Shiu që bie nuk është i pari.
Ai ka përmbytur në mënyrë të përsëritur me dy dhe tre herë qytete si Durrësi, Vlora, Lezha dhe Shkodra në harkun e një viti.
Përsëri dhe në një territor më të gjerë Shqipërinë në ditët e para të Janarit 2026 shihet qartë mos përgatitja dhe mos përgjegjësia e institucioneve dhe njerëzve të punësuar në to për t’i përballuar vështirësitë e motit në stinën e vet si dhe “tekat” e papritura të motit.
Shifrat zyrtare gjatë fund javës u mundësuan vetëm kur kryeministri mblodhi pas katër ditësh me intensitet reshjesh dhe situatë të fatkeqësive natyrore, kabinetin dhe njësinë e emergjencës për t’i deklaruar disa shifra me të cilat u ushqye media.
Dhe konkretisht Situata e Përmbytjeve u përmblodh në:
1.587 – banesa në praninë e ujit
339 persona dhe 51 familje të evakuuar
13.211 ha tokë bujqësore e përmbytur
disa të dhëna të cilat nga pamjet e para gjatë 4-5 ditëve pavarësisht cilësimit si të dhëna paraprake janë një tregues i rezervuar për të mos i mëshuar dëmeve që janë përgjegjësi plus dëme. Pra para për emergjencën dhe punë e dobët për qeverinë.
Me këtë strategji dhe me një tjetër shkencë në mendje doli në rubrikën “Shënimet e Javës” të Kryeministrit Rama me podcast-in “Flasim”. Në qoftë se urimin e vitit e nisi edhe me zotimin për t’ju gjendur të prekurve nga përmbytjet me moton “Ti nuk do të jesh kurrë vetëm”, ku shprehet se :-“…nga kjo goditje e fatkeqësisë kësaj here, se ne do t’i qëndrojmë me të njëjtin dinjitet njerëzor, shtetëror dhe politik çdo detyrimi ndaj tyre, qoftë për banesat, qoftë për gjënë e gjallë. Puna jonë intensive nuk mbyllet me përmirësimin e situatës së motit, por do të vazhdojë me riparimin e dëmeve në infrastrukturë dhe të çdo dëmi në familjet e prekura nga uji.”, kjo deklaratë që duhet të kalojë së pari provën e mashtrimit dhe premtimeve boshe dhe duhet të vendoset përpara një kritike në opinionin publik dhe mediatik për të treguar se si i marrin plehrat fytyrës shqiptarët nga fjalimet e kryeministrit.
Me indinjatë të thellë i duhet treguar vendi dhe kërkesa për një ndjesë publike nga ana e kryeministrit për diskriminimin që ai i bën qytetarëve shqiptar. Matjen për kohën dhe vendin fjalëve poshtëruese me të cilat ai u drejtohet, duke e bërë popullsinë fajtore deri me shprehjen “lopa bajgat”:-“…kudo ku na teket, lëshojmë si lopa bajgat, mbetjet e konsumit tonë, është diçka, që e mbulon tamam me bajga flamurin e pavarësisë tonë si shtet…”
Në qoftë se “flasim” është kupton bashkëbisedimin, nuk do të thotë që njerëzit të vazhdojnë të dëgjojnë mllefin e një paaftësie qeverisëse që ka përmbytur vendin prej fondeve të përvetësuara dhe punës së pakryer që do të përballonte reshjet historikisht të njohura në territorin e vendit për stinën e dimrit.
Në qoftë se flasim edhe për “shënimin e javës”, njerëzit nën ujë kanë të drejtë të pyesin se;-“Ku i kalove katër nga shtatë ditët e javës kryeministër”?
-A e vure këmbën në ndonjë terren të lagur pasi zbrite në Rinas?
-Apo ngujove qeverinë për të dalë me diversionin e shifrave të përmbytjes dhe propagandën për dëmshpërblim?
Të mos harrojmë se ndryshe nga herë të tjera kur ndan statuse nga ajri, këtë herë Rama edhe pse një dëshmitar okular i përmbytjeve heshti.
Zvogëloi dëmet dhe bëri propagandë në shënimet e javës. Pra plot pas shtatë ditëve kur jeta dhe prona e shqiptarëve u kërcënua nga reshjet, kujdesi shëndetësor, të ushqyerit e njerëzve dhe të kafshëve u përkeqësua, rrugët u shkatërruan dhe u bënë të lundrueshme, energjia dhe uji u ndërprenë dhe kush nuk pyeti se a kanë pasur kushte higjeno-sanitare së paku për t’u larë e veshur një rrobë të thatë(?).
E nisëm me “eurekën” me shpresën se do ta kuptonte së paku ministrja juaj e IA Diella, që duket se edhe ajo nuk shfaqet gjëkundi për të shprehur një shifër nga të dhënat e territorit të përmbytjeve. Por më kot.
Propaganda shet renditjen e Shqipërisë në vendin e 81-të për aplikimin e IA, në një kohë Balluku dhe jo Diella dalin në terren për të llogaritur dëmet dhe dëmshpërblimet.
A ka turp më të madh që njerëzit presin grupet e vlerësueseve tani që kanë humbur gjithçka?
Jo vetëm kaq.
Përse nuk e vë Diellën në punë kryeministri?!
A nuk do të ishte më e thjeshtë që një aplikacion i saj të mblidhte fotot dhe shkrepjet nga celularët e banorëve të përmbytur për të përllogaritur dëmin?
Për çfarë duhen patronazhistët e grupeve vlerësuese në terren?
Sigurisht, lista të reja për fatkeqësinë e zgjedhjeve të ardhshme!
_____________
*Eureka- kur papritur gjen zgjidhjen
11 Janar, 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)