Sa bukur dhe mirë do të bëhemi kur dëgjojmë kryeministrin Rama në GPS 2026-Sfidat Parlamentare për Shqipërinë 2030.
Megjithëse i njoftuar herë me dyer të hapura dhe herë me dyer të mbyllura apo edhe me një përmbledhje të një konference për shtyp, mënyra më e mirë e marrjes se mesazhit ka qenë copëzimi dhe hedhja si ushqim për median e disa fragmenteve të cilat konsiderohen si parësore.
Mediat të uritura se çfarë po dhe do të ndodhe p.sh me një vendim mbi heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Balluku, nuk mundin të përcjellin asnjë informacion të ri sepse Rama e kontrollon me tekst edhe me audio-video rrëfimin deri me 22 Janar e përtej.
Ndaj pa u lodhur e pa u mërzitur për mos marrjen e përgjigjes le të shohim pak thelbin e një pjesë e freskët dhe e servirur nga fjalimi i kryeministrit me elitën socialiste, me më të privilegjuarit, me më të paguarit dhe po ashtu me më përgjegjësit e çdo situate dhe prap të heshtur pavarësisht se qëndrojnë në detyrë, pra janë vendosur në shtet dhe administratën publike pa folur si detyrimet e shumicës prej tyre edhe si të zgjedhur nga populli.
Për Ramën ka vetëm propagandë dhe rrëshqitje dhe kurrë llogaridhënie.
Në mënyrën thebësisht propagandistike kryeministri Rama foli për “garantimin e sigurisë ushqimore si një ndër sfidat kryesore në procesin e integrimit europian”, duke nënvizuar intensitetin e negociatave me Bashkimin Evropian ku:- “Në një hark kohor relativisht shumë të shkurtër, prej vetëm 2 vitesh, Shqipëria duhet të përmbushë të gjitha kushtet për të mbyllur negociatat e anëtarësimit”.
Duke u mbështetur tek GPS- Grupi Parlamentar Socialist, një shkurtim qe i mungon një germe “P” për te mos u ngatërruar me GPS (Global Positioning Systems), mënyra e propagandës e ka më të lehtë arritjen e qëllimit për të mbuluar përgjegjësitë.
Pra meqenëse shtrohet vetëm kjo rrugë si drejtim politik dhe gjerësisht trajtohet nga mediat, atëherë po e leme te tillë.
Le ta fillojmë nga me e fundit. Skenari pesimist i Ramës përpara elitës ku ai thotë se:- “gjithçka që hahet do importohet”,… dhe vazhdon me diçka qe ne nuk po e shikojmë prej vitesh dhe në çdo rast pra kur:-“… duhet një super punë, por edhe super vendosmëri nga ana jonë si vendimmarrës për të mos falur asgjë dhe askënd në emër të nevojës që ‘vazhdoj të punoj’. Gjithsekush duhet të vendoset në pozita shumë të forta përgjegjshmërie dhe pune sepse në rastin më të mirë janë vetëm 10 vite përpara dhe është një punë shumë e madhe për t’u bërë”.
Kjo vlen e gjitha për të kuptuar jo vetëm keqqeverisjen, por edhe jashtë-kohën e kësaj qeverie. Ajo nuk është më në të mirë të interesave të shtetasve, qytetareve dhe fshatarëve, diasporës, pra kombit.
Ka humbur çdo ndjeshmëri për shkak të korrupsionit dhe shpërdorimit dhe vjedhjes së fondeve.
Si mund të thuash se jemi dhjetë vite mbrapa në sektorin e sigurisë ushqimore, pa shkuar me krahasimet e vitit 2013 kur tregjet dhe thertoret ishin buzë rrugës, por që kishte prodhim vendas dhe krahasohesh me situatën e viteve të fundit ku ritmikisht fermeri vendas është konkurruar dhe ka falimentuar nga importi i produkteve bujqësore dhe blegtorale, por edhe vete fondet e Evropës (IPARD) u përfituan nga elita dhe sot janë të pezulluara për korrupsionin shtetëror që vazhdon e ndodh.
Mirë ja mbushe mendjen me propagandë, elitës, administratës, patronazhistëve dhe medias, por çfarë do t’i thuash fermerëve të përmbytur prej gati 2 javësh?
Askush më mirë se ai fshatari dhe fermeri që nuk “ngopet me propagandë” e dinë se çdo të thotë se sa është vlera e një dite se kur plugohet toka, kur hidhet fara, kur vaditet dhe kur korret dhe kur del në treg. Punon gjithë vitin për të mbijetuar.
Ndërsa me Ramën dhe elitën e falimentuar tashmë, tokat bujqësore të përmbytura jo vetëm prej ditësh por që do ta degradojnë më shumë atë i kanë ndërkohë vite pas të pjellorisë dhe pritshmërisë së prodhimeve bujqësore dhe blegtorale.
Elita e qeverisë mbaroi punë me aksionet e emergjencës.
Rama ende nuk ka shkelur një terren nën ujë dhe në nevojë për ta dhënë prej andej mesazhin e sigurisë ushqimore e cila njëkohësisht edhe për shkak të emergjencës është edhe siguri kombëtare.
Edhe kjo e fundit nga Rilindja Socialiste neglizhohet, pasi në parësore në një vend të varfër ku ushqimi bëhet edhe më i shtrenjtë, të ushqyerit me propagandë zë vendin kryesor për kohëzgjatjen në pushtet.
16 Janar, 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)