DEKLARATE ZYRTARE
“Nuk ka Kuvend me 25 Prill 2026 per sa kohe qe urdhri i Gjykates (TRO) eshte ne fuqi”
Ne nje moment te rendesishem per Federaten Vatra, Dega Vatra Manhattan Branch ndjen detyrimin institucional te sqaroj qendrimin e saj lidhur me zhvillimet e fundit publike.
Me vendim te Gjykates Supreme te New York-ut eshte vendosur nje Temporary Restraining Order (TRO) qe bllokon perkohesisht veprimtarite drejtuese dhe proceset organizative te lidhura me strukturat qendrore te Vatres deri ne nje vendim perfundimtar.
Megjithate, se fundmi jane publikuar njoftime dhe aktivitete ne Gazeta Dielli qe paraqesin veprime organizative drejt nje Kuvendi me 25 prill, perfshire mbledhje komisionesh dhe deklarime publike nga persona qe paraqiten ne role drejtuese.
Keto veprime duken ne kundershtim me frymen dhe kufizimet e vendosura nga Gjykata dhe jane ne proces shqyrtimi nga perfaqesuesit ligjore.
Dega Vatra Manhattan Branch respekton plotesisht urdhrin e Gjykates dhe nuk do te marre pjese ne asnje proces qe bie ndesh me nje vendim gjyqesor ne fuqi.
Sot per sot, cdo veprim drejt organizimit te nje Kuvendi me 25 prill mbetet i pezulluar deri ne vendimin perfundimtar te Gjykates.
Vatra eshte institucion historik dhe duhet te drejtohet mbi baza ligjore, ne perputhje me Kanunoren dhe me respekt te plote ndaj autoritetit te Gjykates.
Respekti ndaj Gjykates eshte respekt ndaj Vatres.
Kryesia
Vatra Manhattan Branch

Screenshot