VOAL

VOAL

Unë nuk jam e mërzitur, pasi nuk i shërbej një tirani – Nga Elona Caslli

April 28, 2021
blank

Komentet

blank

Kemi të drejtë të hedhim mbi 1000 dyshime sepse Kastriot Myftaraj nuk ishte një gazetar komod – Nga ALBA KEPI

Neodiktatura eshte me e eger se diktatura e asgje nuk ndodh rastesisht e jeta behet nje optional …. R.I.P
Vetevrasja e nje gazetari eshte nje fakt i rende!
Autoritetet policore duhet te hetojne gjithcka cfare ka ndodhur ne ato ore para vetevrasjes (nese eshte e tille).
Kemi te drejte te hedhim mbi 1000 dyshime sepse Kastriot Myftaraj nuk ishte nje gazetar komod, e shume here ne emisionet e tij trajtojnte tema te forta ne kufijte e vero simile por qe jo pak here jane vertetuar!
Jo me pak emisionin e tij ne Rtv Ora e kishte titulluar “Ju flet Moska”, per te ironizuar kohen e nje diktature qe influencoj fatin e historise se shqiptareve.
Ekspertet e krimit duhet te hetojne gjithcka ka ndodhur ne jeten e tij gjate muajve te fundit!
A ka pasur presion, intimidim, kercenim, dhunim, shantazhe o vjedhje te privatesise se tij!
Ky eshte nje fakt i rende!
Edhe nese eshte pasoje e depresionit, faji rendon pak ke te gjithe, sidomos tek ne gazetaret, qe nuk kaptuam sinjalet e nje kolegu ne veshtiresi me veten!l
blank

KODORKOVSKI: “ME PUTININ TË GJALLË NUK KA PAQE. TË BISEDOHET NUK KA KUPTIM”- Nga ANDREA NICASTRO – Përktheu Eugjen Merlika

 

KIEV – Mihail Kodorkovski mendon më të keqen e mundëshme për Vladimir Putinin dhe është e lehtë të kuptohet përse. Më 2003 ishte njeriu më i pasur i Rusisë dhe Putini, atëherë president, e shkatërroi me një sërë dënimesh për mashtrim, mos pagim taksash, qarkullim parash të pista. Kodorkovski përfundoi dhjetë vite në burg e pastaj në mërgim. Duke shtrydhur atë, Putini i dha shëmbullin të gjithë pasanikëve të tjerë mbas sovjetikë: kush e ngre kokën e humb atë. Në Londër që nga viti 2015 ish oligarku rus mbetet kundërshtari rus më me ndikim, kontaktet e tij e njohja e mekanizmave të brëndëshme të Kremlinit e kanë kthyer në një nga analistët më të ndritur të putinizmit.
Kodorkovski, kur do të mbarojë kjo luftë?
“Kur Putini të ketë arritur përfitimin më të madh që fuqia e tij i premton ose kur të fillojë të humbasë si pasojë e fuqisë që e kundërshton”.
E nëse, në sajë të armëve perëndimore, Ukraina do t’a zbrapste mësymjen?
“Putini do t’a bindëte popullin e tij se sidoqoftë ai ka fituar”.
A është e mundur?
“Opinioni publik rus, si shumë të tjerë, e ka kujtesën të shkurtër. Synimi i shpallur nga Kremlini, në fillim ishte ndryshimi i regjimit në Kiev. Tashmë është bërë Donbasi. E të gjithë në Rusi i besojnë. Të ndryshojë përsëri shpjegimi nuk do t’ishte problem.”
Propagandë apo jo, sidoqoftë a do të vijë paqja?
“Deri sa Putini të jetë i gjallë, jo. Kufiri i 2500 kilometrave do të jetë gjithmonë i nxehtë, siç ishte muri i Berlinit. Nëse Putini do të pranonte një armëpushim, do të shpërthente një tjetër luftë sa më shpejt. Vëndet Balltike dhe Polonia janë synimet e tij të ardhshëm. Prandaj duhet përmbajtur me forcë. Bisedimet nuk kanë kuptim.”
Një rrymë mendimi e mishëruar nga Kisinxheri nuk është n’atë mëndje.
“Kisinxheri dhe njerëzit e tij nuk e kuptojnë se me kë kanë të bëjnë: Putini nuk është një politikan, është një kriminel që ka shkrirë fatin e tij me atë të Shtetit.”
Pastaj?
“Nga e shkuara e tij në Kgb, shërbimi i fshehtë, Putini ka ruajtur përçmimin për jetën njerëzore. Për të qytetarët janë vetëm vegla të Shtetit. Ndërsa nga psikologjia e tij kriminale rrjedh se do të ndalohet vetëm kur të kuptojë se ka para vetes ndonjë më të fuqishëm se ai”.
Duke arsyetuar kështu mbërrihet në përballimin bërthamor.
“Atomikja do të ishte më shumë një problem se sa një dobi për Putinin. Gjeneralët rusë nuk duan të proçedohen për kriminelë lufte, NATO do të mund të përgjigjej duke vënë në shënjestër pikërisht Putinin dhe, mbi të gjitha, asnjë “i marrë i dobishëm” në botë nuk do t’a mbronte më. Putini ka frikë të shpallë mobilizimin e përgjithshëm për të mos gjindur popullin kundër. Merret me mënd sa don të përdorë bombën atomike”.
A keni njoftime mbi sëmundjen e carit?
“Zëra. Edhe sikur t’ishte, nuk më ngushullon. E dij se lufta do të shkojë gjatë. Vetëm një thyerje ushtarake mund t’a shkarkojë. Kështu ka qënë gjithmonë në historinë ruse”.
A pritej kaqë vështirësi për të mbizotëruar në Ukrainë nga ana e “fuqisë së dytë ushtarake në botë”?
“Duke përjashtuar arsenalin bërthamor, Rusia nuk është aq e fuqishme. Dhe po e vërteton. Shtetet e Bashkuara dhe Kina po e kuptojnë me qetësi. Rezervat janë ende të pakufishme, mund të fitojë mbi Ukrainën, por ka treguar se “putinizmi” nuk funksionon. Rrethi i tij i tregon atë që ai don të shohë e ndërkaq vjedh ç’është e mundur, si ai nga ana tjetër. Është naive të presësh efektshmëri nga këta njerëz.”
Juve deshët t’i shisni naftë Kinës. Tani e bën Kremlini për t’i ikur sanksioneve perëndimore.
“N’atë çast, teknologjia ruse ishte më e pëparuar se sa ajo kineze. Për Moskën do të kishte qënë një dobi strategjike. Sot nuk është më kështu. Putini i flet Kinës me kësulë në dorë. E do të shkojë gjithënjë e më keq. Për çsstin sanksionet perëndimore kanë kufizuar ndikimin e agjentëve të Putinit mbi politikën perëndimore, por nuk kanë plagosur ende ekonominë ruse. Ndërsa në afatet e mesme, do të pengojnë rritjen teknologjike e do të gjymtojnë pritmëritë e Vëndit”.
Bllokimi i mallrave i detyruar nga Lituania në enklavën e Kaliningradit, a mund t’a shtynte Putinin të zgjeronte luftën?
“Nuk e shoh të fillojë një mësymje tjetër, por mendoj se do të verë në provë NATO-n. Nëse NATO nuk do të kundërveprojë do të jetë fillimi i fundit për Aleancën. Pa siguri përgjigjeje NATO-ja nuk ka kuptim”.
Si është e mundur që të gjithë oligarkët ukrainas i kanë qëndruar besnikë Zelenskit?
Është një zgjedhje aq ndjenjësore po aq sa dhe pragmatike. Të jesh i pasur dhe kozmopolit nuk do të thotë të mos jesh i lidhur me Vëndin tënd. Pastaj, afaristët ukrainas kanë frikë se, pavarësisht nga ajo që u premton Putini sot ai, në çdo çast, mund t’u a xhvasë ndërmarrjet, siç ndodhi me mua. Kanë më shumë mundësi të bëjnë biznes në një Ukrainë të pavarur”.

“Corriere della Sera”, 29 qershor 2022 Përktheu Eugjen Merlika

blank

Heshtni! Po flasin vrasësit…. Nga Ervina Toptani

Qemal Lame! Këtë emër e njohim mirë të gjithë ne që u lindëm, u rritëm e jetuam në periudha të ndryshme të pesë dekadave të përçundnimit njerëzor në Shqipëri. Shumëkush e quan komunizëm atë periudhë. Për mua nuk ka një konotacion gjuhësor përcaktues si periudhë që përshkruan në terminologjinë politike pesë dekada vrastare, ku mbi të gjitha lufta më e egër i bëhej kultit të së mirës, të njerëzores, ku mbi të gjitha vritej pafajësia.
Kam menduar se i kisha parë të gjitha të ndodhnin në Shqipëri, por gabohesha rëndë. Kam heshtur, në një heshtje që m`u duk se do të zgjaste përjetësisht mbrëmjen kur në ekranin e televizorit, në Atdheun tim, në gjuhën shqipe, i ftuar nga një gazetar që fërkon duart me çdo fatkeqësi kombëtare që mund të ndodhë sepse kështu do t`i rritet shikueshmëria e emisionit të tij, tek fliste një vrasës.
Vrasësi Qemal Lame, Kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme nga viti 1981 deri në 1992 tregonte se kishte bërë detyrën e tij, konform ligjeve të shtetit në fuqi e se nuk ishte penduar aspak duke qenë se nuk ndjehej fajtor për kurrgjë. Ende nuk është tharë mirë varri i Luftëtar Protoduarit e Riza Hazizit që Qemal Lame i dënoi me vdekje, me pushkatim për akuzën e “rëndë”, agjitacion e propagandë. E mban mend Shkodra siç e mban mend Shqipëria çfarë u ndodhi djemve fare të rinj në moshë që guxuan të hedhin bustin e diktatorit vrasës në vitin 1990, janë ende gjallë djemtë e flasin vetë, por gazetari i miliona eurove nuk i fton në studio e në asnjë studio tjetër nuk i kanë thërritur ndonjëherë.
Unë kam heshtur sepse kur flet një vrasës për drejtësinë e për kryerje detyre me moral, njeriu i mjerë vetëm të heshtë mundet…
32 vjet që armiku është populli e ish komunistët janë shpëtimtarët e tij! 47 vjet që i shkulën këtij kombi çdo rrënjë ku rritej dinjiteti, që vranë mendjen e arsimuar, vranë kulturën, që i kthyen të gjithë të tjerët në skllevër të bindur. Varrosën çdo filiz të shpresës që lindi në vitin ’90 duke bërë mashtrimin më të madh që i ndodhte popullit, pluralizmin politik! E ideuan, e inskenuan, e instaluan benjaminët e tyre, të cilëve ua ndërruan teserat e partisë brenda natës e i vunë në krye të partive të reja të sapoformuara, “njeriun e ri” që i kemi sot e kësaj dite në politikë, lidera të vërtetë!
Çfarë populli jemi ne? Çfarë protestash apo tubimesh pritet të bëjë një popull që hesht kur flasin vrasësit? Si mundemi t`i shpjegojmë fëmijëve çfarë është liria e çfarë çmimi kanë paguar për tê të pafajshmit, kur ne vetë, fëmijët e djeshëm e prindër të sotëm, heshtim e ulim kryet kur flet një vrasës?
Atrofizohet dhimbja përpara heshtjes e çdo gjë që jetojmë sot e që do të vijë nesër do të jetë e merituar sepse ne nuk jemi në gjendje t`i përgjigjemi një vrasësi që mbron krimet e kryera e i quan “detyrë me moral”, as një gazetari multimilioner që e fton dhe e sajdis me respektin më të madh një vrasës të këtij kalibri. Kam frikë se ne nuk e meritojmë lirinë!
Tani mund të protestojmë të qetë! Në 32 vite ata që pushtetin ua dhanë njëri tjetrit me rotacion këta lloj vrasësish i mbrojtën deri në fund! Këtyre lloj gazetarëve iu dhanë pushtet e krijuan mbi
kurrizin tonë oligarkinë që vendos fatet e këtij kombi! Ne na mbetet vetëm të protestojmë për çmimet e larta e pastaj …. pastaj vjen heshtja, siç ka ndodhur në dekada!
Ervina Toptani
blank

Shqipëria e Qemal Lames, ose triumfi i një torturuesi ndaj viktimave (turpi kriminal i TV Klan dhe Fevziut) Nga Enver Robelli

Kjo Shqipëri është e Qemal Lames, kryehetues i kohës komuniste mes 1982-1992. Ai mund të përqesh viktimat dhe të flasë në televizion siç flisnin nazistët dikur, duke thënë se vetëm “kanë zbatuar ligjin”. Si dukej “zbatimi i ligjit” në Shqipërinë komuniste? Për shembull kështu: duke ua djegur cigaren në trup të burgosurve, duke i rrahur me lopatë e ushtruar dhunë psikologjike që kulmonte me dënimin me vdekje.

 

Një televizion në Shqipëri ka emituar një intervistë me një person të quajtur Qemal Lame. Mes viteve 1982-1992, për 10 vite me radhë, ai ka qenë kryehetues i Shqipërisë komuniste. Me fjalë të tjera: ka qenë zyrtari që dyshohet si fajtor për shumë krime ndaj kritikëve të regjimit. Pas rënies së komunizmit, Qemal Lame pa therë në këmbë ka emigruar në Gjermani. Jeton atje qe 30 vjet. Në vitin 2022 ai ndihet aq i sigurt dhe shfaqet në televizion, ku i shtrohet qilimi i kuq për të treguar versionin e tij të historisë. Është një intervistë makabre. Lame nuk shpreh keqardhje të sinqertë për krimet e pushtetarëve komunistë. Në ingranazhin e sistemit ai ka qenë një rrotë e rëndësishme. Me persona të tillë regjimi e ka mbajtur në këmbë mekanizmin e torturimit të qytetarëve të Shqipërisë.

Në intervistën e tij Qemal Lame jo që nuk u pendua, por u përpoq ta prezantojë veten si zyrtar që paskësh kryer detyrën “me përgjegjësi të lartë morale dhe qytetare” dhe se vetëm paskësh “zbatuar ligjin”. Pothuaj çdo zyrtar nazist i arrestuar në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore, kur ka dalë para drejtësisë, ka folur si Qemal Lame. Edhe nazistët arsyetoheshin se kanë zbatuar ligjin dhe urdhrat e Adolf Hitlerit. Ligji është ligj, zakoni zakon. Kështu shfajësoheshin xhelatët e nazizmit. Ngjashëm shfajësohet Qemal Lame. Por për dallim nga nazistët, shumica e të cilëve kanë marrë dënimet e merituara, Lame është njeri i lirë në një shtet të lirë – në Gjermani. Ai me gjasë nuk ka aspak frikë se do të ndiqet nga drejtësia e Shqipërisë. Dhe ka të drejtë nëse nuk frikësohet. Siç kanë shpëtuar mijëra xhelatë të regjimit komunist, edhe Qemal Lame nuk duhet të shqetësohet. Përkundër akuzave serioze kundër tij.

Pas intervistës së tij, përmes një postimi në rrjetet sociale është shfaqur me akuza konkrete Sokol Drrasati. Ky qytetar i Republikës së Shqipërisë u lind në Shkodër më 13 shkurt të vitit 1972. U arrestua më 14 dhjetor 1990. Pastaj Gjykata e Apelit e Shkodrës e deklaroi fajtor për “veprën penale të diversionit të kryer në bashkëpunim” dhe “për veprën penale të terrorit të mbetur në tentativë”. U dënua me trembëdhjetë vjet heqje lirie. Në deklaratën e tij publike Drrasati shkruan: “Më 23 dhjetor 1990 jam akuzuar për veprimtari armiqësore, organizim të protestave të dhunshme me qëllim rrëzimin e pushtetit popullor me dhunë dhe diversion ideologjik. Dhe jam dënuar me vdekje”.

Sipas Drrasatit, drejtues i grupit hetimor në atë kohë ka qenë Qemal Lame. Drrasati vazhdon dëshminë e tij: “Torturat që më janë bërë mua dhe shokëve të mi Paulin Gjonpali, Hysen Kullolli, Zamir Faja, Ardian Rragami, Paulin Ndosha, Sokol Ndoja, Zef Kolombi, Roland Prela, vëllezërit Haxhi, Artur Meshi, Gjovalin Paplekaj etj. etj. e mbi 400 të rinj shkodranë që u arrestuan ato ditë, variojnë nga torturat më çnjerëzore:

1. Fikja e cigareve në pjesë të ndryshme të trupit.

2. Rrahja me bishta lopatash brinjëve gjersa thyheshin.

3. Goditja e gjymtyrëve të poshtëm me shkopinj gome

4. Futja në rreth dhe goditje në seri nga grupi i sampistëve.

5. Dhuna psikologjike duke filluar me dënimin me vdekje si dhe internim të familjes”.

Drrasati tregon se është liruar nga burgu më 4 korrik 1991 falë ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të sekretarit amerikan të shtetit, James Baker, i cili i kërkoi Ramiz Alisë lirimin e të gjithë të dënuarve politikë që vuanin dënimin në burgun e Spaçit. Po të mos ishte kjo ndërhyrje, nënvizon ai, “ju sot do të më njihnit si i riu 19 vjeçar që u pushkatua se rrëzoi në Shkodër bustin e Enver Hoxhës dhe Qemal Lamen si njeriun që thjesht po bënte detyrën”.

Në asnjë diktaturë të egër komuniste apo naziste, ku është rrëzuar regjimi, bartësit e sistemit nuk kanë kaluar kaq lehtë sa në Shqipëri. Në këtë vend torturuesit kanë shpëtuar pa asnjë ngacmim nga ligji. Sepse në Shqipëri s’ka drejtësi. Andaj persona si Qemal Lame dalin dhe flasin lirisht në televizion. Tregojnë “të vërtetën” e tyre, e cila tingëllon si gënjeshtër. Në një vend dhe në një shoqëri ku triumfon gënjeshtra, aty triumfon edhe torturuesi mbi viktimën. Madje edhe 30 vjet pas rënies së komunizmit.

Në Tiranë (apo në Shkodër) nuk ka një prokuror që sonte e thërret Sokol Drrasatin, i merr një deklaratë dhe fillon hetimet kundër Qemal Lames. Pastaj ky prokuror ulet dhe shkruan një aktakuzë. Mandej gjykata kërkon nga Gjermania ekstradimin e të dyshuarit për krime. Dhe në një ditë të bukur vere apo dimri fillon procesi gjyqësor. Në një vend normal. Sikur Shqipëria të ishte vend normal sa i përket ballafaqimit juridik dhe moral me të kaluarën.

blank

Po sikur Fevziu?! Kujt i shërbeu ajo intervistë?! Ç’mesazh dha?! Nga Elona Caslli

Po sikur Fevziu?!
Po sikur Fevziu në vend të dy orave që mban në duar të kishe dy pranga dhe disa brinjë të thyera në një dhomë të errët ku një hetues me kafkë të sheshtë të rrihte për të pranuar gjëra që nuk i ke bërë?!
Po sikur Fevziu pas disa netësh birucë të të mbushnin gojën me kripë dhe mos të të sillnin ujë për ditë të tëra?!
Po sikur Fevziu të lindje në një kamp internimi dhe roja e kampit të të rrihte shpeshherë në të gdhirë të ditës?!
Po sikur Fevziu të jetoje gjithë jetën me sy që të përçmojnë dhe gojë që të fyejnë vetëm se yt atë kish kryer krimin e rëndë që ish shkolluar në Evropë dhe që ish rikthyer në Shqipëri?!
Po sikur Fevziu të digjnin cigare mbi trupin tënd dhe sytë e tu t’i përdornin si hirtore?!
Po sikur Fevziu të shihje nënën e varur me kokë poshtë dhe çizmen e policit mbi fytyrën tënde teksa përpiqeshe dëshpërimisht ta shpëtoje?!
Po sikur Fevziu mos të dije varrin e babës, motrës, nënës?! Mos të dije ku t’i qaje. Mos të dije ku t’i kujtoje.
Po sikur Fevziu të ishe për një çast jashtë ekranit dhe të shihje një Fevzi tjetër që me vullnet dhe me vetëdije të plotë i hedh një grusht kripe plagës sate që ende kullon?!
Që ta respektosh dhimbjen e tjetrit, nuk duhet medoemos ta kesh provuar. Nuk duhet të kesh qenë medoemos i persekutuar, për të respektuar dhe për t’ u përulur para dhimbjes të një persekutuari. Quhet empati Fevziu dhe i shërben çdo njeriu fillimisht për të qenë njeri e mandej një profesionist në fushë të caktuar.
Kujt i shërbeu ajo intervistë?! Ç’mesazh dha?!
Post Scriptum-Nuk mund të fyhen jetët e shkrumbuara për gjysmë shekulli sikundër nuk mund të rehabilitohet figura e një krimineli.
Elona Caslli
blank

Shqiptarët e kanë detyrë qytetare që të protestojnë – Nga Erion Dasho

“Detyra qytetare – jo thjesht për të protestuar”

 

Deklarata e Pavarësisë së 13 kolonive amerikane është një prej dokumenteve më frymëzues që janë shkruar ndonjëherë.

Që në rreshtat e parë të deklaratës gjendet e shkruar, e zezë mbi të bardhë se qytetarët e kanë detyrim dhe jo thjesht të drejtë të rrëzojnë një qeveri abuzuese, despotike dhe uzurpatore.

Fatkeqësisht për shqiptarët, tri mandatet e Ramës i plotësojnë të gjithë kushtet që baballarët e shtetit amerikan përcaktuan si kritere për të përmbysur një qeveri.

Prandaj, shqiptarët e kanë për detyrë të protestojnë kundër qeverisë që jo vetëm vjedh, abuzon, shtyp të drejtat dhe liritë, por që së fundi po punon me zell edhe për shkombëtarizimin e vendit.

Protesta demokratike është vetëm “A-ja” në vazhdën e gjatë të veprimeve që kanë për detyrë të ndërmarrin shqiptarët në përpjekje për të siguruar një qeverisje dhe jetë më të mirë!

Në përpjekje për të shmangur dënimin me vdekje dhe harresë të kombit shqiptar…

blank

“Fundi i Historisë…” Kryeministri Kurti takoi teoricienin Francis Fukuyama

Në Tryezën vjetore të 26-të të organizuar nga “The Economist”, pas panelit ku ishte folës Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte një me Francis Fukuyamën, teoricienin e mirënjohur botëror nga Chicago, të sistemeve politike dhe ekonomisë politike.

Kryeministri Kurti u takua dhe bisedoi me Prof.Fukuyamën duke e njoftuar për progresin demokratik dhe ekonomik në Kosovë si dhe zhvillimet e reja që ndërlidhen me dinamikat gjeopolitike pas invazionit dhe agresionit rus në Ukrainë. Diskutuan për Bashkimin Evropian, NATO-n dhe marrëdhëniet e Kosovës me vendet e Ballkanit.

Gjatë këtij takimi, diskutuan edhe se çka mund të mësojmë nga historia dhe teoria për mbrojtjen e të drejtave, drejtësisë dhe demokracisë në të ardhmen. Kryeministri e ftoi Prof.Fukuyama të vijë në Prishtinë e ta vizitojë Republikën e Kosovës. Fukuyama është autor i librit “Fundi i Historisë dhe njeriu i fundit” ku ka argumentuar se “demokracia liberale mund të përbëjë pikën e fundit të evoluimit ideologjik të njerëzimit dhe formën përfundimtare të qeverisjes njerëzore dhe, si e tillë, ajo përbën fundin e historisë”. Express

blank

Një ukrainase bëhet gruaja e dytë që fiton “Nobelin” për Matematikë

Fituesja e e Medales Fields, Maryna Viazovska pozon me medaljen e saj gjatë ceremonisë së çmimeve në Kongresin Ndërkombëtar të Matematikanëve 2022 (ICM 2022). Helsinki, Finlandë, 5 korrik 2022.

Viazovska është gruaja e dytë që fiton këtë çmim, i cili konsiderohet i barabartë me çmimin Nobel për matematikë.

Fituesit e tjerë ishin matematikani francez, Hugo Duminil-Copin nga Universiteti i Gjenevës, matematikani koreano-amerikan, June Huh nga Princeton dhe matematikani britanik, James Maynard nga Universiteti i Oksfordit.
Maryam Mirzakhani, gruaja e parë qe fitoi medaljen Fields, çmimin më prestigjioz për matematikë.

Medalja Fields u jepet çdo katër vjet matematikanëve nën 40 vjeç.

Maryam Mirzakhani, një profesoreshë me origjinë iraniane në Universitetin e

Stanfordit, ishte gruaja e parë që mori çmimin për punën e saj në 2014.
Ajo vdiq nga kanceri i gjirit në 2017.

blank

“S’përballohet jeta nëse s’je hajdut”. Zbulohet kënga e protestës së 7 korrikut

Zbulohet himni i protestës së 7 korrikut. Ajo do të jetë kënga ‘Një hap përpara (Rikthimi)’ nga Renis Gjoka dhe Big Basta. Shumë demokratë e kanë ripostuar orët e fundit duetin i cili cili fillon me fjalët: U bo mut….s’përballohet jeta nëse sje hajdut”. Videoklipi i krijuar enkas për këtë rast parakalon me pamje gjithë skandalet më të mëdha të qeverisë 9 vjeçare dhe bën thirrje: “Zgjohu shqiptar, hapi sytë shiko”.

blank

Vetë këngëtari Renis Gjoka thotë se kjo këngë fton të heshturit të bëhen një zë. Sipas tij, është koha që të tregohet se nuk mund të vazhdohet kështu. “Zgjohu, shiko…

Protesta e datës 7 korrik më zgjoi dëshirën të them dhe unë fjalën time.

Bashkë me Big Basta vendosëm të rikthejmë një këngë tonën. Vendosëm të protestojmë në mënyrën tonë, të ftojmë të heshturit të bëhemi një zë. Ua them me shpirt që është koha që të tregojmë që nuk vazhdohet më kështu.

Love for all. God is great,” ka shkruar këngëtari.

blank

Raporti i 2021, 71 kandidatë dolën bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. Ja sa prokurorë e drejtues policie dolën me dosje

Nga 2189 kandidatë që u janë hapur dosjet përpara se të synonin një post publik, 71 prej tyre kanë rezultuar bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit.

Shifrat i bëri të ditura sot drejtuesja e Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit gjatë vitit 2021, Gentiana Sula.

“Institucioni ka synuar ta shtrijë aktivitetin e vet me bashkëpunime institucionale brenda dhe jashtë vendit. Një ndër gjërat e ndjeshme në public që kemi bërë është verifikimi i figurave. Deri në dhjetor 2021 janë kaluar 2189 kandidatë përpara emërimit, ngritjes në detyrë apo për tu zgjedhur deputetë dhe kryetarë bashkish ku prej tyre 71 kandidatë kanë rezultuar me implikime të ndryshme përmes dokumenteve të sigurimit të shtetit. Kemi bërë verifikimin e figurave por nga ana tjetër figurat që kemi zbuluar përmes hapjes së madhe si model të solidaritetit njerëzor, janë 13 figura në pesë vite që Presidenti me propozimin tonë u ka dhënë medalje për mbrojtje të dinjitetit njerëzor”, tha Sula.

Drejtuesja e Autoritetit të Dosjeve tha gjithashtu se nga 91 prokurorë e gjyqtarë që u është verifikuar e shkuara teksa ishin në proces vetting, gjashtë prej tyre kanë dalë bashkëpunëtorë.

Ndërkohë që në procesin e vettingut të Policisë 13 kandidatë kanë rezultuar bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit gjatë kohës së komunizmit. bw

blank

Në Milano manifestim kombëtar në solidaritet ndaj Prokurorit të Antimafias së Catanzaros Nicola Gratteri Nga Alba Kepi

Ne pritje te nje pranvere shqiptare kunder heshtjes mafioze, informacionit mafioz, genjeshtrave mafioze, tenderimeve mafioze, betonit mafioz, “lavatriceve” mafioze, korrupsionit e pushtetit mafioz e mafias shqiptare, sot e gjithmone jam me Gratterin’
Në qytetin e Milanos sapo ka nisur një manifestim kombëtar në solidaritet ndaj Prokurorit të Antimafias së Catanzaros Nicola Gratteri, i cili vazhdon të jetë nën kërcënimin me jetë nga mafia kalabreze Ndrangheta.
Pak kohë më parë ai mundi t’i shpëtojë një atentati mafioz e shërbimet sekrete italiane, të huaja e FBI kanë sinjalizuar prova, përgjime e fakte se Nicola Gratteri është në shënjestrën e mafias.
Manifestimit të sotëm i janë bashkuar gazetarë, prokurorë, politikanë, aktivistë, grupe sociale e njerëz të thjeshtë me slloganin “Kurrë më masakra mafioze”!
Per nje gazetare qe vjen nga nje vend i veshtire si Shqiperia? ku informacioni shantazhohet, censurohet, kompromentohet apo harrohet e zhduket nga fuqia mafioze, Nicola Gratteri eshte e mbetet pike referimi e punes dhe kurajos time!
Jam e do jem ne krah e ne solidsritet me punen e tij qe solli pranveren kalabreze kunder heshtjes e cdo dite ne lufte me mafien!
Ne pritje qe dhe Shqiperia vend i lindjes se mafies me te rrezikshme e emergjente ne bote, magia shqiptare, te kete Gratterin e saj.
Ne mikrofonin tim e te Rtv Ora , Nucola Gratteri gjate pese viteve te fundit ka dhene intervista me deklarata te forta qe kane vertetuar sot!
blank
blank

Plas skandali, mediat në Venezuelë: Behgjet Pacolli ka pastruar paratë në bashkëpunim me krimin e organizuar

Ish-presidenti dhe biznesmeni kosovar, Behgjet Pacolli është akuzuar nga mediat në Venezuelë si përfshirë në afera korruptive me politikanë të lartë të vendit latin, por dhe në bashkëpunim me me krimin e organizuar, ka raportuar Gazeta Shqiptare, duke u thirrur në mediat venezuelase.

Pacolli akuzohet si bashkëpunëtor i biznesmenit Enrique Rais në kompaninë “Alba Petroleos”, i cili prej vitit 2017 është i shpallur në kërkim nga autoritetet venezueliane.

Ndërkohë në raportin e publikuar në mediat venezueliane, Pacolli akuzohet si i përfshirë në një skandal korrupsioni, duke iu referuar parregullsitë e publikuara nga OCCRP në dhënien e ndërtimit të aeroportin e Vlorës në Shqipëri.

Mes të tjerash, Pacolli emërtohet si një biznesmen i cili ka lidhje të forta me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe gjithashtu lidhje me figura të krimit të organizuar.

Sa për sqarim, në raportimin e mediave venezuelase, flitet edhe për rafineri nafte në Kosovë, ku ndërlidhet Pacolli, mirëpo rafineri të tilla nafte në Kosovë, nuk ka.

Ky është linku origjinal i burimit të lajmit në mediumin Infobae: https://bit.ly/3P464Ew

Raporti i Plotë i Mediave venezueliane:

Enrique Rais, një biznesmen që drejtonte biznesin e mbetjeve të ngurta në El Salvador për vite me radhë, ka qenë një njeri i fuqishëm në Amerikën Qendrore. Kontaktet e tij politike e lejuan atë të ulej në tavolinë me presidentët e rajonit, të fuste prokurorët nga vendi i tij në xhep dhe madje që aparati diplomatik i Nayib Bukeles t’i jepte një dorë ndërsa ai ikte nga drejtësia salvadorane. Rais vendosi gjithashtu një nga pengjet e tij në kabinetin e Bukeles. Sot emri i biznesmenit, i arratisur nga drejtësia në vendin e tij që nga viti 2017, duket i lidhur me një manjat kosovar të implikuar në një skandal korrupsioni.

Më 21 qershor 2022, Projekti i Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OCCRP) publikoi një raport të gjatë mbi parregullsitë e supozuara në dhënien e ndërtimit të një aeroporti në Shqipëri një kompanie të udhëhequr nga Behgjet Pacolli, një biznesmen dhe politikan kosovar i lidhur me Kryeministrin e Shqipërisë dhe sipas raportit, me “të dyshuara lidhje me figura të krimit të organizuar”, ndër të cilët OCCRP rendit Salvadorani Enrique Rais.

Rrjeti i kompanive të lidhura me Pacolli dhe Rais, nga Evropa në El Salvador, përfshin kompani që kryen transaksione të hetuara si pastrim të mundshëm të miliona dollarëve nga nafta shtetërore venezueliane që, sipas një hetimi nga autoritetet amerikane dhe një tjetër nga zyra e prokurorit të Salvadorit. Përfitoi edhe presidenti Nayib Bukele.

Në El Salvador, shumë kohë përpara skandalit rreth aeroportit shqiptar, Pacolli dhe Rais bashkëpunuan për të eksploruar zgjerimin e biznesit venezuelian të naftës në Evropë dhe madje edhe në Afrikë, sipas emaileve të mbajtura nga Infobae.

“Ju lutemi të keni kujdes të veçantë për këta korrierë nga rafineria e naftës në Kosovë… Unë jam duke negociuar me ta një produkt për Alba Petroleos. Është shumë e rëndësishme. Faleminderit. Enrique.”

Rais u shkroi disa punonjësve të tij më 15 korrik 2010. Alba Petróleos është një konsorcium salvadorian i krijuar me para nga kompania shtetërore e naftës venezueliane PDVSA gjatë presidencës së Hugo Chavez. Në vitin 2019, Prokuroria e Salvadorit hapi një hetim për Alba Petróleos me dyshimin se kishte pastruar rreth një miliardë dollarë nëpërmjet bizneseve si ai i përshkruar nga Rais dhe kredive nga të cilat përfitoi Nayib Bukele, ndër të tjera, kur filloi t’u hapte rrugën. në politikën e Salvadorit.

Emaili i korrikut 2010 është pjesë e një shkëmbimi të komunikimeve elektronike midis disa kompanive, duke përfshirë partneritetin zvicerano-amerikan të Refinery Association të Teksasit dhe Mabetex, një kompani me bazë në Shqipëri në pronësi të Pacollit që tani është në qendër të skandalit. aeroporti në bregdetin shqiptar të detit Adriatik.

Biznesmeni kosovar Behgjet Pacolli, i zhytur në një skandal korrupsioni për ndërtimin e një aeroporti në Shqipëri, ishte partner i biznesmenit salvadorian Enrique Rais, i cili nga ana e tij ka lidhje me presidentin Nayib Bukele.

Mabetex është pjesë e konsorciumit të kompanive shqiptare dhe turke që fituan tenderin për ndërtimin e aeroportit të Vlorës në Shqipëri. Sipas një ankese të bërë nga konsorciumi britanik AL-DE, konkurrent në tender, qeveria shqiptare falsifikoi dokumente për të favorizuar në mënyrë të parregullt kompaninë e Pacollit.

Sipas raportit të OCCRP, Pacolli “është i njohur për lidhjet e tij të dyshuara me figura të krimit të organizuar, përfshirë Enrique Rais, një mashtrues dhe trafikant kokaine të njohur nga El Salvadori”.

Dokumentet e cituara në raport tregojnë se në vitin 2011 Pacolli ishte drejtor i grupit Rais Group International LLC, me seli në Shtetet e Bashkuara, ku Enrique Rais ishte aksionari kryesor. Atë vit, Rais Group tashmë po hetohej nga autoritetet amerikane, të cilët dyshonin se konsorciumi kishte “lidhje me grupe të krimit të organizuar, kompani guaska, kartele (drogë) dhe politikanë të korruptuar”.

Një tjetër kompani salvadorane që ishte e lidhur me Rais Group ishte Hydroil, një nga kompanitë përmes së cilës Alba Petroleos kanalizonte më shumë para venezueliane. Vetëm në vitin 2011, Hydroil importoi naftë bruto me vlerë 21.6 milionë dollarë nga Venezuela. Kur ishte kryebashkiak i San Salvadorit në vitin 2017, Nayib Bukele rinovoi një kontratë furnizimi me kupon karburanti me Hydroil për 270,000 dollarë amerikanë. I pyetur për marrëveshjen, Bukele mbrojti se gjithçka ishte e ligjshme dhe se ai nuk e dinte që kompania ishte e Rais.

Marrëveshjet midis Rais dhe Pacollit përfshinin gjithashtu biznesin e mbetjeve të ngurta në El Salvador në fillim të dekadës së fundit, të cilin salvadorani e ngriti në bashkëpunim me José Luis Merino, një zyrtar i partisë së majtë në atë kohë FMLN në pushtet. Merino, i njohur në politikën e Salvadorit si Comandante Ramiro, po hetohet gjithashtu në Shtetet e Bashkuara për pastrim parash dhe për lidhjen e tij të mundshme me trafikun e armëve për Forcat Revolucionare të Kolumbisë (FARC). /Panorama


Send this to a friend