Hysë Popova, Adem Guta dhe Sylejman Llapashtica, ndërsa në Bajçinë, në shkollën “Bashkimi”, që ishte paralele e ndarë, mësues ishte Sylejman Bajrami.

Pas Luftës së Dytë Botërore, shpresat për bashkim me Shqipërinë u shuan. Kosova mbeti nën Jugosllavinë e Titos dhe shqiptarët vazhduan të jetonin nën trysni, dhunë dhe padrejtësi. Vetëm në vitin 1945, në emër të luftës kundër “reaksionit”, u vranë rreth 50 mijë shqiptarë.

Megjithatë, Rexhepi nuk u dorëzua. Pas përfundimit të progjimnazit, ai kreu kurset pedagogjike në Prishtinë dhe në Gjakovë, të cilat ishin burimi kryesor i kuadrove të ardhshme arsimore të asaj kohe. Ai herët e kuptoi se arma më e fortë kundër padrejtësisë ishte arsimi. Shqiptarët vetëm të arsimuar mund të çliroheshin nga sllavizmi dhe prangat e robërisë.

Familja e tij ishte e njohur për fisnikëri e mikpritje. Kishte mbi 13 hektarë tokë të klasit të parë dhe jetë të rregullt. Ishte një familje ku miku nderohej me zemër, pleqtë dëgjoheshin me respekt dhe fjala e tyre kishte peshë.

Por realiteti përreth ishte i zymtë. Shumë familje jetonin në skamje. Në kohët e “zisë së bukës” kishte edhe raste vdekjeje nga uria. Reforma agrare kishte lënë shumë shqiptarë pa tokë, ndërsa në Gllamnik ishin vendosur 43 familje kolonësh serbë e malazezë.

Kjo “reformë” i kishte lënë pa tokë edhe vëllezërit Sherif dhe Hajdar Hajdari, të cilët u strehuan përkohësisht në pronën e Abdyl Mustafës-Lalës dhe Abdyl Mehmet Ejupit.

Përveç uzurpimit të tokës, xhandarmëria serbe kishte keqtrajtuar rëndë Sherif Hajdarin dhe kushëririn e tij, Islam Rama.

Pjesë e këtij sfondi të errët mbeten edhe rrëfimet rrëqethëse të Hanife Vokrri-Ejupit. Ajo, me lot në sy, tregonte se si ngrohte gurë në oxhak për t’ua mbajtur fëmijëve këmbët të ngrohta gjatë dimrit. Si grua e ve, me 7 fëmijë të vegjël, ajo luftonte me tërë qenien për të siguruar bukën e gojës.

Këto përjetime të bashkëfshatarëve e formësuan Rexhepin dhe ia ngritën në zenit dëshirën për profesionin e mësuesit. Ai sikur u betua se puna e mësuesit do të ishte misioni i tij jetësor, kurse lufta kundër çrrënjosjes së analfabetizmit u bë betimi i tij.

Ai punoi në kushte tepër të vështira në shkollën “Danilo Vukiçeviq” në Sveçël (sot “Ali Ajeti”) dhe në paralelet e saj në Dumosh. Në fillim të viteve ’60, vazhdoi punën në shkollën “Ganimete Tërbeshi” në Gllamnik, ku drejtor ishte Hilmi Blakçori nga Letanci i Podujevës.

Ish-nxënësit e tij – Hamdi Mustafa-Lala, Nimon Bahtiri, Ramadan Selatin Mustafa, Gjylie Aziz Ejupi, Shemsije Hasan Ejupi, Gjezide Mustafa-Lala, Fexhrije Mustafa-Lala, Jusuf Murat Ejupi, Abdylkadri Selim Ejupi, Remzije Selim Ejupi, Abdyrrahman Adem Ejupi, Sefë Ejupi-Zijaça, Hajdar Ejupi-Zijaça etj. – edhe pse kanë kaluar mbi gjashtë dekada, e kujtojnë me respekt dhe mall të pashuar atë periudhë.

Rexhepi, së bashku me mësues të tjerë si Bahtir Azemi, Ajet S. Hoti, Jetish Rekaliu, Faik Ahmeti-Latifi, Bajram Dema, Sabit Sadiku-Piraci, Shaban Imeri-Zebica, Bajram Shala, Fahri Sejdiu, Fazli Llugaliu, Adem Bejta, Xhafer Ilaz Ejupi, Idriz Gashi, vëllezërit Rexhep e Ruzhdi Rexhepi-Oraca, Halil Osman Breznica, Shemsi Gërguri, Ismail Hoti, Hamit Kajtazi etj., konsiderohet ndër themelvënësit e kësaj shkolle.

Ai, përveç që ishte mësues, ishte edhe misionar i progresit dhe i njerëzores. Me përkushtim të rrallë, hapte “dritare drite” në çdo shtëpi shqiptare. Nuk përhapte vetëm dije, por edhe mesazhe të vazhdueshme ndërgjegjeje, dashurie për gjuhën, kulturën dhe identitetin kombëtar.

Ai ishte i përpiktë në punë. Ishte parimor, korrekt dhe shumë i dashur. Përveç mësimeve, nxënësve u mësonte respektin dhe solidarizimin me njëri-tjetrin.

Së bashku me Xhafer Ilaz Ejupin, trokiste derë më derë për të bindur prindërit se edhe vajzat duhet të shkolloheshin. Përpjekjet e tyre nuk mbetën vetëm fjalë. Rexhepi dhe Xhaferi dhanë shembullin duke regjistruar në shkollë motrat dhe vajzat e familjes së tyre.

Andaj, të gjithë ata që e njohën mësuesin Rexhep e kujtojnë si njeri të qetë dhe të edukuar.

Ai, deri më 5 shtator 1980, kur ndërroi jetë papritur nga një sulm në zemër, s’reshti së ndihmuari të tjerët, sidomos ata që kishin kushte të rënda ekonomike.

Me urtësi e mirësjellje la pas një emër të ndritur: mësues i përkushtuar, nëpunës i palodhshëm, njeri i besueshëm dhe baba shembullor.

Rexhep Selim Ejupi mbetet ndër mësuesit e parë llapjanë që s’kurseu asgjë për edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të para të nxënësve në shkollat e fshatrave Sveçël, Dumosh dhe Gllamnik të Llapit.

ARIF EJUPI

A do të kthehet mobilizimi qytetar në ndryshim politik? 100 ditë revoltë për largimin e Ramës, BIRN: Çfarë ndryshoi ‘Revolucioni i Flamingove’

Në lëvizjen më të madhe që nga rënia e komunizmit në Shqipëri, “Revolucioni i Flamingove’ po hyn në ditën e 100-të të tij me arritjet kryesore të rikthimit të qytetarit në shesh dhe ekspozimin e një qeverisjeje autoritare. Megjithatë, pyetja mbetet nëse do të transformohet ose jo në një lëvizje për të ardhmen.

Bulevardi kryesor i Tiranës u përket çdo mbrëmje “flamingove”.

Janë orët e pasdites së vonë, kur dhjetëra qytetarë me banderola, postera dhe flamuj nisin të mblidhen në sheshin “Skënderbej”. Mes tyre është kthyer në ritual edhe një poster i ri çdo natë, me numrin e ditës së protestës. Të hënën, numri do të jetë 100.

Rreth orës 20:00, protestuesit e parë nisin ecjen në drejtim të Kryeministrisë, ku një podium i improvizuar dhe një mikrofon presin folësit e radhës. Për më shumë se një orë, dhjetëra të tjerë zbresin në shesh. Disa janë aty çdo mbrëmje, të tjerë i bashkohen protestës në mënyrë sporadike.

Prej më shumë se tre muajsh, Tirana jeton me thirrjet “Shqipëria nuk është në shitje”, “Rama, jep dorëheqjen” dhe “Rama n’burg, Berisha n’burg”, sloganet e ditëve të para të saj.

Por në 100 ditë, repertori i saj është zgjeruar. Çdo mbrëmje lindin thirrje të reja, ndërsa rimat dhe sarkazma ndaj kryeministrit Edi Rama, ministrave dhe mazhorancës janë pjesë e ritualit të protestës.

Në bilancin e këtyre 100 ditëve, aktivistë dhe analistë të politikës e shohin arritjen më të madhe të saj në rikthimin e qytetarit në shesh dhe ekspozimin e një qeverisje autoritare.

Shkrimtari dhe aktivisti Fatos Lubonja, një ish i burgosur politik gjatë regjimin komunist në Shqipëri, e përkufizon protestën si përpjekje të shqiptarëve kundër një regjimi politik autoritar.

“Protesta ka hedhur poshtë narrativën se Shqipëria ka ecur përpara në rrugën drejt BE, siç pretendon klasa politike shqiptare, vetë BE dhe veçanërisht Rama, duke provuar se vendi është nën një regjim autoritar i bazuar ekonomikisht në pastrimin e parave të drogës,” tha Lubonja për BIRN.

“Ajo është një përpjekje e shqiptarëve, të çuar në ekstrem nga abuzimet e këtij regjimi në të gjitha aspektet e jetës së tyre, për ta rrëzuar atë,” theksoi ai.

Për arkitektin dhe aktivistin Andi Tepelena, një prej organizatorëve të protestës, arritja e vërtetë është “thyerja e frikës”.

“Kishim shumë kohë, që pas shembjes së Teatrit Kombëtar që po përpiqeshim të rigjallëronim nervin qytetar, por kjo protestë tregoi që ky nerv ekzistonte dhe Zvërneci sa derdhi kupën,” thotë Tepelena.

“Gjëja më e bukur ishte që u derdh rinia në protestë, një rini e jashtëzakonshme që ka kuptuar që ky sistem ekonomik e politik nuk ecën më,” shtoi ai.

Qytetari si aktor politik

Zemërata nisi në një plazh pothuajse të virgjër në Zvërnec, një fshat i Vlorës, ku një gardh telash me gjemba ndalonte aksesin e publikut dhe fadromat e një kompanie private kishin shkatërruar dunat e rërës për t’i hapur rrugë një projekti masiv turistik që parashikohet të shtrihet në këtë zonë të mbrojtur natyrore, e njohur si Laguana Vjosë-Nartë.

Goditja dhe marrja zvarrë nga rojet e kompanisë private të një protestuesi paqësor nxiti një revoltë më të gjerë qyterare, që u zhvendos në bulevardin e kryeqytetit, duke u shndërruar në një protestë kundër korrupsionit qeverisës, shpopullimit, mungesës së meritokracisë dhe gjithë klasës politike të 35 viteve të fundit.

E organizuar nga aktivistë të shoqërisë civile, protesta arriti të ruante profilin e saj si organizim qytetar gjithpërfshirës pa dallime politike apo kulturore.

Për Adri Nurellarin, analist i politikës, kjo konsiderohet si arritja kryesore e saj.

“Protesta ka arritur diçka që dukej pothuajse e pamundur; ka thyer monopolin e partive mbi pakënaqësinë dhe ka rikthyer qytetarin si aktor politik,” tha Nurellari për BIRN, duke shtuar se që të ajo ka treguar gjithashtu se “frika nuk mposhtet duke pritur të largohet, por duke dalë bashkë në shesh”.

Nurellari konsideron disa rezultate të protestës, të tilla si vendosja në qendër e debatit të mbrojtjes së natyrës, pronës publike dhe vendimmarrjes pa qytetarët, tërheqja e vëmendjes ndërkombëtare, frymëzimi dhe aktivizimi i diasporës, deri tek ndikimi axhendës politike.

“Krijoi një gjuhë, simbolikë dhe identitet të dallueshëm,” thotë ai, duke shtuar se “flamingoja u kthye nga një shpend i kërcënuar në simbol të rezistencës qytetare, gjë që, për komunikimin politik shqiptar, është më shumë krijimtari sesa kanë prodhuar disa seli në tri dekada”.

Pavarësisht se qeveria nuk ka bërë asnjë hap konkret për të plotësuar kërkesat e protestës, për Nurellarin, ajo po reagon e ndikuar prej saj.
Duke krahasuar qëndrimet nga nisja deri tani të qeverisë, ai argumenton se “protesta e ka ndryshuar raportin politik, edhe pa marrë ende gjithçka që kërkon, pra pa marrë ende dorëheqjen”.

Edhe vetë qëndrueshmëria aq e gjatë konsiderohet një arritje politike. Në një vend, ku sipas Nurellarit entuziazmi publik shpesh zgjat sa një cikël lajmesh, protestuesit kanë treguar një stoicizëm qytetar të rrallë, mu në mes të vapës, lodhjeve, sulmeve, etiketimeve dhe presioneve. “Kjo është për t’iu hequr kapelen,” thekson ai.

Për aktivistin Tepelena, kërkesat e protestës vijojnë të jenë të njëjta; dorëheqje e kryeministrit, shfuqizim i ligjeve klienteliste dhe miratimi i një sistemi të ri zgjedhor që do të krijonte kushtet për përfaqësim më të drejtë politik.

Por ai konsideron se protesta ka pasur disa pika kulmore; që nga mbështja e mediave ndërkombëtare që e kthyen në një ‘brand’ “Revolucionin Flamingo” dhe që tani është një nga revolucionet paqësore më të gjata në botë dhe deri tek zbritja në shesh e eurodeputetëve.

“Por mbi të gjitha, shqiptarët kuptuan që duhet t’i marrin vetë fatet e tyre në dorë pa pritur ndihmë që i vjen nga ndonjë fuqi ndërkombëtare,” thotë Tepelena.

E ardhmja e protestës

Pas gati 100 ditëve në shesh, “Revolucioni i Flamingove” përballet me provën e vjeshtës: si të ruajë mobilizimin qytetar dhe ta kthejë atë në një ndryshim politik.

“Shtatori do të jetë një moment i ri mobilizimi, veçanërisht për të rinjtë, dhe synohet që protesta të përshkallëzohet deri në mosbindje civile, me qëllim dorëheqjen e kryeministrit dhe kalimin në një qeveri kujdestare,” parashikon Tepelena.

Për Lubonjën, megjithatë, suksesi i protestës nuk varet vetëm nga aftësia e saj për të qëndruar në shesh, nëse synon të shndërrohet në një aktor real ndryshimi.

“Si aktor ndryshimi që të ketë sukses, ajo ka nevojë për ndihmën e aktorëve të tjerë të ndryshimit ku do të veçoja drejtësinë dhe qëndrimet e atyre që i quajmë partnerët tanë ndërkombëtarë, që deri më sot i shoh pasivë,” tha ai.

Ndërsa për Adri Nurellarin, sfida e protestës është aftësia për të kaluar nga reagimi qytetar tek ndërtimi i një lëvizje qytetare.

“Protesta është reagim ndaj asaj që ka ndodhur; lëvizja është projekt për atë që duhet të ndodhë,” thotë Nurellari, duke shtuar se që të shndërrohet në një lëvizje, protesta duhet të ofrojë shpresë për të ardhmen.

Ndërsa njerëzit kanë dalë në shesh për arsye të ndryshme, por kjo nuk do të thotë se janë bërë automatikisht pjesë e një organizimi të përbashkët, ndaj dhe pyetja vendimtare sipas Nurellarit është: “nëse kjo do të mbetet një protestë, apo do të shndërrohet në lëvizje?!”./ BIRN

From Kosovo to the Danube: Traces of a War Crime – The refrigerated truck, the mass graves of Batajnica, and the open wound of Kosovo’s missing persons- By Isuf B.Bajrami

There are photographs that need no explanation.
One of them is the photograph of a refrigerated truck pulled from the waters of the Danube in the spring of 1999. It is an ordinary-looking vehicle, but the story behind it is one of the most painful pieces of evidence from the war in Kosovo.

Inside that truck were the bodies of dozens of Kosovo Albanians.

They were not simply bodies.

They were people who had names, families, homes, memories, and lives of their own. Left behind were parents, wives, children, brothers, and sisters who for a long time did not know what had happened to their loved ones.

The story of the refrigerated truck in the Danube is, at the same time, the story of a crime, the story of an attempt to conceal its traces, and the story of a pain that is still felt today.

Because this story does not end at the Danube.

It continues in the mass graves of Batajnica.

And it continues today in the families of the missing.

A truck that emerged from the Danube

In the spring of 1999, as the war in Kosovo was taking an increasingly tragic toll, a refrigerated truck was found in the Danube River, on the territory of Serbia, near Kladovo.
Its discovery was made public later, and in 2001 the new Serbian authorities established a working group to investigate the case. The investigation linked the bodies found in the truck to Albanian victims of the war in Kosovo.¹

The truck was connected to Prizren. This was one of the clues that helped establish the origin of the victims.

But the importance of this event lies not only in the fact that dozens of bodies were found in a truck.

Its importance also lies in what happened afterward.

According to testimony presented before the International Criminal Tribunal for the former Yugoslavia, the bodies were removed from the truck and then transported to a facility of the Serbian Ministry of Internal Affairs in Batajnica, near Belgrade. The truck itself was destroyed in Petrovo Selo, near Kladovo.¹

So this was not simply an abandoned truck in a river.

Behind it was an organized operation to move and conceal the bodies.

When the victims became evidence that had to be erased
In any crime, the victim’s body is one of the most important pieces of evidence.
It can reveal how the killing occurred. It can help identify the victim. It can lead to the crime scene. It can provide answers to the family.

Therefore, the removal of the bodies was not only a horrific act against the victims.

It also had another dimension: the concealment of evidence.

The documents and judgments of the International Criminal Tribunal for the former Yugoslavia established that during the spring of 1999, the bodies of Kosovo Albanians were transported from Kosovo to the territory of Serbia and buried in mass graves. The court described this as part of a coordinated operation to remove evidence of crimes committed in Kosovo.²

This is one of the reasons why the story of the refrigerated truck remains so important.

It shows that an attempt to conceal a crime can extend far beyond the place where the crime was committed.

Bodies can be moved.

Locations can be changed.

Traces can be erased.

But a crime does not disappear simply because someone attempts to conceal it.

From the Danube to Batajnica

After the bodies were removed from the truck, their trail led to Batajnica.
Batajnica, on the outskirts of Belgrade, would become one of the most important locations in uncovering the fate of the victims of the war in Kosovo.

Following the fall of Slobodan Milošević’s regime, investigators from the Tribunal monitored the exhumation of mass graves in Batajnica and other locations in Serbia.³

The scale of the operation was horrific.

At the Batajnica mass grave site, the remains of 744 people were identified.⁴ At other locations in Serbia, hundreds more bodies were discovered.

In a 2011 statement, the International Criminal Tribunal for the former Yugoslavia said that in 2001 the remains of 744 people were exhumed from the SAJ center in Batajnica, 61 people in Petrovo Selo, and 84 in the area of Lake Perućac.⁵

The figures are shocking.

But even these numbers should not allow us to forget what lies behind them.

744 is not simply a number.

They are hundreds of lives.

Hundreds of families.

Hundreds of stories.

Hundreds of people who had names.

The graves that were supposed to remain hidden

For a time, the places where the victims had been buried were unknown to the public.
But the earth cannot conceal a crime forever.

Forensic experts, international investigators, and identification specialists worked to exhume and identify the remains.

Modern genetic identification methods were also used in this process.

For families, identification was not merely a technical procedure.

It was the moment when a person without a name was finally returned to an identity.

Someone finally learned where his father was.

Someone else learned where his brother was.

Someone else learned where her son was.

And for many families, the answer was both relief and pain.

Because learning the truth about the death of a loved one does not remove the pain.

But it brings an end to uncertainty.

For families, the war did not end in 1999

This is where the story of the refrigerated truck connects directly to one of the deepest wounds of Kosovo’s society: the missing persons.
For many families, the war did not end when the weapons fell silent.

It continued in the form of waiting.

Waiting for news.

Waiting for testimony.

Waiting for an excavation.

Waiting for identification.

Waiting for an answer.

The International Committee of the Red Cross has repeatedly emphasized that the issue of missing persons in Kosovo remains an open wound. On 30 August 2024, the ICRC stated that, more than 25 years after the conflict, the families of more than 1,600 missing persons were still waiting for answers about the fate and whereabouts of their loved ones.⁶

This figure should make us pause.

Because behind it are not 1,600 abstract stories.

They are families.

And behind every family is an absence.

What does it mean to have a missing loved one?
To lose someone is painful.
But not knowing what happened to them is another kind of pain.

The family cannot complete the process of mourning.

There is no grave.

There is no certain date.

There is no place where a flower can be laid.

There is no final answer.

That is why the issue of missing persons is not simply a matter of statistics, documents, or administrative procedures.

It is a human issue.

It is a matter of dignity.

It is a matter of the families’ right to know.

The ICRC has emphasized precisely this: families of missing persons have the right to know what happened to their loved ones.⁷

That right does not expire with time.

Batajnica and Kosovo’s memory
When Batajnica is mentioned, for many people it is not simply a location near Belgrade.
It is a symbol.

A symbol of an attempt to conceal what had happened in Kosovo.

The investigations of the Tribunal documented that the bodies of Kosovo Albanians were transported by trucks to Batajnica and buried in mass graves on Serbian territory.⁸

According to the findings of the court in the case against Vlastimir Đorđević, this transportation and secret burial of bodies was part of a coordinated operation to remove evidence of crimes committed by Serbian forces against Kosovo Albanians.⁵

This is why Batajnica must remain part of Kosovo’s historical memory.

Not for revenge.

But for truth.

Not to fuel hatred.

But to prevent denial.

Because remembrance is not revenge.

Remembrance is responsibility.

Justice does not bring the victims back, but it documents the truth

The International Criminal Tribunal for the former Yugoslavia addressed the concealment of bodies in proceedings concerning crimes committed in Kosovo.
In 2011, Vlastimir Đorđević was found guilty of crimes committed against Kosovo Albanians and sentenced to 27 years in prison. The court found that the transportation of bodies from Kosovo and their burial in mass graves in Serbia was part of a coordinated operation to conceal evidence.⁵

A judicial judgment cannot bring the victims back.

It cannot return parents to their children.

It cannot undo the years lost by families.

But justice has another function.

It documents history.

It places responsibility where it belongs.

And it creates a record of facts that must not disappear.

Numbers have names

In public discourse, we often speak in numbers.
Dozens of victims.

Hundreds of bodies.

More than 1,600 missing persons.

But behind every number is a human being.

Therefore, when we speak about the victims of the refrigerated truck, we must remember that we are not talking about “cargo.”

We are talking about people.

When we speak about Batajnica, we are not talking only about a mass grave.

We are talking about people who were taken from their homeland and hidden far from their families.

And when we speak about the missing, we are not talking about a statistic.

We are talking about people who are still waiting for an answer.

A wound that does not heal through forgetting

More than two decades after the war, time has changed many things.
The children of the war have grown up.

Some parents who waited for news have died without receiving an answer.

Some families have continued their lives with an empty chair at the table.

But time has not erased the question.

Where are the missing?

This question remains one of the greatest moral and human obligations of our society.

The answer must not be sought only for the families.

It must also be sought for history.

Because a society that has not found all of its missing persons cannot consider the history of the war completely closed.

The Danube did not drown the truth

In the end, the photograph of the refrigerated truck should make us think about something greater than the event itself.
It should remind us how far an attempt to conceal a crime can go.

The bodies were taken from Kosovo.

They were transported through the territory of Serbia.

They were thrown into the waters of the Danube.

They were recovered.

They were transported again.

They were hidden in mass graves.

An attempt was made to make them disappear.

But they did not disappear.

The traces remained.

The testimonies remained.

The graves spoke.

The investigations spoke.

The courts spoke.

And above all, the families did not remain silent.

Therefore, from Kosovo to the Danube, from the Danube to Batajnica, the traces of the crime remained.

They remained as evidence of the victims.

They remained as evidence of the families.

They remained as evidence of a dark period in our history.

And they remained as an obligation to future generations.

Because the missing are not simply people who have not yet been found.

They are part of our collective memory.

They are the names that are still waiting to be completed.

They are the families waiting for a grave.

They are the stories waiting for their ending.

And as long as one family still does not know where its loved one is buried, the search cannot end.

The truth can be delayed. It can be hidden. It can be moved. But it cannot be buried forever.

The Danube did not take the truth with it.

It came to light.

And our duty is not to allow it to fall silent again.

Footnotes,

1. International Criminal Tribunal for the Former Yugoslavia (ICTY), Prosecution Case – Kosovo, testimony of Dragan Karleuša concerning the refrigerated truck, the transportation of bodies to Batajnica, and the destruction of the truck in Petrovo Selo.

2. ICTY, Prosecutor v. Vlastimir Đorđević, judicial materials concerning the operation to conceal the bodies of Kosovo Albanians and their transportation to mass graves in Serbia.

3. ICTY, Investigations, documentation concerning investigations and exhumations of mass graves in Batajnica and Petrovo Selo.

4. ICTY, Prosecutor v. Vlastimir Đorđević, Judgment, 23 February 2011, paragraph 989 and following: the remains of 744 people were identified in Batajnica.

5. ICTY, Vlastimir Đorđević Convicted for Crimes in Kosovo, 23 February 2011. The judgment documented the arrival of trucks carrying bodies at the SAJ center in Batajnica and the exhumation of 744 people in 2001. Đorđević was sentenced to 27 years in prison.

6. International Committee of the Red Cross (ICRC), The Missing: The wound that never heals, 30 August 2024. The ICRC stated that the families of more than 1,600 people missing from the Kosovo conflict were still awaiting answers concerning the fate of their loved ones.

7. ICRC, Missing persons, still an open wound in Kosovo, 26 April 2023. The document emphasizes the right of families to know what happened to their missing relatives.

8. ICTY, Vlastimir Đorđević Convicted for Crimes in Kosovo. The judgment documents the arrival of trucks carrying bodies at the SAJ center in Batajnica and the exhumation of 744 people.

Prishtina,30.08.2026

Nga Kosova në Danub: Gjurmët e një krimi të luftës- Kamioni frigoriferik, varrezat masive të Batajnicës dhe plaga e hapur e të pagjeturve të Kosovës- Nga Isuf B.Bajrami

Ka fotografi që nuk kanë nevojë për shumë shpjegime.
Një prej tyre është fotografia e një kamioni frigoriferik të nxjerrë nga ujërat e Danubit, në pranverën e vitit 1999. Në pamje është një automjet i zakonshëm, por historia që fshihet pas tij është një prej dëshmive më të rënda të luftës në Kosovë.

Brenda atij kamioni u gjetën trupat e dhjetëra shqiptarëve të Kosovës.

Nuk ishin thjesht trupa.

Ishin njerëz që kishin pasur emra, familje, shtëpi, kujtime dhe një jetë të tyre. Pas tyre mbetën prindër, bashkëshorte, fëmijë, vëllezër e motra që për një kohë të gjatë nuk dinin se çfarë kishte ndodhur me të dashurit e tyre.

Historia e kamionit frigoriferik në Danub është, në të njëjtën kohë, histori e një krimi, histori e përpjekjes për të fshehur gjurmët e tij dhe histori e një dhimbjeje që vazhdon të ndihet edhe sot.

Sepse kjo histori nuk përfundon te Danubi.

Ajo vazhdon në varrezat masive të Batajnicës.

Dhe vazhdon ende sot në familjet e personave të pagjetur.

Një kamion që doli nga Danubi

Në pranverën e vitit 1999, ndërsa lufta në Kosovë po merrte përmasa gjithnjë e më tragjike, një kamion frigoriferik u gjet në lumin Danub, në territorin e Serbisë, pranë Kladovës.
Zbulimi i tij u bë publik më vonë dhe në vitin 2001 autoritetet e reja serbe ngritën një grup pune për të hetuar rastin. Hetimi lidhi trupat e gjetur në kamion me viktima shqiptare të luftës në Kosovë.¹

Kamioni ishte i lidhur me Prizrenin. Kjo ishte një prej gjurmëve që ndihmoi në zbardhjen e origjinës së viktimave.

Por rëndësia e kësaj ngjarjeje nuk qëndron vetëm te fakti se në një kamion u gjetën dhjetëra trupa.

Rëndësia qëndron edhe te ajo që ndodhi më pas.

Sipas dëshmive të paraqitura para Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, trupat u nxorën nga kamioni dhe më pas u transportuan drejt një objekti të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë në Batajnicë, pranë Beogradit. Kamioni vetë u shkatërrua në Petrovo Selo, afër Kladovës.¹

Pra, nuk bëhej fjalë thjesht për një kamion të braktisur në lumë.

Pas tij fshihej një operacion i organizuar për zhvendosjen dhe fshehjen e trupave.

Kur viktimat u bënë prova që duhej të zhdukeshin

Në çdo krim, trupi i viktimës është një prej provave më të rëndësishme.
Ai mund të tregojë se si ka ndodhur vrasja. Mund të ndihmojë në identifikimin e viktimës. Mund të çojë te vendi i krimit. Mund të japë përgjigje për familjen.

Prandaj, zhvendosja e trupave nuk ishte vetëm një akt i tmerrshëm ndaj viktimave.

Ajo kishte edhe një dimension tjetër: fshehjen e provave.

Dokumentet dhe vendimet e Tribunalit të Hagës kanë konstatuar se gjatë pranverës së vitit 1999 trupat e shqiptarëve të Kosovës u transportuan nga Kosova në territorin e Serbisë dhe u varrosën në varreza masive. Gjykata e përshkroi këtë si pjesë të një operacioni të koordinuar për largimin e provave të krimeve të kryera në Kosovë.²

Kjo është një nga arsyet pse historia e kamionit frigoriferik mbetet kaq e rëndësishme.

Ajo tregon se përpjekja për ta fshehur një krim mund të shkojë përtej vendit ku ai është kryer.

Trupat mund të zhvendosen.

Vendet mund të ndryshohen.

Gjurmët mund të fshihen.

Por krimi nuk zhduket vetëm sepse dikush përpiqet ta fshehë atë.

Nga Danubi në Batajnicë

Pas nxjerrjes së trupave nga kamioni, gjurmët e tyre çuan drejt Batajnicës.
Batajnica, në periferi të Beogradit, do të bëhej një prej vendeve më të rëndësishme në zbardhjen e fatit të viktimave të luftës në Kosovë.

Pas rënies së regjimit të Slobodan Millosheviqit, hetuesit e Tribunalit të Hagës monitoruan procesin e zhvarrimit të varrezave masive në Batajnicë dhe në vende të tjera në Serbi.³

Aty u zbulua përmasa e tmerrshme e operacionit.

Në vendin e varrezave masive në Batajnicë u identifikuan mbetjet e 744 personave.⁴ Në vende të tjera të Serbisë u zbuluan edhe qindra trupa të tjerë.

Në një njoftim të Tribunalit të Hagës në vitin 2011 thuhet se në vitin 2001 u zhvarrosën mbetjet e 744 personave nga qendra e SAJ-it në Batajnicë, 61 persona në Petrovo Selo dhe 84 në zonën e liqenit të Peruçacit.⁵

Shifrat janë tronditëse.

Por edhe ato nuk duhet të na lejojnë të harrojmë atë që fshihet pas numrave.

744 nuk është thjesht një numër.

Janë qindra jetë.

Qindra familje.

Qindra histori.

Qindra njerëz që kishin një emër.

Varrezat që duhej të mbeteshin të fshehta

Për një kohë, vendet ku ishin varrosur viktimat ishin të panjohura për publikun.
Por toka nuk mund ta mbajë përgjithmonë të fshehur një krim.

Ekspertët mjeko-ligjorë, hetuesit ndërkombëtarë dhe specialistët e identifikimit punuan për zhvarrosjen dhe identifikimin e mbetjeve.

Në këtë proces u përdorën edhe metoda moderne të identifikimit gjenetik.

Për familjet, identifikimi nuk ishte vetëm një procedurë teknike.

Ishte momenti kur një njeri pa emër kthehej në një person me identitet.

Dikush merrte vesh më në fund se ku ishte i ati.

Dikush tjetër se ku ishte vëllai.

Dikush tjetër se ku ishte djali.

Dhe për shumë familje, përgjigjja ishte njëkohësisht lehtësim dhe dhimbje.

Sepse të mësosh të vërtetën për vdekjen e të afërmit nuk e largon dhimbjen.

Por i jep fund pasigurisë.

Për familjet, lufta nuk mbaroi në vitin 1999

Këtu historia e kamionit frigoriferik lidhet drejtpërdrejt me një prej plagëve më të mëdha të shoqërisë kosovare: personat e pagjetur.
Për shumë familje, lufta nuk përfundoi kur armët pushuan.

Ajo vazhdoi në formën e pritjes.

Pritjes së një lajmi.

Pritjes së një dëshmie.

Pritjes së një gërmimi.

Pritjes së identifikimit.

Pritjes së përgjigjes.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka theksuar vazhdimisht se çështja e personave të pagjetur në Kosovë mbetet një plagë e hapur. Më 30 gusht 2024, ICRC deklaronte se, më shumë se 25 vjet pas konfliktit, familjet e mbi 1,600 personave të pagjetur ende prisnin përgjigje për fatin dhe vendndodhjen e të afërmve të tyre.⁶

Kjo shifër duhet të na ndalë.

Sepse pas saj nuk janë 1,600 histori abstrakte.

Janë familje.

Dhe pas çdo familjeje është një boshllëk.

Çfarë do të thotë të kesh një të pagjetur?
Të humbasësh dikë është dhimbje.
Por të mos dish se çfarë ka ndodhur me të është një dhimbje tjetër.

Familja nuk mund ta përfundojë zinxhirin e pikëllimit.

Nuk ka varr.

Nuk ka një datë të sigurt.

Nuk ka një vend ku mund të vendoset një lule.

Nuk ka një përgjigje përfundimtare.

Prandaj, çështja e të pagjeturve nuk është thjesht çështje statistikash, dokumentesh apo procedurash administrative.

Është çështje njerëzore.

Është çështje e dinjitetit.

Është çështje e së drejtës së familjeve për të ditur.

ICRC e ka theksuar pikërisht këtë: familjet e personave të pagjetur kanë të drejtë të dinë se çfarë ka ndodhur me të dashurit e tyre.⁷

Kjo e drejtë nuk skadon me kalimin e kohës.

Batajnica dhe kujtesa e Kosovës

Kur përmendet Batajnica, për shumë njerëz ajo nuk është thjesht një lokacion pranë Beogradit.
Është një simbol.

Simbol i një përpjekjeje për ta fshehur atë që kishte ndodhur në Kosovë.

Hetimet e Tribunalit dokumentuan se trupat e shqiptarëve të Kosovës u transportuan me kamionë drejt Batajnicës dhe u varrosën në varreza masive në territorin e Serbisë.⁸

Sipas gjetjeve të gjykatës në çështjen kundër Vlastimir Đorđevićit, ky transportim dhe varrosje e fshehtë ishte pjesë e një operacioni të koordinuar për të hequr provat e krimeve të kryera nga forcat serbe kundër shqiptarëve të Kosovës.⁵

Kjo është arsyeja pse Batajnica duhet të mbetet në kujtesën historike të Kosovës.

Jo për hakmarrje.

Por për të vërtetën.

Jo për të ushqyer urrejtjen.

Por për të mos lejuar mohimin.

Sepse kujtesa nuk është hakmarrje.

Kujtesa është përgjegjësi.

Drejtësia nuk i kthen viktimat, por dokumenton të vërtetën

Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë e trajtoi çështjen e fshehjes së trupave në kuadër të proceseve për krimet e kryera në Kosovë.
Në vitin 2011, Vlastimir Đorđević u shpall fajtor për krime të kryera ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe u dënua me 27 vjet burgim. Gjykata konstatoi se transportimi i trupave nga Kosova dhe varrosja e tyre në varreza masive në Serbi ishte pjesë e një operacioni të koordinuar për fshehjen e provave.⁵

Një vendim gjyqësor nuk mund t’ua kthejë jetën viktimave.

Nuk mund t’ua kthejë fëmijëve prindërit.

Nuk mund t’i kthejë vitet e humbura të familjeve.

Por drejtësia ka një funksion tjetër.

Ajo e dokumenton historinë.

E vendos përgjegjësinë aty ku duhet.

Dhe krijon një regjistër të fakteve që nuk duhet të zhduket.

Numrat kanë emra

Në diskursin publik, shpesh flasim për shifra.
Dhjetëra viktima.

Qindra trupa.

Mbi 1,600 të pagjetur.

Por pas çdo shifre fshihet një njeri.

Prandaj, kur flasim për viktimat e kamionit frigoriferik, duhet të kujtojmë se nuk po flasim për “ngarkesë”.

Po flasim për njerëz.

Kur flasim për Batajnicën, nuk po flasim vetëm për një varrezë masive.

Po flasim për njerëz që u morën nga vendi i tyre dhe u fshehën larg familjeve.

Dhe kur flasim për të pagjeturit, nuk po flasim për një statistikë.

Po flasim për njerëz që edhe sot presin një përgjigje.

Një plagë që nuk mbyllet me harresë

Mbi 25 vjet pas luftës, koha ka ndryshuar shumëçka.
Fëmijët e luftës janë rritur.

Disa prindër që prisnin lajme kanë vdekur pa e marrë përgjigjen.

Disa familje kanë vazhduar jetën me një karrige bosh në tryezë.

Por koha nuk e ka zhdukur pyetjen.

Ku janë të pagjeturit?

Kjo pyetje mbetet një prej detyrimeve më të mëdha morale dhe njerëzore të shoqërisë sonë.

Përgjigjja nuk duhet të kërkohet vetëm për familjet.

Ajo duhet të kërkohet edhe për historinë.

Sepse një shoqëri që nuk i gjen të pagjeturit e saj, nuk mund ta konsiderojë plotësisht të mbyllur historinë e luftës.

Danubi nuk e mbyti të vërtetën

Në fund, fotografia e kamionit frigoriferik duhet të na bëjë të mendojmë për diçka më të madhe se vetë ngjarja.
Duhet të na kujtojë se sa larg mund të shkojë një përpjekje për të fshehur një krim.

Trupat u larguan nga Kosova.

U transportuan nëpër territorin e Serbisë.

U hodhën në ujërat e Danubit.

U nxorën përsëri.

U transportuan.

U fshehën në varreza masive.

U përpoqën të zhdukeshin.

Por nuk u zhdukën.

Gjurmët mbetën.

Dëshmitë mbetën.

Varrezat folën.

Hetimet folën.

Gjykatat folën.

Dhe mbi të gjitha, familjet nuk heshtën.

Prandaj, nga Kosova në Danub, nga Danubi në Batajnicë, gjurmët e krimit mbetën.

Ato mbetën si dëshmi e viktimave.

Mbetën si dëshmi e familjeve.

Mbetën si dëshmi e një periudhe të errët të historisë sonë.

Dhe mbetën si një detyrim për brezat që vijnë.

Sepse të pagjeturit nuk janë vetëm njerëzit që ende nuk janë gjetur.

Ata janë pjesë e kujtesës sonë.

Janë emrat që presin të plotësohen.

Janë familjet që presin një varr.

Janë historitë që presin fundin e tyre.

Dhe për sa kohë që një familje ende nuk e di se ku prehet i afërmi i saj, kërkimi nuk mund të përfundojë.

E vërteta mund të vonohet. Mund të fshihet. Mund të zhvendoset. Por nuk mund të varroset përgjithmonë.

Danubi nuk e mori të vërtetën me vete.

Ajo doli në dritë.

Dhe detyra jonë është të mos e lëmë të bjerë përsëri në heshtje.

Fusnotat,

1. International Criminal Tribunal for the Former Yugoslavia (ICTY), Prosecution Case – Kosovo, dëshmia e Dragan Karleušës lidhur me kamionin frigoriferik, transportimin e trupave në Batajnicë dhe shkatërrimin e kamionit në Petrovo Selo.

2. ICTY, Prosecutor v. Vlastimir Đorđević, materiale gjyqësore mbi operacionin e fshehjes së trupave të shqiptarëve të Kosovës dhe transportimin e tyre në varreza masive në Serbi.

3. ICTY, Investigations, dokumentacion mbi hetimet dhe zhvarrosjet e varrezave masive në Batajnicë dhe Petrovo Selo.

4. ICTY, Prosecutor v. Vlastimir Đorđević, Judgment, 23 February 2011, paragrafi 989 dhe vijues: në Batajnicë u identifikuan mbetjet e 744 personave.

5. ICTY, Vlastimir Đorđević Convicted for Crimes in Kosovo, 23 February 2011. Gjykata konstatoi se transportimi i trupave në varreza masive ishte pjesë e një operacioni të koordinuar për fshehjen e provave dhe e dënoi Đorđevićin me 27 vjet burgim.

6. International Committee of the Red Cross (ICRC), The Missing: The wound that never heals, 30 August 2024. ICRC deklaroi se familjet e mbi 1,600 personave të pagjetur nga konflikti në Kosovë ende prisnin përgjigje për fatin e të afërmve të tyre.

7. ICRC, Missing persons, still an open wound in Kosovo, 26 April 2023. Dokumenti thekson të drejtën e familjeve për të ditur se çfarë ka ndodhur me të afërmit e tyre të pagjetur.

8. ICTY, Vlastimir Đorđević Convicted for Crimes in Kosovo. Vendimi dokumenton ardhjen e kamionëve me trupa në qendrën e SAJ-it në Batajnicë dhe zhvarrosjen e 744 personave në vitin 2001.

Prishtinë,30.08.2026

BIRN: Si u bë oligarku i sanksionuar rus Oleg Deripaska përfitues i tenderëve në Shqipëri

Kompanitë e lidhura me gjigantin austriak Strabag përfituan miliona euro nga buxheti shqiptar në një periudhë kur oligarku rus Oleg Deripaska ishte aksioner i rëndësishëm i grupit dhe nën sanksione nga ShBA. Ekspertët thonë se rasti nxjerr në pah dobësitë e institucioneve shqiptare për të kontrolluar pronësinë reale pas kompanive që marrin para publike.

Më 8 korrik 2026, Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Evropian rrëzoi një tjetër përpjekje të oligarkut rus Oleg Deripaska për të hequr sanksionet e vendosura ndaj tij pas agresionit rus në Ukrainë.

Gjykata e cilësoi Deripaskën një “biznesmen me ndikim” që vepron në një sektor ekonomik me rëndësi për të ardhurat e qeverisë ruse dhe rrëzoi pretendimet e tij se ishte shkëputur nga interesat e mëparshme të biznesit.

Vendimi shënoi një tjetër humbje për themeluesin e kompanisë së aluminit Rusal dhe një prej oligarkëve rusë më të njohur në Perëndim.

Por vite përpara se sanksionet evropiane t’i ngrinin asetet dhe të drejtat e tij si aksioner, interesat ekonomike të Deripaskës kishin mbërritur edhe në Shqipëri – jo përmes një kompanie ruse apo një biznesi që mbante emrin e tij, por nëpërmjet një prej korporatave më të mëdha të ndërtimit në Evropë.

Deripaska kontrollonte përmes kompanisë Rasperia Trading Limited një paketë prej rreth 28 për qind të aksioneve të kompanisë austriake Strabag SE.

Strabag kishte ndërkohë një prani të rëndësishme në tregun shqiptar të ndërtimit, drejtpërdrejt dhe përmes filialit të saj Trema Engineering 2, duke fituar kontrata për rrugë, rindërtim e objekteve pas tërmetit të vitit 2019-të dhe projekte të tjera infrastrukturore.

Të dhënat e pagesave të thesarit të analizuara nga BIRN tregojnë se vetëm nga janari 2019 deri në prill 2022, kompanitë e lidhura me Strabag arkëtuan rreth 23 milionë euro nga buxheti i shtetit.

Në këtë periudhë, Deripaska ishte në listën amerikane të sanksioneve, por ende jo në atë të Bashkimit Evropian.

Rasti i oligarkut rus ngre pikëpyetje mbi aftësinë e institucioneve shqiptare për të identifikuar interesat ekonomike që qëndrojnë pas kompanive që përfitojnë para publike, por edhe mbi hendekun që ekzistonte në atë kohë mes regjimeve amerikane dhe evropiane të sanksioneve.

Ekspertët i thanë BIRN se kontrolli i një kompanie vetëm në nivelin e pronarit të saj të drejtpërdrejtë nuk mjafton për të zbuluar se kush mund të përfitojë ekonomikisht në fund të një zinxhiri të ndërlikuar korporativ.

“Autoritetet e prokurimit shpesh skanojnë emrin e ofertuesit dhe ndoshta pronarin e tij të menjëhershëm,” tha Tom Keatinge, drejtor i Qendrës për Financa dhe Siguri në institutin britanik RUSI.

“Ata kanë shumë më pak gjasa të hartojnë të gjithë zinxhirin e pronësisë, të drejtat e votës dhe përfituesit fundorë ekonomikë,” shtoi ai.

Sipas Keatinge, një kompani e njohur evropiane mund të shërbejë në raste të tilla si një “mburojë legjitimiteti”.

Strabag i tha BIRN se nuk ka asnjë marrëdhënie biznesi me Deripaskën dhe këmbënguli se oligarku rus nuk zotëron dhe nuk kontrollon drejtpërdrejt apo tërthorazi kompaninë ose sipërmarrjet e grupit.

“Që nga fillimi i luftës, ne kemi mbajtur një qëndrim të qartë dhe kemi zbatuar masa vendimtare për t’u distancuar nga aksioneri i sanksionuar,” tha Birgit Kümmel, drejtuese e Komunikimit Ndërkombëtar në Strabag SE.

Kompania theksoi gjithashtu se Strabag nuk është subjekt i sanksioneve që do ta pengonin atë të zhvillonte aktivitet biznesi.

Mburoja e legjitimitetit

Oleg Deripaska është prej dekadash një nga figurat më të fuqishme të biznesit rus, me një pasuri të krijuar gjatë të ashtuquajturave “luftërave të aluminit” dhe të konsoliduar më pas përmes lidhjeve të tij me shtetin rus dhe presidentin Vladimir Putin.

Në vitin 2024, Deripaska e quajti publikisht luftën në Ukrainë një “çmenduri”, duke kritikuar kryesisht kostot dhe dëmin ekonomik të saj. Megjithatë, për qeveritë perëndimore ai vazhdon të konsiderohet i lidhur ngushtë me Kremlinin dhe prej vitesh është objekt i sanksioneve.

Në Shqipëri, interesat e tij ekonomike nuk u shfaqën asnjëherë në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Lidhja kalonte përmes strukturave korporative jashtë vendit. Përmes kompanisë “Rasperia Trading Limited”, të regjistruar në Qipro, Deripaska zotëronte rreth 28% të aksioneve të korporatës austriake Strabag SE – një përqindje që u reduktua pas vendosjes së sanksioneve.

Përmes këtij zinxhiri pronësie, lidhja shtrihej edhe te aktiviteti i Strabag në Shqipëri, përfshirë kompaninë Trema Engineering 2 dhe degën e “Strabag” në Tiranë, të cilat përfituan dhjetëra milionë euro nga buxheti shtetit për projekte rrugore dhe infrastrukturore.

Pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, pozicioni i Deripaskës dhe i interesave të lidhura me të në Evropë u dobësua ndjeshëm. Sanksionet ngrinë asetet e tij, përfshirë aksionet e “Rasperia” në Strabag, duke i hequr kompanisë aksesin në të drejtat që rridhnin nga statusi i aksionerit.

Deripaska i ka kundërshtuar masat në gjykata të ndryshme, nga Australia e deri në Bashkimin Evropian, por përpjekjet e tij ligjore nuk kanë sjellë heqjen e sanksioneve.

Edhe Strabag konfirmoi për BIRN se aksionet e “Rasperia” dhe të gjitha të drejtat e lidhura me to u ngrinë në vitin 2022, në përputhje me regjimin e sanksioneve të Bashkimit Evropian.

Korporata bëri me dije gjithashtu se në dhjetor 2024 kompania e lidhur me Deripaskën ndryshoi aksionerë.

“Strabag SE mori njoftimin e aksionerit kryesor për MKAO* ‘Rasperia Trading Ltd.’, duke njoftuar se MKAO Valtoura Holdings Limited kontrollon Rasperia. Kjo të çonte në supozimin se Rasperia nuk kontrollohet më nga Oleg Deripaska”, thuhet në përgjigje.

Megjithatë, ndryshimet në strukturën e pronësisë janë pritur me dyshim nga autoritetet në Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, ndërsa aksionet e “Rasperia Trading Ltd” në Strabag SE vazhdojnë të mbeten të ngrira dhe nën sanksione.

Rasti nxjerr në pah vështirësinë e institucioneve për të identifikuar interesat ekonomike të personave të sanksionuar kur ato fshihen pas disa shtresave të pronësisë korporative dhe kompanive të regjistruara në juridiksione të ndryshme.

Sipas Zef Preçit, drejtor ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike, në ekonominë e sotme “pronësia formale, domethënë ajo që shënohet në dokumentet zyrtare, shpesh është vetëm fasada”.

Ai thekson se kontrolli real, përfitimi ekonomik dhe ndikimi mbi vendimmarrjen “mund të kalojnë përmes zinxhirëve të kompanive, aksionerëve të ndërmjetëm, marrëveshjeve të fshehta dhe juridiksioneve offshore”.

Për Shqipërinë, sipas Preçit, ky nuk është një problem i izoluar. Ai argumenton se një pjesë e koncesioneve të dekadës së fundit janë ndërtuar mbi struktura të ngjashme pronësie, të cilat sipas tij krijojnë rrezik për integritetin e shtetit.

“Nëse fondet publike përdoren nga kompani që, drejtpërdrejt ose tërthorazi, krijojnë përfitim për persona të sanksionuar si rasti Deripaska, atëherë problemi nuk është më teknik; është çështje e integritetit të shtetit, e sigurisë ekonomike dhe e besimit te prokurimi publik”, tha ai.

Hendeku 4-vjeçar

Shtetet e Bashkuara e vendosën Oleg Deripaskën nën sanksione në vitin 2018, duke e përfshirë në listën e personave të sanksionuar për një sërë akuzash që lidheshin me aktivitetet e qeverisë ruse.

Bashkimi Evropian ndoqi një rrugë tjetër.

Brukseli e vendosi oligarkun rus nën sanksione katër vjet më vonë, në prill 2022, pas agresionit të Ukrainës nga Rusia.

Hendeku katërvjeçar mes sanksioneve amerikane dhe atyre evropiane pati pasoja edhe në Shqipëri.

Megjithëse Deripaska ishte nën sanksionet e SHBA-së që prej vitit 2018, kompanitë shqiptare të lidhura përmes zinxhirit të pronësisë me Strabag vazhduan të merrnin kontrata publike dhe pagesa nga buxheti i shtetit.

Të dhënat e Instituti Shqiptar i Shkencës nëpërmjet platformës ‘Spending Data’, që përmbledhin shpenzimet e Thesarit të Shtetit, tregojnë se nga janari 2019 deri në prill 2022, kur Bashkimi Evropian vendosi sanksionet, kompanitë ku Deripaska rezultonte aksioner i tërthortë arkëtuan rreth 23 milionë euro, sipas kursit të këmbimit të kohës.

Pagesat lidhen kryesisht me projekte infrastrukturore të financuara nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, si dhe me tenderë të rindërtimit pas tërmetit të nëntorit 2019.

Agon Maliqi, hulumtues jorezident pranë Këshillit Atlantik në Uashington D.C., e sheh këtë si pasojë të një boshllëku ligjor dhe politik, me të cilin nuk përballej vetëm Shqipëria.

“Asokohe si në Evropë ashtu edhe në Shqipëri, përkundër sanksioneve amerikane, mungonte baza ligjore që një kompanie austriake t’i ndalohej veprimtaria,” thotë Maliqi.

Ai shton se “Shqipëria, edhe në këtë rast si edhe në shumë raste të tjera, ndodhej në njëfarë sanduiçi mes presioneve amerikane dhe atyre evropiane (në këtë rast austriake)”.

Tom Keatinge, ekspert i sanksioneve në Royal United Services Institute, RUSI, paralajmëron se boshllëqe të tilla krijojnë mundësi për ristrukturimin e interesave ekonomike para se sanksionet të harmonizohen.

Sipas tij, këto boshllëqe janë kritike “sepse ato krijojnë një dritare në të cilën asetet mund të zhvendosen, pronësia mund të ristrukturohet dhe kontratat ose marrëveshjet e financimit mund të sigurohen”.

Megjithatë, Keatinge vë në dukje se Shqipëria nuk mund të fajësohej për situatën dhe as mund të vepronte vetëm mbi bazën e sanksioneve amerikane.

Problemi, sipas tij, lind kur regjimet e ndryshme të sanksioneve krijojnë atë që ai e quan “problem të hallkës më të dobët”, ku “një transaksion i refuzuar në një vend mund të migrojë në një tjetër ku kontrolli është më pak i zhvilluar”.

Identifikimi i përfituesve fundorë si iluzion

Përtej vonesës së Evropës në vendosjen e sanksioneve, ekspertët identifikojnë dobësi edhe në mekanizmat shqiptarë për kontrollin e pronësisë së kompanive.

Shqipëria ka një regjistër të pronarëve përfitues, por Zef Preçi e cilëson atë si një “arkiv vetëdeklarimesh” dhe jo si një instrument real kontrolli.

Sipas tij, kur konstatohet një mospërputhje apo problem me pronësinë, ajo nuk duhet të mbetet “vetëm një shënim administrativ”. Institucionet, argumenton ai, duhet të kenë mundësi të bllokojnë tenderin, të pezullojnë ekstraktin dhe “të çojnë çështjen për hetim financiar e penal”.

“Transparenca nuk mund të jetë fakultative; kontrata nuk duhet të nënshkruhet pa identifikimin e qartë të përfituesit real”, thotë Preçi.

Ai ngre si problem edhe ndryshimet në pronësinë e kompanive pasi kontratat publike janë nënshkruar.

“Pronësia ndryshon, aksionet shiten, kontrolli zhvendoset dhe personat e sanksionuar mund të shfaqen më vonë në zinxhirin e përfitimit,” thekson ai.

Sipas Preçit, ligjet dhe regjistrat kanë gjithashtu efekt të kufizuar nëse administrata nuk ka kapacitetin apo vullnetin për të kontrolluar strukturat komplekse të pronësisë.

Ai vëren se në raste të tilla shpesh “mungon aftësia për të lexuar përtej dokumentit të parë”, ndërsa denoncon edhe ndërhyrjet politike, të cilat sipas tij “ushtrojnë një presion të nënkuptuar mbi institucionet”.

“Mjafton një pritje jozyrtare në zyrat e qeverisë, një vizitë në vende ku KM as negocion dhe as nënshkruan asgjë për interesin publik, ose edhe vetëm një foto me të dhe administrata publike vihet në rresht për të shërbyer symbyllurazi ‘biznesmenë’ të kësaj kategorie,” thotë Preçi, duke pretenduar se në këto raste pengesat institucionale “zhduken”.

Lufta hibride përmes sekserëve

Përfitimet e kompanive të lidhura me Oleg Deripaskën në Shqipëri nuk u kufizuan vetëm te kontratat e infrastrukturës.

Në vitin 2017, “Trema Engineering 2” u përfshi me 33% të aksioneve në shoqërinë koncesionare “Shushica Hydropower Sh.p.k.”, një projekt koncesionar, i cili më pas u anulua mes kontestimeve të aktivistëve të mjedisit dhe vendimit të qeverisë për të vendosur në mbrojtje Vjosën dhe tributarët e saj.

Për Agon Maliqin, investimet e drejtpërdrejta në sektorin formal të ekonomisë janë vetëm një element “periferik” i mënyrës se si Rusia mund të ushtrojë ndikim.

“Rusia i parapëlqen lidhjet e natyrës korruptive që do t’i bënin këto elita të shantazhueshme dhe të ndikueshme për t’u shërbyer interesave ruse,” thotë Maliqi.

Megjithatë, sipas tij, elitat shqiptare kanë pasur burime të tjera të rëndësishme financimi që kanë ushqyer korrupsionin, pa pasur domosdoshmërisht nevojë për kapital rus.

Ironikisht, ai thotë se ka gjasë që “lidhjet me krimin e organizuar dhe trafiqet ndërkombëtare, e kanë dobësuar tundimin drejt kapitalit rus”.

Por krimi i organizuar mund të jetë njëkohësisht një pikë dobësie që mund të shfrytëzohet për ndikim të huaj.

“Dyshimi im personal është se Rusia mund ta ketë shënjestruar hallkën më të dobët në Shqipëri nga prizmi i sigurisë dhe me pushtet të madh joformal, e ky është krimi i organizuar dhe lidhjet e tij politike”, thotë Maliqi.

Një prej rasteve që lidh Shqipërinë me rrethin e Deripaskës është ai i ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal.

McGonigal pranoi fajësinë në Shtetet e Bashkuara në një çështje që lidhej me punën e tij për Deripaskën pas largimit nga FBI-ja. Paralelisht, aktiviteti i tij në Shqipëri dhe kontaktet me persona të lidhur me qeverinë shqiptare u bënë pjesë e një çështjeje tjetër penale në SHBA.

Rasti i McGonigal ilustron rolin e atyre që Keatinge i quan “Enablers” – mundësuesit që ndihmojnë në ndërtimin dhe funksionimin e strukturave të sofistikuara financiare dhe korporative.

“Mundësuesit… janë shpesh sistemi operativ i shmangies së sanksioneve,” thotë eksperti i RUSI.

“Avokatët, llogaritarët, ofruesit e shërbimeve të korporatave dhe konsulentët… ofrojnë njëkohësisht aftësi teknike dhe një lustër legjitimiteti”, shton ai.

Rasti i interesave të lidhura me Deripaskën në Shqipëri ngre pikëpyetje mbi aftësinë e filtrave burokratikë dhe të regjistrave formalë për të mbrojtur fondet publike nga interesat e personave të sanksionuar.

Kur këto interesa kalojnë përmes kompanive të regjistruara ligjërisht dhe aktive në Bashkimin Evropian, ekspertët argumentojnë se institucionet nuk mund të mbështeten vetëm te dokumentacioni formal, por duhet të verifikojnë pronësinë dhe përfituesit ekonomikë.

Përtej procedurave, Maliqi e sheh çështjen të lidhur me imunitetin e institucioneve shqiptare ndaj korrupsionin, si një nga dobësitë kryesore të sistemit.

“Korrupsioni është në thelb edhe brishtësi e sigurisë kombëtare”, përfundoi ai./ BIRN

“Filozofi amerikan George Santayana thotë se një e kaluar që nuk gjykohet, është e destinuar të përsëritet…” Refleksionet e profesorit të filozofisë së Universitetit të Bolonjës

Nga Giovanni Maddalena*

 

Memorie.al / Gazeta e njohur javore gjermane “Die Zeit”, me seli në Hamburg, ka hapur një faqe online që, duke përdorur inteligjencën artificiale, arrin të lexojë dhe të ndërthurë të dhënat e arkivave naziste, të cilat deri tani ruheshin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu, me një klikim, kushdo mund të zbulojë nëse anëtarët e familjes së tij, apo të njohur, miq ose armiq, kanë qenë zyrtarisht pjesë e Partisë Naziste të Adolf Hitlerit. Siç raporton CNN, një nga studiuesit më të njohur të kësaj periudhe, Jürgen Falter, zbuloi se nëna e tij, një katolike me bindje liberale, megjithëse ishte e martuar me një person të përndjekur nga regjimi nazist, kishte qenë e regjistruar në Partinë Naziste. Ky ishte një sekret që ajo e kishte fshehur gjatë gjithë jetës së saj. Edhe media të tjera kanë publikuar histori të ngjashme.

Ideja e kësaj faqeje është të korrigjojë një situatë që është krijuar në Gjermani. Ndërsa kujtesa dhe turpi kolektiv për nazizmin janë kultivuar deri në tepri, duke shkaktuar madje edhe reagime të kundërta, si ato të partive të sotme të ekstremit të djathtë, kujtesa familjare dhe private ka ndjekur një rrugë tjetër.

Në shumë familje është fshehur ose mohuar çdo lidhje me nazizmin, duke krijuar situatën paradoksale që pothuajse askush nuk pranon të ketë qenë pjesë e një partie që, në kulmin e saj, kishte më shumë se 8 milionë anëtarë, rreth 10% të popullsisë gjermane të asaj kohe.Ky rast është pjesë e një problemi më të gjerë: si të ruhet kujtesa e tragjedive dhe fajit kolektiv, që prek jo vetëm shtetet, por edhe rajonet, kulturat, kombet dhe madje grupe të mëdha ose të vogla njerëzish.

Si duhet të trajtohet kujtesa për diçka thellësisht të gabuar, të cilën shumica e njerëzve e ka mbështetur? A duhet të varroset e kaluara duke e fshehur dhe të ecet përpara? Apo është më mirë të bëhet publike, duke kujtuar të gjithë ata që morën pjesë në një turp kolektiv? Zgjidhja e parë është zbatuar në Rusi; e dyta është ajo që po përpiqet të plotësojë “Die Zeit”.

Unë besoj se të dyja këto zgjidhje janë të gabuara dhe se të dyja rrezikojnë të prodhojnë pasoja më të këqija se problemet që synojnë të zgjidhin.

Pa një gjykim të bazuar në të vërtetën, nuk mund të ketë ndryshim. Vetëm e vërteta, edhe kur është e hidhur, na bën të lirë, sepse, siç thoshte filozofi amerikan George Santayana, një e kaluar që nuk gjykohet është e destinuar të përsëritet. Ta fshehësh të kaluarën dhe të vazhdosh përpara është rruga më e sigurt drejt tragjedive të reja dhe edhe më të rënda.

Megjithatë, e vërteta duhet të jetë e plotë. Nisma e *Die Zeit* paraqet vetëm një pjesë të së vërtetës, pa interpretim të kontekstit dhe pa analizë historike. Dikush ka qenë anëtar i Partisë Naziste, po; por pse? Cilat ishin nevojat, dobësitë apo rrethanat që e shtynë? Pse u bashkuan kaq shumë njerëz? Pse pikërisht në atë periudhë historike?

Një pjesë e së vërtetës nuk është kurrë e vërteta e plotë, siç na mëson shkrimtari Vasili Grossman. Edhe në këtë rast, fakti material i regjistrimit në parti nuk tregon gjithçka. “Die Zeit” vëren me të drejtë se mungesa e regjistrimit në parti nuk do të thotë domosdoshmërish se dikush nuk ka qenë nazist, duke pasur parasysh numrin e madh të organizatave, shoqatave dhe strukturave të lidhura me regjimin.

Por vlen edhe e kundërta: regjistrimi në Partinë Naziste mund të ketë pasur arsye dhe mënyra shumë të ndryshme nga bindja ideologjike. Sigurisht, është mirë të flitet për të keqen. Për të mbyllur faqet e errëta, si personale ashtu edhe kolektive, nuk ka rrugë tjetër përveç dialogut të sinqertë, kujtesës dhe gjykimit.

Por ky gjykim duhet të marrë parasysh sa më shumë faktorë të jetë e mundur, përfshirë edhe arsyet pse, në atë kohë, shumë njerëz të zakonshëm e konsideronin atë që sot e dimë se ishte e keqe, si diçka të mirë. Në këtë rast, për shembull, përdorimi i arkivave është pozitiv, por ndoshta një qasje e kufizuar vetëm për familjarët, e shoqëruar me një hyrje shpjeguese historike, do të kishte qenë një zgjidhje më njerëzore dhe më efektive.

*Profesor i filozofisë teorike në Universitetin e Bolonjës

Përktheu Dr. Zhirjar Mokini

Paris, 30 gusht 2026/Memorie.al

117 vjet nga Kongresi i Elbasanit, ngjarja historike që hodhi themelet e arsimit kombëtar shqiptar

Sot shënohen 117 vjet nga një prej ngjarjeve më të rëndësishme në historinë e arsimit dhe kulturës shqiptare, Kongresi i Elbasanit, i cili u zhvillua nga 2 deri më 8 shtator 1909 në qytetin e Elbasanit, në godinën historike të shkollës së Kalasë.

I mbledhur në një periudhë vendimtare për lëvizjen kombëtare shqiptare, Kongresi i Elbasanit përbën një nga momentet më të rëndësishme të organizimit të arsimit në gjuhën shqipe dhe të përpjekjeve për konsolidimin e një sistemi kombëtar arsimor.

Kongresi u thirr me nismën e Klubit Shqiptar të Selanikut, ndërsa në të morën pjesë 35 delegatë, të cilët përfaqësonin klube dhe shoqëri shqiptare nga treva të ndryshme.

Një nga objektivat kryesorë të Kongresit ishte organizimi dhe konsolidimi i arsimit në gjuhën shqipe. Delegatët diskutuan për nevojën e krijimit të një sistemi të qëndrueshëm shkollor, për përgatitjen e mësuesve, mënyrën e administrimit të shkollave dhe sigurimin e fondeve të nevojshme për funksionimin e tyre.

Kongresi i dha një rëndësi të veçantë shkollimit laik, duke synuar që arsimi shqiptar të zhvillohej mbi baza kombëtare dhe të ishte i aksesueshëm për shqiptarët, pavarësisht përkatësisë fetare apo krahinore.

Në këtë kuptim, Kongresi i Elbasanit shërbeu edhe si një pikë bashkimi për shqiptarët, duke vendosur arsimin dhe kulturën kombëtare mbi ndarjet fetare dhe krahinore.

Një prej vendimeve më të rëndësishme të Kongresit ishte themelimi në Elbasan i një shkolle të mesme pedagogjike shqipe, e njohur si Shkolla Normale, me gjashtë klasa.

Shkolla kishte një mision të qartë: përgatitjen e kuadrove dhe mësuesve shqiptarë, të cilët më pas do të shërbenin në shkollat fillore shqipe në të gjitha trevat ku zhvillohej arsimi në gjuhën shqipe.

Vendimi për krijimin e kësaj shkolle ishte një hap strategjik, pasi zhvillimi i arsimit kombëtar kërkonte jo vetëm hapjen e shkollave, por edhe krijimin e një trupe të përgatitur mësuesish që do të garantonin vazhdimësinë e mësimit në gjuhën shqipe.

Një tjetër element i rëndësishëm ishte mënyra e financimit. U vendos që shkolla të mbahej me kontributin e klubeve dhe shoqërive shqiptare, duke e kthyer arsimin në një përpjekje të përbashkët kombëtare.

Zgjedhja e Elbasanit si vendi ku do të ngrihej Shkolla Normale nuk ishte e rastësishme. Qyteti kishte një traditë të rëndësishme arsimore dhe kulturore dhe ndodhej në një pozicion të favorshëm për të shërbyer si qendër e përgatitjes së mësuesve shqiptarë.

Pak kohë pas Kongresit, në vjeshtën e vitit 1909, në Elbasan u hap Shkolla Normale, e cila do të bëhej një prej institucioneve më të rëndësishme të arsimit kombëtar shqiptar.

Roli i saj do të shkonte përtej përgatitjes së mësuesve. Nëpërmjet brezave të nxënësve dhe mësuesve që dolën prej saj, shkolla kontribuoi në përhapjen e arsimit shqip dhe në forcimin e kulturës kombëtare.

Kongresi i Elbasanit nuk u përqendrua vetëm te organizimi i shkollave. Një vend të rëndësishëm në diskutimet e tij zuri edhe gjuha shqipe, nevoja për përdorimin e saj në arsim dhe përpjekjet për një gjuhë të shkruar sa më të njësuar.

Në Kongres u hodhën ide për afrimin e dy dialekteve të shqipes dhe për përdorimin e dialektit të Elbasanit si një model i mundshëm për shqipen e shkruar. Po ashtu, u trajtua edhe çështja e drejtshkrimit, në kuadër të përpjekjeve për të krijuar një standardizim më të madh të përdorimit të gjuhës.

Këto diskutime dëshmojnë se lëvizja kombëtare shqiptare e shihte arsimin dhe gjuhën si dy shtylla të pandashme të formimit të identitetit kombëtar.

Rëndësia e Kongresit të Elbasanit qëndron edhe në dimensionin e tij gjithëpërfshirës. Përfaqësuesit e klubeve dhe shoqërive shqiptare u mblodhën në Elbasan në një kohë kur çështja kombëtare kërkonte bashkëpunim dhe organizim më të madh.

Kongresi synoi të kapërcente ndarjet krahinore dhe fetare dhe të vendoste në qendër të vëmendjes një interes të përbashkët: arsimimin e shqiptarëve në gjuhën amtare dhe zhvillimin e kulturës kombëtare.

Vendimet e marra në shtatorin e vitit 1909 do të kishin ndikim të rëndësishëm në zhvillimet e mëvonshme të arsimit shqiptar dhe në krijimin e institucioneve që do t’i shërbenin formimit të brezave të rinj.

Sot, 117 vite pas zhvillimit të Kongresit të Elbasanit, godina historike ku u mblodhën delegatët mbetet një simbol i një prej periudhave më të rëndësishme të historisë shqiptare.

Kongresi i vitit 1909 lidhet drejtpërdrejt me përpjekjet për arsim kombëtar, gjuhë shqipe, përgatitje të mësuesve dhe bashkim të shqiptarëve rreth dijes dhe kulturës.

Elbasani, përmes Kongresit dhe më pas përmes Shkollës Normale, fitoi një rol të veçantë në historinë e arsimit shqiptar, duke u shndërruar në një prej qendrave kryesore të dijes dhe përgatitjes së kuadrove arsimore.

117 vjet më vonë, Kongresi i Elbasanit mbetet pjesë e rëndësishme e kujtesës historike të vendit dhe një dëshmi e përpjekjeve të brezave të mëparshëm për të ndërtuar një arsim shqiptar, të mbështetur mbi gjuhën, dijen dhe kulturën kombëtare. gsh

“Tito nuk kishte shumë mbështetës në Shqipëri”- Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s: Çfarë tha Abas Ermenji kur u pyet për mundësinë e përmbysjes së qeverisë së Enver Hoxhës

CIA ka treguar rolin e madh që Bashkimi Sovjetik ka pasur në Shqipërinë komuniste. Në disa dokumente “Tepër sekrete” por prej vitesh të deklasifikuara tregohet se BRSS-ja ndërtoi disa baza të rëndësishme ushtarake sidomos në Jug të vendit. Aty tregohen me detaje nëndetëset që kishte Moska në ishullin e Sazanit dhe Gjirin e Vlorës, dhe po ashtu bazat ajrore, si ajo e Rinasit, e Kuçovës, etj. Më pas jepet një panoramë e zhvillimeve politike, ku përmendet shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes Beqir Ballukut në verën e vitit 1974, nga të gjitha funksionet në ushtri e parti. Po kështu një vend të veçantë në dokumentet që CIA ka de klasifikuar, janë edhe ato ku flitet për emigrantët politikë shqiptarë në Jugosllavi, të cilët janë të inkuadruar në Komitetin e Prizrenit e kryesuar fillimisht prej Apostol Tanefit dhe nën presionet e UDB-së, që i rekruton me masa shtrënguese., siç është kthimi në Shqipëri, etj.

Mbreti i Shqipërisë, Ahmet Zogu, tentoi të merrte mbështetje nga jugosllavët, për të rrëzuar regjimin komunist të Enver Hoxhës. CIA ka zbardhur një dokument të vitit 1952, në të cilin tregohen detajet e një takimi të mbajtur në Shkup, mes përfaqësuesve të Zogut dhe Titos. Aty tregohen detajet e bisedës mes palëve, ndërsa dëshmohet se si jugosllavët i mashtruan, duke përdorur identitete të rreme.

23 tetor 1952

Takimi mes përfaqësuesve të mbretit Zog dhe Marshallit Tito

Çfarë kontaktesh ka Zogu në SHBA?

Përveç gjyshes së gruas së tij, është dhe Joseph Blackburn, i martuar me motrën e Geraldinës, Virginia. Ndërsa gruaja e Church është bija e kontit Seher-Thoss, kreu i inteligjencës gjermane gjatë Luftës I-rë Botërore. Mamaja e saj ishte një amerikane që u detyrua të kryente vetëvrasje nga Gestapo gjatë Luftës II-të Botërore. Me sa di unë Zogu nuk ka kontakte të tjera në SHBA.

A ka ai përfaqësues ligjorë në vende të tjera?

Ka një avokat në Aleksandri, por emri i tij nuk njihet. Dokumentet e Zogut i shkruan Church dhe më pas ato shikohen nga avokati egjiptian.

A ka ndonjë lidhej kompania e zotit Church me Shqipërinë aktualisht? Cilat janë kontaktet e Zogut në Shqipëri?

Kompania e Church nuk ka kontakte në Shqipëri. Zogu ka kontakte të vazhdueshme me individë klandestinë në Shqipëri. Georges Gog i cili kujdeset për sigurinë e Zogut, shkon e vjen në Shqipëri, teksa anëtarë të botës së nëndheshme në Shqipëri vijnë shpesh në Egjipt.

A ka regjimi aktual pretendime ligjore ndaj Zogut? Në çfarë shume? A ka mundësi një një pjesë e pasurisë së Zogut, t’i jepet Shqipërisë nëse merret veprim ndaj tij?

Sigurisht që regjimi aktual pretendon rreth 3 milionë dollarë në flori që ai ka marrë, që me shumë gjasa janë para shtetërore. Zogu pretendon se po i shpenzon për oborrin e tij, por nga to vetëm 750 000 kanë mbetur. Askush nuk e di situatën e vërtetë ligjore apo tjetër.

Cilat janë planet e Zogut për të ardhmen?

Zogu ka në plan të marrë një shtëpi në Francë verën që vjen dhe të kthehet në Aleksandri në dimër. Është i fiksuar me idenë e kthimit në Shqipëri, për të nxjerrë jashtë sovjetikët nga vendi.

Ai po kërkon ndihmën ushtarake e materiale të SHBA-ve por mendon se mund të mbledhë mjaftueshëm ushtarë arabë për të formuar një ushtri, pasi është shumë mik me mbretin Faruk të Egjiptit.

Church thotë se mund ta kontrollojë Zogun, por dëshiron të shoqërohet nga një oficer ushtarak i rangut kolonel ose më lart, për të folur mbi çështjet ushtarake. Zogu e pëlqen shumë anën ushtarake.

21 gusht 1950

Memorandum për asistent-drejtorin e koordinimit të politikave

Situata e rezistencës në Shqipëri

Nga një prej misioneve tona në Shqipëri, i cili është në kontakt të afërt me lëvizjen e rezistencës, kemi marrë informacionin e shtjelluar në paragrafët e mëposhtëm. Sipas misionit tonë, shumë anëtarë të rezistencës shqiptare besojnë se nuk mund të durojnë më vuajtjet që po heqin dhe kanë vendosur të arratisen drejt Jugosllavisë, në mundësinë më të parë.

Ata do të preferonin të shkonin në Greqi, po të mos ishte për distancën e largët prej veriut të Shqipërisë, deri në kufirin grek. Me gjithë përpjekjet e bëra për t’i bindur që të qëndrojnë në Shqipëri, ata duket qartë se nuk mund të qëndrojnë një tjetër dimër në male, pasi jeta është aq e vështirë sa po i çon drejt çmendisë.

Lideri i këtij misioni ka kërkuar të dijë nëse aktivistët politikë jugosllavë në Shqipëri (të raportuar më parë te ju) njihen prej nesh dhe nëse ata përfaqësojnë përpjekjen e Aleatëve. Ata pyetën gjithashtu nëse aktivistët anti-komunistë nga Shqipëria do të priteshin mirë në Jugosllavi. Në lidhje me mbështetjen jugosllave ndaj aleatëve, u pyet se cila ishte politika e Jugosllavisë në lidhje me Korenë.

Mesazhi i mësipërm na informon se Tropoja është qendra e spiunazhit shqiptar dhe jugosllav, me agjentë jugosllavë dhe shqiptarë duke kaluar vazhdimisht kufirin. Agjentët jugosllavë përshkruhen se të gjithë kanë qenë më parë anëtarë të grupeve shqiptare të rezistencës. Më 10 gusht 1950, misioni ynë në vend dërgo një kontakt për të hetuar mbi ftesën për të takuar një person të paidentifikuar që dëshironte të furnizonte me armë dhe municione jugosllave misionin.

Lëvizjet e jugosllavëve

Mes popullsive të Shqipërisë së Veriut ka një bindje të madhe se jugosllavët po planifikojnë një lëvizje të armatosur në Shqipëri, me qëllim ngritjen e moralit të grupeve malore të rezistencës. Disa sasi armësh raportohet të jenë shpërndarë çdo ditë nga jugosllavët, të cilat janë pranuar edhe nga shqiptarët nacionalistë, të cilëve u janë afruar edhe para, por kanë refuzuar duke pritur aprovimin nga misioni ynë.

Lideri i misionit trembet se një bujari e tillë nga ana e jugosllavëve, do të ketë efektin e fitimit të simpatisë së shumë personave që kanë vuajtur shumë duke punuar për ne. Në konkluzion, lideri i misionit tha se puna e tij bindëse nuk do të ishte e mjaftueshme, prandaj kishte nevojë për instruksione urgjente për mënyrën e veprimit që duhet të ndiqte. Jugosllavia bëri me qindra tentativa për të rrëzuar regjimin e Enver Hoxhës, por nuk ja doli.

Aktivitetet e Abaz Ermenit në Greqi

Shtator 1950

Kthimi në Athinë nga Italia i refugjatit shqiptar Abaz Ermenji, i cili një vit më parë ishte larguar me ndihmën e britanikëve, ka krijuar një zhurmë të pazakontë mes rretheve të shqiptarëve të Epirit të Veriut dhe refugjatëve të tjerë në Greqi. Ata kanë kërkuar të mësojnë qëllimet ardhjes me qëllim që të kundërshtojnë planet e tij. Shqiptarët e pritën Ermenjin me skepticizëm.

Ata e kishin informacionin se një agjent i britanikëve kishte shkuar në Trieste në 1949, për të nënshkruar bashkëpunimin me një përfaqësues të Titos, Kasanoviç, për nënshtrimin e Shqipërisë ndaj influencës së Titos, prandaj ai dhe Balli Kombëtar, i ktheheshin nga Titizmi. Kjo nuk u prit me entuziazëm nga shqiptarët.

Mes atyre që Ermenji kishte qenë vazhdimisht në kontakt, ishin Luan Gashi, Muharrem Bajraktari, Ibrahim Kelmendi dhe Ejup Binjaku. Ermenji tha se kishte ardhur në Greqi më urdhër të anglo-amerikanëve. Kur shqiptarët iu përgjigjën se britanikët dhe amerikanët nuk ishin në një mendje për problemin shqiptar, Ermenji i siguroi ata se po vepronte sipas urdhrave të të dy aleatëve, britanikë dhe amerikanë dhe ata kishin rënë dakord me njëri-tjetrin.

Më tej ai deklaroi se nuk ekziston çështja e Epirit të Veriut për Greqinë, dhe se ajo duhet të pranojë kufijtë e vitit 1939. Ermenji nuk zbuloi qëllimin e vërtetë të ardhjes së tij në Athinë, ose nëse e ka bërë, e ka bërë vetëm me rrethin e ngushtë, të cilët deri tani nuk e kanë përhapur. Katër ditë pas ardhjes së Ermenjit në Athinë, një letër nga refugjati shqiptar Islamil Vërlaci, i erdhi Evangjelos Kirkos.

Në letër raportohej se qilimi i ardhjes së Ermenjit në Athinë është organizimi i celulave titiste në Greqi, të cilat do të kalonin propagandën në Shqipëri, duke deklaruar se Tito do të jetë çliruesi i vetëm i Shqipërisë nga diktatura e Hoxhës, prandaj shqiptarët duhet të mbështesin përpjekjen e tij. Verlaci shkruante gjithashtu se Ermenji i përket krahut të majtë të Ballit Kombëtar dhe se Ali Këlcyra mund të shkaktojë përçarje në Ballin Kombëtar, me qëllim që të luftojë kundër shqiptarëve titistë.

Vërlaci rekomandonte veprim kundër aktiviteteve të Ermenjit. Birkos menjëherë e kaloi letrën te autoritetet greke dhe rrjedhimisht te refugjatët e tjerë shqiptarë. Prandaj ata evituan kontaktet e mëtejshme me Ermenjin, përveç emrave të sipërpërmendur. Në të njëjtën kohë refugjatët nisën të organizonin opozicionin e tyre.

Refugjatët e kampit të Lavrion bënë përgatitje për të treguar kundërshtimin e tyre ndaj Ermenjit, në rast se ai do të vinte për vizitë. Por Ermenji ose duhet ta ketë mësuar këtë, ose nuk është lejuar nga autoritetet greke pasi nuk erdhi në kampin e Lavrion, por qëndroi në hotel “Bristol”, gjatë gjithë qëndrimit të tij në Athinë.

Përplasjet

Ardhja e Ermenit dhe raportimi i Verlacit se ai ishte kthyer nga titizmi, nxiti rritjen e një ndjenje të fortë anti-jugosllave mes refugjatëve shqiptarë në Greqi. Mes disa manifestuesve të huaj, ishte dhe konfrontimi i gjeneralit shqiptar Prenk Previzi, i cili e quajti Ermenjin “tradhtar”. Por një zhvillim paralel u provokua nga Ermenji edhe vorio-epiriotëve, të cilët janë kryesisht anti-sllavë.

Kur u bë e ditur letra e Vërlacit, ata të gjithë u bashkuan kundër Ermenjit dhe e denoncuan te autoritetet greke. Gjithsesi, disa prej tyre përfshi dhe Papadimas, vizituan Ermenjin dhe folën me të. Ermenji i bëri të ditur Papadimas, se po vepronte sipas instruksioneve të britanikëve dhe amerikanëve. Sipas opinioni të burimit tonë, Papadimas ra në njëfarë ujdie me Ermenjin, por nuk u kuptua çfarë ndodhi.

Në vitin 1946 Ermenji i dorëzoi autoriteteve greke një memorandum, ku besohet se shprehej në mbështetje të bashkimit të Greqisë dhe Shqipërisë në një shtet. Birkos tashmë i ka treguar shqiptarëve dhe vorio-epiriotëve një kopje të memorandumit të Ermenjit, të cilin ky i fundit e fshihte prej tyre. Duke marrë parasysh deklaratën e tij se Greqia duhet të pranojë kufijtë shqiptarë të vitit 1939, kjo e zbulonte Ermenjin si njeri të pabesë dhe inkonsistent në bindjet e tij.

Kjo ishte dhe arsyeja pse Ermenji nuk mori pritjen e mirë që kishte dëshiruar nga refugjatët. Në kohën e vizitës së Ermenjit në Athinë, ndarjet politike shqiptare ishin si më poshtë: 60 kosovarë të drejtuar nga Xhafer Deva, 45 zogistë të drejtuar nga Spahi Dino, 18 ballistë të drejtuar nga Ali Këlcyra, 7 ballistë ndjekës të Ermenjit, 23 të pavarur mbështetës të Vërlacit, dhe 35 të tjerë.

Ermeni i tha një të njohuri se kishte ende opinionin se Shqipëria dhe Greqia duhet të bashkohen në një shtet, dhe se nuk kishte ndryshuar mendim prej memorandumit që i kishte dërguar qeverisë greke në 1946. Ai tha se qeveria greke duhet të caktojë një përfaqësues që ta trajtojë çështjen në mënyrë të përgjegjshme, dhe se propaganda greke anti-sllave duhet të ndalojë. Ermeni gjithmonë i shmangej pyetjeve për qëllimin e ardhjes së tij në Athinë.

Ndaj referencave të tërthorta mbi Titon dhe mundësinë e përmbysjes prej tij të qeverisë Hoxha, Ermenji përgjigjej se Tito nuk kishte shumë mbështetës në Shqipëri dhe se ishte shumë e vështirë që populli të nxitej kundër regjimit të Hoxhës. Kur iu përmend fakti që edhe Tito ishte komunist dhe se kushdo që bashkëpunonte me komunistët pësonte fatin e Petkov e të tjerëve, Ermeni nuk u përgjigj.Memorie.al

KLERI  KATOLIK  SHQIPTAR PERBALLË  GENOCIDIT  KOMUNIST  TË  SHEK. XX. (1944 – 1991)- Nga FRITZ RADOVANI

Na nën dhé e ju mbi dhé,

por na jemi ma të fortë se ju!”

At Pjetër Meshkalla S.J.

Detroit 2007

 

 – 1 – 

HYMNI  I  FLAMURIT  KOMBTAR  (12 Qershor 1913).

 

Hartimi i këtij Hymni nga At Gjergj Fishta O.F.M., asht ndoshta momenti ma i lumnueshem e ma guximtari për Poetin tonë Kombtar. Malazezët mbas shtatë muejsh rrethim kishin hi në Shkoder. Megjithse këtyne iu desht me dalë, Fuqitë nderkombtare nuk e ngritën Flamurin e Shqypnisë. Ishte nata e së kremtes së Shna’ Ndout, 12 Qershor 1913. Po mbushej gati moji që Fuqitë nderkombëtare kishin marrë sundimin e qytetit (me 14 Maji). At Fishta , mbasi u këshillue me disa bashkëvllazen të vet, kishte vendosë me ngritë Flamurin e Shqypnisë, e në ketë entuzjazem kishte hartue edhe Hymnin, qi u kjé mësue njiheri fëmijvet të shkollës françeskane. Ndersa, prej kumbonarjet të Kishës së Françeskanve të Gjuhadolit valvitej Flamuri ma i madh se katër metrash, fëmija menjiherë, si u patne porositë perpara, u shpërndanë çeta-çeta nepër rrugët e qytetit tue këndue: “Porsi fleta….”. Menjiherë erdh urdhni prej sundimtarit të qytetit, Kolonel De Philipps, qi t’a ulshin Flamurin, por Françeskanët nuk iu pergjegjën kurrsesi  urdhnit të tij.

Porsi fleta e Ejllit t’ Zotit

Po rrehë Flamuri i Shqipnisë,

E thrret t’ bijt e Kastriotit

Mu mbledhë tok nder çetë t’ ushtris’.

            Bini, Toskë, ju, bini Gegë!

            Si dy rrfé, qi shkojn tue djegë!

            A ngadhnjysë a t’ gjith deshmorë!

            Trima, mbrendë! Me dorë! Me dorë!

Per mbas Flamrit t’ vet Shqiptari,

Kur rrokë armët per t’ drejta t’ veta,

Atje lufta ndezet zhari,

Atje anmiku vehet n’ t’ leta.

            Bini, Toskë!….

Mbi njatë Flamur Perendia

Me dorë t’ vet Ai e ka shkrue:

Per Shqiptarë do t’ jét Shqipnija;

Kush ua prekë, ai kjoftë mallkue!”

             Bini, Toskë!….

Shka? A thue ‘i mend se at’ tokë t’ bekueme,

Qi vetë Zoti na ka dhanun,

Sod me e shkelë kamba e poshtnueme

E nji t’ huej’t na kem m’ ia lanun?

             Bini, Toskë!….

Ah; jo, kurr. Njiqind herë para

Kem’ me u shkri me gra, me fmi!

Kem’ me mbetë kortarë nder ara,

Se me shkelë lamë t’ huejn n’ Shqipni.

             Bini, Toskë!….

                       ___________________________________________________    

1. Porsi fleta…Krahasim i bukur, plot dashuni e nderim! Gjithë sa herë Poetit i bjen me folë për gjuhë, kombsi, emblemë ka për të perdorë shprehje gati të mbinatyrshme. –rreh, valon, valvitet.

2. A ngallnjyesë…deshmorë: në vend të vargut të perparshëm, Bini, Lekë, bini Malcorë, asht koha e njizetepesë vjetorit, kur u diskutue çeshtja e Flamurit kombtar, i vumë ky me qellim me zhdukë çdo regionalizem në trojet tona.

3. Ndezet zhari,…merr flakë, digjet; – vehet n’t’lehta, ikë shpejt, (kambët e lehta e faqja e bardhë)…  4. Poeti ngulmon mbi të drejten qi ka Shqiptari për Liri dhe Demokraci.

6.Me u shkri: me u shue. – Kortarë kortarë: kemi m’u ba copë e grima përpara, kurma kurma ashtu si pritet peshku ….Krahasime të cilat tregojnë pasuninë e gjuhës së Poetit.

– 2 –

M’ kambë, Sokola të Shqipnisë!

Flamri ynë, qé, n’ ajr po shtiellet

Si pol veshet t’ Perendisë,

Kah na ban hije prej qiellet.

            Bini, Toskë!….

Ma mirë dekë me u shue nen hije

T’ Flamrit t’onë në fushë t’ mejdanit,

Se me rrnue nji jetë robnije

Per nen sukuj t’ huej t’ Ballkanit.

            Bini, Toskë!….

Armët e Besen na i njeh bota;

Trima n’ zâ kem’ pasun t’ Parët,

Luften né na e msoi Kastriota:

Kè, thue, frigë do t’ kenë Shqiptarët?!

            Bini, Toskë!….

Urra! Djelm, ehu’ u dhashtë e mbara!

Sod a kurr, me dekë p’r Atdhé!

Flamri i ynë, qé, u nis perpara:

Ndimo, Zot, per Atmè e Fé!

            Bini, Toskë!….

 

_______________________________________________________________

1. Porsi fleta…Krahasim i bukur, plot dashuni e nderim! Gjithë sa herë Poetit i bjen me folë për gjuhë, kombsi, emblemë ka për të perdorë shprehje gati të mbinatyrshme. –rreh, valon, valvitet.

2. A ngallnjyesë…deshmorë: në vend të vargut të perparshëm, Bini, Lekë, bini Malcorë, asht koha e njizetepesë vjetorit, kur u diskutue çeshtja e Flamurit kombtar, i vumë ky me qellim me zhdukë çdo regionalizem në trojet tona.

3. Ndezet zhari,…merr flakë, digjet; – vehet n’t’lehta, ikë shpejt, (kambët e lehta e faqja e bardhë)…  4. Poeti ngulmon mbi të drejten qi ka Shqiptari për Liri dhe Demokraci.

6.Me u shkri: me u shue. – Kortarë kortarë: kemi m’u ba copë e grima përpara, kurma kurma ashtu si pritet peshku ….Krahasime të cilat tregojnë pasuninë e gjuhës së Poetit.

7. Sokola: Perdorë gati gjithmonë në vështrimin metaforik për trima. – shtiellet: valon, valvitet. – Si pol veshet Perendis, tue përdorë nji gjuhë antropo morfike, Fishta e krahason Flamrin e Shqypnisë, si mos t’ishte mjaft fleta e Engjullit, po, edhe me petkun e Perendisë.

8. me u shue, me u shkimë, me mbarue, me dalë farët. – rrnue nji jetë, nji shembull akusativit të mbrendshem (lat. Aetatem vivere). – Per nen sukuj t’huej t’Ballkanit: nen flamuj t’huej…. quejt në të përbuzun zhele, lvere, të popujve të huej të Balkanit, qi piksynojnë me marrë tokat t’ona padrejtsisht.

9. Trima n’zâ: Perballë kalimit të sa popujve nepër tokat t’ona, të Parët tonë kanë qindrue, tue mos i lanë me na përpi, me na zhdukë. Edhe pse Romakët patën shtrue Ilirinë, ishin Ilirët ata qi ia ngjiten dorën Romës së ligshtueme, tue marrë frenjtë e sundimit në dorë e tue i prij legjoneve për 150 vjet, – Kastrjota: Per një të katërt shekulli, Skenderbegu kjé Ai qi ndër të tana luftat i bani ballë anmikut Lindor t’Evropës, në Kohën e Mesjetës, tue mos e lanë me ngulë kambë n’Atdhéun tonë.

Trimnia e Tij u ba legjendare menjiherë si mbrenda Atdheut ashtu edhe jashtë ndër të huaj.

                                                                         Komenti nga At Viktor Volaj O.F.M. (1941)

                                                                 

– 3 E, pra, kishte Shqipni!…

E, pra, kishte Shqiptarë!…

E, pra, kishte një Popull që besonte në një Zot!

E, pra, kishte një Popull që i bashkonte një Gjuhë! E, pra, Ky Popull, kishte një

Shtet dhe një ushtri, që drejtohej nga i Madhi Gjergj Kastrioti – Skenderbé!

E, pra, Shqiptarët kishin edhe Flamurin me Shqipën Dykrenare!

E, pra, kishte një Tokë Arbnore që thirrej Atdhé!

E, pra, kishte dhe një Dokument të  shkruem me 1462, nga Imz.Palë Engjulli.

E, pra, nuk kam shka vërtetoj se kishte, apo nuk kishte! Po përsëris, kishte!

Edhe Papa, shkruante: “Si një pendë e patundëshme, Skenderbeu i preu vrullin vërshimit turk dhe nuk e la që të përmbyste Evropën e krishterë.”

Barleti ynë, thonte:

Shkodrën e kanë merzitë armiqtë ma mizorë, të gjitha të zezat i ka provue ai vend”.

Kishte sulltan, që urdhnoi me zemërim: “Mos të mbesë gjallë asnjë shkodranë!…”.

Kishte edhe Kanu: “Vargu i brezave të gjakut e të gjinisë shkon në të pasosun për Shqiptarin.”, “Besë, Burrni, Bujari!”, “Bukë, krypë e zemër!”, “Mirëse t’ka prue Zoti!”.

Kufini nuk ban lak”…Thonte, Malësori trim….

E pra, shumica e tyne ecin zdathë, janë edhe shumë të vorfën,…

Fluturojnë ndër male e shkëmbinjë si t’ ishin kaproj…

Janë pa vende buke e jetojnë me gështenja…

E çmojnë shumë nderën…Grue të pandershme nuk ka në Shqipni!

Kombi Shqiptar asht ma i mjeri dhe ma i braktisuni ndër të gjitha kombët, që janë në Evropë!… Çunat 9 vjeçar kanë harkun e vet!….

Por, njëditë Atë prift…e therën për vdekje… i prenë kokën… i vunë ndër hunjë…. kufomen e blenë me pare dhe e varrosën në një Kishë…

Kishte Kisha Kathedrale, kishte Argjipeshkvijë, Argjipeshkvi i Shkodrës selinë e kishte në Trush, pra…Kishte disa Dioçeze, kishte disa priftën dioçezanë….

Kishte që nga viti 1431, Misionarë, Françeskanë minorë e të tjerë skamnorë që nuk kishin asnjë orendi përveç leckave, flenin në kashtë e mbuloheshin me një copë zhgun…

Kishte në një zonë fushore 365 Kishë, aq ditë sa ka viti, janë të rrënueme, nuk kishin kumbonë…. se i kishin futë nën dhé  (si sot)…. kishte ndër Kisha edhe kuadro pikture, paisje argjenti,…kumbonare me gurë të latuem dhe shumë të bukura….

Edhe në maje të malëve të Oroshit kishte…Kishte Abaci, ….janë njerëz të vuejtun e shumë të egjër….Kanë dëshirë me mësue, por kanë nevojë për shkollë e kolegje e, po nuk u hapën, mbaroi ky komb…”. Këto nuk i kam thanë unë!

Këto që kam shkrue janë nga ato letra dhe nga ato korespondenca të Klerit Katolik Shqiptar me Selinë Shenjte…Pra, janë dokumenta që ruajnë sot arkivat e Evropës…

Kishte të krishtenë, kishte myslimanë që na ndihmojnë, kishte që e kanë zbulue shpirtin e tyne e luftojnë bashkë me né për Shqipni,… por, kishte edhe felëshues që janë ba turq, e janë shumë ma të këqinjë se ata, që kanë lind myslimanë… ka shumë rreziqe të mëdha nga pabesia e të krishtenëve të këqinjë, që s’ janë pak, atëherë, e besa edhe sot!

Në ballë të truellit daltohej: “Shtëpia e Shqiptarit asht e Zotit dhe e mikut!”

Pra, kishim traditë që ruhej ndër shekuj nga Populli ynë heroik Shqiptar!

Po mbushen plot njëqind vjetë që ngjarjet ma të mëdha e ma të lavdishme të Popullit Shqiptar pasuan njenatjetrën, tue valvitë pothuaj në të gjitha trojet tona Flamurin Kombëtar me Shqipën Dykrenare, Atë Flamur të të Madhit Gjergj Kastrioti – Skenderbeu!

Ngjarjet e malëve të Deçiqit, me 24 Prill 1911 dhe ato të Gerçës, nuk ishin termet i fuqishëm vetëm ndër Alpet tona, po, ato ishin edhe trandje shekullore e një Perandorije Otomane, që për gati pesë shekuj na kishte robnue e vorfnue.

4

Hija e Perjetëshme e Burrit Bratilës do të gjimonte si ushtimë e një shkreptinë rrufeje, që rroposë frone ndër pallatët ma luksoze përreth Evropës, për me vëndosë njëherë e përgjithmonë shtizën e një Flamuri gati të harruem….në tokën e braktisun.

Po, Dedë Gjo’Luli, e Ju o Trima të Malësisë, asht Flamuri që Burrneshat Shkodrane kanë qindisë me duert e Tyne Atë Shqipe, të palosun e të ngjeshun për parzëm t’Atyne dy Burrave, që i treguan botës mbarë kush janë Françeskanët Shqiptarë Etnit Mati Prennushi e Buon Gjeçaj, që nuk Ju tutej syni! Për 50 vjetë në historinë tonë nuk u zunë në gojë kurr Këta Burra, tue mohue bashkë me Ta edhe ngjarjën e madhe të Memorandumit të Gerçës!

Madhështia e çakçirëve të Burrave të Hotit, Grudës, Kelmendit e Dukagjinit dhe bukuria e randë e xhubletës Tring Smajlës e Norës së Kelmendit me shoqe….mbërthye në armët e Lirisë, frigojnë edhe çallmat e pashallarëve drejtues të ushtrisë turke, e trumhasin njëherë e përgjithmonë kuajt e Azisë, që ikin vrap ndër brrakat e lamijeve tue u zhytë ndër gropat e vorreve aziatike të mbytuna prej shiut të pranverës së 1911-ës. Nuk ndihet tjetër veç brima e ndonjë ushtari turk rrezikzi, që shânë dhe humbet në gropën e baltës së ndonjë shokut të vet deri në nënbarkse të kalit, krizmat e thymjes së drrasave të kalbuna të vueme tërthuer e, nuk shihët tjetër veç thundra e ndonjë kali, që merr me vete zharg ngatrrue për gozhdat e patkonit ndonjë zhele gjysëmhanë të jargitun me llom.

Gjimuen malët e ushtoi deti! Të shtërnguem duarsh edhe njëherë mbas 1878, si e lidhin besën Burrat, ashtu agoi edhe dita e 28 Nandorit të 1912-tës, në Vlonën heroike. Asht Plaku i Vlonës, Ismail Qemali që u prinë në shtëpinë e vet: Don Nikoll Kaçorrit, Luigj Gurakuqit, Hasan Prishtinës, Isa Boletinit, Qazim Kokoshit, Eljaz Vrionit, Qemal Elbasanit, Murat Toptanit, Thanas V. Floqit, Lef Nosit, Mustafa A. Krujës, Mid-hat Frashërit, J. Karbunarës, Zihni A. Kaninës, etj. Burrave që shpallën një Shqipni të Pavarun!     

Shtetët e mbledhuna në Nandor të 1912 në Kongresin e Londrës, treguan se qendrimi i tyne nuk kjé aq dashamirës sa pritej ndër situatat tona të komplikueme, si bije fjala në çeshtjen e Shkodres, kur Mali i Zi kërkoi aneksimin e saj, madje, Fuqitë e Mëdha i hoqën Shqipnisë edhe dy krahinat ma të fortat e ma të pathyeshmet në Idealin Kombëtar për “Fé e Atdhé”; Hotin e Grudën, kur një pëllambë e tokës së tyne nuk kishte mbetë pa u mbulue me vorre e pa u la me gjakun e Burrave e të Grave trimnesha t’ atyne visëve.

E, pa kalue as një vit nëpër Tokën Shqiptare ngulën do hunjë! Thonin se janë kufinjë!

As atyne që i vune këta caqe nuk besoj se ju ka shkue mendja se “këta hunjë” të vumë në vitin 1913, do të lëshojnë rranjë e do të bahën lisa, e nuk do të ketë ma Burra Shqipnia, që ti zhgulin për me i tregue sllavit e mbarë Evropës, se Kufinjtë e Shtetit sotëm Shqiptar nuk vehën këtu, po janë bash deri Aty, ku, ka Shqiptarë, që e kanë la me gjak Tokën e të Parëve të vet e, ku, gratë i këndojnë foshnjës në djep: “Ni-na, Na-na” në Gjuhën Shqipe!

Po, a vehët caku mbrenda portarës bash te gryka e prronit, mos me guxue as gratë me dalë mbas perëndimit të diellit se i shkyjnë qejtë e kufinit me dashtë me mbushë një buljerë me ujë t’ freskët prej Cemit, ba me iu shkue mendja trimave tue kuvendue te kulla!..

Mo’ Zot ma keq ! Ku, ka vojtë Toka Ilire!… Po, Evropa, pse s’po ndihët e gjallë?…

Dikund, aty nëpër rrugët e Sarajevës u ndigjuen do virrma mbas krizmave të alltijës së studentit Princip, shprazë në gjoksin e Princ Ferdinandit t’Austro – Hungarisë.

Një komplot terrorist që u ba me 28 Korrik 1914, kje ba shkak i një Lufte Botnore! Serbia shoveniste sllave e mbështetun nga Rusia cariste, kalli në zjarr Ballkanin e mbrenda katër vjetësh rinia e kontinentit plak të Evropës, do të shuhej në 20 milion vorreza!

Nuk duhët harrue se Lufta e Parë Botnore, kjé ajo që çoi qytetnimin Evropian në buzën e greminës së ekzistencës së tij. Fuqitë e Mëdha mujtën me realizue nëpërmjet krizës ballkanike skenarin e paraprëgatitun të Luftës I Botnore, po vetë ato, nuk mërrijtën me kuptue se mbas 20 vjetësh katastrofa do t’ishte edhe ma shfarosëse se kjo që dukej, sikur kaloi. Këte e vërtetoi masëmiri Lufta e II Botnore, me ma shumë se 50 miljon të vramë.

5

Nuk merrej vesht ma shka bahët! Evropa pësoi një shkatrrim të pariparueshëm moral, politik, kulturor dhe ekonomik nga kacafytjet e diktatorëve kokëshkretë. Rusia bolshevike që nga Revolucioni Socialist hyni në rrugen utopike të komunizmit materialist-terrorist, rrugë e diktaturës së proletariatit, në rrugën staliniste të skllavrimit pashoq të popujve, nga e cila rrugë nuk po mund të dalë edhe sot, gati mbas 100 vjetësh shtypje dhe shkelje e çdo të drejte njerëzore. Këte fat të zi në 1944 pat edhe krejtë Evropa Lindore, tue fillue nga shtetët Baltike e deri tek Shqipnia e jonë e vogël, ndër brigjet e Adriatikut.

Amerika – Liria – e andrrueme e popujve të zaptuem, mendoi për zonat e mëdha të influencës. Për né nuk kishte pse me tregue interes, mbasi na për Amerikën dhe Anglinë ishim një pikë ujë në oqeanin e turbulluem e të përgjakun. Me “gemin e larit” në dorë Ruzvelti, thurte “kunorën e lavdisë” për fitorën mbi nazi-fashizmin, tue i shtërngue dorën në Jalta diktatorit ma të madh të shekujve Stalinit dhe, tue i dorëzue krejt Evropën Lindore shkjaut përbindsh rus për me e çue zharg edhe njëherë disa dekada mbrapa, ashtu si kishte veprue edhe me popullin e vet të mjerë. Jalta shemtoi në mënyrë të turpshme portretin e Evropës moderne. Ruzvelti aty ka “shue” flakën e Statujës së Lirisë për Lindjën Evropjane.

Aleatët i dhanë komunistëve të gjitha mundësitë e marrjes së Pushtetit në Shqipni, tue eleminue Atdhetarët Shqiptarë të “Ballit Kombëtar” dhe “Legalitetit”, vetëm, për me shue njëherë e përgjithmonë ndjenjat e flakta nacionaliste. Ndihma e madhe që i dhanë Partisë Komuniste në mijra sterlina, ç’prej formimit e deri në marrjen dhe konsolidimin e pushtetit gjakatar nën varësinë e Jugosllavisë titiste dhe Rusisë staliniste, asht tragjedia historike ma e madhe Popullit Shqiptar dhe e Shqipnisë Evropjane, në krejt Epokën e Re 2000 vjeçare.

Për këte katastrofë historike mu në zemër t’Evropës, nuk kishte asnjë instrument ma adapt në favor të shovenistët sllav se komunistët e, vegla e tyne terroristi amoral E. Hoxha.

Këte e vërteton në mënyrë të pakundërshtueshme kallja në flakë e Shqipnisë Jugore pa mbarue Lufta Botnore, dhe përhapja e flakëve të kësaj lufte civile vëllavrasëse në gjithë Shqipninë Veriore, përpjekja e Atdhetarit Prenkë Cali, masakra e 118 Burrave të Malësisë,  bashkë me vrasjët e 12000 kosovarëve të therun trathtisht nga Kuksi e në brigje të Tivarit.

Një gjamë ushtoi në qelitë e hetuesisë së kryeqytetit Tirana. Ishte zani i një Burrneshe Shkodrane, që thërriste: “Ma vritni, ju lutem ma vritni, banje këte mirësi,…mos ma leni kështu djalin!”. Ishte Nana e Don Lazër Shantojës, i arrëstuem në fund të Janarit të 1945. Ajo Bijë e rrebtë e Rozafës pau me sy djalin e shtrimë përdhé, të zhytun në pisllekun e një biruce, i thyem krahësh dhe i sharuem dy kambësh me sharrë druvari nga katilët komunistë.

Komunistët gjakatarë ia plotësuan “dëshirën” kësaj Nanë. Me 5 Mars 1945, ata hapën rregjistrin e pafund të pushkatimëve me Klerikun e Parë Katolik Shqiptar, Don L. Shantoja!

Këta ishin “çlirimtarët” partizanë, që sollën “lirinë pa dallim feje, krahine dhe ideje!”

Udhëheqësi i PKSH, katili Enver Hoxha, që nuk ka kenë kurrë udhëheqës i Asaj pjese Katolike të Popullit Shqiptar, ka shkrue me dorën e vet: “…meqenëse, katoliçizmi shqiptar, dhe në veçanti kleri, ishin pengesa më e madhe për triumfin e komunizmit në Shqipëri, qeveria nuk do të kursente asnjë përpjekje për t’i shpartalluar ata.”(E.H. V.I, fq. 438,  1974)

Atdhetari i vërtetë për komunistët asht “trathtarë”. Të formuem me këte pikëpamje, komunistët me anën e veglës besnike të partisë, Sigurimin të Shtetit komunist, vune në zbatim diktaturën e proletariatit, që nuk ishte tjetër veç terrorizëm i mbuluem nën pelerinën e kuqe komuniste dhe, përmish kishin të ngjeshuna ndjesitë fondamentaliste e separatiste të injektueme nga shovenistët sllavo-aziatikë ndër mbeturinat otomane. Torturat e mizoritë e tyne nuk ishin tjetër veç, duf e shpërthim i shfrenuem i epshit shtazarak të kafshve të egra, që ndryhej ndër shekuj në këto qenje, të cilat, për fat të zi të tonin edhe këta thirreshin “shqiptarë”, edhe pse asnjëherë këto bisha nuk kanë pasë një pikë gjak shqiptari. Për kaun e Sigurimit të Shtetit ishte kënaqësia ma e madhe e tij vërsulja mbi veladonin dhe zhgunin tue e shkrrye e shkye edhe pajetë përtokë dhe, mandej, qetësohej e zgërdhihej, kur duartë e

– 6

ndyta i lante në lamën e gjakut të pastër të prehës së tij të pafajshëm. Lufta kundër Fesë ishte e pashmangëshme, mbasi duhej luftue Ideali i Shenjtë “Fé e Atdhe”, po duhej zhdukë edhe ajka intelektuale e Atdhetarizmit, Fesë, kulturës dhe dijës, epiqendra e së cilës ishte Shkodra. Këtu e ka burimin fillimi i kësaj beteje, se këtu, ishte thëmeli i kulturës evropjane, këtu, ishte trungu i Opozitës së vjetër demokratike, që lulëzoi në vitin1924, me të madhin Luigj Gurakuqi e Imzot Lazër Mjedja, Imzot Luigj Bumçi, At Gjergj Fishta, Don Lazër Shantoja e Don Ndre Mjedja; këtu, ishte djepi ku lindi e u përkund si foshnje: Liria e fjalës, mendimit dhe shtypit. Këtu, lindi ajo që karakterizoi Shqiptarin moderne në krejtë botën e qytetnueme: Toleranca, mirëkuptimi dhe respekti mes besimeve. Këtu, Burrnesha Shqiptare njohti për të parën herë në histori mbas përdorimit t’alltijës në luftë për liri, parimet bazë të emancipimit grues shqiptare evropjane. Këtu dhe vetëm këtu, ishte kështjella e pamposhtun e të gjithë Shqiptarëve Përparimtarë Atdhetarë: Rozafa antikomuniste!

Arrëstimët e para komuniste në Shkoder lidhën me ardhjen në Janarin e 1945 të grupit terrorist me ata kriminela që nuk i ka njohtë kurrë historia, si: Mehmet Shehu, Sheuqet Peçi, Haxhi Lleshi, Rahman Parllaku, Gjin Marku, Vaskë Koleci, Zoji Themeli, Kolec Ilia, Fadil Paçrami, Ndreko Rino, Qamil Gavoçi, Arif Gjyli, Misto Bllaci, Ali Xhunga, Nesti Kopali, Fadil Kapisyzi, Idriz Çoba, Ndrek Nallbani, Cuf Lohja, Ali Qorri (Bushati), Lilo Zeneli, Hysni Ndoja, Filip Pema, Jonuz Dini, Gjush Deda, Kasem Troshani, Vehbi Fishta, Pjerin Kçira, Ylvi Dibra, Hys Zaja, Pjetër Ballata, Rasim Dedja, Zoji Shkurti, Bilo Bregu, Hulusi Hako, Aranit Çela, Tonin Miloti, Mestan Ujaniku, Toger Baba, Zija Dibra, Xhemal Selimi,Sadik Rama, Asllan Lici, Dul Rrjolli, Dulaç Lekiqi, Elez Mesi, Hamdi Ulqinaku etj. katilë, vagabondë analfabetë, që tue i sherbye komunistëve serb morën përsipër me shtrue e zhburrnue Malët, me shpartallue për vdekje Klerin Katolik, tue i pasue ma vonë edhe Hilmi Seiti, Feqor Shehu, Rexhep Kolli, Çapajev Taçi, Dhimiter Shkodrani, Jake Tefiku etj.

 Drejtimi i tyne i parë në Kuvendin Françeskan kishte qellim: Shkëputjen e Klerit nga Papa dhe Vatikani. Përgjigja ishte vetëm një, ajo, që iu tha Provinçiali At Mati Prennushi: “Kjo punë nuk mund të bahet kurrë nga Kleri Katolik Shqiptar!”. Këte përgjigje ata morën edhe në Tiranë nga At Pjetër Mëshkalla, këte përgjigje morën nga Argjipeshkvi i Durrësit Imz. Vinçenc Prennushi, këte përgjigje iu dha edhe Abati i Mirditës Imzot Frano Gjini.

Me 5 Maji 1945, largohët nga Shqipnia Delegati Apostolik Imz. Leone Nigris dhe, në vendin e Tij emnohët Regjent i Delegacionit Apostolik të Vatikanit, Imz. Frano Gjini, që asht i pari Regjent Shqiptar në Shqipni. Jeta dhe vepra e Tij u kunorzuan me nderë e lavdi.

E pra, ky Kler, ishte Ai që iu hapi dyert e kuvendit sa e sa nanave të partizanëve dhe ju shpetoi jetën sa të rinjve komunistë, madje, edhe nga kampi i Prishtinës, vetëm mos me ngjallë vëllavrasje por, kur, këta vagabondë hypën në Pushtet, i dhanë “Plumbin Ballit” pikërisht shpëtimtarëve të tyne, misionarve Don Alfons Tracki e At Zef Maksen me shokë.

Me datën 4 Shkurt 1944, kur në mengjez herët po gjakosej Tirana nga një lum gjaku partizanësh që u shkaktue nga vetë drejtuesit komunistë për me ngjallë një vëllavrasje të pashembullt, asht pikërisht At Anton Harapi, i cili, me pushtetin e Regjentit, ka urdhnue: “Mjaft gjak, jo kështu, se po vritën vëllaznit tonë!” dhe plot mbas dy vjetësh, po Ky, At Anton, me 14 Shkurt 1946, pushkatohet po nga “vëllaznit tonë”, si “kriminel lufte”.

Ishte mesi i Janarit 1945, kur Mehmet Shehu, prangosë klerikët katolikë At Gegë Lumaj e At Dioniz Makaj. Në fillimin e Shkurtit burgosën Don Ndre Zadeja, Don Mikel Koliqi, At Giakomo Gardin dhe xhakoni Gjergj Vata. Me 25 Mars 1945, edhe Don Ndre Zadeja lanë me gjakun e Tij, Zallin e Kirit në Shkoder, me 13 Burra të grupit Prenkë Calit, tue thirrë: “Rrnoftë Shqipnia”. Malësorët trima të Veriut mbushin shpellat dhe vazhdojnë burrnisht qëndresën antikomuniste të drejtuem, nga: Gjergj Vata, Gjelosh Luli, Ndue Pali, Llesh Marashi, Lulash Gjeloshi, Pal Thani, Mark Mala, Nik Sokoli, Gjon Destanisha, Kol Mark Toma, Dedë Mirash Zefi, Martin Sheldija, Ludovik Saraçi, Ndoc Jakova, etj.

– 7 –

Nuk ban lak Mirdita e Mark e Llesh Gjo’Markut, Mark Zef Palit, Gjon Mark Ndojit e as Mirakajt e Pukës. Qendron Shqipnia e Muharrem Bajraktarit, Prof. Alush Lushanakut e Hamid Matjanit ndër male e, deri n’afërsi të Tiranës me qetën e Sulë Selimes.

Në vitin 1945, erdhi në Shkoder vegla besnike e Enver Hoxhës, Sejfullah Malëshova. Dhelpënisht tentoi me futë në grackë Imzot Gaspër Thaçin e At Gjon Shllakun, në prag të zgjedhjëve të para gjoja “demokratike” të dhetorit 1945, që Klerin Katolik me e përfaqësue  “Partia Demokristjane Shqiptare”. Asnjeni nuk ra në kurthën komuniste. Ata nuk pranuan ofertën komuniste, me të cilën Sigurimi i Shtetit thuri legjenda me mijra faqe proçese false, tue çue në plumb pothuej pjesën ma të madhe të Klerit dhe inteligjencën Katolike.

Me 4 Mars 1946, viktimat e para të “Partisë Demokristjane”, parti që nuk ka ekzistue kurrë në Shqipni para vitit 1991, ishin At Gjon Shllaku, At Giovani Fausti, At Danjel Dajani dhe xhakoni Mark Çuni, që ra në grackën e Sigurimit tue formue Organizatën e Parë antikomuniste “Bashkimi Shqiptar”(1945), e cila, iu hapi rrugën komunistëve drejt luftës së haptë kundër Klerit, Kishës, Katolikëve, institucionëve fetare dhe çdo hallke që lidhej me Fenë dhe, si pasojë u mbyllën seminarët, gjimnazët, shkollat e klerit, institucionet kulturale dhe u plaçkitën zyrtarisht muzeumet, bibliotekat e françeskanëve dhe të jezuitëve.

Nga këto, sot Biblioteka Kombëtare e Tiranës vazhdon me pasë padrejtësisht si pronë të sajën të gjitha thesarët e plaçkituna, tue përfshi përveç vlerave të zbulimëve t’At Shtjefën Gjeçovit, mbi njëmijë tituj studimesh e librash të autorëve klerikë e intelektual Verior, që shumë janë edhe botue me emna pseudointelektualësh, ish agjenta të Sigurimit, për mbrojtje titujsh e gradash shkencore, si: Jup Kastrati, Dhimiter Shuteriqi, Kol Jakova, Androkli Kostallari, Çiril Pistoli, Aleks Buda, Vladimir Misja, Iljaz Fishta, Viron Koka, Vehbi Bala etj. “tituj”, që shumica i kanë edhe sot mbi rrasat e vorrëve të tyne.

Një pjesë e mirë e këtyne materialeve shkencore dhe kulturore u përvetësuan prej shovenistëve jogosllav dhe u zhdukën prej tyne. Oficerët serb instruktonin dhe kontrollonin çdo vëprim të shtetit dhe të Sigurimit shqiptar. Shovenistët ua shpërblenin këte shërbim antikombëtar sherbëtorëve komunist e spijunve të tyne këtu, me kolltukët e detyrat e larta, të cilat, u caktonin prej tyne. Kështu, këta trathtarë të kombit tonë, vëpruan edhe ma vonë kur u vune në shërbim të Bashkimit Sovjetik dhe Kinës komuniste. U zhdukën veprat origjinale të historisë së letërsisë shqipe, të Gjeçovit, Fishtës, Sirdanit, Gazullit, Palaj etj.

Tashma, Shkodra e 26 hetuesive dhe burgjeve ma mënershme terroriste komuniste të vendëve të Lindjës, hyni në rrugën e shkatërrimit të plotë nga komuzmi fanatik oriental dhe bizantin. Ajo Shkoder loce, që vlerësohej dhe njihëj si  “epiqendra shqiptare e qytetnimit Evropjano – Përëndimor”, u shkallmue përgjithmonë nga valët përmbytëse të bolshevizmit.

Rinia shkodrane nuk trembët! Me 26 Maji 1946, Ajo, padallim feje, i jep lamtumirën e fundit Argjipeshkvit Metropolitan të Shkodres, përsonalitetit të vëndosun Imz. Gaspër Thaçi. Një korte që ma shumë ishte Demostratë antikomuniste, se funeral i përmortëshëm.

At Konrrad Gjolaj, thotë: “Të gjithë punën e partisë komuniste që kishte ba deri atë ditë me rininë shkodrane, e prishi një arkivol!…” (Libri “Çinarët”, fq. 92.).

Asht paditunia e fanatizmi një instrument tjetër në duart e shovenistëve sllav, që çon përpjekjet e mëdha të nacionalistëve në deshtimin e plotë të Lëvizjes së Postribës, me një shpërthim parakohë me 9 Shtator 1946, tue prangue, burgosë, vra, torturue dhe plandosë ndër kampe pune e shfarosje, qindra e qindra Atdhetarë të çdo shtrese shoqnore: Intelektual e fshatarë, oficerë akademistë, deputet demokratë, klerikë, studentë, tregëtarë, ballistë dhe zogistë, të kënaqun dhe të pakënaqun, madje, dhe pushtetarë që me dorën e tyne kanë vue firma në “fletë – arreste”, tue mendue se kur po vjen “jeta e lumtur” e socializmit. Kjo ishte inondata ma e shëmtueme mbas 1944, ku mjerisht u përmbytën: Imzot Frano Gjini, At Mati Prennushi, Imzot Gjergj Volaj, Don Nikoll Deda, At Çiprian Nika, Kolec e Pjetër Deda me gruan Maria (Zojzi), At Bernardin Palaj, Cin Serreqi, Riza Dani, Avokatët Muzafer Pipa   e        

– 8 –

Paulin Pali, Jup, Seit e Abdullah Kazazi, Dulo Kali, Caf Dragusha, Simon Darragjati, Rasim Gjyrezi, Guljelm Suma, Bilbil Hajmi, Ingj. Fahri Rusi, Murat Hysen Haxhija, Pjetër P.Pali, Pal Thani, Gaspër Simon Gaspri, Xhelal Hardolli, Prof. Kol Prela, Simon Kraja, Prof. Qemal Draçini, etj. etj. që nuk figurojnë as në rregjistrat e të pushkatuemve të Arkivit të Ministrisë së Mbrendshme, në Tiranë. U arrestuan faj e pafaj: At Donat Kurti, At Frano Kiri, Don Tom Laca, At Çiril Cani, Hoxhë Xhemal Najpi, Don Ndoc Nikaj, Don Ndre Lufi, Prof. Guljelm Deda, Mark Temali, Elez Troshani, Ramadan Sokoli, Hafiz Derguti, Hafiz Ali Tari, Hafiz Myftia, Zef Ashta, Abdyl Rusi, Pjetër e Rrok Luli, Prof. Sami Repishti, Ibrahim Dibra, Ruzhdi Çoba, Mark Malaj, Feti Quku, Teofik Begteshi, Lin Deda, Sabri Kazazi, Mikel Çoba, Dan Hasani me djelmë, Dr.Rexhep Shazi, Ibrahim Sokoli dhe, këtij karvani të pafund amoralët Enver Hoxha me shokë, i rreshtojnë dhe vajzat Hareoina, që humbën gjithë rininë e Tyne në burgjet komuniste shqiptare: Drita Kosturi, Terezina e Liza Pali, Angjelina Marku, Agime Pipa, Viktore Kuka, Ana Daja etj.

Metodat e vrasjëve të shovenistëve serb në trojet tona shqiptare të fillueme me kohë me At Gjeçovin, Imz. Nikoll Nogën, At Lorenc Mazrrekun, At Leonard Targaj, Don Nikoll Gazullin dhe, të pasueme me grupin e “Katoliçeskaja banda” në Prizrend, me 15 Nandor 1946, pushkatojnë: At Bernardin Llupin, Nikoll Parubin, Gjergj Martinin dhe Heroinën e Shkodres, Maria Shllakun, se Ajo, ishte një model i Norës Ded Gjo’ Lulit e Tring Smajlës.

Kuvendi Françeskan i Gjuhadolit në Shkoder, me 15 Nandor 1946, këthehet në burg.

Ky asht kenë Burgu ma i tmershëm i krejtë vendëve komuniste. Këte fakt e ka provue Historia e Martirizimit të Kishës Katolike Shqiptare, që nga viti 1944 deri në vitin 1991.

Metodat e shpifjeve dhe trillimëve të stalinistëve moskovit u aplikuan në krejtë zonën komuniste të Evropës Lindore; Filluan në Rusi, Poloni, Çeki, Kroaci, Slloveni, Mal të Zi dhe Shqipni. Pothuaj në një kohë Kishat Katolike në këta shtete u mbushën me arsenale armësh, tue ia ngarkue këte akuzë false Klerit Katolik, ashtu si në Kishën Françeskane të Gjuhadolit, me datën 16 Nandor 1946, në të gëdhime të datës 17, rreth orës 02.00 të natës, siç, më ka shpjegue Zef Bardhoku, i vetmi i penduem i kësaj vepre terroriste; “Erdhën nga Tirana  Hulusi Hako dhe Dilaver Sadikaj, të drejtuem nga Zoi Themeli, me ndihmën e spijunve të Degës Mbrendshme të Shkodres, Pjerin Kçira, Gjovalin Mazrreku, Lin Çollaku, Nush Baba etj. Atë natë kanë vue arkë municioni e pushkë nën elterët e Shna Ndout dhe të Zemrës së Krishtit. Të nesërmen “regjizorët” jugosllav kanë gjirue një film të plotë në këte Kishë, për të kënaqë padronët e tyne sovjetikë në Moskë e sllavo-sadistët në Beograd.”

Qendra e këtyne masakrave ndaj Klerit Katolik ishte Shkodra. Nuk duhet harrue se gjithë Shqipnia ishte një burg, ku ankthi, terrori, dhuna dhe frika mbizotnonin në çdo skaj.

Në hetuesi torturuesit nuk kanë asnjë përgjegjësi për të vdekunit në duartë e tyne, ashtu si sot, që nuk i pyet askush: “Shoku veteran,  sa të pafajshëm ke vra e mbytë ti?”.

Dijetarët Don Aleksandër Sirdani dhe Don Pjetër Çuni, mbytën në gropën e zezë të hetuesisë së Koplikut. At Serafin Kodës, hetuesi i nxjerrë gabzherrin me thonjë…. Imzot Jul Bonatti dërgohët në një manikomjo, ku e shkyejnë të “çmendunit”…Papa Pandin e gjejnë në pyll pranë një cungu, me kokë të këputun me spatë… Papa Josif Papamihalin e zhysin përsëgjalli në baltat e kampit shfarosjes së Maliqit, në Korçë. At Frano Kiri lidhët tri ditë fëtyrëpërfëtyrë me një të vdekun në qeli…e, sa si këta krime të shemtueme që kanë vazhdue deri në vitët e fundit, deri në vitin 1974, kur hetuesit Shyqyri Çoku, Alush Bakalli etj. arrijnë me shkye për gjymtyrësh Don Mikel Beltojën, se thërriste: “Rrnoftë Krishti!” kur xhelatët po e merrnin nga qelia e Sigurimit Shtetit në Shkoder, për ta pushkatue.

Edhe në Kishën e Oroshit (Mirditë) terroristi Bardhok Biba, futi armë në Kishë, për të arrestue Don Mark Xhanin, ish sekretar i Imz.Gjinit, të cilin, e masakron deri sa e mbyti në tortura. Trupin e tij e treti në buzë të një prroni pranë fshatit Shpalë, për ta hangër qent…

I beson Bota e qytetnueme këto masakra të kryeme mbi Klerikët e pafajshëm?

– 9 –

Deri në vitin 1950, janë pushkatue, mbytë në hetuesi, kampe shfarosje dhe burgje:

Imz. Frano Gjini, Imz.Gjergj Volaj, Imz. Nikoll Tusha, Imz. Jul Bonatti, Imz. Nikoll Deda, Imz. Vinçenc Prennushi, Imz. Gjergj Haberi, At Lorenc Mitroviq, Don Lazër Shantoja, At Leonard Tagaj, Don Ndre Zadeja, Don Mark Xhani, At Giovani Fausti, At Danjel Dajani, At Gjon Shllaku, At Anton Harapi, At Zef Maksen, Don Alfons Tracki, At Mati Prennushi, At Çiprian Nika, Don Anton Zogaj, Don Nikoll Gazulli, At Bernardin Llupi, Don Luigj Pici, At Bernardin Palaj, At Serafin Koda, Don Dedë Plani, Papa Pandi (Korçë), Papa Josif Papamihali, At Lekë Luli, Don Dedë Maçaj, Don Luigj Prendushi, Don Pjeter Çuni, Don Aleksander Sirdani, Don Anton Muzaj, Don Mark Bicaj, Don Vlash Muçaj, Don Nikoll Shelqeti, Don Ejëll Deda, Don Jakë Bushati, Don Nikoll Laskaj, Don Kolec Prennushi. I kësaj periudhë asht edhe Seminaristi Mark Çuni e Fratel Gjon Pantalia.

Nuk vuna numur rendor, mbasi edhe i 44-ti asht numur 1, n’Elter të Fesë e t’Atdheut!

Janë arrestue dhe kanë vuajtë në kampet e shfarosjës edhe 59 Klerikë Katolik të tjerë.

Në vitin 1950, qeveria komuniste e Tiranës, ban përpjekjën e dytë për shkëputjen e Kishës Katolike nga Vatikani. Këte herë asht Don Kolec Prennushi, Don Dedë Malaj, Don Ejëll Kovaçi, Don Jakë Gazulli, At Marin Sirdani, At Konrrad Gjolaj etj. që kundërshtojnë “Projekt – Statutin e Kishës Katolike Shqiptare”, i cili, u aprovue vetëm në vitin 1951.

Don Dedë Malaj, Don Ejëll Kovaçi u pushkatuan në vitët 1958 – 59, dhe At Konrrad Gjolaj, u dënue me 20 vjet burg vetëm se, nuk nënshkruan “Statutin e Kishës Katolike”.

Në vitin 1952, organizohët nga qeveria komuniste në Tiranë, “Konferenca e Paqës”.

Ajo kje një tribunë e vërtetë e veglave të Sigurimit të Shtetit, ku klerikët e të gjitha besimeve nuk lanë gja pathanë për Papën dhe Vatikanin. Pat pak nga ata që pranuan me ba kompromis me komunista, por jo shumë larg nga kjo kohë, papritmas u ndodhën “njëditë” para plutonëve të pushkatimit, të akuzuem si “spijun”, po as ata vetë nuk ditën se të kujt!

Pikërisht, mbas nënshkrimit të “Statutit” kur mendohej se vdekja e Stalinit, në 1953, mori me vetë edhe terrorin komunist, shohim nga dokumentacioni i ruajtun në arkivat e vetë Sigurimit të Shtetit, se lufta merr formën e zhdukjes me burgime e interrnime të gjata.

Masat politike të shtetit janë pasue gjithnjë me “pllanet” ekonomike. Kisha nuk kishte ma asnjë pronë, tokat u kooperativizuan. Shtëpijat i dhurohën oficerave të Sigurimit, prona të cilat i gëzojnë edhe sot. Fshatari “kooperativist” nuk kishte të drejtë me mbajtë as pula…

Sovjetikët, tashma padron të kampit socialist, “demaskojnë” Stalinin, po në kursin e politikës social – ekonomike nuk ka ndryshime të theksueme, me përjashtim të “luftës së klasave”, e cila fillon me përfshi në gomnën e sajë edhe “shokët e armëve”, ata komunistë që tashma e kanë krye funksionin demagogjik të Partisë. Reklami i pranisë “katolikut” Tuk Jakova në sferat e larta të Partisë, griset dhe zhdukët përgjithmonë nga Komiteti Qendror.

Bahën disa meshtarë të rinj, që në prëgatitjen filozofike të tyne kanë përfundue kurse të ideologjisë marksiste – leniniste, sigurisht, të “moderueme”, mbasi në tekstët e shkollave shtetnore marksizmi nuk përfshinë ma “haptas” diktaturën stalinjane. Kurset teologjike nuk ekzistojnë dhe as nuk bahët fjalë për shkolla fetare. Pregatitja e tyne bahët privatisht. Por, duhët theksue se edhe nga këta Meshtarë dolën Martirë, si: Don Mikel Beltoja e Don Marin Shkurti, që u torturuan dhe u pushkatuan, tue thirrë: “Rrnoftë Kisha Katolike Shqiptare”.

Në 1956, Sigurimi Komunist, arreston At Rrok Gurashin, i përfoluni për “proceset false të futjes së armëve në Kishën Françeskane dhe Partinë Demokristjane”. Janë 57 faqe të shkrueme para Shefit Seksionit Katolik (i vetmi në kampin komunist), në Degën Punëve të Mbrendshme të Shkodres, me katilin Xheudet Miloti, fanatik i specializuem me tortutue intelektualët e Klerin Katolik. Ky proces asht me të vërtetë një dokument i platformës së Ministrisë së Mbrendshme, dhe shpjegon me saktësi detaje të terrorit që do të sjellin vitët që pasojnë për Klerin Katolik. Janë parashikue imtësisht akuzat false për çdo klerik dhe grupe klerikësh, deri tek masakra kundrejt Martirit Imzot Ernesto Çoba, në vitin 1980.

– 10 –

Të gjithë Martirët e Fesë që do të shënoj këtu, përfshihën në shpifjet e këtij procesi:

Imz.E.Çoba, Don Rrok Frisku, Don Anton Doçi, Don Ejëll Kovaçi, Don Dedë Malaj, Don Nikoll Gjini, At Karlo Serreqi, Don Mark Hasi, Don Lec Sahatçija, At Marjan Prela, etj. pa përjashtue edhe vetë autorin e këtyne recitimeve dhe trillimeve At Gurashin.

Burgjet e kampët e shfarosjes kanë kenë të mbushuna nga 1944-1989 me këta klerikë: Don Mikel Koliqi, At Pjetër Meshkalla, At Frano Kiri, At Gjon Karma, At Mark Harapi, Don Nikoll Kimza, At Donat Kurti, Don Tom Laca, Don Ndre Lufi, At Gegë Lumaj, Don Injac Gjoka, At Marjan Prela, Don Ndue Soku, At Leonard Shajaku, Don Frano Illia, At Aleks Baqli, At Gicomo Gardin, Don Zef Gila, At Konrrad Gjolaj, Don Simon Jubani, At Anton Luli, Don Pashko Muzhani, Don Ndoc Ndoja, At Ferdinand Pali, Don Nikoll Mazrreku, Don Loro Nodaj, etj. etj. tue mos harrue me shkrue emnat e ndeuem të Fra Ndue Vilës, Fra Gaspër Jubani, dhe motrave të përvujta e fisnike: Gjeorgjina e Liljana Radovani.

Viti 1967, asht viti i shfaqjës së haptë të fëtyrës së përbindshit antikatolik terrorist, i fondamentalistit aziatik E.Hoxha, me pasues skilën e tij Ramiz Alia. Shqiptari përjetoi jetën e të pambrojtunit të dërmuem nga diktatura komuniste dhe të sulmuem nga bishat të egra të pyllit. Shqipnia e Skenderbeut, Shqipnia Evropjane, shpallët me Kushtetutë: “Shteti i Parë Ateist në Botë”. Rrugët e përgjakuna të Shkodres Heroike edhe njëherë njomën me Gjakun e Martirëve të Kishës Katolike. Don Shtjefën Kurti, vetëm pse Pagëzon një fëmijë: Pushkatohet. “Revolucioni Ideologjik Kultural” i tipit kinez, edhe njëherë përmbytë Popullin Shqiptar në llomin e ideologjisë komuniste, tue mos lanë asnjë Kishë Katolike, shumë Orthodokse, Xhamia e Teqe, gjithsejt 2169 objekte kulti. Pasojë e kësaj lufte të pakrahasueshme me asnjë vend t’Evropës, tue mos përmendë burgosjet dhe hetuesitë kriminale të dhetra klerikëve Katolikë, asht vdekja e Imz. Eresto Çobës, i lidhun mbrenda një thesi, tue u dergue në labirintët e hetuesive të Tiranës, në vitin 1980; vdekja në burg e Don Lec Sahatçisë, në vitin 1986; martirizimi i pashoq i Don Pjetër Grudës, që dha Shpirtë me 13 Janar 1989, dy muaj para lirimit, mbas 15 vjet vuajtje. Vazhdojnë Kalvarin komunist shumë klerikë, nga të cilët do të veçoj: Don Mikel Koliqin (Kardinalin e ardhëshëm të Parë Shqiptar), me 38 vjet burg e internime; At Gjergj Vatën, i arestuem tri herë, në vitët 1945, 1974, 1977 dhe lirohët mbas 10 vjetësh, në 1987; Don Nikoll Mazrrekun, që ka vuajtë 25 vjet burg e 12 vjet interrnime, nga viti 1946 – 1987.

At Pjetër Meshkalla, me datën 5 Prill 1967, i tregon haptas drejtuesve terroristë të Shtetit komunist, se: “nuk asht e para herë që dalim në rrugë të madhe,…e vërteta asht se Populli i ka mbushë Kishat deri në çastin e mbylljes së Tyne…Pengesa e juaj e forcës madhore do të bajë në mue vetëm atë efekt që ban guri o dheu, që pëngon rrjedhën e ujit..”

Nuk flitët për ‘Inkuizicionin e Shek. XX’, që po bani në Shqipni,… ju që jeni një pakicë e pandërgjegjëshme…” , ajo që kërkoni me ba ju asht vetëm kjo: “Pjesa e friksueme me kërcnime, presione, premtime e pushime nga puna, pëson torturën ma të madhe, sëpse, i lidhun nga kafshata e bukës, shtërngohët me mohue me gojë Ate që beson; dhe, kështu, fushata që po bahët, synon me formue një brezni pa kurajo civile, pa burrëni, oportuniste, servile, tue prishë karakterin e Shqiptarit në dam t’Atdheut.”

Për këte letër u dënue edhe 10 vjetë tjera, tue plotësue kështu 25 vjetë burg komunist.

Prof. Arshi Pipa, shkruan: “…Por, 25 vjet burg në burgjet staliniste peshojnë ndoshta, edhe ma randë në kandarin e martirizimit, se pushkatimi.”

Fjalori Enciklopedik Shqiptar, botue nga Akademia e Shkencancave e RPSSH, Tiranë 1980, fq. 337, shkruan: “Gjenocidi. Shfarosje e plotë ose e pjesshme e grupeve të veçanta të popullsisë për motive raciale, etnike etj. me anë mjetesh e mënyrash të ndryshme si vrasjet, dëmtimet e rënda trupore ose mendore të anëtarëve të grupeve, vënia e tyre me qëllim në kushte të tilla jetese, që shkaktojnë shkatërrimin fizik të plotë ose të pjesëshëm, marrja e masave që kanë si qëllim ndalimin e lindjeve në gjirin e tyre etj…”.

– 11 –

Nga ky përkufizim i bamë nga vetë komunistët, mendoj, do t’ishte e tepërt me hy në komente të gjata, kur kemi mundësi me folë vetëm me gjuhën shkencore të shifrave dhe faktëve të pakundërshtueshme, të ruajtuna nga vetë Sigurimi i Shtetit në Arkivin e tyne.

Ja pra, cili ishte genocidi komunist ndaj Klerit Katolik Shqiptar mbas vitit 1944:

Në vitin 1944 Shqipnia kishte pak ma shumë se 200 Klerikë Katolik Shqiptarë, tue përfshi edhe tokat Shqiptare në Mal të Zi, Hot, Grudë dhe Kosovë.

Në statistikën e poshtshënueme nuk përfshihen vrasjet e bame mbas vitit 1944, nga komunistët jugosllav, tue u konsiderue si krime të kryeme nga autoritetet e tyne qeveritare.    Kjo statistikë e përpilueme nga Fritz Radovani në vitin 1993, pjesërisht u botue në librin: “MARTIRIZIMI I KISHËS KATOLIKE SHQIPTARE 1944-1990”, libër, i cili, Ju dhurue Papës Gjon Pali II-, me rastin e vizitës së Tij në Shqipni, me 25 Prill 1993.

Klerikë të pushkatuem:

Janë 31 klerikë, ku përfshihën: 4 Ipeshkvij, ndër të cilët: Imzot Frano Gjini ishte Regjent i Delegacionit Apostolik në Shqipni. 1 Provinçial i Françeskanëve të Shqipnisë, 1 Rektor i Kuvendit Françeskan, 1 Rektor i Jezuitëve të Shkodrës dhe 1 Zv. Provinçial i Jezuitëve të Shkodrës. Këtu përfshihet edhe 1 seminarist.

Mosha mesatare e Tyne ishte 47 vjeç, kanë ba 258 muej hetuesi ose 21 vite të gjithë së bashku. Shumica nuk ka dalë në gjyqe publike dhe nuk i asht ndigjue gjyqi nga populli.

Klerikë të mbytun ndër tortura:

Jane 8 klerikë, ku përfshihët edhe 1 fratel.

Mosha mesatare e tyne ishte 50 vjeç, kanë ba 68 muej hetuesi ose 5 vite e gjysëm.

Klerikë të mbytun pa gjyqe ndër burgje ose kampe shfarosje:

Janë 4 klerikë, ku përfshihët 1 Ipeshkëv.

Mosha mesatare e Tyne ishte 56 vjeç, kanë ba 56 muej hetuesi dhe së bashku me vitët që kanë vuejt dënimin janë kenë gjithsejt 18 vjet.

Klerikë që vdiqën pak muej mbas hetuesisë:

Jane 3 klerikë. Mosha mesatare e Tyne ishte 52 vjeç. Kanë krye së bashku 3 vjet hetuesi dhe kanë vdekë si pasojë e torturave të Sigurimit Shtetit.

Klerikë që vdiqën në burgje e kampe shfarosje:

Janë 20 klerikë, ku përfshihen 3 Ipeshkvij. Mosha mesatare e Tyne ishte 56 vjeç.

Kanë krye 156 vite burg dhe punë të detyrueme ndër kampet e shfarosjës, deri ditën e vdekjes së Tyne.

Klerikë që vdiqën mbasi kryen dënimet ndër burgje e kampe shfarosje:

Janë 38 klerikë, tue përfshi edhe 2 fratela.

Të gjithë së bashku kanë vuajtë 315 vite burg.

Klerikë që kanë vuajtë shumë vite burg dhe janë kenë në sherbim të Fesë, në 1993:

Jane 25 klerikë, ku përfshihët 1 Ipeshkëv.

Kanë krye 363 vite burg dhe punë të detyrueme në kampet e shfarosjes.

Motra që u burgosën dhe janë në sherbim të Fesë janë dy.

Të gjitha vitët e hetuesisë, burgut dhe vuajtjes së Tyne, në kampët e shfarosjës komuniste janë kenë 881 vite, ose gati 9 SHEKUJ.

Prej 200 Klerikëve Shqiptarë në vitin 1944, janë pushkatue dhe mbytë ndër burgje, hetuesi, spitale psikiatrike dhe kampe shfarosje 66 klerikë, arrestue dhe vuajtë shumë vite burg me punë të detyrueme janë 65 vetë. Gjithsejt janë shfarosë 131 klerikë.

Këta, kanë krye studimet e larta në 24 universitete të ndryshme t’Evropës, në 450 vjet studime.

Të gjithë janë shfarosë nga GENOCIDI KOMUNIST,  vetëm për një motiv:

 

KLERIKË KATOLIKË DHE ATDHETARË TË SHQUEM  SHQIPTARË”.  

– 12 – 

Kleri Katolik Shqiptar asht Ai, që ka vue bazat e kulturës sonë, dijes, artit, shkencës, sportit, tregëtisë, mardhanjëve demokratike, vëllaznimit me besimet tjera dhe fqinjësisë me shtetët ma të zhvillueme t’Evropës, gja të cilën e vërtetojnë delegatët e Tij, në Shpalljën e Pavarësisë Kombëtare në vitët 1911 – 1912, e deri në njohjën e Tij nga Evropa.

Kleri Katolik ka vue thëmelët e Letersisë Shqipe të shkrueme Atdhetare, që nga Imz. Pal Engjulli (1462), Buzukun (1555), Budi, Bardhi, Bogdani, Kazazi etj. për të cilët, kritiku i madh letrar Prof.  Namik Resuli, shkruan: “Këta shkrimtarë të vjetër të Veriut nuk janë vetëm të parët që filluan njëfarë lëvizje kulturore në vendin tonë, nuk janë vetëm të parët që i dhanë shqipës një alfabet – alfabetin latin – po janë edhe të parët që mendojnë e punojnë për Atdheun e Gjuhën e tyre, për Shqipën e Shqipërinë.” (“Shkrimtarët Shqiptarë” fq.12, viti,1941) Mbas Lidhjës së Prizrendit në 1878, janë prap: Gjergj Fishta, Anton Harapi, Lazër Shantoja, Ndre Mjedja, Zadeja, Prennushi, J. Rrota, Kurti etj. që vazhduan rrugën e të parëve, tue e ngritë letërsinë shqipe në piedestalin ma të lartë ç’prej krijimit të saj. Këta Burra të vramë e të dhunuem vorresh fituan kundër Lindjës afërme e të largët, për vetë faktin se sot në Shqipni, asnjë fshat nuk flet as serbisht, as turqisht, as rusisht as kinezëshe.

Jugorët u lidhën me komunista, trathtuan edhe Atdhetarët e vet të “Ballit Kombëtar” dhe “Legalitetit”, shpallën luftën vëllavrasëse civile në vitin 1944, në favor të shovenistëve barbar grek e serbosllav, shpartalluan Shtetin Shqiptar, arrijtën deri në tjetërsimin e gjuhës sonë në Kongresin famkeq të “Drejtëshkrimit” me 20-25 Nandor 1972, në Tiranën e kuqe, me 87 sherbëtorët e Hoxhës dhe servilët e druzhe Titos, në Prishtinë, Mal të Zi, Maqedoni, dhe mafiozët e Italisë, që nënshkruan paturpsisht “aktin e varrosjës” së Gegënishtës, tue zhdukë nga thesarët e gjuhës sonë kombëtare 70% të letësisë shqipe e Atdhetare të Veriut.

Po, ky, akt shfarosës i gjuhës e letërsisë së një Populli Verior, nuk asht genocid ?…

Ata u pajtuan me luftën antikombëtare të internacionalizmit proletar, luftë rrënuese e çdo ndjesie Atdhetare, për të cilat, ishte punue me shekuj të tanë. Shpartalluan shkollat dhe qendrat e edukimit të rinisë, ku hodhën farën e ateizmit. Këte, vërteton prania në Shkoder e “Muzeut Ateist”, të vetmit në Botë, i ndërtuem nën kujdesin e antikatolikut Ramiz Alia, me të cilin, ky trathtar hipokrit ka synue me shrranjosë tek rinia Shqiptare dëshirën për kulturë dhe dije evropjane, tue zbatue parimin e vet komunist: “Shpif e shpif se diçka mbetët!…”

Unë nuk e kam vizitue, po aty n’atë muze ishte edhe fotografia e një burri të rinj, që ka ba 10 vjet burg se në gjyq, tha: “Unë besoj në Zotin!” (Dosja 2291, Ark.MPM Tiranë).

Po, as ky nuk asht genocid, me u dënue 10 vjet burg se beson në Zotin?!…

Mbas 1944, nga genocidi kundër intelektualëve të Shqipnisë, të formuem në shtetët e Evropës, meqë asnjë nuk u pajtua me komunizmin; u varën, u pushkatuan dhe u burgosën me akuza false, nga: “Gjyqi Special i Tiranës”(Mars-Prill 1945); u varën 3 Burra, 14 vetë u pushkatuan dhe 48, u burgosën; “Bashkimi Demokratik Shqiptar” (Qershor-Korrik 1946), 9 vetë u pushkatuan dhe 25 u burgosën; “Sabotatorët e Kënetës së Maliqit” (1946) 2 vetë u varën, 4 vetë (ndër ta 1 grue) u pushkatuan dhe 15 ingjenjer e teknikë u burgosën; “Opozita II Shqiptare” (Shtator 1947), 3 vetë janë varë, 13 vetë u pushkatuan, 51u burgosën; “Gjyqi i ‘bombës’ në Ambasadë Sovjetike”(Shkurt 1951), vrau 22 vetë pa gjyq; “Shkolla Teknike e Harry Fultz” (1946-49), 22 vetë të pushkatuem dhe 60 vetë të burgosun randë. Këta janë vetëm disa nga “Gjyqët” false të intelektualëve të Tiranës, ku nuk munguan edhe emnat e shkodranve. Me këta varje e pushkatime u zhduk përgjithmonë edhe Opozita Shqiptare.

Do të kujtoj këtu, mijra të interrnuem për motive politike, që arritën me krijue edhe familje në skajët ma të humbuna të Shqipnisë. Ata lindën edhe fëmijë, tue fitue “bukën” në kampët e shfarosjës dhe fermat “socialiste”, ku, vdiqën dhe u zhdukën përgjithmonë fise bashkë me vorrezat e Tyne. Ja, një model i zhdukjes së njenës prej Heroinave ma të Mëdha të Burrneshave të Nderueme, Frida Sadedini, mbi 80 vjeç,  ka vdekë mbas 15 vjetësh të vendosjës së “demokracisë” së 1992,  pranë familjes së Dedë Gjomarkut në Shkoder.

– 13 –

Cila ishte arësyeja që Qeveria “Demokratike” nuk i këthei asnjë nga pronat e Saja?

Kjo Martire e Shek. XXI, nuk pranoi me dëshmue në rrenë kundër Klerit Katolik për 60 vjetë rresht, as në vitin 1946 dhe, as në 1968, po Ajo, pranoi jetën e burgut e të kampëve shfarosëse të internimit…e,… sa, ishin si kjo Heroinë në gjithë Shqipninë?

Po, kjo, shfarosje e fiseve Shqiptare me gra, fëmijë e pleq, nuk asht genocid ?

I pafund ishte Kalvari për Klerin Katolik. Shkodra përjetoi shumë ngjarje rënqethëse:

Në 1972, Shenjti i gjallë, Don Injac Gjoka, i sëmurë me tbc, ka mbështetë shpatullat mbrenda një furre për të fjetë, se nuk kishte as kësollë. Dijetari At Donat Kurti, jetonte në një barakë teneqesh në Zallin e Kirit (1983), Shkenctari botanist, filozofi At Mark Harapi, ushqehej vetëm me shka mund të gjente në grumbujt e plehit në lagjën Serreq, në 1974.

Ky ishte shkaku i vetizolimit komunist të Shqipnisë, mos me ditë bota genocidin!

Aspak mos u çuditni nga këta fakte, derisa sot në organet e drejtësisë së Republikës së Shqipnisë re “demokratike”, ka ish-hetues të Sigurimit komunist, si katilët e njohtun Dhimiter Shkodrani dhe i Ibrahim Lahi, etj. në Shkoder, që me duartë e veta kanë krye vepra terroriste gjatë hetimëve, tue ba disa djelmë të rinjë të paaftë për me krijue familje.

As kjo vepër terroriste nuk asht genocid kundër Rinisë Shqiptare!

Aspak mos u çuditni nëse, Bota e qytetnueme, këta bisha me fëtyrë “njeriu” i len të lira me bredhë ndër rrugët e Parisit, Londrës apo Washingtonit, aspak mos u çuditni që këtyne, dikush, tue veprue kështu, iu ka dhanë të drejtë edhe me i përsëritë prap krimet e shëmtueme që kanë krye deri dje, përderisa, sot as Haga, as Këshilli i Evropës, as Amnesti Internacional, as Brekseli, as Strasburgu, as OKB nuk bëzajnë fare, po i lejojnë madje, edhe me predikue në tribunat publike të demokracisë evropjane “socializmin e moderuem”.

Po e përsëris edhe njëherë, aspak mos u çuditni, nëse njëditë, këta fakte e dokumenta të historisë sonë do të rrezikojnë Demokracinë e vërtetë evropjane dhe, do të detyrojnë vetë toleruesit lanjës së lirë të këtyne përbindshve kriminel, “me i kërkue të falun” edhe Gjyqit Nürembergut, për vendimët e tija, të cilat, as nuk krahasohën me shfarosjet e genocidit komunist të kryeme për njëgjysem shekulli, nga viti 1944 – 1991, në Shkodren Martire, ndaj Klerit Katolik dhe Popullsisë së Pafajshme Besimtare dhe Atdhetare Shqiptare.

Sigurisht, edhe kjo e ka domethanjën e sajë:

Nëse, në të gjitha vendët komuniste e socialiste asht punue nga drejtuesit e këtyne shtetëve që, me ideologjinë e tyne marksiste-leniniste, me bindë njerëzit për “me pranue” se kanë rrjedhë nga majmuni, në Shqipninë Socialiste, E.Hoxha, me terrorin dhe diktatin e tij kriminal, për njëgjysëm shekulli ka detyrue një popull të tanë nga të kenunit njeri, me u ba “majmunë”! Po mos të harrojë Evropa: Jo të gjithë Shqiptarët!…

Nëse, vonon harresa, kjo, asht shfarosja e të gjithë Popullit Shqiptar?

Po, kurr, mos harroni se, Ajo, që nuk u gjujzue kje vetëm Kisha Katolike Shqiptare!

Ajo nuk u përkul dhe, as nuk u thye, as nga tortura, as nga vuajtja, as nga uria, as nga plumbi, as nga shpifjet, as nga shnderimët, as nga kampët shfarosëse komuniste gjakatare.

Ajo qendroi e pathyeshme në Ungjillin e Krishtit edhe para genocidit komunist!

Mbas vitit 1944, kur në Shqipni u zhduk Opozita, mbas 1945, duhët thanë troç:

Rolin e Opozitës Demokratike e ka luajtë vetëm Kleri Katolik Shqiptar, prandej, Ai asht luftue, asht shfarosë dhe asht zhdukë me metodat ma të egra primitive e moderne të genocidit komunist sadist enverian e ramizian, të aplikueme për 45 vjet, deri në vitin 1991, në truallin e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut dhe Nanë Terezës së Kalkutës.

Ja, disa fakte të dokumentueme në Arkiv të këtij qendrimi Heroik dhe Demokratik:

Don Lazër Shantoja: (1924), “…Ndodhjet politike të vitëve të fundit mund të thomi përgjithsisht u kanë dhanë arësye fjalëve të publiçistit rus, të mbytun nga bolshevikët”.

(28 – XI – 1924), “Ligja ndalon cungimin e gjymtyrve të trupit, por politika e Evropës pranon cungimin e arganizmave të gjalla shoqnore, që janë kombët.” (“Ora e Maleve”).

– 14 –

(Sheldi, 26 – I – 1945), “As ma pak e as me shumë se ajo që kam ditë me kohë se, komunistët janë veç trathtarë!” (Dosja 174. Arkivi i Min. P.Mbrendshme Tiranë. AMPMT)

Don Kolec Prennushi: (1931), “Me kenë socialist domethanë me kenë njëheri anti – krisht; ngallnjimi i mbramë nuk asht i mundun pa rroposjen e krishtënimit. Kështu, thotë Losinski, në 1902, e bolshevikët e sotëm (socialista radikal), janë tue e vërtetue me fakte…”

…Me kenë “antinacional” asht një mkat: me kenë “internacional” dmth me i mbajtë të gjitha kombët njëlloj asht një padrejtësi.” (Libri “Rrimë shtrembët e flasim ndrejtë”).

(1938): “Kush rreshtohët për Krishtin e kush rreshtohët kundër Krishtit. Rreth vehtjës së Tij asht ndezë lufta ma e madhe e shpirtënve. Lufta që racionalizmi nisi mbi katedra, ra mandej në rruga në rreshta të popullit e u ba komunizëm, bolshevizëm gjithrrënues.

Sulmi i tij nuk qëllon vetëm Hyjninë e Krishtit e Hyjnueshmëninë e Kishës, por edhe kullat mbrojtëse të tyne: Doktrinën e revelacionit o të zbulimit; mëshehtësive, të mbrekullive, të dokumentëve të krishtënimit…”

Por, armët kundër vërsuljeve të anmiqve sidomos, në këte kohë, kur mortaja e komunizmit ka pra (mbulue) atmosferën e përgjithëshme, i duhet popullit me i pasë në dorë e, kundra të zakonshmëve e kundër atyne ma të hollave që kanë hijen e ditunisë, të cilat, edhe në mos paçin mërrijtë ndër né, do të vijnë si mbeturina rrënojësh, që hjedh dallga e detit në bregorët tona.” (Libri “Për Krishtin o kundër Krishtit”).

(1950): “Ky Projekt-Statut nuk duhët miratue prej nesh se, edhe mbas miratimit të tij, këta (komunistët) kanë me i mbyllë Kishat prapseprap. Jam i sigurt se do të na thonë se, do t’ju vrasim, por asht ma mirë me ba çka kanë ndër mend sot, se ma vonë. Lé të na vrasin ma mirë sot me faqe të bardhë, sësa  me firmue këte dhe nesër prapë kanë me na mbytë, po na do të vdesim me faqe të zezë. E na, nuk duhët me harrue se me këta na jemi hupësehupë. Komunistët kështu, kanë ba ku kanë marrë pushtetin, në Rusi, në Spanjë e kudo.

Na nuk jemi të parët që nuk po i njohim se kush janë…Këta janë gjithkund njësoj.”

(Nga At K.Gjolaj, libri “Çinarët”, fq. 125, viti 1997, Shkoder).

Don Ndre Zadeja: (1945) “Mësova se punohët për shembjën e partisë komuniste, të cilën si doktrinë e urrej edhe unë.” (Dosja 667, AMPM Tiranë, 7 – II – 1945.)

At Mati Prennushi: (1943) “…mos me u zgjedhë At Çipriani, se komunistët punën e parë që kanë me ba kanë me pushkatue Provinçialin, prandej, ta ruajmë At Çiprianin për ma vonë, mbasi asht i ri dhe i vlefshëm shumë për né. Ai e mori vetë detyrën e Provinçialit me bindje të plotë se do të pushkatohët…” (A.K.Gjolaj, “Çinarët”, fq. 67. 1997)

Janar (1945): Në Kuvendin Françeskan të Shkodres, përballë Mehmet Shehut: “Na nuk shkëputemi nga Vatikani. Kjo punë nuk mund të bahet kurr nga Kisha jonë Katolike!”.

1946: “Komunizmin e kam urrye… Padrejtësitë e Konferencës së Paqës i kam pritë keq… Unë nuk kam votue. Për çeshtje të mbylljes së shkollave na kemi ba memorandum …dhe për shkeljen e të drejtave fetare” (Dosja 1302/II-A, AMPM Tiranë, 1998).

Imz. Frano Gjini: (1945 – 1946), “Unë nuk do ta ndajë kurr grigjën teme nga Selia Shenjtë!”. “Marksizmi nuk njeh gja tjetër përveç, çfarë sheh e prekë me dorë, Zot e Fé nuk njeh. Ne luftojmë ateizmin…Në lëvizjen N.Çl…dija se mbrenda kishte edhe komunista dhe, si doktrinë e urreja komunizmin, si ateiste… Kerkesë i kam paraqitë Vatikanit dhe, jo, Anglo – Amerikanëve.” (Dosja 1302/II-A, AMPM Tiranë, 1998).

At Çiprian Nika: (1946), “Lufta për zhdukjen e komunizmit mue më pelqej…sistemi i qeverisjës sot asht kundër parimëve të mija…Në votime nuk dola fare se nuk ishin të lira, nuk doli asnjë parti opozitare, na kujtuam se nuk kishte arkë boshe se, po ta kishe ditë do të kishe shkue për ta hjedhë votën kundër…Përhapjën e komunizmit në Shqipni e konsideroj ateiste, prandej jam edhe kundër tij. Si konseguencë fatale kam konsiderue mohimin e egzistencës së Zotit. Nga ky shkak kam mendue dhe mendoj se mohohen të gjitha ligjët morale si, ndera, dashnija, drejtësia etj. dhe, si përfundim kam nxjerrë me vetën time, se me

– 15 – 

përhapjen e komunizmit ateist do të shkatrrohët shoqnia njerëzore…Qendrimi i ynë kundrejt komunizmit ateist asht kenë armiqësor… Unë nuk kam dëshrue që ushtria e kuqe të përhapej në Përëndim, mbasi me përhapjën e komunizmit rus ndihët edhe rreziku serb. Fitoria e Gjermanisë ishte në favorin e Shqipnisë… Dëshira eme dhe e shokve të mijë ka kenë me e shue farën e komunizmit në Shqipni.” (Dosja 1248, AMPMT.)

At Donat Kurti: (1946), “Unë votën e kam hjedhë në arkën boshe. Natyrisht, këte e kam ba si kundërshtar i rregjimit komunist…Për ne, e quej ma të rrezikshem kenjën e këtij Pushteti këtu, sësa okupacionin italian e gjerman.” (Dosja 1303, AMPMT)

At Gjon Karma: (1946), “…Ne na asht prishë qejfi se shkruanin në dyert e kishave drapër e çekan…” (Dosja 1302/II-A, AMPMT).

At Pjetër Meshkalla: (1946), “Pushtetin komunist e kam luftue në të gjitha predikimet e mija…Aktivitetin propogandistik kundër PKSH e kam fillue nga viti 1943. Unë tue kenë kundër komunizmit kam luftue edhe punën e tyne…Jam kënaqë kur një i rinj nuk ka pranue me marrë tesëren e BRASH-it, se kjo organizatë udhëhiqet nga komunistët… Mbas 1944 e rihapa Rrethin e “Shën Pjetrit”, në Tiranë, se rinia filloi me u implikue me komunista.” (Dosja 4191/1, 1303, AMPM Tiranë).

At Pal Dodaj: (1947), “…ishim për hapjet e kufinjve, koalicionet dhe lirinë e njerëzve …nuk shihshim kund demokraci…Popullin e këshillojshe mos me u përzi me komunista, që të mos e pësonin me u djegë si Toskënia.” (Dosja 1248, AMPMT).

Imz. Vinçenc Prennushi: (1947), “I thojshe popullit kur kishe kontakte me te dhe, sidomos me pjesën Katolike, se qeveria e sotme udhëhiqët nga komunistët, të cilët, ne na luftojnë deri në vdekje…Lufta e ime ishte kundër komunistëve e Partisë komuniste, që ajo  mos egzistonte kur të formohej Pushteti mbas zbarkimit amerikan” (Dosja 1245 AMPMT)

Don Dedë Malaj: (1959), “Unë jam anmik i komunizmit qyshë 9 vjeç, se atëherë, kam shkue ndër bankat e shkollës së mësuesit tem Don Alfons Tracki,…kam punue kundër komunizmit aqsa më ka lejue Feja…I kam thanë fshatarve, hyni në kooperativë, se mos me hy këta do të veprojnë si Stalini në Rusi, që ka mbytë miljona fshatarë, e komunistat këtu, nuk i lanë gja mangut atij.. E Premtja e Zezë në Shqipni ka fillue me 29 Nandor 1944 dhe, ka me vazhdue derisa të mbarojnë komunizmi.” (Dosja D.D.Malaj AMPMT).

At Konrrad Gjolaj: (1959), “Qyshë se fillova me marrë mend ndër bankat e shkollës së Don Alfonsit, kam kuptue çka asht komunizmi dhe, prej asaj kohë nuk kam dashtë me ia ndigjue emnin. Kurr nuk e kam dashtë atë ide.” (Dosja D.D.Malaj, AMPMT).

At Gegë Lumaj: (1945 – 1968), “…duhet me pasë kujdes e mos me formue kurrë parti (demokristjane), mbasi barra ka me i ra Klerit Katolik. Ka njëzet e sa vjetë që vazhdojnë me akuzue Klerin, pa kenë kurrkund partia, po, ba me pasë kenë, çka paskeni dashtë me ba ndër ne, ju kështu, edhe po na qitni fare!?” (Dosja 2291, AMPMT).

Imz. Ernesto Çoba: (1978), “Jam kenë gjithmonë kundër komunizmit, as nuk kam dashtë me ia ndigjue zanin, kam punue me shpirt me e zhdukë dhe do të vazhdoj me kenë kundër deri në vdekje!” (Dosja Monsinjor E.Çoba me grupin).

Don Mark Hasi: (1968), “…Ka me ardhë ajo ditë, kur do të ngrihet një Monument në Shqipni. Me shkronja të arta, do të daltohën emnat e të gjithë Martirëve dhe Deshmorëve të Lirisë së Atdheut, që luftuan për Demokracinë e vërtetë dhe ranë nën shpatën komuniste.” (Dosja 2291, AMPMT).

Prof. Sami Repishti thotë: ”Shqiptarët katolikë janë përpjekë për shekuj me radhë të sjellin në Shqipni frymën civilizuese të Evropës, mendjet e ndrituna të kontinentit, arritjet e pakrahasueshme në fushën e mendimit njerëzor, të krijimtarisë letrare artistike, të shkencës, të teknologjisë dhe të organizimit politik të shtetit modern, që siguron zhvillimin e përparimin e njeriut të lirë”(Përshëndetje në përurimin e Kishës Shqiptare në Harstdale, New York, më 25 prill 1999).

-16 –

Në vitin 1990, me 11 Nandor, në ora 11.00 p.dr., në mes të disa vorrezave të mbetuna shkret dhe Eshtnave të shkapërndame nga vëllau plangprishës, pranë Atyne Martirëve të dhunuem mbrenda e jashta Rëmajt, shumica të humbun në Zallin e Kirit pa asnjë Shenj te kryet, asht Don Simon Jubani, Ai që ringjalli shpresën e demokracisë së vërtetë, në zemrën e gandueme e të plasun për njëgjysëm shekulli të Popullit të braktisun dhe të shumëvuejtun Shqiptar, Aty  i lindi shpesa, liria e fjalës, e besimit dhe u shprangos nga frika e vetizolimi.

Vëllaznit e vërtetë Shqiptarë, padallim Feje, që e ndijnë me zemër vetën Myslimanë, Bektashinjë, Orthodoksë dhe Katolikë, mbasardhës të Atyne Atdhetarëve, që vdiqën tue derdhë gjakun e Tyne të Shenjtë për “Një Zot e Një Atdhé”, të rrëthohën kambëkryq pranë vatrës së vjetër besnike, të ndezin flakën gati të shueme të dashnisë vëllaznore e burrnore Shqiptare, të ulën rreth sofrës bujare “me shka ka dhanë e falë i Madhi Zot”, të Dedë Gjo’Lulit e Ismail Qemalit, Dasho Shkrelit, Gurakuqit e Sheh Karbunarës, At Gjergj Fishtës e Faik Konicës, Imzot Luigj Bumçit e Isa Boletinit, Imz. Lazër Mjedjës e Hasan Prishtinës, të Prenkë Calit e Bajram Currit, të Gjelosh Lulit e Avni Rustemit, Gjergj Vatës e Alush Lushanakut, të Mark Gjomarkut e Muharrem Bajraktarit, të Mirakajve e Hamid Matjanit, Prenkë Kaçinarit e Arshi Pipës, Paulin Palit e Muzafer Pipës, Martin Camaj e Qemal Draçinit, Kol Prelës e Sami Repishtit, Ndue Palit, Fahri Rusit e Kol Kurtit dhe, me “bukë, krypë e zemër”, të ngjyjnë kafshatën e kollomoqes në “shllinën” e stojanicave fisnike të Malësisë sonë, Norës, Tring Smajlës, Shote Galicës dhe Maria Shllakut, tue mos harrue kurr Bardhosh Danin e pasuesit e Tij, një Rini e tanë Deshmore, të vramë në kufinjë, tue u shetitë të lidhun me tela me gjemba përsëvdekuni ndër pjacat tona në vitët 1989.

Kujtimi i Përjetëshëm i Martirëve, le të na frymzojë e të na bashkojë si vëllazën, për ndërtimin e përparimin e një Shqipnisë së Re Demokratike, për të cilën, Ata dhanë jetën!

Rrnoftë Shqipnia me Shqiptarët e Vërtetë, në të gjithë Botën Përparimtare!

Më dukët se, sikur, në drejtim të Dritës,… po shoh Një prej Atyne Burrave,… që, para gati 50 vjetësh, me një dashuni Atënore, më pat thanë këto fjalë:  – “ Fritz,: ….

Kleri Katolik Shqiptar asht Kleri ma heroik që ka me cilësue historia në rrugën dymijëvjeçare të Krishtit, sëpse, mbas pësëqind vjetë robnije nën Turqi, po të merrët historikisht prej vitit 1912, kur Shqipnia u formue si Shtet e deri në 1944, që erdhën në fuqi komunistët, tue lanë në njëanë okupacionin fashist italian (me të cilin nuk jam pajtue kurrsësi), janë vetëm 30 vjetë mundësi për me formue një Kler Shqiptar e, për 30 vjetë, me nxjerrë aq Heronjë sa kemi nxjerrë na, nuk ka asnjë Kler në Botë”.

Po, At Pjetër Meshkalla, me të vërtetë, Ajo, që keni profetizue Ju, asht sot e shkrueme me gjakun e Martirëve të Fesë, në fletët e arta të Historisë së Re të Klerit Katolik Shqiptar!

Lavdi Zotit, për Madhështinë e Veprës së Tij, mbi truallin tonë shkambor Shqiptar!

 

 

                                                                                    Ju falemnderës!

                                                                                    Fritz Radovani

Michigan, Detroit, Tetor, 20. 2007.     

 

 

 

 

 

 

Stampoi: SHOQNIA SHQIPTARE KATOLIKE  – MELBOURNE.


Send this to a friend