Një skicë nga LD-NY24, errësirën që vjen nga propaganda politike e kreut të elitës së Rilindjes Socialiste, kryeministrit Rama e sheh të zhvilluar mbi frikën dhe paqëndrueshmërinë që sjellin zhvillimet në realitetin shqiptar drejt zgjedhjeve.
Në paradoks dhe për të qeshur ATSH ka hapur prej 1 Marsit rubrikën “Fjalë të Shenjta”*, me të cilat nis ditën ndërsa vazhdimi i saj zor se i mbyllet i tillë.
Por pa ja prishur ritualin e filluar si një “count-down”, durimi dhe sakrifice personale që po kalon kreu rilindës po veçojmë një kuptim plotë, pasi çdo mësim i jetës i vlen për sëpari atij që e praktikon tek vetja, pa i moralizuar dhe detyruar të tjerët. Në këtë rast që na lidhet me temën, kur flasim për kufizimin e lirisë së shprehjes Ramës më së miri i shkon ajo që ka cituar vite më parë “Fol mirë ose mos fol fare”.
Kështu tik-tok u paralajmërua se do të mbyllej për një vit më 21 Dhjetor, 2024 në mungesën e plotë të një transparence dhe këshille ligjore. Mbytja me shifra në media dhe programe televizive i parapriu një takimi me mësues dhe prindër (i quajtur këshillim kombëtar). Thuhet se janë realizuar mbi 1300 takime dhe janë kontaktuar 65 mijë prindër dhe mësues çka në dukje i japin kryeministrit nxjerren e një vendimi që realizon mbylljen. Ky rast mrekullie që i shitet nga propaganda publikut me kaq lehtësi, pa shqetësime, kontradikta dhe dëm ekonomik për shumë nga përdoruesit mund të ishte model i demokracisë në mirëkuptim mees shqiptarëve sikur të ishte mbajtur një referendum. Numrat i kishte dhe le të ndiqej rruga institucionale e vendosmërisë së qytetarëve dhe të mos dilte nga goja e kryeministrit sikurse thënia:-“TikToku nuk ka çfarë sqarimesh kërkon nga Shqipëria, sepse në Shqipëri vendosin shqiptarët jo pronarët e algoritmit të TikTokut”. Rama kapadai apo “ky pioner” që rilind gjithshka që i shkrep mendja dhe prek dora e Tij ka humbur gjatë shumë viteve të qëndrimit në pushtet koherencën e punëve dhe premtimeve që duhen bërë sepse në plan të parë qendron egoizmi. Në disa nga titujt e dikurshëm për të promovuar, rininë, aftësitë, teknologjinë etj. shkruhej në ATSH edhe për tik tok;
(1) “Rama poston videon e veçantë në Tik Tok: Durrsakja që punon në Poloni dhe Amerikë nga shtëpia” – 10 Tetor, 2021.
(2) “Ishte kënaqësi informimi mbi nivelin e lartë të vetëdijes së kolosit social Tik Tok, për rreziqet që i kanosen rrjeteve sociale dhe të investimeve të kompanisë në përballimin dhe shmangien e tyre”. 16 Shkurt, 2024- Rama në Mynih me zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të kompanisë, Theo Bertram.
(3) Mbyllja e TikTok, Imeraj: Algoritmi i platformës krijon varësi, qeveria ka menduar se është arritur caku.
….
(X) Rama: Mbyllja e TikTok u kërkua nga 95% e prindërve dhe mësuesve, nuk lidhet me zgjedhjet.
Pra vetëm në pak tituj prej propagandës zbulohet se qëndrimet dhe opinionet i shërbejnë pikëve politike të ditës, por njëkohësisht këto janë gjurmë krahasuese për qëndrimet një politikan që ka në duar pushtetin zgjedh edhe veprimet dhe realitetin e sotëm Shqiptar, për të qenë jetë gjatë.
Në pak fjalë zgjedhjet janë pranë.
Pushteti deri në ditën e shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve ka kontrollin ndaj shkëmbimit të informacionit. Çfarë mendojnë qytetarët dhe si e shprehin ata përmes fjalës së lirë, ky është kërcënimi për pushtetin dhe errësirën e informacionit që del prej tij.
_____________________