VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Vala e re e luftëtarëve të huaj, supremacistët e bardhë

By | October 1, 2019

Komentet

Vëllai i George Floydit bën thirrje për protesta paqësore

Terrence Floyd, në qendër, tek vendi ku humbi jetën vëllai i tij

Marrë nga Reuters

Një turmë e madhe njerëzish u mblodhën para dyqanit Cup Foods në Mineapolis për të nderuar afrikano-amerikanin George Floyd, të hënën. Familjarë dhe pjesëmarrës vendosën lule në vendin, ku George Floyd arrestua dhe më pas vdiq. Vëllai i tij, u bëri thirrje pjesëmarrësve për protesta paqësore, duke thënë se veprimet e dhunshme nuk do ta ringjallin George Floydin.

Turma të mëdha njerëzish krijuan një memorial me lule dhe disa prej tyre u lutën rrethi tij për të nderuar afrikano-amerikanin George Floyd, në vendin ku ai ndalua nga policia. Floyd vdiq ndërsa ishte nën arrest. Vëllai i tij, Terrence Floyd, në një fjalim para turmës së mbledhur të njerëzve, foli kundër dhunës dhe shkatërrimit.

Unë e kuptoj që ju të gjithë jeni të mërzitur, por dyshoj që jeni aq të mërzitur sa unë, ndoshta as gjysëm të mërzitur. Kështu që, nëse unë nuk fyejë njerëzit dhe nuk hedh në erë gjëra, nuk bëj rrëmujë në komunitetin tim, atëherë çfarë po bëni ju? Nuk po bëni asgjë. Këto gjëra nuk do të rikthejnë vëllain tim. Mund tju bëjnë të ndjeheni mirë për një moment, ashtu si pirja e alkoolit, por kur të zgjoheni ju do të pyesni veten se çfarë keni bërë”.

Zoti Floyd theksoi se ai dëshironte që njerëzit të arsimoheshin, të votonin dhe të mos shkatërronin komunitetet e tyre. “Ta bëjmë këtë në një mënyrë tjetër,” tha ai, para protestuesve të mbledhur.

“Të ndalojmë së menduari se zëri ynë nuk ka rëndësi, le të votojmë! Jo vetëm për presidentin, por në zgjedhjet paraprake, të votojmë në zgjedhjet e të gjitha niveleve. Të arsimojmë veten. Mos prisni që dikush tjetër t’u tregojë se kush janë kandidatët. Mësojeni vetë dhe vendosni se për cilin kandidat do të votoni. Dhe kështu do t’i godasim ata. Sepse ne jemi një grup i madh.”

Vdekja e afrikano-amerikanit George Floyd ishte e fundit në një seri incidentesh të ngjashme që nxitën zemërim dhe protesta kundër racizmit në mesin e forcave të zbatimit të ligjit. Incidenti rindezi zemërimin në vendin e ndarë nga pikëpamja politike dhe racore, të goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit, që ka goditur më rëndë afrikano-amerikanët.

Shumë qytete të prekura nga trazirat sapo kanë rifilluar disa aktivitete normale ekonomike pas masave kufizuese mbi dy mujore për frenimin e përhapjes së Covid-19, që ka vrarë mbi 104,000 njerëz dhe ka lënë pa punë mbi 40 milion vetë. zëri i amerikës

Në Tropojë, ku takon perenditë e Eskilit dhe orët e shqiptarisë – Nga AZGAN HAKLAJ

Sofra ku gjen me bujari vetëm shqiptari.

 

Vite më parë isha i motivuar së tepërmi që vendlindjes time, Tropojës të mund t’i ledhatoja sadopak dhimbjen.
Ka qenë një dhimbje e madhe që, siç thotë populli, edhe hasmit nuk i urohet.
Por ja që vite me rradhë pushteti u bë hasëm e shkuar hasmit për Malësinë e Gjakovës.
Nuk është as rasti dhe as objekti i këtyre radhëve situata e Tropojës asokohe.
Tropoja, jo vetëm bijtë e saj, por edhe një mysafir të rastit i mban peng malli dhe kujtimi i gjatë nëse je larg saj.
Kjo më ngjet mua dhe besoj kujtdo, një vend që çdo pëllëmbë tokë e ka të njomur me gjak për liri, që bukën e kripën, zemrën e bujarinë e ruan me fanatizëm për mikun.
E pra, pikërisht këto treva si vendlindja ime, lakmohen aq shumë nga miku e nga hasmi, një lakmi që shpesh kërkon duele në histori dhe duelet kanë pasojat e tyre.
Gjithsesi askush s’mund ta mohojë se Zoti ka qenë bujar në fertilitetin e vlerave, në shumësinë e burrave e grave të shquar në çdo fushë e në çdo kohë.
Pikërisht në Tropojë, kur Ballkani nuk njihte as kanun e as ligj shtetëror, ndodhej “miniGjykata e Kasacionit Shqiptar”, ku gjykatësit zemërmëdhenj si Binak Alia ndante pleqninë dhe Shpend Zeqir Haklaj bënte pajtimin.


Në ato troje u rritën burra të shquar si Binak Alia, Mic Sokoli e Ali Ibra, Haxhi Zeka, Col Delia, Bajram Curri, Hasan Beg Prishtina e Tahir Sinani.
Do të duhej një libër më vete për politikanët e shquar, shkenctarët e shumtë, shkrimtarët dhe poetët e mëdhenj, diplomatët e veçantë, artistët e talentuar të skenës dhe ekranit, sportistët e spikatur, gjeneralët, biznesmenët e suksesshëm nga kjo trevë e shquar e Historisë Kombëtare.
Por unë penën po jua kaloj në pajtim historianëve, shkrimtarëve që me guxim të përshkruajnë bollekun historik të Tropojës.
Të shkruash për lavdinë e vendlindjes natyrisht merr sado pak nga lavdia e saj.
E pra nuk kisha si të mos intrigohesha e të mos përfshihesha i tëri dhe të vazhdoj të jem i përfshirë në ndjesinë e të kontribuarit, jo vetëm si njeri politik, si artist, por së pari si bimë humane e asaj toke.
Sëbashku me miqtë e mi vendosëm t’i rikthenim Tropojës kohën e kuvendeve historike, ku mblidhen nga të gjitha skajet krushqit e lirisë, krushqit e vlerave nacionale, të artit e të kulturës dhe Sofra Tropojane e ruajtur për bujtësit e shqiptarisë ku ulej kambëkryq Azem Bejta e Isa Boletini u shndërrua natyrshëm në Sofrën Dardane.
Kjo sofër, nga një projekt artistik këngësh e vallesh, vetvetiu kaloj në një tubim historik, ku bashkimi kombëtar nga një definicion i etershëm ideal përfundon në një realitet të materializuar.
Dikush mund të thotë se sofrër artistike është “Sofra Dardane”!
Po, po sofër arti, sofër buke e kripe është, por mbi të gjitha: Sofër e bashkimit, e bashkimit të shpirtrave të ndarë shqiptar.
Arti dhe kultura nuk mbajnë, mbartin e transmetojnë veç magjinë e dëfrimit, por më së shumti magjinë e integrimit njerëzor.
Edhe Aleksandri i Madh, edhe Pirro i Epirit, Gjergj Kastrioti, (Skënderbeu) dëshmohet se para betejave të mëdha ia merrnin këngës dhe valles.
Edhe legjenda e bujshme e Tropojës dhe shqiptarisë në këngë e valle është përjetësuar, mijëra vite përpara lindjes së Patër Engjëllit e të Gjon Buzukut.
Në sofër ngrënia dhe gostia janë të papërfillshme.
Në Tropojë historikisht nga sofra jonë është mbajt mend fjala e gjykimit të mënysë, e pra mënyja e Sofrës Dardane tashmë është formëzuar, ajo përbëhet nga dy nocione, bashkim, integrim.
Vendet në Sofrën Dardane zihen me vlera dhe vendi i vlerave nuk ngelet kurrë pa Zot.
Në Malësinë e mirë më zor’ rriten lisat e gjatë se sa burrat me zë.
Vetëm datën e ditën e organizimit të kësaj Sofre e kemi patur veshtirë për ta caktuar, se nuk ka datë e ditë të pa shënuar në vendlindjen time, por vendosëm ta shtrojmë në qershor, se pikërisht atëherë:
Valbona e qartëson blunë e veçantë të burimit të saj.
Në qershor tek burimi i saj bashkëjetojnë të katër stinët.
Atëherë zogjtë e malit e ndalojnë përkohësisht korin e këngës.
Zanat dhe shtojzovallet dalin për të kujtuar Ajkunën që vajtonte Omerin.
Lulëkuqja e Gjakovës çel mbi gjakun e Luanit, të Shkëlzenit e Tahir Sinanit.
Luleshqerrat çelin në lëndinën e Koshares mbi gjakun e Agim Ramadanit, të Sali Çekajt, Abaz Thaçit e Mujdin Aliut.
Qershori është kujtesa historike e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e udhëhequr nga Iljaz Pashë Dibra, Imer Prizreni, Avdyl Frashëri e Sylejman Vokshi, ku Tropoja ka kontribut të shquar me Ali Ibrën, Col Delin, Mic Sokolin, Zmajl Hysenin e Shpend Zeqir Haklajn.


Në qershor, 110-të vjet më parë, Tropoja u ndesh me hordhitë osmane pas kryengritjeve shqiptare që shpërthyen në Kosovë, në zonën e Karadakut, të udhëhequr nga Idriz Seferi, në zonën e Mitrovicës, të udhëhequr nga Isa Boletini, e pas luftërave të ashpra turqit kaluan në Qafë të Morinës, por u ndeshën në rezistencën e bajraqeve të Malësisë të Gjakovës, të udhëhequr nga Adullah Hoxha, Shaban Binaku, Zeqir Halili, Arif Delia, Shpend Zeqir Haklaj me të vëllanë, Groshin e të bijtë, Halil e Zenel Brahimi, Prel Tuli e djelmnisë së Dukagjinit të udhëhequr nga Mehmet Shpend e Marash Delia..
Kjo kryengritje ishte revolucioni i parë i shqiptarëve kundër xhonturqëve, i cili u pasua nga kryengritja e Malësisë madhe, e cila ishte prologu i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.
Qershori i vitit 1999-të është agimi i lirisë Dardane, çlirimi i Kosovës martire nga hordhitë serbe.
Tropoja ka kontribut të jashtëzakoshëm për realizimin e ëndrrës shekullore për çlirimin kombëtar.
Çdo vit në këtë sofër, në preher të alpeve, aty ku bashkohet Drini me Valbonën, rrezë Shkelzenit madhështor, qendrës së Shqipërisë Etnike, vijnë jo vetëm ata që janë rritur në Tropojë, por nga çdo skaj e nga çdo anë, nga mbarë hapsira etnike shqiptare.
Ky referendum artistiko-qytetar, ku marrin pjesë mbi njëmijë artistë nga i gjithë Kombi Shqiptar dhe mijëra qytetarë nga Tropoja, Qarku i Kukesit, Rrafshi i Dukagjinit e më gjerë e shndërrojnë qytetin e bacë Bajramit për tre ditë në kryeqytet të kulturës kombëtare.
Kjo sofër shtrohet çdo vit me dt 10-11-12 qershor në stadiumin e lojrave me dorë në qytetin e Bajram Currit.
Aty gjen me bujari vetëm Shqiptari.
Aty gjen’ fjalën e urtë, hyjnore të orëve të shqiptarisë, Dervish Luzhës “Nderi i Kombit”, të Rexhep Belit, “Nderi i Kombit”.
Aty ku takohen Drini me Valbonën takohesh me perënditë e Eskilit.
Natyrisht që këtë vit për shkak të pandemisë së shkaktuar nga covidi 19-të, ky festival kombëtar, kjo pikëpjekje e shpirtit të Kombit do të shtyhet për një moment tjetër.

Për Kosovën shtet ligjor dhe demokratik! – Nga Florim Zeqa

 

Duke qenë se isha ndër ata që i kam dhënë mbështetje koalicionit qeverisës LVV-LDK, prishjen e këtij koalicioni e kam përjetuar keq si shtetas i Republikës së Kosovës.

Për të mos përseritur vërejtjet dhe kritikat e mia për dy ish partnerët qeverisës (LVV-LDK), se kush ishte më pak dhe kush tjetër më shumë fajtor për prishjen e koalicionit, momenti i shkarkimit të ‘Qeverisë Kurti’ me 25 mars 2020 ishte momenti më i rëndë i dëshprimit dhe thyerjes shpirtërore të qytetarëve të vendit në këto 20 vjetët e fundit.

Mbështetjen që i kam dhënë ditëve të fundit vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, nuk ka qenë mbështetje për asnjë subjekt apo liderë partiak, sikurse nuk ka qenë kundërshtim për liderin apo subjektin tjetër politik.
Interpretimet e mia analitike i kam bazuar në lexueshmërinë e thellë dhe me kujdes të neneve të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe realitetit të krijuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës pas shkarkimit të ‘Qeverisë Kurti’.

Më saktësisht, jam bazuar në Nenin 82, ku thuhet se Kuvendi “Mund” (e jo “Duhet”) të shpërndahet në rast të votbesimit të qeverisë (Neni 82, pika 2).

Lexo të plotë nenin 82:

Neni 82 [Shpërndarja e Kuvendit]

1. Kuvendi shpërndahet në këto raste:

(1) nëse brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e caktimit të mandatarit nga Presidenti i Republikës së Kosovës, nuk mund të formohet Qeveria;
(2) nëse për shpërndarjen e Kuvendit votojnë dy të tretat (2/3) e të gjithë deputetëve, shpërndarja bëhet me dekret të Presidentit të Republikës së Kosovës;
(3) nëse brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e fillimit të procedurës së gjedhjes, nuk zgjedhet Presidenti i Republikës së Kosovës.

2. Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë (përfundon sqarimi).

Nga kjo shihet qartë, se Neni 82.1 i Kushtetutës e përcakton qartë kur Kuvendi duhet të shpërndahet domosdoshmërisht e kur jo.
Edhe në aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, thuhet qartë se, nëse partia e parë dështon në Kuvend të bëj Qeverinë ose heqë dorë, mund t’i jepet e drejta partisë së dytë.
Sa për sqarim të njëjtat praktika janë të aplikueshme edhe në të gjitha vendet që janë pjesë e Forumit të Venecias.

Pra, publikimi nga ana e Gjykatës Kushtetuese e aktgjykimit të plotë për dekretin e Presidentit rreth mandatarit për formimin e Qeverisë, konfirmon vërtetësinë e analizave të mia të paanshme rreth çështjes në fjalë.

Probelemi qendron në faktin Nenet e Kushtetetutës në disa raste janë pasqaruara mjaftueshëm për të gjitha nivelet e shoqërisë dhe se vendimet e niveleve të larta siq është Gjykata Kushtetuese nuk janë aq të thjeshta sa të kuptohen aq lehtë nga të gjitha shtresat e popullsisë.
Problemi nuk qëndron këtu, por tek liderët partiak që i (keq) interpretojnë Nenet e Kushtetutës tek elektorati i tyre partiak sipas shijeve dhe orekseve ditore politike.

Mos shfrytëzimi i së drejtës së partisë fituese të zgjedhjeve (LVV-së) për të caktuar mandatarin pas mocionit të votbesimit në Kuvend, është çështje që duhet rregulluar me ligj në të ardhmen, duke përcaktuar qartë edhe afatet kohore.

Vakumet ligjore që ndodhen në bazamentin juridik (Kushtetutë), janë çështje tjetër me të cilën duhet të merren me urgjencë ekspertët ligjor dhe ligjëvënësit e kësaj legjislature, me amandamentimin dhe plotësimin e neneve të kushtetutës, në mënyrë që të mos na përseriten të njëjtat paqartësi ligjore dhe konteste gjyqësore të llojit të njëjtë.

Çështje tjetër më të cilën duhet të mirret me urgjencë kjo Legjislaturë e Kuvendit, është ndryshimi i ligjit zgjedhor dhe nxjerrja e një ligji të veçantë të kushtetutës për zgjedhjen e drejtëpërdrejt të presidentit nga populli, i cili do të pamundësonte futjen në pazar të postit të presidentit gjatë marrëveshjeve për koalicion të ri mes subjekteve politike.

Ligji për zgjedhjen e presidentit drejtëpërdrejtë nga populli, do të bënte që muaji Maj i vitit të ardhshëm ta gjejë Kosovën me një president të ri të votuar nga populli, e jo të kontrabanduar si më parë.

Sikurse deri më tani, edhe në të ardhmen do të angazhohem për ndryshime substanciale pozitive, që Kosova të bëhet në kuptimin e plotë të fjalës shtet ligjor dhe demokratik.

Kush po e shpartallon LDK-në? – Nga Fahri Mahalla

Fahri Mahalla është njëri prej aktivistëve më të devotshëm të LDK-së në Zvicër. Shkrimi i tij pasqyron me argumente shkaqet e rrëknimit të LDK-së dhe rollin destruktiv të Isa Mustafës

Këta që e kanë vorros dhe po vazhdojn me vorros kontributin e veprimtarve të LDK-së, dikur ishin jashtë LDK-së, këta tani janë në pozita të larta udhëheqëse në LDK. Këta dikurë ushqeheshin nga kontributi i veprimtarve të LDK-së, këta kanë punue dhe tani po punojnë me vorros kontributin e veprimtarëve të LDK-së, mbi të gjitha po punojnë me përqa LDK-në, e pastaj për ta ndar, këtyre duhet të ju thuhet stop bollma. Mbrenda LDK-së mendimi ndryshe gjithëher  ishte prezent dhe duhet të jetë prezent, jemi njerz nuk jemi rrobota, se cili ka të drejt të shpreh mendimin ndryshe. TË BASHKUAR DHE DUKE RRESPEKTUE NJËRI TJETRI MBRENDA PËR MBRENDA LDK-së, do të arrijmë me rikthye forcën dhe rrespektin e LDK-së, kjo arrihet me gjeneratat të reja, të dëshmuara me pun konkrete. Dr.Ibrahim Rugova ishte shembull për tolerancë dhe rrespektë dhe për bashkëpunim me të tjerët. Kjo është fryma RUGOVIANE. Tolerancë mbrenda për mbrenda LDK-së, tolerancë dhe bashkëpunim me subjektet politike shqiptare kudo që ndodhen. Ibrahim Rugova thoshte subjektet politike shqiptare nuk janë armiq, ata janë rivaal tanët politik, armiku ynë i përbashkët është ai që pretendon të hyjë me forcë brenda kufijve të Kosovës… Vetëm të bashkuar do t’ia dalim ta mbrojmë KOSOVËN, në të gjitha nivelet.

Kosova mbijetoi nën okupimin serb, fal popullit liridashës dhe veprimtarëve të LDK-së, përfshi këtu edhe veprimtarët e LDK-së në Diasporë. Falë vullnetit të fortë arritëm  të mbijetojmë dhe të çlirohemi nga okupatori serb. Kosova funksionoi si shtet falë LDK-së, në krye me Dr.Ibrahim Rugovën, falë bashkëpunëtorëve të tij që ishin të pregaditur mirë në të gjitha nivelet, siq ishte Fehmi Agani, Mark Krasniqi dhe qindra intelektualë te tjerë, që u kyqën tër ta dhënë kontributin e tyre.

Veprimtarët e LDK-së në diasporë e themeluan fondin shtetëror të Republikës së Kosovës, i quajtur Fondi i 3%-shit. Në dhjetor të vitit 1991 LDK-ja të gjitha mjetet që i kishte në konton e saj, i derdhi në fondin shtetëror të Republikës së Kosovës, i cili udhëhiqej nga qeveria gjegjësisht ministri i financave Isa Mustafa. Me kohën Bukoshi dhe Mustafa u bënë zotër të Fondit, këta dy kanë bërë qka kanë dashtë me Fondin, këta i ndalën financimin kryetarit të Kosovës Ibrahim Rugova dhe e penguan atë që të lëviz jashtë Kosovës, për të lobuar për lirinë e Kosovës, këta të dy e lanë Ibrahim Rugovën rrugëve të Evropës.

Ibrahim Rugova ishte nisur për në Gjermani me stafin e tij për të lobue për Kosovën, kishin mbet pa financa (pa para) në Gjermani. Ata i  kërkuan para këtyre dy bosave të fondit, këta i thanë po nji shum minimale prej 10,000 DM dhe e kan detyrue Presidentin Rugova me shkue në POSTE me nënshkrue për t’i marrë 10,000 DM. Ka mujt me shkue dikush tjetër nga delegacioni me i marrë ato para, por  qëllimi ishte me i tregue Rugoves se na jemi ata që komandojmë me Fondin.

Për këtë rast isha i njoftuar më parë, pastaj këtë e vërtetova në Cran Montana në Zvicër, duke biseduar me Adnan Merovcin, dhe ky ma konfirmoi këtë.

Qysh atëherë i thashë Adnanit se nëse merret iniciativa për t’i shkarkue këta dy bosa të fondit, do ta keni përkrahjen e veprimtarve të fondit, sepse të gjithë janë të LDK-së, ai tha ka pasë nji propozim të tillë, por përgjigjja e Presidentit Ibrahim Rugovës ishte kjo: Edhe nëse vuajmë si gjarpëri nën gurë kurrë nuk do ta shkarkoj qeverinë e par të Republikës së Kosovës…

Këta dy bosat edhe disa të tjerë i injoruan totalisht veprimtarët e LDK-së i  injoruan edhe veprimtarët e Fondit shtetror të 3%-shit. Po e ceki një rast. Organizonim tubime me bashkatëdhetar rregullisht për të mirën e fondit dhe të Kosovës, me qëllim që fondit të ketë sa ma shum mjete, sidomos kurë filloi lufta në Drenicë. Asokohe u shpall aksioni “Ndihmë për Drenicën“. Më vonë filluam edhe aksionin “Gjithçka për Pavarsinë e Kosovës“, për ta financue luftën e Ushtrisë çlirimtare të Kosovës

Tubimin e parë e mbajtëm në Friburg të Zvicrës, salla ishte shumë e madhe por nuk i zuri bashkatdhetarët, dhe na u deshtë t’i mbajmë dy tubime njërin mbas tjetrit, në tubim ishin edhe bosat e Fondit shtetëror… Mirpo në tubim ishin infiltrue disa antar të LPK-së që u përpoqën të na e prishin tubimin, por nuk i ia dolën. Thjeshtë ishte e pamundur, sepse ishim të organizuar mirë dhe të motivuar shumë për ta ndihmuar vendin. Mbasi i purfunduam të dy tubimet, Bujar Bukoshi mbrenda për mbrenda objektit, ku ishte salla, në restorant ishte ulur në një tavolinë dhe po bisedonte me disa udhëheqës të LPK-së, me ata që antarët e tyre tentuan të na e prishin tubimin. Kjo ishte një befasi, për ne veprimtarët e Fondit të  3%. Bujar Bukoshi  në vend se të ulej me ne veprimtarët e Fondit, ai ulej me ata që tentuan të na e prishin tubimin, të gjithë u befasuam me këtë gjest.

Fondi i 3% ishte fond shtetëror të Republikës së Kosovës, në këtë Fond paguanin rregullisht shqiptarët e ndërgjegjëshëm, e paguanin me kënaqësi, sepse investonin për shtetin e tyre. Ata paguanin me vetëdëshirë, se pse ne veprimtarët e Fondit nuk kishim mekanizëm për t’i detyruar ata të paguajnë, se pse ne ishim në  shtet të huaj, dhe duhej t’i rrespektonim ligjet e shtetit ku jetonim.

Në fillim ne, organet udhëheqëse të Fondit të 3%-shit në Zvicër, merrnim nga ministria e financave raportin se kush e ka pague 3%, mbasi që i kishim emrat e bashkatdhetarve dhe adresat, kështu që e dinim se kush ka pague edhe kush nuk e kishte përmbushur detyrimin kushtetues.

Veprimtarët e Fondit vepronin në baza vullnetare. Ata pasi mbaronin punën e përditshme, nga e cila jetonin. dhe i mbanin familjet në Zvicër e në Kosovë, në mbrëmje shkonin për t’i vizituar bashkatdhetarët në banesat e tyre, për t’i bindur ata që ta paguajnë 3%-shin, dhe që t’i mbështesin akcionet specifike, për ta financuar shtetin e Kosovës që ishte nën okupimin serb, dhe për ta financuar Ushtrin Clirimtare të Kosovës.

Të hyrat e fondit nuk i bënim publike, për arsye që dihen. Siç e thash, në fillim, Ministria e financave na e dërgonte raportin rregullisht, dikur herë e dergonte herë se dërgonte, dikur e ndërpreu këtë praktikë…

Mjetet e grumbulluara nga akcioni ndihmat për Drenicën, janë Paguar në konton e Fondit shtetror të 3%, duke shënuar në çeçe “Ndihma për Drenicën“, u mblodhën afër 10’000’000 FRCH. Shtrohet pyetja a kanë shkue ato para në Drenicë? mendoj se për këtë duhet të përgjigjen Bujar Bukoshi  dhe Isa Mustafa.

Për aksionin “Gjithçka për Pavarsinë e Kosovës“, më emruan mua Kryetar në nivel të Zvicrës, ndërsa nënkryetarë Arif Baftiun dhe Tomë Berishën. Gani Hoxha kryetar i Fondit të 3%  ishte krah për krah me ne. Veprimtarët e fondit ishin të kyçur në të gjitha nivelet lokale dhe kantonale. Strukturat e fondit të 3%, ishin kryesisht anëtarë të LDK-së, mbi 1500 veprimtarë të angazhuar natë e ditë. Me ne ishin edhe anëtarët e partisë Demokristiane që udhëhiqej nga Akademiku i ndjerë Mark Krasniqi.

Aksionin Gjithçka për Pavarësinë e Kosovës, e ndërmorëm për ta financuar Ushtrinë Clirimtare të Kosovës, për ta çliruar Kosovën nga okupatori serb. Aksioni shkonte shum mirë; për dy muaj në nivel të Zvicrës u grumbulluan 24’014’500 franga zvicëranë. Bashkatdhetarët që i kanë dhënë parat i kanë marrë Bonat përkatës. Në fillim parat i dërgonim në Dardania Bank në Tiranë përmes Bankës UBS, edhe përmes bankave tjera të Zvicërres. Por me të kuptuar shteti serb se paratë po shkojnë në bankën Dardania në Tiranë përmes bankave Zvicërane, ushtroi presion mbi institucionet e Zvicrës, që të ndërpritet dërgesa e parave përmes bankave. Ndalesa na shkaktoi probleme serioze, sepse u detyruam që parat t’i dërgojmë në Dardania Bank, përmes veprimtarëve të Fondit. Ata shkonin me aeroplan në Tiranë dhe i dërzonin parat në Bankën Dardania.

Kjo ishte një punë me rrezik për njerëzit që merrnin përgjegjësinë të kenë më vete me qindra mijëra franga. Ata mund të sulmoheshin nga typa të ndryshëm për t’ua marrë të hollat… Ata detyroheshin që të hollat t’i mbajnë edhe në friz, nga droja se mund t’u digjej banesa e me të edhe paratë e njerëzve që përpiqeshin me zemër ta ndihmojnë shtetndërtimin e Kosovës. Të gjithë bashkë, veprimtarët e Fondit dhe donatorët e shumtë meritojnë respekt të posaçëm për mundin dhe sakrificat e tyre.

Me të përfunduar Aksioni, ne, Komisioni i Zvicrës jemi takuar me Komisionin shtetëror të qeverisë së Republikës së Kosovës. E kemi bërë bilancin dhe e kemi nënshkruar Raportin. çdo gjë përputhej. Bonat e mbetur i asgjësuam, i dogjëm.

II

RAPORTI PËFUNDIMTAR I FONDIT TË 3% DHE I DY AKSIONEVE TE PERGJITHSHME NUK PERPUTHET ME FAKTET QE I DIME TE GJITHE

Mbasi që përfundoi akcioni, Gjithqka për Pavarsis e Kosovës, nji rast u takuam me Isa Mustafën po bisedojmë, rreth akcionit po i them se akcioni Gjithqka për Pavarsin e Kosovës shkoji mirë, u grumbulluan 24milan e 14mijë e 500franga Zvicrrane, Isa Mustafa më thotë: “Neve një shtet i vetëm na i ka dhënë aq të holla sa keni mbledhur ju në Zvicër…”

Kur e kam lexuar Raportin përfundimtar që Isa Mustafa e ka dhënë para Kuvendit, në fund të vitit 2000, u befasova se si është e mundur që një shumë aq kolosale të mos figurojë aty… Nëse nuk duhet me u ditë emrat e atyre shteteve, le të formohet një komision shtetëror, që te dihen shumat që na janë dhënë por edhe të dihet se ku janë shpenzue ato para. Mundë të ketë edhe firma të mëdha që kanë dhënë para, e që nuk janë të deklaruar për arsye të ndryshme, edhe këto firma le të mbeten sekrete, por shuma e parave duhet të dihet.

Konsideroj se me këtë çështje do të duhej të merrej kaherë Prokuroria por jo vetëm me Fondin e 3% por edhe me Fondin Vendlindja Thërret, sepse edhe ata kanë grumbullue para për Kosovën, të zbulohen të gjithë ata që kanë mbledhë para për Kosovën, sepse i bëhet nder çdonjërit që i kanë dhënë paratë dhe të dihet kontributi i tyre…

Një kopje të Raportit përfundimtar të të hyrave dhe të daljeve, të Fondin të 3%, e kam edhe unë, dhe më sa kuptoj, raporti është shumë i paqartë dhe ka pshjellime, që as dreqi nuk mundet mi i ra në fije. Këtë Raport mund ta analizojë saktësisht vetëm një komision i përbërë prej  ekspertësh të financave. Më sa di, pas Luftës ishte themeluar një komisioni në Kosovë dhe pasi e ka shqyrtue Raportin, thuhet se nuk e kanë pranuar, sepse si i tillë është i pa pranushëm.

Para shumë vitesh publikisht e kam kontestuar këtë raport në gazetën Bota Sot. Ishste koha kur Bujar Bukoshi në një polemikë me disa persona deklaroi se “…çështja e Fondit të 3%-shit është kapitull i mbyllur“.

Në atë reagim publik unë pata kërkuar këtë që kërkoi edhe sot, ashtu si edhe shumë bashkatdhetarë e kontribues të Fondit: Bujar Bukoshji e Isa Mustafa, duhet të tregojnë saktësisht se ku dhe si i kanë shpenzuar parat e Fondit të 3%, ndihmat që janë dhënë për Drenicën si mjetet e grumbulluara gjatë aksionit “Gjithçka për Pavarësinë e Kosovës“. Pra duhet të sqarojnë me emër dhe mbiemër se kujt dhe sa i kanë dhënë të holla, ndërsa ata që i kanë marrë duhet të japin raport se ku i kanë shpenzuar ato.

Paratë e Aksionit “Gjithçka për Pavarësinë e Kosovës“, janë derdhur në Dardania bank në Tiranë. Krejt dokumentacionin për e kam të plotë. Shumat veç e veç janë të shënuara për secilin kanton, në nivel të Zvicrës. Për çdo kanton veç e veç ekzistojnë raportet e nënshkruara nga të dy komisionet, nga ai në nivel të Zvicrës dhe nga ai në nivel kantoni.

Siç e thash në pjesën e parë të këtij shkrimi në fund të Aksionit, Komisioni i Qeverisë dhe Komisioni në nivel të zvicrës e kanë bërë barazimin dhe e kanë nënshkruar Raportin.

Ndërkaq në Raportin Përfundimtar (1991 – shtator 1999) të Isa Mustafës të janarit të vitit 2000, për Fondin e 3% dhe të dy akcioneve të lartëpërmendura nuk ka të dhëna me fakte, veçse një përshkrim formal se X apo Y Zonës së luftës i janë dhënë kaq qindra mijëra apo aq miliona marka gjermane.

Pra mungon ajo që është esenciale për një Raport serioz kujt dhe sa të holla i janë dhënë. Që të dihet se çka ndodhur dhe si janë shpenzuar ato të holla.

Prandaj në mungesë të këtyre saktësimeve është e domosdoshme që Prokuroria të merret me këto punë dhe t’i gjejë shkaqet pse Isa Mustafa po e fshehë të vërtetën? A është i kërcënuar apo çka është në pyetje.

Ne, veprimtarët Fondit të 3% ishim logjistika e luftës, ne i dërguan me dhjetra Kamionë ushtarakë, dërguan me dhjetra Picgauera, nga Zvicrra, i dërgum të mbushur  me ndihma, paisje ushtarake dhe armatim të përziera me ndihma, dërguam barna, dërguam aparate mjeksore, dërguam veshmbathje ushtarake, këpucë ushtarake të llojeve të ndryshme, gjithë herë duke i përzier me ndihma. Kamionat i kanë vozitur veprimtarët e LDK-së nga Lozana e  Zvicrës, përmes Italisë  deri Shqipëri e pastaj deri në frontin e Luftës. Dëshmi janë fotot sepse ato flasin më shumë se 1000 fjalë. Në foto shihen kamionat ushtarak të radhitur duke shkuar për në Shqipëri, kjo është vetëm një turrë e dërguar, ka edhe shumë e shumë kamion të tjerë që janë dërguar nga Zvicrra.

Një dëshmi e thjeshtë e vozitëve të këtyre kamionëve të luftës do të tregonte se çka kanë përjetuar ata njerëz në përpjekjet e tyre të sinçerta për ta ndihmuar Luftën

Mbasi që përfundoi lufta, subjektet politike filluan me përpilimin e listave për veteranë, secila parti politike aplikonte për veprimtarët e vetë, aplikonin simbas kategorive, në radhë të parë gjithëherë janë Dëshmorët e Kombit ata që kishin dhan jetën në frontin e luftës, Invalidët t luftës, Logjistika e kështu me radhë.

Në këtë funksion, ne veprimtarët e Fondit të 3%-shit, kryesia qendrore në nivel të Zvicrës u takuam dhe vendosëm të aplikojmë si pjesë e logjistikës, që financoi Ushtrinë Clirimtare të Kosovës, sepse e kishim kryer detyrën dhe e meritonim.

Në bëmë një listë dhe përfshimë veprimtarët e të gjitha kantoneve dhe u përpoqëm që numri të mos jetë i madh ani se ata që ishin të përshirë në këto struktura ishte mbi 1500 veta. Ne nuk mendonim në të ardhura etj. Thjeshtë mendonim se do të mjaftonte nga një Mirënjohje, në shenjë respekti për kontributin e dhënë për dhjetë vjet rresht, në funksion të çlirimit të Kosovës.

Gani Hoxha e mori përsipër të bisedonte me Isa Mustafën, pasi që kishin biseduar edhe më parë për këtë çështje. Madje vetë Isa i kishte thën për ti dërgu emrat e VEPRIMTARVE të Tondit të 3%-shit. Po e përsëris ne nuk kërkonim status veteranësh por si pjesë e logjistikës dhe si financues të luftës për liri.

Ne emrat i dërguam por përgjigje nuk morëm asnjëherë, sigurisht ajo listë me emra të veprimtarëve të devotshëm ka përfundue në koshin e plehërave. A nuk është kjo vorrosje e kontributit të  veprimtarëve të LDK-së? Isa Mustafa me shokë në këtë mënyrë e ka vorrosë edhe kontributin madhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ne veprimtarët e Fondit të 3%-shit, ishim anëtarë dhe udhëheqës të LDK-së në të gjitha nivelet e saj në Zvicër. Ne kurrë nuk kemi menduar me aplikue për me marrë rroga si veteranë. Për neve do të mjaftonte një Mirënjohje, për të gjithë veprimtarët e Fondit të 3%-shit. Një mirënjohje që nuk do të kushtonte më shumë se një euro!

(Shihni në vijim faksimilin e pagesave që i janë bërë UçK-së me të hollat e Fondit të Republikës së Kosovës)

Isa Mustafa dhe stafi i tij duhet  të tregojë publikisht pse e vorrosi kontributin e veprimtarëve të Fondit të 3%-shit, sepse nga ky fond ka mbijetuar arsimi shqip në Kosovë, janë vënë themelet e shtetit të Kosovës, është financuar gjithë aktiviteti diplomatik dhe informues i Kosovës në kohët më të vështira, është financuar lufta çlirimtare… Nga të ardhurat e këtij Fondi ka jetuar edhe vetë ai, Isa Mustafa dhe familja e tij.

Mohimi i gjithë atij aktiviteti jetik për Kosovën dhe lirinë e saj nuk bëhet pa një qëllim, pa një prapaskenë politike. Si është e mundur që një mohues i aktivitetit kombëtar e shtetformues të LDK-së me emrin Isa Mustafa sot të gjindet në ballë të saj?

Shtrohet pytje vallë a s’ka LDK-ja kuadra me zavendësue këtë njeri? Unë besoj se ka shumë, është një gjeneratë e re grash dhe burrash shumë më të përgatitur dhe shumë ma vullnetmirë se Isa Mustafa për ta udhëhequr e LDK-së dhe për ta nxjerrë vendin nga këneta ku e ka hedhur Kosovën Hashim Thaçi me ndihmën e atyre që e kanë uzurpu LDK-në.

Atë që e bënte dikur bashkë me Bujar Bukoshin, tani Isa Mustafa po e vazhdon me disa politikanë pa kurriz e primitivë. Isa Mustafa e ka për detyrë t’u tregojë qytetarëve të Kosovës se ku përfundoi dokumentacioni i qeverisë së Kosovës në ekzil, sidomos dokumentacioni i Fondit të 3%-shit. Qeveria e Kosovës ishte e vendosur në një shtëpi në Bon, aty kishte kushtet për punë normale. Si është e mundur që gjithë ai dokumentacion të humbë pa shenjë e pa nishan? Mos është bërë qëllimisht për t’u fshehur gjurmët…?

Unë çuditem se si është e mundur që Isa Mustafa të thirret sot në Ibrahim Rugovën, kur të gjithë e dimë se ky dhe Bukoshi ia ndalën financimin e aktiviteteve të tij për ndërtimin e shtetit të Kosovës?

Ibrahim Rugova nuk ishste një njeri hakmarrës, por Burrë Shteti, i cili përpiqej t’i bëjë bllok shqiptarët kundër Serbisë. Pavarësisht se çka mendon njëri ose tjetri. Ai na mësoi të identidikohemi si shqiptarë dhe te gjejmë te njëri tjetri atë që na bashkon e jo ato që na ndajnë.

Dr.Ibrahim Rugova e përfundoi karrierën e tijë me nder, si njeri me virtyte të  larta njerzore, si politikan na krijoi e na la miq shpëtimtar, si SHBA-të që na ndihmuan t’i shpëtojmë gjenocidit serb.

Ndërsa sot LDK-ja e Ibrahim Rugovës është e përçarë si mos ma keq, Isa Mustafa e ka kthyer partinë më të madhe që kanë pasur shqiptarët ndonjëherë në një instrument të Hashim Thaçit. Është koha e fundit që veprimztarët e shumtë të LDK-së të ngrenë zërin e tyre dh t’i thonë këtij bukshkelësi dhe hipokritëve që e rrethojnë se LDK nuk është çylym për t’i mbuluar krimet e Hashim Thaçit, e as për patericë për ta mbajtur atë në pushtet.

Lozanë, 24 maj 2020

*Gjithëmonë me LDK-në

Kryetar i këshillit nisëmëtar për themelimin e nëndegës së LDK-së në Lozanë. Kryetar i nëndegës së Lozanës.

Nënkryetar i kryesis qendrore për fondin e 3% në nivel të Zvicrrë.

Kordinator në disa kantone i fondin të 3%.

Kryetar i emëruar për ta udhëhequr Akcionin Gjithçka për Pavarsin e Kosovës.

Bashkë themilus, kordinator i Shoqatës Kulturore Sportive Dardania në Lozanë.

Themelus i klubit të karates Dardani në Lozanë.

Bashkëthemelus i Shoqatës Humanitare Ferizaji me seli në Lozanë.

O’Brien, policët të kishin shpëtuar jetën e afrikano-amerikanit

Ken Bredemeier

Këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare, Robert O’Brien, tha të dielën se ndjehej “absolutisht i revoltuar” që tre policë në Minneapolis, Minesota, qëndronin pranë dhe vështronin pa ndërhyrë javën e kaluar, ndërsa një polic tjetër mbante të mbërthyer në tokë me gjurin në qafë një afrikano-amerikan, ndërsa ai përgjërohej se nuk mund të merrte frymë.

George Floyd, një 46-vjeçar afrikano-amerikan, të cilin e prangosën dhe e shtrinë në rrugë pasi u dyshua se përdori një kartmonedhë të falsifikuar 20 dollarëshe, vdiq gjatë incidentit të hënën e kaluar. Derek Chauvin, polici i bardhë që e mbajti atë në tokë për disa minuta, u akuzua të premten për vrasje të shkallës së tretë.

Videoja e incidentit u transmetua gjerësisht në mediat sociale dhe edicionet e lajmeve, duke shkaktuar pesë ditë protesta në dhjetëra qytete në Shtetet e Bashkuara. Demonstratat shpesh kanë shpërthyer në kaos, me protestuesit që u vunë zjarrin makinave të policisë dhe ndërtesave ndërsa përplaseshin me forcat e policisë. Grabitësit kanë shkatërruar dyqanet dhe kanë marrë produktet e shtrenjta të konsumit.

Derek Chauvin

Derek Chauvin

Oficeri Chauvin dhe tre kolegët e tij të policisë në vendngjarje u shkarkuan të gjithë nga forca e policisë së qytetit. Tre policët që vështronin gjatë incidentin, janë vendosur nën hetim, por ndaj tyre nuk është ngritur asnjë akuzë.

“Çfarë po mendonin?”, pyeti Këshilltari i Sigurisë Kombëtare gjatë emisionit “This week” të kanalit ABC News. O’Brien tha se ai nuk i paragjykon tre ish-policët, por tha se, “Nuk mund ta imagjinoj që ata të mos akuzohen”.

Zoti O’Brien tha se qeveria amerikane mban zi për vdekjen e Floyd-it dhe lutet për familjen Floyd.

“Kjo nuk duhet të kishte ndodhur kurrë në Amerikë,” tha ai.

Në një intervistë për kanalin CNN, O’Brien pyeti pse Chauvin, të cilin e quajti një “polic të përlyer”, ishte ende pjesë e forcës së policisë në Minneapolis në momentin e këtij incidenti, ndërkohë që ishin ngritur ankesa të shumta kundër tij vitet e fundit.

“Ne e duam zbatimin e ligjit në Shtetet e Bashkuara”, tha O’Brien. Ai hodhi poshtë sugjerimin se ekziston racizëm në sistemin e forcave të policisë amerikane, ndërsa pranoi se “ka disa policë të këqij që duhet të hiqen. Kemi disa mollë të prishura që i japin zbatimit të ligjit një emër të keq. Unë mendoj se ata janë pakica”.

Një makinë policie duke u djegur në Atlanta

Një makinë policie duke u djegur në Atlanta

Disa nga zyrtarët kanë fajësuar provokatorë nga ekstremi i majtë dhe i djathtë për dhunën në disa qytete, e paparë në vend që mbase nga ditët e protestave të zgjatura kundër përfshirjes së Shteteve të Bashkuara në Luftën e Vietnamit në vitet 1960.

Zoti O’Brien i tha kanalit ABC se “Do t’i mbajmë sytë hapur ndaj kujtdo”, por fajësoi për dhunën grupin e majtë radikal Antifa.

“Është Antifa. Janë duke vepruar në disa shtete” për të nxitur dhunën ndaj policisë dhe shkatërrimin e pronës, tha ai.

“Kjo duhet të ndalet”, tha ai. “Kjo dhunë e Antifas duhet të ndalet”.

Një ndër udhëheqësit kryesorë demokratë, Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, tha se e kanë informuar që 80% e të arrestuarve në protestat në Minneapolis nuk ishin banorë vendas, por të ardhur nga vende të tjera jashtë shtetit Minnesota, i ndodhur në mes-perëndimin amerikan.

Në qytetin pranë, të quajtur Saint Paul, kryebashkiaku Melvin Carter i tha kanalit CNN se u bë e qartë se disa njerëz që shkaktonin trazira dhe plaçkitje në qytetin e tij “nuk udhëhiqeshin nga dashuria për komunitetin tonë”.

Zoti O’Brien i tha kanalit CNN se, “Kush e di se nga vijnë”, por u zotua se, “Do t’i shkojmë deri në fund”.

Kryetarja e bashkisë së Atlantës, Keisha Lance Bottoms, tha për emisionin “Face the Nation” të kanalit CBS News se disa nga protestuesit në qytetin e saj jugor gjithashtu ishin të panjohur për të.

“E dini, nuk mund të them se kush janë ata,” tha Bottoms. “Dukej ndryshe përbërja racore në qytetin tonë krahasuar me protestat tona normale. Dhe ishte – ishte thjesht një grup tjetër. Pra, nuk e dimë se kush ishin ata, por shumë prej tyre nuk ishin vendas. Këtë mund ta them”.

Zoti O’Brien përmendi katër vende – Kinën, Rusinë, Zimbabven dhe Iranin – që kanë paraqitur nën dritë negative Shtetet e Bashkuara për shkak të vdekjes së Floyd-it dhe demonstratave të dhunshme që pasuan – të gjitha këto në mesin e pandemisë së koronavirusit dhe krizës ekonomike që ka krijuar. Më shumë se 40 milionë punonjës, rreth një e katërta e forcës së punës amerikane, janë pushuar nga puna.

Por O’Brien tha se Shtetet e Bashkuara, ku protestat paqësore mbeten baza e parimeve demokratike të vendit, nuk janë si vendet autoritare ku policia shpesh arreston edhe demonstrues jo të dhunshëm kundër-qeverisë.

“Kjo është ajo që e dallon Amerikën nga vendet e tjera,” tha ai.

O’Brien tha se vendet e tjera që sulmojnë reputacionin e Shteteve të Bashkuara “nuk do të përfitojnë dot duke shfrytëzuar këtë situatë”.

Analistët: Nëse formohet qeveria e re, vendimmarrjen e saj do ta ketë nën kontroll Lista Serbe

Leonat Shehu

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, publikoi pasditen e së hënës vendimin e plotë me të cilin i jep të drejtë dekretit të presidentit Hashim Thaçi për mandatarin e ri, duke i hapur rrugën Lidhjes Demokratike dhe partnerëve të saj të koalicionit ta hedhin për votim në parlament përberjen e qeverisë së re.

Analistët në Prishtinë thonë se këtë qeveri që në fillim e presin sfida të rënda.

Drejtori ekzekutiv i Grupit Ballkanik për Hartimin e Politikave, Naim Rashiti tha për Zërin e Amerikës se një qeveri me një shumicë të thjeshtë të votave do të përballet me vështirësi brenda për brenda koalicionit, në parlament dhe përballë presidentit të vendit.

Naim Rashiti

Naim Rashiti

“Edhe kjo qeveri do të jetë e cenuar nga mungesa e një konsensusi më të gjerë politik tani brenda qeverisë por duke pasur parasysh se nëse formohet kjo qeveri do të ketë një opozitë shumë të fuqishme; Partinë Demokratike dhe Vetëvendosjen edhe një kredibilitet të cenuar publik. Sfidat për Kosovën nuk do të kalojnë dhe kështu do të vazhdojë deri sa të kemi një konsensus më të gjerë, një marrëveshje politike më të gjerë se si do të ballafaqohet shteti i Kosovës me këto procese të rëndësishme”, tha zoti Rashiti.

Arton Demhasaj nga organizata Çohu, thotë se pas krijimit të qeverisë së re ,skena politike do të përballet me thellim ndarjesh, ndërsa numëron vështirësitë që e presin atë.

“Fakti që kjo qeveri do të varet nga votat e Listës Serbe, me gjasë do ta ketë edhe një dozë të kontrollimit të vendimmarrjes nga Lista Serbe për shkak të mungesës së numrave e pastaj shtoja këtu edhe presidentin, i cili do të jetë të themi lojtari kryesor në çështjen e dialogut dhe kjo do të ndikojë që qeveria Hoti të mos ketë shumë kompetenca apo mundësi për të ndikuar në dialog. Këto do të bëjnë në esencë që qeveria Hoti ka me qenë e brishtë dhe fakti që përballet po ashtu edhe me situatën ekonomike të pandemisë edhe kjo do të ndikojë që qeveria Hoti të jetë në vështirësi qysh në ditët e para sa i përket dialogut, pandemisë”, tha zoti Demhasaj.

Një nga sfidat kryesore të qeverisë së ardhshme sipas analistëve pritet të jetë rifillimi i bisedimeve më Serbinë, një proces ky që është pezulluar që nga nëntori i vitit 2018 për shkak të masave që Kosova kishte vendosur ndaj mallrave serbe.

Qeveria në detyrë e Kosovës e cila hoqi tarifat por i zëvendësoi ato me masa reciproke, vendosi që nga e diela të mos lejojë hyrjen e mallrave nga Serbia, dokumentet e të cilave nuk i referohen Kosovës me emrin e saj kushtetues. Vendimi nxiti reagimin në Beograd, të të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, por edhe kundërshtimin e presidentit të Kosovës dhe të mandatarit të tij për formimin e qeverisë së re.

Ky veprim sipas analistëve do ta thellojë ndarjet në skenën politike kundruall bisedimeve me Serbinë.

Arton Demhasaj

Arton Demhasaj

“Unë mendoj se më shumë është masë presioni ose sfidë, pra që dëshiron ta sfidojë qysh në start qeverinë Hoti për shkak se vendosja e reciprocitetit tash në këto kushte do ta obligoj qeverinë Hoti qysh në ditët e para të saj ta tërheq reciprocitetin e pastaj kjo mund të përdoret si masë presioni dhe njëkohësisht edhe për t’u ankuar më tepër Vetëvendosja te qeveria Hoti se shikoni masën që ne e vendosëm ju po e hiqni, pra më tepër është për të vendosur një presion publik mbi qeverinë Hoti se sa shoh që mund të ketë ndonjë vlerë reale për momentin sepse po ta kishte diçka të tillë kjo masë ishte vendosur qysh më herët dhe nuk ishte pritur”, tha zoti Demhasaj.

“Tani çfarë ndodh me këtë situatë është që vendimet e fundit, në moment të fundit shkaktojnë dhe ngarkojnë edhe më shumë skenën politike dhe vështirësitë për dialog të brendshëm politik dhe në të njëjtën kohë shkaktojnë reagime enorme ndërkombëtare të cilat edhe më shumë e dëmtojnë pozicionin e Kosovës në këto procese tani pothuajse të dërmuara”, tha zoti Rashiti.

Ai thotë se vendimet kundruall Serbisë duhet të bashkërendohen nga institucionet dhe se qeveria duhet emërojë një ekip negociator dhe të krijojë mbështetje të fuqishme nga partitë politike për të vazhduar bisedimet me Serbinë. Në të kundërtën…“nëse nuk arrijnë të bëjnë këtë që në fillim telashet do të fillojnë me qeverinë dhe do ta ngufatin të njëjtën dhe do ta sjellin në të njëjtën situatë siç i kanë sjellë qeveritë e kaluara, Kështu që është një test i madh për mandatarin për kryeministër të ardhshëm, për partitë politike që përfaqësohen në qeveri se si do të arrijnë të ndërtojnë këtë strukturë të re që në fillim duke mos lënë hapësirë për debat dhe konflikte politike që të futen në proces guximshëm, bindshëm dhë pa frikë, por një proces që ndërton dhe rindërton besimin e SHBA-së dhe BE-së në Kosovën në procesin e dialogut me Serbinë, përndryshe edhe kjo qeveri do të ketë fatin e qeverive të kaluara”, tha zoti Rashiti.

Mospajtimet rreth trajtimit të kërkesave amerikane çuan edhe në përçarjen e koalicionit qeverisës ndërmjet lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike që mori fund me 25 mars me një mocion mosbesimi të paraqitur nga LDK-ja.

Gardianët e mbrojtën Kushtetutën e jo Albinin e Hashimin! – Nga Florim Zeqa

 

Kapërcimin e harkut kohor nga muaji i dredhëzave në atë të qershive, e bëri më të ngrohtë vendimi i kushtetueses sesa rrezet e ngrohta të diellit.

Testi demokratik i zgjedhjeve të 6 tetorit 2019

Demokracia është ligji demokratik i cili i jep mundësinë popullit që përmes zgjedhjeve të lira të zgjedhë pushtetin dhe qeverisjen që e dëshiron. Këtë të drejtë populli e realizon një herë në 4 vite duke dërguar në parlament përfaqësuesit e tij të preferuar.
Deputetët e zgjedhur në legjislaturën e re të Kuvendit janë organi më i lartë ligjvënës, të cilët e kanë drejtën e zgjedhjes dhe të shkarkimit e të gjithë drejtuesve të institucioneve tjera shtetërore, përfshirë presidentin, kryeministrin, kryeparlamentarin si dhe Gjykatën Kushtetuese.
Një fjalë e urtë italiane e thotë; “Çdo vend e ka qeverinë që e meriton” (“Ogni paese ha il governo che si merità”).
Prandaj, asnjë forcë politike dhe asnjë liderë partiak nuk e ka të drejtën që të veprojë në kundërshtim me ligjet dhe kushtetutën, që në mënyrë të dhunshme t’ua imoponoj qytetarëve vullnetin e tij politik, pra as zgjedhjet e parakohshme si mjet për realizimin e qëllimit politik.
Qytetarët e vendit e kaluan me sukses testin demokratik në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, por jo edhe politikanët.

Ishte i pritshëm dështimi i koalicionit qeverisës LVV-LDK

Koalicioni LVV-LDK ishte konsideruar i dështuar nga qytetarët e vendit, për shkak të betejës së gjatë për ndarjen e “gjahut” apo tortës qeveritare, e cila kishte çuar në humbjen e imazhit pozitiv që kishin këto dy parti politike para zgjedhjeve të 6 tetorit 2019.
Mirëpo, imazhi i LVV-së dhe LDK-së para qytetarëve të vendit ishte dëmtuar akoma më shumë pas përfundimit të zgjedhjeve në mosmarrëveshjen e gjatë mes tyre për ndarjen e gjahut të pushtetit, e të mos flasim tani pas prishjes së koalicionit qeverisës, saqë më nuk po konsiderohen forca të ndryshimit politik në vend.
Acarimi i raporteve në mes këtyre dy subjekteve, i ka kthyer LVV-në dhe LDK-në rival të fuqishëm politik dhe thyerëse të shpresave të qytetarëve për ndryshim të shpejtë në Kosovën e katandisur nga antivlerat.
Siq shihet, ka qenë e pritshme që edhe Albin Kurtin e pret fati i kryeministrave paraprak, Thaçit, Mustafës dhe Haradinajt, duke mos e arritur përmbushjen e mandatit të plotë 4 vjeçar si kryeministra të vendit.
Mirëpo as pesimistët më të mëdhenjë nuk e kanë pritur një përfundim kaq të shpejtë të ‘Qeverisë Kurti’!
Për ta dëshmuar këtë që ceka më sipër po ua ilustroj me një prononcim timin disa javë para formimit të ‘Qeverisë Kurti’, në një prononcim të datës 17 dhjetor 2019, po citoj; “Edhe po që se arrijnë marrëveshje në minutat e fundit për çështjen e presidentit, do të jetë kjo një marrëveshje e zorit, e një koalicioni jo natyral dhe jo parimor. Qeveria Kurti, jo vetëm që nuk do ta përmbush mandatin 4 vjeçar, nuk pritet të shkojë më gjatë sesa në pranverën e vitit 2021. Arsyet që mund ta lënë në gjysmë mandatin e qeverisë Kurti janë të shumta. Fillimisht do të jenë pakënaqësitë e ndërsjella të dy partnerëve në koalicion, të cilat gjatë rrugëtimit do të prodhojnë kriza të pa evitueshme, si pasojë e rikonfigurimit të grupeve parlamentare në Kuvend”.

Zgjedhjet e shpejta nuk sjellin ndryshim

Shkuarja në zgjedhje të reja në afatin e shkurtër kohor do të ishte vetëm një maltretim për qytetarët e zhgënjyer, për shkak se do ta kemi përafërsisht të njëjtin rezultat zgjedhor, me plus-minus 5 për qind të votave të elektoratit për subjektet aktuale e jo më shumë se kaq.
Nga zgjedhjet që do të vijnë, ndryshimi pozitiv me votë duhet të jetë akoma më i madh në favor të nismave dhe partive të reja politike, të pa korruptuara, ngase në këtë mandat qeverisës, u shfrytëzua rezultati i ngushtë i partive fituese për ta kontrabanduar votën dhe abuzuar edhe Kushtetutën.
Në zgjedhjet e reja do të ndëshkohen pamëshirshëm partitë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit (LDK dhe LVV) që rrëmbyen besimin e elektoratit me premtimin për ndryshime rrënjësore, por që dolën të jenë një mashtrim i madh për qytetarët. Me këto parti politike të konsumuara nuk do të ndodhë asnjëherë ndryshimi në vendin tonë.
Dështimi i koalicionit LVV-LDK nuk erdhi si rezultat i aspekteve programore dhe as i ndarjes së “përgjegjësive”, por si pasojë e egos për pushtet, përkatësisht për dominim ndaj njëra-tjetrës në qeverisjen e vendit, duke u sjellur me njëra tjetrën si rival politik e jo si partner të koalicionit qeverisës.
Tani kur jemi në pritje të shpalljes së aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese, të gjithë duhet ta kuptojmë një gjë, se vendimi i kushtetueses nuk ka të bëjë me persona fizik, por me mbrojtjen e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vendin tonë.
Pra, gardianët e kushtetueses e mbrojtën Kushtetutën e jo liderët politik, nuk e mbrojtën Albinin e as Hashimin, por e mbrojtën udhëzuesin juridik të vendit tonë, për çka edhe janë të mandatuar.
Vendimin e Gjykatës duhet ta respektoj parashtruesi i kërkesës, në të kundërtën e demaskon veten si subjekt antikushtetues në këtë vend.
Vakumet ligjore që ndodhen në udhëzuesin juridik (Kushtetutë), janë çështje tjetër me të cilën duhet të merren me urgjencë ekspertët ligjor dhe ligjëvënësit e kësaj legjislature, për të mos na u përseritur edhe në të ardhmën të njëjtat konteste dhe çrregullime ligjore.
Meqë shkrimin e fillova në mënyrë metaforike, ashtu edhe po e përfundoj; “kujdes mos i lagni qershitë, se pas rrezeve të diellit do ta keni të vështirë t’i dalloni”!
Do të keni përseri nevojë edhe në të ardhmën për ndihmën e gardianëve të kushtetueses!

Shtetet Arbërore deshmojnë kulturën shekullore shtetformuese – Nga AZGAN HAKLAJ

 

Un’ jam Arber- 800 vjet shtet !

Nuk mbulohet Dielli me shoshë.

Diellit të Gjergjit tonë s’mund t’ja ndalin dritën as nxehtësinë.

Para 6-të vitesh Unioni Artistik i Kombit Shqiptar “Kalorës i Urdhrit të Skenderbeut” në bashkëpunim me Shoqatën Mbarkombëtare të Pajtimit Kombëtar, Institutin e Studimeve Albanologjile dhe Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, organizuan me datën 18-të prill 2014-të, në Hotel Tirana Internacional (Salla Balshaj) sesionin Akademiko-Shkencor, me rastin e 800 -vjetorit të Shtetit te Arbërit, shekulli XI-XII .
Në këtë eveniment komemorativo-shkencor për Shtetin e Arbërit referuan me fakte të pakundërshtueshme mbi 30-të personalitete, zërat me të spikatur të Kombit tonë.
Në orën 18.00 në qytetin e Krujës, (Kryeqytet i Shtetit te Arbërit) dhe i Shtetit të Përqëndruar Arbëror të Gjergj Kastriotit, Unioni Artistik i Kombit Shqiptar “Kalorës i Urdhrit të Skenderbeut” në bashkëpunim me Bashkine e Qytetit te Krujës, organizuan koncertin tematiko-patriotik me artistë nga te gjitha trojet shqiptare, të titulluar “Un’ jam Arbër- 800 vjet shtet” .
800 -vjetori i Shtetit të Arbërit ishte ngjarje madhore në historinë e Kombit Shqiptar.
Në dhjetëra kongrese, konferenca, protokolle, libra, memorandume e takime në kancelaritë më të rëndësishmë të perëndimit, ku është përcaktuar fati i popujve të Ballkanit, qarqet shoviniste serbe e greke janë munduar të argumentojnë me gënjeshtra para fuqive të mëdha oreksin e tyre për të zhbërë etninë e shqiptarëve e më vonë shtetin e sapoformuar në vitin 1912-të me tezën se shqiptarët nuk kanë aftësi e kulturë shtetformuese, se janë një popull baritorë, shtegëtar, pa gjuhë e kulturë të tyren dhe se ata më në fund duke qenë një popullsi e egër (sipas tyre) përbëjnë rrëzik për Ballkanin dhe civilizimin europian.
Fatkeqësisht kanë patur mjaf sukses në këtë sipërmarrje në dëm të trojeve etnike shqiptare.
Mjafton të theksojmë faktin se shteti shqiptar, Shqipëria Londineze njohur nga Konferenca e Ambasadorëve të Londrës, nuk përfshiu dot në gjirin e vet, as gjysmën e teritorit që banohej në mijëravjeçarë nga shqiptarët.
Është kjo arsyeja që Shteti i Arbërit i themeluar 800 e kusur vjet më parë nga Progoni e i udhëhequr pas vdekjes së tij nga djemtë Gjini e Dhimitri shkëlqen sot në dritën e historisë si një yll i shëndritshëm në organizimin politiko-shtetëror dhe në orientimin e popullit shqiptar drejt vlerave të qytetërimit përëndimor latin, si një nga tre kombet bashkëthemeluese të Krishtërimit të hershëm, dhe njohjes së tij zyrtarisht nga Perandori Konstadini i Madh, me Ediktin e Milanos, në vitin 313-të pas Krishtit.
Është fakt historik se në prologun e formimit të Shtetit të Arbërit pjesa më e madhe e trojeve shqiptare administrohej nga Perandoria Bizantine e cila impononte organizimin shoqëror, jetën ekonomike, kulturën e besimin.
Familjet më të fuqishme të fisnikërisë vëndase rivalizonin me këtë Perandori dhe prisnin rastin e volitshëm për t’u çliruar nga pushtuesi .
Në fundin e shekullit të 12-të, sundimtari më i fuqishëm ishte Progoni, i cili arriti në kushte shumë të vështira historike, mes dallgëve të ashpra lindje-përëndim, rivalitet ky që përfshinte jo vetëm atë ushtarak por edhe atë fetar; të krijonte të parin Shtet, në mesjetën e hershme, i cili është praktikisht Shteti i Parë Kombëtar me atributet që ka sot ky nocion.
Edhe pse nuk arriti të shtrihej në të gjitha teritoret ku banonte popullsia arbërore, ky Shtet do të kishte ndikim të fondamental për fatet e popullit shqiptar në kohën e tij dhe në shekujt që erdhën pas.
Lulzimin më të madh shteti i Arbërit e pati nën udhëheqjen e Dhimitrit në vitet 1208-1216-të .
Dhimitri krijoi një shtet të fuqishëm në (Gëziq), Mirditë por me kryeqytet Krujën, aty ku do të ngadhënjete e do të shëndriste për 25-vite Shteti i Përqendruar Arbëror i Gjergj Kastriotit “Skënderbeut”.
Dhimitri organizoi një ushtri e administratë të aftë dhe u tregua një diplomat i zoti .
Akti i parë politik i tij ishte konvertimi i vet (e më vonë i nënshtetasve të tij) nga besimi ortodoko-bizantinë në besimin katolik.
Me këtë akt vizionar ai arriti të siguronte një aleat të fuqishëm, Vatikanin, si dhe të fuqizonte pozitat e Arbërit drejt kulturës, gjuhës e besimit latin.
Dhimitri zmbrapsi inkursionet e bizantinëve nga lindja e të Venedikut nga përëndimi dhe lidhi aleanca të fuqishme përveç Papës Inoçenti i Vlll-të; edhe me sundimtarin e Rashës Stefanin, i cili ishte feudal shqiptar, por fatkeqësisht historiografia serbe e ka serbizuar.
Ai quhej Shtjefën Nimani nga Gashi i Gurit, Malësia e Gjyakovës, “Stefan Nemanja”, Dinastia e Nemanjiqëve.
Dhimitri lidhi aleancë edhe me Despotin e Epirit, Mihal Angjel Komenin.
Egziston një dokument me vlera të jashtëzakonshme historike i firmosur nga kryetari i shtetit të Arbërit Dhimitri.
Bëhet fjalë për një marrëveshje tregëtare me republikën e Raguzës, ku ai si kryetar i shtetit zotohet të lejojë të bëjnë tregëti të lirë “në detet e tokat e tij” tregëtarët e Raguzës pa i ngarkuar ata me asnjë taksë e madje duke i marrë në mbrojtjen e tij’ .
Si kryetar i shtetit të Arbërit Dhimitri mbante titujt e lartë : “Arkond i Madh” , “Panhyperzvast” (Gjykatës) , “Sundimtar i Madh” etj.
Ai la gjurmë të pashlyeshme në historinë e Shqipërisë I dha jetë ndërgjegjies nacionale dhe ëndrrës për krijimin e një shteti komb.
Pas tij dolën në skenën historike dinasti të fuqishme të feudalëve shqiptar si Balshajt, Blinishtët, Kastriotët , Dukagjinët, Topiasit, Aranitët, Muzakajt etj, të cilët në zjarrin e luftës së shekullit të XV-të, prirë nga Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti (Skenderbeu) krijuan Shtetin e Përqëndruar Arbëresh duke triumfuar 25 vite kundër Perandorisë Osmane.
Fillimet e të drejtës zakonore shqiptare duhen kërkuar pikërisht në kohën e Shtetit të Arbërit, te Progoni e Dhimitri të cilët zëvëndësuan legjislacionin e shtetit bizantinë me normat vetëqeverisëse Iliro – Arbënore.
Këtë fakt e përforcon e vërteta historike se Mirdita djepi i Shtetit të Arbërit mbeti në shekuj e lirë dhe e vetëqeverisur.
Ajo është epiqendra jo vetëm e qëndresës për liri por edhe e Kanunit të Lekë Dukagjinit, krahut të djathtë të Heroit Tonë Kombëtar, që sot anatemohet me të padrejtë.
Historia deshmon se Lek Dukagjini është Hamurabi Shqiptar.
Kur mbylli sytë, për tu prehur përgjithmonë në amshim, Moisiu Ynë, Gjergj Kastrioti iu drejtua Lekës:
“Amanet Arbërinë”.
Nderimi e mirënjohja për burrat korifejë që krijuan e udhëhoqën Shtetin e Arbërit, tetë shekuj më parë, për Gjergj Kastriotin që krijoj Shtetin e Përqëndruar Arbëror, që mbijetoj një çerek shekulli i pathyeshëm, mes përplasjeve të dallgëve e rrebesheve të lindjes dhe perëndimit, është borxh ndaj Atdheut tonë e historisë së tij.
Kremtimi me madhështi i përvjetorëve të Shtetit të Arbërit, të Shtetit të Përqendruar Arbëror të Gjergj Kastriotit, vlerësimi, mbrojtja e simboleve kombëtare dhe e veprës së tyre në shërbim të Atdheut është detyrim i shenjtë për të gjithë ne.
E theksova në shkrimin e kaluar se të tjerët i krijojnë simbolet kombëtare nga balta, kurse në i përbaltim vetë ose i shembim fare.
Shoh disa kritizerë religjozë që mundohen të hijëzojë, madje të eklipsojnë Ikonat shqiptare për shkak të aleancve që ata janë detyruar t’i lidhin në kohëra të ndryshme për shkak të konjukturave, të imponuara nga rivalitetet e fuqive të mëdha të kohës, por në ëmër të Atdheut të vet.
Populli ka një shprehje lapidare:
“Nuk mbulohet Dielli me shoshë”
Diellit të Gjergjit tonë askush nuk mund të ja ndalë as dritën, as ngrohtësinë.
Ai ishte atleti i Atdheut të tij.
Është Emblema e përjetëshme e Kombit Shqiptar.
Një komb pa simbole është si kimia pa Mendelejev.
Shteti i Arbërit i Gjergjit të madh është Ungjilli, Bibla, Kurani, Talmudi panshqiptar.

Kartëmonedha kombëtare, Feminizmi dhe Emancipimi mendor: disa propozime – Nga Melsen Kafilaj

Kartëmonedha është një nga elementët kryesor të një shteti, përfaqësuese e sovranitetit kombëtar, njësi shkëmbimi dhe mjet kryesor i sistemit të tij ekonomik.Për rrjedhojë, roli dhe rëndësia e saj është esenciale.Si traditë, në njësitë monetare të një vendi, për të evokuar historinë, kulturën apo aspektet e tij karakteristike vendosen si simbole kryesore portrete personalitetesh historike, kulturore, politike, artistike, shkencore, etj.Gjithashtu edhe tempujt e vjetër, objektet apo artifaktet religjioze, ato arkeologjiko-historike, fauna dhe flora, etj janë pjesë e saj.

Banka e Shqipërisë ka emetuar dhe ka aktualisht në qarkullim kartmonedha me prerje 200, 500, 1000, 2000 dhe 5000 lekshe në të cilat rafigurohen portrete figurash mjaft të rëndësishme të historisë dhe kulturës tonë kombëtare si poeti ynë kombëtar Naim Frashëri, teologu dhe filosofi Pjetër Bogdani, mbreti i fundit i Ilirëve Genti, heroi ynë kombëtar Skënderbeu dhe themeluesi i shtetit të parë modern shqiptar Ismail Qemali.U gëzova mbi faktin kur institucioni në fjalë njoftoi për hedhjen në qarkullim të një kartëmonedhe të re të prerjes 10.000 lekshe, me portretin e poetit dhe shkruesit të Himnit Kombëtar, Asdrenit.Një veprim pozitiv dhe që vlen për tu përshëndetur.Figura që meritojnë nderimin tonë dhe janë unanimisht të gjithëpranuara.

Por një fakt më bën me të vërtetë shumë përshtypje e më çudit pa masë.Si është e mundur vallë që një komb si ne shqiptarët, të cilët e kanë trajtuar me nder, respekt e privilegj femrën qysh nga koha e Ilirëve të mos e rafigurojnë këtë konsideratë edhe në kartëmonedhat e tyre kombëtare?!A nuk duhet të hedhim një hap emancipues edhe në këtë drejtim, ta kapërcejmë maskilizmin tonë epëran dhe ti japim një vënd të rëndësishëm figurave femrërore që kanë dalë nga gjiri i kësaj toke në njësinë tonë monetare?! Ndërkohë kombe të tjera e kanë kryer më parë këtë akt kurajoz e vlerësues, ku shumë personalitete të rëndësishme femërore zënë vend në kartmonedhat e tyre, përkundrazi në kartmonedhën tonë figura e femrës, fuqia dhe personaliteti i saj nuk gëzon përfaqësim simbolik.Ndërkohë, rasti më i fundit, vendi më demokratik në botë Shtetet e Bashkuara për të dhënë shembullin universal të parimit “Demokracia nis nga Mendja” ndërmorën hapin më të guximshëm në këtë drejtim, për zëvëndësimin nga kartmonedha 20-dollarëshe të portretit të  presidentit të shtatë historik Andrew Jackson me atë të aktivistes Afro-Amerikane për heqjen e skllavërisë në Amerikë, Harriet Tubman.Një vendim i cili pritet të hyjë në fuqi së shpejti.

Sa do të dëshiroja që edhe në vendin tim të materializohej kjo ide së shpejti apo në të ardhmen e afërt dhe Banka Kombëtare të emetonte kartmonedha me portrete të figurave të shquara femërore në to.Për këtë qëllim ofroj edhe disa ide-propozime.Psh, kartmonedha me prerje 100 lekëshe e cila ka ekzistuar në qarkullim deri në vitin 2008, propozoj që të rikthehet sërish dhe në anën e përparme të saj të rafigurohet portreti i Nënë Terezës.E para tek Njeriu është NENA.E kush më mirë se kjo shenjtore; një simbol dashurie, përuljeje e sakrifice do të ishte më mirë në këtë pozicion, e cila përmes imazhit të vet do dukej sikur do të na thoshte çdo ditë: “Përdorini me zgjuarsi të mirat tuaja e mbi të gjitha dhuroni me dashuri.”

Një fakt tjetër i cili të çudit dhe gjithashtu të lë gojëhapur ështe se në gjithë historinë e kartmonedhës shqiptare nuk është rafiguruar kurrë ndonjë portret personaliteti shkencor.A thua vallë se prej këtij kombi trim, punëtor e luftëtar, geni i shkencëtarëve të jetë një gen i munguar brenda tij?! Për këtë qëllim propozoj që Banka Kombëtare të emëtoj një kartmonedhë të re, atë 300 lekëshe (shumë kombe kanë kartmonedha me prerje të tilla) dhe në të të rafigurohet portreti i shkencëtares së parë shqiptare, Sabiha Kasimati.Një alternativë tjetër e denjë do të ishte gjithashtu edhe astrofizicienia me famë botërore, Laura Mersini.Nëse është i vërtetë fakti që kartmonedha është një simbol krenarie, po aq i vërtetë është edhe fakti tjetër që të dyja këto personalitete shkencore na krenojnë si komb.

Së fundmi, por jo më pak e rëndësishme.Shumë kombe kanë hedhur në qarkullim kartëmonedha me vlerë të lartë monetare (high denomination currency) Nuk e di nëse kartmonedha me vlerë 10.000 lekshe do të jetë kartmonedha me vlerën më të lartë edhe në të ardhmen por nëse do të kishte një tjetër emëtim të ri kartmonedhe me vlerë të lartë nga Banka Kombëtare, do të dëshiroja që në të të rafigurohej portreti i shkrimtares së parë grua; feministes, martires për liri dhe ideologes së lëvizjes së parë Social-Demokrate në këtë vend, Musine Kokalari.Ler të na kujtojë portreti i saj “in saecula saeculorum” se për të mirën më të lartë që është Atdheu, ne e falim Rininë, Idetë madje edhe vet Jetën.

Sepse tek e fundit kartmonedhat nuk janë vetëm një mjet shkëmbimi; përmes përfaqësimeve simbolike ato shërbejnë edhe si instruktore historike për të na përkujtuar kështu jo vetëm të kaluarën por për të na bërë më të kujdesshëm e më të përgjegjshëm për bashkësinë tonë kombëtare dhe vlerat e saj në të ardhmen.

 

© Melsen Kafilaj

Për Dhaskal Paskalin dhe teoritë e tij mbi Skënderbeun – Nga Ermir Nika

 

Paskal Milo tashmë nuk habit askënd! Madje pak kush prej shkencëtarve në nivel kombëtar apo edhe botëror mund të ketë fatin dhe trajektoren jetësore e profesionale të Dhaskal Paskalit, një historian tek i cili në pjesën më përfaqësuese të jetëshkrimit të tij, mbizotëron karriera politike, se sa puna prej murgu, së cilës i janë dhënë me sakrilegj të pashembullt dijetarë të ndryshëm. Madje këta të fundit, të padukshmit e frekuencave televizive, në çdo kohë i janë përkushtuar tërësisht misionit historik, i cili si princip kryesor ka marrëdhënien me të vërtetën.

Dhaskal Paskali, ky imazh i pudrosur nga njëra studio televizive në tjetrën, prej pak ditësh ka ndërmarrë detyrën e intendentit historik, me ngulmin për të interpretuar disa hipoteza të cilat, në sferat historike, diplomatike apo edhe shkencore, nuk kanë zënë vend që nga koha e Mesjetës edhe më tej, deri në krijimin e arkivave dhe bibliotekave virtuale.
Për të mos e përuruar më shumë dhe më gjatë profilin hidro – historik të këtij dituraku, i cili u rrit potencialisht përmes kufizimeve serioze që detyronte si në kërkimin shkencor ashtu edhe në aspektin interpretativ sistemi diktatorial, e di fare mirë që epoka e tranzicionit e cila e shpërbleu edhe me poste tepër të sajdisura politike, kinse padashje i degradoi strukturat akademike. Kështu, besimi në vetvete i këtij kontingjenti të ndriturish ku bën pjesë historiani Milo, u shtua edhe më dhe për shkak të lënies në hije apo edhe me largimin nga jeta të shumë historianëve të njohur.

Nisur nga ky terren premtues, ky kujdestar i konviktit historik të censurës, mendon se tanimë e ka hapësirën djerrë, ku mund të hedhë e të mbjellë tek vetëdija e publikut, ide të tilla, para të cilave ai vet, mbase beson ashtu si në përmbushjen e një profecie, e cila gjithmonë vonon të ndërtojë një realitet. Në këtë linjë pa trajtë e ngjyresë, padyshim ai mund të ecë edhe këmba dorazi duke shfrytëzuar në shkallën më të lartë të mundshme edhe mediokritetin gazetaresk në Shqipëri!

Me të vërtetën sipas tij, pa diskutim që nuk mund të ndërtohet, jo një Ungjill apo Psalm mbi mbrojtësin e Krishterimit në Kontinentin Evropian, por do të jetë e vështirë dhe gati e pamundur të hartohet edhe një udhëzues turistik, apo edhe një legjendë që të mund ta besojnë edhe barinjtë e zonës. Të bën habi fakti se Profesori në fjalë, në qëndrimin e tij përmendi disi dhe vetëm shkarazi Dhimitër Frangun dhe u ndal paksa më gjatë tek Marin Barleti. Siç edhe dihet, në veprën e tij, “Historia e Skënderbeut”, Marin Barleti u bazua dhe huazoi fraza dhe fakte të tëra nga vepra ndërkombëtarisht e mirënjohur “Veprat e Lavdishme të Skënderbeut” të Dhimitër Frangut.

Për ata që ende nuk janë njohur (dhe kjo jo për faj të tyre) me këtë personalitet të shquar, më lejoni t’ju sjell në vëmendje se Dhimitër Frangu ishte njeriu më i afërt i Gjergj Kastriotit duke ushtruar funksione fetare ato të këshilltarit, arkëtarit dhe ambasadorit të tij. Pra me fakte dhe dëshmi ai ka mundur të japë dhe të përvijojë në mënyrën më të saktë, origjinën, rolin dhe atmosferën rreth jetës dhe veprimtarisë së Princit Arbëror Gjergj Kastriotit. Vepra e tij ka njohur mbi 25 botime të njëpasnjëshme në periudhën e Mesjetës dhe duke marrë në vlerësim sistemin bibliografik, atij i janë referuar ata historianë që i janë përkushtuar thellësisht epokës së Skënderbeut, përfshi siç e theksuam edhe më sipër, vet humanistin e njohur Marin Barletin.

Për ata që jo për faj të tyre, ende nuk janë njohur me librin e librave mbi Skënderbeun do të duhet të citojmë veprën e mirënjohur ndërkombëtarisht të Frangut e cila nis më këto radhë: Princi Gjon Kastrioti ishte ai që sundoi atë pjesë të Shqipërisë që quhet edhe sot e kësaj dite Emathia ose Tumenishtia. Gjoni kishte për grua Vojsavën, të bijën e Princit të Pollogut….. Për lexuesit që nuk janë fort të qartë, Pollogu shtrihet midis Tetovës dhe Gostivarit. I ati i Vojsavës ishte Princi i Triballëve, një popull me prejardhje pellazgo – ilire që përmendet nga Straboni në librin e VII të tij, një popull kundër të cilit kishte luftuar edhe Aleksandri i Madh. Sipas albanologut të shquar gjerman Johann Georg von Hahn, emri Triballë, vjen nga shqipja Tri – Ballë, në kuptimin e tri majash mali, latinisht Tricornensis, emërtim i një populli ilir, me qytetin Tricornium ( në kuptimin, Tri – Cepa, ose Tri – Brinja), me po të njëjtin kuptim; Tri – Ballë.

Nëse Dhaskal Paskali do ta kishte lëçitur më kujdes veprën e Dhimitër Frangut, instinkti prej historiani do ta kishte orientuar drejt disa fakteve që autori i paraqet si të vërteta të pakundërshtueshme, të cilat përshkruhen me një përgjegjësi të drejtpërdrejtë nga një dëshmitar dhe bashkëpunëtor shumë i afërt i Skënderbeut. Në këtë vepër saktësohen shumë fakte e detaje si për shembull, viti i vdekjes së Gjergj Kastriotit, ku Frangu i përmbahet vitit 1467 e jo vitit 1468, dhe moshës prej 63 vjetësh të Gjergj Kastriotit, moshë e cila na drejton tek viti i saktë i lindjes, bile si edhe kohëzgjatjes së luftës së Heroit Kombëtar e cila zgjati jo 25 vite, siç vijon ta citojë historiografia shqiptare, por plot 26 vjet, si edhe 12 vite te tjera pas vdekjes së tij.

Nuk është aspak e rastësishme që sa herë që botohet e ribotohet libri “Veprat e Lavdishme të Skënderbeut”, të Dhimitër Frangut, historianët e ndryshëm jo vetëm e kalojnë në heshtje këtë fakt jo pak të rëndësishëm, por më së shumti nuk e përmendin aspak në peshën që ky botim zë në botimtarinë evropiane dhe atë botërore. Ndërsa, nëse bëhet fjalë për botimet e njëpasnjëshme dhe tejet voluminoze të një studiuesi njomëzak siç është Oliver Schmitt, atëherë vëmendja mediatike dhe krejt aparatura e mendimit historik, me përjashtim të studiuesve që më së shumti i gjen nëpër labirintet e arkivave apo bibliotekave, rreken ta propagandojnë si një risi dhe ndryshim të koncepteve, dhe i hapjes së mendësisë së shoqërisë sonë e cila nganjëherë mëton të shkojë deri në sparkatë!

Madje Miloja ynë, arrin deri aty sa pohon në emisionin ‘Provokacija’ të gazetarit Mustafa Nano, se nuk jemi të sigurt nëse Skënderbeu në familjen e tij ka folur arbërisht, sepse ne shqiptarët veprën e parë të botuar në gjuhën tonë kemi Mesharin e Gjon Buzukut, botimi i të cilin daton në vitin 1555, ndërkohë që në sipas tij, në atë periudhë Skënderbeu kishte ndërruar jetë.

Në këtë rast, filologu Paskal Milo, nuk di apo nuk do të shpjegojë se Meshari i Gjon Buzukut, na shpalos një gjuhë të konsoliduar dhe të mirë strukturuar, gjë e cila, duke iu përmbajtur edhe një logjike fare të thjeshtë, të lë të kuptosh se një gjuhë e tillë si ajo e Buzukut, shpalos një traditë të hershme dhe të konsoliduar dhe assesi, nuk mund të krijohet apo të flitet dhe të lëvrohet në fare pak vite. Ky profesor, më pas tha me zë e figurë e me gojën plot delikatesë se përpara Mesharit të Gjon Buzukut, fatkeqësisht nuk kemi dokumente të tjerë që të dëshmojnë shkrimin apo të folurën në variantin arbërisht. Shkencëtari në fjalë, mbase nuk e ka pasuruar bagazhin e tij intelektual me faktin se në testamentin e tij të fundit, Gjergj Kastriot Skënderbeu la trashëgimtar universal të shtetit të tij, birin e tij të vetëm Gjon Kastriotin por duke i caktuar si tutor të kësaj trashëgimie, Imzot Pal Engjëllin, Peshkopin e Durrësit.

Tanimë është një fakt i njohur zbulimi i kryer nga dijetari rumun Nikolae Jorga në biliotekën Laurentine të Firences në vitin 1915, ku në një dokument të hershëm të hartuar nga vet Pal Engjëlli u gjend edhe formula e pagëzimit e shkruar në gjuhën shqipe, dokument i cili i përket vitit 1462 dhe konkretisht teksti i shkruar në arbërisht: Unte’ paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit. Për saktim do të na duhet të sqarojmë se këto radhë janë shkruar në faqen 4 të këtij dorëshkrimi latin. Formula u gjet në një letërkëmbim mes priftërinjsh drejtuar Kishës së Trinisë së Shenjtë në Mat. Ky dokument autentik i shkruar nga dora e Pal Engjëllit në gjithësej 37 fletë, mban numrin e inventarit 1167 dhe ruhet si një ndër dokumentet e çmuara të kësaj biblioteke të periudhës së Rilindjes Europiane.
Duke renditur këto dëshmi të njohura, të perifrazuara e të stërcituara nga studiues seriozë dhe aspak të ngjizur intelektualisht në epruvetat politike, çdokush e ka shumë të qartë dhe më të lehtë të mendojë se tash e tutje kujt do të duhet t’i besojë me gjithë mend; Imzot Palit apo Dhaskal Paskalit?!

Në përmbyllje të qëndrimit tim, e shpreh sinqerisht se nuk do të doja aspak të përfshihesha në këtë debat pasi argumentet që hidhen gjithmonë e përsëriten mbi këtë çështje janë në kufijtë jo vetëm të absurditetit por edhe të abuzimit të përsëritur me të vërtetën.

Çdo epokë historike i ka tashmë të përcaktuar dhe të njohur historianët e saj, me vepra dhe kontribute të njohura, të matshme dhe të qëndrueshme, kurse Dhaskal Paskali i njeh vetes të drejtën të flasë për çdo epokë, rend apo edhe aspekt historik. Pra, ai flet për Antikitetin, Mesjetën e hershme dhe të vonë, Periudhën e Pavarësisë, Monarkisë, Luftës së Dytë Botërore, deri në ngritjen dhe rënien e sistemit komunist në Shqipëri. Përtej tij, të tjerët janë pa kulturë, jo kompetent, amatorë dhe jo fort të besueshëm, sepse ata nuk falen, ulen apo ngrihen në ritualin që ndjek e zbaton dhe bekon jetën dhe veprën e këtij njeriu. Nisur nga arsenali që ai posedon dhe zotëron më mirë dhe mund të jetë padyshim më i gjithëdijshëm se të gjithë kolegët e tij, Paskal Milo do të bëj mirë të sistemojë, shkresat, epistolarët ose letërkëmbimet ndërmjet anëtarëve të byrosë politike, pasi edhe ky hark kohor ka rëndësinë e vet të padiskutueshme në plotësimin e këtij këndi të Historisë së Shqipërisë sepse besoj dhe i përmbahem mendimit se kjo është një fushë që e ai e njeh mjaft mirë, si edhe ka kompetencë të plotë historike dhe politike.

Sa i përket trajtimit dhe përgjegjësisë për interpretim të periudhës së antikitetit apo mesjetës, gjithmonë ai nuk do të bëj tjetër gjë veçse do të vijojë të shkërmoqë në mënyrë aspak dinjitoze figurën e tij, si edhe krejt padashur, të ulë audiencën e atyre medieve që i bëjnë vend, në atë territor që kurrsesi nuk i përket atij.

VKM e munguar lidhur me minimumin jetik për fëmijët në Shqipëri, penalizon ditë pas dite sejcilin prej tyre! Nga Av Denisa Daka

Duke iu referuar të dhënave të fundit, dhjetëra familje i drejtohen çdo ditë Gjykatave për të zgjidhur martesen e tyre.

Për një martesë të konsumuar të pakthyeshme, divorci është zgjidhja më e mirë për të gjitha palët.

Faktorët kryesorë që çojnë në divorc janë ekonomikë, shoqërorë e socialë.

Krimi, emigracioni, bixhozi, varfëria e tejskajshme sidomos në zonat rurale, tradhtitë bashkëshortore, paaftësia fizike apo mendore e njërit nga partnerët, në disa raste edhe e fëmijëve të tyre, diferencat në prioritet apo pritshmëritë e secilit, varësia ndaj drogave të ndryshme, abuzimi seksual apo psikologjik, janë disa nga arsyet që sjellin në dyert e gjykatave çdo ditë qytetarë të të gjithë moshave e shtresave sociale, të cilët gjejnë “shpëtim” paskēsaj..

Ndodh edhe për shkak të rrethanave të posaçme social-ekonomike, mes dilemave dhe pasigurive, me pak besim tek organet gjyqësore apo policore, ndihma nga organet shtetërore, shoqëria civile apo mjedisi, partnerët tërhiqen e kthehen sërish në martesë.

Kur kufijtë e mirëkuptimit dhe tolerancës kēputen, divorci është vendimi i duhur.

Por sa ndikon divorci në jetën ekonomike dhe sociale të partnerëve?

E pas divorcit, shumica e partnerëve, prindërit kujdestarë posaçërisht e kanë të vështirë të përballojnë jetën, ngarkuar me një barrë angazhimesh e pasigurish, me të ardhura të pakta financiare e me hapësira banese të pamjaftueshme, të paragjykuar shumë herë nga mjedisi a shoqēria..

Cilët janë problemet kryesore që vijnë pas procesit të shkurorëzimit?

Me zgjidhjen e marteses gjykatat caktojne ne çdo rast dhe zgjidhjen e pasojave te saj.

Përpos kujdestarisë apo prindit kujdestar, gjykatat caktojnë në çdo rast dhe masën e kontributit ushqimor për prindin jo kujdestar në favor tē fëmijëve, duke vlerësuar të ardhurat e burimet e tij financiare.

Në rastet kur konstatohet që prindi i cili nuk ka kujdestarinē e fëmijës është i papunë, gjykatat caktojnë një masë pensioni ushqimor, apo minimumin jetik për fëmijë.

Minimumi jetik është një masë e pakonsiderueshme financiare e cila nuk përfaqëson kurrsesi nevojat e interesin më të lartë të fëmijës, në çdo rast.

Autoritetet përkatëse refuzojnë prej shumë vitesh tē ndērhyjnē pêr të përcaktuar norma të reja të masës së kontributit ushqimor,

duke ndryshuar kësisoj VKM përkatëse, për të caktuar paskësaj njē kuotë e cila t’i pergjigjet siç duhet nevojave bazike të fēmijëve.

Një mori fëmijësh në raste të tjera presin vite të tëra të përfitojnë masën e pensionit ushqimor nga baballarët a nënat e tyre që punojnë jashtë vendit,

ndērsa mungesa e aksesit dhe marrëveshjeve përkatëse me shtetet respektive, lidhur me ekzekutimin e vendimeve gjygjēsore, penalizon sejcilin prej fēmijëve jashtë çdo limiti të pranueshëm.

Standardi i jetesës pas divorcit për shumë qytetarë këtu është i ulët.

Dy në katër gra nuk sigurojnë nga ish-bashkëshorti pensionin ushqimor në favor të fëmijëve,

për shkak se këta tē fundit i shmangen detyrimeve si dhe nuk kanē asnjë pasuri për ta vënë si garanci paskësaj, nē rast të mosshlyerjes së detyrimeve.

Shumē gra pas divorcit, humbasin punën, të tjera humbasin banesën e çdo mundësi reale pêr të vijuar jetën me fëmijët e tyre.

Me njē ndihmë të pakonsiderueshme që marrin nga shteti, (në masën 15.000 lekë të reja), sejcila prej tyre e ka të pamundur për t’u përballur paskēsaj më koston e lartë të jetesës.

Ndihma ekonomike ne këtë masë, pa mundēsi strehimi e punësimi për sejcilën, nuk u jep mundësi prindërve kujdestarë tê bashkëjetojnë nē shumë raste me fëmijët e tyre e kēsisoj ato rreken të kërkojnē ndihmë nga të afërmit apo shërbimet sociale për tē strehuar në njē kohë pa kohë, fēmijët e tyre.

Çka pas vendimit të kushtetueses!? – Nga Florim Zeqa

 

Shkrimin e sotëm do e filloj me deklaratën e Albin Kurtit pas vendimit të kushtetueses; “Fatkeqësisht, Gjykata Kushtetuese u rreshtua me kapësit e shtetit. Ajo foli për veten, më parë e më shumë sesa për çështjen që trajtoi. Ajo e vulosi veten, ajo e zhvlerësoi veten,…ne njëmend nuk kemi pasur shpresa të mëdha për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, mirëpo, ky vendim është përtej imagjinatës e nën çdo nivel (logjik e juridik). Si i padrejtë, ai është i papranueshëm”.

Arsyeja e të menduarit logjik

Arsyeja e thjeshtë e të menduarit logjik e thotë, nëse LVV-ja dhe Albin Kurti nuk kanë pasur besim në Gjykatën Kushtetuese, atëherë pse e kanë dërguar ankesën e tyre në gjykatë, për t’u tallur me të apo për t’i zgjatur jetën vetes në pushtet!?
Po ashtu logjika e shëndosh e parashtron edhe pyetjen tjetër për VV-në dhe liderin e saj, Albin Kurti, meqë nuk e pranoni vendimin e kushtetueses dhe e konsideroni të padrejtë, pse nuk i drejtoheni sërish Komisionit të Venedikut (Commissione di Venezia) apo “Komisionit Evropian për Demokraci përmes Ligjit” dhe gjykatave tjera ndërkombëtare për ta kuptuar të vërtetën dhe të drejtën e pakontestuar të organit më të lartë juridik në vend.

Respektimi i verdiktit të kushtetueses, obligim për të gjithë

Pse vendimi i kushtetueses ishte objektiv, e tregon mbështetja në Kushtetutë dhe në realitetin e krijuar pas shkarkimit të ‘Qeverisë Kurti’ në Kuvend.
Pse vendimi i kushtetueses ishte i drejtë, e tregon kushtetuta dhe sistemi ynë parlamentar, gjegjësisht roli dhe kompetencat e patjetërsuara të Kuvendit në sistemin parlamentar.
Pse vendimi i kushtetueses ishte i paanshëm dhe i guximshëm, e tregon mosnënshtrimi nga shantazhi dhe presioni i kërcënimeve me protesta.
Pse vendimi i kushtetueses ishte profesional, e dëshmon integriteti profesional i gjyqtarëve të kushtetueses, i vlerësuar me nota të larta pozitive nga Komisioni i Venedikut dhe mekanizmat tjerë ndërkombëtar.
Në rrethana normale do të ishin të mjaftueshme thirrjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe vendeve tjera mike të Kosovës drejtuar të gjitha institucioneve dhe partive politike që të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Edhe pas humbjes së betejes, lufta politike për pushtet vazhdon…

Nëse LVV-ja e ka humbur një betejë, betejën tjetër për ndryshime politike duhet ta provojë në zgjedhjet e radhës (të parakohshme apo të rregullta kurdo që mbahen ato), e jo të kërcënoj stabilitetin e vendit me protesta dhe trazira për realizimin e qëllimeve politike.
Për t’u thirrur në emër të sovranit (popullit) duhet pasur mbështetjen e shumicës së qytetarëve të këtij vendi (mbi 51 %), e jo një shumicë të thjeshtë prej vetëm 26 % të votave të më pak se 45 % e qytetarëve të dalë në zgjedhjet e 6 tetorit 2019.
Formën e legjitimitetit të plotë ‘Qeveria Kurti’ e mori me bashkimin në koalicion me partinë e dytë, të barasvlefshme me fuqi të votave. Siq dihet rënja e kësaj qeverie erdhi si produkt i mosrespektimit të kësaj baraspeshe dhe balanci politik nga kryeministri Kurti.
Nëse duhet kërkuar shkaktarët për rënjen e ‘Qeverisë Kurti’ apo ‘qeverisë së shpresës’ siq e kemi quajtur dhe trajtuar një kohë të gjatë, atëherë ajo duhet filluar nga Albin Kurti i cili e nënçmoi partnerin e koalicionit deri në poshtërim.

Respektimi i vullnetit të shumicës në kuvend, normë demokratike

Në këto rrethana, ashtu siq e ka konstatuar edhe kushtetuesja, pas mocionit të suksesshëm të (vet) shkarkimit të ‘Qeverisë Kurti’ në Kuvend, të drejtën e formimit të qeverisë se re, e ka partia apo koalicioni i shumicës në Kuvend e jo pakica si fituese e zgjedhjeve me legjitimitet të cunguar.
E quajta legjitimitet të cunguar, për faktin e thjeshtë, se për t’u thirrur në legjitimitetin qytetar duhet fituar besueshmërinë apsolute të qytetarëve e jo të një shumice të thjeshtë.
Fundja, respektimi i vullnetit të shumicës është rregull i demokracisë parlamentare. Eshtë detyrë e secilit qytetar dhe çdo subjekti politik në këtë vend për ta mbrojtur shtetin nga anarkia, duke respektuar rregullat e demokracisë.
Protestat dhe shprehja e pakënaqësisë janë të lejuara me kushtetutë dhe ligjet që burojnë prej saj, deri në atë masë që nuk cenojnë rendin kushtetues dhe jetën e qytetarëve.
Shtetin e fituar me mund e sakrifica të panumërta, paraprakisht vendimeve të organeve kompetente shtetërore duhet ta ruaj dhe mbrojë secili qytetar i këtij vendi me sjellje civilizuese dhe demokratike.
Republika e Kosovës nuk është pronë e asnjë partie politike dhe politikani, as e Hashim Thaçit dhe as e Isa Mustafës, as e Albin Kurtit dhe as e Ramush Haradinajt, por është pronë e të gjithë qytetarëve të këtij vendi.
Andaj, secili prej nesh duhet të vihemi në mbrojtje të shtetit pa pasur nevojë t’i shesim patriotizëm njëri-tjetrin, se kush e don më pak e kush tjetër më shumë Republikën e Kosovës.
Aq më pak, nuk kemi të drejtë t’i vihemi në qafë Gjykatës Kushtetuese për verdiktin e saj të drejtë në mbrojtje të Kushtetutës dhe ligjshmërisë në vend.

Janë veprat ato që i bëjnë njerëzit e mëdhenjë, e jo fjalët

Përfundimisht Albin Kurti duhet ta pranojë në mënyrë të civilizuar verdiktin e Gjykatës Kushtetuese, për arsye se, pas shkarkimit më 25 mars 2020 në Kuvendin e Republikës së, as kushtetuesja dhe askush tjetër nuk mund ta mbajë në pushtet me 29 deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Veprimi më i mençur për Albin Kurtin dhe LVV-në do të ishte që, para largimit nga qeveria, në vend të protestave të kota për mbajtje të pushtetit, të shkojnë në Veri të vendit, dhe në mënyrë simbolike t’i vendosin flamujt Kosovës përkrah flamujve serb ose të paktën, për nder të 4 vjetorit të vendosjes së shtatores së mbretit serb, me ja vënë në dorë Car Lazarit një flamur t’Kosovës, për t’i treguar se jemi shtet apo t’ia vendosin peshkopit serb Sava Janjiq një flamur në derë të Manastirit, për t’ia kujtuar se ndodhet në Kosovë e jo në Serbi!
Kësaj radhe Albin Kurti duhet të reflektojë më shumë se asnjëherë më parë për t’u dëshmuar para qytetarëve të vendit dhe bashkësisë ndërkombëtare si lider i përgjegjshëm dhe pragmatik që respekton ligjet dhe që e don shtetin më shumë se veten e tij.
Pas largimit nga qeveria, Albin Kurti duhet t’i nxjerrë mësimet e duhura nga gabimet e shumta dhe të njëpasnjëshme në qeverisjen e shkurtër, në radhë të parë, sesi duhet përzgjedhur, ruajtur dhe respektuar partnerin qeverisës, për arsye edhe në të ardhmen Albin Kurti do të ketë nevojë për partner qeverisës në koalicion para ose pas zgjedhor, për shkak se në rrethanat e krijuara në Kosovë, do të jetë e pamundur që një subjekt i vetëm politik t’i fitoj mbi 51 % të votave.