Ende pa patur një vlerësim të dëmeve nga përmbytjet dhe mos shpalljen e gjendjes së emergjencës që preku të gjithë vendin nga reshjet e dendura në fillim të muajit Janar, Rama i cili shkel si në të thatë për herë të parë në një zonat në fund të muajit (për shkak të angazhimeve me udhëtimet jashtë shtetit dhe vigjilencën me presion ndaj drejtësisë), zbret bashkë me një pjesë të qeverisë në Divjakë, ku në përbërje ishte dhe njëherësh edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë siç media dhe propaganda nuk mungon ta shquajë në çdo rast.
Në stilin më të përsëritur të propagandës dhe me një qetësi të shtirur Rama u tregoi fermerëve, blegtorëve dhe peshkatarëve të Divjakës se viti 2040 vjen shumë shpejt, pra për këto 15 vite ata duhet të punojnë për të kapur standardet ushqimore të BE ku Shqipëria përmes tregut të lirë dëshiron të bëjë pjesë.
Tallje më të madhe nuk ka. Por edhe zërin e atyre pak të guximshmëve fermerë që kërkuan sqarime për premtimet elektorale vendore dhe të përgjithshme çdo dy vjet në 13 vitet e fundit kryeministri dhe shoqëruesit e tij qeveritarë nuk mundet ta mbajnë gjatë për shkak të gënjeshtrave të përsëritura.
Kulmin e hipokrizisë të cilin e quajmë përdëllim rilindës e arriti ligjërata e zv/kryeministres Balluku e cila ka treguar se:-“Në vitin 2025 mbi 600 milionë lekë janë vënë në dispozicion të skemave, të cilat janë ezauruar në 95% të tyre, gjë që tregon që tashmë edhe skemat janë më të kuptueshme edhe aplikuesit dinë ta kryejnë procesin më mirë”. Një shifër dhe shumë e shprehur në lek aq sa për të turbulluar publikun e cila e konvertuar me euro dhe dollarë është e barabartë me 50 milionshin e aferës së tunelit të Llogorasë ku Rama dhe Balluku janë bashkë në dijeni, por ku fillimisht Balluku akuzohet dhe pritet të merret e pandehur nga SPAK.
Kur për shtetasit ndjen keqardhjen e talljes nga qeveritarët nuk mund të lemë pa përmendur lëvizjet e Ramës që i shmanget drejtësisë dhe të vërtetës duke ngritur fasadën përpara ashpërsimit të frymës së protestave, Franca, Ftesa në Bordin e Paqes, Vizita e Ivankës, Vizita në Izrael dhe daljet e fundit me dëgjesat e popullit, pa harruar presionin e sofistikuar mbi drejtësinë dhe median veçanërisht vizita e fundit e kryeministrit në Izrael, të kujton një nga 10 urdhëresat e shenjta të skalitura në gur ku shruhet:-“MOS VIDH!”.
A ka moral?
A ka dorëheqje?
Sot më shumë se kurrë plotësisht njerëzit janë të bindur se ky kryeministër që shkon dhe për jeton me vizitat e tij vendet e shenjta nuk i ka ss 2/3 nga dhjetë urdhëresat veç se interesava të tij. Një korrupsioni që nuk do të mund t’i shpëtojë.
Me plot tallje shkon përpara fermerëve, blegtorëve dhe peshkatarëve të Divjakës dhe u tregon se viti 2040 vjen shumë shpejt.
Vazhdon mashtrimin përdëllyes rilindës në të gjitha trajtat dhe format bashkë me korrupsionin i cili tashmë është kthyer me keqardhje në shumësin e elitës së Rilindjes Socialiste të cilës i duhet kujtuar:-“Mjaft…Mos Vidhni!”
__________
*Përdëllim •PËRDËLL/ÉHEM Gjej ngushëllim, ngushëllohem; mẽ pushton dhembja që ndiej në zemër për dikë a për diçka. Qante dhe s’përdëllehej dot. Sinonimi i: ngushëllohem, mallëngjehem.
30 Janar, 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)