(Protestuesit duhet të listojnë nofkat bullizuese të qeverisë, politikës dhe mediave për uljen e motivimit të kërkesave të tyre)
“I nderuar kryetar, Zonja dhe Zotërinj,’sorrat dhe korbat’ le të bërtasin ‘shqiponja bashkë me flamingot’ do të vazhdojnë të punojnë për Shqipërinë. Faleminderit”. Me këtë fjali dhe simbole e mbylli fjalën e tij kryetari i GPS Taulant Balla ku parashtroi kalimin me procedurë të përshpejtuar të; “marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të Financimit të Jashtëm Ushtarak”.
Vlera e saj 302 milion dollarë. Marrëveshja kaloi me 75 vota dhe më pas Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Niko Peleshi theksoi se:-“… çdo deputet që dëshiron të njihet me deklaratën e konfidencialitetit të marrëveshjes duhet fillimisht ta firmosë atë dhe më pas mund të ketë akses në përmbajtjen e saj.”
Opozita u gjend e papërgatitur dhe pa kohën e mjaftueshme për t’u njohur me përmbajtjen brenda procedurave dhe Kushtetutës për një marrëveshje të tillë. Nxitimi dhe njëanshmëria e socialistëve i shërben kaosit dhe krijimit të idesë së mosbashkëpunimit me opozitën parlamentare duke krijuar gjithnjë situatat dyshuese dhe fajësimit të kundërshtarëve.
Ndërkohë në Ditën e 58, protesta qytetare vazhdoi edhe gjatë paradites me praninë e qytetarëve rreth Kuvendit të Shqipërisë së rrethuar me forca të shumta sigurie nga ana e Policisë së Shtetit.
Në qoftë se ky duket në sipërfaqen e mediave pro qeveritare si lajmi kryesor i ditës, një lajm ndërkombëtar që nuk përcillet është ai i ngjarjes në Indi, ku fundi i një proteste 50 ditore rezultoi me dorëheqjen e Ministrit të Arsimit(i cili i quajti protestuesit Cockroaches*, Buburrecë, Furtare e Zezë). Media ndërkombëtare e ka quajtur lëvizjen studentore pas një skandali gjatë muajit Maj 2026, që rrodhi në media ku pyetjet e një provimi kualifikues ishin bërë të mundshme përmes blerjes nga 200-3000 dollarë.
Nisja e hetimit zbuloi korrupsionin, pasi rreth 20 të rinj u vetëvranë për shkak të (humbjes së parave nga borxhi i njohjes paraprake i skemës së kopjes së pyetjeve të provimit. Në mbarë botën njihet si “lëvizja politike e buburrecave” (“Cockroach Janta Party”).
Interesant janë titujt e shtypit botëror që e quajnë lëvizjen “Revolucioni i Buburrecëve” që u bë viral pasi 2.5 milion të rinj në Indi u prekën.
A është kjo lëvizje e izoluar në mediat dhe shtypin shqiptar?
Apo qeveria shqiptare e di shumë mirë se deri ku shkon bullizimi i protestuesve në sheshin përpara kryeministrisë?
Fakt është se në Indi Ministri i Arsimit dha dorëheqjen. Qeveria e Modit nesër do të japë një deklaratë të shkruar dhe të vulosur në përmbushjen e kërkesave.
Po kryeministri Rama çfarë po mendon ndërkohë për protestën në Tiranë?
A und t’i vërë dot ai në lojë Flamingot?
Ndoshta është rradha e medias shqiptare dhe e analistëve të krahasojnë se çfarë ndodh edhe më larg se Shqipëria?
Një fillesë është Zvërneci.
Një Vazhdim është Rama me “The Albanian Files” që del nesër në treg.
Një fund i paralajmëruar në ditën e 58 është përpjekja për ta prishur dhe rrëmbyer protestën nga qeveria.
Sinjalin e dha në Kuvendin e Shqipërisë Taulant Balla.
Madje kërcënues kur tha se:-“I nderuar kryetar, Zonja dhe Zotërinj,’sorrat dhe korbat’ le të bërtasin ‘shqiponja bashkë me flamingot’ do të vazhdojnë të punojnë për Shqipërinë. Faleminderit”
Ndërsa protestuesit kanë të drejtën e tyre në Kushtetutë në Nenet 45, 46, 47 (KREU III LIRITË DHE TË DREJTAT POLITIKE), po me Kushtetutë në Nenin 21, 22 dhe 23 (KREU II
LIRITË DHE TË DREJTAT VETJAKE), jepen qartë liria e fjalës, e drejta e informimit dhe po në ligj të kuptuarit drejtë se çfarë është:-“3- Censura paraprake e mjeteve të komunikimit ndalohet”.
Pyetjet e tjera shtesë qëndrojnë se:
-Çfarë po bën qeveria dhe kryeministri përpara një krize që vetëm rëndohet?
-Ku është Presidenti?
Cili është roli i Kuvendit të Shqipërisë sot që nuk sjell dot në diskutimin politik urgjent se çfarë do të bëhet me plotësimin e kushteve të protestës?
Sot dita e 58.
_________