I copëtuar në mesazhe politike, mediatike, “shkencore”, mbrojtjes të të drejtave të njeriut, klientelizmin, ligjin e deri tek nuancat patriotike “nacionaliste”, fjalimi i Ramës në GPS dhe i lëshuar në propagandën zyrtare të ATSH-s si dhe mediat pranë tij kërkuan të largojnë qartësinë e mbarë se çfarë po ndodh me Zvërnecin dhe Pishë Poron. I tharë në gjuhën e shprehjes e cila nuk i vjen nga argumentet, por nga tharja e pështymës gjatë ligjëratës sepse ndjen frikën e largimit nga pushteti prej protestave popullore që po ngrihen Rama ndodhet sot në qoshen e rrethuar prej korrupsionit të tij.
Është e kotë të ndjekësh 1 orë justifikime.
Ashtu siç e përmendëm dhe njihet shkencërisht se në atë ekosistem nuk rritet Kameleoni, të tilla janë e dhe faktet.
A nuk u dogj Pishë Poro, kur para 2 vitesh u dogjën 700 ha pyll?
A nuk u bë sikur u mbollën pisha sërish nga aksionet e ministres së Turizmit dhe Mjedisit Kumbaro në “fushatën pasardhëse të pyllëzimit”?
Këto ishin shenjat se si shteti përgatit terrenin për të futur mjetet e rënda dhe për ta bërë një fakt të kryer rrëmbimin si në situatën ku ndodhemi sot.
Ka vite që shoqatat mjedisore dhe shoqëria civile e ka ngritur zërin bashkë me organizatat ndërkombëtare dhe asgjë nuk ka ndodhur.
Kush e ndoqi me vëmendje fjalimin prej kameleoni të Ramës nuk arriti të kuptojë se përse aty u përmend “prona private” dhe kurrë nuk dolën nga goja e kryeministrit togfjalëshat “Lumi Vjosa”, “Laguna e Nartës”, “Delta e Vjosës”, “Shpendët Migratorë të pasurisë Botërore”, “Aeroporti i Vlorës”, objekte të temës që lidhen me pasurinë e natyrës shqiptare që mbrohen me ligj.
Të dhënat janë të shumta dhe kanë nevojë të adresohen me emergjencë sikurse edhe një rast i çuditshëm sot janë zhvillimet në Kuvendin e Shqipërisë ku pasdite do të diskutohet për “Për zgjedhjen e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit” në seancë plenare.
A do të marrë pjesë Rama në këtë seancë pas veshjes dhe sjelljes si kameleon?
Kush do t’i japë tonin Kuvendit sot, në një kohë kur mazhoranca bën se çfarë Rama ju dikton.
Misteri i Kollares me Simpson, është ajo që gjuha e trupit dhe kamuflazhi politik brenda dhe jashtë vendit ka luajtur Rama. Është gjesti dhe veshja e kryeministrit gjatë një mocioni për mbrojtjen nga afera McGonigal, tre vite më parë.
Pra nuk po shkojmë tre vite më parë, por po e përforcojmë edhe sot se në një rast të dytë kur opozita kërkoi “Ngritjen e Komisionit Hetimor për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptarë në raport me ish-agjentin special të FBI-së Charles McGonigal”, ku kartonët e shumicës e rrëzuan së fundi dhe Gjykata e Kushtetuese veproi me:-“Për mosmiratimin e projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit Hetimor për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptarë në raport me ish-agjentin special të FBI-së Charles McGonigal”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Ky është ngërçi i drejtësisë.
Ky është bllokimi i hapësirave të opozitës.
Ky është momenti historik i ndërgjegjësimit se e vërteta nuk mund të mbulohet as nga propaganda dhe as nga kameleonë të pushtetit dhe të politikës në kurriz të shqiptarëve dhe Shqipërisë.
1 Qershor, 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)