Prej 23 dhe 30 Majit me incidentin e Zvërnecit kur një shtetas u dhunua nga trupa të Sigurisë Private në sytë dhe praninë e forcave të Policisë së Shtetit, protesta u shpërngul në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë ndërtesës së kryeministrisë në 13 ditët e njëpasnjëshme. Disa media ndërkombëtare e kanë raportuar protestën qytetare në kryeqytetin e Shqipërisë edhe përtej fillimit të saj si një kauzë mjedisore dhe konflikti me pronat, por më 12 Qershor në disa prej tyre ndër titujt “Shpërthim përleshjesh në Tiranë, ndërsa protestuesit antiqeveritarë u përballën me mbështetësit e Partisë Socialiste”, lanë të kuptonin se çfarë fitore dhe imazhi ka krijuar qytetaria ndaj tranzicionit politik dhe pushtetit të saj. Në se incidentet shmangen, kjo është prova e fuqisë numerike të qytetarëve në protestë të pandërprerë që veç kryeqytetit Tiranën, ka një shtrirje në të gjitha qytetet e Shqipërisë dhe është përqafuar nga mbarë diaspora, në kontinentin Evropian-Amerikën e Veriut, Australi.
Do të analizonim ndoshta vetëm një detaj rreth Protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” – Tiranë dhe Ditëlindjes së 35 Vjetorit të PS në Sheshin Italia. Në më pak se 1/2 kilometri largësi të dy veprimtaritë priteshin të kishin një përplasje në kohë për fillimin, ecurinë dhe përfundimin e tyre.
Ata që i shkuan pas kryeministrit e dijnë mirë se Rama u bë kryetar i tyre kur kjo parti i kishte 14 vite beteja edhe pas reformimit, ndryshimit të emrit qoftë apo edhe nga trashëgimia politike prej Partisë së Punës dhe ajo Komuniste që gjerësisht bashkë me elitën e Rilindjes Socialiste që përfaqëson nepotizmin në administratën shtetërore janë i gjithë shtresëzimi social 85 vjeçar duke përfshirë edhe patronazhistët që tregojnë se kjo epokë e tyre në sundim tashmë ka mbaruar.
Kjo festë e ditëlindjes së socialistëve zgjati në rreth 1 orë.
Pa Himnin Kombëtar(?!).
Pa kohë për dekorata.
Pa koncert dhe fishekzjarrë.
Me dy tre orë pjekje në diell dhe në këmbë përpara se të vinte udhëheqësi për t’i mbushur me mllef.
Si nuk paska kaq para kjo parti?
Ta gëzonte festën pa kokërr djerse me të gjithë ftuarit brenda në Stadiumin “Air Albania”, nën hije, fresk, ekrane dhe drita, pa treguar gatishmërinë e kazermës, por madje zgjedhin ta komentojnë edhe parullën e protestës “T’raftë zilja në pikë të zhegut”…
Me sa duket ishte një tregues force i nxituar dhe që nuk përballohej jo vetëm në numër, as në përmbajtje, por as edhe në formë. Sepse Air Albania është një emër që na tregon se nuk e kapëm botërorin, na lidh me një falimentim në ekonomi, na lidh me dështimin e një aeroporti në luginën e Nartës dhe është në vetvete sikur ta sillje vetë “Zvërnecin” aty.
Sa për detajin e kërkuar mund ta sjellim pikërisht në mbyllje të këtij shënimi.
“Shumë urime për ty” ku këndua për një protestuese 30 vjeçare në shesh.
I urojnë “Shqipërisë së Re” të bëhet jetëgjatë, sikurse protesta dhe kjo lëvizje qytetare çdo ditë çelet duke u bashkuar rreth Himnit Shqiptar, me Flamur Shqiptar, për një shtet të së drejtës dhe një të ardhme më të mirë për Shqipërinë.
13 Qershor, 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)