Nuk janë asnjëherë të rastit mesazhet publike dhe përdorimi i propagandës nga ana e protagonistëve të elitës së Rilindjes Socialiste kur ato shmangien nga zhvillimet e brendshme të vendit e lidhin me ngjarjet ndërkombëtare. Ishin interesante si heshtjet aq dhe daljet e kombinuara të treshes Rama, Veliaj dhe Balla. Ata bënë lajme ose e thënë më mirë iu bashkuan ngjarjeve të mëdha në të cilat nuk kanë asnjë kontribut veç faktit se janë pushtetarë dhe si zyrtarë të lartë në politikën brenda llojit dhe për vendin ata janë pjesa e elitës që qeveris prej 11-12 vitesh. Rastet mund t’i përmendim edhe me shënimin përkatës për këtë treshe pasi ata janë të rëndësishëm në angazhimin politik dhe ekzekutiv me shumë ndikim në zhvillimet e brendshme. Por ndikimi jashtë vlerave të aktivizmit politik përbën problem tek ata se deri në çfarë mase korrupsioni i mban ata dhe Rilindjen Socialiste në pushtet. Tek njerëzit e zakonshëm përsëritjet e pandërprera të mesazheve nga të njëjtat figura paraqesin propagandën në maksimum, ndërsa ngushtimi i kësaj mënyre të të bërit propagandë vëren se dështimet përcillen me ndryshime postesh apo funksionesh. Rasti më i freskët ishte data 5 Dhjetor kur Kuvendi i Republikës së Shqipërisë shënoi largimin e “papritur” ose të sajuar të mazhorancës.
Kuvendi u bojkotua për të parën herë nga mazhoranca në këta 11-12 vite të monotonisë monopartiake. Heshtja politike mbuloi mbuloi Partinë Socialiste, por edhe disa zigzage u bënë sepse ishin të nevojshme për të treguar Rilindja Socialiste vazhdon të ketë protagonizëm në rrafsh kombëtar dhe ndërkombëtar përsa kohë drejtësia troket në dyert e tyre dhe se opozita me veprimet e saj është më e vendosur dhe më e organizuar.
Kryeministri Rama, Veliaj një nga drejtuesit politikë të qarkut të Tiranës Veliaj dhe koordinuesi për diasporën Balla nuk munguan gjatë fundjavës me mesazhet e tyre.
Kryebashkiaku që nuk i shmang dot vizitat e rëndësishme të punës qofshin këto binjakëzime apo motërzime me kryeqytetet e botës zhvilloi një vizitë në Hamburg ndërkohë që hetues të GJKKO-së kërkuan informacione në banesën e tij dhe në një veprimtari biznesi të bashkëshortes, sikurse edhe të afërmve të familjes. Veliaj nuk mungoi që edhe nga larg të dilte me mesazhe ndërgjegjësuese dhe kujdesi paprekshmërie aq sa në një moment vendndodhja në qytetin e njohur gjerman Hamburg*, dukej si një pasojë dhe reflektim i shpejtë nga gjuha shqipe për shumësin e gjendjes pas hekurave “…të Hamë Burgun”. Ose u çua më tej me një gjest force në një ceremoni me kampionët e boksit në Bashkinë e Tiranës. Ngjajnë me lojë fjalësh ose me sinjale ngacmimesh, por mesazhi i dytë i thekur për përgjegjësitë kishte ardhur nga Taulant Balla si koordinuesi për diasporën në zgjedhjet 2025. Ai megjithëse rrethin e Librazhdit që dikur e bëri përfaqësues në Kuvend, vallen e bukur të zonës nuk mundi ta promovonte në gjithë këto vite sepse me tallavanë e Ramës karriera e bëri atë të kërcente nga një karrige e post në tjetrin. Aq sa sot nga vizitat parapërgatitore për shefin në diasporë ai ka dhe fondin e madh të arkivës propagandistike sa herë që ja lyp nevoja. “K’cimi i Tropojës” menjëherë u publikua prej tij në Facebook.
Pra kur asgjë duket se nuk lëviz dot në Shqipëri prej peshës së korrupsionit dhe krimi me këtë sy propaganda përmes ATSH dhe ekranet e servirin veprimtarinë e fundjavës së Ramës. Në Paris ishin mbledhur krerët e shteteve, kryeministrat, kryetarët e partive dhe publiku sipas një protokolli për të hapur Katedralen Notre-Dame. Në këtë ngjarje të dokumentuar të gjithë pjesëmarrësit ndërkombëtarë bashkë kishin mundësinë e një reflektimi për peshën e historisë shekullore të njerëzimit dhe ata aktualizuan me takimet dhe qëndrimet e tyre problemet dhe situatën rajonale dhe ndërkombëtare që shpesh përcillet mes krerëve të shteteve me shtrëngime duarsh e biseda të shkurtra të fiksuara në video dhe fotografi. Kjo për Ramën nuk ngjau pasi patronazhimi i lajmit do të kishte bërë disa herë xhiron e botës.
Si ka mundësi që Rama humbi shansin e vëmendjes?
Skenat dhe prapaskenat si dhe afrimi ndaj tij tani janë shumë të kujdesshme deri izoluese, prandaj mesazhi propagandistik përcillet me togfjalëshin “kontributi modest i Shqipërisë”.
Megjithatë dita e Diel pavarësisht luftës për pushtet brenda llojit ose ndërmjet kampeve politike kishte se çfarë të kujtonte për historinë e Shqipërisë dhe vlerat që barti Lëvizja e Rinisë më 8 Dhjetor, 1990.
Një energji që edhe nga diaspora do t’i nevojitet Shqipërisë së shpopulluar që të veprojë për ta vendosur në rrugën e duhur të zhvillimeve demokratike Atdheun.
Ngjarje të cilave qeverisja dhe elita e Rilindjes Socialiste i shpëton duke heshtur ose duke bërë zigzage me ndërkombëtarë që ushqejnë propagandën.
_____________
*Hamburg-qytet në Gjermani
Burg-Fortesa, kështjella. Në shqip shkurtër për Institucionin ku dikush vuan dënimin me heqjen e lirisë që i ka dhënë gjykata.
6 Dhjetor, 2024
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)