Nga Gjermania aty ku u zhvillua “Berlin Global Dialogue”, kryeministri i Shqipërisë Rama e ka përforcuar edhe më fort ndarjen me Evropën. Shkak mbetet korrupsioni dhe shtrirja thellë e rrënjëve të tij që ka kapur tërësisht ekonominë, por edhe e ka mpirë aksionin qytetar për standarde të reja të jetesës, zhvillimit dhe mirëqenies shoqërinë shqiptare. Edhe nga Gjermania në forumin e Dialogut Global të Berlinit, mburrjet dhe krenaria e kryeministrit Rama bëhen të qëllimshme për të tërhequr vëmendjen dhe sigurisht një karburant për propagandën. E përsa kohë aplikacioni Diella punon me rrymë (me bateri apo panele diellore në çdo skaj të globit që kryeministri e merr me vete), Diella e cila nuk është thjeshtë aplikacioni i parë në botë me “karrigen” e saj në kabinetin qeveritar, por ajo e bën SH.T.Z Bajram Begaj, presidentin e parë në botë dhe sidomos presidentin e parë të vendeve anëtare të NATO-s ka dekretuar një “Ministre jo njerëzore, por me inteligjencë Artificiale”. SH.T.Z Bajram Begaj, bëhet jo më pak edhe kreu i atyre shtetarëve që mund të quhen presidentë të precedentëve për sovranitetin e shtetit dhe unitetin e popullit të tyre.
Këtë guxim të Tij po e lëmë pak më pas gjatë trajtimit të disa pikave puro propagandistike që dolën nga Dialogu Global i Berlinit.
Hyrja, elozhet, ping pong-u mes moderatorit Ali Aslan dhe kryeministrit Rama ishin vetëm fillimi i nënvizimit “shkarazi” për fitoren në zgjedhjet e 11 Majit, 2025 dhe mandatin 4, ku për shkak të temës së BGD, Raporti Final i OSBE-ODIHR, nuk do të mund t’ia prishte dot as shfaqjen deri në fund dhe as humorin liderit rilindës socialist Rama.
Gjithshka mbi Shqipërinë 2030 sikurse para dhe pas fushatës zgjedhore bëhet në dobi të propagandës. Kjo ka ndodhur edhe më herët sikurse me përsëritjen e samiteve të mëparshme, tamam në ato ditë kalendarike kur shikuesit dhe lexuesit e gjejnë dhe gjenin goditjet e drejtësisë ndaj korrupsionit.
Çështja e dytë pas hyrjes propagandë dhe nëpër të të hapjes së grup kapitujve të procesit të anëtarësimit në BE të Shqipërisë, zuri edhe njëherë tendenca e afrimit në bisedë dhe lëshimit së sinjaleve të reja të ekzistencës së një kryeministri jetëgjatë në Ballkan për presidentin e SHBA-ve Donald J. Trump.
Sigurisht që peneli i piktorit kryeministër është shndërruar me ndryshimet gjeopolitike dhe globale në një furçë dhe pompë jashtë zyrës së tij. Rama po na shfaqet habitshëm pro trumpist ndërkohë që kritikon demokratët në SHBA të cilët ndodhen në një krizë të thellë duke shprehur thellë keqardhjen e tij:-“Por fakti që në Shtetet e Bashkuara u përdor për të sulmuar presidentin ishte me të vërtetë diçka shumë, shumë shqetësuese për mua”.
Pra a ka vlerë njeriu i zgjedhur apo kartoni që ai ngre në kuvend?
Kjo temë është e gjerë dhe kërkon një seriozitet të madh për ta shpërbërë propagandën ideologjike që po ndërton një imazh të rremë për Shqipërinë.
Pak ditë më parë OSBE-ODIHR nxori raportin final.
Ja vlen të analizohet thellë nga të gjithë.
Në krye thuhet atë që nuk e gjen as nga ATSH-ja, as nga mediat me qeverinë se:-“Zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë më 11 maj ishin konkurruese dhe të menaxhuara profesionalisht, por ato u zhvilluan në një mjedis shumë të polarizuar dhe garuesit nuk gëzonin kushte të barabarta loje. Ndërsa kandidatët në përgjithësi ishin në gjendje të bënin fushatë lirisht, pati raportime për frikësim, keqpërdorim të burimeve publike dhe presion mbi punonjësit publikë, të cilat dëmtuan mundësitë e barabarta. Dita e zgjedhjeve ishte përgjithësisht e qetë, por u vunë re mangësi procedurale, raste frikësimi dhe blerjeje votash, si dhe probleme me sigurimin e sekretit të votimit.”
Madje as Diellën nuk e pyeti moderatori Ali Aslan.
Më interes kishte ideja e Ramës për futjen e shpejtë të Shqipërisë në BE, sepse anëtarësimi përfaqëson parime dhe kritere. Për një globalist dhe lajkatar veç “humorit” Rama rëndësinë e rradhës së gjërave e argumenton me atë se-“Dëgjoni, nuk jam i sigurt se të gjithë kanë një pamje të qartë të hartës së Bashkimit Evropian. Dua të them me këtë, në historinë e hartave, Bashkimi Evropian është i vetmi realitet gjeografik dhe gjeopolitik me dy kufij. Zakonisht çdo subjekt gjeografik dhe gjeopolitik ka një kufi kufirin e jashtëm. BE ka dy kufij, një jashtë kufirit dhe një brenda kufirit. Dhe brenda perimetrit të kufirit të brendshëm jemi ne. Pra, ne jemi disi umbelicus i Bashkimit Evropian dhe hezitimi për t’u bashkuar me këtë pjesë nuk është absolutisht një ide e mirë. Pra, unë besoj fuqimisht se për të gjitha arsyet e mira, është BE-ja që ka nevojë për Ballkanin Perëndimor si pjesë e realitetit të saj po aq sa ne kemi nevojë për BE-në me siguri.”
Ky është Rama i vërtetë në panel, me furçe dhe pompë pa penel.
Një herë thotë:-“Ajo është vajza ime dhe është shumë besnike ndaj babait të saj dhe është plot lavdërime për ty”.
Më pas shton:-“Ajo e njeh linjën e partisë. Pra, është shumë e rëndësishme”, dhe më tej del aty ku duhet tek qëllimi që:-… të detyrohem që t’ju tregoj për herë të parë se Diella është shtatzënë. Ajo është në pritje të 83 fëmijëve. Çdo komplet për një anëtar të parlamentit tonë që do t’u shërbejë deputetëve si asistent që do të marrë pjesë në seancat parlamentare që do të mbajnë shënime të gjithçkaje që po ndodh që do të informojë dhe do t’u sugjerojë deputetëve se si të reagojnë që do të kenë të gjitha njohuritë e këta fëmijë do të kenë të gjitha njohuritë e saj për BE-në uh legjislacionin e BE-së dhe gjithçka dhe thjesht diçka që do të donit shumë si turk kur do të shkonit për një kafe sepse uh dhe kemi kafe shumë më të mirë se në Gjermani siç e dini. Pra, rreziku është që të shkojmë për kafe dhe ju harroni të ktheheni në punë. uh kur të ktheheni uh këta fëmijë, ky fëmijë do t’ju tregojë se çfarë është thënë kur nuk ishit atje dhe nëse emri juaj është përmendur dhe nëse duhet të kundërsulmoni dikë që ju përmendi për arsye të gabuara”.
Por duhet nënvizuar mirë kjo e fundit se:-“Bashkimi Evropian është i vetmi realitet gjeografik dhe gjeopolitik me dy kufij”, pikërisht sepse janë dy cilësi të ndryshme mes Evropës dhe Shqipërisë për shtetin e së drejtës, të marrëdhënieve me pronën private, me ekonominë, prodhimin bujqësor, sigurinë dhe mirëqenien e popullsisë, strehimin, tregun e punës dhe të gjitha cilësitë e shërbimeve në Arsim, Shëndetësi, Kulturë, Transport, Infrastrukturë, etj. me rradhë deri tek më e pa pranueshmja zgjedhja e largimit në emigracion për shkak të varfërisë dhe mplakja para kohe e kombit.
Bashkimi Evropian,- që mund të duket sipas Ramës se – është i vetmi realitet gjeografik dhe gjeopolitik me dy kufij, duhet saktësuar se për popullin shqiptar ekziston edhe një rrethim i tretë në Shqipëri që i ka kapur të gjitha pushtetet dhe ky rrethim është korrupsioni.
Edhe pse priten zgjedhje të pjesshme për 6 Bashki, kultura e zgjedhësve kërkon ndërgjegjësim dhe guximshme që votën ta peshojnë për rëndësinë që ajo ka.
T’i besojnë mashtrimeve dhe propagandës apo të presin rrethimet e kufirit brenda Shqipërisë prej korrupsionit që të shkojnë me dinjitet në Evropë.
26 Tetor, 2025
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)
https://youtu.be/pg1PHEK67TU
