Në qoftë se rasti ‘0900 Balla’ shënoi standardin më ulët etik jo vetëm për lëshimin e gjuhës nga anëtarë të krahëve të ndryshëm në Kuvend fakti që Balla kaloi jo i pandëshkuar, por dhe fare pa një vërejtje nga Sekretariati * ‘ajka e vulgaritetit’ edhe me gjeste në të njëjtën ditë u mpiks prej Ramës me të vetët në GPS e së Hënës 9 Mars. Kryetari nuk u ndal për atë që sa shumë i duhej mbrojtja ndaj koha ishte e mjaftueshme për të dhënë sinjalin e një përshkallëzimi që drejtpërdrejtë paralajmëroi frymën e deputetëve socialistë për seancën e së Enjtes më 12 Mars si një përfaqësim monolit politik dhe bllokun në një votë të socialistëve për të kundërshtuar/rrëzuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit ndaj deputetes Belinda Balluku tashmë e shkarkuar si zv/kryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë nga i njëjti subjekt politik.
Me faktet e parashtruara që prej 16 Dhjetorit, 2025 heshtja, presioni dhe çdo vonesë taktike i shërbyen plot 3 muajve (90 ditëve) që kërkesa e SPAK të mos zbatohej dhe të presë dëgjimin e fjalës”rrëzohet”.
Pra subjekti politik pasi provoi pezullimin e pezullimit të një mase të marrë nga drejtësia, tani fton në sallën e ligjbërësve përfaqësuesit përkatës të drejtësisë që të dëgjojnë fjalën “rrëzohet” sipas ngjyrës së kartonit me të cilën do të formulohet votimi.
Çfarë parashikojnë gjuha (si fjalë vulgare), dhe mesazhi politik përmes gjuhës?
Gjuha nuk po përmendet për ata/ato që brenda PS flasin edhe gjuhë të tjera veç shqipes apo që sipas Ramës janë “anglisht folësit”, por çfarë dëgjuan ata/ato në fjalimin e fundit të Ramës që përfaqësojnë një grupim brenda partisë që mbase mendon ndryshe.
Edhe për këtë elita rilindase u kujdes.
Ishte taktika puniste “mbrojta më e mirë është sulmi”. Deputetja e mazhorancës Evis Kushi përvetësoi thelbin e një Rezolute të “EPP Women” mbi “Përballjen me Dhunën kundër Grave në Politikë dhe Jetën Publike” të Dhjetorit të kaluar (2025 ), për të formuluar një qendrim të respektit të barazisë gjinore pas tre muajsh ose tani kur ju desh grave socialiste ( 33 nga 83 mandate), duke përqendruar goditjen e emërtuar dy drejtuesit kryesorë të PD-s, Berisha dhe Bardhi. Në katër pesë pikat e kësaj rezolute që me siguri do të kalojë në Kuvend adaptimin me forcë kartoni, Kushi lkexoi pikë kthesën e mendimit të elitës së rilindjes veç dy rrëzimeve më parë që kishin propozuar Manja dhe Rama për Ballukun. Kjo pikë e fundit në adaptim cilësonte:-“Falënderojmë EPP dhe shprehim gatishmërinë tonë që të bashkëpunojmë edhe me të për çdo hap përpara në mbrojtjen e grave, duke qenë gjithashtu të gatshme të ndajmë edhe eksperiencat e bukura pozitive të Shqipërisë në këtë aspekt, falë politikave gjinore të Partisë Socialiste dhe lidershipit të kryeministrit Edi Rama.”
Megjithëse e përforcojnë liderin verbërisht ndoshta socialistëve u ka humbur thelbi i orientimit ramist në GPS kur kryetari i tyre i plotfuqishëm shprehej pë xhelozinë dhe investimin në Porto Romano:-” Ata që e luftojnë projektin. Ata që s’po luajnë gur për ta bllokuar projektin… ne i dimë kush janë. Dhe i kanë bërë llogaritë gabim se projekti do bëhet! (pauzë)Unë nuk kam plan “B” vetëm për BE-në. Për çdo gjë tjetër jam te “C-ja”.
A është Rama dy hapa para?
Çfarë do të ndodhë?!
Absurdi dhe kofuzioni politik i mazhorancës ka marrë përmasa luftarake për seancën e së Enjtes 12 Mars, 2026.
Opozita duhet të menaxhojë qetësinë brenda dhe jashtë Kuvendit për të focuar qendresën e qytetarëve.
______________
*Kuvendi i Shqipërisë/Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën (1):-“… mori në shqyrtim kërkesën e një grupi deputetësh të Grupit Parlamentar të PS për “Marrje mase disiplinore” për deputetët z.Gazment Bardhi dhe z.Klevis Balliu. Sipas kërkesës z.Bardhi ka penguar zhvillimin e rregullt të seancës së datës 5 mars 2026, ka shkaktuar kaos në sallë dhe ka përdorur fjalë të rënda fyese ndaj deputeteve të PS dhe drejtuesit të seancës, ndërsa z.Balliu ka shkaktuar kaos në sallë, ka përdorur fjalë të rënda fyese, ka dëmtuar pajisjet dhe ka hequr funksionalitetin e tyre logjistik. Në kërkesë është kërkuar përjashtimi nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare për z.Gazmend Bardhi me 10 ditë, ndërsa për z.Klevis Balliu me 30 ditë. Në përfundim të mbledhjes, Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën me shumicë votash vendosi përjashtimin e z.Gazment Bardhi dhe z.Klevis Balliu me 10 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare .” dhe (2):-“mori në shqyrtim kërkesën e një grupi deputetësh të Grupit Parlamentar të PD-së për “Marrje mase disiplinore” për kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, z.Taulant Balla. Sipas kërkesës në seancën e datës 5 mars 2026, z.Balla ka përdorur gjuhë fyese, ofenduese, seksiste, diskriminuese dhe tërësisht të papranueshme në drejtim të deputetes së grupit parlamentar të PD-së, znj.Albana Vokshi, duke cënuar rëndë dinjitetin e saj si deputete, si grua dhe nënë. Në kërkesë është kërkuar përjashtimi i z.Balla për 60 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare. Në përfundim të mbledhjes, Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën me shumicë votash vendosi rrëzimin e kërkesës.”
11 Mars, 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)