18 Prill 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD) dënon dhunën e egër policore në protestën e mbrëmshme të 17 prillit kundër qytetarëve dhe veçanërisht ndaj gazetarëve Felix Bilani dhe Aulon Kalaja, që u detyruan të shkonin në spital për të marrë ndihmë profesionale. Kundër Aulonit u përdor shkopi policor duke u goditur pas kokës, ndërsa kundër fotoreporterit Felix Bilani spraj ariu mbi fytyrë, duke dëmtuar shikimin dhe frymëmarrjen, dhunë që atyre ua bëri të pamundur të mbulonin protestën.
Policia e Shtetit shkeli Kushtetutën e vendit, sepse, si institucion i pavarur, duhet të garantojë mbarëvajtjen e protestave e t’i mbrojë gazetarët dhe jo t’i sulmojë hapur përpara kamerave të ndezura. Dy gazetarët e njohur, Felix Bilani dhe Aulon Kalaja, sulmohen qëllimshëm nga Policia e Shtetit, që i dhunon fizikisht, duke tejkaluar kompetencat. Nga ruajtëse e rendit publik, ajo u shndërrua në polici e dhunës dhe e kryeministrit Edi Rama, që i ka uzurpuar të gjitha pushtetet. Ishte kjo Polici e Shtetit që e ndihmonte Edi Ramën të manipulonte zgjedhjet, është kjo Polici e Shtetit që iu kundërvihet opozitës dhe gazetarëve me dhunë fizike, gaz lotësellës dhe shkopinj gome.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD) shpreh indinjatën e thellë ndaj dhunës ushtruar nga Policia e Shtetit e cila në mënyrë sproporcionale dhe të qëllimshme iu sul protestuesve dhe gazetarëve, duke u bërë palë me Kryeministrin. Protestat e opozitës kërkojnë largimin e qeverisë më të korruptuar të Europës që drejtohet nga Edi Rama dhe zëvendësimin me një qeveri teknike që do të krijonte kushte për zgjedhje të lira e të ndershme.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD) iu bën thirrje organizatave ndërkombëtare të gazetarëve si IFJ, RSF, EFJ etj që të ndikojnë për ndaljen e dhunës nga Policia e Shtetit në Shqipëri kundër opozitës dhe gazetarëve të Shqipërisë, që duket si një republikë Banane dhe jo vend anëtar i NATO-s.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD) iu bën thirrje NATOs dhe BE-së që të marrin masat dhe të ndalin regjime hibride si ky i Edi Ramës, në kundërshtim të hapur me standardet e vlerave që ka Perëndimi.
Është në interesin e paqes dhe stabilitetit afatgjatë në gjithë Europën, që në Ballkan të kemi shtete me demokraci të konsoliduar të shtetit të së drejtës dhe jo autokratë e diktatorë që për pushtetin e tyre nuk i llogarisin qytetarët dhe i shohin si plaçkë tregu. Jo më kot Shqipëria nën regjimin e Edi Ramës është shpopulluar nga më tepër se një milionë qytetarë, sepse kjo qeverisje nuk u garanton qytetarëve një jetë të denjë me meritokraci dhe shtet të së drejtës.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD) iu bën thirrje liderëve të SHBA dhe BE-së që të mos mbyllin sytë ndaj një regjimi si ai i Edi Ramës, i cili u gjunjëzohet në mënyrën më banale të mundëshme liderëve të BE, ndërsa i shkel me këmbë qytetarë e Shqipërisë.
Keni shembullin e Iranit, se si u lejua që të instalohej në Iran një regjim barbar ajatollahësh, ndërsa sot populli iranian dhe sidomos rinia iraniane është viktima më e dhimbshme e një diktature, që nuk po e shkulni dot.
























Ngushllime Familjes te afermve,kolegve,miqve ,
dashamirsve,per njeriun e tyre te dashur e shume te respektuarin,ndreruarin Dr.Agim,Leken. Per kete figure,patriotike,intelektual ,activists,te ceshtjes kombetare.
Duke biseduare per Mr.dr.Agim Leken me shkrimtarin,poetin,
Shkodrane (”Une vij nga shkodera ”).
Ne ate kohe Mr.dr.Agimi -Leka,kishte shkruare disa artikuj ne gazeten Newspaper ”Illyria” pere ceshtjen kombetare ku ne mes tjerash trajtonte,o ”Konferencen e pare te Kshillit National Clirimtare te KOSOVES E TE RRAFSHIT DUKAGJINIT”( mbajtur t31.1.43 &1-2.1.44) , Ku eshte miratuare nje ”REZOLUT” SI NJE PERPJEKJE PER BASHKIMIN KOMETARE” ne gjuhen Angleze,(Une e Mora ne telefon e pergzova se me pelqyen e i thash :”do ti botosh ” ??.” Po, u pergjigj mundet te beje nje permbledhje”,.)
Mr.Luigj Cekaj me tregoj nje histori te dhimbshme Ishte aksidentuare ne pune,po nuk po i jepej e dejerta-ndihma .
Dr.Agim Lekaī,kishte nderhy dhe kishte interpretuar shkencrisht.
Dhe gjithka ishte rregullure,ne favor te Mr.Luigj Cekes .
Poeti, Mr.Ceka kishte bere nje poezi ”mirnjohje” per keto ndihma
Mjeksore e humanitare qe jep per komunitetin e kombin.
I pa harruare qofte kujtimi dhe vepra e tij!
Fatbardh Doci S.C.
New York
March 12,2018