Sipas rregullit të demokracisë parlamentare dhe logjikës së thjesht njerëzore, shumica (pozita) në kuvend e ka për obligim ligjor të gjejë zgjidhje institucionale, pavarësisht rrethanave të krijuara, sikurse edhe pakica (opozita) që e ka të drejtën e shprehjes së pakënaqësisë përmes të gjitha formave demokratike (pa përdorimin e dhunës fizike) deri në realizimin e qëllimeve politike.
Veprimet demokratike të shumicës parlamentare duhet të determinojnë zgjidhjet politike për të mbrojtur rendin kushtetues, pa përdorimin e dhunës fizike ndaj protestave të pakicës, mbrenda apo jashta objekteve shtetërore.
Prezenca e forcave të sigurisë (policisë) në sallen e kuvendit, është precedent i paparë në jetën parlamentare, provokim ndaj opozitës dhe nxitje e pakënaqësisë qytetare deri në eskalim të skajshëm,…njëherit kjo paraqet edhe fundin e demokracisë parlamentare.
Tani çdo gjë mbetët në dorën e pozitës, qoftë në arritjen e kompromisit politik me opozitën, qoftë në marrjen e vendimeve politike të nevojshme për stabilizimin e situatës, duke u nisur nga rishikimi i marrveshjeve politike me Serbinë, demarkacionin me Malin e zi, e deri kalimi i situatës tek vullneti i popullit, që i bie shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, si njëra nga mënyrat e daljes nga situata bllokuese.
Referendumi popullor do të ishte zgjidhja më optimale për situatën aktuale, por legjislatura ligjore (kushtetuta) e pamundësn një gjë të tillë në momentin e tanishëm politik.
Ndërkombëtarët me “mospërzirjen” e tyre në zgjidhjen e bllokadës parlamentare janë duke e bërë të kundërtën, në mënyrë të tërthortë janë i duke ndihmuar pushtetarët aktual.
Zgjatja dhe stërzgjatja e bllokadës politike në kuvend e ka një qëllim: mbajtjen në pushtet me çdo kusht të një klase servile dhe të korruptuar, të njerëzve që shtrijnë qafën lehtësisht para presionit ndërkombëtar, për bërjen e kompromiseve në dëmë të popullit dhe vendit të tyre.
Deklaratat e fundit të eksponentëve të partive në pushtet dhe disa faktorëve ndërkombëtarëve; “për arritje të marrveshjes” (sipas dëshires së pozitës), s’janë gjë tjetër veqse një kërcënim për demokracinë dhe lajm i keq për të ardhmen e vendit tonë.
Dorëheqja e qeverisë ekzistuese dhe krijimi i një qeverie teknike do të evitonte mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, qytetarët do të kurseheshin nga një maltretim i panevojshëm, do të kurseheshin miliona euro në arkën e shtetit, si dhe do të evitohej një situatë konfliktuoze (para) zgjedhore, e polarizimeve të skajshme të ardhura si pasojë e situatave të krijuara muajëve dhe javëve të fundit në Kuvendin e Kosovës.
Kush mbjellë erën, korrë fortunën!
Thirrjet e pushtetarëve në emrin e votës së qytetarëve përveqse hipokrizi politike janë manipulim dhe mashtrim njkohësisht. Koalicioni i panatyrshëm PDK-LDK nuk është produkt i votës së qytetarëve, është e kundërta e saj.
Vota e elektoratit të LDK-së ishte votë kundër keqqeverisjes shtatvjeqare të PDK-së, ishte votë për ndryshimin e kursit qeverisës në vend, këtë e dinë mirë opinioni vendor, e dijnë edhe Isa e Hashimi,…akoma më mirë e dijnë ndërkombëtarët që imponuan një koalicion të tillë për realizimin e interesave të Serbisë në Kosovë.
Mbase ju kujtohet të gjithëve, pas marrveshjes për presidenten nga zarfi, kur lideri i LDK-së, Isa Mustafa thoshte; “unë ja shkurtova jetën kësaj qeverie”, mirëpo koha e dëshmoi të kundërtën e saj!
Momenti më i afërt kur pritej të bjerë qeveria Thaçi 2, ishte në prag të fillimit të bisedimeve “teknike”më Serbinë. Ishte prap Isa Mustafa, që e shpëtoi qeverinë nga “uragani” i Vetëvendosjës, duke votuar pro-bisedimeve dhe kundër nismave te Vetëvendosjës për shkarkimin e qeverisë. “Kush mbjellë erën, korrë fortunën”, thotë një fjalë e urtë popullore.
Me veprimet e veta desktruktive Isa Mustafa e dogji jo vetëm reformën e nisur zgjedhore për zgjedhjen e presidentit drejtëpërdrejt nga populli, akoma më keq, theu shpresat e qytetarëve për jetë në këtë vend.
Andaj ska pse habitet Isa Mustafa, skanë pse habiten mbështetësit e tij për situatën e krijuar,…pakënaqësitë kundër tij, janë fryte që ka mbjellë ky njeri i papërgjegjëm në politikën kosovare në këto pesë vjetët e fundit.
Edhe pse ndërhyrjet e “miqëve” ndërkombëtar asnjëherë nuk prodhuan zgjidhje optimale për vendin tonë, sikur të mos ndodhte “ndërmjetësimi” i tyre pas epilogjeve zgjedhore, vështirë se do të arrinim të krijionim institucione shtetërore!
Ndoshta këta “liderë” të korruptuar, do të mirreshin vesh të mos ketë fare zgjedhje në këtë vend,…do ta kursenin popullin nga dalja e “panevojshme” në votime, duke i zgjatur mandatin njëri-tjetrit me marveshje politike.
Nuk është thënë kot se politika është art i së mundshmës, ngadhnjen ai që është më i shkathti!
Partia më e madhe në pushtet (PDK) në saje të shkathtësisë së liderit të saj po vazhdon lojën e “macës më miun” me partnerin e saj në koalicion (LDK), duke ja kushtëzuar rregullat e lojës përmes marveshjeve politike me Serbinë,…lidershipi dominues i Thaçit ndaj Isa Mustafës dhe sejmenëve të tij e ka ulur përtokë LDK-në e dikurshme, duke e nënshtruar në të gjitha aspektet e veprimit.
Gjithesesi, shkaktar të kësaj situate janë edhe ndërkombëtarët, përkatësisht ambasada amerikane bashk me ambasadat e tjera që përfaqësojnë Quint’in në Kosovë!
Anashkalimi i opozitës nga ana e tyre si faktor i rendësishem në jetën parlamentare, duke llogaritur vetëm në “numrat e koalicionit PDK-LDK-së dhe Lista Serbska, po na delë të jetë një përllogaritje e gabuar.
Po ashtu, e gabuar është tendenca e ndërkombëtarëve, që përmes një klase të shantazhuar (nga vet ata) dhe korruptuar të dhunojnë vullnetin e një popullate të tërë.
Nëse ndërkombëtarët dëshirojnë vërtetë stabilitet politik dhe qetësi sociale në këtë vend, duhet medeomos të dëgjojnë zërin e qytetarëve të këtij vendi, pa implikuar partitë politike, në pozitë apo opozitë qofshin ato,…le ta përdorin instrumentin bazë të demokracisë-REFERENDUMIN POPULLOR për çështjen më të ndjeshme të këtij vendi, “Zajednicën” serbe, atëherë do të binden për hapat e gabuar të tyre.
Nëse ndokush pret që pushtetarët apo më mirë të themi uzurpatorët e shtetit të largohen me vetëdëshirë nga pushteti do të mashtrohet keq,…diktatorët nuk i largon vota e “lirë”, por shprehja e lirë popullore.
Uniteti i opozitës është duke paraqitur sfidë për ndërkombëtarët dhe papërballueshmëri për pushtetarët aktual .
Shtypja e opozitës me dhunë, është sygjerimi më i keq i ndërkombëtarëve dhe gabimi më i rëndë që mund të bëjnë pushtetarët aktual.
Shkaktar për uljen e imazhit të një vendi nuk janë protestat në kuvend dhe jasht tij, por është qeverisja e keqe, shkëputja e pushtetarëve nga interesat e popullit.
Në mes të pamundurës dhe të dëshiruarës duhet të zgjedhim të mundshmën si kompromis të vetëm për nxjerrjen e vendit nga anarkia politike.
Komentet