Si një autor nga diaspora lajmi më i fundit i kryeministrit se:-“Po përgatisim Bonot e Diasporës që më së fundi ta çojmë në një tjetër nivel përfshirjeje diasporën, sa i takon pjesëmarrjes në rritjen e vendit”, është i trishtueshëm se deri në çfarë niveli shkon fantazia.
Megjithatë propaganda zyrtare vazhdon, por edhe anti propaganda përgjigjet.
Duke e konsideruar dhuratë Pemën Socialiste, me ideologjinë e Rilindjes Lejla, Rama përsosi lidhjen e interesave dhe të pasurimit në grup ku jetëgjatësia varej nga aftësitë e marrjes përsipër të përgjegjësive personale. Kjo ide ka ndihmuar skicën e autorit LD-NY26 të titulluar Krasitësi i “Korrupsionit”.
Kuptueshëm çdo aferë e zbuluar nga opinioni, opozita, media investigative dhe drejtësia e kanë krasitur kaq rëndë kryeministrin sa ai nuk ka më mundësi dhe duar për të përdorur “gërshërët”.
Fjalimi i tij sot në OKB mund të quhet “The Pruner”, me 14 vite përvojë.
A e ka bërë këtë Rama?
Ndryshe nga Krasitësi që është profesionisti që i di të presë degët e thara, që i krasit ato që pengojnë dritën për të gjithë pemën (ato që marrin kot), ai që i qëron dhe pastron kujdesshëm shkurret dhe bimët kacavjerrëse për të përmirësuar shëndetin e pemës për të rritur rendimentin e frutave çdo vit.
Po çfarë ka bërë Rama?
Një i paaftë si Ai i futi infeksionin dhe kalbëzimin vendit.
25 Shtator, 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)
