A ka një plan “B” Rama për garat e F1 mundësisht në 2027 apo 2030 tani që shembja e rrugëve të sapo ndërtuara po ndëshkojnë lëvizjen e lirë të shtetasve shqiptarë dhe turistëve në çdo skaj të vendit?
Përgjigjen e sjell “Asfalti, një formulë e korrupsionit”, që është edhe diçitura e skicës së LD-NY26 për një investim prej 185.5 milion eurosh që qeveria shqiptare kërkon të investojë për pistën e garave të shpejtësisë së Formula 1 në Krastë të Elbasanit.
Duhet theksuar se zyrtarë të administratës shtetërore, drejtues politik të Rilindjes Socialiste, ministra dhe deri vetë kryeministri e kanë nisur propagandën prej projekteve vizatimore e deri tek videove tredimensionale ekspozimin e një arritjeje që gëlltit para në prag fushatash vendore dhe të përgjithshme dhe ku ato pak ndërtime që kanë ndodhur vetëm shembjet dhe erozioni tani janë të pranishme.
Kush mban përgjegjësi?, – do të ishte një pyetje.
Përgjigja zbulon ideuesit.
Prej vitit 2021 e deri në 2030 kur kryeministri mendon garën, Janë Balla, Gonxhja, Balluku, kryetarët e bashkisë së Elbasanit dhe vetë Rama që përmes medias dhe televizioneve kanë bërë propagandë elektorale për investime në ekonomi sa herë ju është dashur për zgjedhjet.
Është thënë se kjo qendër do të kishte tërheqje 365 ditore të interesit të shqiptarëve dhe turistëve. Do të ishte një imazh i ngjashëm sikurse edhe ai që provuan shqiptarët në 2025 me “Giro d’ Italia”.
Por të flasësh në shifra se cila është infrastruktura që e mbështet këtë sport tërheqës, standardet ndërkombëtare janë ku e ku në raport me konceptin e korrupsionit dhe epideminë e asfaltit elektoral që ka shoqëruar tre mandatet e Ramës, dhe këtë të katërtin nën erozion dhe shembje për shkak të paaftësisë, vjedhjes e së fundi reshjeve apo terrenit rrëshqitës.
Një jave që përgatit tre ditët kryesore të garave në fundjavë i duhet një infrastrukturë pritjeje për të përballuar qëndrimin dhe lëvizjen e mesatarisht 120 mijë njerzve.
A është menduar kjo?
Jo!
Megjithatë Rama e ka Planin “B”.
Si ideator dhe investitor dhe “celebrity” që sinjalizon mbylljen e garës me flamurin me katrorë bardh e zi, por jo më në pushtet dhe pa e ditur se si do të vejë fati i infrastrukturës jo më në 2027 dhe në 2030, nga Surreli në Krastë nga ‘Qafa e Kërrabës” do të ketë pajtuar me qira ndonjë kafshë transporti për të mos i munguar ngjarjes sportive dhe imazhit që rilindësit e kanë fort për zemër.

2 Mars, 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)