Një triptik me skicat e autorit LD-NY25 titulluar “Etapat e Pushtetit” të kryeministrit në ikje Rama, janë frymëzuar nga Giro d’Italia e cila shihet si një veprimtari mikse sport-politikë, e stisur dhe e përplasur me datën e zgjedhjeve të 11 Majit ku politika e mazhorancës po pedalon me blerje influence të gjithshkaje që i nevojitet për të qëndruar në pushtet.
I mahnitur nga pamjet ajrore të përshkrimit të etapave në dy ditët e para ku gjelbërimi pranveror tregon vërtetë pasuritë e vendit mund të thuhet se transmetimi nga RTSH dhe Rai2 me të njëjtin sinjal janë tërheqëse, por me regjia dhe gazetaria sportive e komentatorët e ndryshëm jepnin ndjesinë e një reviste propagandë dhe reklamë bashkë të mbështjella me sportin e çiklizmit.
Italianët kishin përfshirë segmente me të ftuar ku nuk mungonte një reklamë turistike kulturore dhe pak historike që me diktaturën e Hoxhës, me Skënderbeun si Hero Kombëtar dhe tek tuk pa harruar infrastrukturën dhe ndërtimet ku shpesh përmendej shija dhe stili i qeverisjes së Ramës në 12 vjeçarin e fundit.
Ndodhte për fat të keq ndonjë situatë aksidenti dhe rrëzimi të sportistëve çka ndikonte në rikthimin e transmetimit sportiv aty ku duhej dhe të bëhej në mënyrë të trashë shkëputja nga propaganda. Në një shkallë tejet llustruese ishin komentatorët e Tiranës të cilët edhe pse të pasur me njohuritë e sportit, shpesh mahniteshin me pamjet ajrore dhe flisnin jashtë përmbajtjes për infrastukturë, hapësira të gjelbra dhe ndërtime shumëkatëshe të kryeqytetit ku veçanërisht në objektet e kodrave të Saukut, Pallati i Zogut, Varrezat e Dëshmorëve dhe Parku i Tiranës historia dhe propaganda proqeveritare tejkalonte kornizat e sportit.( Në fjali dhe togfjalëshi falënderohej qeveria, ministria e Brendshme, policia, shërbimet e shpejta zjarrfikës dhe ambulancat, pushteti lokal). Kjo shkallë e pakontrolluar ideologjizimi në një ditë të heshtjes zgjedhore që i mëshonte me zell politikës, të kujtonte një koment të Sportit Popullor në fundin e viteve ’70-të. aty diku pas 1976-ës ku me bashkimin e dy uzinave të Azotit dhe Uresë, Fieri u bë qytet industrial dhe Bujqësor. Por gazetari sportiv në reportazhin e etapës Vlorë-Fier të gazetës të së Martës, i duhej ta cilësonte se; “…në të tatëpjetën e Qafës së Koshovicës, grupi i çiklistëve linte pedalimin dhe kthehej në të djathtë për të shikuar një vepër të pesë vjeçarit socialist, Uzinën e Nitrat Amonit-Fier”.
Pra dhe në pak koment të dalë nga tema e sportit, kur merresh me politikë bie në një diskutim të mërzitshëm si kur e dëgjon dhe si kur e komenton politikën gjatë një dite të heshtjes zgjedhore. Por në anën kryesore dhe të së vërtetës, pamjet e natyrës shqiptare nga ajri janë magjepse, të bukura dhe i çmallin sytë e emigrantëve në diasporë. Ndërsa të dëgjosh se shpenzimi treditor i veprimtarisë ka kushtuar 7 milion euro dhe kryeministri shfaqet si protagonist kryesor i asaj që ka planifikuar, bash etapën e tretë në një ditë zgjedhjesh, kjo sigurisht kërkon transparencë dhe sinqeritet pasi koreografisë së Ramës investimi nuk i shkoi ai që priste.
A mendoni të dashur lexues se Giorgia Meloni kryeministria italiane, do të mungonte pa një shkak të fortë në një nga ditët e etapave të Giro d’Italia?
Një segment territorial italian i pa përfshirë në këtë garë është 20 kilometërshi Shëngjin-Gjadër, territore burgje me flamurin e Italisë dhe BE-së për emigrantët që qeveria e Rilindjes Socialiste ka lëshuar në përdorim 5 vjeçar. Ky show me Giorgia d’Italia (Giro d’Italia) mungoi. Ramës i humbi ajo pikërisht sepse orvatej të blente influenca për zgjedhjet duke vazhduar ndërtimin e një modeli të deformuar autokratik në tranzicionin e gjatë shqiptar.
Sporti dhe politika, përzier kështu janë një sforcim i madh dhe kjo bëhet me zell nga njerëz arrivistë, që shpenzojnë pamasë dhe mbeten amatorë në drejtimin e shtetit deri sa kalbëzimi të mos u japë mundësi të dhe shpenzime.
Triptiku i skicave tregon vitet e pushtetit të Ramës që u pasurua nga Bashkia, transformoi në të pajetueshëm kryeqytetin, deri sa etapa e tretë e garës të jetë fundi i certifikuar i humbjes bindshëm të tij.
10 Maj, 2025
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)